• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, July 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Fan Noli mendon se Lukari ka gabuar vetëm në një pikë, mbasi në vend që të thotë Kastriot, ka shkruar Kastrat, por Noli nuk ka të drejtë, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur

“Enver Hoxha, për interesin e tij personal, e dobësoi rolin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, pasi ai nuk permëndi rezistencën e Zogut në prillin e ’39-ës…”/ Refleksionet e analistit të njohur
“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën
“Enver Hoxha e masakroi në mënyrën më barbare klerin mysliman në Shqipëri dhe ndaj tij s’ka pasur tolerance tolerancë, siç thuhet me…”?! / Refleksionet e studiuesit të njohur
“Te ‘Historia e Skënderbeut’, botuar në Boston, më 1921, Fan Noli, i cili në atë kohë nuk e dinte se në Dibrën e Poshtme ka një fshat që quhet Kastriot, e pranoi…”/  Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur
“Te ‘Historia e Skënderbeut’, botuar në Boston, më 1921, Fan Noli, i cili në atë kohë nuk e dinte se në Dibrën e Poshtme ka një fshat që quhet Kastriot, e pranoi…”/  Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur
“Fan Noli mendon se Lukari ka gabuar vetëm në një pikë, mbasi në vend që të thotë Kastriot, ka shkruar Kastrat, por Noli nuk ka të drejtë, pasi…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur

Nga Agron Tufa

Pjesa e dytë

Memorie.al / Si familje, Kastriotët, paraardhësit e Skënderbeut, shfaqen në burimet historike më vonë se shumë nga familjet bujare shqiptare të kohës së tij, të cilët përmenden si feudale të vegjël që- në vitet ‘70 të shekullit XIII-të, ndonjëri ndoshta më herët. Sikurse u tha, gjatë Mesjetës, bujarët shqiptarë, në përgjithësi, kanë përdorur si mbiemër emrin e fshatit të tyre të hershëm. Madje, kjo praktikë ka vazhduar deri në ditët tona (Naim Frashëri, Faik Konica, Zef Jubani, Filip Shiroka, Ymer Prizreni, Isa Boletini dhe plot të tjerë). Këtë praktikë duhet ta kenë përdorur edhe Kastriotët. Në Shqipëri fshat me emrin Kastriot ka vetëm një. Ai ndodhet në thellësinë e brendshme malore të Shqipërisë Lindore, 8 kilometra në veri të Peshkopisë, në Dibrën e Poshtme, brenda kufijve të mikrokrahinës apo bashkësisë krahinore të Qidhnës, një nga nëntë “malet” e trevës dibrane.                    

                                                               Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Grupi tradhtar i Beqir Ballukut, kërkonte t’i zhvillonte në ushtrinë tonë disa pikëpamje të gabuara, si lënia e terrenit të luftës dhe…”/ Fjala e Enver Hoxhës në 27 qershor ’78, një ditë pas vizitës në “Bunk’Art 1”

“Kur ushtrinë e drejtonin tradhtarët Beqir Balluku, Petrit Dumja dhe Hito Çakoja, këto stërvitje nuk shërbenin për qëllimet që duheshin, por…”! / Fjala e Enver Hoxhës në 27 qershor ’78, një ditë pas vizitës në “Bunk’Art 1”

Si banor i këtij vendbanimi me emrin e supozuar Kastri, doli mbiemri Kastri-ot, siç ndodh, shtonte ai, me banorët e mjaft vendbanimeve të Shqipërisë Jugperëndimore, si Kaninjot, Suliot, Delvinjot, Borshiot, Sheperiot etj. Natyrisht, ky shpjegim nuk ka bazë, të paktën për dy arsye: se në afërsi të Shkodrës nuk ka shenja se ka pasur një fshat me emrin Kastri dhe se në atë trevë nuk ndeshet gjëkundi fenomeni gjuhësor i emërtimit të banorëve me prapashtesën – ot, fenomen ky i përhapur kryesisht në Shqipërinë Jugperëndimore.

Në veri të Shkodrës ka një vendbanim me emrin Kastrat, por banori i tij nuk quhet dhe nuk mund të quhet kastriot. Për më tepër, vendbanimi Kastrat ndodhet në rrethin e Malësisë së Madhe, kurse Mazreku në rrethin e Dukagjinit. Si rrjedhim, si njëri rreth, ashtu dhe tjetri, është vështirë të konsiderohen si vendlindje e Kastriotëve, të cilët nuk kanë pasur asnjë lidhje me to.

Edhe Athanas Gegaj e pranoi pikëpamjen e dy medievistëve të përmendur, por u shkëput nga Fan Noli, mbasi ai gjeti në Mirditë një lokalitet me emrin Kastri (midis Dibrit, Menellës, Kashnjetit dhe Vigut), nga i cili Kastriotët e morën, sipas tij, mbiemrin e tyre të parë. Ai shton pastaj se këtë pohim e mbështet në faktin se Kastriotët kishin të drejta zotërimi mbi krahinat e Mirditës.

Por kjo tezë është e pa dokumentuar, si rrjedhim e dyshimtë, për të mos thënë e papranueshme, po të kemi parasysh se prapashtesa – ot për banorin, nuk ndeshet as në Mirditë dhe se Mirdita ndodhej në zotërimin jo të Kastriotëve, por të Dukagjinëve, të paktën që në çerekun e tretë të shekulin e XIV-të. Përsa i përket mbiemrit të dytë, Athanas Gegaj e kërkoi atë te një Mazrek, që, sipas tij, ndodhej në krahinën e Hasit të Krumës.

Por edhe kjo tezë është vështirë të pranohet, po të kemi parasysh se nga pikëpamja dokumentare nuk vërtetohet që Kastriotët të kishin të drejta zotërimi jo vetëm në Mirditë, por as në Hasin e Krumës. Në disertacionin mbi Skënderbeun, që Fan Noli botoi më 1947, hoqi dorë nga pikëpamja e tij e vitit 1921 dhe doli me një tezë të re, e cila iu duk atij më e argumentuar.

Tezën e re ai e mbështeti në dy burime kronikale, nga të cilat njërën – kronikën raguzane të P. Lukarit, botuar më 1605, e kishte lexuar edhe në punimin e parë (1921), por nuk e kishte përfillur sa duhet, kurse tjetrën – një kodeks boshnjak të shekullit të XVI-të, të botuar nga E. Fermenxhini më 1892, ai nuk e kishte njohur më 1921.

Lukari në “Kronikën” e vet shkruan se; “Gjon Kastrioti ishte zot i Krujës” dhe se “familja e tij ka dalë nga Kastrati, fshat në juridiksionin e Hasit në Shqipëri, pak larg nga lumi Drin”. (Giovanni Castriota signor di Crui, la qual famiglia usci da Castrati, villa nella guirisditione in Az in Albania, poco discoto dal fiume Drilon). Hasi është një krahinë në Shqipërinë Veri-lindore, me qendër Krumën, e cila disa kohë më parë është bërë rreth më vete.

Fan Noli mendon se Lukari ka gabuar vetëm në një pikë, mbasi në vend që të thotë Kastriot, ka shkruar Kastrat. Por Noli nuk ka të drejtë. Në Has nuk ka fshat me emrin Kastriot. Madje as ka shenja që të ketë pasur dikur ndonjë fshat me këtë emër. Vetëm në Krumë ka një lagje që mban emrin Kastrat. 

Veç kësaj, Lukari në njoftimin e tij ka disa pasaktësi, të cilat kanë rrjedhur ngaqë, si autor i vonë, ndoshta është mbështetur në burime tregimtare jo të sigurta. Para së gjithash, Gjon Kastrioti nuk ka qenë asnjëherë “zot i Krujës”. Po ashtu lagjja Kastrat e Krumës, nuk ndodhet pranë lumit Drin.

Më tej, ne nuk jemi të sigurtë se Lukari e ka fjalën për Hasin e Krumës, mbasi në regjistrin e administratës turke të vitit 1572, kjo krahinë quhej Pashtrik dhe jo Has. Më në fund, sikurse u tha, banori i fshatit Kastrat nuk mund të quhet Kastriot. 

Në Pormën siç e thotë kronisti raguzan, njoftimi i tij u ngjet legjendave të përmendura që kanë qarkulluar në Shqipëri, pas vdekjes së Skënderbeut, rreth origjinës së Kastriotëve. Për të gjitha këto arsye, jemi të detyruar të mos e marrim në konsideratë si burim dokumentar tregimin e Lukarit.

Përshtypjen se kemi të bëjmë me një legjendë, na e përforcon shkrimtari dhe historiani shqiptar i shekullit të XVII-të, Frang Bardhi. Duke folur për origjinën e Kastriotëve, në veprën e tij kushtuar Skënderbeut, botuar në latinisht, më 1636, ai pohon se e njeh dhe e pranon tregimin e Lukarit mbi origjinën hasiane të Kastriotëve, mbasi, sipas tij, raguzanët e njihnin mirë jo vetëm Ballkanin, por edhe Mesdheun.

Në përforcim të tregimit të Lukarit, ai shton se në Kastrat të Hasit banonte një familje që e mbante veten si pasardhëse e Heroit, me pinjollë të dëgjuar, njëri nga të cilët, Mustafa Kastrati, ishte myslimanizuar, kurse tjetri, Gjon Kastrati, kishte mbetur i krishterë. Megjithatë, Frang Bardhi pohon se këtë njoftim nuk e kishte nga burime dokumentare, por e kishte dëgjuar nga etërit dhe gjyshërit. Vetë mbiemri Kastrat dhe jo Kastriot i tyre, tregon se jemi gjithnjë në truallin e legjendave familjare.

Në lidhje me origjinën e Kastriotëve, kodeksi boshnjak i botuar nga E. Fermenxhini, i cili mendohet se është më i hershëm se kronika raguzane e Lukarit, është tepër lakonik. Aty thuhet, se Kastriotët (në origjinal është shënuar në trajtën e sllavizuar: Castrioich – K.F.) ishin “nga fshati Kastriot që ndodhet në Provincën Az të Epirit (de Castrioti in provincia Az in Epiro). Sikurse shihet, këtu emri i fshatit është i saktë.

Megjithatë, Noli, i cili ndërkohë e kishte lexuar Jastrebovin, nuk ishte i sigurtë nëse Kastriotët e kishin marrë mbiemrin nga emri i fshatit Kastriot që ndodhet në Dibër, apo fshati dibran e kishte marrë emrin nga familja e Kastriotëve. Si pasojë e kësaj pasigurie, ai nuk e përfilli origjinën e Kastriotëve nga fshati dibran dhe anoi nga emri i krahinës Has të Krumës, ose siç e quan ai, të Malësisë së Gjakovës.

Por edhe kodeksi boshnjak, i cili mendohet të jetë hartuar rreth vitit 1571, pra më tepër se një shekull pas vdekjes së Skënderbeut, nuk është pa pasaktësira. Kjo duket, për shembull, kur thotë se Dukagjinët (emrin e të cilëve gjithashtu e sllavizon në: Dugaginovich), janë nga Zenta e Sipërme (Mali i Zi – K.F.) në Epir (de superiori Zenta in Epyro), kur dihet se zotërimet e tyre ndodheshin në trevën e Mirditës, Lezhës dhe Pukës.

Prof. Aleks Buda, pjesërisht u shkëput dhe pjesërisht u bashkua si me Atahanas Gegaj-n, ashtu dhe me Nolin. Ai pranoi se prejardhjen e tyre Kastriotët e kishin nga Hasi i Kukësit, nga fshati Kastrat, i cili sot përbën një lagje të Krumës. Në të njëjtën kohë, ai mendoi se emri Kastriot i fshatit të kodeksit boshnjak, i botuar nga Fermenxhini, duhet të ketë qenë Kastrat (siç e thotë Lukari), por hartuesi i aktit e ka shkruar Kastriot nën ndikimin e analogjisë me emrin e familjes së Kastriotëve.

Pastaj shton se emri i familjes, i cili vjen nga Kastrati, ka marrë formën Kastriot, duhet kërkuar nën ndikimin bizantin që ka vepruar mbi emrat e shumë krerëve familjarë shqiptarë të Mesjetës. Me këtë pikëpamje u bashkuan edhe autorët e “Historisë së Shqipërisë”, botuar nga Universiteti i Tiranës më 1959 (vëllimi I-rë), midis tyre edhe autori i këtij punimi (Kristo Frashëri). Por tashmë këto argumente nuk janë bindëse.

Autori i këtij punimi u shkëput nga kjo pikëpamje që në vitin 1974 dhe parashtroi tezën se origjinën e Kastriotëve duhet ta kërkojmë në Dibrën e Poshtme, në bashkësinë krahinore të Qidhnës, në juridiksionin e së cilës ndodhet fshati Kastriot. Diskutimi duhet të fillojë përsëri nga njoftimet që na japin kronika raguzane e Lukarit dhe kodeksi boshnjak i Fermenxhinit, ndonëse, duke qenë të vona, asnjëri prej tyre nuk ka vlerë dokumentare.

Sikurse mund të vihet re, midis tyre ka vetëm një pikë takimi: emri As ose Az i krahinës, kurse dy elementët e tjerë ndryshojnë sepse, te njëri fshati quhet Kastrat, te tjetri Kastriot, po ashtu krahina As ose Az, te njëri thuhet se përfshihej në Arbëri (Albania), te tjetri në Epir (Epiro). Në lidhje me pikën e takimit, historianët, që kanë shfrytëzuar deri sot këto dy burime, kanë menduar se kemi të bëjmë me Hasin e Krumës.

Pavarësisht se elementët e tjerë nuk të çojnë te Hasi i Krumës, vetë emri As ose Az i krahinës që ndeshet në të dy kronikat, nuk mund të mos merret në konsideratë. Fakti është se të dy kronikat nuk na japin më tepër elementë gjeografikë për të identifikuar se ku ndodhej krahina me emrin Has, në juridiksionin e të cilit ndodhej, sipas kodeksit boshnjak, fshati Kastriot, pranë të cilit kalonte, sipas kronikës raguzane, lumi Drin.

Ka shumë mundësi që dy kronikat e përmendura të kenë parasysh një krahinë tjetër, e cila të quhej Has, ndonëse, me sa dimë deri sot, në burime dokumentare të shek.XV, ky toponim nuk ndeshet as në Krumë dhe në asnjë cep tjetër të Shqipërisë.

Megjithatë, nuk është pa vlerë fakti që emrin Has e ndeshim në shekullin e XVII-të, në fshatin Tren, në Dibrën e Poshtme, në mikrokrahinën e Qidhnës, në krahun lindor të lumit Drin, në afërsi të të cilit (rreth 3 km.) ndodhet fshati Kastriot.

Sipas kujtimeve të mbledhura mjaft kohë më parë nga pleq të moçëm, nga një njohës i mirë i trevës dibrane, Azis Ndreu, pjesa jugore e Fushës së Kastriotit deri në përroin e Gjelagjoshit, dikur thirrej Hasi i Thatë, kurse tani ajo quhet Fusha e Thatë, ashtu siç njoftohet edhe në revistën e përmendur “Albania” të Faik Konicës (1903).

Këtu jemi të detyruar të vëmë në dukje se origjina e Kastriotëve nga Hasi i Krumës, krijon një vështirësi edhe në një drejtim tjetër, e cila lind nga pyetja: si ka mundur që një njeri nga Hasi i largët, të bëhet zot feudal në një krahinë të huaj për të dhe, ca më tepër, si shpjegohet që dibranët e bashkësisë krahinore të Qidhnës (apo të “malit” të Qidhnës, siç e quajnë dibranët), të pranonin të kishin mbi krye një feudal nga një krahinë tjetër, e huaj për ta?!

Në shekujt mesjetarë, në Shqipëri, kjo mund të ndodhte vetëm në rast se treva dibrane, ose cilado krahinë tjetër malore (pse jo dhe fushore?), të ketë qenë e pushtuar nga një shtet i centralizuar, i cili të kishte aq pushtet të konsoliduar, sa t’i detyronte malësorët t’i nënshtroheshin çfarëdo feudali të emëruar nga lart.

Por historia qindravjeçare e Shqipërisë tregon se malësorët shqiptarë edhe kur kanë qenë të detyruar ta pranonin sundimtarin e huaj, e kanë pranuar me kusht që të qeveriseshin nga krerët e tyre vendës.

Në rastin më të mirë, emërimi i një pinjolli kastriotas nga Hasi i Krumës në trevën dibrane, mund të ketë ndodhur gjatë sundimit të Stefan Dushanit. Por Stefan Dushani, përveçse nuk ka shenja të ketë ushtruar një pushtet absolut në viset e thella malore, nuk jetoi gjatë.

Vdekja e tij duhet të ketë sjellë, si kudo, edhe në Dibër, dëbimin e funksionarëve të tij feudalë nga popullsia vendëse. Si rrjedhim, fakti që Kastriotët shfaqen në Dibër fill pas shembjes së Perandorisë Serbe të Stefan Dushanit, tregon se ata ishin krerë vendas të përfshirë, si kudo edhe këtu, nga procesi i feudalizimit të tyre. / Memorie.al 

                                                             Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 20 Korrik 2026

Next Post

“Disa ditë më vonë, kur ajo hyri në ambientin e tij të punës për ta takuar sërish, Mbreti Zog i la të gjitha dhe u ngrit ta...”/ Libri i panjohur i gazetares franceze, për Mbretëreshën Geraldinë Appony

Artikuj të ngjashëm

Fotot kurrë: “Kur Enveri inspektonte ‘Vend-komandën qendrore të Ushtrisë’, i shoqëruar nga…”
Dossier

“Grupi tradhtar i Beqir Ballukut, kërkonte t’i zhvillonte në ushtrinë tonë disa pikëpamje të gabuara, si lënia e terrenit të luftës dhe…”/ Fjala e Enver Hoxhës në 27 qershor ’78, një ditë pas vizitës në “Bunk’Art 1”

July 20, 2026
“Kur gjeneral Prodani, që kishte shumë afrimitet me kryeministrin, i tha: ‘Ç’po bëni kështu?! Ç’faj kanë bërë shokët, që po i godisni kaq egër?! Mehmeti i’u përgjigj…”/ Kujtimet e ish-presidentit Alfred Mosiu
Dossier

“Kur ushtrinë e drejtonin tradhtarët Beqir Balluku, Petrit Dumja dhe Hito Çakoja, këto stërvitje nuk shërbenin për qëllimet që duheshin, por…”! / Fjala e Enver Hoxhës në 27 qershor ’78, një ditë pas vizitës në “Bunk’Art 1”

July 20, 2026
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të përfshihen hapur apo direkt me regjimin e Enver Hoxhës, apo në raportet mes Tiranës, Moskës apo Pekinit, pasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1962
Dossier

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk do të përfshihen hapur apo direkt me regjimin e Enver Hoxhës, apo në raportet mes Tiranës, Moskës apo Pekinit, pasi…”/ Zbulohet dokumenti sekret i vitit 1962

July 19, 2026
“Te ‘Historia e Skënderbeut’, botuar në Boston, më 1921, Fan Noli, i cili në atë kohë nuk e dinte se në Dibrën e Poshtme ka një fshat që quhet Kastriot, e pranoi…”/  Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur
Dossier

“Te ‘Historia e Skënderbeut’, botuar në Boston, më 1921, Fan Noli, i cili në atë kohë nuk e dinte se në Dibrën e Poshtme ka një fshat që quhet Kastriot, e pranoi…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur

July 20, 2026
“Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament dhe falenderoj gazetarët, sepse…”/ Taksa e rrugës, që rrëzoi qeverinë e “Frashëri” më 1936-ën
Dossier

“Kryeministri Mehdi Frashëri dha dorëheqjen, pasi nuk mori votëbesimin në Parlament dhe falenderoj gazetarët, sepse…”/ Taksa e rrugës, që rrëzoi qeverinë e “Frashëri” më 1936-ën

July 18, 2026
“Vërtetë komunistët e fituan luftën, por më pas ata u kthyen në një bandë vrasësish, ashtu siç e kishte parashikuar edhe Sejfulla Malëshova në fund të luftës, i cili tha…”/ Refleksionet e Bashkim Shehut
Dossier

“Vërtetë komunistët e fituan luftën, por më pas ata u kthyen në një bandë vrasësish, ashtu siç e kishte parashikuar edhe Sejfulla Malëshova në fund të luftës, i cili tha…”/ Refleksionet e Bashkim Shehut

July 16, 2026
Next Post
“Disa ditë më vonë, kur ajo hyri në ambientin e tij të punës për ta takuar sërish, Mbreti Zog i la të gjitha dhe u ngrit ta…”/ Libri i panjohur i gazetares franceze, për Mbretëreshën Geraldinë Appony

“Disa ditë më vonë, kur ajo hyri në ambientin e tij të punës për ta takuar sërish, Mbreti Zog i la të gjitha dhe u ngrit ta...”/ Libri i panjohur i gazetares franceze, për Mbretëreshën Geraldinë Appony

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme