• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, July 7, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“U arrestua inxhinieri Edmond Demiraj, pasi në oborrin e Ministrisë së Brendshme, vdiqën dhe u plagosën punëtorët…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, për ngjarjen e rëndë te ‘Bunk’ Art 2’, qershor ‘83

Fotot kurrë: “Kur Enveri inspektonte ‘Vend-komandën qendrore të Ushtrisë’, i shoqëruar nga…”
“U arrestua inxhinieri Edmond Demiraj, pasi në oborrin e Ministrisë së Brendshme, vdiqën dhe u plagosën punëtorët…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, për ngjarjen e rëndë te ‘Bunk’ Art 2’, qershor ‘83
“Njeriu i Sigurimit, ‘Sinjor Antonio’ drejtonte kontrabandën e cigareve me mafien italiane, e cila kryhej nga reparti që komandoja unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Ministrisë Brendshme
Bunk’Art bashkohet me platformën Memorie.al: një hap i ri në ruajtjen e historisë kombëtare
“U arrestua inxhinieri Edmond Demiraj, pasi në oborrin e Ministrisë së Brendshme, vdiqën dhe u plagosën punëtorët…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, për ngjarjen e rëndë te ‘Bunk’ Art 2’, qershor ‘83
“Ju tregoj shërbimet sekrete të Batalionit Special të Sigurimit të Ministrisë së Brendshme, si dhe objektin ‘Ulliri’, ku përgatiteshin ata që dilnin jashtë me mision…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit
“U arrestua inxhinieri Edmond Demiraj, pasi në oborrin e Ministrisë së Brendshme, vdiqën dhe u plagosën punëtorët…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, për ngjarjen e rëndë te ‘Bunk’ Art 2’, qershor ‘83

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al /  Duke filluar nga fundi i viteve ’60-të, pas agresionit ushtarak që ndërmorri Bashkimi Sovjetik i Leonid Brezhnjevit ndaj Çekosllovakisë (ku tanket ruse pushtuan rrugët e Pragës), e deri në 1991-in, regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia, i kushtuan një rëndësi tepër të veçantë fortifikimit dhe tunelizimit të vëndit. Në këtë kuadër, gjatë gjithë asaj periudhe kohe prej dy dekadash, pothuaj në të gjithë vendin, nga Jugu në Veri, u ndërtuan me qindra e mijra objekte dhe fortifikata ushtarake, duke filluar nga qendrat e zjarrit, të njohura ndryshe si bunkerët, e deri tek tunelet e llojeve dhe tipeve nga më të ndryshmet, ku një pjesë e tyre konsideroheshin; “objekte sekrete”.

Të gjitha këto ndërtime që njiheshin si “objekte ushtarake fortifikuese”, u ndërtuan jo vetëm në ato zona kufitare, si në male, fusha, apo bregdet, nga ku sipas Artit Ushtarak Popullor pritej ndonjë sulm eventual ushtarak nga fqinjët, apo Traktati i Varshavës dhe NATO, (apo një koalicion vendesh armike), por edhe brenda qyteteve, para apo pas pallateve të banimit, ku pjesa më e madhe e tyre gjenden edhe sot. Për ndërtimin e këtyre qindra e mijrave objektesh fortifikuese (akoma nuk ka një shifër zyrtare të saktë sa është numri i tyre), përveç reparteve ushtarake (Xhenjo), dhe ndërmarrjeve të ndërtimit që vareshin nga Ministria e Mbrojtjes Popullore dhe Ministria e Punëve të Brendshme, u angazhuan dhe shumë ndërmarrje ndërtimi civile, pothuaj në të gjithë vendin, nga Jugu në Veri.

Ndërtimi i këtyre objekteve fortifikuese, përveçse i kushtoi shtetit një pjesë të madhe të buxhetit, (duke e varfëruar arkën e shtetit vit pas viti), pati dhe një problem tjetër akoma dhe më të madh, pasi në punimet xheniere për ndërtimin e tyre pati me qindra e qindra humbje jetësh njerëzore, kryesisht ushtarë dhe oficerë të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por edhe rezervistë dhe punonjës civilë. Veç të tjerash kjo gjë behet e ditur edhe nga një dokument arkivor sekret i vitit 1974 që ndodhet në Arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes, ku vetëm në periudhën kohore 1973-1974, vdiqën apo u plagosën aksidentalisht rreth 349 ushtarë, që punonin në objektet fortifikuese, si tunele, transhe, qendra zjarri etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Enver Hoxha, për interesin e tij personal, e dobësoi rolin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, pasi ai nuk permëndi rezistencën e Zogut në prillin e ’39-ës…”/ Refleksionet e analistit të njohur

“Sipas raporteve nga Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku, të Divizionit V të UNÇSH, në mars 1945, partizanët shqiptarë u zhvendosën me urdhër të Komandës Jugosllave…”/ Refleksionet e historianit të njohur

Në vitet që pasuan, numri i aksidenteve në objektet ushtarake dhe ushtarëve e oficerëve që humbën jetën aty, mendohet që të jetë shumë herë më i madh, pasi nga viti 1975, ndërtimi i objekteve fortifikuese mori një hov shumë të madh dhe u shtri në të gjithë vendin, gjë e cila ndodhi pas dënimit me vdekje (me pushkatim), të ministrit të Mbrojtjes Popullore Beqir Ballukut dhe dy vartësve të tij, Petrit Dume (Shef i Shtabit të Përgjithshëm) dhe Hito Çako (Drejtor i Drejtorisë Politike të Ushtrisë), të cilët u akuzuan edhe se kishin sabotuar fortifikimin e vendit.

Nisur nga ky fakt, aksidentet me vdekje dhe plagosje gjatë atyre dy dekadave që vazhdoi puna për veprat fortifikuese ushtarake, ku humbën jetën me qindra e qindra ushtarë, oficerë dhe punonjës civil, kanë ndodhur jo vetëm në rrethe dhe vende të largëta ku kontrolli apo zbatimi i rregullave të sigurimit teknik ishte më i pakët, por edhe në Tiranë! Madje në qendër të saj, në oborrin e Ministrisë së Brendshme, në objektin anti-atomik nëntokësor, ku sot ndodhet Muzeu “Bunk’ Art 2”, i cili që nga viti 2016 kur u inaugurua, është bërë objekt vizitash i mijëra turistëve vendas dhe të huaj.

Një nga aksidentet me humbje jete dhe plagosje të punonjësve që punuan në ndërtimin e këtij objekti nëntokësor, (Bunk’Art 2”) bëhet e ditur nga një dokument arkivor me siglën sekret, (tashmë i de klasifikuar), i nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili mban datën 18 qershor 1983, ku në komunikatën operative të asaj date, është raportuar për ngjarjen e një ditë më parë, (17.6.1983), ku një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën.

Duket se kjo ngjarje, është mbajtur tepër sekret, pasi, të kontaktuar këto ditë nga Memorie.al, ish-projektuesi i atij objekti, 87 vjeçari Kudret Çollaku (inxhinier ndërtimi), si dhe ish-oficeri Halil Rrahmani, (efektiv i Batalionit Special 324 të Sigurimit të Ministrisë së Brendshme), që punoi disa vite aty me ushtarët e kompanisë së tij, nuk e konfirmojnë që aty në atë objekt, të ketë pasur aksidente me humbje jete apo plagosje. Por për më shumë rreth kësaj, se kush ishin personat që u aksidentuan apo humbën jetën në atë objekt, na njeh dokumenti në fjalë, i cili publikohet për herë të parë dhe me faksimilen përkatëse nga Memorie.al.

DOKUMENTI ARKIVOR ME KOMUNIKATËN OPERATIVE TË MINISTRISË SË BRENDSHME TË DATËS 18 QERSHOR 1983, MBI AKSIDENTIN NË OBJEKTIN NËNTOKËSOR ANTI-ATOMIK POSHTË MINISTRISË SË BRENDSHME KU VDIQËN DHE U PLAGOSËN 5 PUNËTORË

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                              SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                           Ekzemplar Nr.1

DEGA E PËRGJITHSHME                                                              Tiranë, më 18.VI.1983 

                                              KOMUNIKATË OPERATIVE Nr. 143

TIRANË

Më 17.6.1983, u ndalua Edmond Mustafa Demiraj, vjeç 37, banues në Tiranë, inxhinier në Ndërmarrjen e Ndërtimit Nr. 10, për arsye se gjatë kohës që drejtonte punimet në territorin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si rezultat i shkeljes së rregullave të sigurimit teknik në punë nga ana e tij, u shkëput dheu së bashku me murin anësor dhe mbeti e vdekur punëtoria Arife Petrit Kurti, vjeç 34, banuese në fshatin Babrru dhe u plagosën rëndë punëtorët Foto Hamza Koçi, vjeç 39, Refat Nazif Zeqiri, vjeç 41, Tefik Shaban Ajazi, vjeç 40, banues në fshatin Babrru dhe Sulltana Ramazan Osmani, vjeç 47, banuese në Tiranë, të cilit u shtruan në Spitalin Ushtarak./ Memorie.al

ZËVENDËSKRYETARI

                                   GJERGJI THANO

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sipas raporteve nga Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku, të Divizionit V të UNÇSH, në mars 1945, partizanët shqiptarë u zhvendosën me urdhër të Komandës Jugosllave...”/ Refleksionet e historianit të njohur

Next Post

“Enver Hoxha, për interesin e tij personal, e dobësoi rolin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, pasi ai nuk permëndi rezistencën e Zogut në prillin e ’39-ës...”/ Refleksionet e analistit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Enver Hoxha, për interesin e tij personal, e dobësoi rolin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, pasi ai nuk permëndi rezistencën e Zogut në prillin e ’39-ës…”/ Refleksionet e analistit të njohur
Dossier

July 6, 2026
“Sipas raporteve nga Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku, të Divizionit V të UNÇSH, në mars 1945, partizanët shqiptarë u zhvendosën me urdhër të Komandës Jugosllave…”/ Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Sipas raporteve nga Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku, të Divizionit V të UNÇSH, në mars 1945, partizanët shqiptarë u zhvendosën me urdhër të Komandës Jugosllave…”/ Refleksionet e historianit të njohur

July 7, 2026
“Pasi u nis nga Rehova e Beratit dhe gjatë rrugës së Fierit kaloi në revistë divizionin ‘Siena’, natën e kaloi në një repart në periferi të Vlorës, ku…”/ Ana e panjohur e vizitës së Duçes në Shqipëri në ’41-in

July 5, 2026
“T’perhapet ‘Albania’ sidomos në Shkodër e, jo vetem nder katolikë, por edhe nder zotnitë tjerë e, punet e Shqyperisë shpejt kishin me…”/ Letra e panjohur e Konicës për At Pashko Gjadrin në vitin 1906

July 4, 2026
“Projekti ose ‘Naçertania” e Ilia Garashaninit, synonte shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe…”/ Libri i ri i gazetarit, publicistit dhe diplomatit të njohur
Dossier

“Pasaportat turke si dhe përgatitja e listave vjetore e vizave përkatëse për të dalë nga Jugosllavia, do të bëhen…”/ Viti 1938, kur Mbretëria Jugosllave dhe Turqia do shpërngulnin popullsinë shqiptare

July 5, 2026
“Faktin, që policia qëlloi me armë mbi 17 vjeçarin Atin Basha, ia konfirmuan kryehetuesit Q. Lame, edhe drejtori Policisë D. Bengasi dhe zv.ministri Z. Ramizi…”/ Ana e panjohur e ngjarjeve të 2 korrikut ‘90

July 3, 2026
Next Post
“Enver Hoxha, për interesin e tij personal, e dobësoi rolin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, pasi ai nuk permëndi rezistencën e Zogut në prillin e ’39-ës…”/ Refleksionet e analistit të njohur

“Enver Hoxha, për interesin e tij personal, e dobësoi rolin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, pasi ai nuk permëndi rezistencën e Zogut në prillin e ’39-ës...”/ Refleksionet e analistit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme