• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, October 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Anëtarët e grupit që u rekrutuan nga kampe refugjatësh në Itali dhe në Greqi, u dërguan në Shqipëri me avionin C-47 që erdhi në tetor 1948 nga Gjermania e Zvicra…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Kapiten Riza Osmani, kreu i ‘Grupit Kosovar’ i dërguem prej Xhafer Devës me misionin parashutist, që kishte florinjtë me vete, u vra prej…”/ Letra e panjohur e Ernest Koliqit
“Nga Tepelena, ai me gjashtë shokët e tij, ikën e kaluan kufirin për në Jugosllavi, por, i afërmi i Haxhi Lleshit, shefi i UDB-së për Dibrën e Madhe, i dorëzoi…”/ Historia e panjohur e të birit të Gjon Marka Gjonit
Memorie.al
“Anëtarët e grupit që u rekrutuan nga kampe refugjatësh në Itali dhe në Greqi, u dërguan në Shqipëri me avionin C-47 që erdhi në tetor 1948 nga Gjermania e Zvicra…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
“Anëtarët e grupit që u rekrutuan nga kampe refugjatësh në Itali dhe në Greqi, u dërguan në Shqipëri me avionin C-47 që erdhi në tetor 1948 nga Gjermania e Zvicra…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Memorie.al

Pjesa e dymbëdhjetë

Memorie.al / Regjimi komunist i Enver Hoxhës ka qenë shumë i ashpër ndaj të gjithë dezertorëve. Në një dokument të publikuar nga gazeta, i de klasifikuar nga CIA, jepen detaje mbi atë se çfarë ka ndodhur në vitin 1952. CIA ka arritur të rekrutojë shumë agjentë me ndihmën dhe të Jugosllavisë, por sipas dokumentit, shumë individë që tentonin të largoheshin nga vendi dhe jepnin informacione u pushkatuan. Aty jepen emrat e shumë individëve, të cilët njiheshin dhe si krerët e grupeve rezidente në zonë e veriut. Po ashtu tregohet se si po tentohej rrëzimi i regjimit me operacione nga fqinjët.

5 shtator 1952

Plani operacional për Shqipërinë “Charity”, korrespondencë nga shqiptarët në Jugosllavi

Gjithashtu mund të lexoni

“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!

“Kur i thashë majorit britanik Neel, në shtëpinë e Nik Sokolit, idenë time se; pas largimit të trupave gjermane, në Shqipëri, të krijojmë një qeveri nacionaliste, ai…”/ Kujtimet e ish-oficerit gjerman

Bashkangjitur kemi dy letra të dërguara më 21 dhe 22 gusht 1952, nga informatori në Sabac, Jugosllavi. Shkruesi informon burimin se ai dhe … kanë nisur punë respektivisht si mekanik dhe elektricist në fabrikën e kimikateve Zorka në Sabac, për të plotësuar të ardhurat mbi 3000 dinarët e përmuajshëm që marrin nga qeveria jugosllave, të cilët nuk mjaftojnë për të gjithë nevojat. Gjithashtu siç iu shpjegua atyre nga kolonel Çedo Mijoviç, të gjithë duhet të punojnë për ta kthyer në një sukses programin socialist.

Në letrën e 21 gushtit ai shpjegon mbi misionin e grupit me gjashtë njerëz të Jugosllavisë në Shqipëri. Ded Pjetra, i cili ka vrarë një rreshter dhe një major komunist te Ura e Mesit, bashkë me një mirditor, raportohen të jenë ende gjallë dhe ende nuk janë kthyer në Jugosllavi. Hilë Sllaku, Shpend Bushati (ish-agjent shqiptar i Sigurimit që dezertoi në Jugosllavi në shkurt 1951) dhe një i tretë i paidentifikuar janë vrarë në Shqipëri. Disa ditë para letrës së tij, një tjetër mision që përfshinte edhe Pjetër Smaili, ka hyrë në Shqipëri.

Detajet

Në letrën e tij të dytë, kryesisht me anë të konfirmimit të informacioneve të mëparshme, por për fat të keq pa specifikuar datat apo rrethanat e veçanta, shkruesi jep informacionin e mëposhtëm në lidhje me individët e përmendur: Kanë arritur në Shkup vëllezërit Ndue, Pal e Martin Lala, një bir i Gjergj Nikoll Ndreut dhe tre persona të paidentifikuar nga Kruja; Janë vrarë Gjergj Kol Ndreu dhe i biri Zef; Jak Lala; dy bijtë e Gjon Nikoll Ndreut, Kole e Mark; i biri i Llesh Gjok Lalës, Pjetër; dhe Geg Zef Hyseni; Janë plagosur ose kapur nga armiku Gjon Lal Piroli; Pjetër Mark Ndoja; Gjon Ndue Perjaku, dhe një tjetër person që më vonë vdiq; I gjithë grupi i mësipërm u tradhtua në Mamurras, nga Gjin Cara nga Perlati.

Vdekja e 15 personave

Letra më tej vazhdon të raportojë se më 11 gusht Pjetër Kimza, Dom Zef Oroshi, Frrok N. Jaku, Kol Perdoda, Ndue Jak Zefi dhe pesë individë të tjerë të paidentifikuar, arritën në Jugosllavi. Anëtarët e një grupi tjetër me dhjetë persona që ishin drejtuar për në Jugosllavi nga Pjetër Çup Qafa, raportonin për vdekjen në Shqipëri të 15 individëve, duke përfshirë: Llesh Kaziu. Frrok Z. Pashku, Prend Ndue Marku, Ndue Llesh Frroku, Zef e Dodë Coku, Marka Pjetër Gjini, Llesh Froku, Zef Marka Tuci. Thuajse të gjithë liderët e rezistencës në Shqipëri janë arrestuar, ndërsa Llesh Frrok Geci, Preng Gjok Deda e të bijtë, dhe Osman Vora janë dorëzuar te forcat qeveritare. Shkruesi raporton se sipas opinionit të tij jugosllavët e kanë shkatërruar qëllimisht organizatën e mbështetur në Shqipëri.

7 shkurt 1952

Raport i përmuajshëm aktiviteti

Aktivitetet e degës tonë për infiltrimin e agjentëve dhe furnizimet këtë muaj janë penguar nga dimri ballkanas, i cili i ka bërë të pa praktikueshme operacionet në Shqipëri. Janë bërë disa tentativa për infiltrim të grupeve me katër agjentë në zonat juglindore të vendit, për të përcaktuar reagimin ndaj lëshimeve të furnizimeve dhe propagandës, të hedhura në dhjetor, por u vendos të shtyhej operacioni deri në thyerjen e motit të ftohtë. Depërtimet ajrore në vend kanë qenë të suksesshme, duke u hedhur nga ajri furnizime dhe 200.000 pamflete propagande në Tiranë dhe në veri të Shqipërisë, më 21 janar.

Në frontin politik, Radio “Shqipëria e Lirë” vazhdon transmetimet e përditshme dhe gazeta “Shqipëria” vazhdon të botohet, por tashmë nga Roma dhe jo nga Nju Jorku. Ndryshimi i vendndodhjes besojmë se ka sjellë cilësi më të mirë dhe një pamje më të freskët nga pikëpamja gazetareske. Brenda në Komitetin Kombëtar, presioni ynë për zgjerimin e bazës politike ka vazhduar.

Informacionet e agjentëve

Kohët e fundit morëm një letër të shkruar me bojë nga grupi ynë i katër agjentëve që operon në Kukës në veri të Shqipërisë. Në letër këshillohet që katër anëtarët e grupit të kalojnë dimrin në Prizren të Jugosllavisë, dhe të kthehen në Shqipëri në pranverë. Ata kërkuan, dhe po u dërgohet ushqim dhe para për të kaluar dimrin në Jugosllavi. Një grup prej tre agjentësh të lëshuar në Shqipërinë qendrore në tetor, nuk kemi asnjë informacion.

Në sektorin e luftës psikologjike, kemi vazhduar transmetimet sipas programit të radios klandestine “Zëri i Shqipërisë së Lirë”, nga stacioni pranë Athinës. Në edicionin e tretë të publikimit të organit të NCFA, shkruhet për zotimin e Jugosllavisë e Greqisë për ruajtjen e integritetit territorial të Shqipërisë, dhe për pranimin në parim të Italisë. Ky lajm mori vëmendje të konsiderueshme në shtypin perëndimor. Letra e NCFA botohet në mënyrë të parregullt në gjuhët angleze, franceze dhe italiane.

Në 21 janar kemi lëshuar një ngarkesë me furnizime dhe propagandë në veri të Shqipërisë, në qytetet e Shkodrës, Kukësit, Burrelit dhe Tiranës. Furnizimet përmbanin 900 kanaçe me ushqime të thjeshta dhe 250 qese me nga 300 gramë miell secila.

Lëshimi i broshurave

Një mision për lëshime fletushkash këtë muaj u kombinua me lëshimin e furnizimeve të propagandës, për arsye të kushteve të këqija të motit. 200.000 broshura të palosura dhe 5000 koje të Shqipëria u lëshuan, teksa me përmirësimin e motit do të nisin lëshimet edhe në zonën jugore të vendit. Në zhvillimet politike përmendim, Ihsan Toptanin i Komitetit të “Shqipërisë së Lirë”, i cili mori pjesë në takimin e lëvizjes evropiane të mbledhur me 20 janar në Londër.

Lidhja shqiptare e azilantëve politike në Jugosllavi e formuar më 10 maj 1951, raportohet të ketë nisur shpërndarjen e publikimit të ri “Flamuri i Lirisë”, e cila në dukje mbështet përpjekjen e shqiptarëve kundër tiranisë së qeverisë Hoxha. Kemi pasur disa raportime për diferenca mes veprimit të oficerëve tanë dhe atyre britanikë, duke sinjalizuar se britanikët mund të jenë duke ndjekur një politikë uni-laterale veprimi, në lidhje me Komitetin Kombëtar të “Shqipërisë së Lirë”.

3 maj 1949

Operacionet e inteligjencës në Shqipëri nga Italia e Greqia

Aktualisht dega e jashtme është e angazhuar në dy operacione inteligjence kundër Shqipërisë dhe do të nisin një të tretë gjatë muajit qershor. Detajet e tyre listohen më poshtë:

Plani I-rë

Operacione të përbashkëta me inteligjencën detare italiane për infiltrim të grupeve të inteligjencës në Shqipëri në rrugë ajrore. Organizata u kontaktua nga inteligjenca detare italiane në pranverën e vitit 1948, me propozimin për operacione të përbashkëta inteligjence në Shqipëri. Në korrik 1948, u dha aprovimi final për përkushtimin tonë në operacion, ku përfshihet edhe dhënia e një avioni C-47 për lëshimin e personelit dhe furnizimeve. Një oficer i shërbimeve italiane të inteligjencës ka punuar bashkë me grupin për zhvillimin e operacionit.

Avioni C-47 erdhi në tetor 1948 dhe furnizimet e tjera u siguruan nga Gjermania e Zvicra. Anëtarët e grupit u rekrutuan nga kampe refugjatësh në Itali dhe në Greqi, dhe transporti i sigurua nga CIA. Agjentët e dërguar në Shqipëri do të kontaktojnë me lëvizjet lokale të rezistencës me anë të liderëve të tyre, të identifikuar në memorandumet të datës 18 janar. Të gjithë individët janë kontrolluar në skedarët e CIA për informacione denigruese.

Shqiptarët janë zgjedhur për arsye të lidhjeve të tyre familjare në rajonet qendrore të Elbasanit e Mirditës, ku është raportuar më parë për ekzistencën e grupeve të rezistencës. Në grupe përfshihen agjentë të besimeve myslimane dhe katolike. Lideri shqiptar në Itali i cili ka punuar në marinën italiane dhe CIA-n, është Ismail Verlaci.

Infiltrimi i agjentëve

Objektivi i parë i planit është infiltrimi i agjentëve nga ajri, të cilët të pajisur mjete transmetimi radio, do të vendosin kontakte me grupet vendase të rezistencës, për të mbledhur informacione. Fillimisht ata do të vëzhgojnë situatën lokale dhe do të vendosin një bazë komunikimesh dhe marrjes së furnizimeve të lëshuara nga ajri. Objektivat e inteligjencës janë caktuar nga Uashingtoni, duke përfshirë dhe informacionin e dëshiruar mbi grupet e rezistencës, kushtet e brendshme politike dhe instilacionet ushtarake të mbrojtjes.

Plani ka hyrë në fazën operacionale në shkurt 1949, kur katër agjentë në dy grupe me mjete të veçanta radio, u lëshuan në kushte perfektë të motit në pikën e dëshiruar të Serrisht, në Mirditë. Agjentët ishin Alush Lleshakanu e Xhevdet Bloshmi të grupit të parë, dhe Ndue Gjonmarkaj e Ndue Mlyshi, në grupin e dytë.

Shyqyri Biçaku dhe Kolë Çuni ishin pjesë e grupit të dytë mbështetës, por po mbahen në rezervë për arsye shëndeti të keq. Ende nuk është vendosur kontakt radio me dy grupet e para. Një fluturim në kushte të mira moti u krye mbi Shqipëri natën e 12 prillit, por nuk u vërejt asnjë sinjal në zonën e caktuar, sipas planit paraprak.

Më 24 prill Ismail Verlaci mori një kabllogram komercial nga Kastoria në Greqi, të nënshkruar nga Lleshanaku, ku thuhej se ai dhe Blloshmi kishin arritur mirë në Kastoria. Më 28 prill ai mori telegramin se dy agjentët kishin arritur në Athinë, ku menjëherë u vunë në kontakt me qendrën tonë atje për dhënie të informacioneve.

Plani II-të

Një tjetër plan po përgatitet aktualisht në Itali dhe pritet të hyjë në fazën operacionale në qershor. Aktualisht agjentët, që me shumë gjasa do të lëshohen nga ajri, duket se nuk kanë shumë mundësi për propagandë apo krijim rezistence. Nëse në të ardhmen potenciali i tyre rritet, dega e OPC do të informohet./ Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur i thashë majorit britanik Neel, në shtëpinë e Nik Sokolit, idenë time se; pas largimit të trupave gjermane, në Shqipëri, të krijojmë një qeveri nacionaliste, ai...”/ Kujtimet e ish-oficerit gjerman

Next Post

“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin...”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë...!

Artikuj të ngjashëm

“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
Dossier

“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!

October 22, 2026
“Përdorimi i Mehmet Shehut për të shuar çdo rezistencë në Shkodër dhe në Veri të vendit, sheshoi marrëdhënien e ftohtë mes tij dhe Enver Hoxhës, pasi…”/ Raportet e panjohura të ushtarakëve britanikë në ’44-ën
Dossier

“Kur i thashë majorit britanik Neel, në shtëpinë e Nik Sokolit, idenë time se; pas largimit të trupave gjermane, në Shqipëri, të krijojmë një qeveri nacionaliste, ai…”/ Kujtimet e ish-oficerit gjerman

October 21, 2026
“Një nga ‘privilegjet’ që Zamputi i ri gëzonte, ishte të trokiste pothuaj çdo ditë në mëngjes te dera e dhomës së Dom Ndreut dhe…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur
Dossier

“Një nga ‘privilegjet’ që Zamputi i ri gëzonte, ishte të trokiste pothuaj çdo ditë në mëngjes te dera e dhomës së Dom Ndreut dhe…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur

October 20, 2026
“Kozma Moja, rezident i Sigurimit të Shtetit në misionin e OKB-së, i kamufluar si diplomat, interesohej për vendndodhjen e Fehime Pipa e vëllait të saj, Arshiut…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Kozma Moja, rezident i Sigurimit të Shtetit në misionin e OKB-së, i kamufluar si diplomat, interesohej për vendndodhjen e Fehime Pipa e vëllait të saj, Arshiut…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 22, 2026
“Kur ne mbetëm vetëm në dhomë, i thashë se; me urdhër të komandës superiore në Beograd, kam ardhur këtu në Nikaj, me qëllim…”/ Kujtimet e ish-oficerit gjerman, për takimin me Nik Sokolin, mars 1944
Dossier

“Kur ne mbetëm vetëm në dhomë, i thashë se; me urdhër të komandës superiore në Beograd, kam ardhur këtu në Nikaj, me qëllim…”/ Kujtimet e ish-oficerit gjerman, për takimin me Nik Sokolin, mars 1944

October 22, 2026
“Komandant Tasi, kapter Zeneli, rreshter Hitoja, tetar Aliu, polic Skënderi, ishin në garë të vazhdueshme me njëri tjetrin, kush shpik torturën më…” / Kujtimet e ish-të burgosurit, për “Kënetën e vdekjes”!
Dossier

“Kur i hoqën karrigen dhe trupi i tij u përkund në ajër me litar në grykë, xhahilët e Sigurimit u tmerruan nga një dukuri e jashtëzakonshme, pasi…”/ Historia e rrallë e ekzekutimit të inxhinierit të Kënetës së Maliqit

October 19, 2026
Next Post
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!

“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin...”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë...!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme