• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, September 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Edhe pse Abaz Kupi e dinte që ne do largoheshim dhe ai nuk do t’i merrte më paratë, ai na dha borxh një shumë të konsiderueshme …”/ Zbulohet letra e tre ushtarakëve britanik, në vitin 1944

“Si u larguam nga Shkodra në nëntorin e ’44-ës me Abaz Kupin e Mit’hat Frashërin, pasi kishim paguar nga 10 napolona flori për…”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana
“Ne nuk qemë kurrë në gjendje të kuptonim, se ndonjë bashkëpunim me pushtuesit nga ana e Abaz Kupit, do të kishte…”/ Zbulohet letra e tre misionarëve britanikë për qeverinë e tyre në ’44-ën
“Kur gjermanët i kërkuan familjes së kushëririt tonë, që të dorëzonte djalin komunist, se ndryshe do i pushkatonin babanë me dy vëllezërit e tij, i biri….”/ Ngjarja që tronditi Shkodrën, në 1944-ën
“Në vitin 1943, Enver Hoxha shkruante me entuziazëm në buletinet e luftës; Bazi i Canes, lufton si luan dhe askush s’mund të nënshtrojë Shqipërinë, me heronj të tillë…”/ Dëshmia e rrallë e Fatbardh Kupit
“Me porosi të Enverit, Irakli Bozo erdhi në Vlorë ku Kadriu u dënua me 8 vjet burg…”/ Dëshmitë e rralla të bashkëshortes së ish-kreut të Qarkorit Komunist të Elbasanit
“Më 29 nëntor, unë sinjalizova komandën në Bari, se partizanët s’më linin të merrja informacion dhe pak më vonë, u përhapën thashetheme, që Shkodra ishte evakuuar nga armiku…”/ Dokumenti me raportin e oficerit britanik

Nga ERALD KAPRI

Pjesa e katërt

Memorie.al / Midis oficerëve britanikë që luftuan dhe drejtuan operacione lufte në Shqipëri në vitet 1943-1944, tre prej tyre ishin nga më aktivët dhe që qëndruan më gjatë. Billi Meklein, Dejvid Smajli dhe Julian Amery. Fillimisht, dy të parët erdhën më herët në Shqipëri, në prill të 1943, dhe formuan Brigadën e Parë. Më pas ata u rikthyen në pranverë të vitit 1944, për të qëndruar për disa muaj pranë shtabit të Abaz Kupit dhe mijëra forcave të tij. Në përfundim të luftës, të tre oficerët hartuan një memorandum prej mbi 40 faqesh dhe ia paraqitën Ministrisë së Jashtme Britanike, ku raportuan me hollësi për misionet e tyre.

                                                                         Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Filozofi amerikan George Santayana thotë se një e kaluar që nuk gjykohet, është e destinuar të përsëritet…”/ Refleksionet e profesorit të filozofisë së Universitetit të Bolonjës

“Shqiptarët u zemëruan kur mësuan për dyfytyrësinë e përfaqsuesve të Londrës e Washington-it, që bashkëpunonin kundër ushtrisë çlirimtare komuniste…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

Memorandumi i tre ushtarakëve britanikë në Shqipëri, në 1944

Abaz Kupi në ditët e fundit të qëndrimit në Shqipëri.  Ata të misionit, që e kishin përjetuar shërbimin nga të dyja krahët, ishin të mendimit se megjithëse si njësi ushtarake, partizanët e Frontit Nacional-Çlirimtar, padyshim që ishin superiorë në raport me organizimin, disiplinën dhe pajisjet e tyre, malësorët gegë, të cilët formonin trungun kryesor të forcave të Kupit, ishin luftëtarë më të mirë nga pikëpamja individuale.

Ndoshta është gjithashtu me vlerë të kujtojmë se kolonel-lejtnant McLean, majori Smiley dhe rreshterët Jenkins and Jones, të cilët kishin patur gjithashtu përvojë me Fronti Nacional-Çlirimtar, të gjithë binin dakord se secili prej tyre pa më shumë kamionë gjermanë të shkatërruar dhe gjermanë të vrarë brenda tri javësh (6-24 shtator), kohë gjatë së cilës qëndruan më shumë me Kupin, sesa me pjesën tjetër të 14 muajve të qëndrimit të tyre në Shqipëri.

II. Inteligjenca Ushtarake

(a). Misionet Ushtarake të Zbulimit. Personeli i misionit kreu tërheqjen e detajuar nga e gjithë zona e Durrësit, Shijakut, Vorës, Tiranës deri te San Giovani De Medua, përfshirë mbrojtjen bregdetare, depot e municionit, urat, instalimet dhe postë-komandat gjermane dhe gjithashtu aerodromin dhe qytetin e Tiranës. Kjo u bë e mundur nga bashkëpunimi i plotë i Kupit, veçanërisht për sa u përket eskortave, guidave etj.

(b). Agjentët. Kupi ishte gjithmonë i gatshëm t’i vinte oficerët dhe agjentët e tij në dispozicionin tonë për të siguruar informacion specifik dhe në përgjithësi vihej në vështirësi ta kalonte në duart tona një informacion të tillë ushtarak, ndërsa e siguronte përmes kanaleve të tij. Pjesa më e madhe e këtij informacioni sigurohej nga Franz Linder, një NCO në Byronë Operacionale Gekados të trupave alpine 21, të shkatërruara nga zogistët që përfshinin detaje të urdhrit luftarak gjerman dhe urdhrit operacional për tërheqjen e trupave alpine 21 dhe 22, që besohet se ishin e vetmja njësi operacionale gjermane e sigurt përpara ekzekutimit.

(c). Dokumentet. Kupi bëri përpjekje të mundimshme që të sigurohej se librat e pagesave, dokumentet e sekuestruara dhe traktet propagandistike të binin në duart tona. Veçanërisht, një çantë e divizionit 181 të shtabit të trupave malore 21, që përmbante informacione të rëndësishme, përfshirë vlerësime lidhur me situatën ushtarake dhe politike në zonën ku operonte divizioni 181.

(d). Inteligjenca Politike. Kupi na mbajti të informuar për zhvillimet politike dhe shpeshherë bëri verifikime specifike me kërkesën tonë. Ai tentoi të dekurajonte shqiptarët e tjerë të viheshin në kontakt me ne, por asnjëherë nuk u përpoq të na pengonte të vendosnim çdolloj kontakti politik që dëshironim. Zyrtarët shqiptarë mbajtën një qëndrim të paarsyeshëm dhe irritues. Sidoqoftë, pavarësisht nga vështirësitë apo burokracitë e imponuara, italianët mbetën bashkëpunues dhe të mirë-disiplinuar. Në shumë raste ata ndihmuan Shqipërinë në ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve dhe si rrjedhojë, shmangën vonesat në transportin e mallrave.

III. SUBVERSIONET

Kupi na siguroi të gjitha mundësitë për të kontaktuar personelin e armikut, si trupat turkmenistane dhe italiane që ne donim t’i shkatërronim dhe me të vërtetë na ndihmoi dhe i rigrupoi ata pasi kishin dezertuar një herë. Duhet gjithashtu të thuhet që se në shumë raste Kupi u orvat t’i shkatërronte vetë trupat turkmenistane, edhe pse në asnjë rast nuk pati ndonjë sukses të madh.

IV. SHPËTIMI I PILOTËVE

Tetë amerikanë dhe një pilot i forcës ajrore britanike u shpëtuan nga forcat zogiste. Kapiteni Tailor (TAYLOR i marinës amerikane, dhe togeri Bullok (BULLOCK) u ndihmuan gjithashtu nga zogistët kur ata ishin bllokuar në Kepin e Rodonit. Këtu duhet të theksohet gjithashtu, se për të 11 pilotët amerikanë të parashutuar në Mirditë, ishte raportuar se u ishin dorëzuar gjermanëve nga Gjon Markagjoni.

NDIHMA KRYESORE

(a) Shtabi dhe personeli i misionit prej afro 200 personash ishin nën mbrojtjen e forcave zogiste prej 17 prillit deri më 27 tetor. Strehimi, ushqimi, rojat, udhërrëfyesit, përkthyesit ishin siguruar nga Abaz Kupi, së bashku me gjithë ndihmën tjetër të mundshme gjatë kësaj periudhe, si për shembull bërja a pazarit për blerjen e kafshëve të transportit (mushka), tagjisë, drithit, naftës dhe gjetjes së korrierëve për t’u lidhur me Tiranën.

(b) Të gjitha masat ishin marrë për lejtnant Hands dhe grupin e tij, të cilët të sigurt, u shoqëruan për te partizanët në Jug të vendit, dhe për nënkolonelin Seymour dhe një grup amerikanësh, të cilët u shoqëruan për në kufirin jugosllav në Veri të vendit duke iu dorëzuar partizanëve.

(c) Gjatë muajit të fundit, misionit i mbaruan fondet dhe hyri në borxhe dhe, kur “Forca 399” nuk pranoi të dërgonte para të tjera, u duk se nuk kishte më asnjë mënyrë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Për të shmangur një njollë të keqe në reputacionin britanik për mospagim të borxheve te fshatarët shqiptarë, Kupi na dha hua një shumë të konsiderueshme për zgjidhjen e borxhit, megjithëse ai në atë kohë ishte i vetëdijshëm se për pak kohë pritej të largoheshim nga Shqipëria dhe se ai nuk do udhëtonte me ne, e për pasojë, kishte pak gjasa të merrte sërish paratë e tij.

(d) Evakuimi. Misionit iu siguruan të gjitha lehtësitë për njohjen e terrenit dhe kryerjen e evakuimit, edhe pse largimi ynë nënkuptonte një goditje vdekjeprurëse për kauzën e Abaz Kupit. Duhet gjithashtu të theksohet, se në një kohë kur nuk kishte mënyra të tjera të pranueshme për evakuimin tonë, Kupi bëri përpjekje për gjetjen e një varke për ne.

SHTOJCA “B” TRUPAT TURKESTANE

Në kohën e mbërritjes së misionit, në Shqipëri ishte një numër i madh trupash turkmenistane, kaukaziane dhe forca të tjera jo gjermane. Ishte gjithmonë pjesë integrale e planit tonë të shkatërronim një pjesë të këtyre trupave, në mënyrë që të krijonim një forcë goditëse nën komandën direkte të misionit që do të na jepte mundësinë, që në përputhje me parimet e vendosura nga gjenerali Uingate, të ushtronim një ndikim të madh mbi natyrën e këtyre lloj operacionesh, për të cilët mund të përfshinim udhëheqësit nacionalistë.

Me këtë qëllim në mendje, ne tentuam të vendosnim kontakte me trupat gjermane, por me përjashtim të një takimi me Cpl., ndryshe kolonel Brandt, që u rregullua nga Ë/Cdr. Neel në qershor, dhe për rezultatet e të cilit i kemi trajtuar më parë, vetëm në muajin gusht arritëm disa suksese në këtë drejtim. Në gusht arritëm të vendosim kontakte me njësitë turkmenistane në zonën e Kepit të Rodonit dhe Durrësit, përmes dy hoxhallarëve që flisnin turqisht.

Më 5 shtator, njëri prej hoxhallarëve raportoi se ia kishte dalë të organizonte një dezertim të shkallës së lartë nga njëri prej këtyre reparteve. Por raporti rezultoi të ishte shumë i ekzagjeruar si pjesa më e madhe e raporteve shqiptare. Megjithatë, hoxhallarët ia kishin dalë të na siguronin mjaft turkmenistanë për t’i përdorur si agjentë, që i bindëm të riktheheshin në bazat e tyre dhe përmes letrave apo kontakteve personale, të bindnin edhe pjesën tjetër.

Si rezultat i këtyre përpjekjeve, dy kompani të trupave turkmenistane vranë komandantët e tyre gjermanë dhe dezertuan. Të paktën 80 prej tyre u rigrupuan nën komandën tonë, ndërsa pjesa tjetër u zhduk ose ndoshta përfundimisht, iu bashkua forcave partizane. Bëhet fjalë për repartin Turkmenistan Bn, të regjimentit 359, që përbëhej nga 4 kompani trupash kazake dhe një kompani taxhike.

Kini parasysh që të mos ngatërroni Kazakët me Kozakët. Është gjithashtu e vlefshme të theksohet se rusët u referoheshin turkmenistanëve si “aziatikë” dhe jo turkistanë. (Në çdo kompani që dezertuan kishte gjithashtu edhe disa trupa të pakta uzbeke dhe kirgize).

Ata ishin zënë robër nga gjermanët në frontin rus, kryesisht pas operacioneve përreth Kharkovit në maj të vitit 1942, dhe pas një kohe trajtimi të ashpër në një kamp të robërve të luftës, ata, në shtator të vitit 1943 ishin bindur që në mënyrë vullnetare t’u bashkoheshin radhëve të ushtrisë gjermane, kryesisht pas premtimeve për ushqim dhe paga më të mira. Ata ishin vendosur dhe stërvitur në Ukrainë dhe u bënë pjesë e regjimentit 176.

Më vonë këta trupa u zhvendosën përmes Gjermanisë dhe Italisë për në Ballkan dhe u transferuan nga regjimenti 176 në regjimentin 359. Të gjithë oficerët dhe shumica e NCO-s ishin gjermanë. Këta trupa mbanin pajisje dhe pushkë gjermane, por automatikë dhe mitrolozë të lehtë të prodhimit rus. Ata që u rigrupuan nga ne ishin kryesisht taxhikë, disa kazakë dhe pak uzbekë.

Ata flisnin persisht, turqisht dhe në shumicën e rasteve në rusisht. I organizuam në pesë grupe me katër rusë që u arratisën nga organizata TODT që shërbente si NCO. Në mënyrë që t’i angazhonim plotësisht në funksion të kauzës sonë, qëllimisht i përdorëm në sulmin e parë të ndërmarrë nga zogistët kundër pozicioneve gjermane, duke i bërë parapritë një mundësie të një dezertimi të dytë nga ana e tyre.

Më pas, ata morën pjesë në disa aksione kundër gjermanëve dhe pasi ishte marrë vendimi për të mos u dhënë furnizime, ata u përdorën për ruajtjen e shtabit të misionit, pasi nuk kishin sasi të mjaftueshme municioni për të marrë pjesë në operacione të tjera. U provua që ata ishin trima, me disiplinë të mirë, të ashpër dhe gazmorë, pavarësisht ushqimit të keq, shirave të vazhdueshëm, malaries, mungesës së veshjeve dhe çizmeve./ Memorie.al

                                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 2 Shtator 2026

Next Post

“Shqiptarët u zemëruan kur mësuan për dyfytyrësinë e përfaqsuesve të Londrës e Washington-it, që bashkëpunonin kundër ushtrisë çlirimtare komuniste...”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

Artikuj të ngjashëm

“Përball gjermanit erdhi një nga burrat e fshatit, emigrant që sapo ishte kthyer nga SHBA-ës, të cilin nazisti e pyeti; a ka partizan këtu…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Borovës, korrik ‘43
Dossier

“Filozofi amerikan George Santayana thotë se një e kaluar që nuk gjykohet, është e destinuar të përsëritet…”/ Refleksionet e profesorit të filozofisë së Universitetit të Bolonjës

September 2, 2026
“Eshtrat e tij, askush nuk i mbante mend se ku mbetën, pasi nuk e tregoi njeri krimin, por ndoshta Luan Qafëzezi, mund t’i ketë marrë një…”! / Refleksionet e publicistit të njohur, për poetin beratas
Dossier

“Shqiptarët u zemëruan kur mësuan për dyfytyrësinë e përfaqsuesve të Londrës e Washington-it, që bashkëpunonin kundër ushtrisë çlirimtare komuniste…”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

September 2, 2026
“Kur Abaz Ermenji u pyet a e shikonte mundësinë e përmbysjes prej Titos të qeverisë Hoxha, ai tha Tito nuk kishte shumë mbështetës në Shqipëri dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Kur Abaz Ermenji u pyet a e shikonte mundësinë e përmbysjes prej Titos të qeverisë Hoxha, ai tha Tito nuk kishte shumë mbështetës në Shqipëri dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 2, 2026
“Në Savër, Gjazë, Kosovë të Madhe etj., ku mijëra shqiptarë u internuan nga regjimi komunist, nuk po vizitohen thjesht vende të harruara, por…”/ Refleksionet e ish-kreut të “Zëri Amerikës”, për të kaluarën komuniste
Dossier

“Në Savër, Gjazë, Kosovë të Madhe etj., ku mijëra shqiptarë u internuan nga regjimi komunist, nuk po vizitohen thjesht vende të harruara, por…”/ Refleksionet e ish-kreut të “Zëri Amerikës”, për të kaluarën komuniste

August 31, 2026
“Ramadan Kaloshi nga Dibra, na tha; zoti kolonel, në Shqipëri ka tre parti politike, por ne nuk e kuptojmë, përse agjentët e Rusisë paguhen nga anglezët…”!/ Zbulohet letra e tre ushtarakëve britanik, në vitin 1944
Dossier

“Ramadan Kaloshi nga Dibra, na tha; zoti kolonel, në Shqipëri ka tre parti politike, por ne nuk e kuptojmë, përse agjentët e Rusisë paguhen nga anglezët…”!/ Zbulohet letra e tre ushtarakëve britanik, në vitin 1944

September 2, 2026
“Irfan bej Ohri, i tha delegacionit jugosllav, se Mbreti Zog kishte refuzuar të merrte pjesë në kombinimet politike kundër regjimit të Enver Hoxhës, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Irfan bej Ohri, i tha delegacionit jugosllav, se Mbreti Zog kishte refuzuar të merrte pjesë në kombinimet politike kundër regjimit të Enver Hoxhës, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 1, 2026
Next Post
“Eshtrat e tij, askush nuk i mbante mend se ku mbetën, pasi nuk e tregoi njeri krimin, por ndoshta Luan Qafëzezi, mund t’i ketë marrë një…”! / Refleksionet e publicistit të njohur, për poetin beratas

“Shqiptarët u zemëruan kur mësuan për dyfytyrësinë e përfaqsuesve të Londrës e Washington-it, që bashkëpunonin kundër ushtrisë çlirimtare komuniste...”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme