• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, September 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Kur Prokurori i tha, a kishte ndonjë porosi për të lënë, dënuari përgjigjet: S’kam gjë, të rrojë Partia, Republika dhe Stalini. Mua më gjykoi dhe më dënoi…”! / Fjalët e fundit të Koci Xoxes, para pushkatimit, 11 qershor ‘49
“I pari Grup Komunist i Korçës, nuk është ai i Miha Lakos, se para tij, u formua një tjetër grup, me kryetar…”/ Dëshmitë e panjohura të themeluesit të PKSH-së, e ministrit që vuajti 15 vite burg në Burrel
“Si e vrau Sigurimi i Shtetit, Drejtorin e përgjithshëm të Policisë, kolonel Sali Ormëni, pas incidentit të bombës në ambasadën sovjetike, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e nipit të tij, ish-oficer Xhemal Ymeri
“Nga çështja çame, ‘provokacionet e gushtit ’49-të, e ligji absurd i luftës, te junta e kolonelëve dhe…”/ Refleksionet e studiuesit dhe diplomatit të njohur, për Greqinë që duam!
“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Ten Hsiao Pin: “Unë po mendoj për sigurinë e shokëve shqiptarë dhe nëse ju doni që kthimi juaj të mbahet sekret, një aeroplan i yni do t’ju çoj …”/ Kapo dhe Alia, takimi i panjohur, Pekin ’62
“E dëgjove, Qemal, – iu kthye Fehmiu babait, – Enver kasapin dhe ata që i bëjnë fresk, komunistët e zhgënjyer, e kanë vënë përpara me kritika, por…”/ Kujtimet e shkrimtarit të njohur, për antikomunistin e thekur tiranas

Pjesa e njëzet

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të de klasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka de-klasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigrantët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtrënguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                      Vijon nga numri i kaluar

Nëntor 1960

Gjithashtu mund të lexoni

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

Shqipëria kthen sytë nga Kina

Gjatë kongresit të Partisë Komuniste të Rumanisë në qershor 1960, ku u bë për herë të parë publike krisja Kinë-BRSS, Hrushovi përmendi mbështetjen e delegatëve komunistë ndaj Bashkimit Sovjetik. Një nga kontrastet e konferencës ishte qëndrimi i Shqipërisë, një nga vendet më të vogla dhe më besnike deri tani ndaj linjës sovjetike, e cila në Kongresin e Rumanisë jo vetëm nuk i dha mbështetjen propozimeve të Hrushovit, por shprehu simpatinë për qëndrimin radikal të mbajtur nga Kina komuniste.

Ndryshe nga folësit e tjerë, ministri shqiptar Hysni Kapo nuk deklaroi bindjen ndaj fjalëve të Hrushovit dhe nuk përmendi fare idenë e “bashkë-ekzistencës paqësore”, por sulmoi me komentet e tij imperializmin dhe revizionizmin jugosllav, në linjën tipike politike të Shqipërisë, dhe gjithashtu të Kinës. Edhe rezoluta e Komitetit Qendror të partisë shqiptare në korrik 1960, mbështeste qëndrimin e Kapos në kongresin e Bukureshtit, duke zyrtarizuar politikat e pikëpamjeve kineze dhe jo sovjetike.

Regjimi shqiptar ka nevojë të ruajë vrullin sulmues ndaj imperializmit perëndimor dhe revizionizmit jugosllav, dhe kjo sjell refuzimin prej tyre të çdo hapjeje apo propozimi për bashkë-ekzistencë paqësore, që mund të çojë në përmirësimin e lidhjeve me Perëndimin apo në zbutjen e regjimit të tyre stalinist. Udhëheqja shqiptare e përdor vazhdimisht linjën anti-jugosllave për ta identifikuar veten si mbrojtëse të interesave kombëtare apo për të justifikuar politika të tjera të brendshme.

Vitet e fundit sovjetikët i kishin lejuar Shqipërisë të manovronte në politikat e saj për të përballuar problemet e brendshme, por tashmë Tirana ka hedhur publikisht dyshime mbi udhëheqjen sovjetike të Bllokut dhe po kërkon një burim tjetër autoriteti, gjë që do të sjellë reagimin sovjetik për ta rikthyer në linjë. Kohët e fundit shqiptarët kanë përdorur përvjetorin e 11 të republikës së Kinës për të riafirmuar mbështetjen ndaj qëndrimit ideologjik të Kinës. Delegatët shqiptarë po lavdërojnë pa kursim kolegët kinezë si “mbrojtës të pastërtisë dhe të parimeve të marksizëm-leninizmit”.

Edhe kinezët në përgjigjet e tyre kanë ngritur lart “marksizëm-leninizmin militant” të partisë komuniste shqiptare dhe kanë deklaruar miqësi të ngushtë me fjalë si; “as malet dhe as oqeanet e thellë nuk mund të ndajë popullin shqiptar dhe atë kinez në miqësinë e tyre”. Kjo duket qartë që i shqetëson sovjetikët teksa në listimin e gazetës “Pravda” të delegacioneve në Moskë më 7 shtator Shqipëria nuk përmendje fare, ndërsa kryeministri Shehu që drejtonte delegacionin shqiptar u prit ftohtë nga delegacionet e tjera evropiano-lindore dhe nuk u takua me Hrushovin.

Janar 1962

Shqipëri-Jugosllavi-BRSS

Prishja e vitit 1948 me Bashkimin sovjetik nuk dëshirohej nga Tito, por ai u detyrua të bëhej pjesë e saj. Sikur në vitin 1949 atij t’i ishin dhënë kushtet e riafrimit, të cilat Hrushovi rrjedhimisht ia ofroi por me shumë vonesë, Tito do t’i kishte pranuar. Por prej vrullit të ndarjes ishin krijuar zakone, lidhje dhe politika të reja, prandaj dhe çmimi për ribashkimin e Titos me Bllokun ishte rritur. Ne nuk besojmë se do të ketë më afrim mes dy palëve pasi kjo do të thoshte kapitullim të njërës palë apo tjetrës.

Në vitin 1956 Hrushovi bëri një kapitullin ndaj Titos por kjo nuk u pranua nga vendet e tjera satelite pranë Jugosllavisë, madje solli dhe revolta dhe trazira. Sipas analizës së Kennan, Tito është një njeri me karakter të mirë dhe as gangster e as intrigant. Ai e konsideron Bllokun sovjetik si familjen e tij politike por kërkon që Blloku të njohë integritetin e tij socialist. Në të njëjtën kohë ai pëlqen dhe amerikanët dhe nuk ka hile kundër nesh.

Në lidhje me Shqipërinë, jugosllavët janë mjaft nervozë dhe e konsiderojnë një burim kërcënimi për sigurinë e tyre. Ata lumturohen sa herë që në regjimin e Hoxhës ka probleme, edhe pse partinë komuniste shqiptare e konsiderojnë si një pjellë të tyren, të cilën faktikisht e kanë krijuar vetë dhe e bindën të bëhej pjesë e bllokut të Komintern.

Ata janë të shqetësuar gjithashtu për minoritetin shqiptar në Kosovë, i cili arrin në disa qindra mijëra njerëz. Por jugosllavët nuk do të ndërmarrin hapa ushtarakë përveç rasteve kur ato nisen nga dikush tjetër. Ata do të ishin të lumtur të rrëzonin Hoxhën nga pushteti, ashtu siç do të ishte dhe Hrushovi. Por Hoxha është një stalinist i vërtetë dhe di si të mbrohet nga armiqtë e brendshëm, pasi ka eliminuar thuajse çdo opozicion, dhe për momentin nuk mund të rrëzohet.

Situata aktuale është më optimalja për SHBA, pasi sa më pak që të ndërhyjmë deh sa më pak të bëjmë për shqiptarët, aq më e vështirë bëhet për kinezët. Nëse kinezët japin ndihmë të konsiderueshme për Shqipërinë, ajo do të bëhet një barrë për ta. Por nëse kinezët nuk japin ndihmën e konsiderueshme ndaj këtij aleati të ri, ata humbin prestigjin e tyre. Por situata mund të ndryshojë prandaj duhet t’i ndjekim zhvillimet me vigjilencë.

Masat e Hoxhës ndaj simpatizantëve të Koci Xoxes

Në fillim të marsit 1949 parlamenti shqiptar diskutoi propozimin e heqjes së imunitetit të Koçi Xoxes dhe Pandi Kristos, por ende nuk është marrë asnjë vendim prej disa incidenteve që reflektojnë simpatinë e shumë anëtarëve të parlamentit për Xoxen, dhe indinjatën e fshehur ndaj regjimit të Enver Hoxhës.

Më 15 mars 1949, 20 anëtarë të parlamentit të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, dorëzuan një memorandum udhëheqësit Hoxha, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes dhe të tjerëve të burgosur me të. Në të njëjtën kohë, oficerë që simpatizojnë Xoxen dhe ndajnë të njëjtat pikëpamje me të, debatuan ashpër dhe u përplasën fizikisht me forcat e sigurisë në Elbasan.

Ata thuhet se i rezistuan tentativës për arrestim si mbështetës të Xoxes. Sipas zhurmave të mëpasshme, rreth 10 njerëz ishin vrarë në përleshje nga të dyja palët. Gjenerali Hoxha, duke kuptuar reagimet në rritje ndaj masave kundër Xoxes dhe ndjekësve të tij, si nga masat dhe nga radhët e ushtrisë shqiptare, ka intensifikuar propagandën kundër Xoxes, për të bindur ushtrinë se këta individë janë tradhtarë dhe përgjegjës për gjendjen e mjeruar ekonomike të popullit.

Prill 1950

Komunistët grekë në Shqipëri dhe Rumani

“Eleftheris Apostou” është pseudonimi i përfaqësuesit të qeveris së rebelëve grekë në Budapest. Ndërsa selia e tyre në Rumani gjendet në “Strada Ana Ipotescu”, në ndërtesën ku më parë gjendje ambasada japoneze. Organizata publikon një gazetë të titulluar “Elas Press” dhe gjithashtu përgatit materialin e publikuar në transmetimet greke. Programet radio lëshohen në valët greke nga stacioni i Timisoara.

Mes folësve të programit të quajtur “Grecia Libera” janë Eleftheris Apostolu dhe njëfarë Giorgiadis, student i lindur në Sulina. Në gusht dhe shtator 1949, rreth 5000 komunistë grekë erdhën në portin e Constantas në Rumani nga Shqipëria. Ata u shpërndanë në disa vendndodhje, ndërsa disa nga rebelët komunistë më të rëndësishëm, siç ishte njëfarë Kokalis, janë parë në selinë e “Strada Ana” në Bukuresht.

Maj 1951

Gusht 1963

Aktivitete të porteve dhe anijeve

Bazuar në statistikat e raportuara fluksi i anijeve në portet shqiptare ka shënuar rritje të ndjeshme në pesë vitet e fundit. Numri i anijeve të huaja të ardhura në Shqipëri ka shënuar rritje të vazhdueshme me një mesatare prej 1.200 ton të shkarkuara në ditë, kryesisht nga Kina. Muajin e kaluar pesë anije kineze u shkarkuan në Durrës, ndërsa këtë muaj në Shqipëri ka ardhur vetëm një anije kineze (Xin Hua) me një ngarkesë 3500 tonë.

Ka pasur gjithashtu disa anije të ardhura nga Gjermania Lindore, Çekia dhe Bullgaria, por këta ndalesa duhet të konsiderohen të rastësishme pasi ato kishin ndaluar më parë në portet jugosllave dhe në Durrës morën pak mallra për udhëtimin e kthimit. Vetëm anija gjermano-lindore “Falke” erdhi në Durrës për të shkarkuar rreth 300 ton materiale që i kishte ngarkuar në portin rumun të Konstanca. Anija rumune “Oltenia” erdhi në Durrës nga Ravena për të shkarkuar 1063 ton gomë sintetike, por nuk dihet nëse e shkarkoi në Shqipëri apo vazhdoi me të në Rumani.

17 Shkurt 1965

Lëvizja surprizë e Shqipërisë dje në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit i gjeti të papërgatitur anëtarët dhe zyrtarët e OKB-së, të cilët me shumë gjasa tani po kërkojnë rregullat e procedimit për të kundërshtuar kërkesën e Tiranës për votë në lidhje me rikthim në procedurat e mëparshme të forcave paqeruajtëse. Shumica e delegatëve spekulojnë se Kina komuniste është përgjegjëse për lëvizjen shqiptare, me qëllim diskreditimin e organizatës duke konfrontuar SHBA-ës dhe BRSS-së për një çështje të prapambetur.

Që prej 1 dhjetorit kur sesioni i 19 u hap pas disa shtyrjeve, asambleja i është shmangur mbajtjes së votës me shpresën e zgjidhjes së çështjes së vjetër të paqeruajtësve me anë të negociatave mes dy kampeve. Kjo skemë kishte mbështetjen e të gjithë anëtarëve por kërkesa e Shqipërisë detyroi shtyrjen e seancës deri në shkurt. Për fat të keq kjo shtyrje i jep kohë Shqipërisë të përballet me rregullin që kërkon kopje të propozimeve jo më vonë se ditën para takimit.

Siç qëndrojnë gjërat tani, Asambleja e Përgjithshme mund të mbetet për disa kohë pezull, në kërkim të procedurave siç mund të jenë (1) mundësia që presidenti të mos thërrasë takimin, (2) kryetari t’i mohojë Shqipërisë të drejtën për të folur, (3) ose bojkot demonstrativ nga anëtarët në mënyrë që të mos ketë audiencë.

Por edhe këto strategji mund të diskreditojnë Asamblenë në sytë e botës, duke arritur në fakt atë që Shqipëria kërkon, së bashku me Kinën siç supozohet. Delegati sovjetik Morozov, i tha dje ambasadorit Yost se besonte se kryetari i Asamblesë Quaison-Sackey, mund të trajtonte problemin e Shqipërisë me konsultime mes anëtarëve. Kështu pas hapjes së takimit të radhës presidenti raporton se asnjë vend nuk mbështet propozimin, ose vetëm një ose dy vende.

Morozov tha se një delegacion nuk duhet të lejohet të trazojë Asamblenë dhe se presidenti duhet ta injorojë delegatin, edhe nëse ngrihet shumë herë. Aq sa mund të parashikohet në këtë situatë delikate, zyrtarët amerikanë janë gjithsesi të përgatitur për konfrontimin nëse vota e kërkuar nuk mund të evitohet. Si SHBA-ës dhe BRSS-së po marrin pjesë të madhe të fajit për ndarjen e OKB-së. Shumica e anëtarëve po i kërkon SHBA-ës të tërhiqet, si anëtare më e përgjegjshme dhe e arsyeshme.

Qershor 1975

Emër i ri në Byro

Më 1 qershor në Byronë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë u listua emri i ri i Llambi Gegpriftit, por nuk u tregua më shumë për statusin e tij të plotë si anëtar. Gegprifti u bë zëvendës-ministër i mbrojtjes vitin e kaluar pas largimit të ish-ministrit Beqir Balluku, ndërsa pranimi i tij në Byro u promovua gjatë plenumit të Komitetit Qendror në fillim të majit. Kryeministri Shehu ka marrë dhe portofolin e ministrit të Mbrojtjes.

Disa lëvizje të tjera të kabinetit janë sinjalizuar në shtypin shqiptar. Zëvendës-kryeministri Petro Dode tani mban postin e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Planifikimit, duke zëvendësuar Abdyl Këllezin që me shumë gjasa është spastruar, kjo pasi shtypi shqiptar nuk e përmend fare Këllezin që prej 28 janarit.

Organet e partisë kanë njoftuar gjithashtu se Pali Miska është bërë ministër i Minierave, duke zënë vendin e Koço Theodhosit që është larguar. Ndërkohë krye-ideologu dhe eksperti kulturor i partisë Ramiz Alia, është rishfaqur në 16 qershor në Tiranë, në pritjen e ministrit të Jashtëm të Kamboxhias. Alia kishte munguar nga skena publike prej tre muajsh, çka kishte nxitur spekulimet dhe zhurmat se mund të ishte spastruar! / Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 16 Shtator 2026

Next Post

“Xhafer Deva s’ishte terrorist, por një ndër atdhetarët më të devotshëm të Shqipërisë etnike, që u përpoq me të gjitha forcat për bashkimin e shtetit shqiptar, kurse Enver Hoxha...”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

Artikuj të ngjashëm

“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

September 16, 2026
Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!
Dossier

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

September 15, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

September 13, 2026
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
Dossier

“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme

September 13, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Nga infeksioni i rëndë në maternitetin e Tiranës u prekën 67 fëmijë nga 411 të lindur, ku 27 prej tyre vdiqën si pasojë e…”/ Zbulohet dokumenti me ngjarjen e që tronditi kryeqytetin në tetor 1972

September 14, 2026
Next Post
“Komunistët qarkullonin gjithfarë shpifjesh të ndyra, se; kosovarët janë injorantë dhe katila, vrasin rininë tonë të pafajshme, ç’nderojnë vajzat, plaçkisin tregtarët…”/ Refleksionet e emigrantit politik nga SHBA-ës

“Xhafer Deva s’ishte terrorist, por një ndër atdhetarët më të devotshëm të Shqipërisë etnike, që u përpoq me të gjitha forcat për bashkimin e shtetit shqiptar, kurse Enver Hoxha...”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Gjermania

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme