• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, July 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Me kërkesën e ministrit të Arsimit Ernest Koliqi, u krijua Misioni i Jashtëzakonshëm për Arsimin në Kosovë dhe mbi 200 mësues nga Shqipëria u dërguan në…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

“Me kërkesën e ministrit të Arsimit Ernest Koliqi, u krijua Misioni i Jashtëzakonshëm për Arsimin në Kosovë dhe mbi 200 mësues nga Shqipëria u dërguan në…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Për atë që bëri për Kosovën, si ministër i Arsimit në qeverinë Vërlaci, ku dërgoi 200 arsimtarë, ai meriton monument në Prizren apo Prishtinë…”/ Refleksione mbi kontributin dhe veprën e Ernest Koliqit
“Pas 30 vitesh takova Çabejn, ja dhashë dorën edhe pse ai s’ishte me ne, por s’ka bërë krime si Ernest Koliqi që…”/ Shkrimi i ’61-it te “Shejazat”, ku Enveri akuzon Koliqin
“Me kërkesën e ministrit të Arsimit Ernest Koliqi, u krijua Misioni i Jashtëzakonshëm për Arsimin në Kosovë dhe mbi 200 mësues nga Shqipëria u dërguan në…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Me kërkesën e ministrit të Arsimit Ernest Koliqi, u krijua Misioni i Jashtëzakonshëm për Arsimin në Kosovë dhe mbi 200 mësues nga Shqipëria u dërguan në…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

Nga Besnik Fishta

Memorie.al / Ka raste kur një fotografi arrin të tregojë më shumë se një dokument i tërë arkivor.  Ajo ndalon kohën, ruan fytyra, emra dhe kujtime, por mbi të gjitha ruan idealet e një brezi. Një fotografi e realizuar në Prizren më 13 korrik 1941, para shkollës “Bajram Curri” (sot “Lidhja e Prizrenit”), është një prej atyre dëshmive të rralla që i mbijetojnë kohës dhe vazhdojnë të flasin edhe pas më shumë se tetëdhjetë vjetësh. Në të shihen mësues, drejtues arsimi dhe intelektualë shqiptarë të mbledhur në prag të një misioni historik.

Në radhët e saj dallohen emra që do të linin gjurmë në jetën arsimore, kulturore dhe politike të Kosovës: Ali Hashorva, kryetar i Misionit të Jashtëzakonshëm Arsimor; Mehmet Gjevori, Sulejman Drini, Zija Roshi, Talat Paçarizi, Shefqet Veliu, Fadil Hoxha, Shirin Fishta (Shehdula), Xhavit Nimani, Nuri Sherifi, Jonuz Blakçori, Abdurrahim Buza, Flora Pali, Shaban Arra, Zef Pali, Beqir Kastrati, Tajar Hatipi, Abdullah Laçi-Shabanaj, Ilmi Duli dhe shumë të tjerë, emrat e të cilëve nuk kanë mundur të identifikohen plotësisht nga fotografia.

Por kjo fotografi nuk është thjesht një paraqitje njerëzish. Ajo është portreti i një brezi që mori mbi supe një nga misionet më të rëndësishme kombëtare të shekullit XX: ri ngritjen e arsimit shqip në Kosovë. Vitet e Luftës së Dytë Botërore mbeten ndër periudhat më të ndërlikuara të historisë sonë. Për këtë periudhë janë shkruar libra, janë zhvilluar debate dhe janë ngritur interpretime të ndryshme politike. Shpesh ngjarjet janë parë përmes syzeve ideologjike, duke i ndarë njerëzit në kampe dhe duke gjykuar veprimet e tyre sipas zhvillimeve që pasuan më vonë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për Shqipërinë u ngrit pranë ministrisë së Jashtme italiane një departament, besuar Zenone Beninit, mik fëmijërie i Cianos; më pas u dërgua në Tiranë Piero Parini, i cili…”/ Ana e panjohur e pushtimit italian

“Brenda një ore, nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, asnjë nuk mbeti në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Tivarit, prill ‘41

Megjithatë, përtej këtyre ndarjeve, ekziston një e vërtetë historike që vështirë mund të mohohet. Shumica dërrmuese e mësuesve dhe intelektualëve shqiptarë që shërbyen në Kosovë gjatë viteve 1941–1944 nuk ishin të udhëhequr nga interesat e ndonjë ideologjie. Ata ishin para së gjithash patriotë. Ata i përkisnin atij grupimi të madh shqiptarësh që e kundërshtonin pushtimin e huaj, por njëkohësisht shihnin në arsimin shqip një mundësi historike për të shpëtuar identitetin kombëtar nga harresa dhe asimilimi.

Në Kosovë, për dekada me radhë, gjuha shqipe kishte qenë e përjashtuar nga shkollat. Breza të tërë fëmijësh shqiptarë ishin detyruar të mësonin në gjuhë të huaj. Prandaj hapja e shkollave shqipe pas vitit 1941 u përjetua si një rilindje kombëtare. Për shumë familje kosovare, ardhja e mësuesve nga Shqipëria u prit si ardhja e njerëzve që sillnin dritë pas një kohe të gjatë errësire.

Me kërkesën e ministrit të Arsimit Ernest Koliqi u krijua Misioni i Jashtëzakonshëm për Arsimin në Kosovë. Qindra mësues, (mbi 200 sipas burimeve të ndryshme), u dërguan në qytetet dhe fshatrat e Kosovës. Ata lanë familjet, vendlindjet dhe jetën e tyre të zakonshme për t’iu përkushtuar një detyre që e konsideronin mision kombëtar.

Krahas hapjes së shkollave, ata organizuan kurse të shumta kundër analfabetizmit, kurse të gjuhës shqipe për të rriturit dhe aktivitete kulturore që synonin forcimin e vetëdijes kombëtare. Në këto kurse mësohej shkrim-leximi, historia kombëtare, këngët patriotike, letërsia shqipe dhe kultura shqiptare.

Një nga figurat më të respektuara të kohës, Ibrahim Fehmiu, në një fjalim të mbajtur në Prizren theksonte: “Kosovës i duhen njerëz të zotë, të ndershëm dhe të pathyeshëm. Përhapja e dritës së arsimit është detyra më e madhe e kohës sonë. Lufta kundër padijes është luftë për të ardhmen e kombit”. Këto nuk mbeten vetëm fjalë, ato u shndërruan në veprim.

Vetëm në Prizren, kurset verore përfshinë rreth 1.200 fëmijë, studentë, zejtarë dhe qytetarë të moshave të ndryshme. Në mbarë Kosovën, mbi 15.000 të rritur dhe mijëra nxënës mësuan të lexonin dhe të shkruanin shqip. Në mesin e mësuesve që punuan në Prizren e rrethinat e tij përmenden Mëhill Shala, Jorgji Huta, Sulejman Aliu, Hajdar Shedulla, Idriz Fishta, Minush Lipoveci, Xhafer Xyrxa, Myrteza Shedulla, Shirin (Shehdula) Fishta, Xhevdet Doda, Mustafa Tepshi, Dhimitër Mino, Qamil Graceni, Veli Çela, Sebë Mateja së bashku me dhjetëra arsimtarë të tjerë që dhanë kontribut të çmuar në përhapjen e arsimit shqip.

Puna e tyre shkonte përtej mësimit të shkronjave. Në klasat e Kosovës mësohej për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, për Lidhjen e Pejës, për Ismail Qemalin dhe për historinë e kombit shqiptar. Për fëmijët që deri atëherë kishin njohur vetëm tekstet në gjuhën serbe, kjo ishte një përvojë e re dhe emocionuese. Në kujtimet e kohës përshkruhen shpesh nxënës që dëgjonin për herë të parë historinë e popullit të tyre, fëmijë që shkruanin për herë të parë emrin e tyre në shqip dhe prindër që ndiqnin me lot në sy përparimin e bijve dhe bijave të tyre.

Sigurisht, lufta solli edhe ndarje politike. Një pjesë e intelektualëve iu bashkua lëvizjes komuniste antifashiste, duke e parë bashkëpunimin me forcat e tjera jugosllave, si të domosdoshëm për mposhtjen e fashizmit. Një pjesë tjetër, e rreshtuar në kampin nacionalist, kundërshtoi këtë bashkëpunim për shkak të mosbesimit ndaj qarqeve serbe dhe malazeze. Këto përplasje do të thelloheshin me kalimin e viteve dhe do të linin pasoja të rënda në jetën politike shqiptare.

Por fotografia e korrikut 1941 i paraprin këtyre ndarjeve. Ajo paraqet një moment kur qëllimi kryesor ishte arsimi dhe ngritja kombëtare. Ajo ruan kujtimin e një kohe kur njerëz me bindje të ndryshme mund të bashkoheshin rreth një ideali të përbashkët. Prandaj sot, kur shikohen portretet e Ali Hashorvës, Mehmet Gjevorit, Talat Paçarizit, Sulejman Drinit, Flora Palit, Abdurrahim Buzës, Fadil Hoxhës, Xhavit Nimanit dhe dhjetëra kolegëve të tyre, nuk duhet të shihen vetëm individë të një epoke të largët.

Duhet të shihet brezi i intelektualëve që e kuptoi se arma më e fuqishme për mbrojtjen e një kombi është dija. Kjo fotografi është më shumë se një dokument. Ajo është një monument i heshtur kushtuar mësuesve shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë. Një monument për ata që hapën shkolla, mësuan fëmijë e të rritur, përhapën gjuhën shqipe dhe mbajtën gjallë frymën kombëtare në një kohë të trazuar.

Le të mbetet ky kujtim një shenjë mirënjohjeje për atë plejadë të ndritur arsimtarësh dhe intelektualësh, të cilët, pavarësisht dallimeve që solli historia, u bashkuan në një nga misionet më fisnike të kombit shqiptar: përhapjen e dijes dhe ruajtjen e identitetit kombëtar në Kosovë. Trashëgimia e tyre vazhdon të jetojë në çdo shkollë shqipe, në çdo libër dhe në çdo brez që mëson gjuhën e vet të lirë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 01 Korrik 2026

Next Post

“Më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, garantuan fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve qenë stehuar rreth 5 mijë banorë...”/ Lista me emrat e viktimave dhe kriminelëve serbë

Artikuj të ngjashëm

“Për Shqipërinë u ngrit pranë ministrisë së Jashtme italiane një departament, besuar Zenone Beninit, mik fëmijërie i Cianos; më pas u dërgua në Tiranë Piero Parini, i cili…”/ Ana e panjohur e pushtimit italian
Dossier

July 12, 2026
“Brenda një ore, nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, asnjë nuk mbeti në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Tivarit, prill ‘41
Dossier

“Brenda një ore, nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, asnjë nuk mbeti në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Tivarit, prill ‘41

July 12, 2026
“Në Tivar u gjetëm në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45

July 11, 2026
“U quajt ‘Ura e Vezirit’, për nder të Mehmet Pashë Bushatit, vezir i Shkodrës, që paria e Spasit, Pistës, Trunit, Lajthizës dhe Sakatit…”/ Historia e panjohur e urës së famshme që komunistët i vunë minat në ‘78-ën

“Të gjithë nisën një jetë të re, nga Lindja e Mesme, në Australi, madje dikush në Europë apo SHBA-ës, si bashkëpunëtor i CIA-s, KGB-së apo Stasi-t…”/ Si u fshehën “kasapët” të Luftës së Dytë Botërore?!

July 10, 2026
“Masakra e Tivarit, u përgatit nga kreu i udhëheqjes jugosllave edhe pse më vonë A. Rankoviçi etj., këtë ngjarje e cilësuan si ‘incident të shkaktuar nga shqiptarët’…”/ Ana e panjohur e gjenocidit serb, më 1 prill ‘45!

“Më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, garantuan fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve qenë stehuar rreth 5 mijë banorë…”/ Lista me emrat e viktimave dhe kriminelëve serbë

“Më 27 mars 1999, forca të mëdha militare dhe paramilitare serbe, garantuan fshatin Izbicë të Skënderajt, ku gjatë 3 ditëve qenë stehuar rreth 5 mijë banorë...”/ Lista me emrat e viktimave dhe kriminelëve serbë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme