• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, August 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur po diskutohej hapja e kolegjit bujqësor, ku do të mësonin djemtë, Zogu e nxiti Eriksonin që të hapte më përpara shkollën e vajzave, pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së famshme të Golemit

Mësues dhe nxënës të shkollës shqiptaro-amerikane në Tiranë, në vitet 1921-1925
“Kur po diskutohej hapja e kolegjit bujqësor, ku do të mësonin djemtë, Zogu e nxiti Eriksonin që të hapte më përpara shkollën e vajzave, pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së famshme të Golemit
“Historiografia komuniste, madje edhe ajo e mëvonshme, e ka anatemuar largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria më 7 prill ‘39, sikur ky largim përbënte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe kreut të Legalitetit
“Kur po diskutohej hapja e kolegjit bujqësor, ku do të mësonin djemtë, Zogu e nxiti Eriksonin që të hapte më përpara shkollën e vajzave, pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së famshme të Golemit
Mësues dhe nxënës të shkollës shqiptaro-amerikane në Tiranë, në vitet 1921-1925
Mësues dhe nxënës të shkollës shqiptaro-amerikane në Tiranë, në vitet 1921-1925
Mësues dhe nxënës të shkollës shqiptaro-amerikane në Tiranë, në vitet 1921-1925
Shëmbet shkolla bujqësore amerikane “Charles Telford Erickson”

Nga Dr. Gjovalin Gjeloshi*

Pjesa e parë

Memorie.al / Plot 45 vjet më parë, në vjeshtën e vitit 1976, Shkolla Bujqësore e Golemit të Kavajës, kishte festë. Pothuaj të 600 nxënësit e saj ishin të përfshirë në ushtrime manifestuese të emërtuara; “Librin lart, pushkën top, hambarët plot”. (Ky emërtim vinte nga një iniciativë që kishin marrë nxënësit e klasës së II – B të atij viti, ku bëja pjesë edhe unë. Ushtrimet manifestuese, që ta dijë lexuesi, ngjanin me manifestimet që bëheshin prej rinisë shkollore a studentore me rastin e festave të 1 majit apo të 29 nëntorit, që njihej si dita e çlirimit). U bënë disa muaj përgatitje. Në ato javë përpara festës pati shumë seriozitet. Pritej që shkollën ta vizitonte një udhëheqës i lartë i shtetit shqiptar, Haxhi Lleshi, i cili dikur kishte qenë nxënës i kësaj shkolle. Përveç ushtrimeve manifestuese që u zhvilluan në qendrën sportive të shkollës, një numër i konsiderueshëm aktivitetesh e pasuan ditën e festës.

Për çudi, mbaj mend se atë ditë nuk u mbajt ndonjë fjalim domethënës, ku të tregohej historia e shkollës: kur kishte hapur dyert për herë të parë, kush kishte kontribuar, kush kishte qenë drejtori i parë i shkollës e të tjera të dhëna që janë fjalët e para e të përhershme në një përvjetor.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas bisedave të gjata te Vila e Zogut, Shtrausi i tha një funksionari të lartë; a do ma jepni mua prof. Aleks Budën, ta marr me vete në Gjermani, për…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të akademikut të famshëm

“Në 1958-ën, Fan S. Noli i dërgoi një letër senatorit John F. Kennedy, ku e uronte dhe e mbështetëset për kandidaturën e tij presidenciale, duke e cilësuar atë si…”/ Historia e panjohur e Peshkopit shqiptar

Ne ishim fëmijë, e aq më tepër që vinim në atë shkollë prej rretheve të tjera. Askush nuk na kishte treguar gjë për historikun e asaj shkolle, veçse thjesht konsiderohej “me traditë”, “ndër të parat shkolla të mesme bujqësore në Shqipëri”, “një shkollë e mesme, trupi pedagogjik-mësimor i së cilës është pothuaj si trupë pedagogjike e një fakulteti” etj.,

Por këto cilësime, sidomos të fundit, i vinim re vetë, pa na i thënë njeri. Mësuesit (në fakt, pedagogët) që na jepnin mësim, shumica e të cilëve vinin nga universitetet e Europës, ishin një model në mësimdhënie dhe në kërkesën e llogarisë ndaj nesh. Xhevdet Hydi e Reshat Kosturi (që nuk i kishte arritur brezi ynë, vinin nga universitetet e Perëndimit, si Austri e Itali), pasohej prej mësuesve që na jepnin lëndët e specialitetit: Suat Babani, Syrja Hako, Llazar Daka, Genc Jukni etj., që kishin studiuar në Bullgari, Itali apo Rumani.

Por kishte edhe një brez mësuesish-pedagogë më të rinj që kryesoheshin nga matematicieni Stavri Llambiri, një shkencëtar i vërtetë i fushës së tij, i cili më vonë u bë për shumë vite drejtori i padiskutueshëm i Institutit të Studimeve Pedagogjike në Tiranë; mësuesi pasionant i kimisë Mihal Barko, që e kishte bluzën e bardhë të bërë shosh prej eksperimenteve kimike që zhvillonte në laborator, apo “i pa tolerueshmi” Ahmet Gallavata, që na bënte me mësua përmendësh fjalitë bashkëbiseduese në gjuhën ruse, aq të dashur për të, pasi ai vetë ishte me origjinë nga Golloborda etj.

Ka edhe emra të tjerë. Ndjesë për këta që përmenda, sepse përveç Stavri Llambirit, të tjerët kanë ndërruar jetë…! Të gjitha këto i kishim përjetuar vetë dhe i konsoliduam edhe më tepër deri në fund të maturës shtetërore, por do të kalonin vite që ne të mësonim për themeluesit e vërtetë të kësaj shkolle me emër.

Kolegji bujqësor: më 1925 apo 1926?

Për vitin e themelimit të shkollës (Institutit) shqiptaro-amerikane të Kavajës, ka dy diskutime të ndryshme. Njëri daton në vitin 1925 dhe tjetri në shtatorin e vitit 1926. Po të mbështetemi te vet shënime-kujtimet e themeluesit të saj, Telford Erikson, (përgatitur e botuar nga diplomati Mal Berisha), për ata që mbështesin vitin e krijimit të shkollës më 1925, mendoj se kanë një ngatërresë të vogël: me përkrahjen dhe insistimin e kryeministrit e më pas të presidentit të vendit, Ahmet Zogu, “amerikani i madh shqiptar”, hapi dy shkolla.

Ndërsa po diskutohej hapja e kolegjit bujqësor, ku do të mësonin djemtë, Zogu e nxiti Eriksonin që të hapte më përpara shkollën e vajzave. Dhe vërtetë, sipas këtyre shënimeve, del se shkolla e vajzave u hap më 1925 me 46 vajza, prej zonave të ndryshme. Më tej, në shënimet e Eriksonit të botuara më 2012, nuk del e qartë se Kolegji Bujqësor Shqiptaro-Amerikan u hap në këtë vit apo një vit më vonë, më 1926. Nisur nga insistimet e Presidentit të vendit për të hapur më përpara shkollën e vajzave, logjika të çon se ajo e djemve u hap një vit më vonë.

Që shkolla e djemve u themelua më 1926, del edhe nga autorë të tjerë si Ilinden Spasse, Hektor Veshi apo Iljaz Goga etj. Po kështu unë kam bindjen te ky vit, duke iu referuar edhe festës së 50-vjetorit që festoi shkolla jonë e Golemit në vjeshtën e vitit 1976. Në fakt vet Eriksoni shkruan: “…I dhashë besën Mbretit, se do të bëja shkollën e vajzave të parën, edhe pse kisha sjellë gjithçka për shkollën e djemve”.

“Ylli i Kuq” apo “Telford Erikson”

Asgjë nuk e lidhte shkollën shqiptaro-amerikane të Golemit me emrin “Ylli i Kuq”, me të cilin u pagëzua pas vitit 1945.  Sipas të dhënave ajo u quajt fillimisht, zyrtarisht “Instituti Shqiptaro-Amerikan”, sepse pavarësisht investimeve të njëanshme fillestare për hapjen e saj (të palës amerikane), ai ishte institucion dypalësh, me pjesëmarrjen edhe të shtetit shqiptar. Ndërsa “Bordi i të Besuarve”, që u mblodh në Boston të SHBA-ve, e quajti atë “Shkolla Shqiptaro-Amerikane e Bujqësisë”.

E vërteta është se kjo shkollë, sipas kujtimeve të drejtorit të parë të përgjithshëm të saj, pati përkujdesjen direkte të Ahmet Zogut nga pozicioni i të tre funksioneve të rëndësishme shtetërore që pati: kryeministër, president e po ashtu edhe si monark.

Ai jo vetëm e përkrahu idenë e themelimit të kësaj shkolle, por e mbështeti atë me fond toke, pasuri e shtetit, aty ku ishte më e përshtatshme për realizimin e praktikave mësimore të nxënësve të saj. Më vonë për shkollën përdoreshin edhe emra të tjerë si, “Kolegji Bujqësor Shqiptaro – Amerikan” apo shkurt “Kolegji Amerikan” etj.

(Nën pushtimin Italian, me largimin e amerikanëve, kjo shkollë pati marrë emrin edhe “Arnaldo Musolini”). Unë ruaj një diplomë të kësaj shkolle, të një të afërmi të familjes sime, e cila mban datën e lëshimit më 26 qershor 1931. Në këtë diplomë, emri i kësaj shkolle është “Instituti Arësimuer e Bujqsuer Shqiptar-Amerikan”. Sipas kësaj diplome, “Kursi theorik e praktik i këtij Instituti”, është “me program katër-vjetore t’aprovueme prej Qeverisë Mbretnore”.

(Sipas autorëve të ndryshëm, shkolla e atëhershme filloi si trevjeçare, por në kohë të ndryshme ishte edhe 4, 5 apo 6 vjeçare). Ndërsa tre vjet më vonë, më 1934, në një dokument që ruhet në arkivin e shkollës, në vend të “Diplomë” kemi “Dëftesë lirimi” dhe institucioni quhet “Shkolla Bujqësore për Djem e Institutit Shqiptar-Amerikan”.

“Ylli Kuq”, një emër që vendosej rëndom kudo, përdorej me shumicë në periudhën e sistemit komunist. “Ylli me pesë cepa”, përveçse rëndonte mbi flamurin kombëtar, ai u shumëfishua edhe si emër fshatrash, ndërmarrjesh e institucionesh të ndryshme. Por një gjë duhet të dijë lexuesi: nuk e di pse, por shkolla jonë nuk njihej kurrë me këtë emër. (Dhe nëse ky emër nuk do të qe i shkruar në një tabelë prej xhami, nuk do të na kujtohej asnjëherë).

Në Olimpiada, konkurse, shfaqje teatrale, pjesëmarrje në punë fizike etj., ajo thirrej zyrtarisht “Shkolla e Mesme Bujqësore e Golemit” ose më shpesh, “Shkolla e Golemit”. “Golemasit”, një emër që i bashkonte të gjithë ata që kishin mbaruar këtë shkollë dhe të gjithë pa përjashtim ndiheshin krenar që kishin qenë në ato banka. Dhe emri që i shkonte më për shtat ishte: “Teknikumi bujqësor i Golemit”.

Sot shkolla e Golemit ka emrin që vërtet e ka merituar qysh në themelimin e saj: “Telford Erickson”. Sipas historikut tashmë të njohur prej nesh, dy burra e ngritën, e fuqizuan dhe e kujdesuan atë shkollë, nga fillimi e deri më 1939: Eriksoni dhe Ahmet Zogu. Për të qenë më afër realitetit dhe në respekt të së vërtetës, shkolla mund të kishte emrin e dyfishuar: “Telford Erikson – Ahmet Zogu”.

Por kjo nuk është një kërkesë apo sugjerim, është thjesht një mendim për të shprehur kontributin e gjithsecilit. Gjithsesi emrat për këtë shkollë nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe: ajo prapë do të vazhdojë të njihet si “Shkolla e Golemit”.

Një kolegj i vërtet…

Në Shqipëri zakonisht nuk e kemi përdorur fjalën “kolegj”, për të emërtuar institucionet arsimore civile. Në të vërtet kjo fjalë ka ekzistuar edhe te ne, por më tepër kur kemi thënë “kolegj”, kemi pasur parasysh kryesisht shkollat fetare. Të tillë kanë qenë, fjala bie, “Kolegji françeskan” i Shkodrës, “Kolegji i Troshanit” në Lezhë etj., që fillonin nga klasat e ulëta deri te ato të lartat.

Nëpër botë ka edhe shkolla civile që quhen kolegje. Kolegjet, të paktën ato fetare në vendin tonë, kujtohen për disiplinën e rreptë që kanë pasur në funksionimin e tyre. Kjo si për mësimdhënësit ashtu edhe mësim-marrësit, po i quaj nxënësit.

Duke lexuar këto ditë kujtimet në dorëshkrim të priftit të ndjerë nga Tuzi, At’ Kolë Berishaj, për jetën e tij si nxënës në Kolegjin françeskan të Shkodrës gjatë viteve ‘30-të, m’u kujtua jeta ime si nxënës në shkollën dhe konviktin e Golemit. Mes të tjerave, dy gjëra veçova: zgjimin e mëngjesit me komandë në orën 5:30, si në ditë me diell, ashtu edhe me shi, si në verë si në dimër dhe së dyti; studimin e organizuar të mëngjesit, përpara fillimit të mësimit.

Pastaj ngjashmëria vijonte në të 24 orët e ditë-natës. (Para disa muajsh po i kujtoja Luan Xhevizit, shokut tim të klasës, i cili është nga Golemi dhe sot mësues në këtë shkollë, lakminë që ua kishim ne konviktorët “vendalive”, që nuk i nënshtroheshin rregullave të konviktit. – Por kjo ishte për atëherë, Luan, – i them unë).

Është e natyrshme që, jo të gjithë “golemasit” kanë ndjekur fakultetet pas teknikumit, por për diçka jam i sigurt: teknikumi i tyre është baras me fakultetin e disa të tjerëve. Nëse unë jam bërë dikushi në jetë (këtë nuk e di se sa), meritën për jashtë familjes, e ka “kolegji” i Golemit.

Konvikti në themelet e Universitetit Ballkanik

Aty ku sot e prej dhjetëra vitesh, ndodhet konvikti i shkollës së Golemit, kanë qenë hedhur themelet e një godine të një sipërmarrjeje ambicioze: ndërtimi i një universiteti ballkanik. Në të njëjtën kohë pothuaj me Eriksonin, një amerikan tjetër, i quajtur Irving, më 1926 filloi punimet për ndërtimin e kësaj ndërtese.

Meqenëse ky nuk arriti të realizonte çfarë kishte nisur, godinën e mori në administrim Erikson, nëpërmjet shoqatës së tij. Me marrjen e kësaj ndërtese, sipas shënimeve që janë botuar, Eriksoni duke parë ecurinë e shkollës bujqësore, filloi të mendonte që ta shpinte vetë më tutje projektin e bashkëkombësit të vet.

Ai e parashikonte atë si një universitet të madh që do të ofronte bursa për të rinjtë e të gjitha vendeve të rajonit…! Nejse, unë nuk dua të tregoj më tepër për këtë ide që sillej në atë kohë në kokat e amerikanëve që na donin të mirën, se sa dua të them për të veçantën që ndjenim ne nxënësit e Golemit për këtë godinë: ne flinim në një konvikt, që në fillesë ishte menduar të bëhej universitet. Kjo është e vërtet, ndiheshim krenar sa për shkollën aq edhe për konviktin.

Vitet kalojnë, agronomia mbetet

E fillova me universitetin-konvikt për të kaluar te drejtimet, degët që kishte shkolla. Që në krijimin e saj, shkolla e Golemit ishte dydegëshe: bujqësore për djem dhe ekonomi shtëpiake për vajza. Këtu ndoshta qëndron edhe “ngatërresa” që bëhet për vitin e themelimit të shkollës. Si shkollë për vajza, ka filluar më 1925 dhe si shkollë bujqësore për djem, në shtator të vitit 1926.

Kanë fryrë shumë erëra, (kështu shprehet populli për të vënë në dukje një kohë të gjatë që ka kaluar), qysh se është krijuar shkolla e Golemit. Përgjatë viteve mund të ketë pasur dy, tri apo më shumë degë. Gjithçka mund të ketë ndryshuar, por një gjë i ka mbetur e pacenuar: drejtimi bujqësor, dega e agronomisë. Në të 90 vitet e jetës së saj ajo nuk ka reshtur së përgatituri teknikë të aftë për teknologjinë bujqësore.

Ashtu si në programet e themeluesve të saj, “të kemi specialistë për një fermë komplekse bujqësore”, “për përgatitjen e administratorëve dhe biznesmenëve bujqësor” etj., shkolla bujqësore e Golemit nuk e ndryshoi drejtimin: qindra agronomë të mesëm që dilnin nga bankat e kësaj shkolle, ose shkëlqyen në fushat e prodhimit me aftësitë e tyre teknike ose drejtoheshin nga Universiteti Bujqësor ku dallonin prej studentëve të tjerë për dijet teorike dhe praktike kryesisht, që kishin marrë në këtë shkollë.

Me dhjetëra shkencëtarë të fushës së bujqësisë që bënë emër brenda e jashtë vendit, ishin nxënës të këtij teknikumi: Lufti Bajrami, Sali Kubati, Dhimitër Muço, Ilia Pali, Sotir Pasko, Shkëlqim Agolli, Polo Çakalli, Palokë Kolnikaj, Ibrahim Kumria etj., dhe qindra të tjerë zunë vend nderi në bujqësinë dhe ekonominë lokale. /Memorie.al

                                                                 Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 01 Gusht 2026

Next Post

“Pas bisedave të gjata te Vila e Zogut, Shtrausi i tha një funksionari të lartë; a do ma jepni mua prof. Aleks Budën, ta marr me vete në Gjermani, për...”/ Dëshmia e rrallë e nipit të akademikut të famshëm

Artikuj të ngjashëm

“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën
Personazh

“Pas bisedave të gjata te Vila e Zogut, Shtrausi i tha një funksionari të lartë; a do ma jepni mua prof. Aleks Budën, ta marr me vete në Gjermani, për…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të akademikut të famshëm

August 1, 2026
“Zyrtarë të Departamentit të Shtetit, janë në pritje për heshtjen tuaj të gjatë, në lidhje me çështjet midis SHBA-ve, dhe…”/ Letrat e panjohura të Nolit me Enverin, për anëtarësimin Shqipërisë në OKB, në ’46-ën
Personazh

“Në 1958-ën, Fan S. Noli i dërgoi një letër senatorit John F. Kennedy, ku e uronte dhe e mbështetëset për kandidaturën e tij presidenciale, duke e cilësuar atë si…”/ Historia e panjohur e Peshkopit shqiptar

July 31, 2026
“Në 1961-in, kur ai i dërgoi letër Enver Hoxhës, që e bija e tij të lejohej për t’u kuruar në Itali, me shpenzimet e familjes, në përgjigjen që i erdhi në ’64-ën, thuhej…”/ Historia e panjohur e aktorit Enver Dauti
Personazh

“Në 1961-in, kur ai i dërgoi letër Enver Hoxhës, që e bija e tij të lejohej për t’u kuruar në Itali, me shpenzimet e familjes, në përgjigjen që i erdhi në ’64-ën, thuhej…”/ Historia e panjohur e aktorit Enver Dauti

July 27, 2026
“Gjatë darkës në shtëpinë e Servetit në Matohasanaj, me raki koçimareje e ndonjë ulli a lëvozhgë qepe, të ftuarit ia morën këngës ‘Karakas-Venezuaela’,…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik
Personazh

“Gjatë darkës në shtëpinë e Servetit në Matohasanaj, me raki koçimareje e ndonjë ulli a lëvozhgë qepe, të ftuarit ia morën këngës ‘Karakas-Venezuaela’,…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik

July 27, 2026
“Olga Ristić, e bija e ish-kryeministrit të Serbisë, i shkroi disa letra Enverit dhe Mehmet Shehut, që t’i linin të bijën e dhëndrin të ktheheshin, por…”/ Historia e trishtë e mjekut hebre, që sakrifikoi veten për shqiptarët
Personazh

“Olga Ristić, e bija e ish-kryeministrit të Serbisë, i shkroi disa letra Enverit dhe Mehmet Shehut, që t’i linin të bijën e dhëndrin të ktheheshin, por…”/ Historia e trishtë e mjekut hebre, që sakrifikoi veten për shqiptarët

July 25, 2026
“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços
Personazh

“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços

July 25, 2026
Next Post
“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën

“Pas bisedave të gjata te Vila e Zogut, Shtrausi i tha një funksionari të lartë; a do ma jepni mua prof. Aleks Budën, ta marr me vete në Gjermani, për...”/ Dëshmia e rrallë e nipit të akademikut të famshëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme