• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, July 23, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ne e dimë që Xhavit Nimani është i përlyer me Rankoviçin dhe ka qenë njeri i UDB-së, por ne duhet të punojmë me të, pasi…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

“Profesor Bujar Hoxha, është autor i shkrimeve dhe punës armiqësore, kundër Jugosllavisë, të mos i jepen dokumenta nga…”/ Kur gazeta “Borba” e Beogradit akuzonte
“Ne e dimë që Xhavit Nimani është i përlyer me Rankoviçin dhe ka qenë njeri i UDB-së, por ne duhet të punojmë me të, pasi…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970
“Hallkat që lidhin dy popujt tanë, s’mund t’i këpuste më, as shpata e shtypësve, as vjershat e poetit të imperializmit dhe agjentit italian, shovinistit At Gjergj Fishta …”/ Fjala e Enverit, Beograd 1946
“Ne e dimë që Xhavit Nimani është i përlyer me Rankoviçin dhe ka qenë njeri i UDB-së, por ne duhet të punojmë me të, pasi…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970
“Na bënë thirrje, që ne komunistët jugosllavë, të ngriheshim kundër Titos, pasi ai doli kundër Stalinit, por…”/ Dëshmia e rrallë e katër serbo-malazezëve që braktisën Titon, për Enver Hoxhën!
“Ne e dimë që Xhavit Nimani është i përlyer me Rankoviçin dhe ka qenë njeri i UDB-së, por ne duhet të punojmë me të, pasi…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970
“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/  Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970
“Ne e dimë që Xhavit Nimani është i përlyer me Rankoviçin dhe ka qenë njeri i UDB-së, por ne duhet të punojmë me të, pasi…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970
Letra për Hysni Kapon: “Ashtu sikur na thatë ju, zhurmuesi televiziv i vendosur mbi Hotel ‘Tirana’ nuk ka funksionuar dhe ne…”/ Raporti për Komitetin Qendror i shefit të Shtypit e Propagandës, në ’79-ën
“Ne e dimë që Xhavit Nimani është i përlyer me Rankoviçin dhe ka qenë njeri i UDB-së, por ne duhet të punojmë me të, pasi…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970
Memorie.al
“Ne e dimë që Xhavit Nimani është i përlyer me Rankoviçin dhe ka qenë njeri i UDB-së, por ne duhet të punojmë me të, pasi…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e tretë

Memorie.al /Afro 20 e sa vite të shkuara, në një nga bisedat tona me studiuesin dhe historianin e njohur Sherif Delvina (“Mësues i Popullit”), së bashku dhe me dy miqtë e tij të ngushtë, profesor Luan Malltezi e Gani Demiri Ratkoceri (“Mësues i Popullit”, me origjinë nga Kosova, i ardhur në Shqipëri si emigrant politik në vitin 1961, ish-i burgosur në kampet e burgjet politike të Enver Hoxhës), Sherifi, i cili pjesën më të madhe të jetës e kishte kaluar më shumë në arkivat e shtetit dhe Bibliotekën Kombëtare, na thoshte se: “Enver Hoxha, jo vetëm, që nuk ka dashur kurrë që Kosova të kishte statusin e Republikës në kuadrin e Federatës Jugosllave, por ai ka luftuar me të gjitha mënyrat, që ajo gjë të mos bëhej realitet”! Duke na shpjeguar se; në rast se Kosova do gëzonte statusin e Republikës, ashtu si gjashtë republikat e tjera, Kosova do merrte vëmendje të madhe dhe do njihej shumë më tepër në arenën ndërkombëtare, duke eklipsuar kështu Shqipërinë komuniste të udhëhequr nga Enver Hoxha, e cila do dilte në plan të dytë si shtet. Nisur nga kjo, “mbështetja” që Shqipëria dhe Enver Hoxha i dhanë Kosovës pas demonstratave të marsit 1981, që Kosovës t’i jepej statusi i Republikës, ishte thjesht për konsum publik.

Kërkesës sonë, (profesor Luan Malltezit e Gani Ratkocerit), që të zhvillonim një intervistë në “Gazeta Shqiptare” (ku asokohe mbuloja rubrikën historike dossier), ku ai të na i shpjegonte publikisht më të zgjeruara ato që po na thoshte, Sherifi nuk pranonte në mënyrë kategorike, duke na thënë se: “Këto që po ju them, unë i kam me të dëgjuar dhe akoma nuk i kam gjetur akoma dokumentet arkivore në Arkivin Qendror të Shtetit, apo Ministrinë e Jashtme, por ju siguroj, që këto dokumente janë aty dhe nëse do i gjeni ndonjë ditë, do më jepni të drejtë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

Nuk mund të flas pa dokumente”!

Sigurisht që nuk e ngacmuam më që ato të na i thoshte publikisht në shtyp, pasi Sherifi ishte i prerë dhe ne ia njihnim mirë natyrën e tij. Sherifi na tregonte shumë ngjarje dhe histori nga më të ndryshmet, kryesisht me Enver Hoxhën, të cilin ai e kishte njohur që kur ishte fëmijë, (në periudhën e Luftës, 1939-1944), kur shkonte në shtëpinë e dajos së tij, Esat Dishnica, ku Enveri si mik i ngushtë e tepër kofidencial i tij, gjendej shpesh aty për dreka e për darka.

Po kështu, shumë nga ngjarjet dhe historitë që kishin të bënin me Enver Hoxhën, Sherifi i dinte nga ish-kryeministri Ibrahim Bej Biçaku, (dajua i nënës Sherifit), apo i ati, Neki Delvina, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë në periudhën e Monarkisë Zogut dhe vitet e para të pas Luftës, që u dënua me burg politik. Të gjitha këto ngjarje dhe histori, Sherifi i “mori me vete”, dhe nuk pranoi kurrë t’i bënte publike në media, edhe pse miku i tij i ngushtë, profesor Luan Malltezi, (apo autori i këtyre radhëve), i luteshin herë pas here, se ato duheshin publikuar në shtyp, pasi kishin interes publik!

Por, duke u kthyer në temën kryesore të këtij shkrimi, theksojmë se studiuesi dhe historiani i njohur Sherif Delvina, ka pasur plotësisht të drejtë lidhur me ato që na thoshte, pra: që Enver Hoxha nuk ka dashur kurrë që Kosova të fitonte statusin e Republikës, gjë e cila bëhet e ditur nga disa dokumente arkivore të nxjerra së fundmi nga Arkivi Qendror i Shtetit, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), me siglën “Tepër sekret” (tashmë të de klasifikuara), të cilat i përkasin vitit 1970, ku ndodhet edhe një proces-verbal i takimit të Enver Hoxhës me diplomatin Lik Seiti, të ngarkuarin me punë të Republikës Popullore të Shqipërisë në Beograd.

Në të gjitha këto dokumente, ku për herë të parë hidhet dritë dhe bëhet e ditur zyrtarisht ajo që prej vitesh është përfolur gojarisht mbi lidhjet okulte të Enver Hoxhës me Josif Broz Titon, (mesazhet që i dërgonin njëri tjetrit nëpërmjet Fadil Hoxhës) si dhe proces-verbalin në fjalë, shkruhet e zeza mbi të bardhë, se; Enver Hoxha nuk ka dashur kurrë që Kosova të kishte statusin e Republikës, madje ka bërë të gjithë përpjekjet me aq sa ka mundur, që ajo gjë të mos ndodhte kurrë. Lidhur me këtë etj., na njohin dokumentet në fjalë, të cilat publikohen për herë të parë dhe të plota (bashkë me faksimilet përkatëse), nga Memorie.al

                                                              Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E TAKIMIT TË ENVER HOXHËS ME LIK SEITIN, TË NGARKUARIN ME PUNË TË REPUBLIKËS POPULLOR TË SHQIPËRISË NË BEOGRAD

TAKIMI I SEKRETARIT TË PARË TË KQ TË PPSH, SHOKUT ENVER HOXHA, ME TË NGARKUARIN ME PUNË TË REPUBLIKËS POPULLORE TË SHQIPËRISË NË JUGOSLLAVI, LIK SEITIN, NË TIRANË, NË DATËN 19.9.1970

SHOKU ENVER HOXHA: Dhe vërtet ne shikojmë që Fadili mban lidhje me mësues, me profesorë, bën pjekje me ata që kanë simpati për Shqipërinë etj., dhe të gjithë këta janë kuadro. Për këta flet ai, mendoj unë, po konkretisht nuk përmend njeri. Prandaj edhe ne duhet të qëndrojmë me të në platformë të përgjithshme, kurdoherë që do të bjerë rasti, në këtë platformë bisedo me të, i evito pyetjet delikate me karakter informativ, se ato mund të na prishin shumë punë.

Kontaktet me të t’i mbajmë kurdoherë në platformë të gjerë politike, të krijojmë tek këta njerëz besimin në vijën e drejtë marksiste-leniniste të partisë sonë, që të shohin se revizionistët jugosllavë janë tradhtarë të marksizëm-leninizmit, të popujve jugosllavë, si edhe të shqiptarëve të Kosovës. Ne duhet të përpiqemi që ata të arrijnë ta kuptojnë këtë politikë tonën. Tjetër punë është taktika e tyre.

Fadil Hoxha nuk mund t’u thotë të rinjve kosovarë: “O burra, ngrini kudo fotografinë e Enver Hoxhës”, pse të kërkohet një gjë e tillë, është provokacion. Fotografitë e Enverit në Kosovë nuk mund të vihen, është tjetër çështja e flamurit. Këtë të drejtë kosovarët tashmë e kanë fituar. Edhe Radio Tiranën, gjithashtu, kosovarët kanë të drejtë ta dëgjojnë, bile kush të dojë mund të regjistrojë emisionet e saj e t’ua shpërndajë të tjerëve, po që të dalin rrugëve me fotografi, nuk i lë njeri.

Sidoqoftë, entuziazmi patriotik i rinisë kosovare është një gjë shumë e madhe, bile e një rëndësie kolosale për ne, vetëm se politika e këtyre njerëzve nuk është e kristalizuar, ne nuk e dimë kush janë. Megjithatë, këta janë atje tani në krye. Dy gjëra mbetet të bëjnë: ose veprimtari subversive, ose të punojnë duke shfrytëzuar forma legale dhe ilegale. Natyrisht, ka mundësi të zhvillohen sot disa aktivitete në platformë legale dhe kjo është një gjë e mirë, po njëkohësisht është detyrë të sqarojmë ç’njerëz janë këta që janë në krye në Kosovë.

Prandaj edhe u përgjigjemi në këtë mënyrë e mbajmë këtë platformë. Në këto situata ne duhet të jemi shumë të matur me ta, të mos u bëjmë pyetje nga të cilat t’u duket sikur i provokojmë ose u diktojmë, po t’u themi që jemi vëllezër, veç ne kemi mendimet tona (të cilat jua themi hapur në platformën që thashë), kurse ju keni mendimet tuaja. T’u themi gjithashtu që punët tuaja ju i shikoni më mirë, pse ne, duke mos e njohur si duhet situatën e Kosovës, edhe mund të gabojmë dhe kështu është që mund të gabojmë vërtet në disa çështje, pse ku ta dimë ne ç’janë dhe sa të vendosur janë këta njerëz? Ne mendojmë se ata janë me Titon dhe kështu është, po edhe në këtë drejtim sa janë?

E sigurtë për ne është se ata janë shqiptarë, po dihet se shqiptarë ishin edhe Lumo Skëndua e Ali Këlcyra me shokë, po u shitën tek Italia fashiste. Këtë të mos e harrojmë. Edhe këta të tillë janë. Prandaj baza për punën tonë në Kosovë duhet të jetë populli. Gjatë bisedave e pyetjeve me këta njerëz të jemi të rezervuar, të mos komprometohmi përpara popullit të Kosovës dhe t’u japim rast atyre t’u thonë masave që janë me ne. Ne do t’u themi që jemi me kosovarët dhe brenda mundësive që ekzistojnë në Kosovë në këto konjuktura përpiqemi t’ju ndihmojmë. Këtë duhet ta bëjmë të qartë që ta shohë populli kosovar dhe ai i shikon e i kupton përpjekjet tona.

SHOKU RAMIZ ALIA: Kjo që lexuat ju, është llogaritur tamam që Fadili, po të jetë relativisht njeri i mirë, përgjigja do t’i bëjë mirë, ajo i forcon pozitat e tij shqiptare. Në qoftë se nuk është i mirë, po të dojë le ta informojë edhe Titon mbi përgjigjen që i japim, kjo s’na prish punë, pse pozita jonë është parimore dhe këto çështje ju i deklaruat publikisht në fjalimin e Tropojës në muajin maj.

SHOKU ENVER HOXHA: Fadili mund të thotë për Titon se shoku Enver nuk ka të drejtë, dhe unë (Fadili) do të provoj se Titua i do njëlloj si serbët e kroatët edhe shqiptarët…! Nuk është mirë t’i flasësh me letër, prandaj foli gojarisht. Kjo të vë detyrën t’i studiosh mirë këto ide që janë hedhur këtu, përtypi mirë për vete, ose pregatiti me pika, pastaj thuaja Fadilit me gjakftohtësi. Na njofto për reagimet që mund të ketë se na interesojnë, sado që ne asgjë nuk teprojmë aty.

Sido që të jetë, Fadili ka qenë më i persekutuar nga të tjerët në kohën e Rankoviçit, krijimin e republikës në kuadrin e Jugosllavisë, ai nuk e pranon, megjithëse me këtë nuk deklaron se dëshiron që Kosova të bashkohet me Shqipërinë. Ky bashkim ta kemi të qartë se do të vijë në situata të tjera. Këtë as ai, as ne nuk mund ta themi, pse ka akoma shumë ujë për të rrjedhur nën urë. Fadili kërkon vetëm autonomi të plotë dhe në këto situata edhe ne jemi dakord me kaq.

Qëllimi është që në Kosovë të mos sundojnë serbët, këta të shkojnë në vendin e vet, kurse në pushtet në Kosovë të sundojnë kosovarët, këta të jenë atje në krye në të gjithë sektorët, në pushtet, në ekonomi, në ushtri, në sigurim etj., bile të luftojnë që kudo të fusin njerëz të mirë që, kur të vijë momenti, atëherë do të jetë pjekur fiku dhe bashkimi bëhet vetvetiu. Çështja pra duhet bërë dialektikisht, se me dëshirë nuk bëhen këto gjëra. Dëshira është diçka tjetër, zemra vërtet na qan për Kosovën, po realiteti është ndryshe. Ne duhet të ndjekim rrjedhimin e historisë, por për situatat që duam të krijojmë duhet t’i pregatisim ngjarjet qysh më parë.

SHOKU LIK SEITI: Dua të vë në dukje se, pas artikujve që janë botuar dhe pas fjalimit tuaj në Tropojë, Xhavit Nimani dhe Ali Shukriu më përshëndesin më shumë se më parë dhe japin shenja e mundësi për afrim. Sidomos Xhaviti, flet me të njëjtin gëzim e përzemërsi dhe jep më shumë mundësi për afrim në marrëdhëniet shtetërore. Të dy këta thonë se shoku Enver foli shumë mirë, se pas fjalimit të tij po krijohet një klimë e ngrohtë dhe neve na jep mundësi të flasim më shumë.

Të njëjtin qëndrim mban edhe Ymer Pula. Përpara se të vija me punë në Beograd, unë kam qenë me shërbim në Turqi, ku kam pasur si drejtim kryesor në fushën e zbulimit sektorin e Kosovës. Nga të dhënat agjenturiale që kam pasur atëherë, Ymer Pula më dilte personi më pozitiv. Kur Xhavit Nimani vlerësoi fjalimin tuaj në Tropojë, Ymeri m’u drejtua mua duke më thënë: “Të takon ty t’i servirësh mirë këto çështje në Tiranë”.

SHOKU ENVER HOXHA: U qëndro afër edhe këtyre dhe u thuaj se partia më ka mësuar që çdo gjë ta servir drejt në udhëheqje. I afro dhe u thuaj që situata e krijuar është e mirë për Kosovën dhe mendimi im, i qeverisë sime dhe i shokut Enver, është se në fjalimin e Tropojës është bërë e qartë pikëpamja jonë që në Kosovë të forcohet arsimi, të forcohen pozitat e kosovarëve në të gjitha drejtimet që thashë më parë. Ju tani keni krijuar kuadro, prandaj gjersa Jugosllavia thotë se është demokraci popullore, përpiquni të vini në krye kudo dhe sa më shumë nëpër këshillat, në gjykatat e kudo tjetër njerëz të popullit.

E tillë është tani situata atje, shoku Lik Seiti, por do të duhet të rrjedhë shumë ujë që të arrihet ajo që duam. Ne nuk mund të veprojmë sot me kosovarët, siç kemi vepruar me shqiptarët gjatë Luftës Nacional-çlirimtare. Atëherë, sikurse e dimë, ne bëmë shumë përpjekje me njerëzit e reaksionit, me elementët e borgjezisë dhe me agallarët, me Lumo Skëndot e Ali Këlcyrët me shokë, për t’i kthyer në rrugën e popullit, po, natyrisht, ishim të bindur se ata nuk ndërronin rrugën, por, pas të gjitha përpjekjeve tona, kur pamë se edhe populli u bind për tradhtinë e tyre, atëherë u dhamë një kopacë të fortë kokës dhe i shpartalluam. Por gjer këtu arritëm vetëm kur u krye tërë procesi.

Tani në Kosovë është tjetër situatë. Vërtet kosovarët janë vëllezërit tonë, po ne nuk mund të ndërhyjmë në punët e një shteti tjetër. Ne e kemi të qartë se shembulli i Republikës sonë Popullore, nuk mund të mos influencojë pozitivisht në mendjen e vëllezërve tonë të Kosovës, në rrugën që duam ne. Tani kjo influencë sa kohë kalon, aq më shumë reflektohet, ajo tashmë ka filluar dhe ne përpiqemi të përfitojmë nga situata e krijuar. Dëgjimin e Radio Tiranës, për shembull, Titua nuk e ndalon dot, librat dhe gazetat tona shohim se po futen gjithnjë e më shumë në Kosovë, njerëz prej andej vijnë tek ne, do të vijnë e do të vijnë mësues e profesorë, nesër njerëzit në Kosovë do të shohin edhe televizionin shqiptar etj.

Çështjen e kam këtu që ne nuk mund të shkojmë sipas pikëpamjes së disave që thonë se nuk punohet me Xhavit Nimanin, mbasi ai ka qenë me Rankoviçin, ka qenë njeriu i UDB-së etj. Këtë nuk mund ta themi, e para, për arsye se nuk dimë sa brenda është futur ky njeri në bashkëpunim me Rankoviçin, pastaj nuk dimë nëse e urren apo nuk e urren atë populli kosovar, sa të këqija u ka bërë masave dhe si i ka bërë etj. Kështu mund të themi ne edhe për një seri njerëzish të tjerë si ky që janë atje tani përsëri në fuqi në konjukturat e krijuara. Midis atyre ka elementë krejtësisht të këqij, ka që janë tre çerek, ka gjysmë të këqij, ka të tjerë që janë një çerek të këqij.

Me këtë dua të them se të gjithë këta krerë, kush më shumë e kush më pak, janë të përlyer. Të papërlyera në Kosovë janë vetëm masat e popullit. Që të mundesh ti të orientohesh në punë, ki parasysh se duhet të përpiqesh të depërtosh në radhët e tyre me mundësitë ekzistuese, po pa ndërhyrë. Prandaj, kur të thotë Xhavit Nimani që Shqipëria po na ndihmon shumë, ne s’kemi pse të themi se ai është një Rankoviç i gjallë dhe t’i largohemi e të mos punojmë me të. Tani, për interes të çështjes, këta do t’i shfrytëzojmë, por duke pasur kurdoherë kujdes atë që thashë, që të mos ekspozohemi te populli kosovar.

Kështu, kur ka ndonjë pritje dhe krijohen mundësitë, përpiqu t’i takosh për t’u falur, duke u thënë se ne gëzohemi shumë që keni këto pikëpamje për Shqipërinë dhe dëshirojmë t’ju tregojmë ç’kemi realizuar në Shqipëri, ç’objektiva e suksese kemi arritur e do të arrijmë dhe dëshirojmë që të tilla objektiva t’i arrijë edhe populli vëlla kosovar. Fadilit, mund t’i thuash në mënyrë të veçantë që ti ke qenë në Shqipëri, ke eksperiencë të madhe, në Shqipëri ke zhvilluar një pjesë të veprimtarisë tënde, prandaj besojmë se nuk do të ndahesh kurrë nga populli yt, nga populli shqiptar. Me një fjalë përpiqu t’i inkurajosh ata në këtë rrugë, pse një punë e tillë me ta luan rol të madh, se fundja e fundit ai është nacionalist shqiptar dhe gjersa nuk shkon me serbët, kjo neve na intereson shumë.

Pastaj të kemi parasysh që nuk do t’ia presim ne kokën, po të ketë bërë faje dhe për aq sa do të ketë bërë, atë do ta gjykojë populli kosovar, kur të vijë dita e llogarive. Por, siç thashë, ka edhe disa që thonë se nuk bëhet me Fadil Hoxhën, shoku Enver. Po pse nuk bëhet? E dimë që Fadili ka bërë ato që ka bërë, po në kohën e Rankoviçit ama ai është persekutuar. Mirë thonë ata, po Fadili tani është në krye të udhëheqjes jugosllave. Po si duan këta njerëz, të mos jetë ai në krye atje? Tek këta që mendojnë kështu, më duket mua, pavarësisht se Fadili ka folur edhe kundër nesh, ka disa gjykime foshnjarake që nuk janë politikë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Në kushtet që ndodhet, nuk është e mundur që Fadili të mos flasë kundër.

SHOKU ENVER HOXHA: Prandaj piqu, porsa t’i gjesh rastin, i thuaj se u poqa me shokun Enver, prandaj kur të dëshironi bisedojmë ca në përgjigje të atyre që u prekën gjatë bisedës që patëm së bashku.

SHOKU LIK SEITI: Po ku mendoni të jetë vendi i takimit tonë, në pritje? Ne e dimë që në Beograd ai ka shtëpi, dimë edhe në ç’rrugë banon.

SHOKU ENVER HOXHA: Këtë çështje gjykoje e zgjidhe ti se ku mund të takoheni. Nuk e keni bërë praktikë me të çështjen e takimeve? Po të gjesh rastin, përpiqu ta takosh në ndonjë pritje. Në qoftë se, pasi ta lajmërosh, të propozon të vesh për të pirë një kafe në shtëpi të tij, jepi përgjigje pozitive, i thuaj se do të vesh me gjithë qejf. Vetëm po të thotë të takoheni në zyrë, d.m.th. në Komitetin Qendror të Partisë, i thuaj që atje nuk vij dot, se mos e marrin keq për ty, pastaj edhe ne nuk kemi lidhje me Komitetin Qendror të Partisë suaj, prandaj po të dëshironit mund t’ju bëj një vizitë në shtëpi, në rast se nuk ju bëhet keq.

Ose kini parasysh se mos takoheni në ndonjë pritje, po të paraqitet mundësia shpejt. Në fillim kur të piqeni në hyrje, siç është zakoni, mundohu t’ia thuash qëllimin shpejt e shpejt, se dëshiron me atë rast të bisedosh me të, pastaj gjatë darkës gjej mundësinë dhe zini ndonjë qoshe për të folur bashkërisht

Marrë me stenogram e redaktuar nga H.K.

Dakt. V.K. 3 kopje

Kopjen e parë e mori shoku Ramiz për t’ia dorëzuar sh. Lik Seitit, të ngarkuar me punë të RPSH-së në Beograd, më datën 9.4.1971./ Memorie.al 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjatë kthimit nga Mali i Zi nënkontesha erdhi në Shkodër dhe thotë se emrin qyteti e ka marrë nga kodra e kështjellës, pasi...” / Libri i panjohur “Brigjet lindore të Adriatikut”, që u botua në Londër

Artikuj të ngjashëm

“Familja Manolli, viktima e parë e neofashizmit serb pas 23 marsit ‘89 dhe si e përgatiti e zbatoi fashizmi ushtarako-policor, terrorin në Kosovë…”?! / Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Titua është antimarksist, por ne ju themi që, në këto konjuktura, nuk bëni keq që mbështeteni tek Titua, sepse ai ia lehtësoi vuajtjet Kosovës…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

July 22, 2026
“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur
Dossier

“Drejtori i Përgjithshëm i Arsimit, Luigj Gurakuqi, me emërimin e At Nikollë Kolaj, mësues, ligjëroi zyrtarisht hapjen e shkollës në…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

July 21, 2026
“Sipas raporteve nga Ramiz Alia dhe Rrahman Parllaku, të Divizionit V të UNÇSH, në mars 1945, partizanët shqiptarë u zhvendosën me urdhër të Komandës Jugosllave…”/ Refleksionet e historianit të njohur
Dossier

“Sipas direktivave të Moskës që u njoftuan në Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942, u zhvilluan ndërlidhjet me partitë komuniste jugosllave, malazeze, greke, maqedonase…”/ Refleksionet e historianit të njohur

July 22, 2026
“Në Kosovë po thellohen kontraditat me serbët, por kosovarët mbështeten nga kroatët e sllovenët, që thonë: le ta fillojë e para Kosova…”/ Dokumenti i Sigurimit për ngjarjet e ’81-it; Enver Hoxha kishte dijeni, por…!
Dossier

“Mendimin tuaj, që Kosovës të mos i jepet statusi i republikës, ne e quajmë të drejtë dhe patriotik, një qëndrim të kundërt, ne do ta luftojmë…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën, shtator 1970

July 21, 2026
“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur
Dossier

“Komanda austro-hungareze kishte këshilluar më përpara që në Veri të shkonte inspektori Mati Logoreci, por kjo nuk u realizua…”/ Historia e panjohur e shkollës së parë shqipe në Nikaj-Mërtur

July 22, 2026
“Ka historianë që mendojnë se këtu kemi të bëjmë me një stërgjysh të Skënderbeut, i cili ishte në shërbim të sundimtarit serb të Vlorës, por ky pohim…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur
Dossier

“Ka historianë që mendojnë se këtu kemi të bëjmë me një stërgjysh të Skënderbeut, i cili ishte në shërbim të sundimtarit serb të Vlorës, por ky pohim…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe studiuesit të njohur

July 21, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme