• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, October 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Të shkruash saktë në gegënishte sot, nuk është thjesht çështje dëshire; është një akt rezistence intelektuale, pasi ata ‘100 veta’ që e mbajnë gjallë atë, janë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

Mahir Domi, kollosi i letrave shqipe i diplomuar në Grenoble, që në moshën 9 vjeçare, ishte abonuar në gazetat e Monarkisë, dhe “Dielli” të Bostonit e “Shqipëria e re” të Kostancës
Memorie.al
Lasgush-Poradeci-asdreni-gjergj-fishta.1938
“Në çdo sofër, një sahan i madh i drunjtë me kaçamak, ku duhej ngrënë bashkërisht, me lugën që e kishte sjellë secili me vete dhe në fund, sollën kos…”/ Reportazhi i antropologut gjerman, në 1937-ën
“Shkodra është aristokraci, që e sheh me përçmim Tiranën e sapolindur, edhe përsa i përket asaj orientale, ajo është superior ndaj saj…”/ Çfarë shkruhet në librin e udhëtarit suedez, në ’35-ën
“Jeta ime e humbun’ në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës, ku…”/ Kujtimet e panjohura të ish – zv / ministrit Ejëll Çoba nga Shkodra, që vuajti 23 vjet e pesë muaj burg

Nga Edmond Kaceli, Itali

                         Paradoksi i Gegnishtes: Mes Elitës Letrare dhe “Gegnishtes së Katundit” –

Memorie.al / Gegnishtja sot po jeton një lloj dualiteti sa magjepsës, aq edhe melankolik. Nga njëra anë qëndron gegnishtja letrare, e papërsëritshme, e Fishtës, Mjedës, Gurakuqit, Migjenit, Camajt, e Koliqit etj. -një arkitekturë gjuhësore monumentale dhe precize. Nga ana tjetër, është realiteti i përditshëm: një mozaik mijëra ngjyrësh, ku “gegnishtja e katundit” mbizotëron mbi normën e kultivuar.

Miti i 100 Shkrimtarëve

Gjithashtu mund të lexoni

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Gegnishten, letrare, zyrtare, e flet pak kush, e shkruajnë, korrekt, veç nja 100 vetë (prapë m’duken shumë!) tjerët flasin e shkruajnë gegnishten e katundit të vet!

Mbase edhe ky numër duket bujar! Kjo 100 që dinë ta shkruajnë gegnishten letrare në mënyrë korrekte, nuk është thjesht një provokim.

Është një diagnozë e ftohtë e realitetit tonë kulturor. Pas vitit 1972, gegnishtja e kultivuar mbeti jashtë institucioneve, duke u shndërruar gradualisht në një lloj “latinishteje shqiptare”, me ndryshimin se latinishtja quhet “gjuhë e vdekur”, ndërsa gegnishtja u shndërrua në: “gjuhë e vrarë, e burgosur, e arrestuar”!

Kush e përdorte merrte emërtimin: Reaksionar i Gjuhës Shqipe?

Saktësia vs. Improvizimi: Gegnishtja letrare kërkon një disiplinë gramatikore (paskajoren, trajtat e shkurtra, lakimet specifike) që nuk mësohet më në shkolla! Gjuha ka rregullat sintaksore, morfologjike, gramatike, fonetike, fonologjike, leksikologjike, semantike, pragmatike (gjuha në veprimin e përditshëm)- terma që tingëllojnë të huaja për gegnishtasit e katundit!

Pa këto baza, shkrimi kthehet në improvizim. Fragmentizimi: Pa një rregullator qendror, gjuha gege po automatizohet! (po rrudhoset, pluhuroset)! Kush nuk e zotëron normën letrare, përfundon duke shkruar ashtu siç flet në rrethin e tij të ngushtë, duke i bartur tiparet e gjuhës së lagjes apo fshatit direkt në letër.

Kur “Katundi” zë vendin e Librit!

Forca e gegnishtes ka qenë gjithmonë te gjallëria e saj, poetika, fjalëformimi i pafund, muzikaliteti, por dobësia e saj sot qëndron te mungesa e unitetit! Kur secili përdor fonetikën dhe leksikun e zonës së vet, gjuha humbet fuqinë e saj për të qenë universale.

Shumë shkrues të Veriut, shkruajnë fiks siç flasin vetë në sofrën familjare! Kjo don me thanë se kufizojnë, pa dashje, dritaren e komunikimit, vetëm me ata që të rrethojnë! Krijohet kështu një lloj barriere e padukshme, por e dëmshme: Gegnishtja Letrare dikur ishte një urë që lidhte krejt Veriun dhe trojet shqiptare, ndërsa “gegnishtja e katundit”, rrezikon të mbetet një rreth i mbyllur.

Një Rezistencë Kulturore

Rreziku nuk është se gegnishtja do të zhduket si e folur! Ajo jehon fuqishëm në rrugë, muzikë, folklor, dhe shtëpi. Rreziku i vërtetë është humbja e fisnikërisë së saj akademike! Tash 35 vjet e këtej, nuk ka pasë asnjë përpjekje serioze për të krijuar të paktën një gramatikë minimale të gegnishtes letrare!

Pa këtë gjitha diskutimet janë krejt boshe! Njohësit e paktë të gegnishtes letrare (gjuhë zyrtare deri në vitin 1972), duhet të kishin organizuar të paktën një mbledhje për këtë!

Të shkruash saktë në gegnishte sot, nuk është thjesht çështje dëshire; është një akt rezistence intelektuale. Ata “100 veta” që e mbajnë gjallë normën korrekte, janë rojet e fundit të një katedraleje gjuhësore që, për pjesën tjetër, po kthehet dalëngadalë në një rrënojë të bukur, por të pashfrytëzueshme.

Mungesa e gegnishtes në Altarin e Gjuhës Shqipe, është krejt e pajustifikueshme dhe jashtëzakonisht e dëmshme! Humbja e kohës vetëm zgjat agoninë e një pasurie të jashtëzakonshme kombëtare, që po e mbysim të gjithë nga pak!/ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Qeveria e Korçës të dorëzohej brenda pak minutave, mbi Mitropoli do të ngrihej flamuri i Vorio-Epirit, bashkimi i Korçës me Greqinë do t’i servirej Evropës...”/ Ana e panjohur e masakrave greke në 1914

Next Post

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej...”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

Artikuj të ngjashëm

“Kur Hariton e morën për ta ekzekutuar, ai fare i qetë palosi fletën e romanit që po lexonte dhe shkoi bashkë me policët…”/ Historia e tragjike e familjes Bezhani, që hapi bankën e parë në Vlorë në 1850-ën
Art & Kulture

“Në vitin e ri 1936, me rastin e pritjes së organizuar në Pallatin Mbretëror, të ftuarve iu kërkua që të vinin me veshje të tipit perëndimor, pasi…”Refleksionet e studiuesit të njohur, për Monarkinë e Zogut

October 25, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Para se Kadare të fitonte jehonë të gjerë ndërkombëtare, lexuesit perëndimorë e njihnin Ballkanin, kryesisht përmes autorëve si Ivo Andriç dhe Nikos Kazantzakis…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 24, 2026
“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 23, 2026
Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?
Art & Kulture

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

October 3, 2026
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Art & Kulture

Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

September 26, 2026
“Mirush Kabashi ishte korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar dhe…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për aktorin e famshëm të skenës dhe kinematografisë
Art & Kulture

“Mirush Kabashi ishte korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar dhe…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për aktorin e famshëm të skenës dhe kinematografisë

September 17, 2026
Next Post
“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej…”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

“Marrëveshja e Sigurimit me organizatat kriminale italiane u miratua nga Byroja Politike dhe Enver Hoxha, pasi u duhej...”/ Libri i pedagoges së Universitetit të Kalifornisë në SHBA-ës, Jana Arsovska

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme