• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, September 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse

“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse
“Ja çfarë ngjau me notarin e famshëm italian, Paulo Pinto, në hotel ”Adriatik” në Vlorë, që ai s’mundi të përshkonte dot me not kanalin e Otrantos…”! / Misteri i ngjarjes, në fundin e qershorit 1985
“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse
“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse
“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse
“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse
“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse

Nga Uvil Zajmi

Memorie.al /Ato u shfaqën krejt papritur në Europë e Botë, dhe përhapja, përdorimi i tyre ishte tejet e vrullëm me një frekuentim të madh nga qytetarë, të rinj, djem-vajza. Edhe në Shqipëri i tillë ka qenë impakti me to, si një ndër kënaqësitë e rinisë shqiptare të viteve ’70 – ‘80-të. Argëtimet, mjaft të kufizuara. Një javë, nga e hëna në të shtunë, është punuar. Dita e pushimit reduktohej vetëm të dielën. Ndër argëtimet klasike ishin kinemaja, teatri, Estrada, shfaqjet artistike në Teatrin e Operës dhe Baletit, ato të Ansamblit të Këngëve e Valleve Popullore, Festivalet e Këngës në Radio- Televizion, ndeshjet në fundjavë në stadiume, apo në pallatet e sporteve, ndonjë sallë shahu, takimet e pakta ndërkombëtare, etj.

Ndeshjet e futbollit të dielën në fushat e zeza, vajtja me shkollat, universitetet në Dajt, përgatitjet për paradat, manifestimet e 1 Majit dhe të 28-29 nëntorit dhe festat e Vitit të Ri, që shërbenin edhe si argëtime. Qëndrimi në grupe te bordurat e dyqaneve, apo te lulishtja te “Skënderbeu”, vallëzimet të shtunave në Pallatin e Madh të Kulturës (deri më 1973 kur u ndaluan), dalja shëtitja, në xhiro, apo “Broduei”, pak frekuentohej liqeni, më shumë pikniku familjar i organizuar të dielën paradite. Jo automjete, vetëm autobuzat e linjave dhe treni si mjete komunikimi.

Jo pishina, por larje e ndaluar në liqenin artificial, apo në rezervuare, vetëm 15 ditë leje vjetore dimërore apo verore, vajtja një ditore në plazh. Televizor, TVSH, disa programe, apo filmat serial, “Izaura”, “Kapiteni Klos”, etj. Ndjekja me mundësi minimale të Festivaleve të Sanremos, apo ato të kanaleve televizive, atij jugosllav RTB, me “Dinastinë”, etj. Interes patën koncertet e këngëtares greke Marinella më 1977, në Tiranë me këngët e bukura, që u pëlqyen.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për rolin e ambasadorit italian në Tiranën e viteve ’80-të, vajza e të cilit u dashurua me një djalosh shqiptar, solla nga Italia Remo Xhironen, por projekti im…”/ Dëshmia e regjisorit të njohur Namik Ajazi

“Gjatë një ekspozite te Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve, kur Enver Hoxha e pyeti Foto Stamon; si jeni me bojrat, ai u tregua kurajoz dhe…”/ Dëshmia e ish-shitëses që furnizonte piktorët me materialet që vinin nga jashtë

E vetmja këngëtare nga një vend perëndimor që ka dhënë shfaqje në Shqipëri në atë periudhë. Një argëtim për rininë ishte edhe ndjekja në Radio-Tirana të dielave në mesditë, e ndeshjeve të futbollit atë italiane të Serisë A. Midis tyre, dy ishin ato që mbërthyen shqiptarët e asaj periudhe: goglat përplasëse dhe kubi magjik.

GOGLAT PËRPLASËSE

Ka qenë viti 1972, kur ato u shfaqën për herë të parë në Tiranë. Madje në pak kohë me një reagim tejet të vrullshëm, gati të pa ndalur dhe me një frekuentim të madh. Të tilla kujtohen, kanë qenë dhe mbeten si një mjet dhe formë argëtimi për shqiptarët e asaj periudhe: Goglat përplasëse!, Një argëtim ndryshe, i veçantë, ndonëse jo i traditës. Të njohura “clackers” (anglisht), apo “palline clic-clac” (italisht), ishte një lodër popullore e viteve ‘60-‘70-të, e cila përbëhej nga dy topa të rëndë plastikë, ose xhami të lidhura me një spango dhe një unazë në mes, që përlaseshin me ritëm, duke lëshuar një zhurmë të fortë.

Të pëlqyera dhe përdorura masivisht në Europë në fillim të viteve ‘70-të, në mjedise publike, plazhe, kudo, pa kufizim, përcaktime vendi, pavarësisht nga shqetësimi që krijonin Edhe në Shqipëri, goglat përplasëse gjetën një aplikim të shpejtë, menjëherë pas ardhjes së tyre nga jashtë, të sjellura nga individë, edhe në këtë këtë rast me sportistë protagonistë. Nuk u tregtuan asnjëherë, madje gjatë periudhë së komunizmit, kjo lojë u ndalua nga policia, për zhurmën dhe rrezikun me pasoja që mund të kishin nga copëtimi, gjatë përplasjes dy rrathëve të fortë plastikë.

Faruk Sejdini: “Unë dhe Përnaska i sollëm për herë të parë”.

Ky është një fakt i padiskutueshëm. Dy futbollistët e njohur të kombëtares dhe “Dinamos”, personazhe absolutë në fushë, tashmë edhe në sjelljen e goglave përlasëse në Shqipëri. Një histori që vetë Sejdini e kujton mjaft mirë: “Duke ardhur me tren nga Hungaria, në Budapest i kemi blerë”.

Z. Sejdini, si është historia e goglave që erdhën për herë të parë në Shqipëri? Thuhet se i keni sjell ju?

Ka qenë qershor, i vitit 1972. Vinim nga një ndeshje e zhvilluar në Finlandë, me ekipin kombëtar që drejtohej nga Loro Boriçi, të cilën e humbëm 1-0. Në kthim udhëtuam me avion deri në Vjenë, pastaj Vjenë-Budapest me tren.

Shihni një lojë, që ju befason?

Në tren, ishte një grup me të rinj, kryesisht vajza. Në një moment njëra prej tyre nxori dy gogla dhe nisi t’i përplasë në mënyrë ritmike, edhe pse bënin shumë zhurmë. Deri në mbërritje, nuk u ndalën duke u argëtuar me to.

Çfarë ishte, si funksiononte ai mekanizëm?

Për mua dhe Ilirin ishte hera e parë që e shihnim. Në një çast, Iliri dhe unë, i kërkuam që të na i jepnin edhe neve për ti provuar, por ishte e pamundur, pasi duhej një kohë praktikë, për t’u mësuar me përdorimin e tyre. Dy topa nga 2 apo 4 cm., kërkohej shpejtësi, për të gjetur kohën momentin e përplasjes, lart poshtë të dy goglave të lidhura me një fije jo të trashë, rreth 20 cm e gjatë.

Sa njiheshin në vendin tonë?

Nuk e di, por sidoqoftë na tërhoqën vëmendjen. Pe e ditur se fama e tyre ishte përhapur, një lojë apo goglat ishin shumë të preferuara nga rinia europiane. Kur zbritëm në kinkalerinë e parë të stacionit të trenit, pa i thënë askujt i blemë edhe ne. Kujtoj se një dollar e gjysmë kushtonin. Në Hungari, ishin në modë. Në doganë, nuk i dhanë rëndësi, i kaluam pa problem. Në Shqipëri nuk njiheshin.

Cili ishte impakti, reagimi?

Kur i treguam, i shfaqëm tek miq e shokë, fillimisht u befasuan, më pas i pëlqyen, dhe gjetën shpejt përhapje. Por, u bënë problem, kush i ka sjellë?. U hap fjala që Pernaska me Sejdinin. “Çfarë keni bërë, ç’janë këto gjëra moderne që sillni na thanë në klub”?! Me Përnaskën na dhanë vërejtje. Por tashmë ato kishin nisur të përhapeshin, kthim mbrapa nuk kishte. Nga jashtë nuk i sillnin se pak dilnin në ato vite, dhe në Shqipëri, në dyqane, nuk tregtoheshin.

Por, si i sajonin?

Fillimisht duke marrë kokat plastike të frezave, tornove, apo marsheve të automjeteve. U hiqnin nga makinat metalprerëse, pastaj diku derdheshin fshehurazi, në Uzina, apo NSHRAK.

Kishte përdorim të gjithanshëm të tyre?

Me euforinë fillestare goglat i shihje në duart e të rinjve. Deri në stadium, pallate sporti. Mendoni çfarë zhurme që krijonin. Por, nga përdorimi i pa ndalur, ato dëmtoheshin, thyheshin, u dilte boja. Në mjaft raste të dëmtonin gishtat apo kyçet e duarve.

Z. Sejdini, si dhe kur u erdhi fundi goglave plastikë?

Me kalimin e kohës, goglat u kthyen në një monotoni dhe dalëngadalë e humbën interesin, u zhdukën nga qarkullimi. Por, për vitet ’75, kanë qenë më shumë se një argëtim për shqiptarët.

KUBI MAGJIK

Ju kujtohet kubi magjik? Edhe për ne shqiptarët e fundviteve 80-të, ka qenë një tjetër formë, mënyrë argëtimi. Por, pak më ndryshe nga goglat, për specifikën që kishte, përfaqësonte dhe historinë. Për mua dhe brezin tim ende reziston emocioni, nostalgjia kur e pamë, e morëm për herë të parë në dorë, ditët, orët, javët, netët e gjata të pandarë me të. Aq më shumë sot, në 50-vjetorin, gysëm shekulli nga krijimi i tij.

Ideues një arkitekt hungarez

Kubi magjik, është shpikur nga profesori i arkitekturës hungareze dhe skulptori Erno Rubik në vitin 1974, kur ishte vetëm 30-vjeç, pikërisht në kohën e luftës së ftohtë. I quajtur fillimisht “Magic Cube” (“Magic Cube”) prej tij, apo “Cube Rubik” (“Cubi nga Rubik”), ka qenë dhe mbetet një enigmë e kombinuar, një mister i famshëm edhe sot.

I angazhuar në Departamentin e Dizajnit të Brendshëm në Akademinë e Arteve të Aplikuara dhe Artizanatit në Budapest, kubi u ndërtua nga Rubik si një mjet mësimor për të ndihmuar studentët e tij të kuptonin objektet 3 D. Mostrat e para të ekzemplarëve “Magic Cube” u prodhuan në vitin 1977 dhe u shpërndanë në dyqanet e lodrave në Budapest nga “Polithechnika”, prodhues i lodrave.

“Kubi Rubik”, ai klasik, me gjashtë fytyra, me nëntë stickers, secila prej tyre ka një ngjyrë të veçantë: të bardhë, të verdhë, të kuqe, jeshile, blu dhe portokalli. Me lejen e Erno Rubik, biznesmeni Tibor Laczi, solli një nga kubat në panairin e

lodrave në Nuremberg të Gjermanisë, në shkurt të vitit 1979, në një përpjekje për ta bërë atë të popullarizuar. Duke e bërë kubin e Rubikut misterin më të shitur në botë. Do të ishte në pas, themelues i kompanisë së lojërave të Seven Towns, dhe të dy nënshkruan një kontratë me Ideal Toy në shtator 1979 për të shitur kubin në të gjithë botën. Duke ndjekur këtë marrëveshje, në vitin 1980, misteri i Rubikut i dha emër e famë shpikësit të tij.

Kubiku bëri debutimin ndërkombëtar në panairet e lodrave në Londër, Paris, Nuremberg dhe Nju Jork. Konsiderohet nga shumë që të jetë lodra më e shitur në botë. Për realizimin e tij janë mbi 43 kuintilion kombinime. Nga 1980 -1983, kubiku, arriti deri 200 milionë të shitura, 100 milionë vetëm në vitin 1982, dhe Ernő Rubik u bë qytetari më i pasur i vendit të tij. Për zgjidhjen e tij u botuan shumë libra si “Magic Cube” Rubik (1980) nga David Singmaster, apo “Cube” nga Patrick Bossert si udhëzuesi i parë për ta zgjidhur, duke shitur më shumë se një milion e gysëm kopje.

Në vitin 1981, tre nga dhjetë shitjet më të larta në ShBA ishin librat për “Kubik-Rubik”, ndër to më i shituri ishte “Zgjidhja për Cube Rubik”- James G. Nourse”, e cila shiti mbi gjashtë milionë kopje. Vetë “The Washington Post” do të deklaronte se kubiku i Rubikut ishte “një mister që kishte tërhequr vëmendjen e fëmijëve të moshës 7 deri në 70 vjet, të botës”. Në qershor të vitit 1982, në Budapest u mbajt kampionati i parë i Kubit të Rubikut, i cili mbeti konkurrenti i vetëm që u njoh si zyrtar.

Rekordmen, është Max Park, një amerikan me origjinë koreane, ndër më të mirët “speedcubs” i të gjithë kohërave, kampioni aktual i botës, me 13 sekonda për kubin e modelit 3x3x3. Me të edhe australiani Feliks Zemdegs, dy “speed” më të famshëm në variantet 3x3x3, 4x4x4, 5x5x5, 6x6x6 dhe 7x7x7.

Vitet ’80, edhe në Shqipëri, kubi, moda e kohës Me kubin u angazhua e gjithë bota. Gazetat, kanalet televizive, ai italian RAI, duke informuar për përhapjen e tij, konkurset garat, me rekorde të paimagjinueshme, cili e realizonte më shpejt kombinimin e tij. Deri edhe zhonglerët me krijimet fantazitë e tyre.

Ka qenë shumë i frekuentuar, i përdorur nga brezi i asaj kohe dhe në Shqipëri, kur ai erdhi u shfaq shumë shpejt, menjëherë pasi krijimit, zbulimit dhe përhapjes së tij. Ndër të parët që e sollën ishin ata që dilnin jashtë shtetit, sportistët, artistët, shoferët e transportit me automjetet TIR, me to edhe marinarët. Por, edhe të huajt, që punonin, jetonin, apo personeli i ambasadave, kryesisht nga vendet perëndimore, por edhe ato lindorë, më shumë nga Hungaria, Jugosllavia.

Dhe që në ato fillime dhurohej për miqësi, por edhe si një lodër për fëmijët e vegjël, ende pa e ditur mënyrën e përdorimit, por si një diçka argëtuese. Që në çastin e parë, nuk pati asnjë reagim qeveritar, nga pushteti, njerëzit e tij, dhe për këtë arsye ai nuk u ndalua, pasi askush nuk e kuptonte çfarë ishte ai mekanizëm, ai kub me ngjyra, që me një lëvizje të duarve e ndryshoje ngjyrat.

Çfarë përfaqësonte, si veprohej, qëllimin, për historinë, shpikësin e tij. Mjaftonte ta kishe në dorë. Madje shpesh i marrë edhe borxh, për ta praktikuar në shtëpi gjatë natës. Nuk u pa të shitej në dyqane, asnjëherë të tregtohej, pasi kubi nuk ishte pjesë e sistemit, shkëmbimeve, blerjeve të mallrave me vendet e tjetra.

Edhe për ata që e binin nuk kishte probleme në dogana ku çdo gjë deklarohej, kontrollohej, verifikohej. Pati një përdorim të shpejtë, të madh në Tiranë kryesisht ku jetonin punonin apo ishin më shumë zyrtarë, artistë, sportistë që shkonin e vinin jashtë vendit, të e sillnin për miqtë shokët, të afërm, për studentët, universitarët, me to edhe pedagogë.

Në pak kohë, “kubo mania”, do të shpërthente në masë, me kureshtjen e madhe, në kërkim të realizimit, kombinimit të faqeve një ngjyrëshe. Mbahej pa u fshehur, kudo, në universitete, dikastere, punë, shkolla, në qëndrimet, grumbullimet e të rinjve, në plazhe, familje. Madje kur dikush dilte jashtë shtetit, porosia e kohës ishte të merrnin një kub që ashtu i vogël, nuk zinte vend.

Inxhinieri që tentoi realizimin

Kubi u pa dhe u vlerësua si mjet inteligjent për kohën nga shteti shqiptar. Në hidrocentralin e Fierzës, kujtohet inxhinieri Foti, i cili u mbyll për tre dite në dhomën e tij, në tentativë për të realizuar enigmën e kubit Rubik. Me studime, skica, të shumta të përgatitura në kohë ai mund ta zgjidhë. Edhe sot kujtohet nga miqtë, kolegët e tij si “inxhinieri i Fierzës që zgjidhi kubin Rubik”./Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 9 Shtator 2026

Next Post

“Artikulli i Palmiro Togliattit pë Shqipërinë u botua në revistën italiane ‘Rinascita’ në prill 1961, dhe u transmetua edhe nga radio çekosllovake në 1 prill 1961, ku thuhej...”Dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

Intervista

“Për rolin e ambasadorit italian në Tiranën e viteve ’80-të, vajza e të cilit u dashurua me një djalosh shqiptar, solla nga Italia Remo Xhironen, por projekti im…”/ Dëshmia e regjisorit të njohur Namik Ajazi

September 6, 2026
“Gjatë një ekspozite te Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve, kur Enver Hoxha e pyeti Foto Stamon; si jeni me bojrat, ai u tregua kurajoz dhe…”/ Dëshmia e ish-shitëses që furnizonte piktorët me materialet që vinin nga jashtë
Intervista

“Gjatë një ekspozite te Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve, kur Enver Hoxha e pyeti Foto Stamon; si jeni me bojrat, ai u tregua kurajoz dhe…”/ Dëshmia e ish-shitëses që furnizonte piktorët me materialet që vinin nga jashtë

August 30, 2026
“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve
Intervista

“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve

August 14, 2026
“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
Intervista

“Mamaja ime ishte kushërira e Enverit dhe kur babanë e dënuan me vdekje, ajo mundi të takonte vetëm motrën e Enverit e cila i tha…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 2, 2026
“Kur Haxhi Gora, na komunikoi; ‘Kryesia e Kuvendit, s’ua fali jetën, sot në mesnatë, toga e pushkatarëve, do ekzekutojë vendimin për katër shokët tuaj’, ne…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Intervista

“Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 3, 2026
“Unë markoja Messin dhe flisja në italisht me të, i kërkova që në fund të ndeshjes të shkëmbenim fanellat, por ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-mbrojtësit kuqezi, që luajti kundër legjendës së Argjentinës
Intervista

“Unë markoja Messin dhe flisja në italisht me të, i kërkova që në fund të ndeshjes të shkëmbenim fanellat, por ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-mbrojtësit kuqezi, që luajti kundër legjendës së Argjentinës

July 26, 2026
Next Post
“Artikulli i Palmiro Togliattit pë Shqipërinë u botua në revistën italiane ‘Rinascita’ në prill 1961, dhe u transmetua edhe nga radio çekosllovake në 1 prill 1961, ku thuhej…”Dokumentet sekrete të CIA-s

“Artikulli i Palmiro Togliattit pë Shqipërinë u botua në revistën italiane ‘Rinascita’ në prill 1961, dhe u transmetua edhe nga radio çekosllovake në 1 prill 1961, ku thuhej...”Dokumentet sekrete të CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme