Nga Gilmana Bushati
Pjesa e dytë
– Intervistë me historianin Ndue Oroshi, Nënkryetar i Shoqatës se Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” –
Z. Oroshi, në Shqipëri është hapur debati, si gjithnjë fillimisht nga politika për arsyet e veta ajo, për rishikimin e historisë së Shqipërisë, një debat që i ka ndarë historianët në të djathtë dhe në të majtë. Duke qenë se nuk jeni përfshirë në këto ‘ndarje’ a mund të na thoni ju lutem ku ka nevojë historia e Shqipërisë të rishikohet, cilat figura mund te vlerësohen, cilat mund te zhvlerësohen, apo kujt duhet t’i jepet vendi që i takon më të mirat dhe të këqijat e tij?
Me siguri Z. Arben Puto ka poseduar dokumenta që i ka fshehur deri me tani, për vrasjen e 4310 shqiptarëve në Tivar nga forcat okupuese serbo-malazeze, sepse këta shqiptarë nga Kosova ishin vrarë me lejen dhe dijeninë e Enver Hoxhës, Ramiz Alisë, Mehmet Shehut, Rrahman Parllakut dhe shumë të tjerëve. Kështu që i bëj thirrje publike zotit Arben Puto se, para se të ngjallë polemikën për 86 shqiptarët e vrarë ne Tiranë, të na i tregoj se ku u gjuajtën 4310 shqiptarë të vrarë në Tivar, në këtë varr masiv të shqiptarëve.
Sepse, një pjesë e këtyre shqiptarëve nga Kosova janë vrarë edhe gjatë rrugës nga forcat e përbashkëta partizano-çetnike jugosllavo-shqiptare. Që asokohe kalonin vitet e përbashkëta të mjaltit të martesës së tyre politike kriminelët Enver Hoxha dhe Josip Broz Tito, duke luftuar atdhetarët shqiptarë. Ndërsa sa i përket pjesës së dytë të pyetjes, figurat atdhetare që duhet vlerësuar janë të gjithë këta atdhetarë që punuan deri në frymën e fundit për bërjen e Shqipërisë Etnike, e këta janë: të mbledhur rreth Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Ballit Kombëtar, Grupit Nacional Indipendent, Besës Kombëtare dhe organizatave tjera nacionaliste. Po kush ishin nacionalistët të cilët luftonin për bashkimin e kombit shqiptar në një shtet të përbashkët.
Ata janë të shumtë, po kësaj radhe do t’i përmendim vetëm disa prej tyre, duke filluar nga Kapidan Dr. Mark Gjon Marku, Mid’hat Frashëri, Profesor Ernest Koliqi, Kapidan Gjon Marka Gjoni, Ismail Vërlaci, Xhevdet Blloshmi; Xhevat Korça, Shaban Polluzha, Ndue Përlleshi, Mehmet Gradica, Gjon Serreqi, Prenk Cali, Gjelosh Luli, Muharrem Bajraktari, Alush Leshanaku, Gjon Gjinaj, Haki Tahaj, Hysen Terpeza, Hysni Rudi, Kapidan Ndue Gjon Marku, Xhafer Deva, Marie Shllaku, Aqif Blyta Haxhiahmeti, Rexhep Mitrovica, Pater Anton Harapi, Mulla Idriz Gjilani, Xhem Gostivari, Pater Bernard Llupi, Mulla Nuredin Gjinovci, Prof. Dr Rexhep Krasniqi, Kapidan Llesh Gjon Marku, Tahir Shaban Zajmi, Ukë Sadiku, Zef Gjidoda, Adem Gllavica, Luan Gashi, Ibrahim Lutfiu, Qazim Komani, Fuad Dibra, Ibrahim Osman Kelmendi, Ajet Gërguri, Bedri Pejani, Halim Spahia, Tahir Deda, Kajtaz Ramadani, Rexhep Kabashi, Stak Mark Shkorreti, Miftar Bajraktari, Mulla Ilaz Broja, Bedri Gjinaj, Tahir Kolgjini, Xhelal Mitrovica, Kol Parubi, Gjergj Martini, Demë Ali Pozhari, Kolë Margjini, Mulla Ramë Govori, Esat Berisha, Qazim Bllaca, Ahmet Selaci, Bislim Bajgora, Adem Voci, Hajredin Vidishiqi, Sherif Terstena, Ukshin Kovaqica, Gjon Destanisha, Mustafa Kruja, Mulla Jakup Kombi, Musa Shehzade, Hysen Lepenica, Halim Begeja, Pater Danjell Dajani, Patër Gjon Shllaku, Mark Ndoc Çuni, Faik Quku, Hasan Dosti, Shuk Gurakuqi, Stak Fazlija, Imzot Zef Oroshi, Karl Gurakuqi, Zhuk Haxhia, Kol Bib Mirakaj, Pashuk Bib Mirakaj; Jahja Fusha, Njazi Alishani, At Lorenc Mazreku, At Daniel Gjeçaj, Rexhep Xheli, Miftar Bajraktari, Hazir Gjakja, Sulejman Vuçitërni, Mehmet Agë Rashkoci, Mufaili i vogel, Mufaili i Madh nga Zajazi, Vasil Andoni, Prof. Dr. Isuf Luzaj, Mark Staka, Sylë Hotla, Bardh Isufi, Col Bajraktari, Bajram Gashi, Osman Bunjaku, Shemsi Mramori, Rifat Krasniqi, Hajdar Planeja, Qazim Bajraktari, Lec Kurti, Ymer Lutfia, Zef Pali, Gasper Pali, Seit Kazazi, Dom Ndre Zadeja, Ndoc Jakova, Ndue Pali, Qazim Rroji, Zef Kuka, Xhelal Hardolli, Xheladin Kamata, e shumë e shumë të tjerë.
Vlen për t’u theksuar se shumë prej këtyre nacionalistëve kishin një përgatitje të lartë shkollore, duke mbaruar studimet nëpër Universitet perëndimore, kryesisht në Itali, Austri e Gjermani, por edhe në vende të tjera. Duke kërkuar falje prej shumë e shumë nacionalistëve tjerë të Shqipërisë etnike, që përkulem para veprës së tyre dhe që në këtë intervistë nuk po i shënoi emrat, për shkak se nuk mundemi të zgjerohemi për shkak të natyrës së gazetës.
Në një moment te librit ku zoti Puto përmend zotin Deva, arrin në përfundimin se ai “ishte ministër terrorist”. A ishte vërtete i tille ai?
Shikoni, më vjen keq që zoti Arben Puto, edhe pse kanë kaluar dy dekada të pluralizmit, ka mbetur ende historian i mendësisë komuniste. Xhafer Deva nuk ishte terrorist, por ishte njëri ndër atdhetarët më të devotshëm të Shqipërisë Etnike. Ai u përpoq me të gjitha forcat për bashkimin e shtetit shqiptar në një shtet të përbashkët. Por fatkeqësia më e madhe ndodhi kur Brigadat komuniste Shqiptare u vun në ndihmë të plotë të Jugosllavisë. Këtu është për tu theksuarë fakti se shqiptari komunist, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, i del në përkrahje sllavit komunist, vetëm se e kishin të njëjtën ideologji, kundër vëllait të gjuhës, gjakut dhe flamurit.
Pra, komunistët shqiptarë dhe sllavë luftojnë kundër nacionalistëve shqiptarë, meqenëse historia do fakte, atëherë për këtë bazohemi në librin e Tahir Zajmit, “Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës” (Bruksel 1964), i cili shkruan: “Për me shtypë e shkatërrue fare këtë rezistencë të fortë me kryeneçësi që sapo shuhej më një anë, plaste papritmas në tjetrën, kërkohet prap kontributi i shqiptarëve të zezë, të cilët të inkuadruarë në tri Brigada, njana e (V-ta) nën komandën e Shefqet Peçit dhe tjetra e (III-ta) në atë të Rrahman Parllakut, që kishte për sekretar politik Gafur Çuçin, vrapojnë në ndihmë të Marshallit Jugosllav Tito, i cili nuk e ndjente veten aspak në gjendje me zotnue situatën.
Brigada të cilat arrijnë më shpejt, e para e nisun nga Elbasani e tuj kalue nëpër Librazhd-Klenjë-Zerqan-Peshkopi, Kalaja-Dodës në Lusen të Lumës, ku i plasë pushka dhe mbas një ndeshje të përgjakshme mbetën 14 dëshmorë prej Lusne, kurse në anën tjetër vriten 180 nga efektivat e Brigadës partizane, e cila kalon nëpër Topojan, Shishtavec, dhe së andejmi në Gjemashicë-Bellushë-Prizren, prej kah në Gjakovë, Pejë e vise tjera të Kosovës, ku qëndron për një kohë prej dy vjetësh, dhe tjetra e nisun nga Shkodra, e tu kalue nëpër malet e Dukagjinit, e nëpër Malësi të Gjakovës, në Junik dhe prej andej në Pejë e vende tjera të Kosovës, kurse një tjetër brigadë nën komandën e Haxhi Lleshit, niset nga Peshkopia e kalon në Dibër të Madhe, Kërçovë, Gostivar, Tetovë e Shkup, për t’ja dorëzuar patronit-aleat viset e Maqedonisë Shqiptare.
Forcat komuniste maqedone që deri në mbarim të vitit 1944, ishin dërmue e paralizua prej komandantit të fuqive nacionaliste Xhemë Has Gostivari, mbasi vendi u shkel prej brigadës Shqiptare, filluan prap me u forcue e me u shtri në atë sektor, ku masakruan me qindra e mijëra shqiptarë, ndër të cilët vetëm në Tetovë 4000, në Gostivar 700, dhe në Kërçovë 500 veta.
Se, regjimi komunist në Shqipëri vepronte njëtrajtshmërisë me regjimin komunist në ish Jugosllavi dhe në bashkëpunim të plotë në luftën kundër atdhetarëve shqiptarë, tregon edhe rasti i dy atdhetarëve shqiptarë, kolonel Fuad Dibrës dhe profesor Kolë Margjinit. Që të dy këta atdhetarë kishin shtetësinë shqiptare por që forcat komuniste nga Shqipëria i dorëzuan të dyt tek forcat komuniste jugosllave, dhe, ku më pas u vranë që të dy. Profesor Kolë Margjini u arrestua nga autoritetet komuniste shqiptare, të cilat ia dorëzuan organeve jugosllave. Gjykata e dënoi me burgim të rëndë ndërsa UDB-ja e likuidoi në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit, më 1949. Nuk i dihet varri se ku është gjuajtur pas likuidimit.
Kolonel Fuad Dibra me 14 nëntor 1944, u shoqërua nga forcat e Brigadës së V-të të Ushtrisë Komuniste të Shqipërisë për në Tiranë, ku u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve jugosllave. U dënua me vdekje dhe u ekzekutua në Korishë të Prizrenit, me 9 tetor 1946, sot e asaj dite nuk i dihet varri. Gjithsejtë, sipas të dhënave të Tahir Zaimit dhe historianëve tjerë, janë vrarë nga sllavo-komunistët në viset etnike Shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze, 47.300 shqiptarë. Vjenë të veçohet fakti se Nacionalistët Shqiptarë, Kosovë, i kanë quajtur në shkrimet e tyre të gjitha viset shqiptare të cilat kanë mbetur jashtë shtetit shqiptar, pra përafërsisht në kufijtë etnikë të Dardanisë antike.
Këtë shtrirje gjeografike e përdorë edhe Tahir Zaimi kur jep të dhënat për vrasjen dhe masakrimin e shqiptarëve në këto krahina. Këtu shihet qartë se terrorist nuk ishte Xhafer Deva, sepse miqtë tanë amerikanë asnjëherë s’kanë punuar me terroristë, por vetëm me politikanë serioz dhe me koncepte dhe ide të pastra kombëtare. Prandaj faktet tregojnë se terrorist nuk ishte Xhafer Deva, por terrorist ishte Enver Hoxha, por këtu i japë të drejtë Arben Putos, i cili me besnikëri prej një komunisti të pandreqshëm, e mbron ish shefin e tij, terroristin Enver Hoxha, sepse ka qenë njëri ndër dy studiuesit më të besuar te kriminelit Enver Hoxha, dhe ka një borxh dhe mëkat të madh në falsifikimin e Historisë Shqiptare, sidomos ndaj figurave kombëtare që i shërbyen kombit shqiptar.
Cili është pozicioni i Xhafer Devës, sa i takon masakrës së shkurtit 1944, ku sipas historiografisë zyrtare të regjimit komunist, thuhet se gjeten vdekjen 86 shqiptarë?
Regjimi komunist gjithmonë është bazuar në falsifikime për kundërshtarët politikë. Kjo tani është fakt i njohur, e sidomos tani kur po kemi mundësinë t’i shfletojmë dokumentet qoftë nëpër arkiva perëndimore qoftë nëpër arkivat e organizatave dhe partive shqiptare kundërshtare të regjimeve komuniste, qoftë shtypin dhe botimet tjera të Mërgatës dhe shkrimet dhe studimet e intelektualëve shqiptarë që kanë punuar dhe vepruar për çështjen kombëtare në botën e civilizuar. Këtu zotit Arben Puto i kujtojë se aksionin e 4 Shkurtit 1944, që Qeveria Komuniste e Tiranës ia veshi Xhafer Devës për pesëdhjetë vjet, nuk është e vërtetë që ky aksion është kryer nga Xhafer Deva.
Sipas dëshmisë së profesor Rexhep Krasniqit, botuar në librin e Idriz Lamajt “Xhafer Deva në dritën e letrave të veta dhe zbulesa të tjera të Mërgatës” Nev York 2002, f.30, thotë: “Aksionet në fjalë gjithkush e din që janë kryer prej një grupi luftërash që nuk ishin në shërbim të Qeverisë dhe kryesoheshin prej Xhelal Staraveckës, ish oficer shqiptar që ka qenë ndër udhëheqësit më aktiv të partizanëve komunistë në një shkallë me Mehmet Shehun e Enver Hoxhën”. Pra siç shihet kjo ishte një qërim hesapesh brenda llojit të vet komunistëve.
Për qëndresën që bënte Deva në shërbim të kombit shqiptar, një kryeministër serb për Xhafer Devën do të deklaronte: “Deva nuk blihet me pare, se është i pasur, Deva është armiku ynë i përbetuar, Deva duhet vrarë”, dhe atë që s’mundi ta bej Serbia, që ta likuidoi fizikisht atdhetarin Xhafer Deva, sepse ishte në mbrojtje të miqve tanë Amerikanë, të cilët punuan me të politikisht, dhe mos-mundësia e likuidimit fizik të Devës i mbeti shumë merak Serbisë, atë që s’mundi ta bëjë Serbia e bënë shqipfolësit, duke e sharë dhe akuzuar për 50 vjet me radhë, si dhe pasardhësit e pansllavizmit komunistë shqiptarë.
Këtu dua të japë edhe një fakt që është shumë i vlefshëm për historinë shqiptare. Për rrëzimin e komunizmit në viset etnike shqiptare, ishin angazhuar misionet e posaçme të parashutistëve që udhëhiqeshin prej Xhafer Devës, Kapidan Gjon Marka Gjonit, profesor Ernest Koliqit, Ismail Verlacit etj. Atdhetari Xhafer Deva në këtë mision përkrahej nga politika Amerikane, dhe ndihmohej prej dy gjeneralëve Amerikanë, Roger Hollingshead dhe Hart, si dhe admirali i Marinës Italiane Talarigo dhe konti Karabio. Pra Xhafer Deva qysh herët ishte mik dhe bashkëpunëtor i Amerikanëve, dhe për disa vite e krijoj bazën e fortë miqësore Shqiptaro-Amerikane që e arriti suksesin me përkrahjen që i bëri e po i bën Amerika çështjes Shqiptare në përgjithësi.
Çfarë roli ka pasur Xhafer Deva gjatë pushtimit nazist në Shqipëri?
Fillimisht dua t’ju them se, para ardhjes së forcave gjermane në Kosovë, Kosova ka qenë koloni klasike e pushtuar nga ish- Jugosllavia. Me ardhjen e forcave gjermane atdhetarët shqiptarë janë treguar shumë largpamës. Ata e kanë shfrytëzuar shumë mirë thënien popullore, se “armiku i armikut tim, është miku im”. Dhe vërtetë gjatë këtyre viteve për herë të parë Kosova ka fillu të frymojë shqiptarisht. Janë hapur shkollat e para shqipe, nga ministri i atëhershëm i Arsimit, i nderuari profesor Ernest Koliqi, është mbajtur administrata e tërë në gjuhën shqipe. Është bërë bashkimi i kombit shqiptar në një shtet të përbashkët dhe është formuar një Parlament dhe një Qeveri e përbashkët.
Në atë Qeveri Xhafer Deva ka qenë ministër i punëve të Brendshme. Por, më pas forcat komuniste në krye me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Koci Xoxen, Shefqet Peçin, Ramiz Alinë, Rrahman Parllakun dhe shumë të tjerë, ia kthyen sërish me forcën e armëve Kosovën Serbisë, por ky kthim na kushtoi neve shqiptarëve me 47.300 të vrarë. Nuk ju dihen as varret se ku i kanë. Natyrisht, se në këtë kthim të Kosovës Serbisë, një tradhti të madhe i bënë edhe komunistët shqiptarë nga Kosova në krye me Fadil Hoxhën, Ali Shukriun dhe shumë mbeturina të tjera komuniste. Ata me 7-8- dhe 9 Korrik 1945 në Prizren, e bënë tradhtinë e madhe kundër kombëtare, duke nënshkruar bashkëngjitjen e Kosovës me Serbi. Kjo u bë pas shpartallimit të forcave ushtarake nacionaliste në Kosovë, që udhëhiqeshin nga Mehmet Gradica, Shaban Polluzha, Ndue Perlleshi, Profesor Ymer Berisha, Marije Shllaku, Ukë Sadiku, Ahmet Selaci, Patër Bernard Llupi, Mulla Idriz Gjilani dhe shumë atdhetarë të tjerë./ Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm















