• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, June 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat, duruan duke parë gjakun e…”/ Letra e panjohur e znj. Lejla Dino, drejtuar Presidentit amerikan Woodroë Wilson, në 1913-ën

Nga Pertefe Leka

Memorie.al / Na vjen mirë kur dëgjojmë të huajt që vlerësojnë gruan shqiptare, sigurisht ata që e kanë vizituar vendin tonë, ose kanë lexuar rreth lashtësisë Iliro-shqiptare. Studiuesit e çështjes shqiptare kanë shkruar shumë për vashën shqiptare pavarësisht se ajo nuk ishte pjesë aktive e drejtpërdrejtë në jetën shoqërore. Roli i saj në familje, që lindi dhe edukoi trimat dhe trimëreshat, është evidentuar prej studiuesve, duke përjetësuar veprimin e grave krah burrave në ngjarjet e mëdha historike. Nuk besoj të ketë në botë si në Shqipëri, obeliskë natyralë që kanë të gdhendur vetëmohimin e gruas shqiptare.

Nuk është e tepërt të përsëritet se kalatë më të rëndësishme të Shqipërisë në veri e në jug, mbajnë emrat e grave të virtytshme shqiptare. Jehona e bëmave të gruas shqiptare në shekuj, ka përjetësuar dashurinë si virtyt të tyre ndërsa nderin dhe besnikërinë, si ligjë dhe normë për to.

Kujto akademiken Franceze, Margaret Jursenar në tregimin “QUMËSHTI I VDEKJES”. Autorja e tërhequr pas legjendës së murimit sipas së cilës u ngrit kalaja Rozafat, ka vënë në gojën e një personazhi, i cili i entuziazmuar kur u njoh me legjendën, u shpreh: “Ama për nënë do të doja të kisha një vashë, si ajo e legjendës shqiptare”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos

“Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s’parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall dhe…”/ Letra e panjohur e Simon Jubanit për Komitetin Qendror, dhjetor ‘71

Bajroni,.… e të tjerë janë tërhequr shumë në përshkrimin e gruas çame në shumë aspekte të rëndësishme të jetës saj. Pukëvili, e ka theksuar rolin e gruas çame në pajtimin e gjaqeve dhe në përfundimin e traktateve. Elena Gjika, me origjine çame, e shtriu më tutje këtë fenomen duke e përgjithësuar veprimtarinë e grave shqiptare, në aspektin e barazisë gjinore, ku theksonte; “Trima burrat, trimëresha gratë”.

Me përsëritë bëmat e gruas shqiptare ndër shekuj, si luftëtare dhe të forta në karakter, është krenari. Ato kanë qenë aktive në momente vendimtare për atdheun e tyre, kanë mbijetuar me armë në dorë ose kanë vdekur me nder, si Argjiroja, gratë e Sopotit, apo suljotët në vallen e vdekjes, (te përjetësuara në pikturën e Ari Shefer; “Gratë e Sulit”).

Ruajtja e identitetit të gruas shqiptare ka mbetur e gjallë në vizatimet, grafikët, etydet, portretet e tablotë të një numri të madh artistësh me tematikë të larmishme shqiptare. Ajo që është evidentuar për gratë shqiptare, pavarësisht nga statusi i tyre në jetën shoqërore, ishte se ato e kishin shpresuar të ardhmen e vendit, pa armiq dhe armiqësi.

Në rrethana të rëndësishme historike për mbrojtjen e bashkësisë kombëtare, atyre u ka lindë nevoja e natyrshme e grupimeve për të arritur në një mendim e mbrojtje të përbashkët. Kjo ka qenë shtytja që Lejla Dino, në rrethana shumë deçizive për fatet e popullit tone, krijoi në Gjenevë të Zvicrës “Komunitetin e Gruas Shqiptare” në vitin 1919.

Më ka tërhequr shumë fakti i kësaj gruaje çame, Lejla Rasih Dino, e cila në emër të grave shqiptare, u drejtohet në mënyrë diplomatike autoriteteve të larta botërore për çështjen e trojeve shqiptare të mbetura jashtë kufijve në vitin 1913.

Lejla Dino (Ileri) 1893-1966, vinte nga një familje me tradita të larta patriotike e atdhetare, ku i kishte të projektuara kërkesat për ardhmërinë e kombit shqiptar. Në emër të komunitetit të gruas shqiptare, ajo iu drejtua Konferencës së Paqës në Paris, për problemet madhore të kombit tonë.

Ishte pra gruaja e parë shqiptare që me kurajo i drejtohet në kohën e duhur, kryetarit të Konferencës së Paqes në Paris, për çështjen shqiptare.(tamam kur po ndahej “gjahu” i luftës në mes forcave luftuese). Nuk ishte rastësi ky guxim i një gruaje çame por një vazhdimësi e pjesëmarrjes së familjes Dino në të gjitha ngjarjet e mëdha, të luftës për liri e pavarësi.

Familja Dino, ka nxjerrë shumë figura të përmendura, të pushkës e të penës, të cilët kanë hyrë në historinë e artë të kombit tonë. Kështu dhe bija e tyre, Lejlaja, eci në rrugën e të parëve të saj që nuk heshtën kurrë në kërkimin e drejtësisë për identitetin Kombëtar dhe trashëgiminë e trojeve shqiptare. Babai i saj Rasih Dino, ishte djali i Abedin Dinos, pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit. Nën shembullin e të atit, Rasihi, u bë një luftëtar dhe kontribuues në Shpalljen e Pavarësisë.

Ishte në krye të delegacionit pjesëmarrës të Shqipërisë në Konferencën e Londrës. I ra botës kryq e tërthor, për të lobuar për mos-copëtimin e Shqipërisë nga fqinjët grabitqarë. Si përfaqësues i shqiptarëve me qëndrim të përkohshëm në Zvicër, i Federatës Ndër-shqiptare “Vatra” dhe i shoqërisë “Çamëria” në SHBA-ës, prej Gjenevës i dërgon Këshillit të Ministrave të Italisë, në të cilën kërkon që qeveria italiane të heqë dorë prej lakmive të saj për Vlorën dhe të ndihmonte në rivendosjen e pavarësisë së Shqipërisë, si dhe në kthimin e krahinës së Çamërisë dhe Kosovës.

Për këtë kontribut, Shoqëria “Çamëria” në Amerikë e caktoi si përfaqësues të popullsisë çame në Konferencën e Paqes në Paris më 1919, por u pengua nga qeveria franceze dhe ajo italiane.

Kështu, Lejlaja, kur pa pengesën që po i bëhej të atit u mobilizua edhe më shumë. Ajo si kryetare e Grave Shqiptare jashtë vendit, shfrytëzoi ardhjen e familjes Presidenciale, Wilson, në Konferencën e Paqes në Paris. Ishte hera e parë që një President Amerikan, vinte në Europë.

Ajo trokiti tek simboli i Paqës, Woodroë Wilson, i cili u vlerësua me çmimin “Nobel” për Paqën (“Nobel Peace Prize”). Trokiti tek humanisti, që mori bekimin e Papës Benedict XV-të, i pari president amerikan që vizitoi një Papë. Ajo i drejtohet kësaj figure më në zë të politikës botërore, për mbrojtjen e çështjes shqiptare në përgjithësi e, të Kosovës e Çamërisë në veçanti.

Ajo trokiti në zemrën e një personaliteti fisnik, i cili kishte firmosur zyrtarisht dhe vendosur ne kalendar të dielën e dytë të muajit maj, festën e nënave, “Mother’s Day” – Lejlaja në këtë rast, shfrytëzoi njohjen e saj me Edith (Galt) Willson, gruan e presidentit, Woodrow Willson, ku nëpërmjet një letre, i shtron kërkesat legjitime të popullit shqiptar të mohuara prej grabitqareve.

Sa për dijeni, Edith Galt ishte direkt trashëgimtare e gruas vendase amerikane, Pocahontas, (descendant of the Native American woman, Pocahontas)

Bija e Çamërisë në atë letër, ndër të tjera shkruante: “….Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat, duruan duke parë gjakun e të dhembshurve të tyre të rregullohet nën zgjedhën e shtypësve të huaj, kanë natyrisht për të tronditur ndjenjat tuaja të larta njerëzore dhe do t’ na ndihmoni për të fituar lirinë tonë të dashur. Në këto çaste, shtetet fqinjë të Shqipërisë duan t’ i aneksojnë vende të tokës sonë të dashur, ose që të marrin prej nesh independencën tonë politike.

Por jemi të sigurtë se lavdia e ndjenjave të larta dhe njerëzore të shoqit tuaj dhe me ndihmën tuaj këto gjëra nuk do të bëhen dot dhe se do të kemi për së afërmi independencën tonë, me anën e së cilës do të marrin fund vuajtjet tona….! Qindra, mijëra prej punëtorëve shqiptarë, të cilët u shtrënguan të lënë shtëpitë e tyre dhe të refugohen në Amerikën tuaj të lirë, shpresojnë nxehtësisht se Atdheu i parë i tyre, provincë e Kosovës dhe e Çamërisë, të cilët u ndanë padrejtësisht nga Shqipëria me 1913…do të lirohen…”! (Publikuar në “Albania”, 1 Janar 1919)

Sëmundja që i ndodhi Presidentit Wilson, kur ishte në Europë, ishte e papritur. Edith, gruaja e përkushtuar ndaj këtij njeriu të madh, e çoj me tutje kujdesin ndaj të shoqit, deri në detyrat presidenciale sa mund të quhej se ishte një presidente grua në hije. Edhe pse presidenti ishte i sëmurë, ajo nuk mundi ta ndalonte vrullin e tij shpirtëror e fizik që ai të vazhdonte rrugën e tij, për krijimin e një organizate politike ndërkombëtare, e cila do të garantonte ruajtjen e Paqes në Botë.

Ashtu, në gjendje të rëndë shëndetësore, i ndaluar nga mjekët që të vepronte në terren, me një vullnet të paepur, për të realizuar paqen dhe detyrën presidenciale, mbijetoi deri në fund të mandatit me ndihmën e pakursyer edhe të shoqes së tij, Edith. Kështu fundi i jetës i erdhi shpejt, por ai mbeti simbol i paqes botërore dhe për ne shqiptarët shpëtimtar i mos-copëtimit të mëtejshëm të trojeve tona, nga grabitqarët.

Letra e Lejlasë është lexuar ndër vite dhe ka realizuar deri diku kërkesat e saj. U desh përsëri një president amerikan (Bill Clinton), që ta përshpejtonte çlirimin e Kosovës dhe përsëri një tjetër president amerikan (George W.Bush), që të finalizonte Pavarësinë e Kosovës. Çështja çame, tashmë e ndërkombëtarizuar, do ta fitojë legjitimitetin, sepse Çamëria fizikisht është aty, martirët e saj dhe historia janë po aty.

Lejlaja nuk jeton më, por letrën e saj do ta vazhdojnë ta lexojnë brezat, për të cilët ajo mendoi. Në atë portë ku trokiti Lejlaja ishte e vetëdijshme se mund të fitohen vlera të mëdha për të ardhmen e Kombit Shqiptar. Ajo kishte besim, kur iu drejtua Presidentit të SHBA-ve, Woodrow Wilson, sepse ishte udhëheqësi i një shteti të fuqishëm dhe shembulli më i përkryer i demokracisë në botë, pa ndihmën e të cilit nuk do të ishim edhe ne, aty ku jemi sot.

Mesazhi i sekretares së shtetit të SHBA-ve Hillary Clinton në Parlamentin shqiptar, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, se; “edhe 100 të tjera do të jemi pranë jush…”, është një vazhdimësi dhe një ogur i mirë për ta bërë të pavdekshme letrën e Lejla Dinos.

Gruaja shqiptare sot, me një status të barabartë në jetën shoqërore, do të jetë një zë i fortë për mbrojtjen e identitetit të saj dhe të drejtave njerëzore. Me një demokraci të fortë në Shqipëri dhe me ndihmën e SHBA-së mund të zgjidhen probleme madhore, që koha i ka zvarritur./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 16 Qershor 2026

Next Post

“Vllazën Çoka, 14.990.000 franga ari, Murat Begeja dhe vëllezërit 5.774.000, Hysen e Reshit Alimehmeti, 3.902.000, Osman Vaqarri...”/ Dokumenti sekret me arin e sekuestruar pasanikëve të Tiranës në ’45-ën

Artikuj të ngjashëm

“Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos
Personazh

“Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos

June 14, 2026
“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit
Personazh

“Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s’parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall dhe…”/ Letra e panjohur e Simon Jubanit për Komitetin Qendror, dhjetor ‘71

June 14, 2026
“Mbas revolucionit ushtarak në Egjipt në vitin 1959, duke qenë edhe në lidhje familjare dhe miqësore me Mbretin Faruk, u detyrua të largohet dhe…”/ Historia e panjohur Arslan bej Libohovës

“Enver Hoxha, na jepte lëndën e ‘Moralit’ dhe ai nuk ulej kurrë në tavolinën e mësuesit, por në bankat e para, me djemtë dhe vajzat, pasi ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-liceisit të Korçës
Personazh

“Nga Lushnja shkonim në Burrel për të parë babanë e burgosur, një udhëtim raskapitës, pasi i binim nga Bulqiza, por rojet na i merrnin ushqimet, i hapnin ato …”/ Dëshmia e rrallë e Bujar Nepravishtës

June 7, 2026
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Personazh

“Oficeri i Postës i rrëmbeu automatikun ushtarit dhe zbrazi gjithë fishekët mbi trupin e Haxhiut, Haxhi Llëçi, kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Bilisht, i hoqi viktimës..”/ Historia tragjike e familjes Barolli

June 7, 2026
“Në atë farë skene të kampit të Spaçit, doli i pari i burgosuri Dhimitër Furxhi, njihej, aktor i vërtetë profesionist, i cili filloi të…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, ish-i dënuar politik
Personazh

“Atë ditë gushti 1967, kur ne u ndamë për të mos u takuar më, pasi Mustafa u arratis në Jugosllavi, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë për djaloshin nga Tropoja që e ktheu UDB-ja dhe u flijuan në burgun e Burrelit

June 4, 2026
Next Post
“Vllazën Çoka, 14.990.000 franga ari, Murat Begeja dhe vëllezërit 5.774.000, Hysen e Reshit Alimehmeti, 3.902.000, Osman Vaqarri…”/ Dokumenti sekret me arin e sekuestruar pasanikëve të Tiranës në ’45-ën

“Vllazën Çoka, 14.990.000 franga ari, Murat Begeja dhe vëllezërit 5.774.000, Hysen e Reshit Alimehmeti, 3.902.000, Osman Vaqarri...”/ Dokumenti sekret me arin e sekuestruar pasanikëve të Tiranës në ’45-ën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme