• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, August 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Eriksoni i shkruante sekretarit të shtetit për tregtinë, Hoover, i cili më vonë u bë President i SHBA-ve, se qeveria shqiptare i kishte dhënë një donacion prej 300 ha., pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së Golemit

1933 – VENDI QË ZURI SHQIPËRIA NË LIBRIN “BIBLIOTEKAT POPULLORE TË BOTËS”
“Kur po diskutohej hapja e kolegjit bujqësor, ku do të mësonin djemtë, Zogu e nxiti Eriksonin që të hapte më përpara shkollën e vajzave, pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së famshme të Golemit
1933 – VENDI QË ZURI SHQIPËRIA NË LIBRIN “BIBLIOTEKAT POPULLORE TË BOTËS”
1933 – VENDI QË ZURI SHQIPËRIA NË LIBRIN “BIBLIOTEKAT POPULLORE TË BOTËS”
1933 – VENDI QË ZURI SHQIPËRIA NË LIBRIN “BIBLIOTEKAT POPULLORE TË BOTËS”
“Kur po diskutohej hapja e kolegjit bujqësor, ku do të mësonin djemtë, Zogu e nxiti Eriksonin që të hapte më përpara shkollën e vajzave, pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së famshme të Golemit

Nga Dr. Gjovalin Gjeloshi*

Pjesa e dytë

Memorie.al / Plot 45 vjet më parë, në vjeshtën e vitit 1976, Shkolla Bujqësore e Golemit të Kavajës, kishte festë. Pothuaj të 600 nxënësit e saj ishin të përfshirë në ushtrime manifestuese të emërtuara; “Librin lart, pushkën top, hambarët plot”. (Ky emërtim vinte nga një iniciativë që kishin marrë nxënësit e klasës së II – B të atij viti, ku bëja pjesë edhe unë. Ushtrimet manifestuese, që ta dijë lexuesi, ngjanin me manifestimet që bëheshin prej rinisë shkollore a studentore me rastin e festave të 1 majit apo të 29 nëntorit, që njihej si dita e çlirimit). U bënë disa muaj përgatitje. Në ato javë përpara festës pati shumë seriozitet. Pritej që shkollën ta vizitonte një udhëheqës i lartë i shtetit shqiptar, Haxhi Lleshi, i cili dikur kishte qenë nxënës i kësaj shkolle. Përveç ushtrimeve manifestuese që u zhvilluan në qendrën sportive të shkollës, një numër i konsiderueshëm aktivitetesh e pasuan ditën e festës.

                                                                     Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas bisedave të gjata te Vila e Zogut, Shtrausi i tha një funksionari të lartë; a do ma jepni mua prof. Aleks Budën, ta marr me vete në Gjermani, për…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të akademikut të famshëm

“Kur po diskutohej hapja e kolegjit bujqësor, ku do të mësonin djemtë, Zogu e nxiti Eriksonin që të hapte më përpara shkollën e vajzave, pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së famshme të Golemit

Dy degët tradicionale të shkollës, pas vitit 1945, qenë Agronomia dhe Zooteknia. Madhështia e degës së agronomisë asnjëherë nuk u zbeh as kur në vendin tonë lulëzuan shkolla me emër në këtë drejtim, si ajo e mesme bujqësore e Kamzës, bujqësore e Peshkopisë, e Fierit, Korçës etj. Krenaria e “të vajturit të fëmijëve në këtë shkollë”, ekzistonte edhe atëherë kur rëndom u hapën mbi 340 shkolla të mesme bujqësore në të gjithë republikën, në çdo fshat të bashkuar.

Pas vitit 1990, me gjithë ndryshimet në sistemin e arsimit bujqësor parauniversitar, drejtimi bujqësor në Golem vazhdoi e vazhdon të mbetet edhe sot. Nëse qindra shkolla të mesme bujqësore në Shqipëri u kthyen në të mesme të përgjithshme, në Golem fillimisht mbeten të dy degët bazë të trashëguara, por u shtua edhe një klasë gjimnaz, thjesht “sa për të qenë fara”, por dhe për të përmbushur kërkesat e zonës përreth e për të mos mbetur “pas të tjerëve”. Por “garën”, se kush e heq e para drejtimin bujqësor, Golemi ua la shkollave të tjera.

Agrobiznes, një emërtim që nuk tremb

Po ta vini re, sot emërtime të tilla si: shkolla e mesme bujqësore, teknikumi bujqësor etj, të kësaj natyre, me emra që kanë si rrënjë fjalën bujqësi, nuk ekzistojnë. Të gjithë po kanë frikë nga bujqësia, si aktivitet po e po, por edhe nga vet fjala. (Po kur ka frikë qeveria, si të mos kenë fëmija). Unë nuk e di se ku duam të shkojmë, nëse nuk do të ketë në të ardhmen njerëz që të dinë të punojnë në bujqësi.

Që të dinë se si të mbjellin e shërbejnë bimëve, të krasisin pemët, të ngasin mjetet bujqësore, si të ushqehen kafshët. Gjyshërit apo baballarët që dinë, nuk do t’i kemi një ditë. Që të mos trembim fëmijët dhe të mos ndihen të fyer (O Zot, ku kemi mbërritur!), se po studiojnë për të punuar në bujqësi, shkollave të pakta apo degëve brenda këtyre shkollave që na kanë mbetur në Shqipëri, ua kemi vënë emrin “agrobiznes”. Kështu ka ngjarë edhe me Golemin.

Sot në Golem ka tre degë: Agrobiznes, që unë po kam dëshirë me i thënë “bujqësore”, nga një klasë në të katër vitet; Ekonomik në të katër vitet si dhe këtë vit është hapur një degë e re: Veterinaria. Por sido që të përparojë “ekonomiku” (dhe ka përparime), Golemi vonë do të fitojë statusin që kanë pasur në këto degë shkollat e Beratit apo Lezhës.

E aq më tepër veterinaria e brishtë, kur do të arrijë të ketë emrin që ka pasur shkolla veterinare në Shkodër? Kështu që Golemit i uroj të përparojë e të mbajë gjallë emrin e vet të pakonkurrueshëm: atë të teknikumit bujqësor. Shpresoj se, pas tranzicionit të gjatë, do të na kthehet edhe dashuria për t’u marrë me bujqësi: në praktikë e në teori.

“Ikonat” hiqen nga muret

Alqi Dhrami, një ndër mësuesit e fizikës në kohën tonë (1975-1979), ishte në grupin e mësuesve më të rinj të shkollës. Edhe ky, si shumë prej pedagogëve të vjetër me emër të kësaj shkolle, është banor i qytezës së Golemit. Si i tillë, në fillim të viteve ‘90-të, ai mbeti mësuesi i vetëm, që lidhte dy epoka të saj: para dhe pas vitit 1990. Të tjerët kishin dalë në pension apo nuk jetonin më dhe më të rinjtë ishin transferuar në shkolla të tjera. Falë moshës dhe përvojës së gjatë, në fund të viteve ‘80-të dhe në fillim të viteve ‘90-të, ai ishte zëvendësdrejtori i shkollës.

Gjatë kohës kur ushtroi aktivitetin e tij si mësues, jetoi lulëzimin e teknikumit, si një shkollë kombëtare e me emër në të gjithë republikën, lëkundjet dhe riorganizimin e saj si një shkollë më tepër lokale e rajonale, (madje edhe braktisjen e saj me grupe nxënësish në pranverën e vitit 1991, kur dhjetëra djem e vajza mësynë portet si shumë të rinj shqiptarë për të emigruar) si dhe pikën më të ulët, që e konsideron ai, vitin 1999, kur numri i nxënësve ra në maksimum. Edhe pse në këtë pikë, këtë vit ai ka guximin të marrë drejtimin e shkollës.

– Pas dy vitesh- kujton ai – hapëm një degë të re, Turizmin. Ishte kjo degë që ne na shpëtoi shkollën nga mbyllja. Në vitin 2001 u regjistruan rreth 200 nxënës në këtë degë dhe kjo na mbajti gjallë. Madje pati regjistrime edhe prej rretheve të tjera, jashtë Durrësit e Kavajës. Pothuaj u përtëri tradita e vjetër që ishte dikur me bujqësoren.

Një vit më vonë, pas këtij suksesi, më 2002 “veteranin” e heqin si drejtor të shkollës dhe në vitin 2011 e transferojnë edhe si mësues në shkollën 9-vjeçare të zonës. Natyrisht, unë nuk them se Alqi Dhrami ishte më i miri i mësuesve që na dhanë mësim. Atje ka pasur shumë të tillë dhe ishin të tjerë përpara tij.

“Më i miri” ishte vështirë të ishe dhe këtë nuk e përcaktoj unë. E quajta “ikonë” për arsyet e sipërpërmendura. E quanim ikonë ne brezi ynë, sepse kur bënim vizitë në Golem vitet e fundit, vetëm prania e tij na lidhte me kohën kur studionim në atë shkollë. Megjithatë, lëvizje dhe emërime të tilla pa kriter në arsim, nëse nuk prekin cilësinë e mësimdhënies, apo nuk cenojnë historinë e shkollave të tilla, edhe këto “ikonë”, nuk ka gajle se gërvishtin nostalgjinë tonë.

“EDE” Golem

Ekonomia Didaktike Eksperimentale, EDE e Golemit, ishte (ishte, sepse nuk është më) në miniaturë një fermë bujqësore, drejtori i së cilës ishte njëkohësisht edhe drejtor i shkollës së Golemit. Kjo formë organizimi është e vjetër sa edhe vet shkolla. Pavarësisht emërtimeve, si “fermë” apo thjeshtë si “tokë private” e shkollës,  për një teknikum bujqësor që përgatitë personel teknik për bujqësinë, toka është “ajri i shkollës”.

Aq sa nuk bën një fakultet mjekësie pa “Qendrën Spitalore Universitare”, edhe një shkollë profesionale, në këtë rast bujqësore, nuk funksionon pa një qendër didaktike eksperimentale, në një sipërfaqe të caktuar toke. Qysh në vitin 1922, kur Erikson mendonte për shkollën bujqësore, i kërkonte qeverisë shqiptare t’i jepte tokë në një zonë që ishte në pronësi të shtetit, ku përveçse të ngrinte “Kolegjin Kombëtar të Bujqësisë”, të kishte edhe “një fermë model dhe stacion eksperimental” pranë këtij kolegji.

Në vendin ku është shkolla (sot dhe dje) dhe ku ishte ekonomia deri në vitet ‘90-të të shekullit të kaluar, për këtë sipërfaqe toke, Eriksoni i shkruante sekretarit të shtetit për tregtinë, Hoover, i cili më vonë u bë President i SHBA-ve, se qeveria shqiptare i kishte dhënë një donacion prej 300 ha. tokë. Dhe kjo tokë “e mirë për kultivim bujqësor…ishte një tokë pjellore dhe gjendej pesë milje larg nga qyteti i Durrësit”.

Prej asaj kohe e deri nga mesi i viteve ‘90-të, kur shkolla do të mbeste fillikat pa bazën eksperimentale-didaktike-prodhuese si “peshku pa ujë”, pak ndryshime do të kishte në programin mësimor-teknik-prodhues të shkollës së Golemit. Sipas dokumentacionit të mëvonshëm, përsëri Ekonomia Didaktike do të ishte një fermë bujqësore prej 300 ha. tokë e, do të përbënte “një administratë” së bashku me shkollën.

I vetmi ndryshim më vonë do të ishte te numri i orëve të praktikave, i cili në kolegjin shqiptaro-amerikan, përbënte themelin e programit. Nëse atëherë nxënësit ngriheshin që me natë për të shkuar në stalla apo fusha për të bërë punët bujqësore e blegtorale, me krah apo me mjete mekanike, më vonë këto punë do të kryheshin nga fuqia punëtore e fermës dhe nxënësit kryenin atje vetëm praktikat mësimore, pa qenë të detyruar të punonin me normë të plotë.

Sot, pesë milje larg Durrësit…

Përpara 95 viteve, pesë milje larg Durrësit (ashtu siç i shkruante Erikson, Hoover-it), “lindi” një shkollë e madhe. “E madhe” në të gjitha përmasat: me nxënës (djem e vajza), me mësues amerikanë e shqiptarë, me programe të modernizuara mësimore teorike e praktike dhe mbi të gjitha me një fermë didaktike që të siguronte “trajnimin e të rinjve shqiptarë në një bujqësi moderne shkencore në të gjitha degët e saj”. Sot, është dhe nuk është më ajo shkollë.

Shkatërrimi i Ekonomisë Didaktike dhe përvetësimi i asaj sipërfaqeje toke, që ishte për dhjetëra vjeçarë pronë e një institucioni arsimor-bujqësor, është treguesi më i qartë se sa në mënyrë të padrejtë veproi Ligji i tokës në qindra raste në Shqipëri, duke shpërfillur të drejtat elementare të pronësisë. Natyrisht që në këtë “kasaphanë” të abuzimeve me tokën bujqësore, në zona të tilla të lakmuara si ajo e Golemit, nuk kishte si të shpëtonte nga kafshimi një copë kaq e madhe.

E njëjta gjë, të themi të vërtetën, do të ndodhte edhe në Velipojë, Shëngjin apo në çdo zonë bregdetare shqiptare (është koha e zhvatjeve të pasurisë kombëtare po e po, por edhe “e pasurisë së tjetrit”). Por, të katandiset ekonomia e kësaj shkolle model në vetëm pesë ha. tokë, edhe kjo pa asnjë dokumentacion pronësie, është një abuzim që mund ta bëjnë pushtetet vetëm në Shqipëri.

Çdo drejtor shkolle që ka tentuar të mbrojë sadopak të drejtat e shkollës në këtë sferë, është pushuar nga puna. Kështu ka ndodhur me Alqin, kështu ndodhi edhe me drejtorin e fundit, Hilmi Xhaferri. Kështu do të ndodhë derisa shkollën do ta drejtojnë joprofesionistët, ose ata që nuk i lidh asgjë me arsimin apo me historinë 90 -vjeçare të Institutit Shqiptar-Amerikan të Golemit./ Memorie.al

*Ish-nxënës i kësaj shkolle

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 02 Gusht 2026

Next Post

"Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që...”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

Artikuj të ngjashëm

“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën
Personazh

“Pas bisedave të gjata te Vila e Zogut, Shtrausi i tha një funksionari të lartë; a do ma jepni mua prof. Aleks Budën, ta marr me vete në Gjermani, për…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të akademikut të famshëm

August 1, 2026
“Kur po diskutohej hapja e kolegjit bujqësor, ku do të mësonin djemtë, Zogu e nxiti Eriksonin që të hapte më përpara shkollën e vajzave, pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së famshme të Golemit
Personazh

“Kur po diskutohej hapja e kolegjit bujqësor, ku do të mësonin djemtë, Zogu e nxiti Eriksonin që të hapte më përpara shkollën e vajzave, pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së famshme të Golemit

August 2, 2026
“Zyrtarë të Departamentit të Shtetit, janë në pritje për heshtjen tuaj të gjatë, në lidhje me çështjet midis SHBA-ve, dhe…”/ Letrat e panjohura të Nolit me Enverin, për anëtarësimin Shqipërisë në OKB, në ’46-ën
Personazh

“Në 1958-ën, Fan S. Noli i dërgoi një letër senatorit John F. Kennedy, ku e uronte dhe e mbështetëset për kandidaturën e tij presidenciale, duke e cilësuar atë si…”/ Historia e panjohur e Peshkopit shqiptar

July 31, 2026
“Në 1961-in, kur ai i dërgoi letër Enver Hoxhës, që e bija e tij të lejohej për t’u kuruar në Itali, me shpenzimet e familjes, në përgjigjen që i erdhi në ’64-ën, thuhej…”/ Historia e panjohur e aktorit Enver Dauti
Personazh

“Në 1961-in, kur ai i dërgoi letër Enver Hoxhës, që e bija e tij të lejohej për t’u kuruar në Itali, me shpenzimet e familjes, në përgjigjen që i erdhi në ’64-ën, thuhej…”/ Historia e panjohur e aktorit Enver Dauti

July 27, 2026
“Gjatë darkës në shtëpinë e Servetit në Matohasanaj, me raki koçimareje e ndonjë ulli a lëvozhgë qepe, të ftuarit ia morën këngës ‘Karakas-Venezuaela’,…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik
Personazh

“Gjatë darkës në shtëpinë e Servetit në Matohasanaj, me raki koçimareje e ndonjë ulli a lëvozhgë qepe, të ftuarit ia morën këngës ‘Karakas-Venezuaela’,…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik

July 27, 2026
“Olga Ristić, e bija e ish-kryeministrit të Serbisë, i shkroi disa letra Enverit dhe Mehmet Shehut, që t’i linin të bijën e dhëndrin të ktheheshin, por…”/ Historia e trishtë e mjekut hebre, që sakrifikoi veten për shqiptarët
Personazh

“Olga Ristić, e bija e ish-kryeministrit të Serbisë, i shkroi disa letra Enverit dhe Mehmet Shehut, që t’i linin të bijën e dhëndrin të ktheheshin, por…”/ Historia e trishtë e mjekut hebre, që sakrifikoi veten për shqiptarët

July 25, 2026
Next Post
“Kur Haxhi Gora, na komunikoi; ‘Kryesia e Kuvendit, s’ua fali jetën, sot në mesnatë, toga e pushkatarëve, do ekzekutojë vendimin për katër shokët tuaj’, ne…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit

"Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që...”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme