• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, June 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Vllazën Çoka, 14.990.000 franga ari, Murat Begeja dhe vëllezërit 5.774.000, Hysen e Reshit Alimehmeti, 3.902.000, Osman Vaqarri…”/ Dokumenti sekret me arin e sekuestruar pasanikëve të Tiranës në ’45-ën

Fotografi me pamje të ndryshme të Tiranës 1917-1993
“Vllazën Çoka, 14.990.000 franga ari, Murat Begeja dhe vëllezërit 5.774.000, Hysen e Reshit Alimehmeti, 3.902.000, Osman Vaqarri…”/ Dokumenti sekret me arin e sekuestruar pasanikëve të Tiranës në ’45-ën
Fotografi me pamje të ndryshme të Tiranës 1917-1993
“Në 1966-ën kur u suprimua Ministria e Drejtësisë, që sipas Mehmet Shehut, ishte e panevojshme, Aranit Çela, porosiste gjyqtarët; kodet futini në sirtar dhe nxirrni …”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
“Vllazën Çoka, 14.990.000 franga ari, Murat Begeja dhe vëllezërit 5.774.000, Hysen e Reshit Alimehmeti, 3.902.000, Osman Vaqarri…”/ Dokumenti sekret me arin e sekuestruar pasanikëve të Tiranës në ’45-ën
Kur të hollat po i shteroheshin, rojet shqiptare të pallatit të Sulltanit nisën të heqin diçka nga rroga për t’i lejuar Ahmetit që ai të…”/ Libri i panjohur për Mbretin Zog
“Kur shkuam te shtëpia e Enverit për t’i dhuruar monedhën e floririt me kokën e Aleksandrit të Maqedonisë, të cilën ia morëm Man Tepelisë në Shkodër, ai na…”/ Rrëfimi i ish-nënkolonelit të Sigurimit

Nga Alba Kepi

Memorie.al / Qyteti është shumë më tepër sesa një bashkësi njerëzish, ndërtesash, rrugësh, është akoma më shumë sesa një sistem shërbimesh sociale, institucione administrative, qyteti është një gjendje shpirtërore, është një fill i pazgjidhshëm kostumesh, ritesh, ndjenjash e sjelljesh. Në këtë përvjetor të 400 të formimit të Tiranës si një njësi administrative, nuk ke si të mos kujtosh ata që kontribuan në zhvillimin e saj, banorët e hershëm të Tiranës. Ashtu siç impononin hallet shekullore të Shqipërisë thirrjen e kuvendeve me burra të urtë e atdhetarë, dhe Tirana dikur kish në krye të saj një kuvend burrash të qutë, të fortë e patriotë, që bashkoheshin nga ky fill i pazgjidhshëm shpirtëror, me imponim e një detyrim të fortë moral ndaj qytetit të tyre.

Dokumente historike, korrespondenca diplomatike, trashëgimi ngjarjesh, amanete familjesh të përcjella deri më sot si një testament biologjik tregojnë e dëshmojnë rolin e këtij kuvendi burrash, sidomos gjatë dy shekujve të fundit për qytetin e tyre. Shpesh i kanë quajtur aristokracia e hershme o borgjezia e parë, por banorët autoktonë i njohin veç si; “paria e respektume e Tironës”. Qenë pjesëtarë të familjeve të kamura të Tiranës, me një pozicion të fortë ekonomik, e pa dyshim me fuqinë e tyre sociale, nën sensin e lartë të përgjegjësisë e të dashurisë për qytetin.

Paria mblidhej sa herë që Tirana kish nevojë për ta, herë për të ndërtuar një rrugë, o për të ngrejtë një urë, për të ndihmuar një lagje e një fis, o për të zhvilluar një “nahi” të Tiranës, vepra bamirësie të kryera me përulje e respekt për çdo bashkëqytetarë. Ata që njohin mirë historinë e këtij qyteti e dinë se kudo që të ecësh, gjen ende gjurmë të dukshme o të padukshme të zanatçinjve, artizanëve, tregtarëve e familjeve “me tabon”, me një efekt të fortë ekonomik e jo më pak politik të kohës kur janë krijuar.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mis Durham shkruante: Osman Bali dhe Mehmet Kavaja, dy shërbëtorë të Esat Pashës, lavdëroheshin më vonë për veprën që kishin bërë, pasi…”/ Misteri i vrasjes së Hasan Riza Pashës në Shkodër në 1913-ën

“Ju dërgojmë listën emnore të personave që dyshohet se ushqejnë ide komuniste dhe në qoftë se ndonjani …”/ Zbulohet dokumenti i Zyrës Sekrete të Zogut i vitit ’37, me 137 persona, ku mungon Enver Hoxha

Të tillë ishin tregtarët e Tiranës, të organizuar në sipërmarrje të suksesshme të kohës dhe me Odën e tyre të Tregtisë, aktive prej vitesh. Formimi i kësaj dhome lidhet me dekretin Gjylhanes shpallur në Stamboll më 3 nëntorit 1839, i njohur si Dekreti i Tanzimatit. Rezultat qenë një varg reformash institucionale, administrative që sollën krijimin e gjykatave tregtare, dhomave të tregtisë e industrisë. Një dokument i viti 1897 zyrtarizon ekzistencën e dhomës së tregtisë së Tiranës, një salname turke e vitit 1313 (1897) e vilajetit të Shkodrës, pasi përmend kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Mehmet Ali Beu, shkruan dhe “Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Tiranës, Fuat be Toptani”.

Pjesë e parisë së respektume të Tironës qenë artizanët, mjeshtra me emër në zanatin e tyre, të organizuar mirë qysh hershëm në 17 esnafi. Esnafët ishin bashkuar në zeje të ngjashme apo qoftë një e vetme, ku përgatisnin zejtarë të rinj, kontrollonin konkurrencën e keqe mes zejesh dhe fshatrash, përcaktonin çmime duke u qëndruar pranë problemeve e halleve të zanatçinjve. Paria e Tiranës iu përgjigj kërkesave ekonomike të qytetit e kontribuoi ne mbajtjen e plot 7 kongreseve tregtare: më 1922, 1924-25, 1928, 1930, 1932, 1934 dhe 1939, ku Kongresi i parë i vitit 1922 pati rëndësi sepse doli me vendimin për “krijimin kudo në Shqipëri të Odave të Tregtisë”.

Pleqtë e urtë tironas “pjesatonin” me banorët dhe hallet e një atdheu “që po hiqte shumë” e më qershor të 1878 i përcollën gojë më gojë “kallaballikut” se biri i këtij qyteti, Mehmet Sermedin Seti Toptani qe një nga firmëtarët e dokumentit historik kundër copëtimit të Shqipërisë e vendimeve të Kongresit të Berlinit. Këmbëkryq në Sheshin e Namazgjasë vendosën bashkërisht që gjuha shqipe të shkruhej në alfabetin kombëtar e të quanin shqiptarë plot 150 trimave autoktonë, në një kohë kur qeveria turke shpallte të pafe e tradhtar çdokënd që e pranonte këtë fjalë për vete.

Paria e Tironës u mblodh e i qau hallin pesë bijve të tyre Jusuf Elezi, Mahmud Fortuzi, Hafiz Ibrahim Dalliu, Beqir Luga e Mustafa Mara, kur u dënuan me 10 vjet burgim për nacionalizmën, shprehur në mendimin e lirë për të njohur gjuhën shqipe, stemën shqipe, Skënderbeun dhe Shqipërinë të ndarë nga osmanlinjtë. Burrat e qutë të popullsisë tironase nuk kishin nevojë për kolltuqe e ofiqe, roli tyre kish kaq jehonë në jetën sociale të qytetit sa qe harmonia e respekti reciprok mes banorëve. Shprehje e tillë qe mbështetja që i dhanë shqiptarëve tironas Nikollë Nishku, Sheh Ahmet Pazari, Xhelal Toptani e Fuad Toptani, kur përballë komandantit serb thanë: “Shqipëria është një vend neutral e Tirona ka me shpallë vetëqeverimin”.

Më 26 nëntor 1912, me zërin e Refik Toptanit në sheshin e nënprefekturës, Paria e Tironës shpalli pavarësinë kombëtare, dy ditë para pjesës tjetër të vendit e tha: “Dhantë Zoti e u puqshim kështu si sot, gojë ndër gojë, që ashtu të mundemi me e ruejtë atdheun tonë nga të shkelunit e armikut. Rroftë Shqipnia në vete, rroftë vllaznimi, rroftë flamuri ynë kombëtar!”

Fuqia e kësaj force sociale të Tiranës u shpreh qartë dhe atëherë kur qeveria e Kongresit të Lushnjës me një këshill të ngritur enkas për të ta e të përbërë nga Imzot Bumçi, Aqif Pashë Elbasani, dr. Mihallaq Turtulli dhe Abdi Toptani, kërkoi që Tirana të bëhej kryeqytet i Shqipërisë. “Qyteti ynë është shumë mirë kështu, edhe pa qenë kryeqytet i Shqipërisë”, qe vendimi i parisë së Tironës, pasi kish dëgjuar fillimisht zërin e bashkëqytetarëve të tyre. Përpara një situate të tillë katër anëtarët e Këshillit të Lartë, i kanë çuar fjalë qeverisë, që po bëhej gati të hynte në Tiranë.

Me urgjencë pranë tyre ka mbërritur Ahmet Zogu ministër i Brendshëm, i cili bashkë me Abdi Toptanin në shoqëri të Shefik Kondit, Mytesin Këlliçit, Osman Myderizit etj., duke përfituar nga njohjet e ngushta që kishte me shumicën e familjeve të kamura tiranase, derë më derë gjatë gjithë natës i ka vizituar të gjitha fiset autoktonë në zë: Toptani, Petrela, Qorralliu, Karapici, Alimehmeti, Kaceli, Hobdari, Kora, Mara, Nishku, Tafaj, Lasku, Dema etj., u ka qartësuar të gjithëve situatën e vështirë politike në të cilën gjendej Shqipëria, e cila rrezikonte të copëzohej sërish nga fqinjët nëse qeveria e saj nuk do të vendosej atë ditë në Tiranë.

Ahmet Zogu pasi u ka marrë fjalën parisë tiranase i premtoi transformimet me prioritet imazhin e një qyteti evropian. Madje, nuk duhet të harrojmë se shumë nga ato parime-premtime Ahmet Zogu i zbatoi sapo u bë kryetar i shtetit shqiptar. Pjesë e parisë së Tiranës është dhe lista e sipërmarrësve autoktonë përfshirë në një dokument të 1929 shpërndarë nga Ministria e jashtme e qeverisë së Ahmet Zogu me qëllim promovimin e shërbimeve dhe produkteve “Made in Albania” me anë të rrjetit të konsullatave shqiptare anekënd botës.

Tregtarët tironas në manifakturë 1929

Reshat Petrela
Nipat Gjinali
Mehmet Begeja
Mahmut Begeja
Reshit e Hysen Alimehmeti
Hysen Bërxholi
Haxhi Alla
Shaban Alla
Perikli Jorgoni
Haxhi Islamtugu
Abdullah Haxhi Mehmeti
Mersin Koci
Ismail Hima
Asim Dibra

Sipërmarrës në fushën e tregtisë 1929

Xhemal Tafaj
Ismail Dibra
Prela Luka
Agjencia Stamles
Agjencia SITA

Zejtaria e Bakallit përfaqësohej nga:

Muharrem bej Erebara
Hasan Rradheshi
Gafur Dibra
Muharrem Kruja
Ali Bej Mëniku
Qamil Bej Dibra
Ramazan Koçi
Abdyl Shijaku
Mahmut Këllezi
Sadik Toska
Ramazan Daliu
Selam Petrela
Shaqir Petrela
Islam Daliu
Dalip Topi
Ali Sul Seferi
Islam Fagu
Shaban Fagu
Rexhep Pazari
Mahmut Shijaku

Aq e fuqishme qe influenca e Parisë tironase tek jeta e këtij qyteti, sa trembi dhe një bishë të tillë siç qe komunizmi, që sapo mundi me hy në Tiranë, urdhëroi persekutimin e familjeve të tyre, arrestoi, vrau, burgosi patriotë, nacionalistë, tregtarë e zanatçinj. Rrugët e Tiranës u përgjakën por komunistët nuk u mjaftuan me kaq e nisën plaçkitjen. Njihnin mirë fuqinë ekonomike të kësaj Parie dhe kontributin social-politik që do të vazhdonin të luanin tek populli i tyre me gjithë vrasjet e burgosjet e kryera. Pinjollët tironas iu mohua të trashëgonin shtëpinë e tyre, dyqane, tokat, çifligjet, pasuri të tundshme e të patundshme iu vodhën rroba e trupit, kujtimet e orendi antike.

Komisionet tatimore partizane ishin të pangopur e më 1945 hartuan listën e grabitjes së florinjve të tyre.

Gazeta “Bashkimi” e datës 22 mars 1945 do ta publikonte atë:

Vllazën Kazazi, 16.430.000 franga ari
Vllazën Çoka, 14.990.000 franga ari
Murat Begeja dhe vëllezërit 5.774.000 franga ari
Hysen e Reshit Alimehmeti, 3.902.000 franga ari
Osman Vaqarri, 1.440.000 franga ari
Besnik Tugu, 614.000 franga ari
Ramazan Konçi, 1.946.268 franga ari
Ymer e Sali Beqiri, 614.000 franga ari
Sadik Kazazi, 398.000 franga ari
Abdulla Turkeshi, 2.433.200 franga ari
Ismail Fortuzi, 224.000 franga ari
Qamil Dibra, 1.870.290 franga ari
Bijtë e Gaqi, Oparit 371.000 franga ari
Manol Kume, 6.832.400 franga ari
Vllazën Tase, 3.830.000 franga ari
Vllaznia Mehmeti, 126.000 franga ari
Ramazan Zdrava, 130.850 franga ari
Halit Mani, 143.00 0 franga ari
Vath Baroni, 130.850 franga ari
Abdulla Alliu, dhe nipat 126.800 franga ari
Qamil Hoti, 264.500 franga ari
Hysen Drishti, 143.000 franga ari
Filip Korra, 2.259.000 franga ari
Fetah Kasmi, 126.800 franga ari
Mustafa Kasmi, 224.250 franga ari
Vllazën Loxha, 749.000 franga ari
Ramazan Berberolli, 622.100 franga ari
Mersin Konçi, 668.000 franga ari
Sefedin Zhubi, 159.200 franga ari
Qamil Zhubi, 203.750 franga ari
A. Qoshja dhe I. Deliu, 1.566.000 franga ari
Mehmet Kasmi dhe vëllezërit 830.000 franga ari
Vëllezërit Dushi, 1.606.320 franga ari
Gjon Laca, 884.000 franga ari
Vllazën Spahija, 325.250 franga ari
Kasmi e Ferra, 252.250 franga ari
Iliaz Dajçi, 126. 800 franga ari
Xhevat Gabeci, 830.000 franga ari
Xhundi Sheko, e bijtë 27.950.000 franga ari
Pashuk Bib Mirakaj, 1.755.000 franga ari
Xhemal Begeja, 143.000 franga ari
Ibrahim Begeja, 1.440.000 franga ari
Qamil Shtiza, 126.000 franga ari

Shuma totale 112.469.828 franga ari

Paria tironase u plaçkit, u dogj, u vra nga komunistët, por historinë dhe dinjitetin tek banorët e tyre nuk ia dolën me e zhduk./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat, duruan duke parë gjakun e...”/ Letra e panjohur e znj. Lejla Dino, drejtuar Presidentit amerikan Woodroë Wilson, në 1913-ën

Next Post

“Si e rekrutuam djalin e ish-kryeministrit shqiptar në vitin 1951 në Romë, i cili na dha disa informata me vlerë për zbulimin amerikan që po vepronte ndaj nesh dhe...”/ Dëshmia e rrallë e ish-shefit të Zbulimit

Artikuj të ngjashëm

Fotografi me pamje të qytetit të Shkodrës rreth viteve 1879 – 1942
Dossier

“Mis Durham shkruante: Osman Bali dhe Mehmet Kavaja, dy shërbëtorë të Esat Pashës, lavdëroheshin më vonë për veprën që kishin bërë, pasi…”/ Misteri i vrasjes së Hasan Riza Pashës në Shkodër në 1913-ën

June 13, 2026
“Ju dërgojmë listën emnore të personave që dyshohet se ushqejnë ide komuniste dhe në qoftë se ndonjani …”/ Zbulohet dokumenti i Zyrës Sekrete të Zogut i vitit  ’37, me 137 persona, ku mungon Enver Hoxha
Dossier

“Ju dërgojmë listën emnore të personave që dyshohet se ushqejnë ide komuniste dhe në qoftë se ndonjani …”/ Zbulohet dokumenti i Zyrës Sekrete të Zogut i vitit ’37, me 137 persona, ku mungon Enver Hoxha

June 13, 2026
“Në Jugosllavi eliminimi i sovjetikëve nxit një eufori të madhe politike, në garnizonin e Prishtinës, fitorja festohet me të shtime artilerie, kurse Stalini shkriu…”/ Historia e panjohur e përplasjeve të mëdha në futboll
Dossier

“Kur Stalini më tha: çfarë është Enver Hoxha sipas pikëpamjes suaj dhe unë hezitova përgjigjen e drejtpërdrejtë e të qartë, ai vazhdoi…”/ Dëshmia e rrallë e Milovan Gjilasit, bashkëpunëtorit të Titos

June 13, 2026
“Na bënë thirrje, që ne komunistët jugosllavë, të ngriheshim kundër Titos, pasi ai doli kundër Stalinit, por…”/ Dëshmia e rrallë e katër serbo-malazezëve që braktisën Titon, për Enver Hoxhën!
Dossier

“Diplomati Vllajko Begoviq përdori edhe mjete diversioni, pasi tha; shokun Enver e konsiderojmë si shokun më të mirë, por është i rrethuar nga njerëz si…”/ Libri “Kosova dhe Enver Hoxha”, i ish-deputetit

June 11, 2026
“Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatitte copëtimin e Turqisë, i impononte konditat e saj…”/ Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën
Dossier

“Lidhja e Prizrenit lindi nga lufta ruso-turke e motit 1877-’78, pasi Rusia fitimtare po përgatitte copëtimin e Turqisë, i impononte konditat e saj…”/ Shkrimi i panjohur i Mid’hat Frashërit në 1928-ën

June 13, 2026
Letrat e George Ticknor, të cilat i botova nën titullin ‘Një Amerikan në Oborrin e Ali Pasha Tepelenës’, sillnin për herë të parë një tablo interesante, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur
Dossier

Letrat e George Ticknor, të cilat i botova nën titullin ‘Një Amerikan në Oborrin e Ali Pasha Tepelenës’, sillnin për herë të parë një tablo interesante, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur

June 10, 2026
Next Post
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit

“Si e rekrutuam djalin e ish-kryeministrit shqiptar në vitin 1951 në Romë, i cili na dha disa informata me vlerë për zbulimin amerikan që po vepronte ndaj nesh dhe...”/ Dëshmia e rrallë e ish-shefit të Zbulimit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme