• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, August 19, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në 1959, Adem Demaçi e ka pranuar para hetuesëve, se u kishte sugjeruar shokëve për të vrarë Dushan Mugoshën dhe Fadil Hoxhën e, pas atentatit, t’u vihej një…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit të Kosovës

“Ish-kryetari i Komitetit krahinor, Azem Vllasi, thoshte se organizatorët e demonstratave të 1981-it, s’kanë kërkuar kushtet e shqiptarëve, por…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga Prishtina
“Në 1959, Adem Demaçi e ka pranuar para hetuesëve, se u kishte sugjeruar shokëve për të vrarë Dushan Mugoshën dhe Fadil Hoxhën e, pas atentatit, t’u vihej një…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit të Kosovës
“Në 1959, Adem Demaçi e ka pranuar para hetuesëve, se u kishte sugjeruar shokëve për të vrarë Dushan Mugoshën dhe Fadil Hoxhën e, pas atentatit, t’u vihej një…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit të Kosovës
Kalendari Historik 26 Shkurt
“Në Tiranë, është një memorial turk, me emrat e atyre që kundërshtuan grushtin e shtetit në Turqi, në 2016-ën, ndërkohë që mungon për vëllezërit tanë kosovarë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur!
“Feja kryesore në Kosovë ka qenë dhe është nacionalizmi shqiptar, ku ka ortodoksë, katolikë e myslimanë…”/ Libri i ri i studiuesit dhe diplomatit të njohur, Bashkim Trenova
“Në 1959, Adem Demaçi e ka pranuar para hetuesëve, se u kishte sugjeruar shokëve për të vrarë Dushan Mugoshën dhe Fadil Hoxhën e, pas atentatit, t’u vihej një…”/ Ana e panjohur e ish-udhëheqësit të Kosovës
“Që në fillim të bisedës me ambasadorin Lik Seiti, Fadil Hoxha, preku momente të pëlqyeshme për Enver Hoxhën, madje, u duk se po vazhdonte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe diplomatit Esat Myftari
“Ahmet Zogun, komunistët shqiptarë, mund të vazhdojnë ta quajnë satrap e tradhtar për interesa të Serbisë, por nga kjo analizë ai nuk rezulton…”/ Libri i ri me dokumente arkivore i studiuesit nga Kosova

Nga Shkëlzen Gashi

Memorie.al / Pas miratimit të Rezolutës në Konferencën e Bujanit, të mbajtur më 31 dhjetor 1943 – 2 janar 1944, në të cilën, mes tjerash, thuhej se Kosova dëshiron të bashkohet me Shqipërinë, pati indikacione nga partizanët jugosllavë se kjo pikë e kësaj rezolute nuk do të realizohet. Këtë e vërteton letra që Milovan Gjilas, dora e djathtë e Josip Broz Titos, ua dërgon në mars të vitit 1944 miratuesve të kësaj rezolute, në të cilën thuhet; “ngritja e çështjes së ndryshimit të kufijve i ndihmon gjermanët, që t’i nxisin popujt kundër njëri tjetrit”. Po në mars 1944, Josip Broz Tito shkruan se; “Vojvodina dhe zona të tjera të ngjashme, do të fitojnë autonomi të gjerë kurse çështja se cilës njësi federale do t’i bashkohen këto zona, do të varet nga vetë popujt, përmes përfaqësuesve të tyre, kur ajo të vendoset me vendim përfundimtar pas luftës”.

Njësoj, në shkurt të vitit 1945, Eduard Kardel, njëri prej këshilltarëve më të afërt të Titos, në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Jugosllavisë thotë se; “zgjidhja më e mirë do të ishte që Kosova të bashkohej me Shqipërinë, por për shkak se as faktorët e jashtëm as të brendshëm nuk e favorizojnë këtë, ajo duhet të mbetet krahinë kompakte në kuadër të Serbisë’. Po në shkurt 1945, kur Kosova vendoset nën ‘administrim ushtarak’ të komanduar nga Savo Drljević,

Fadil Hoxha pranon te bëhet zëvendës-komandant i tij. Për më keq, ai pranon që në kuadër të këtij administrimi ushtarak të marrë pjesë edhe në aksionet luftarake kundër Shaban Polluzhës dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët po i kundërshtonin krimet e regjimit jugosllav kundër civilëve të pafajshëm shqiptarë. Kjo është njëra prej njollave të mëdha në biografinë e Fadil Hoxhës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për 18 muaj, agjentët e Sigurimit me ndihmën e KGB-së, kishin transmetuar mesazhet mbi të cilat bazoheshin vendimet amerikane…”/ Si dështuan misionet për rrëzimin e Enver Hoxhës në vitin 1953

“Grekët jo vetëm që e realizuan dëshirën e tyre për çrrënjosjen e elementit shqiptar të Çamërisë, por me taktikën dhe metodën e tyre të zakonshme, bënë…”/ Çfarë shkruante gazeta “Dajti” në vitin 1924?

Që nga viti 1912 e këndej, sa herë që territori i Kosovës binte nën sundimin e ndonjë perandorie, Serbisë i konvenonin, e madje i nxiste kryengritjet e shqiptarëve të Kosovës kundër këtyre perandorive, në mënyrë që më pas ta okuponte më lehtë Kosovën. Kështu ndodhi me kryengritjen shqiptare të vitit 1912 kundër Perandorisë Osmane, të cilën Serbia e mbështeti, duke i dhënë pagesa dhe armë Isa Boletinit, e kur trupat e Perandorisë Osmane u larguan, e pushtoi Kosovën duke kryer krime të llahtarshme kundër civilëve shqiptarë.

Por, Isa Boletini u rezistoi forcave serbo-malazeze e pas disa viteve edhe u vra prej tyre. Ngjashëm ndodhi edhe në vitet 1915-1918 kur Kosova u gjet nën sundimin e Austro-Hungarisë. Serbia mbështeti Azem Bejtën që të luftonte kundër kësaj perandorie, e kur trupat e saj u larguan prej Kosovës, Serbia pushtoi duke kryer krime të tmerrshme kundër civilëve shqiptarë. Mirëpo, Azem Bejta u rezistoi forcave serbe, e pas disa viteve edhe u vra prej tyre.

Situata qe e ngjashme edhe më 1941-1944, kur Kosova ishte nën sundimin e Italisë dhe Gjermanisë. Serbia e mbështeti Fadil Hoxhën që të luftonte kundër nazi-fashistëve, e kur trupat e këtyre u larguan prej Kosovës, Serbia e pushtoi Kosovën, duke kryer krime të tmerrshme kundër civilëve shqiptarë. Por, Fadil Hoxha nuk u rezistoi forcave serbe dhe për rrjedhojë nuk u vra, sikur Isa Boletini e Azem Bejta.

Në prill të vitit 1945, kur dy bashkëluftëtarë të Fadil Hoxhës, Dushan Mugosha e Mehmet Hoxha, morën pjesë në Kuvendin Antifashist Nacionalçlirimtar të Serbisë dhe deklaruan se Kosova dëshironte të bëhej pjesë e Serbisë, Fadil Hoxha nuk e tha asnjë fjalë. Për më keq, kur 142 përfaqësues të Partisë Komuniste në Kosovë, prej të cilëve një e treta shqiptarë, shumë sosh pjesëmarrës të Konferencës së Bujanit, miratuan në korrik 1945 në Prizren, një rezolutë për aneksimin e Kosovës në Serbinë federale, jo që nuk pati asnjë diskutim, por rezoluta madje u miratua me aklamacion.

Fadil Hoxha ishte ndër pjesëmarrësit në këtë Kuvend. Në vitet 1945-‘46, salla e fizkulturës në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë ishte shndërruar në gjykatore. Këtu bashkëluftëtarët e Fadil Hoxhës, Ali Shukria në cilësinë e prokurorit dhe Xhavit Nimani, në cilësinë e gjykatësit, i dënonin patriotët shqiptarë nga tabori kundërshtar. Në fund të lagjes së “Çeklikut”, asokohe lagje periferike në drejtim të ‘Tauk Bahçes’ e të Gërmisë, në vendin që sot njihet si ‘Strelishta’, partizanët kishin hapur një gropë, në të cilën kishin hedhur veprimtarët e pushkatuar të lëvizjes nacionale të shqiptarëve, që kishin kundërshtuar regjimin jugosllav.

Ku ishte Fadil Hoxha kur ndodhnin këto? Cili ishte reagimi i tij? Në ditarin e luftës për periudhën 1941-1943, të titulluar “Kur pranvera vonohet”, ai e pranon vetë të ketë dhënë urdhra për vrasjen e kundërshtarëve politikë. Po ashtu, ku ishte Fadil Hoxha kur ndodhi Masakra e Tivarit, kur u mbajtën proceset e montuara gjyqësore kundër shqiptarëve të pafajshëm, siç ishte Gjykimi i Prizrenit më 1956? Për fat të keq, shumë fish më shumë u vranë civilë të pafajshëm shqiptarë në katër vitet e para të ‘çlirimit’ 1945-1949, sesa gjatë ‘okupimit’ 1941-1944.

Gjatë hetimeve në burgun e parë në vitet 1958-1959, Adem Demaçi ua pranon hetuesve se shokëve ua kishte shpallë haptazi nevojën për likuidimin e udhëheqësve kryesorë të Kosovës, që nga Dushan Mugosha e Fadil Hoxha, e se u kish sugjeruar që pas atentatit t’u vihej edhe nga një fletë-rrufe mbi kufoma, në të cilat t’u shqiptohej akuza: “Ku ke qenë derisa shqiptarët po i shpërngulnin për në Turqi?

Ku ke qenë gjatë kohës së aksionit shtetëror për grumbullimin e armëve”? Dy dekada mbas daljes prej burgut të tretë, Demaçi e mohonte këtë pretendim. Sidoqoftë, arsyeja pse po e sjell këtë detaj këtu, është se gjatë kohës sa Fadil Hoxha ndodhej në pushtet, Demaçi ndodhej sa në një burg, sa në tjetrin.

Ndërsa Demaçi i mbështeste demonstratat e shqiptarëve të Kosovës më 1968 dhe më 1981, për Kosovën Republikë, Fadil Hoxha i dënonte ato me cilësimet më të ashpra, si nacionaliste, separatiste, secesioniste, irredentiste e shoviniste. Megjithatë, gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999, Fadil Hoxha është ndër të paktat personalitete politike të shqiptarëve në Kosovë, që viziton Adem Demaçin në Zyrën e Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të UÇK-së në Prishtinë dhe e mbështet publikisht.

Pas luftës, Demaçi thotë se Fadil Hoxha në kushte e në rrethana jashtëzakonisht të vështira, është munduar të nxjerrë maksimumin për shqiptarët dhe se për dallim prej të tjerëve, ishte mjeshtër sepse “publikisht fliste kundër meje, kurse në mbledhjet interne në Serbi e në Jugosllavi, këmbëngulte për të drejta për shqiptarët”.

Nuk mundet dhe nuk duhet të mohohet kontributi i Fadil Hoxhës dhe i përfaqësuesve të rrymës lojale të shqiptarëve të Kosovës për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë. Ta zëmë, fill pas Luftës së Dytë Botërore, gjatë takimit të parë dhe të fundit me Enver Hoxhën, Fadil Hoxha ia del të sigurojë për Kosovën 200 mësues nga Shqipëria, si dhe tekste shkollore në gjuhën shqipe. Mbi të gjitha, nuk duhet dhe nuk mund të mohohet kontributi i Fadil Hoxhës dhe i përfaqësuesve të rrymës lojale të shqiptarëve të Kosovës, për avancimin e pozitës së shqiptarëve të Kosovës gjatë viteve ’70.

Por, ky avancim është rezultat edhe i disa faktorëve të tjerë: i veprimtarisë së rrymës ilegale, që organizoi demonstratat e vitit 1968, pastaj i ndërhyrjes së BRSS-së në Çekosllovaki, që ndikoi në ndreqjen e marrëdhënieve mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë, prej frikës së të dyja vendeve prej një ndërhyrjeje të ngjashme, ndreqje kjo që ndikoi edhe në përmirësimin e pozitës së Kosovës. Kosova edhe do të mund ta arrinte statusin e një republike jugosllave, sikur udhëheqësia e saj gjatë viteve ’70, të ishte më këmbëngulëse.

Ka edhe faktorë të tjerë të cilët ndikuan që personaliteti i Fadil Hoxhës të mos portretizohet krejt negativisht, si i shumë politikanëve shqiptarë të Kosovës që ishin bashkëkohës të tij. Një prej tyre është kur pas demonstratave të vitit 1981, fushata propaganduese e Serbisë kundër Kosovës qe përqendruar kryesisht kundër Fadil Hoxhës.

Ajo kulmoi në vitin 1986, me aferën që në shtypin e atëhershëm serb u cilësua si “Fadilgate”, e sipas të cilës, Fadil Hoxha për stopimin e përdhunimeve, propozonte që; meqë gratë shqiptare nuk mundeshin, të vinin gra nacionalitetesh të tjera të Jugosllavisë nëpër kafenetë e Kosovës, në mënyrë që përdhunuesit, të mund t’i shfrynin epshet me to.

Hoxha më pas u kërkoi falje grave joshqiptare dhe dha dorëheqje nga posti qeveritar, por edhe u padit për nxitje të urrejtjes kombëtare, fetare e racore, për përçarje dhe in-tolerancë. Faktor tjetër që mund të ketë ndikuar në ‘rehabilitimin’ e figurës së Fadil Hoxhës, është fakti se pas luftës, kur drejtuesit e UÇK-së themeluan Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e shpallën Fadil Hoxhën anëtar nderi, kurse me rastin e vdekjes së tij, ia organizuan varrimin me nderime ushtarake nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Për fat të keq, ne nuk kemi biografi për asnjë personalitet politik të Kosovës nga shekulli i kaluar. Prandaj, jeta dhe vepra e Fadil Hoxhës, duhen studiuar duke u bazuar në arkiva dhe në shtypin e kohës në vend, në rajon e më gjerë, e jo vetëm në rrëfimet e bashkëveprimtarëve dhe të kundërshtarëve të tij, apo edhe më keq: vetëm në memoaret e Fadil Hoxhës.

Përfundimisht duhet ta ndërpresim praktikën e hartimit të historiografive për personalitetet tona politike dhe të nisim t’i hulumtojmë e t’i studiojmë profesionalisht këto personalitete me dritëhijet e tyre. Për Fadil Hoxhën duhet të hartohet biografi profesionale, e madje edhe shtëpia e tij në Prishtinë – meqë aty, përveç orendive, i ruhet edhe biblioteka – do të ishte mirë të shndërrohej në muze, ku do të pasqyroheshin të gjitha (mos)veprimet e tij politike. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me drejtorin e revistës ‘La Nazione Albanese’, z. Anselmo Lorencio, mik i madh i shqiptarëve, ai botoi shkrimin me titull ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, i cili...”/ Historia e panjohur e patriotit tiranas

Next Post

“Vepra e Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt, duhet parë edhe si një bashkëpunim artistik, që i jep dokumentarit një identitet...”/ Refleksione mbi filmin e ri “Nikolla i zemrës së Tiranës”

Artikuj të ngjashëm

“Për 18 muaj, agjentët e Sigurimit me ndihmën e KGB-së, kishin transmetuar mesazhet mbi të cilat bazoheshin vendimet amerikane…”/ Si dështuan misionet për rrëzimin e Enver Hoxhës në vitin 1953
Dossier

“Për 18 muaj, agjentët e Sigurimit me ndihmën e KGB-së, kishin transmetuar mesazhet mbi të cilat bazoheshin vendimet amerikane…”/ Si dështuan misionet për rrëzimin e Enver Hoxhës në vitin 1953

August 18, 2026
“Kur kryepeshkopi i Greqisë Serafim, takoj në Athinë në ’93-in R. Karaxhiçin dhe ky donte t’i puthte dorën, kryepeshkopi i tha; unë duhet të puth këmbët e tua, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur  
Dossier

“Grekët jo vetëm që e realizuan dëshirën e tyre për çrrënjosjen e elementit shqiptar të Çamërisë, por me taktikën dhe metodën e tyre të zakonshme, bënë…”/ Çfarë shkruante gazeta “Dajti” në vitin 1924?

August 17, 2026
“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974
Dossier

“Midis katundeve Mursi dhe Xarë, në Mallafre, Ndërmarrja Bujqësore Vrinë, vuri zjarr për djegjen e kullotave, por ai u zgjerua dhe u dogjën 15 vetë…”/ Zbulohet dokumenti sekret i 4 shtatorit 1974

August 17, 2026
“Bullgaria, si aleate e Gjermanisë naziste pushtoi një pjesë të Maqedonisë Vardare, dhe një pjesë të Maqedonisë së Egjeut (një pjesë vogël), me popullsi shqiptare, iu dha…”/ Refleksionet e ish-politikanit të njohur
Dossier

“Në rast që emigrimi do të vazhdonte me këtë vrull; ‘Kosovës mund t’i heqë 70% të banorëve’ nga 1.490.000 frymë sa kishte në këtë kohë në ‘Serbinë e Re’…”/ Ana e panjohur e shpopullimit të Kosovës në vitin 1914

August 17, 2026
“Nuk ka asnjë informacion që Enver Hoxha të ketë kërkuar shkëmbim të minoritarëve grekë, me çamët, por di se Enveri e përdori popullsinë çame…”/ Dëshmia e rrallë e historianes greke, Elefteria Manda
Dossier

“Kur autoritetet greke filluan shpërnguljen e çamëve për në Anadoll, Musa Demi, Ymer Çapari e Xhevat Merushi u burgosën, pasi kërkuan…”/ Historia e trishtë e popullsisë çame në Greqi

August 18, 2026
“Njeriu me pamje të zymtë nxori revolverin e markës ‘Smith’ dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, Hasan bej Prishtina, i cili…”/ Misteri i vrasjes së ish-kryeministrit shqiptar, më 13 gusht 1933, sipas shtypit grek
Dossier

“Njeriu me pamje të zymtë nxori revolverin e markës ‘Smith’ dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, Hasan bej Prishtina, i cili…”/ Misteri i vrasjes së ish-kryeministrit shqiptar, më 13 gusht 1933, sipas shtypit grek

August 14, 2026
Next Post
“Vepra e Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt, duhet parë edhe si një bashkëpunim artistik, që i jep dokumentarit një identitet…”/ Refleksione mbi filmin e ri “Nikolla i zemrës së Tiranës”

“Vepra e Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt, duhet parë edhe si një bashkëpunim artistik, që i jep dokumentarit një identitet...”/ Refleksione mbi filmin e ri “Nikolla i zemrës së Tiranës”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme