• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, October 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në dhjetor 1942, në një deklaratë të veçantë mbi pavarësinë e Shqipërisë, qeveria sovjetike theksoi se; BRSS-ja, nuk i njeh pretendimet italiane mbi…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

“Në Komitetin Qendror të Partisë kishim mbërritur letra, ku shkruhej që; nipi i Kadri Hazbiut, vazhdonte të mësonte në të njëjtën shkollë me nipërit e shokut Enver dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
“Në dhjetor 1942, në një deklaratë të veçantë mbi pavarësinë e Shqipërisë, qeveria sovjetike theksoi se; BRSS-ja, nuk i njeh pretendimet italiane mbi…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951
Mao Ce Duni: “Mos kinin frikë se jeni pak, edhe Marksi me Engelsin ishin vetëm në fillim, por idetë e tyre….”/ Takimi i panjohur me Hysni Kapon dhe Ramiz Alinë më 29 qershor ’62, në Wuhan
“Tuk Jakova është në dijeni se ndiqet nga organet tona, pasi në Qytetin ‘Stalin’, ai i tha bashkëpunëtorit ‘Nuredini’, se Sigurimi…”/ Raport-survejimi, Berat, 1955
Mao Ce Duni: “Ndryshe nga Marksi dhe Lenini që ndoqën shkollat e larta, unë me Stalinin jemi vetëm me të mesme…”/ Proces-verbali sekret i takimit me Hysni Kapon dhe Beqir Ballukun, Pekin 1967
“Sovjetikët u larguan me nëndetëset e tyre që nuk i kishin dorëzuar, mirëpo na lanë këtu rreth 150 marinarë të tyre…”/ Fjala e panjohur e Enverit më 30 maj të 1960-ës

Pjesa e dhjetë

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të de klasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka de klasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigrantët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtrënguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                             Vijon nga numri kaluar

Versioni sovjetik i historisë moderne të Shqipërisë

Gjithashtu mund të lexoni

“Udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, ishte i vetmi kryetar shteti satelit, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator 1960…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43

(Publikuar në Moskë dhe Prishtinë)

Ndërhyrja jugosllave

Në nëntor 1944, përfaqësuesi i Titos, Velimir Stojnic, u përpoq të përfshinte Ballin Kombëtar në lëvizjen kombëtare çlirimtare dhe gjithashtu shtoi numrin e agjentëve të tij në Shqipëri. Prej vitit 1943, i dërguari i Titos spiuni i vjetër Svetozar Vukmanoviç, u përpoq të organizonte një ushtrie rezistence që kishte si qëllim të vendoste kontrollin anglo-amerikan në të gjitha vendet e Ballkanit.

Por partia Komuniste Shqiptare nuk ngeci në këtë rrjetë të ngritur nga langonjtë e Titos, pasi i izoloi anëtarët e Ballit Kombëtar dhe i largoi ata jashtë Shqipërisë. Pak nga pak, ushtria çlirimtare e liroi vendin. Në 24 mars 1944 Kongresi i Parë Antifashist Çlirimtar u mblodh në qyteti e çliruar të Përmetit dhe ndryshoi emrin në Këshilli Kombëtar Antifashist Çlirimtar.

Ai e shpalli veten si trupi më i lartë legjislativ në vend, ndërsa Komiteti Antifashist u bë organi më i lartë ekzekutiv. Fitoret e shkëlqyeshme të ushtrisë sovjetike në Ballkan frymëzuan shumë patriotët shqiptarë dhe shtuan forcën e goditjeve të tyre ndaj armiqve të Shqipërisë, të cilët po përdornin të gjitha burimet kundër ofensivës sovjetike.

Duke marshuar shumë kilometra nëpër male, Ushtria Çlirimtare shqiptare goditi forcat italo-gjermane nga prapa, duke shkatërruar komunikimet e tyre dhe duke dëmtuar forcën njerëzore.

Më 29 nëntor 1944, uzurpatorët fashistë u larguan edhe nga baza e fundit në Shqipëri. Por lufta nuk kishte mbaruar. Ushtria gjermane po bënte ende rezistencë të fortë në Jugosllavi. Pas largimit nga Shqipëria në veri, forcat gjermane po përpiqeshin të çanin rrugën drejt veriut të Ballkanit.

Prandaj, pas mbarimit të luftës së saj, Ushtria Çlirimtare shqiptare mori pjesë dhe në çlirimin e zonave të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Popujt liridashës së Evropës nuk do të harrojnë kurrë kontributin e Ushtrisë Shqiptare në luftën kundër fashizmit.

Roli i BRSS-së

Që prej momentit të sulmit të Italisë fashiste ndaj Shqipërisë, simpatia e Bashkimit Sovjetik ishte tërësisht me palën shqiptare dhe nuk i pranoi kurrë pretendimet e fuqive imperialiste në territorin e saj.

Në dhjetor 1942, në një deklaratë të veçantë mbi Pavarësinë e Shqipërisë, qeveria sovjetike theksoi se; “BRSS-ja, në simpati të plotë me palën shqiptare dhe luftën e saj çlirimtare, nuk i njeh pretendimet italiane mbi territorin shqiptar, por dëshironte një Shqipëri të lirë nga pushtuesit fashistë dhe rivendosjen e pavarësisë së saj të plotë”. Ky qëndrim i patundur i BRSS-së ishte në kontrast të plotë me sjelljen hipokrite të fuqive imperialiste si Britania dhe SHBA-ës.

Publikimi i deklaratës së qeverisë sovjetike në kulmin e luftës çlirimtare në Shqipëri, kontribuoi shumë në suksesin e forcave të saj çlirimtare. Në deklaratën e saj, qeveria sovjetike shprehte besim se lufta e popullit shqiptar është e njëjtë me luftërat e të gjithë popujve të Ballkanit të shtypur nga italo-gjermanët, dhe në sinkron me luftën e të gjitha kombeve liridashëse që po përzënë uzurpatorët nga tokat e tyre.

Ndërsa problemi i qeverisë së ardhshme të Shqipërisë, vazhdonte deklarata, është një çështje e brendshme dhe do të vendoset nga vetë populli shqiptar. Ngjarjet e mëvonshme justifikuan plotësisht besimin e qeverisë sovjetike, teksa lufta përfundoi me fitoren e forcave komuniste mbi pushtuesit.

Pas fitores, Shqipëria zgjodhi formën e qeverisë që i përshtatej më mirë interesave dhe shpresave të popullit të saj, duke vendosur një regjim demokratik, të ndërtuar mbi bazat e socializmit. Populli shqiptar i detyrohet BRSS-së, Stalinit dhe ushtrisë sovjetike për fitoren e tij. Lideri Enver Hoxha ka thënë:

“Përpjekja e popullit tonë, i cili derdhi gjakun për çlirimin e vendit nga thundra e fashistëve italo-gjermanë dhe nga feudalizmi e borgjezia, fitorja e luftës për liri dhe e ardhmja e lumtur që kanë përpara, janë të lidhura ngushtë me BRSS-së dhe Stalinin e madh.

Pa ndihmën e Stalinit dhe ushtrisë së madhe sovjetike, ne nuk do të kishim arritur kurrë këto fitore të mëdha, por përkundrazi, Shqipëria do të vazhdonte të qeverisej, ashtu si shekuj më parë, nga servilët dhe do të vuante nën çizmet barbare të kolonizatorëve imperialistë”.

Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu prej vitesh kanë qenë në luftë të vazhdueshme mes tyre. CIA ka zbardhur dosa dokumente për situatën në Shqipëri në vitet 1949-1955 dhe përveç zhvillimeve të ndryshme politike, përmendet dhe lufta mes Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhës.

Sipas dokumentit, në mes të tyre ishte Moska ku dhe në qeverinë e saj ministrat ishin rreshtuar pro Hoxhës dhe pro Shehut. Aty tregohen ankesat që u bënë në Rusi, ndërkohë që në fund Moska mbajti krahun e Hoxhës. / Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 3 Shtator 2026

Next Post

“Në mjedise private të Kosovës, Schwandner-Sievers kishte ndeshur një Tito-nostalgji të ngjashme me atë të kombeve dhe etnive të tjera, ish-jugosllave...”/ Refleksionet e mbesës së Fadil Hoxhës

Artikuj të ngjashëm

“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, ishte i vetmi kryetar shteti satelit, që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator 1960…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 18, 2026
“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43
Dossier

“Për pushkatimin e karabinierëve dhe oficerëve të tyre, u angazhua Kadri Hoxha, me batalionin tim, ndërsa 17 prej tyre, i kam pushkatuar….”! Historia e masakrës ndaj “Kolonës Gamucci”, 15 tetor ‘43

October 17, 2026
“Xhaviti tha se Pilo Peristeri e ka ndarë kot gruan dhe morri një tjetër 20 vjet më të re, e cila është motra e…”/ Përgjimet e “Vigjilentit” për të internuarit e Zvërnecit
Dossier

“Si detyra dhe propozime sugjerojmë që të aplikohet Operacioni i ‘letrave helmuese’ me postë, kundër udhëheqësve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 16, 2026
“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:…”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43
Dossier

“Nëntoger Galiardi dhe kapiten Carboni, u takuan me komandantin Kadri Hoxha, i cili pyetjes: Çdo bëhet me oficerët italianë’, iu tha:…”/ Dokumentet e panjohura për tragjedinë e “Kolonës Gamuci”, 15 tetor ‘43

October 18, 2026
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Në Fondin e Solidaritetit, është edhe ai i lënë me testament për PPSh-në, nga mikja amerikane, Imogene Johnson, por do ketë zhurmë, sepse ligji i ri i zgjedhjeve nuk e lejon…”/ Raporti i Agim Popa, janar 1991

October 16, 2026
“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Një prej këtyre grupeve, ‘Balli Kombëtar’ i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga ‘Balli Kombëtar Agrar’ në vitin 1950 dhe ka kërkuar të pranohet në komitet si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

October 17, 2026
Next Post
“Në mjedise private të Kosovës, Schwandner-Sievers kishte ndeshur një Tito-nostalgji të ngjashme me atë të kombeve dhe etnive të tjera, ish-jugosllave…”/ Refleksionet e mbesës së Fadil Hoxhës

“Në mjedise private të Kosovës, Schwandner-Sievers kishte ndeshur një Tito-nostalgji të ngjashme me atë të kombeve dhe etnive të tjera, ish-jugosllave...”/ Refleksionet e mbesës së Fadil Hoxhës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme