• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, August 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur ministri Balluku, e thirri në zyrën e tij dhe i komunikoj urdhrin e Enver Hoxhës, për projektimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, Koço i tha…”/ Historia e panjohur e arkitektit të famshëm

“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që…”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm
“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950

Nga Urb. Ark. Ervin Taçi

Pjesa e dytë

Memorie.al / Koço Miho, lindur në Gjirokastër në vitin 1924, një nga profesionistët më të shquar urbanist dhe arkitekt shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Menjëherë pas Luftës, ku si patriot u bë pjesë si partizan i Brigadës së VIII sulmuese, u shkollua në Moskë në vitet 1948 -1953. Pas diplomimit angazhohet në strukturimin e institucioneve kryesore të projektimit në vend, në fillim si drejtues i ndërmarrjes “Projekti”, më vonë i quajtur Instituti i Projektimeve Nr.1, për tetë vite dhe më vonë në drejtim për 13 vjet të urbanizimit të kryeqytetit me statusin e Krye-arkitektit të Tiranës. Paralelisht ndikoi rëndësishëm edhe në strukturimin e degës së Urbanistikës dhe Arkitekturës pranë Universitetit Politeknik të Tiranës ku ishte pedagog për 10 vite. U qarkullua nga regjimi i asaj kohe në vitin 1974 në qytetin e Durrësit, në detyrën e punonjësit me të thjeshtë të urbanistikës së qytetit, si ndëshkim për autoritetin dhe personalitetin e pa kompromis, i cili e spikaste në drejtimin e Institucioneve më të rëndësishme kombëtare të urbanistikës dhe ndërtimit në përgjithësi.

                                                                  Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që…”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm

“Pjesëmarrja e Aleks Budës në varrim dhe fjalët e tij në nderim të veprës së prof. Rizës, bënë bujë të madhe në Institut, aq sa vëllai i tij, Mihali…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Akademisë Shkencave

Duket sikur trupi i objektit do kish qenë po njësoj në qoftë se autori nuk do kish “shpikur” elementin gjysëm transparent në trajtën e një “perdeje” të teksturuar bris-soleil-i, funksionale për të mbuluar dhe krijuar gjysëm intimitetin e hyrjes së sportistëve, ndarë qartazi nga hyrja e publikut. Puzzle-i i dilemave krijuese mesa duket këtu përmbushet dhe autori, po të hulumtosh më thellë në arkitekturën e objektit, nuk shpenzon më tepër në krijimtari apo edhe ekonominë e objektit.

Një tjetër objekt nga më të rëndësishmit e spikatur të karrierës së tij profesionale është Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore apo “SHQUP” siç njihej ndryshe (sot selia qendrore e Partisë Demokratike). Ish – Ministri i Mbrojtjes Beqir Balluku, e thërrët në zyrën e tij dhe i kërkon me urgjencë projektin për realizimin e një ndërtese ku oficerët e ushtrisë të kishin mundësi të mblidheshin me njëri-tjetrin për organizime të ndryshme.

Urgjenca vinte nga vetë Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, siç njihej asokohe nomenklatura më e lartë ushtarake që njësohej me rolin e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës, apo me vetë ish-diktatorin Enver Hoxha.

Kjo, Koços në rolin e drejtorit te Institutit te projektimit Nr.1, ju përcoll shprehimisht nga Ministri pasi e tillë mesa duket kishte qenë edhe kërkesa e papritur. Sipas rrëfimeve të autorit, i kishte kërkuar vetëm 4-5 dite kohë për t’i propozuar një objekt dinjitoz për këtë objekt, që do mund të identifikonte fytyrën e Ushtrisë Shqiptare të kohës.

Për ministrin prioritet kishte koha, madje objekti mund të ishte fare i thjeshtë, pasi sipas tij nuk kishte shumë para shteti për një investim të tillë. Përgjegjësia e autorit ishte jo vetëm profesionale porse doza e vështirësisë së momentit kishte të bënte me kohën tepër të ngushtë por mbi të gjitha me pritshmëritë e 1-shit, për një vepër që duhet të fliste me “forcën” e prestigjit.

Net pa gjumë për konceptimin dhe prezantimin me skica të idesë për Sekretarin e Parë të Komitetit Qendror, ndaj të cilit ashtu si edhe në rastin e Pallatit të Sportit, ankthi ishte, se si ai do ta priste.

Autori në ditën e premtuar i dorëzon projekt idenë ministrit, i cili as që nuk priti të komplimentonte para se të shprehte menjëherë merakun, se do ishte një objekt me kosto i cili mund të mos mbështetej për investimin që do mund të kryhej për këtë institucion të ri. Ankthi i pritjes shoqëron autorin. Shqetësimi si do të ketë mundur t’ja prezantojë ministri, por mbi të gjitha si do e ketë pritur ai?!

Pritja zgjat jo më tepër se një javë, pasi urgjenca dukej të ishte reale për diktatorin. Fytyra e ministrit në takim spikaste një buzëqeshje të thellë, e cila nuk të linte të kuptoje asgjë tjetër përveçse miratimit nga vendimmarrësi. “Sa më shpejt shoku Koço … e kuptoni vetë” – thotë Ministri.

Autori tregon gjithçka me emocion që kishte përjetuar drejtpërdrejtë. Në rrëfimet profesionale, përtej ankthit, autori rrëfen përjetimin e zgjidhjes kompozicionale të arkitekturës së objektit, duke referuar rëndësinë e jashtëzakonshme të hyrjes së tij nga një rrugë e rëndësishme e strukturës së qytetit.

Autori që në momentin e parë e sheh objektin si një trup që duhet të qëndroj aq solid në perceptimin monumental të rëndësisë që mbarte, sa edhe i lehtë në peshën vizuale. Kjo lehtësi vjen e kontekstualizohet harmonikisht dhe me gjelbërimin, i cili bëhet protagonist i zhvillimit urban arkitektonik të parcelës.

Jo vetëm mbjellja masive e perimetrit të brendshëm të rrethimit të objektit me drurë halore jo-gjetherënëse gjatë gjithë harkut vjetor, por edhe elemente të mirëfillta të peizazhit dhe rekreacionit, siç ishte që në hyrje “loja” me pellgje ujore dhe një bar-kafe rekreacioni e mirënjohur më vone si elementi funksional më i rëndësishëm për takimin e ushtarakëve përtej petkut të seriozitetit të uniformës si njerëz e miq.

Fasada ballore e objektit në perceptimin e parë ngjan në një ekuilibër perfekt vizual me një rrjet të rregullt brisoleilash vertikale, të cilat duket sikur përsëriten rregullisht në të gjithë gjatësinë e fasadës. Por në fakt nuk është tamam kështu, pasi objekti në fakt gjendet në një ekuilibër perfekt, por dinamikë të “fshehur”.

Rregullsinë e “thyen” blloku volumor vertikal i shkallës kryesore të hyrjes, i cili duket se e nxjerr objektin nga ekuilibri, por duke qenë pikërisht ai në fakt që luan me siluetën e objektit, duke u përfshirë në një bllok volumor me katin përdhe të objektit në vendosje të ekuilibra të tjerë, që ndryshe në arkitekturën moderne mund të cilësohen edhe si ekuilibra dinamike.

Ngritja jo rastësore e volumit të shkallës (funksionalisht me dalje në tarracë) kulmon me elementin e shtizës ku valëviste flamuri kombëtar. Autori “luan” gjithashtu me efektin vizual në përforcimin e ceremonialitetit të përjetimit të objektit me një rrugëtim të nisur nga hyrja kryesore e rrethimit të jashtëm, të hapur në formën e një sheshi me pjerrësi të lehtë 3%.

Rrugëtimi ndërpritet jo rastësisht nga një platformë e ngritur me rreth 50 cm. me tre këmbë shkallë rreth 10 m. para hyrjes kryesore tek e cila duket se shkarkon “pesha” vizuale e masës e volumore të objektit.

Në vazhdimësi ne rolin e krye-arkitektit të Tiranës, Koço Miho mbledh rreth vetes profesionistë të talentuar që spikatën, si Maks Velo, Feri Dishnica, Fatbardha Daja, etj. Në këtë periudhë për kryeqytetin ishte e rëndësishme ndërtimi i lagjeve të reja për banorët e rinj të cilët migruar nga qytetet e tjera të Shqipërisë, po formonin strukturën e re urbane.

Ishte periudha e projektimit të lagjeve të reja të cilat nga niveli i investimit duhet të ishin sa më bazike, por njëkohësisht të formonin edhe identitetin nëpërmjet kompozimit të hapësirave të oborreve të brendshme, por edhe arkitekturës së objekteve të veçanta të vendosura në kontekstin urban. Spikaten “Blloku Partizani”, “Ferit Xhajko”, ndërtesa e diplomateve në rrugën “Skënderbej”, ATSH-në dhe projekte të tjera të hartuara nga zyra e urbanistikës pranë Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Tiranës, me udhëheqjen e projekteve nga Koço Miho.

Për autorin duhet folur shumë më gjatë pasi objektet që ai la janë dëshmi e cilësuar e një profesionisti ndërdisiplinor, jo vetëm arkitekt dhe inxhinier, por mbi të gjitha me njohuri të jashtëzakonshme në Urbanistikën e kompozimeve urbane të shkallës së vogël, por edhe në shkallë qyteti.

Veçanërisht është për t’u përmendur hyrja në qytetin e Durrësit në vitet ’80 kur Koço Miho drejtoi zyrën e urbanistikës të Komitetit Ekzekutiv të Durrësit. Ndërhyrja ishte e një shkalle tepër të madhe urbane, ku sfida ishte përballja e kujtdo, që do hynte në qytet me imazhin e Durrësit.

Gjurmët që kishin lënë italianët para dhe gjatë pushtimit me Planin Rregullues, por edhe shumë objekte të cilat edhe sot janë më të identifikuarat në qytet, mbeteshin të izoluara pa krijuar një pëlhurë urbane të shtrirë deri në skajet identifikuese të strukturës së qytetit. Ky ishte objektivi për t’u arritur dhe Koço Miho e ndërthuri gjithë këtë makro operacion urban, me kombinimin e vendosjes së terminalit të transportit publik ku pjesë ishin “Stacionit i Ri i Trenit”, por edhe ai i autobuzave rajonale.

Treni dhe autobuzat që e lidhnin qytetin me gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë, duhet të ishin sa më afër qytetit. Arritshmëria ishte shumë e vlefshme për të gjithë vizitorët e qytetit, pasi me këmbë mund të arrinin pothuaj çdo destinacion kryesor të tij, por mbi të gjitha për vetë banorët e Durrësit, të cilët e kishin të ndërlidhur të përditshmen e tyre me Tiranën. Jeta studentore e durrsakëve ishte e lidhur me trenin në vajtje në mëngjes dhe mbërritje pasdite, prandaj stacioni nuk ishte një mjet çfarëdo, por pjesë e organizmit bazik të qytetit.

E pra zgjedhja e pozicionimit të tij ishte ajo më e afërta e mundshme pavarësisht se manovra e hyrjes së trenit në stacion nuk ishte tepër e thjeshtë, duke qenë se ajo ishte me hyrje të dedikuar fundore dhe jo transit, siç do kishte qenë perfekt të ishte në trasenë e linjës Tirane-Elbasan-Pogradec.

Zgjedhje-zgjidhja ishte e diktuar dhe e personalizuar në funksion të organizmit të një qyteti që jetonte me lëvizjen në këmbë. Dalja apo hyrja në stacion, nuk mund të ishte ndryshe veçse e një sheshi urban të formuluar në perfeksion me godinat e pallateve të reja, që ishin pjesë e gjithë ndërhyrjes urbane. Vetë sheshi ishte njëkohësisht edhe stacioni i autobusëve ku gjithçka ngjante me një vend takim të përditshëm të njerëzve.

Hyrja automobilistike në qytet, e vendosur vërtet në trasenë e dikurshme rrugore, por me një kontekst krejtësisht të transformuar nga njëra anë e saj paralel me linjën hekurudhore hyrëse në stacion, e shoqëruar me sipërfaqe të gjelbëruar dhe në orientimin tjetër Verior me park-lulishte, që i prezantonte vizitorit jo drejtpërdrejtë objekte. Autori “luan” me bifunksionalitetin, gjelbërim për të përcjellë ndjesinë graduale të hyrjes në qytet dhe destinacion rekreacioni për banorët e zonave të reja të banimit.

Menjëherë pas bllokut të gjelbër me seksion rreth 50 m pozicionohej perimetri i blloqeve të reja të banimit të cilat i dhanë qytetit mundësinë e rritjes masive në Veri. Arkitektura e të gjitha objekteve të ndërhyrjes urbane dallon për thjeshtësinë, por njëkohësisht edhe për elemente unifikuese identifikuese arkitektonike, por veçanërisht dalluese me përfundimin e siluteve të godinave me trarë hapësinore tepër të veçantë për kohën.

Biografia profesionale e Koço Mihos ishte e lidhur edhe me shkrimin për arkitekturën ku shkroi dy monografi të mirënjohura si “Amfiteatri i Durrësit”, ”Trajta te Profilit Urbanistik të Qytetit të Tiranës”, dhe pas viteve ’90 me përmbysjen e sistemit totalitar, vazhdoi aktivitetin profesional me shkrimin e dy monografive të tjera, si “Shqipëria Vështrim Urbanistik”, dedikuar zhvillimit urbanistik të viteve 1922-1944, apo siç njihet ndryshe si periudha fashiste në urbanistikë dhe arkitekturë dhe “Arkitekt Kristo Sotiri”, dedikuar arkitektit të njohur të fillim shekullit të XX me aktivitetin e tij projektues kryesisht në Rumani, i cili e kishte impresionuar dhe frymëzuar Koço Mihon më herët me Projektin e Muzeut te Dëshmorëve të Luftës në përfundimin e aksit të hyrjes në qytetin e Durrësit./ Memorie.al

Shënim i autorit të shkrimit

Koço Miho, një profesionist i shkëlqyer që pata fatin ta njoh dhe të rritëm profesionalisht me të në fazat e formimit universitar. Cilido nga profesionistët e rinj është i rekomanduar të lexoj botimet me mjaft vlerë që ai i trashëgoi bibliografisë së arkitekturës Shqiptare.

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 09 Gusht 2026

Next Post

“Ai nuk është libër për të krijuar mite, apo glorifikime, por për të ndërtuar vetëdije të thellë historike, duke e parë të shkuarën si...”/ Refleksione mbi veprën “Njerëz të Durrësit”, të autorit Fatmir Minguli

Artikuj të ngjashëm

“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që…”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm
Personazh

August 9, 2026
“Pjesëmarrja e Aleks Budës në varrim dhe fjalët e tij në nderim të veprës së prof. Rizës, bënë bujë të madhe në Institut, aq sa vëllai i tij, Mihali…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Akademisë Shkencave
Personazh

“Pjesëmarrja e Aleks Budës në varrim dhe fjalët e tij në nderim të veprës së prof. Rizës, bënë bujë të madhe në Institut, aq sa vëllai i tij, Mihali…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Akademisë Shkencave

August 7, 2026
“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën
Personazh

“Në 91-in, pasi mbaruam vizitën dhe dolëm jashtë, prof. Ducellier më tha i tronditur: Luan, profesor Buda qenka shumë i varfër…”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohur, për ish-kreun e Akademisë

August 6, 2026
“Kulmi i qëndresës së At Meshkallës erdhi në 1967-ën, kur regjimi komunist ndërmori fushatën barbare për zhdukjen e fesë, ai i dërgoi Mehmet Shehut një…”/ Homazh në 38 vjetorin e klerikut të famshëm
Personazh

“Kulmi i qëndresës së At Meshkallës erdhi në 1967-ën, kur regjimi komunist ndërmori fushatën barbare për zhdukjen e fesë, ai i dërgoi Mehmet Shehut një…”/ Homazh në 38 vjetorin e klerikut të famshëm

August 7, 2026
Dritë-hijet e Xhelal Staraveckës në librin e Naim Zotos
Personazh

Dritë-hijet e Xhelal Staraveckës në librin e Naim Zotos

August 2, 2026
“Eriksoni i shkruante sekretarit të shtetit për tregtinë, Hoover, i cili më vonë u bë President i SHBA-ve, se qeveria shqiptare i kishte dhënë një donacion prej 300 ha., pasi…”/ Historia e panjohur e shkollës së Golemit

August 1, 2026
Next Post
“Ai nuk është libër për të krijuar mite, apo glorifikime, por për të ndërtuar vetëdije të thellë historike, duke e parë të shkuarën si…”/ Refleksione mbi veprën “Njerëz të Durrësit”, të autorit Fatmir Minguli

“Ai nuk është libër për të krijuar mite, apo glorifikime, por për të ndërtuar vetëdije të thellë historike, duke e parë të shkuarën si...”/ Refleksione mbi veprën “Njerëz të Durrësit”, të autorit Fatmir Minguli

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme