• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, September 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm, t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve dhe t’i botojë në libra, siç bënë me librin…”/ Refleksionet e publicisti të njohur Bedri Halimi

“Në masakrën e Prekazit të Skenderajt, më 5 – 7 mars 1998, u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët 55 nga lagjja e Jasharajve…”. Dëshmia e publicistit të njohur për masakrat serbe në Kosovë, 1998-‘99

Nga Bedri HALIMI

Pjesa e dytë

Memorie.al / Gjatë kësaj periudhe kohore, sapo filluan luftimet në Kosovë, e deri në finalizimin e saj, shteti serb përmes të gjitha forcave ushtarake e policore, përpos që zbatoi politikën e “tokës së djegur”, nuk kurseu as pleq, plaka, gra, fëmijë; me një fjalë, nuk kursente asgjë nga popullata civile e paarmatosur. Janë të tmerrshme masakrat që i ka zhvilluar Serbia kundër shqiptarëve në Kosovë. Kjo do të tregohej më së miri në përshkrimin e secilës nga këto masakra, se si ka ndodhur, ku ka ndodhur, ndaj kujt ka ndodhur, saqë për çdo masakër do të duhej shteti i Kosovës të inkurajonte njerëzit e vullnetit të mirë dhe dhe t’i obligonte në njëfarë mënyre institucionet e ndryshme të shkencës, të artit, e të kulturës që të shkruheshin libra të veçantë për secilën nga këto masakra, pastaj edhe që të përktheheshin në gjuhët e huaja me qëllim të plasimit të së vërtetës.

                                                            Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990

“Në masakrën e Prekazit të Skenderajt, më 5 – 7 mars 1998, u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët 55 nga lagjja e Jasharajve…”. Dëshmia e publicistit të njohur për masakrat serbe në Kosovë, 1998-‘99

Në Fshatin e Vjetër të Ferizajt, më: 13 prill 1999, janë ekzekutuar 7 anëtarë të familjes Zeka dhe 2 anëtarë të familjes Hoxha.

Në Mitrovicë, më: 14 prill 1999, në Lagjen “Qendra”, forcat serbe i kanë mbledhur 100 meshkuj të rinj, ku 26 prej tyre i fusin në tri shtëpi të lagjes “Bair” dhe i pushkatojnë, të tjerët i dërgojnë në vende të ndryshme, ku gjithashtu i vrasin. Kufomat e tyre zbulohen në disa varreza masive.

Në Sllovijë të Lipjanit, më: 15 dhe 16 prill 1999, në këtë fshat dhe në vendin “Lugu i Demës”, u vranë e u masakruan 41 civilë shqiptarë.

Në Skenderaj, më: 16 prill 1999 janë ekzekutuar 13 civilë shqiptarë.

Në Mitrovicë, në kolonën prej 80000 njerëzve që kishte gjatësinë 10 km te vendi i quajtur “Ura e Gjakut”, nga kolona i nxjerrin 9 të rinj, të cilëve pasi ua lidhin duart me tela rreth një pusi, i fusin në një oborr të një shtëpie, ku i pushkatojnë 8 prej tyre, ndërsa njëri arrin të ikë, por më vonë edhe atë e zënë dhe e pushkatojnë.

Në Çikatovë të Vjetër të Drenasit, më: 17 prill 1999, janë vrarë e masakruar 128 banorë të këtij fshati dhe të fshatrave të tjerë.

Në Paklek të Vjetër të Drenasit, më: 17 prill 1999, u vranë 41 shqiptarë, nga të cilët 23 ishin fëmijë, 12 vajza, 14 gra, 2 burra dhe 2 djem.

Në Hade të Obiliqit, më: 17 e 18 prill 1999, vriten 5 meshkujt e një familjeje, pastaj vritet edhe një person që kishte dalë me një mindil të bardhë të ngritur, pastaj i marrin edhe 4 persona të tjerë dhe i vrasin, 2 prej të cilëve i djegin të gjallë në një stallë.

Në Devë të Gjakovës, më: 18 prill 1999, janë vrarë e masakruar 7 vëllezërit Bobi.

Në Ribar të Vogël, më: 18 prill 1999, u vranë dhe u masakruan 25 civilë, prej të cilëve 19 ishin nga ky fshat, ndërsa 6 nga fshati i afërt Vërsheci, të cilët kishin ardhur për t’u strehuar.

Në Bërrnicë të Epërme të Prishtinës, më: 18 prill 1999, janë vrarë 6 anëtarë të familjes Reka dhe një i familjes Berisha.

Në hapësirën e fshatit Koliq, më: 18 dhe 19 prill 1999, janë vrarë 74 persona nga fshatrat e ndryshme, kryesisht nga treva e Llapit.

Në Hallaq të Vogël të komunës së Lipjanit, më: 20 prill 1999, janë vrarë e masakruar 20 banorë civilë të këtij fshati, prej të cilëve 3 ishin nga vende të tjera.

Në Makoc të Prishtinës, më: 20 prill 1999, u vranë 42 persona civilë.

Në Grashticë të Prishtinës, më: 21 prill 1999, nga kolona e gjatë e të zhvendosurve nga fshatrat e Gallapit që shkonin nga Mareci për në Prishtinë, janë nxjerrë 60 civilë meshkuj, të cilët janë vrarë pas koke dhe janë hedhur në lum.

Në Nakaradë të Fushë Kosovës, më: 21 prill 1999, janë vrarë 16 anëtarë të familjes Mirena.

Në Dragaqinë të Suharekës, më: 21 prill 1999, janë hedhur në pus 11 banorë, kryesisht pleq të këtij fshati.

Në Sopijë të Suharekës, më: 21 prill 1999, janë vrarë 7 anëtarë të familjes Ilazi dhe një i familjes Sopa.

Në fshatin Koliq, në një kolonë të të zhvendosurve, më: 22 prill 1999, janë vrarë 21 persona.

Në Mejë të Gjakovës, më: 27 prill 1999, pasi forcat serbe ndaluan kolonën prej 500 civilësh shqiptarë që kishin ardhur nga fshatrat e Rekës së Keqe të Gjakovës dhe disa fshatra të komunës së Deçanit, shumicën prej tyre i vranë e i masakruan dhe pastaj kufomat e tyre i dërguan në vende të panjohura.

Disa nga këto kufoma janë zbuluar në varrezat masive në Serbi. Në mesin e tyre kishte gra, fëmijë e pleq të moshës 16 – 60-vjeçare. Numri i saktë i viktimave mbetet ende i panjohur, sepse edhe ata që nuk janë pushkatuar në atë moment janë kidnapuar dhe janë drejtuar në drejtime të panjohura.

Në Guskë të Gjakovës, më: 27 prill 1999, janë vrarë 25 shqiptarë.

Në Dobrosh të Gjakovës, më: 27 prill 1999, janë vrarë 38 shqiptarë.

Në Korenicë të Gjakovës, më: 27 prill 1999, janë vrarë 65 shqiptarë.

Në Nabërxhan të Pejës, më: 1, 2, 10 dhe 12 maj 1999, janë vrarë e masakruar rreth 30 persona civilë.

Në Studime të Vushtrrisë, më: 2 maj, janë vrarë e masakruar 116 shqiptarë, ku kishte fëmijë, gra, burra e pleq.

Në kolonën e popullatës së fshatrave: Vraniq, Bukosh, Savrovë, Sopijë, etj., që po depërtoheshin për Shqipëri, më: 3 maj 1999, forcat serbe i ndanë 35 persona të moshave më të reja, të cilët i vrasin dhe i masakrojnë në oborrin e shkollës së Bukoshit.

Në Damanek të Malishëvës, më: 4 maj 1999, ishin strehuar shumë civilë shqiptarë, ku nga gjuajtjet e forcave serbe në popullatën e strehuar janë vrarë 6 persona dhe janë plagosur 17 të tjerë. Si të vrarët, ashtu edhe të plagosurit ishin nga fshatrat e ndryshme.

Në Shtupel të Klinës, në lagjen e Zhabotëve, më: 6 maj 1999, janë vrarë 6 civil dhe janë plagosur 7 të tjerë.

Në Lutogllavë të Prizrenit, më: 6 maj 1999, forcat serbe garantojnë lagjen e familjeve Kelmendi. Pasi pushon granatimi, 31 anëtarët e strehuar të familjes së gjerë Kelmendi, kryesisht gra, fëmijë e pleq nisen me 4 traktorë në drejtim të fshatit Tërstenik.

Rrugës i ndalin forcat serbe, nga të cilët 2 fëmijë i vrasin, njëri 8 dhe tjetri 11-vjeç, si dhe 2 gra. Gjatë vazhdimit të rrugës, gjuhen me granatë dhe vriten 8 persona tjerë. Pastaj janë vrarë edhe 4 gra e 2 burra si dhe një plak 102-vjeçar.

Në Korishë të Prizrenit, më: 13 maj 1999, në një proces të montuar nga forcat serbe, NATO gjuan përmes Aeroplanëve, ku vriten 71 persona, nga të cilët 3 foshnjë, 11 nxënës, 13 fëmijë, 61 të tjerë janë plagosur. Personat ishin kryesisht nga Korisha si dhe nga fshatrat Bllacë, Budakovë, Maqitevë, Mushtisht, Reshtan, etj..

Në Qyshk të Pejës, më: 14 maj 1999, janë vrarë e masakruar 42 meshkuj civilë.

Në Pavlan dhe Zahaq, më 14 maj 1999, forcat serbe pasi i kishin dëbuar fëmijët, gratë dhe pleqtë kishin vrarë e masakruar 35 shqiptarë.

Në Carallukë të Malishevës, më: 17 maj 1999, u vranë 23 shqiptarë që të gjithë anëtarë të dy familjeve Krasniqi nga mosha 5 – 65-vjeç.

Në Stagovë të Kaçanikut, më: 21 maj 1999, u vranë 14 banorë, shumicën e kufomave i dogjën e i karbonizuan.

Në burgun e Dubravës, më: 21 dhe 22 maj 1999, forcat serbe në oborrin e burgut, vranë 97 të burgosur dhe shumë të tjerë janë plagosur.

Në Vushtrri, më: 22 maj 1999, forcat serbe kidnapuan, dhe i vranë 68 persona kufomat e të cilëve janë zhdukur, duke i bartur në Serbi.

Afër Vushtrrisë, te vendi “te Habarët e Gumnishtës”, më: 24 maj 1999, vriten 6 vajza të reja të familjes Gërguri nga Studimja e Epërme dhe 2 vajza Krasniqi nga Zhilivoda.

Në Prizren, në lagjen Tusuz, më: 26 maj 1999, u vranë 27 persona civilë, kufomat e të cilëve pastaj janë ngarkuar në kamion dhe janë dërguar në vende të panjohura. Në këtë lagje iu vu zjarri 245 shtëpive.

Në Studime të Vushtrrisë, më: 31 maj 1999, u vranë dhe u masakruan 12 anëtarë të familjes së Selatin Gërxhaliut, shumica e të cilëve ishin fëmijë që nga mosha 1-vjeçare e më tej.

Në Mitrovicë, në lagjen “7 Shtatori”, më: 8 qershor 1999, forcat serbe pasi arrestojnë 11 të rinj shqiptarë, 3 nga të cilët arrijnë të ikin, kurse për fatin e 9 të tjerëve nuk është ditur deri më 2005, kur u gjetën trupat e pajetë të tyre.

Në Mitrovicë, në lagjen e Boshnjakëve, më: 9 qershor 1999, forcat serbe arrestojnë disa të rinj shqiptarë, ku 6 prej tyre i djegin në një shtëpi, nga të cilët 2 ishin femra.

Në Mitrovicë, përballë objekteve banesore “3 Rrokaqiejt”, më: 12 qershor 1999, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Kumanovës, forcat serbe morën 15 banorë nga kjo lagje, të cilët i urdhëruan të hidhen në lumin Ibër te “Ura e trenit” dhe pastaj filluan të shtijnë në ta.

Në Pejë, më: 12 qershor 1999, në ditën e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, forcat serbe vrasin 5 fëmijë të mitur të familjes së Isa Balajt, si dhe Vjollca Balajt 28-vjeçare, kurse Isai dhe djali i tij 9-vjeçar arritën të dalin nga njëri prej ballkoneve të shtëpisë dhe të ikin te fqinjët e tyre.

Nga të gjitha këto të dhëna, që u potencuan, rezulton se krimet serbe kanë qenë ndër më makabret. Por gjithsesi duhet theksuar se, në këtë rast nuk kemi përmendur vrasje individuale, si dhe vrasje nga komuna të ndryshme për mungesë informacionesh.

Përfundim: Çka duhet të ketë ndodhur në Kosovë, në mënyrë që institucionet tona deri tani të kishin ndërmarrë hapat konkretë të asaj që e thamë në fillim, të botimit të librave të veçantë me të dhëna konkrete, me përkthimin e tyre në shumë gjuhë të huaja për ta plasuar të vërtetën në botë.

Serbia është në gjendje të trillojë dhe jo vetëm t’i mbledhë faktet e vrasjeve të atyre plakave dhe pleqve që kanë ndodhur pa nevojë dhe t’i botojë në libra, duke i zmadhuar e stërzmadhuar shifrat, duke botuar në libra të veçantë, duke i përkthyer në shumë gjuhë të huaja dhe duke i plasuar para botës për ta dëshmuar të vërtetën e tyre, ashtu siç bëri edhe me botimin e librit me 80 e disa fëmijë serbë që kishin pësuar gjatë bombardimeve të NATO-s në Serbi, ku e kanë botuar librin, të përkthyer në 7-8 gjuhë të botës me një titull: “Gjenocidi i NATO-s ndaj fëmijëve serb”. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 17 Shtator 2026

Next Post

“Kur Mehmet Shehu i tha: E more Prenk Cali, të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari, po t’u bëje me ne, pse veprove kështu, ai...”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

Artikuj të ngjashëm

“Shoku Koço Kokëdhima gëzon respekt në radhët e rinisë, djalë me kulturë, por shokët drejtues të Partisë kanë vërejtje për të; ‘mendjemadh, i nxituar dhe…”/ Raporti i Fatos Nanos për Ramiz Alinë, shtator 1990
Dossier

September 17, 2026
“Në masakrën e Prekazit të Skenderajt, më 5 – 7 mars 1998, u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët 55 nga lagjja e Jasharajve…”. Dëshmia e publicistit të njohur për masakrat serbe në Kosovë, 1998-‘99
Dossier

“Në masakrën e Prekazit të Skenderajt, më 5 – 7 mars 1998, u vranë 59 shqiptarë, nga të cilët 55 nga lagjja e Jasharajve…”. Dëshmia e publicistit të njohur për masakrat serbe në Kosovë, 1998-‘99

September 16, 2026
“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

September 16, 2026
“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

September 15, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
Next Post
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   

“Kur Mehmet Shehu i tha: E more Prenk Cali, të pat ardhur koha që ta mbyllje historinë me shkronja ari, po t’u bëje me ne, pse veprove kështu, ai...”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme