• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, September 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Ja e vërteta e vrasjes së Ded Gjon Lulit në Mirditë, të cilën historiografia zyrtare e regjimit komunist të Enver Hoxhës, i’a atribuoi derës së Kapidanit, Gjon Markagjonit…”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

“Në ishullin e Kretës, 300 komunistë grekë, rrethuan dhe vranë 14 nacionalistë kosovarë, e plagosën rëndë 14 të tjerë…”/ Masakra e panjohur e 9 majit 1947, që u mbajt e fshehtë nga Enver Hoxha
“Pas 30 vitesh takova Çabejn, ja dhashë dorën edhe pse ai s’ishte me ne, por s’ka bërë krime si Ernest Koliqi që…”/ Shkrimi i ’61-it te “Shejazat”, ku Enveri akuzon Koliqin
Memorie.al
“Pas daljes nga burgu, Arshiu me të motrën u arratisën me not nga lumi Buna, me ndihmën e mikut të…”/ Dëshmitë e rralla të kunatit të prof. Pipa që jetoi në  SHBA-ve
Zbulohet letra e Dr. Krasniqit kundër Mit’hat Frashërit: “Kontributi i juej i çmuem, për sa i përket idesë së nji Shqipnie etnike…”/ Kontraditat e mërgatës politike shqiptare
“Vrasja e kolonelit hollandez Tomson, prej një kavajasi, bëri jashtëzakonisht një përshtypje të madhe në Durrës dhe pati një efekt, gati vendimtar…”/ Historia e panjohur e “vitit të mbrapshtë” 1914
“Kapidan Gjon Markagjoni, me disa Mbretërorë, është në Shkodër dhe ka deklaruar që të bëjnë qëndresë, kurse Abaz Kupi, me një barkë, është nisur për…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Ndërsa ishte në mbrojtje të shtëpisë së Gerës, me 9 gusht 1947, rrethohet nga Forcat e Ndjekjes në Munegjë dhe pas gjashtë orësh luftë…”/ Si i vra Llesh Gjon Marku, djali i tretë i Kapidanit të Mirditës
“Mëhill Doçi, në kundërshtim me zinë e Mirditës, do t’i drejtohej komandantit të operacionit, Mehmet Shehut, që ta lejonte të merrte pjesë në ekzekutimin e 14 të arrestuarve…”/ Dëshmia e rrallë e Ahmet Bushatit

Nga Gilmana Bushati

Pjesa e parë

 – Intervistë me historianin Ndue Oroshi, Nënkryetar i Shoqatës se Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” –

 Zoti Oroshi, duke qenë se jeni studiues i njohur i historisë së shqiptarisë, ju keni botuar dhe një libër “Gjurmëve të së vërtetës historike”, ku flitet për falsifikime të historisë nga ana e komunistëve, ju lutem, brenda kontestit të një gazete, a mund te na renditni falsifikimet më të mëdha të komunistëve dhe ku bazoheni ju, pra mbi ç’fakte dhe dokumenta për të vërtetuar të kundërtën?

Gjithashtu mund të lexoni

“Ne i përcollëm kolegët sovjetikë me buqeta lulesh deri në aeroport dhe ata na porositnin rreth vazhdimit të punimeve, pasi ishin të apasionuar dhe nafta…”/ Dëshmia e rrallë e gjeologut të njohur

“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse

Gjatë sundimit të diktaturave komuniste si në Shqipëri, si në viset Etnike Shqiptare në ish Jugosllavi, kemi krijimin e dy blloqeve politike, kulturore tek shqiptarët në përgjithësi. Kemi bllokun perëndimor politik dhe kulturor që udhëhiqej prej organizatave dhe partive politike në mërgim, si dhe prej personaliteteve të mëdha politike, shkencore dhe kombëtare, si dhe bllokun politik lindor, i cili politikën, kulturën dhe letërsinë shqiptare, e orientoj drejt ideologjisë ruso-jugosllave. Dhe, gjatë gjithë këtyre viteve përveç konfrontimit politik dhe ushtarak, kemi edhe konfrontimin historik dhe kulturor, në mes të këtyre dy rrymave politike.

Vetvetiu gjatë kësaj kohe të sundimit të diktaturave komuniste në viset Etnike Shqiptare u krijuan dy histori, u krijuan dy letërsi, njëra ishte historia e vërtetë kombëtare që shkruhej nga studiuesit më taban kombëtar, por me akribi shkencore, siç ishin, Profesor Dr. Ernest Koliqi, Prof. Dr Zef Valentini, Prof. Dr. Athanas Gegaj, Prof. Dr. Isuf Luzaj, Kapidan Ndue Gjomarku, Dr. Halim Begeja, Imzot Zef Oroshi, Mit’hat Frashëri, Tahir Kolgjini, Martin Camaj, Arshi Pipa dhe shumë të tjerë. Ndërsa në anën tjetër blloku i historianëve lindorë, e që falsifikonte historinë shqiptare me metodologji ruso-jugosllave.

Çdo kundërshtar politik e quanin tradhtar, kolaboracionist, revizionist dhe shumë terma të ndryshme që dinë t’i pjellë vetëm mendja e orientimit të ideologjisë komuniste. Derisa të parët kishin orientim politik konceptin e ndërtimit të shtetit me pluralizëm, demokraci perëndimore, bashkëpunimin politik dhe ekonomik me perëndimin, të dytët komunistët orientimin e tyre e kishin drejtuar rreth ndërtimit të shtetit diktatorial, sistemin njëpartiak, vrasjen e atdhetarëve shqiptarë, burgosjen e familjeve të tyre dhe internimet, dhe si mjet i fundit ishin edhe historianët me pikëpamje komuniste e që ishin shkolluar ekspres në Moskë dhe Beograd, për falsifikimin e historisë për të gjithë ata atdhetarë që vepronin në orientimin perëndimor të politikës dhe shtetit shqiptar. Koha e vërtetoi se politikanët që vepruan në të djathtë dhe për bashkim kombëtar patën të drejtë.

Sepse, ata qysh herët kishin krijuar ura lidhëse në mes të shqiptarëve dhe shteteve perëndimore në Evropë si dhe në veçanti në Amerikë. Dhe, ne tani si historianë të rinj para vetës kemi dy lloj historish, njëra është ajo e falsifikuara sidomos gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore e, pjesërisht edhe gjatë shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe periudha tjera historike, dhe tjetra ajo e shkruar me metodologji shkencore të nivelit perëndimor. Gjatë krahasimit të këtyre dy varianteve të shkrimit të historisë, shihet qartë se historianët komunistë e falsifikuan historinë për nevojat e politikës së tyre ditore.

Një ndër ato falsifikime ishte edhe fakti që historianët komunistë bënë ndaj derës së madhe kombëtare të Kapidanit të Mirditës, derë e cila për 500 vjet ishte në shërbim të kombit shqiptar. Një ndër ato falsifikime është edhe ai i vrasjes së atdhetarit Ded Gjon Lulit. Këto të pavërteta rreth vrasjes së Ded Gjon Lulit, historiografia e kuqe komuniste i ka bërë me qëllim për t’ja humbur vlerën kombëtare familjes princore të Kapidan Gjon Marka Gjonit për tri arsye:

  1. Që të gjuhet sa më tepër gurë e dru mbi familjen atdhetare të Kapidan Gjon Marka Gjonit që për pesëqind vjet e udhëhoqi Mirditën në luftë kundër Perandorisë Osmane.
  2. Që me të gjitha metodat të shkatërrohet kjo familje atdhetare, pasi që dy djemtë e Kapidan Gjon Marka Gjonit, Kapidan Dr. Mark Gjon Marku dhe Kapidan Llesh Gjon Marku e kishin udhëhequr me plot sukses luftën antikomuniste jo vetëm në Mirditë, por në mbarë Shqipërinë Etnike derisa ranë heroikisht.
  3. Për të mbjellë urrejtje në mes të dy krahinave heroike Shqiptare Mirditës dhe Malësisë, krahina të cilat gjithmonë bashkëpunuan me njëra tjetrën për të mirën e kombit shqiptar, për këtë flet edhe fakti që trimi i Malësisë Ded Gjon Luli, nuk i kishte rënë në dorë Knjaz Nikollës së Malit të Zi pas përfundimit të kryengritjes së Malësisë, por kishte gjetë strehim dhe mikpritje pikërisht në Mirditën kreshnike. Në Mirditën e cila në mbrojtje të Ded Gjon Lulit dha shtatë djem më të mirë të saj.

E vërteta historike e vrasjes se Ded Gjon Luli qëndron në atë se Ded Gjon Luli është vrarë nga dora e kriminelit serb, Kapetan Gjura. E vërteta historike e vrasjes së këtij vigani të Malësisë dhe mbarë Shqiptarisë, është kështu: Serbët pas hyrjes në Mirditë filluan akte violence dhe terrori. Plaçkitën dhe dogjën Abacinë e Oroshit dhe vilën e Monsinjor Doçit, në maje të Malit të Shëlbuemit në Malin e Shejtë. Populli i Mirditës filloi me jetue nën terror. Tue pa këto akte terrorizmi, Ded Gjo Luli kujtonte se, mund t’i bindte serbët që mos të terrorizojnë popullin dhe pa e pyet askënd, vendosë me shkue në komandën e ushtrisë serbe, me i thanë komandantit ta ndalonte dorën.

Me gjithë këshillat e këshillit të te parëve që mos të shkonte atje, se shkjau është i pabesë, ai vendosi me shkue. Tu mos mundë me bindë me hjekë dorë prej atij qëndrimi, mirditasit ia dhanë shtatë burra për ta shoqërue, dhe emrat e të cilëve janë këta: 1. Mark Llesh Doda, 2. Ndue Kol Pjetri, 3.Zef Ndue Gjoka, 4. Preng Çup Deda, 5. Preng Gjok Skana, 6. Bib Marlula, dhe 7. Llesh Deda. Porsa mbërritën në komandën serbe, që ishte vendosun në Abacinë, e pa i lënë shtek të paraqiste ankesën, i çarmatosin dhe i lidhin, e Ded Gjo Lulin e çojnë në rrafshnaltën që quhet Sheshas, e aty e pushkatojnë, kurse të shtatë burrat i çojnë në Breshten (Pyllin) e Oroshit, në Mal të Shejt, e atje në grykë të shpellës së Akullit, që është 15 metra e thellë në tokë, jua nxjerrin shpirtin duke i therë me bajoneta, e ashtu të gjallë i hedhin brenda ku kanë vdek të ngrimë.

E dhashë vetëm një fakt të këtij falsifikimi, sepse kjo familje në regjimin komunist kishte këtë bilanc tragjik- Dy djemtë e familjes Mark e Sandër (Llesh) Gjon Markagjoni të vrarë në vitin 1946-1947, në moshën 33 dhe 27 vjeçare, 40 vjet burg, 254 (dyqindë e pesëdhjetë e katër vjet internime), dhe tri nëna të shtrenjta vdiqën në internim. Iu shtetëzuan pronat, konfiskim i çdo gjëje, rrafshim i kullave të familjes në Orosh -Mirditë, atje mbetën vetëm gurët.

Për afro 50 vjet vazhdoi tortura, burgjet internimi dhe denigrimi i familjes me anë të radios, librit, artit skenik, filmit, televizionit, deri në pafundësi shpifje arti i gënjeshtrës në stadin më të lart, thuhet në librin, “Dhembje”, të studiueses shkodrane Fatbardha Mulleti Saraçi. Falsifikimet tjera bëhen ndaj shumë figurave historike siç janë atdhetarët Mit’hat Frashëri, Mustafa Merlika-Kruja, Xhevat Korça dhe shumë e shumë atdhetarëve të tjerë me koncepte dhe veprime politike perëndimore.

Në Shqipëri është hapur debati, si gjithnjë fillimisht nga politika për arsyet e veta ajo, për rishikimin e historisë së Shqipërisë, një debat që i ka ndarë historianët në të djathtë dhe në të majtë. Duke qenë se nuk jeni përfshirë në këto ‘ndarje’ a mund të na thoni ju lutem ku ka nevojë historia e Shqipërisë të rishikohet, cilat figura mund te vlerësohen, cilat mund te zhvlerësohen, apo kujt duhet t’i jepet vendi që i takon më të mirat dhe të këqijat e tij?

Shpeshherë njerëzit janë të ndarë, ata që i shërbejnë të mirës, të bukurës dhe të madhërishmes si dhe ata që i shërbejnë të keqes djallëzores të mallkuarës dhe mefistofilisë. Kështu që edhe shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore u ndanë në dy taborre. Në atë Nacionalistë të cilët i shërbenin kombit shqiptar dhe u flijuan për të, dhe komunistët apo djallëzorët që i shërbyen sllavizmit, dhe u vënë në shërbim të djallit, të keqit mefistofilit, duke shërbyer komunizmit proletar që s’njeh komb as fe. Derisa komunistët edhe pse i shërbyen djallit dhe pansllavizmit, fëmijët e tyre gëzuan privilegje të shumta, si dhe patën mundësi që prindërve të tyre t’ju ngrinin nga një lapidar me shenjën e mefistofilit dreqit dhe të mallkuarit, pra, t’ju vendosin yllin e kuq komunist në varr.

Një pjesë e madhe e fëmijëve të atdhetarëve nacionalistë nuk patën fare mundësi që prindërve të tyre t’ju ngrinin një lapidar, sepse iu mungonin eshtrat e tyre, pra nacionalistët që luftuan për Shqipërinë Etnike mbetën të vrarë, të sharë, të përbuzur, dhe eshtrat e tyre sot e asaj dite prehen në varre të përbashkëta, ndërsa fëmijët e këtyre nacionalistëve sot e asaj dite kërkojnë eshtrat e tyre dhe s’kanë mundësi që së paku t’ju ngrinin një lapidar ku do të shkruanin fjalët, këtu pushon Luftëtari i Shqipërisë Etnike.

Derisa të parët fëmijët e komunistëve ju gdhenden në lapidare yllin komunist simbolin e dreqit prindërve të tyre, këta të dytët fëmijët dhe të afërmit e nacionalistëve ende sot janë në kërkim të eshtrave të tyre edhe pas më shumë se gjashtë dekada, që së paku në lapidar tju gdhendin shqiponjën dy krenare simbolin e Shqiptarisë, për të cilin u flijuan atdhetarët shqiptarë.

Në kërkim të gjetjes së eshtrave të prindërve dhe të afërmeve të tyre, janë shumë atdhetarë dhe familje të ndershme nacionaliste, por sot e asaj dite nuk kemi asnjë reflektim nga ana e atyre që i vranë dhe i gjuajtën nëpër varret e përbashkëta, nuk kemi asnjë ndërgjegjësim të ish udhëheqësve komunistë të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe fëmijëve dhe të afërmeve të tyre që së paku të na i tregojnë vendet se ku u masakruan atdhetarët nacionalistë që t’i varrosim sepse edhe ata patën të drejtë ta kenë një varr ku pasardhësit e tyre të shkojnë dhe të dërgojnë lule të freskëta dhe tu thojnë fjalët, ju kujtojmë me mall për jetë të jetëve.

Në këtë drejtim edhe Arben Puto si njeri më i besueshëm i kriminelit Enver Hoxha, mund të bëj shumë të na tregoj së, se ku janë gjuajtur eshtrat e atdhetarëve të vrarë në Tivar, ku siç shkruan Azem Hajdin- (Xani) në Librin “MASAKRA E TIVARIT” (MEMOARE), Prishtinë, 1998, fq. 17-18: “Më 31.3.1945, 4310 shqiptarë u masakruan nga serbët e malazezët, në Tivar.

Djem e burra të zgjedhur nga të gjitha vise etnike shqiptare: të Mitrovicës, të Shalës së Bajgorës, të Drenicës, të Skënderajt e të Gllogofcit, të Vushtrrisë, të Podujevës, të Llapit e Gallapit, të Kamenicës, të Preshevës e Bujanovcit, të Vitisë, Gjilanit, Prishtinës të Lipjanit, të Kaçanikut e Ferizajt, të Suharekës, Prizrenit, Dragashit, Opojës, të Pejës e Gjakovës, të Klinës e Istogut, të Tetovës, Manastirit, Gostivarit, Shkupit dhe viseve të tjera të Kosovës, thërrasin politikanët tanë, historianët, poetët, shkrimtarët, dhe të gjitha institucionet shkencore shqiptare, me sa zë kanë:-Ku është gjaku ynë, ku gjenden eshtrat tanë?” / Memorie.al

                                                        Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 15 Shtator 2026

Next Post

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Ne i përcollëm kolegët sovjetikë me buqeta lulesh deri në aeroport dhe ata na porositnin rreth vazhdimit të punimeve, pasi ishin të apasionuar dhe nafta…”/ Dëshmia e rrallë e gjeologut të njohur
Intervista

“Ne i përcollëm kolegët sovjetikë me buqeta lulesh deri në aeroport dhe ata na porositnin rreth vazhdimit të punimeve, pasi ishin të apasionuar dhe nafta…”/ Dëshmia e rrallë e gjeologut të njohur

September 13, 2026
“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse
Intervista

“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse

September 8, 2026
Intervista

“Për rolin e ambasadorit italian në Tiranën e viteve ’80-të, vajza e të cilit u dashurua me një djalosh shqiptar, solla nga Italia Remo Xhironen, por projekti im…”/ Dëshmia e regjisorit të njohur Namik Ajazi

September 6, 2026
“Gjatë një ekspozite te Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve, kur Enver Hoxha e pyeti Foto Stamon; si jeni me bojrat, ai u tregua kurajoz dhe…”/ Dëshmia e ish-shitëses që furnizonte piktorët me materialet që vinin nga jashtë
Intervista

“Gjatë një ekspozite te Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve, kur Enver Hoxha e pyeti Foto Stamon; si jeni me bojrat, ai u tregua kurajoz dhe…”/ Dëshmia e ish-shitëses që furnizonte piktorët me materialet që vinin nga jashtë

August 30, 2026
“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve
Intervista

“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve

August 14, 2026
“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
Intervista

“Mamaja ime ishte kushërira e Enverit dhe kur babanë e dënuan me vdekje, ajo mundi të takonte vetëm motrën e Enverit e cila i tha…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 2, 2026
Next Post
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe...”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme