• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, June 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shampanja ‘Përmeti’ u prodhua nga rusët në fabrikën e alkoolit ‘Musa Fratari’ në Këlcyrë, por më vonë ajo pije u hoq fare nga prodhimi, si pije borgjeze…”/ Dëshmia e rrallë e ish-teknologut të fabrikës

“Shampanja ‘Përmeti’ u prodhua nga rusët në fabrikën e alkoolit ‘Musa Fratari’ në Këlcyrë, por më vonë ajo pije u hoq fare nga prodhimi, si pije borgjeze…”/ Dëshmia e rrallë e ish-teknologut të fabrikës
“Ja çfarë ngjau me notarin e famshëm italian, Paulo Pinto, në hotel ”Adriatik” në Vlorë, që ai s’mundi të përshkonte dot me not kanalin e Otrantos…”! / Misteri i ngjarjes, në fundin e qershorit 1985
“Shampanja ‘Përmeti’ u prodhua nga rusët në fabrikën e alkoolit ‘Musa Fratari’ në Këlcyrë, por më vonë ajo pije u hoq fare nga prodhimi, si pije borgjeze…”/ Dëshmia e rrallë e ish-teknologut të fabrikës
“Shampanja ‘Përmeti’ u prodhua nga rusët në fabrikën e alkoolit ‘Musa Fratari’ në Këlcyrë, por më vonë ajo pije u hoq fare nga prodhimi, si pije borgjeze…”/ Dëshmia e rrallë e ish-teknologut të fabrikës
“Shampanja ‘Përmeti’ u prodhua nga rusët në fabrikën e alkoolit ‘Musa Fratari’ në Këlcyrë, por më vonë ajo pije u hoq fare nga prodhimi, si pije borgjeze…”/ Dëshmia e rrallë e ish-teknologut të fabrikës
“Shampanja ‘Përmeti’ u prodhua nga rusët në fabrikën e alkoolit ‘Musa Fratari’ në Këlcyrë, por më vonë ajo pije u hoq fare nga prodhimi, si pije borgjeze…”/ Dëshmia e rrallë e ish-teknologut të fabrikës

Nga Uvil Zajmi

Memorie.al / Një qytet të vogël atje në jug të vendit, vetëm 20 km. larg Përmetit, e njohur për traditën, historinë, banorët, por edhe për një fabrikë modeste pijesh, “Musa Fratari”. Por, ajo që më ngacmoi, provokoi, dhe shtoi kureshtjen të ndalem te ajo fabrikë, ishte një informacion tejet i veçantë, të cilin e gjeta ndërsa po shfletoja një numër të revistës “Ylli” e vitit 1962, e vetmja më e madhe për kohën, mujore dhe tejet e lexuar. Pikërisht në një faqe të saj, të atij marsi të largët do të më tërhiqte vëmendjen, një material me një titull tejet befasue: “Shampanja e parë shqiptare”, me autor të mirënjohurin publicistin Pipi Naçe, ndërsa shkruan: “Një vizitë në fabrikën e re ‘Musa Fratari’ në Këlcyrë”.

Ky është titulli me të cilin autori e nis shkrimin, shoqëruar me një foto, ku duket qartë një kamerier duke servirur për klientët, një shishe me shampanjë. Të duket disi e pabesueshme nëse do të dëgjojë sot të flitej për një fakt të tillë, me protagoniste një fabrikë me emrin e një heroi kombëtar. Pikërisht atje në Këlcyrë, një qytet në jug të vendit, kur në atë mjedis të thjeshtë me ato kushte dhe makineri nga specialistët vendas, do të prodhohej shampanja “Përmeti”.

Jemi në vitet kur socializmi dominonte kudo, në ndërmarrje, institucione, shkolla, familje, në çdo sektor të punës, jetës së shqiptarëve. Për atë sistem, shampanja franceze, si pije e borgjezisë nuk ishte e preferuar, madje një prodhim i markës shqiptare do të ishte më shumë se një sfidë për të.

Gjithashtu mund të lexoni

“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën

“Krimet e komunistëve gjatë luftës civile në Itali dhe komploti i heshtjes mbi historiografinë gjatë dhe pas luftës, janë njësoj me krimet e luftës civile në Shqipëri …”/ Refleksionet e përkthyesit të njohur

Xhevahir Lumani: “Si e gjeta shishen e shampanjës”

Xhevahir Lumani, ndër të paktit që e ka përjetuar atë fabrikë, e ndërsa i rikthehet atyre viteve, kujton: “Ishin rusët ata që e ndërtuan, edhe me dëshirën për të prodhuar shampanjë” – shprehet ai. Nga specialistët, emra, drejtues, përgjegjësia, si punohej, deri në momentin kur gjeti një shishe të pijes së famshme, produkt i asaj punishteje etj, na njeh në këtë intervistë.

Z. Xhevahir, çfarë ju lidh me atë fabrikë?

Fillimisht kam bërë aty stazhin pas shkollës së mesme, pastaj kam punuar pesë vite në atë fabrikë, apo ushqimore të Këlcyrës.

Kush e kishte projektuar atë fabrikë?  

Ishin rusët që pasi erdhën në Këlcyrë, si fillim projektuan një kombinat, me disa reparte, si ato të përpunimit të rrushit, fruta-zarzavateve, prodhimit të konjakut, rakisë, uzos, verave të ndryshme, konservave etj. E ndërtuar, në periferi të qytetit, jo e përmasave të mëdha, njëkatëshe nga ato tipike, të përshtatshme për krahinën.

Dhe me emrin e një heroi…?  

Ashtu siç veprohej për kohën, kur çdo uzinë, fabrikë, shkollë, merrte emrin e një heroi të luftës, apo një personaliteti të shquar. Iu dha emri “Musa Fratari”, një “Hero i Popullit”, i lindur në Fratar të Përmetit, ish-liceist i Korçës, luftëtar i shquar deri në luftën e Spanjës, i ndarë nga jeta më 1938-ën, as 28-vjeç. Bustin e tij, e vendosën aty, ku qëndroi disa vite. Pastaj e hoqën e vunë në një lulishte të bukur në një kodër, pastaj e sollën në qendër të Këlcyrës.

Cili ishte kontributi i specialistëve sovjetikë?

Rusët sollën aparatura, makineritë, distilatorë të përpunimit të rrushit, bënë gjithashtu edhe vaskat. Teknikë e tyre banonin aty, pasi për to u ndërtuan pallate dykatëshe. Kujtoj se në ato pallate, kur ata u larguan, në disa apartamente të tyre u sistemuan specialistë, teknikë shqiptarë, ndër ta Sotir Sevo, etj. Hyrje moderne, me dushe, kushte mjaft të mira për kohën.

E kujtoni si punohej aty?

Në kohë të qetë, jo në kulmin e verës, në atë fabrikë punonin rreth 50-70 punëtorë, gra burra, djem, vajza të reja, një numër i madh dhe që lëvizin nga një repart në tjetrin, gjithmonë aktivë e të angazhuar. Në periudhën e përpunimit zarzavateve, apo në vjeshtë numri i tyre shtohej deri në 250, me fshatarë të zonës, deri edhe nxënës shkolle sidomos kur mblidhej e përpunohej rrushi. Punohej me normë, me turne me një pagesë sipas kategorisë profesionale.

Si u siguronte fuqia punëtore? 

Të gjithë ata që i morën për të punuar në atë fabrikë, ishin nga Këlcyra, fshatrave përreth, dhe nga Përmeti, veçanërisht specialistët. Me qëllimin edhe për të punësuar njerëzit e asaj zone disi e varfër, dhe që nuk mund t’i garantonin të ardhura të mjaftueshme një familje për të jetuar.

Nga shkrimi i Pipi Naçes, lexojmë se kishte njerëz mjaft të përgatitur?

Çdo sektor kishte specialistët që drejtonin punën, si Sotir Sevo, Syrja Hodo, Llazi Kllapi etj. Por edhe mjaft gra, kujtoj Efthimi Sevo, Ervehe Bejollari, etj. Të gjithë të përgatitur, zotërues të disa profesioneve, si mekanikë, axhustatorë, saldatorë, teknologë, zanate të fituar në shkollat e mesme, ose në kurset e fabrikës të hapura enkas për këtë qëllim.

Lidhur me variete të rrushit, si veprohej, nga garantohej?

Ajo është një zonë e njohur, fusha pa fund, plot me vreshta me të gjitha variete të rrushit, të bardhë e të zi. Kjo e ndihmonte shumë prodhimin e pijeve alkoolike.

Flasim pak për shampanjën, nga dhe si lindi idea për prodhimin e saj?  

Idea ishte e specialistëve rusë, nisur nga cilësia, kualiteti, varietete të rrushit, ata panë mundësinë e prodhimit të një pije të ngjashme me shampanjën.

Por pa mundur ta realizojnë…?

Sepse pas prishjes së marrëdhënieve më sovjetikët, më 1961 apo 1962, ata u larguan. Por ishin specialistët tanë, teknikët e pijeve Sotir Sevo, Njazi Kllapi, inxhinieri Thoma Nasi që vijuan punën, proceset për prodhimin e shampanjës, kur krahas disa verave, fabrika kish mundur të nxjerri atë produkt tejet të veçantë për kohën. Kujtoj edhe një drejtor, Eqerem Alia.

Thuhet se për prodhimin e shampanjës, kalohet në disa procese?

Po, më se e vërtetë. Shampanja ka një trajtim të posaçëm në prodhim. Duhet kulluar mirë, filtrohet 3-4 herë dhe tregohet kujdes që të mos ketë aciditet të lartë. Këtij lëngu i hidhet 4 përqind sheqer, që të fitohet gazi karbonik, më pas procesi i kullimit. Pastaj futet në shishe të trasha për t’i rezistuar presionit të brendshëm, etj.

Po ambalazhimi i shampanjës, si u arrit, ku u prodhuan shishet dhe etiketat e tyre?

Shishet i kishin sjellë rusët dhe etiketës i vunë emrin “Përmeti”. Veç të tjerash, gjatë tre muajve të parë ato kthehen herë majtas, herë djathtas, në mënyrë që rreth shishes të mos mbesi asnjë fundrinë. Shampanja kullohet edhe një herë pastaj kalon në staxhionim. Sigurisht sa më tepër kohë të kalojë aq më e mirë e më e shijshme bëhet. Shishet e shampanjës vendosen me grykë poshtë, në sallat e posaçme për to.

Gjatë atyre viteve që punuat aty, a kujtoni ndonjë ngjarje të veçantë?

Kujtoj një ditë, kjo pas viteve ‘70-të, më thërret përgjegjësi i fabrikës. Afër zyrës së tij, ishin vaskat, dhe midis tyre kishte boshllëqe të cilat ishin mbushur me shishe të ndryshme të prodhimit në vite, nga viti 1961, kur nisi punë fabrika. “Pastroi këto – më tha, se e bë shumë kohë që janë këtu”.

Ndërsa po pastroja, midis shisheve që po seleksionoja, pashë që kishe edhe një shishe shampanjë. Etiketa i ishte dëmtuar. E mora në dorë, me një fund të të gjerë, nga ato që mbajnë presion. Pra ndryshe nga një shishe vere. Më të gjëra poshtë dhe të thelluar nga poshtë, e taposur mirë me tapë, me një kapuç metalik të lidhur me tel.

Çfarë bërë, si veprove?

E hapa e provova, ishte shampanjë. Nuk i thashë askujt, por të gjitha ato shishe më pas u hodhën. Me to edhe shampanja jonë e markës “Përmeti”

                     “Shkumbues” – Shampanja  “Morava”

Ndërsa jemi ulur në një lokal pranë pedonales në kryeqytet, një shishe krejt unikale e vendosur në një kënd e cila të tërheq vëmendjen. I shtyrë nga kureshtja, ndërsa i afrohesh, nisur fillimisht nga vjetërsia, pastaj forma e saj, kur befas lexon “SHKUMBUES”. E marr në dorë, një shishe shampanje e markës shqiptare, me etiketën që i referohet një emri, me shkrim dore, “Shasëla Dore” dhe poshtë saj me gërma kapitale: SHKUMBUES “MORAVA”, Ushqimorja – Korçë.

Me njeriun që e ka në koleksionin e tij, Muharrem Çobo, biseda është tejet interesante, ndërsa ai nis rrëfimin: “Kështu e kanë quajtur, me këtë emër e gjejmë. Kjo është një shishe e Ardian Cergës, aktorit të njohur. Me Cergën prej kohësh jemi shumë miq. Një ditë, më thotë: “Muharrem, në shtëpi unë kam një shishe shampanje, të cilën në atë kohë e kanë quajtur “Shkumbues”. Ndodheshim në Korçë, po xhironim filmin “Mësonjëtorja”. Patëm marrë disa shishe të tilla, dhe pasi i konsumuam, njërën prej tyre e ruajta”. Pas disa ditësh ma solli, dhe është kjo që ju shihni.

U interesova, për të ditur cila ishte ishte historia e saj. Takova, fola me ish-drejtorin e asaj ndërmarrje, Ushqimores së Korçës, Duro, dhe ai më tregoi: “Ka qenë një pije që u prodhuar për një periudhë gati tre vjeçare. Duhet të kenë qenë mes vitet ‘70-‘80-të. Pastaj nga dikush erdhi një direktivë, duke thënë se kjo është shampanjë, pije borgjeze, nuk duhet ta prodhojmë më, dhe u ndalua”.

Por, Muharremi ka edhe një peng, që nuk ngurron ta shprehë: “Nisur nga prodhimet tona, ne sot kemi shampanjën tonë, “Shendeverë, e quajmë, por shishen që më dhuroi Cerga, e kam vënë aty, si pjesë e historisë. Për mua është shumë e rëndësishme, çfarë ishin prodhime të asaj kohe, vera më shumë, por edhe pije të tjera, po të kishte një muze të ishin ruajtur do ishte një gjë tejet interesante, por që fatkeqësisht nuk ka. Sigurisht që ishin pronë shtetërore, ishim në komunizëm apo fashizëm, ato mbeten prodhime të këtij vendi, çka do të tregonte, transmetonte vetëm traditë”. / Memorie.al               

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kancelari i Bavarisë, Shtraus, ka ardhur në Shqipëri në verën e vitit 1984, pra kur Enver Hoxha ishte ende gjallë dhe ai na autorizoi që me Shtrausin...”/ “Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

Artikuj të ngjashëm

“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën
Dossier

“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën

June 22, 2026
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Dossier

“Krimet e komunistëve gjatë luftës civile në Itali dhe komploti i heshtjes mbi historiografinë gjatë dhe pas luftës, janë njësoj me krimet e luftës civile në Shqipëri …”/ Refleksionet e përkthyesit të njohur

June 21, 2026
“Nga 24 vende me të cilat Shqipëria komuniste e Enver Hoxhës kishte marrëdhënie në vitet ’50-të, në vitet ’70-të, ajo arriti me 72 vende në të gjithë botën, pasi…”/ Dëshmia e diplomatit të njohur
Dossier

“Na vinte turp të kërkonim takim njohjeje me nivelin tonë në Trupin Diplomatik, sepse zakonisht grada që merrej me politikë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

June 20, 2026
“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
Dossier

“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën

June 20, 2026
“Italia i bënte thirrje Shqipërisë, me qëllim që kontrabanda e cigareve në Adriatik të mos përkrahej, por, Enver Hoxha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve
Dossier

“Italia i bënte thirrje Shqipërisë, me qëllim që kontrabanda e cigareve në Adriatik të mos përkrahej, por, Enver Hoxha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

June 20, 2026
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Nuk ishte vetëm Shqipëria me atë pozitë gjeografike për transitimin e cigareve në bregdetin Adriatik, bisedime u bënë edhe me Malin e Zi e Kroacinë, por…”/ Dëshmia e ish-kreut të kontrabandës së shtetit komunist

June 20, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme