Nga XHORXH FRED UILLIAMS*
Pjesa e pestë
Memorie.al / “Bah! Shikoni këto barbarë!” ka thirrur çdo tiran që ka shtyrë në fatkeqësi viktimën e vet, kur më në fund e ka pa të pamundshme me e bërë skllav. Ngjarja e dhimbshme e Shqipërisë nuk i është treguar popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka qenë zhdukur në vendin e vet të Bajronit dhe të shteteve të mëdha, të cilët kanë vendosur të zhdukin nga faqja e dheut këtë popull heroik. Në sallat e errta të diplomacisë Europiane për shekuj me radhë, ka qenë mbyllure munduar fati i Shqipërisë. Edhe tani, me lot ndër sy dhe krejt e dobësuar nga robërija dhe padrejtësia e shekujve, ajo po nxjerr përpara duart thatanike për të kërkuar drejtësi dhe liri; por akoma më kot. Po, shpërblimi i mëkateve është vdekja dhe kujdesi i drejtë i Perëndisë nxjerr përpara faktin se gjendja e keqe e sotme e Europës rrjedh drejtpërsëdrejti po nga ajo politikë që e përdori për Shqipërinë.
Por historitë dhe shënimet nuk tregojnë për ndonjë të huaj që u gjend ndonjë herë në rrezik në tokën shqiptare; doemos ata që nuk prunë me vete ndonjë komplot ose tjetër qëllim të keq për popullin. Përgjithësisht çmohet mikpritja e shqiptarëve prej atyre të huajve sa më tepër që ata e vizituan këtë vend me qëllim miqësor. Në këtë tokë me fjalën qytet quajmë një vend që nuk kamë shumë se 40.000 banorë.
NJË TOKË E BEGATË
Në Shqipëri ka fusha të mëdha dhe pjellore të cilat mund të ushqenin miliona, por tani ato vetëm gërricen me një parmendë druri e nuk punohen. Shumica e tyre janë të mbuluara me barishte të padobishme ku kullos bagëtia e dobët e vendit. Minierat janë të pa gërmuara e të paditura. Ata më me dituri në mineralogji, thonë se toka shqiptare ka qymyr guri, vajguri, hekur, asfalt e bakër, por zbulimi dhe shfrytëzimi i tyre nuk është lejuar kurrë.
Prodhimi i të lashtave, misrit, ullinjve, pemëve e vreshtave, po të përpunoheshin do të ishte shumë i madh, ndërsa peshku nuk ka të sosur. I shkreti bujk, me që të shumtën e veglave si dhe kaun me nga token, shpesh herë i merrte me qera nga se do të paguante medoemos e me çdo sakrificë taksat e rënda, edhe pse vetvetiu i varfër nga rrjedhat e kohëve, ndalë ngadalë la punimin e tokës që nën një punim të mirë mund të nxirrte miliona e, u vu të ruajë ato pak bagëti që pati dhe toka pjellore u la pothuaj krejtësisht si vend kullotë.
Por edhe bagëtia e tij është në një gjendje shumë të keqe; leshi nga ashpërsia e tij ka një vlerë shumë të pakët dhe raca e bagëtisë se tij nuk është përtërirë kurrë. Sasia e madhe e lëkurëve shkon më kot për pamundësinë e transportit dhe për padijen e përgatitjes së tyre. Pa shikoni! Sa keq! Në mes të Europës një tokë e pasur, një tokë pjellore të ndodhet në këtë gjendje, si me qenë në mes të një shkretëtire!
PARIMI I ZHVLEFTËSIMIT
Shqipëria ka plot gojëdhëna të së kaluarës por turqit nuk lejonin gërmime, gjë që mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë. Mësimi i gjuhës shqipe ishte krejt i ndaluar në çfarëdo shkolle. Sot nuk ka ndonjë alfabet të caktuar, s’ka shtypshkronja që të shtypin gazeta dhe libra për këtë popull. Rregullat turke arrestonin dhe internonin ata të cilëve u gjenin qoftë edhe në postë libra të çdo lloji në gjuhën shqipe.
Gjuha e shqiptarëve duhej të heshte për hir të sunduesit. Që mos me u dhënë raste për bashkim për të kërkuar lirinë dhe të drejtat e tyre, turqit ndiznin dhe shtonin çdo ditë e më tepër armiqësinë në mes familjeve, lagjeve, katundeve dhe besimeve të ndryshme. Fanatizma dhe shpërblimet që merrnin kryetarët e vendit kanë qenë helmi më i fortë për të mëkëmbur çdo të keqe dhe kanë rënduar zgjedhën e kanë penguar përparimin.
Djali katundar i lindur në Shqipëri, u rrit krejt i paditur për arsye se Turqia lejoi të hapen shumë pak shkolla në gjuhën e saj, përveç atyre të huaja; kështu që mos të zgjohej mendja, shpresa dhe ambicia e të riut Shqiptar. Babai i shkretë,i mbytur në varfërinë e tij, mund t’i jepte djalit të vet vetëm një rrugë jashtë shtetit, duke e dërguar në Stamboll ku medoemos do t’i përshtatej jetës ushtarake, do të gufosesh nën një uniformë me xhufka dhe do të ushqehesh nga kazani i Mbretit. Megjithatë kurrë nuk e pa të arsyeshme sundimtari turk, zgjimin e djalit shqiptar.
EUROPA PËRKRAH SUNDIMIN TURK
Diplomacia e Europës e ka njohur gjithmonë karakterin e keq të sundimit turk.Për turp të kësaj diplomacie i është thënë kjo e vërtetë në shesh, por gjithë këtyre protestave fuqitë e mëdha i janë përgjigjur: “Shqiptarët janë një racë e egër”.
Asnjë njeri në Europë nuk e njohu më mirë popullin dhe tokën shqiptare, sesa italiani i famshëm, Markezi San Xhuliano. Me një penë të fortë ky zotni e ka hartuar kulmin e mizorisë me të cilën sundimi turk poshtëroi dhe shkretoi një popull, për trimërinë dhe kapacitetin e të cilit ky shkrimtar ka një respekt.
Por, sikurse e thotë edhe vete, nga pozita diplomatike që kish iu desh me i mohuar të drejtat e Shqiptarëve me këto fjalë: “Prandaj Italia interesohet me e lënë të paprekur nderin e Sulltanit në Shqipëri nga çdo pikëpamje ;përkundrazi, me sa të jetë e mundur do ta mëkëmbë edhe më dhe do të ndalojë çdo gjë që mund të shkaktojë zhdukjen e sundimit të tij, ose që mund të shkaktojë kondita të cilat, herët a vonë, mund të bëhen shkak për ndërhyrje të huaj ose për shqetësim të përgjithshëm”.
Me këtë shpirt i dënoi Europa shqiptarët me robërinë e ndyrë dhe veçimin e tyre nga bota e jashtme, me shtypjen e pasurisë dhe të industrisë së tyre, me paditurinë që e mëkëmbi çdo ditë, me fanatizmin që futi në mes tyre, me varfërinë dhe me shtypjen e ndjenjave të tyre.
MUNDIME PËR LIRI
Nuk do ta përshkruaj historinë e gjatë se si Shqiptarët me lidhjet, kongreset dhe kryengritjet në çdo formë janë munduar me zhdukur robërinë e tyre. Mjafton që Turqia gjatë shekujve e njohu pazotësinë e saj dhe pamundësinë për të shkelur malësorët. Asnjë këmbë ushtari turk nuk guxoi të hyjë në brendinë e maleve. Biles, një herë kur Sulltani desh të mësynte Malin e Zi, më parë mori leje nga malësorët e, pastaj mundi të kalojë ushtria e tij.
Asnjë herë nuk doli fituese Europa në planet e saja, që me anë traktatesh e lidhjesh është munduar ta fshije emrin e këtij populli nga radha e popujve. Shqipëria nuk e njohu traktatin e Berlinit dhe tani po kundërshton edhe marrëveshjen e Londrës. Pikërisht në këtë kohë që po e shkruaj këtë libër, Italia ka zënë qytetet e bregut Durrësin e Vlorën, për të vetmen arsye që të gjejë popullin me armë në dorë dhe i cili patjetër do ta kundërshtojë shkeljen e tyre.
Mbetet për të parë në qoftë se imperializmi, militarizmi dhe detaria, gjëra që e kanë prurë Europën në dhëmbin e vdekjes, do ta ruajnë këtë apo jo nga dënimi për mëkatet që ka bërë. Në qoftë se gjykimi i drejtë i njerëzisë do të sjelli një jetë të re të përgjithshme, paqe e vëllazërime, duhet të hedhë poshtë e të zhdukë edhe diplomacinë e fshehtë, që ka qenë dhuna dhe urrejtja e përgjithshme që ka sjellë gjithë mizoritë e sotme.
Është kjo lloj diplomacie që e mbajti Shqipërinë me shekuj nën sundimin e ndyrë të Turqisë, e mbyti në varfëri, i mbylli dritën e qytetërimit dhe në gjithë rrugët që të çonin për në këtë vend vunë shenjën: “Është e rrezikshme – rrini larg”. Më në fund, kur qe thyer zgjedha turke, vetë Europa iu vu punës në këtë vend duke qethur nga kjo tokë pjesët gati më me rëndësi dhe mbi copën që mbeti mori përsipër me krijua një qeveri aq despotike në karakterin e saj, saqë as qeveria e Stambollit nuk e kish paraparë kurrë.
Në vend që me iu dhënë ndonjë farë sigurimi për liri e një statut shqiptarëve, Europa pruri një Princ, një Komision Ndërkombëtar dhe një organizatë të huaj xhandarmërie për të sunduar Shqipërinë, si duket pa e menduar aspak që edhe ky popull duhet të ketë një zë në qeverinë e tij. Kjo qe haptazi një tirania absolute./ Memorie.al
*George Fred Williams (1852-1937) diplomati amerikan, ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, në vitet 1913-1914.












