• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, September 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990

“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990
“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990
“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990
“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89
“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990
Memorie.al
“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990
“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990
“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dytë

Memorie.al / Kur nuk kishte kaluar as një javë nga data 2 korrik e vitit 1990, ku me mijëra shtetas shqiptarë kapërcyen kangjellat e muret e ambasadave të huaja në Tiranë dhe u futën brenda ambienteve të tyre me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria, udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye sekretarin e Përgjithshëm Ramiz Alia, mbajti plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, i cili zhvilloi punimet në datat 6 dhe 7 korrik. Edhe pse rendi i ditës ishte paracaktuar në tre pika kryesore, ku predominonte ajo për zhvillimin e arsimit në Shqipëri, pothuaj gjatë gjithë punimeve të atij plenumi (sidomos te pika 4, “Të ndryshme”), u diskutua dhe u debatua ngjarja e atyre ditëve, e njohur ndryshe si “2 korriku i ambasadave”. Në atë plenum ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretarët e parë të komiteteve të partisë të rretheve, ministra, kuadro kryesorë të sektorit të arsimit, kulturës, shkencës, ekonomisë, drejtues të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, nga aparati i Komitetit Qendror të PPSH-së, Radio-Televizioni, ATSH-ja etj., mungonin Nimet Cani, Ali Vukatana, Reiz Malile, Shpëtim Çaushi, Zylyftar Ramizi, Qemal Lame, Zef Loka, Pirro Kondi dhe Hekuran Isai, të cilët prej disa ditësh ishin “në terren”, duke “menaxhuar”, ngjarjen e ambasadave.

Pas hapjes së mbledhjes nga Ramiz Alia, fjala iu dha ministrit të Arsimit, Skënder Gjinushit, i cili mbajti dhe raportin përkatës, (“Për përsosjen e sistemit arsimor dhe forcimin e mëtejshëm cilësor të shkollës”), kryefjala e atij plenumi ishte “ngjarja e ambasadave”, duke diskutuar dhe analizuar me detaje se si dhe pse ndodhi ajo, (“roli i agjenturave të huaja”), e deri tek detyrat që dilnin për menaxhimin e asaj situate në ato ditë të nxehta korriku, ku mbi pesë mijë shtetas shqiptarë nga të gjithë rrethet e vendit, ndodheshin në ambientet e brendshme të disa prej ambasadave kryesore në Tiranë, në pritje të largimit nga Shqipëria.

Gjithashtu mund të lexoni

“Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm, t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve dhe t’i botojë në libra, siç bënë me librin…”/ Refleksionet e publicisti të njohur Bedri Halimi

“Në masakrën e Prekazit të Skenderajt, më 5 – 7 mars 1998, u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët 55 nga lagjja e Jasharajve…”. Dëshmia e publicistit të njohur për masakrat serbe në Kosovë, 1998-‘99

Përveç kësaj, gjatë gjithë asaj mbledhje, por kryesisht në pikën nr. 4 të rendit të ditës, (që u diskutua në seancën e fundit), u morën në analizë edhe disa prej ngjarjeve kryesore që kishin ndodhur në rrethe të ndryshme të vendit gjatë atij viti, si; protestat në Shkodër në muajin janar për heqjen e bustit të Stalinit; ngjarjet në qytetin e Kavajës ku populli i atij qyteti u përlesh me forcat e policisë; arratisjet masive nga kufijtë shtetërorë me Jugosllavinë e Greqinë, grumbullimet masive në vende të shenjta fetare, si Kisha e Shën-Ndout në Laç të Kurbinit; lejimi me ligj i besimeve fetare dhe hapja e objekteve të kultit; apo probleme të tjera që shtroheshin për zgjidhje, si; bisedimet e faktorin ndërkombëtar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-ës, Bashkimin Sovjetik, (bisedimet e zhvilluar me zv. ministrin e Jashtëm sovjetik në Sofie nga Sofokli Lazri); problemi i Kosovës; presioni ndërkombëtar për hapjen e Shqipërisë me botën dhe aderimi i saj në disa konventa ndërkombëtare; privilegjet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së e familjeve të tyre që jetonin kryesisht në “Bllok”; fjalët që qarkullonin në popull për familjen e Enver Hoxhës dhe raportet e Ramizit me Nexhmijen; ndryshimi i legjislacionit dhe kodit penal; lirimi i të burgosurve politikë; pisja me pasaporta e shtetasve që kërkonin të dilnin si vizitorë tek të afërmit e tyre jashtë vendit; mekanizmi i ri ekonomik; strehimi dhe zënia me punë e shumë shtesave në të gjitha rrethet e vendit; dhënia e tokës dhe bagëtive fshatarësisë kooperativiste; e deri të furnizimi i popullsisë së qyteteve me produktet bazike ushqimore e mallrave të ndryshme industriale.

Siç do të shohim dhe nga dokument arkivore që i përkasin plenumit të 11-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, të cilat theksojmë se publikohen për herë të parë, përveç udhëheqjes dhe disa prej funksionarëve të lartë të asaj kohe, në atë mbledhje kanë diskutuar apo janë përmendur edhe disa figura të tjera të larta që vazhduan karrierën e tyre politike edhe pas viteve ’90-të, si p.sh.; Skënder Gjinushi, Fatos Nano, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Gramoz Pashko, Spiro Dede, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Mehmet Elezi, Lisen Bashkurti, Koço Kokëdhima, Ylli Popa, Aleks Luarasi etj.

Po kështu në dosjen voluminoze të këtij plenumi, me mjaft interes janë edhe ato dokumente që i përkasin sekretarëve të Komiteteve të Partisë së rretheve apo “Grupit të informacionit” të cilët kanë shkuar në të gjitha rrethet e vendit dhe kanë evidentuar të gjitha problematikat kryesore që kanë dalë në mbledhjet e organizatave bazë të partisë, ku është diskutuar “Mbi letrën e Komitetit Qendror”, dokumente që përbëjnë dhe pjesën më të madhe dhe gjithashtu më të rëndësishme të dosjes në fjalë. Madje mund të thuhet nga më të rëndësishmet të gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, pasi ajo periudhë kohe me ngjarjet që u zhvilluan, shënoi dhe prologun e rënies së atij regjimi.

Po kështu me mjaft interes janë dhe dokumentet që i përkasin seancës së fundit të asaj mbledhje me pikën nr. 4 të rendit të ditës “Të ndryshme”, e cila përbën edhe pikën më të nxehtë të gjithë plenumit, ku u diskutua, madje me debate të ashpra, edhe lirimi nga detyrat dhe nxjerrën në pension të tre anëtarëve të Byrosë Politike (Rita Marko, Manush Myftiu dhe Prokop Murra), apo lirimi nga detyrat ministrore apo funksionet e tjera të larta që mbanin prej vitesh të disa “udhëheqësve” të tjerë, si Simon Stefani, Pali Miska, Muho Asllani, Lenka Çuko, Vito Kapo, Pirro Kondi, Jovan Bardhi, etj., dhe emërimin e “shokëve të rinj” në udhëheqjen e forumet e larta të Partisë dhe Shtetit, si; Xhelil Gjoni, Abdyl Backa, Niko Gjyzari, Kiço Mustaqi, etj. Lidhur me këto etj., na njohin dokumente në fjalë të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

                                                      Vijon nga numri i kaluar

RAPORT – INFORMACION I DY PUNONJËSVE TË APARATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, MUHARREM XHAFA DHE FATOS NANO, DËRGUAR RAMIZ ALISË DHE FOTO ÇAMIT, LIDHUR ME PROBLEMET QË DOLËN NË PLENUMIN E RRETHIT TË FIERIT

 Nr.57

                                                              I N F O R M A C I O N

Më datë 25.9.1990 në Fier u mblodh plenum i zgjeruar i Partisë në rreth, për të diskutuar rreth Letrës së Komitetit Qendror të Partisë, e detyrave që dalin për vënien në jetë të ideve të saj.

Raportin e mbajti shoqja Lenka Çuko.

Në Plenum mori pjesë e foli edhe shoku Pali Miska.

Në raport dhe në diskutimet që u bënë u theksua se Letra e Komitetit Qendror të Partisë, shërbeu për një shkundje të organizatave të Partisë, të komunistëve e të kuadrove, si dhe për ngritjen e opinionit të masave në mbështetje të vendimeve që ka marrë Partia kohët e fundit, për demokratizimin e jetës së vendit.

Një përpjekje e tillë u bë edhe në këtë mbledhje të vetë plenumit, ku pati pyetje për diskutantët, debate dhe kërkesë llogarie. Në mënyrë të veçantë, kjo frymë u vërejt në diskutimet pa letër dhe kur shokëve të plenumit iu kërkua të shfaqin mendime nga vendi për probleme të ndryshme.

Përgjithësisht, në plenum theksi u vu në problemet e forcimit të rolit udhëheqës të Partisë, të rritjes së frymës së saj militante, të ngritjes së shembullit pararojë të komunistëve e të kuadrove, të shmangies së mungesës së guximit për të me kritikuar, për t’u ndeshur e për të vepruar në interes të zgjidhjes së detyrave e të zbatimit të vendimeve. U bë analizë e kritikë sidomos për shfaqjet e pasivitetit, të mefshtësisë, të indiferentizmit, për qëndrimet liberale në radhët e komunistëve e të kuadrove.

Gjatë diskutimit të Letrës iu dhanë masa ndëshkimore 20 komunistëve. Në raport kishte kritikë me emër e të adresuar mirë për organizatat-bazë të Partisë të qendrave të punës e të kooperativave bujqësore, si për shembull, për organizatën e Partisë të Azotikut ku, siç dihet, disa punëtorë deshën të me organizonin manifestim për të siguruar kushte pune më mira e uljen e moshës së pensionit; të Ngrançies, ku edhe komunistët ranë dakord për të copëtuar kooperativën në bazë fshati; të Bishanit, Roskovecit etj., për dëmtime të mëdha në pronën e përbashkët.

Po nuk u bë kështu, kritikë me emër për kuadrot që drejtojnë në to, qoftë të bazës, qoftë të rrethit. Me ndërhyrjet që u bënë në mbledhje të Plenumit, kjo mangësi u plotësua në një farë shkalle.

Një vend të veçantë zunë problemet e punës edukative ideopolitike, të edukimit atdhetar, të unitetit etj., dobësitë që janë vërejtur në të, si forca e paktë argumentuese, euforia, formalizmi, paaftësia për të përballuar politikisht e ideologjikisht thashethemet e armikut të klasës, për të sqaruar pyetjet e problemet që kanë lindur në këtë etapë të demokratizimit të mëtejshëm të jetës së vendit e të vetë Partisë, në mënyrë të veçantë për kuptimin e mekanizmit të ri ekonomik, të luftës së klasave, të demokracisë e të përsosjes së legjislacionit, të kuptimit të situatave e të marrëdhënieve të vendit tonë me vendet e tjera.

Për të përballuar këto probleme u vu theksi në nevojën e ngritjes së nivelit ideopolitik të organizatave të Partisë dhe në aktivizimin e inteligjencies e të kuadrove të shumtë që ka rrethi i Fierit, për të cilën deri tani është punuar mjaft dobët.

Në rrethin e Fierit muajt e fundit janë vërejtur një gjallërim i psikologjisë dhe mentalitetit të vjetër për pronën private dhe dëmtime në shumë forma të pronës së shtetit e të asaj kooperativiste, aq sa disa herë ndërhyrjet për t’i parandaluar ato kanë ndeshur deri në rezistencë të hapur nga keqbërësit.

Gjithashtu, ky vit është shoqëruar me një ngritje të dukshme të rasteve të thyerjes së disiplinës, të krimeve kundër pronës, por edhe kundër personit, sidomos kundër personit zyrtar, ku janë shprehur qartë kundërshtimet e veprimet ndaj tij nën “frymën e demokracisë”, etj. Të gjitha këto kanë pasur ndikimin e vet dhe në çështjet e unitetit të popullit.

Duke sjellë si shkak kryesor vështirësitë e motit (thatësirën e tej-zgjatur), si dhe mungesën e lëndëve të para, në plenum u paraqit një situatë ekonomike me mosrealizime jo të vogla si 9-mujor. Deficitet më të ndjeshme janë krijuar në patate (45%), fasule (51%), luledielli (56%), në prodhimin e misrit (jo më shumë se 70%), në naftë (rreth 30 mijë tonë) dhe në plehra kimike (3 mijë tonë deficit).

Këto parashikohen të vijnë duke u keqësuar në muajt që pasojnë. Probleme më të mprehta kanë për punësimin dhe strehimin në qytete, sidomos në Fier e në Patos (ku janë përkatësisht 1.372 dhe 1.255 forca të pazëna) që, me sa duket, edhe pse shtrohen vazhdimisht si detyra me përparësi, zgjidhjet janë tepër të ngadalshme dhe mungon bindja për perspektivën dhe mundësitë e kapërcimit të tyre.

Në Plenum u bënë diskutime dhe për mangësi në punën e organeve shtetërore e të organizatave të masave, por reflektimi i diskutueseve ashtu si edhe i raportit që iu paraqit plenumit për to, ishte i cekët, pa analizë kritike, me pak konkluzione e detyra konkrete për të ardhmen.

Krijuam përshtypjen se kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit, shoku Anastas Pone e ka të vështirë të përballojë këtë detyrë, i mungon horizonti i një kryetari Komiteti Ekzekutiv rrethi, s’ka forcën e duhur për t’iu imponuar vartësve me logjikë e argumente, për të kërkuar zbatimin deri në një të vendimeve që merren nga organet shtetërore.

Drejtuesit e organizatave të Frontit, të Bashkimeve Profesionale, të Rinisë e të Gruas në rreth, duhet të mendojnë e të përgatiten më mirë, bashkë me forumet e tyre, për të realizuar porositë e shokut Ramiz për një fizionomi të re, punë të pavarur e origjinale të organizatave të masave, në kuadër edhe të statusit që do të marrin me ligjin e ri elektoral. E theksojmë këtë se në punën e tyre vërehet ende mjaft tradicionalizëm.

Problemet e kohës së lirë të punonjësve e sidomos të rinisë u trajtuan me theks të veçantë në diskutimin e sekretarit të parë të Komitetit të Rinisë, shokut Koço Kokëdhima. Ai ka mendimin se ky problem nënvlerësohet deri edhe nga vetë Komiteti i Partisë i rrethit. Ka kohë që midis Komitetit të Partisë dhe Komitetit të Rinisë ka mosmarrëveshje lidhur me kalimin e godinës së ateliesë së qytetit në dispozicion të rinisë, për organizimin e kohës së lirë të saj.

Kjo i është premtuar rinisë publikisht si nga kryetari i Komitetit Ekzekutiv ashtu edhe nga shokët e Partisë, por këta të fundit tani kanë ndërruar mendim, duke krijuar kështu një gjendje jo të këndshme. Ne i shprehëm mendimin tonë shoqes Lenka Çuko, duke i thënë se me që i është premtuar rinisë, e me që shumica dërmuese e punëtorëve janë larguar e sistemuar në punë të tjera, s’ka arsye të ndryshojë mendimi e premtimi i dhënë.

Sa kemi konstatuar, shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të, se “është mendjemadh, i nxituar e me psikikë sektare”. Ne e njohim Koçon dhe ai ka nevojë të mbahet afër e të ndihmohet për t’u lehtësuar nga ndonjë shfaqje e tillë, por mendojmë se është djalë i guximshëm e me kulturë, që nuk konfirmohet e nuk i thotë tjetrit “amin”, pse mban një post më të lartë në detyrë.

Prandaj, kemi mendimin se mund të ishte një kandidaturë e përshtatshme për sekretar të Komitetit Partisë të rrethit për propagandën, në vend të shokut Adem Tukaj. Rrethi i Fierit është rreth i fuqishëm, jo vetëm bujqësor, por edhe industrial. Prandaj do të ishte mirë të kishte një sekretar të KP me dije e kulturë në shkencat inxhinierike.

Sot, veç sekretares së parë, ka tre sekretarë, një për propagandën, një për organizimin e një për ekonominë, por këta dy të fundit, megjithëse shokë të devotshëm e të palodhur, janë njëri agronom e tjetri ekonomist agrar, pra të dy me profil bujqësor.

Për shokun Adem Tukaj kuadrot, komunistët e punonjësit flasin mirë, se është masovik, por del e domosdoshme të lirohet nga detyra e sekretarit të Komitetit Partisë të rrethit, sepse tani, siç e thotë edhe vetë, pas 6 vjetësh në këtë rreth është ambientuar me gjendjen./ Memorie.al

Tiranë, më 28.9.1990               Muharrem Xhafa                                     

                                                        Fatos Nano      

                                                        Vijon numrin e ardhshëm                                          

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur Mehmet Shehu i tha: E more Prenk Cali, të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari, po t’u bëje me ne, pse veprove kështu, ai...”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

Artikuj të ngjashëm

“Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm, t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve dhe t’i botojë në libra, siç bënë me librin…”/ Refleksionet e publicisti të njohur Bedri Halimi
Dossier

“Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm, t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve dhe t’i botojë në libra, siç bënë me librin…”/ Refleksionet e publicisti të njohur Bedri Halimi

September 17, 2026
“Në masakrën e Prekazit të Skenderajt, më 5 – 7 mars 1998, u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët 55 nga lagjja e Jasharajve…”. Dëshmia e publicistit të njohur për masakrat serbe në Kosovë, 1998-‘99
Dossier

“Në masakrën e Prekazit të Skenderajt, më 5 – 7 mars 1998, u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët 55 nga lagjja e Jasharajve…”. Dëshmia e publicistit të njohur për masakrat serbe në Kosovë, 1998-‘99

September 16, 2026
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

September 16, 2026
“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!
Dossier

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

September 15, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme