• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, September 5, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në ’41-in kur hynë italianët në Gjakovë, gjyshja me fëmijët iu bashkuan turmës që u brohoriste ‘Rroftë Shqipëria’, ‘Poshtë Jugosllavia’, ‘Rroftë Hitleri’, ‘Rroftë Musolini’…”/ Kujtimet e mbesës së Fadil Hoxhës

“Në mjedise private të Kosovës, Schwandner-Sievers kishte ndeshur një Tito-nostalgji të ngjashme me atë të kombeve dhe etnive të tjera, ish-jugosllave…”/ Refleksionet e mbesës së Fadil Hoxhës

“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës
“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës

Nga Lura Limani 

Pjesa e tretë

Memorie.al / E rritur në Jugosllavinë e pasluftës, gjyshja e shihte veten si pjesë të pandashme të strukturës shoqërore socialiste. Si ta kuptimësoj botën e saj sot? Derisa u bëra ta njihja, gjyshja ime ishte bërë grua e vështirë. Dukej e ashpër: kish një vështrim serioz, nuk ish grua me të cilën doje të ngatërroheshe. Në shqip kemi shprehjen ‘zonjë e randë’. E këtillë ishte gjyshja: e vështirë, dinjitoze, krenare; qibar dhe e krehur edhe kur ishte mbyllur në shtëpi. Në sytë e mi, ajo ishte më e madhe se jeta. Duket se kish diçka të vërtetë sa i përket trupit të saj të bëshëm rinor, pasi sot rrobat e vjetra më lëvaren mbi shtatin tim të imët, tre numra më të mëdha. Ajo kishte një prani që kërkonte vëmendje dhe respekt sa herë që hynte në dhomë. 

                                                        Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës

“Në mjedise private të Kosovës, Schwandner-Sievers kishte ndeshur një Tito-nostalgji të ngjashme me atë të kombeve dhe etnive të tjera, ish-jugosllave…”/ Refleksionet e mbesës së Fadil Hoxhës

“Shpia jonë u sulmua e para. Nisi një breshëri të shtënash; ishim në dhomë duke u bërë gati për gjumë [kur] bum bum bum. Babai i thotë vëllait tonë të madh, ‘Fahri, ik!’” kujtonte gjyshja. Fahriu u arratis dhe nga rrëfimi i Fadilit, së mbrami mbërriti në Prishtinë, ku mandej u bashkua sërish me partizanët. Pjesa tjetër e familjes, duke menduar se nuk ishin fajtorë për gjë, vendosi të mbetej. Në fillim fëmijët i çuan te fqinji, ndërsa babai dhe nëna mbetën prapa. Madje planifikonin të dilnin e të hapnin derën e parme për t’u thënë ushtarëve italianë: “Hajde shihni, nuk ka gjë me pa”.

Duke mbajtë një llambë vajguri, Halimi e Nakija ia dolën të afroheshin deri në gjysmën e korridorit për te dera para se Nakija të ndërronte mendje. “Nuk u dilet përballë këtyre njerëzve, duken shumë të zemëruar,” tregonte gjyshja të kishte thënë e ëma. Kështu, e lanë llambën vajguri në mes të kopshtit dhe vrap ikën te fqinjët ku qenë fshehë fëmijët.

Pak kohë pasi Hoxhave iu dogj shpia, flaka kapi edhe shpinë e fqinjit. Në panik, teksa dy familjet përpiqeshin t’ia shpëtonin fqinjit mobiliet dhe rrobat nga flakët, Halimi iu drejtua një fqinji tjetër duke i kërkuar strehim. Familja e refuzoi. “Si mundeni?” u lut Halimi: “Nuk kam ku të shkoj, ushtrinë e kam në oborr”. Por fqinjët, që pa dyshim kishin frikë se do të kapeshin vetë nga zjarri, nuk lëvrinin, e ndërsa Halimi provoi me u ngjitë në murin që ndante oborret, e shtynë mbrapa.

U rrëzua dhe theu këmbën, na tregonte gjyshja, duke qeshur me situatën tragjikomike. Tani, Hoxhat s’kishin nga t’ia mbanin dhe motra e madhe e Myrvetes, që ishte “e fortë, e re dhe e bëshme”, u detyrua me bartë të atin dhe me dalë në sokak. “Dalim në rrugë dhe ndjekim [motrën me babën]. Daja ishte afër; ai na u gjet shumë gjatë luftës. I shkuam në shpi dhe ndejtëm atje”, tregonte shpesh gjyshja. “Fatkeqësia më e madhe e kohës erdhi pasi na u dogj shpia dhe po kërkonim një vend me marrë me qira. Kudo që shkonim, çohej lagjja e thoshte: ‘Jo, nuk mund të vini këtu’. ‘Pse?’ ‘Sepse do të vijnë të ju marrin dhe do të vuajmë edhe ne, do të na digjet gjithë lagjja’”.

Megjithëse shtëpinë e rindërtuan pas lufte, nuk ishte më kurrë njësoj për të. Së mbrami, lagjet e tjera, më pak frikacake rreth ardhjes së familjes së një partizani, e që tashmë u kishin dhënë konak ilegal takimeve të rebelëve të armatosur, e pranuan familjen. Hoxhat më në fund u vendosën në lagjen “Mullah Jusufi”. Ky episod ishte thellësisht traumatik për gjyshen; megjithëse shtëpinë e rindërtuan pas lufte, nuk ishte më kurrë njësoj për të. Fliste shpesh për shpinë e vjetër me raftet e shkëlqyera prej druri në dhomën e familjes, mbushë me libra të veshur me lëkurë e kapak të fortë.

Deri në vitin tjetër, qëndrueshmëria e Hoxhave u vu prapë në test. Dy nga fëmijët më të mëdhenj, Fahriu dhe Saniu, të dy në një moment apo tjetër të lidhur me lëvizjen antifashiste, u zhvendosën me punë në Tiranë, me shpresën se do t’i shpëtonin persekutimit të mundshëm. Kika, siç e quante gjyshja të ëmën gjithë jetën, ngeli me Halimin dhe fëmijët e vegjël në Gjakovë. Një natë, pasi që gjermanët kishin pushtuar Kosovën pas kapitullimit të Italisë dhe luftimet midis fuqive të Boshtit dhe partizanëve ishin shpeshtuar, Halimi, i cili nuk ishte komunist vetë, u arrestua dhe u dërgua në një kamp pune në Austri.

U kthye pas lufte në një realitet të ri: i biri i parë, Fahriu, ishte varë nga nazistët në sheshin kryesor të qytetit me 10 shokë, përfshi 17-vjeçaren Ganimete Tërbeshi; djali tjetër, Fadili, i dalë fitimtar nga lufta, ishte emëruar zëvendëskomandant i Shtabit Operacional të Kosovës, trevës që së shpejti do të bëhej krahinë e Republikës Popullore Federale të Jugosllavisë.

Fundi i luftës

Kur hynë italianët në Gjakovë në vitin 1941, gjyshja me fëmijët e tjerë kishin dalë për t’iu bashkuar turmës që u brohoriste ushtarëve marshues, duke i pritë me këngë e duartrokitje. Të veshur me veshje kombëtare, duke valëvitë flamurin kuq e zi shqiptar, nëpër qendrën e qytetit që pëlciste nga njerëz që thirrnin “Rroftë Shqipëria”, “Poshtë Jugosllavia”, “Rroftë baba Hitleri” dhe “Rroftë Musolini”.

Kur partizanët çliruan Gjakovën nga forcat naziste në nëntor të vitit 1944, brohoritjet dhe festimet eksploduan sërish. Por gjyshja nuk ishte aty t’i shihte për së gjalli meqë me familje po fshihej në Malësinë e Gjakovës në Shqipëri. Në fillim të vitit 1944, pas arrestimit të Halimit, na thotë gjyshja, Fadili i kishte shkruar një letër njerkës, Kikës, “Nuk mund të ndërmarr asnjë veprim. Jeni peng, do t’ju vrasin”, duke i kërkuar të fshihej me fëmijët e vegjël. Dy më të mëdhenjtë e fëmijëve, Saniu dhe Nexhmija, ishin bashkuar me forcat partizane.

“Nuk shkova se isha e vogël, nuk më morën”, më thoshte gjyshja. Fshehtazi, partizanët kishin nxjerrë Kikën dhe fëmijët më të vegjël përtej kufirit për në Shqipëri, duke kaluar Tropojën për t’i lënë në Dushaj në shpinë e një njeriu të quajtur Zenel Ahmeti. Partizanët kishin baza të forta në malësi, me shumë shpi që morën familje partizane kur u arratisën nga qyteti, tregonte Fadili. “Gjithë natën, fshatarët vinin në shpinë e [Ahmetit] me na mbrojtë”, na tregonte gjyshja vite më vonë.

Familja u kthye në qytet pasi u çlirua nga forcat naziste në tërheqje dhe me ardhjen e partizanëve komunistë si fitimtarë. Për gjyshen, lufta përfundoi atëherë, megjithëse luftimet vazhduan në të gjithë Kosovën, derisa partizanët luftonin për të shuar rezistencën kombëtare antikomuniste. Në dhjetor, një grup prej qindra shqiptarësh tentuan ta merrnin Ferizajin, pa sukses; rreth një muaj më vonë një aksion i ngjashëm u organizua në Gjilan. Në hakmarrje, “një brigadë partizane serbe”, e kishte pranuar më vonë Fadil Hoxha, hyri në Gjilan dhe vrau shumë civilë, “shumë njerëz të pafajshëm që nuk kishin asnjë lidhje me ballistët”.

Ndërkohë, luftimet vazhduan edhe më në veri, në Frontin e Sremit, në veriperëndim të Beogradit, ku forcat e Boshtit në tërheqje kishin krijuar një vijë mbrojtëse kundër një përpjekjeje të përbashkët të partizanëve jugosllavë dhe forcave sovjetike e bullgare, të ndihmuara nga forcat ajrore aleate. Në Kosovë, e cila ishte nën komandën komuniste jugosllave, partizanët u përpoqën të mobilizonin sa më shumë burra në moshë, për t’i dërguar në front, por u përballën me kryengritje.

Me gjithë përpjekjet e partizanëve, përfshi vetë Fadil Hoxhën, për ta bindë Shaban Polluzhën dhe brigadën e tij prej rreth 8000 burrash që të bashkoheshin me forcat partizane që luftonin kundër gjermanëve, Polluzha vendosi të qëndronte në vend dhe të mbronte rajonin e tij, Drenicën. Pasuan luftime mes partizanëve dhe forcave të Polluzhës, dhe sipas historianit Noel Malcolm, rreth 20.000 shqiptarë iu bashkuan kryengritjes. Deri në mars, kryengritja ishte shuar krejt; 44 fshatra të zonës qenë shkatërruar. Ndërkohë, Fronti i Sremit u thye përfundimisht nga mesi i prillit, dhe më 9 maj, forcat sovjetike shpallën fitoren në Berlin kundër Gjermanisë e cila u dorëzua. Lufta botërore kish mbaruar vërtet.

Mosha e pjekurisë

Shumicën e luftës, çështja e statusit të Kosovës mbeti e paqartë. Me gjithë Rezolutën e Bujanit të viteve 1943-‘44, në të cilën Këshilli Nacional-Çlirimtar për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit e bëri të qartë se shumica e popullsisë së Kosovës ishte shqiptare dhe se dëshironin të bashkoheshin me Shqipërinë, pas përfundimit të luftës, krahina mbeti nën Serbi. Fillimisht, për shqiptarët e Kosovës, që prapë kishin mbetur jashtë shtetit shqiptar, kufiri ishte i papërfillshëm. Fill pas luftës, Jugosllavia dhe Shqipëria kishin marrëdhënie të shkëlqyera dhe Enver Hoxha e mbështeste me gjithë zemër idenë e bashkimit të dy vendeve.

Në vitin 1945, kur institucionet e sapokrijuara po tentonin të zgjeronin sistemin arsimor në Kosovë, Shqipëria dërgoi 50 mësues. “Sapo u hapën shkollat në gjuhën shqipe, filluam t’i hapnim sytë dhe duhet ta falënderojmë Shqipërinë, e cila dërgoi mësuesit menjëherë”, shpjegoi gjyshja, e cila ishte veç gjimnaziste pas luftës. “Kur mori hov, nuk u ndal më”. Pas luftës, Partia Komuniste e Jugosllavisë (PKJ) ndërmori një fushatë masive arsimore për të zhdukur analfabetizmin. Arsimit iu kushtua shumë rëndësi nga komunistët si mjet për të nxitë një patriotizëm jugosllav si dhe për të luftuar “prapa-mbeturinë”.

Autoritetet e sapokrijuara organizuan kurse shkrim-leximi dhe zgjeruan rrjetin e shkollave fillore dhe të mesme. Shkolla Normale, e cila zhvillonte mësimet në gjuhën serbe, u themelua në Prishtinë në vitin 1945, ndërsa homologia e saj shqiptare u themelua pothuajse një vit më vonë në Gjakovë, në tetor 1946. Sipas librit të Qazim Lleshit “Normalja e Gjakovës”, shkolla në Gjakovë u organizua aty për aty për t’i përgatitë kuadrot mësimdhënëse: dita e parë e orëve u mbajt të shtunën.

Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 1948, 62,5% e popullsisë së Kosovës ishte analfabete. Shkalla e analfabetizmit të grave ishte 78.4%  – megjithëse historiania Isabel Ströhle sugjeron se shifrat faktike mund të kenë qenë më të larta. PKJ pohonte se vetëm për një vit  –  midis 1947 dhe 1948  –  40,000 njerëz në Kosovë kishin ndjekur kurset e shkrim-leximit, dhe në 10 vitet e para të rendit të ri socialist, numri u rrit në 270,000.

Në vitin 1947, gjyshja iu bashkua dhjetëra të rinjve e të rejave në “Normale” që donin të bëheshin mësues. Kur e intervistuam, ajo këmbëngulte se kish qenë në gjeneratën e parë të të diplomuarve, por sipas një libri për “Normalen” botuar nga Qazim Lleshi në vitin 1987, duket se ishte në gjeneratën e dytë. Rastësisht, gjyshi im Xhahit Limani, me prejardhje nga Prizreni, u takua me gjyshen gjatë vijimit të Normales, si nxënës i gjeneratës së parë që diplomoi në vitin 1948.

Normalja ishte shumë prestigjioze. Gjyshja shpesh e barazonte mbarimin e “Normales” me diplomimin në universitet. Vetë shkolla ishte vendosë në Institutin e Industrisë, që kish funksionuar në periudhën e luftës dhe përgatiste nxënësit për t’u bërë pedagogë. Nxënësit ndiqnin mësimet në lëndët si gjuhë e letërsi shqipe, serbo-kroatisht, rusisht, matematikë, gjeografi, fizikë, histori, muzikë e vizatim. Gjenerata e parë e nxënësve nuk kishte libra shkollorë, që do të thoshte se e vetmja mënyrë që të ruanin njohuritë ishte me mësimin përmendësh.

Nxënësit e shkëlqyeshëm ua përsëritnin mësimet të tjerëve. Gjyshi, vijimi shkollor i të cilit është dokumentuar mirë në librin e shokut të tij të klasës Lleshit, me gjasë kish shkëlqyer në gjimnastikë dhe këngë. Përderisa gjithë të diplomuarit e “Normales” vijonin të bëheshin mësues dhe të vendoseshin kudo që ua kish nevojën Partia Komuniste, disa, si gjyshi dhe gjyshja, vazhduan shkollimin në Beograd. “Me shku në Beograd, ishte ndjenjë e mrekullueshme. Ishte si me shku në një vend evropian, arritje e madhe jetësore. Fluturonim, fluturonim kur shkuam në Beograd”, tregonte gjyshja gjatë intervistës.

Në një fotografi me shokët e klasës në sheshin qendror Terazije të Beogradit, gjyshja, e veshur me një fustan të errët dhe me xhaketë mbi supe, shikon drejt aparatit tek qëndron mes tre moshatarëve. Duket e lumtur. Myrvetja me shokët e klasës nga ‘Normalja’ në Beograd, 1952. Nga e majta në të djathtë: Qazim Lleshi, Ibrahim Zherka, Myrvete Hoxha dhe Hasim Binishi. Fluturonim, fluturonim kur shkuam në Beograd”, tregonte gjyshja. “Na kanë pritë mirë. Më vonë fillun marrëdhëniet [me serbët] të dhembnin, veç edhe na kanë çmu”, tha në intervistë.

Gjatë kësaj periudhe gjyshja, që e kish pikë të dobët modën gjithë jetës, kish shkuar për pazar në një nga qendrat tregtare në qendër të Beogradit. Duke kërkuar numër për vete, iu kish drejtuar një gruaje për ndihmë, duke iu referuar siç bëhej në atë kohë, motërsisht thjesht si drugarica – shoqe. Ka shumë gjasa që, duke i vënë re serbishten e varfër dhe theksin që shumica e gjakovarëve nuk arritën ta hiqnin kurrë, serbja iu kish kthyer dhe pa një, pa dy, i kish thënë gjyshes me përbuzje: “Nisam ja tvoja drugarica!” (Nuk jam unë shoqja jote!).

Ishte dush i ftohtë për naivitetin politik të gjyshes dhe një cifël në bindjen e saj për linjën partiake të vëllazërim-bashkimit. Po, të gjitha kafshët ishin të barabarta, por disa ishin më të barabarta se të tjerat. / Memorie.al 

                                                              Vijon numrin e ardhshëm 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 5 Shtator 2026

Next Post

“Shuteriqi na krijonte mundësi që të takoheshim dhe të bisedonim e, në vitin 1974, ndërsa unë dhe grupi im i Pilurit ishim në Tiranë me këngën ‘Nga kjo baltë e kësaj toke’, ai...”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

Artikuj të ngjashëm

“Në mjedise private të Kosovës, Schwandner-Sievers kishte ndeshur një Tito-nostalgji të ngjashme me atë të kombeve dhe etnive të tjera, ish-jugosllave…”/ Refleksionet e mbesës së Fadil Hoxhës
Personazh

“Edhe foshnjat në Gjakovë e njihnin Ali Bokshin, spiunin dhe Fadili, Boro Vukmiroviç, Ramiz Sadiku dhe Ymer Pula, vendosën që ta vrisnin…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së ish-udhëheqësit të Kosovës

September 5, 2026
“Në mjedise private të Kosovës, Schwandner-Sievers kishte ndeshur një Tito-nostalgji të ngjashme me atë të kombeve dhe etnive të tjera, ish-jugosllave…”/ Refleksionet e mbesës së Fadil Hoxhës
Personazh

“Në mjedise private të Kosovës, Schwandner-Sievers kishte ndeshur një Tito-nostalgji të ngjashme me atë të kombeve dhe etnive të tjera, ish-jugosllave…”/ Refleksionet e mbesës së Fadil Hoxhës

September 2, 2026
“Kostë Çekrezi i shkruante një letër shokut të tij, nipit të presidentit amerikan, Willson, ku i thoshte…”/ Studiuesi i njohur nga SHBA-ja, publikon dokumentin e rrallë
Personazh

“Kostë Çekrezi i shkruante një letër shokut të tij, nipit të presidentit amerikan, Willson, ku i thoshte…”/ Studiuesi i njohur nga SHBA-ja, publikon dokumentin e rrallë

August 29, 2026
“Falë përkujdesjes së poetit tonë të njohur Xhevahir Spahiu, që na e solli një kopje të këtij libri nga Irani gjatë një vizite pune në Teheran, u bë e mundur…”/ Libri i panjohur për Abaz Aliun

August 25, 2026
“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura  austro-hungareze
Personazh

“Përballë shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rugovës e Gashit, të udhëhequr prej prijësit të tyre, Ali Pashë Gucia, miti i trimërisë malazeze…”/ Dokumentet e panjohura austro-hungareze

August 23, 2026
“Në letrën që ia dërgoi gruas së tij Terentia dhe vajzës Tullia, ai shkruante; erdha në Durrachium, sepse është një qytet i lirë, njerëzit këtu janë…”/ Historia e panjohur e Ciceronit me “Tavernën e Adriatikut”

August 21, 2026
Next Post
“Shuteriqi na krijonte mundësi që të takoheshim dhe të bisedonim e, në vitin 1974, ndërsa unë dhe grupi im i Pilurit ishim në Tiranë me këngën ‘Nga kjo baltë e kësaj toke’, ai…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

“Shuteriqi na krijonte mundësi që të takoheshim dhe të bisedonim e, në vitin 1974, ndërsa unë dhe grupi im i Pilurit ishim në Tiranë me këngën ‘Nga kjo baltë e kësaj toke’, ai...”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme