• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, June 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Kancelari i Bavarisë, Shtraus, ka ardhur në Shqipëri në verën e vitit 1984, pra kur Enver Hoxha ishte ende gjallë dhe ai na autorizoi që me Shtrausin…”/ “Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91
“Edhe pse Ramiz Alia, nuk mori pjesë në mbledhjen e Katovicës që u zhvillua në 1987-ën, në Tiranë, ka mbërritur letra e Gorbaçovit, e cila kishte…”/ Dëshmia e rrallë, e ish-sekretarit të Alisë
“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë…”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”
“Kam 40 vjet punë dhe s’kam asnjë lekë në bankë, të ble mobiliet, frigoriferin, lavatriçen, etj., pasi e dorzova vilën e shtetit, por të paktën, t’i paguaj me…”/ Fjala e Hekuran Isait, në Byro, mars ‘91
“Shqipëria, që është grindur me gjithë të mëdhenjtë; Uashingtonin, Moskën e Pekinin, ngjan si një vend, ku religjioni, vjedhësit e qentë…”! / Shkrimet e shtypit Perëndimor, për “vendin e shqipeve”
“Kur Jusufi i tha; nuk kam pse të paguaj taksë për një aeroport, që e kam ndërtuar me këto krahë, si i burgosur politik’, polici shtangu dhe…”/ Ngjarja e rrallë me përkthyesin e famshëm të frëngjishtes

Nga Mentor Nazarko

Pjesa e katërt

Memorie.al / Kjo intervistë me Ramiz Alinë, pjesë e një cikli të botuar në gazetën Abc në vjeshtën e vitit 2005, është pa dyshim intervista ekskluzive më e gjatë, më e plotë, më e çlirët, të ish presidentit komunist në fund të jetës. Kemi zgjedhur të ofrojmë optikën me të cilën ai sheh Mehmet Shehun, dhe duket qartë se Ramizi është shkëputur nga linja zyrtare e Enver Hoxhës, sipas të cilës Mehmeti ishte poli-agjent. 

                                                         Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Enver Hoxha ka gabuar, sepse duke e dëgjuar Nako Spiron, mundet të mësonte edhe disa gjëra që mund të mos i dinte, por prapë, edhe avokat i Enverit do të bëhem, sepse…”/ Refleksionet e Ramiz Alisë

“Fillimisht Mehmeti nuk e donte Kadarenë, por nisi ta vlerësonte kur fëmijët e tij zunë miqësi me të, këtu ka ndikuar edhe fakti që Enver Hoxha ka pasur…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

Z. Alia, ju keni qenë artefic i lëvizjeve për hapjen drejt SHBA-së dhe vendeve të tjera. Ndërsa me Gjermaninë dështuat, ekziston një hipotezë. A ka diçka të pathënë në këto përpjekje? A u bëtë ju i papranueshëm për Perëndimin për vazhdimin e tranzicionit shqiptar?

Alia: Jo vetëm për mua, por edhe për shokë të tjerë të udhëheqjes ishte e qartë se u duhej hapur rruga marrëdhënieve me botën e jashtme, duke përfshirë edhe vende të tilla si SHBA-ja, Anglia, RFGJ-ja e BS-ja, me të cilët vendi ynë nuk kishte marrëdhënie diplomatike. E vërteta është se për marrëdhëniet me Republikën Federale Gjermane si dhe me SHBA-në e Britaninë e Madhe, bisedimet kishin filluar duke pasur edhe mendimin pozitiv të Enver Hoxhës.

Dihet se kancelari i Bavarisë, Shtraus, ka ardhur në Shqipëri në verën e vitit 1984, pra kur Enver Hoxha ishte ende gjallë. Ai autorizoi që Shtrausi të pritet nga zyrtarët e Ministrisë së Jashtme, si dhe dha udhëzimet lidhur me kërkesat tona për reparacionet, si parakusht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Edhe për bisedimet me Anglinë e SHBA-në ka qenë dakord Enver Hoxha. Në vitin 1984 si anglezët, ashtu edhe amerikanët, me anën e Ambasadës Franceze në Tiranë, kërkuan që të zgjidhej çështja e floririt shqiptar, të mbajtur në bankat britanike qysh nga mbarimi i Luftës Dytë Botërore. Enveri edhe për këtë gjë ishte dakord dhe dha porositë e nevojshme.

Në shtypin tonë ka pasur mjaft spekulime lidhur me marrëdhëniet me RFGJ-në. Janë hedhur dyshime, duke e paraqitur çështjen sikur RFGJ-ja i propozuan Shqipërisë një miliard dollarë kredi, kurse PPSH-ja nuk i paska pranuar për t’i qëndruar besnike parimit që; nuk marrim kredi nga vendet kapitaliste!

Më vjen keq se, ndonjëherë, turbullirë për këtë çështje ka shkaktuar edhe ndonjë diplomat që gjoja në ato kohë paska marrë vesh nga x person gjerman ose i një kombësie tjetër, se Shqipëria e paska refuzuar kredinë gjermane. Jo, kategorikisht, jo! Gjermanët asnjëherë nuk kanë propozuar ndonjë kredi të atyre dimensioneve.

Pala jonë iu ka kërkuar gjermanëve reparacionet e Luftës (po, miliona, bile një miliard dollarë). Por gjermanët na janë përgjigjur zyrtarisht, se të tilla nuk jepnin dot, sepse ua kishte ndaluar Konferenca e Londrës e vitit 1953, midis SHBA-së, Anglisë dhe Francës, që ishin tutorë të Gjermanisë Perëndimore në atë kohë.

Më në fund, për t’i mbyllur bisedimet dhe për të treguar se më vonë mund të rriteshin marrëdhëniet tona, gjermanët vendosën t’i jepnin Shqipërisë 20 milionë dojçmarka kredi, me 1 deri 10 % interes dhe me një afat shlyerjeje 40-vjeçar, njëkohësisht 20 milionë dojçmarka falas për teknikë e teknologji gjermane. Dhe qeveria shqiptare, pavarësisht se Kushtetuta e ndalonte, e pranoi këtë kredi.

Në atë kohë ne nuk ishim aq “fanatikë” të nenit të Kushtetutës që ndalonte marrjen e kredive! Po të ishte kredia prej 1 miliard markash, do ta kishim pranuar edhe më me entuziazëm. “Gjynahu” njësoj bëhet, si duke pranuar 20 milionë, apo duke pranuar 1 miliard! Ja, kjo është e vërteta.

Për ta mbyllur përgjigjen e kësaj pyetjeje, ju kujtoj se marrëdhëniet diplomatike u vendosën me RFGJ-në qysh në vitin 1987. Një ditë pas shpalljes së vendosjes së këtyre marrëdhënieve, unë prita dhe zhvillova bisedime miqësore me zotin Gensher. Ndërsa marrëdhëniet me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe u vendosën në vitin 1990, megjithëse bisedimet për zgjidhjen e çështjes së floririt shqiptar, që ishte parakusht i lidhjeve diplomatike, kishin filluar qysh në vitin 1985. Përsa i përket çështjes, nëse unë u bëra i papranueshme për Perëndimin lidhur me tranzicionin shqiptar, nuk më rezulton një gjë e tillë.

Unë dhashë dorëheqjen nga posti i presidentit të Republikës në prill 1992, jo pse kisha ndonjë presion nga jashtë, por sepse e quajta të arsyeshme të mos qëndroja në atë post, pasi zgjedhjet e marsit 1992 u fituan thellë nga PD-ja dhe, për pasojë, ajo do të kishte si shumicën absolute në Parlament, ashtu edhe qeverinë. Në klimën e asaj kohe kishte rrezik që presidentit t’i rezervohej roli i “kukullës”. Prandaj dhashë dorëheqjen.

A keni ndonjë sugjerim për marrëdhëniet me Greqinë? Ndonjë gjë që vjen nga ajo kohë?…

Alia: Kam menduar edhe më parë, po kështu mendoj edhe sot, se marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë, por edhe me fqinjët tjerë, duhet të jenë sa më të mira. Njeriu nuk bën dot pa fqinjët. Ky është ligj i njohur. Përveç faktorëve të mëparshëm, për marrëdhëniet e vendit tonë me Greqinë, është shtuar edhe një faktor shumë i rëndësishëm, sa për Shqipërinë, aq edhe për Greqinë.

E kam fjalën për emigrantët, që thuhet se janë rreth 800 mijë veta. Me punën e djersën e tyre këta emigrantë i sjellin vendit tonë të ardhura të mëdha, që ndihmojnë në rritjen e nivelit ekonomik të Shqipërisë. Por në të njëjtën kohë ata ndihmojnë zhvillimin edhe të ekonomisë greke, sepse janë të përfshirë në të gjithë sistemin ekonomik të vendit fqinj. Nga ana politike emigrantët shërbejnë si ndërlidhës midis dy popujve tanë, ashtu siç shërbejnë për këtë qëllim edhe minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri.

Midis Shqipërisë e Greqisë nuk ka probleme të pazgjidhura që do të pengonin zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona. Minoriteti grek në Shqipëri jeton i lirë, me të drejta të plota si çdo qytetar shqiptar. Qëndrimi i organeve shtetërore është korrekt ndaj minoritarëve dhe respekton normat ndërkombëtare për minoritetet. Në shtypin tonë nga koha në kohë flitet për të drejta të çamëve në Greqi. Është fjala për pasuritë që ata kanë matanë kufirit shtetëror.

Më duket se në kuadrin e marrëdhënieve miqësore, me durim e mirëkuptim, çdo gjë mund të zgjidhet. E drejta e pronësisë është e njohur edhe nga normat e organizmave ndërkombëtare. Por zbatimi i këtyre normave kërkon përpjekje nga të dy palët, kërkon durim dhe jo nervozizëm, që fatkeqësisht vihet re ndonjëherë, duke e shndërruar këtë gjë në një problem politik që helmon marrëdhëniet midis dy vendeve.

Mendimi im është që organet shtetërore të vendit tonë, si këtu në qendër, por edhe në ambasadën tonë në Athinë, kanë detyrime të shumta ndaj shqiptarëve-emigrantë që gjenden në Greqi.

Është e pakuptueshme që rreth 800 mijë shqiptarë nuk kanë shoqata të organizuara, të njohura si nga ambasada jonë, ashtu edhe nga autoritetet greke, lokale dhe qendrore. Emigrantët kanë shumë probleme, ndonjë herë edhe konfliktuale me autoritete e me vendas. Kush i mbron interesat e tyre? Kush ndihmon që ata të ndreqen kur gabojnë, kur shkelin normat e sjelljes apo rregullat e vendit ku punojnë e jetojnë?

Çfarë bëhet me fëmijët e emigrantëve? Me shkollimin e tyre, me mësimin e gjuhës amtare? Greqia është mjaft e përhapur, për pasojë edhe emigrantët gjenden në çdo anë të saj, në të gjithë ishujt. Ekzistenca e shoqatave të emigrantëve do të ishte një ndihmë e madhe që ata ta ndjejnë veten sa më afër atdheut e familjeve të tyre.

Ju mbeteni një figurë e keqkuptuar në përpjekjet tuaja politike. Nuk ju duan demokratët, por dhe një pjesë e komunistëve. Cili është mesazhi juaj i jetës që mund t’u jepte përgjigje këtyre keqkuptimeve apo…?

Z Alia:Unë nuk pretendoj që çdo politikan, i cilitdo korrent të jetë dakord me mua, ose të miratojë qëndrimet e veprimet e mia. Në të gjithë veprimtarinë time kam ndjekur atë që më ka thënë ndërgjegjja ime. Pikërisht me këtë bindje kam marrë pjesë në Luftën Antifashiste për çlirimin e vendit, kam milituar në radhët e PPSH-së dhe me këtë bindje kam punuar me të gjitha fuqitë e mia për ruajtjen e lirisë e të pavarësisë së vendit, ashtu siç i jam përkushtuar ndërtimit të Shqipërisë së re, të një shoqërie të drejtësisë e të barazisë shoqërore, siç e dëshironim ne, mbështetur në teorinë marksiste.

Kur, si pasojë e përmbysjes që ndodhi në tërë Lindjen Evropiane, socializmi do t’ia linte vendin demokracisë pluraliste dhe ekonomisë së tregut, me ndërgjegje u përpoqa që ky ndryshim të bëhej pa trauma të mëdha shoqërore e, veçanërisht pa gjakderdhje e luftë vëllavrasëse.

Jam i lumtur, që në bashkëpunim me të gjithë shokët dhe protagonistët politikë të kohës, ndryshimi u bë i qetë. Padyshim, si çdo njeri, gjatë jetës sime kam bërë edhe gabime. Por asnjëherë për të përfituar ndonjë gjë personalisht, asnjëherë me qëllim që të dëmtoj me ndërgjegje popullin tim apo ndonjë person të veçantë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Romani kushtuar Patër Anton Harapit, u botua në 1963, nga Shtëpia ‘Steyer Verlag, kur s’jetonte më Baronesha Marie Amelie von Godin...”/ Historia e panjohur e gjermanes që asistoi në ngritjen e flamurit në Vlorë

Next Post

“Shampanja ‘Përmeti’ u prodhua nga rusët në fabrikën e alkoolit ‘Musa Fratari’ në Këlcyrë, por më vonë ajo pije u hoq fare nga prodhimi, si pije borgjeze...”/ Dëshmia e rrallë e ish-teknologut të fabrikës

Artikuj të ngjashëm

“Enver Hoxha ka gabuar, sepse duke e dëgjuar Nako Spiron, mundet të mësonte edhe disa gjëra që mund të mos i dinte, por prapë, edhe avokat i Enverit do të bëhem, sepse…”/ Refleksionet e Ramiz Alisë
Intervista

“Enver Hoxha ka gabuar, sepse duke e dëgjuar Nako Spiron, mundet të mësonte edhe disa gjëra që mund të mos i dinte, por prapë, edhe avokat i Enverit do të bëhem, sepse…”/ Refleksionet e Ramiz Alisë

June 24, 2026
“Kur doli Mehmeti nga takimi me Enverin, ishte bërë për të ardhur keq, dyll i verdhë në fytyrë dhe i merreshin këmbët rrugës, u mbyll brenda dhe…”/ Dëshmia e rrallë në hetuesi e, truprojës të ish-kryeministrit Shehu
Intervista

“Fillimisht Mehmeti nuk e donte Kadarenë, por nisi ta vlerësonte kur fëmijët e tij zunë miqësi me të, këtu ka ndikuar edhe fakti që Enver Hoxha ka pasur…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

June 24, 2026
“Një apo dy ditë pas vdekjes, kur isha në zyrën e Enverit, ai më bëri një pyetje: i ke parë ti ato dokumenta që na kanë ardhur në 1964-ën për Mehmetin, ku thuhet…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia
Intervista

“Një apo dy ditë pas vdekjes, kur isha në zyrën e Enverit, ai më bëri një pyetje: i ke parë ti ato dokumenta që na kanë ardhur në 1964-ën për Mehmetin, ku thuhet…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

June 24, 2026
“Sapo zbrita me avionin tim në ‘Sheshin e Kuq’ në Moskë, më rrethuan turma njerzish kureshtarë dhe pas një ore erdhi kryepolici i qytetit, i cili më tha…”/ Dëshmia e rrallë e gjermanit që sfidoi kryeqendrën e Lindjes Komuniste
Intervista

“Sapo zbrita me avionin tim në ‘Sheshin e Kuq’ në Moskë, më rrethuan turma njerzish kureshtarë dhe pas një ore erdhi kryepolici i qytetit, i cili më tha…”/ Dëshmia e rrallë e gjermanit që sfidoi kryeqendrën e Lindjes Komuniste

June 18, 2026
“Kujtesa e objektivuar, e vështrueshme së jashtmi prej meje për shkak të largësisë kohore, është e së kaluarës komuniste të Shqipërisë, pasi…”/ Dëshmia e shkrimtarit dhe përkthyesit Bashkim Shehu
Intervista

“Kujtesa e objektivuar, e vështrueshme së jashtmi prej meje për shkak të largësisë kohore, është e së kaluarës komuniste të Shqipërisë, pasi…”/ Dëshmia e shkrimtarit dhe përkthyesit Bashkim Shehu

June 10, 2026
“Me ndërmjetësinë e Mbretit Faruk të Egjiptit, Mbreti Zog u takua në Kajro me Viktor Emanuelin dhe sovrani italian i kërkoi falje që i kishte marrë kurorën…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtares franceze
Intervista

“Me ndërmjetësinë e Mbretit Faruk të Egjiptit, Mbreti Zog u takua në Kajro me Viktor Emanuelin dhe sovrani italian i kërkoi falje që i kishte marrë kurorën…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtares franceze

June 8, 2026
Next Post
“Shampanja ‘Përmeti’ u prodhua nga rusët në fabrikën e alkoolit ‘Musa Fratari’ në Këlcyrë, por më vonë ajo pije u hoq fare nga prodhimi, si pije borgjeze…”/ Dëshmia e rrallë e ish-teknologut të fabrikës

“Shampanja ‘Përmeti’ u prodhua nga rusët në fabrikën e alkoolit ‘Musa Fratari’ në Këlcyrë, por më vonë ajo pije u hoq fare nga prodhimi, si pije borgjeze...”/ Dëshmia e rrallë e ish-teknologut të fabrikës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme