• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, September 26, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

Nga Faslli Haliti

Memorie.al / E njihja Dhimitër Shuteriqin përmes shkrimeve të tij në prozë e poezi, si dhe nga skicat e krokitë e tij me rapidograf, por për herë të parë nga afër e kam parë në vitin 1953, në një bisedë me nxënësit e Liceut Artistik “Jordan Misja” në sallën e madhe të mensës. Salla ishte mbushur plotpërplot me nxënës që studionin për muzikë, pikturë, aktrim dhe me pedagogët përkatës. Aty pashë për herë të parë sopranon e famshme Marie Kraja, skulptoren e njohur Kristina Hoshi (Koljaka), skulptorin Janaq Paço, aktorin e famshëm Kadri Rroshi..! Unë dëgjoja me vëmendje shkrimtarin Dhimitër Shuteriqi, i cili na fliste nga skena e sallës së mensës, e përshtatur enkas për evente të tilla.

Pranë kisha Bujar Elmazin, i cili, kishte lexuar poezitë dhe tregimet e profesorit, pasi dhe vetë shkruante poezi. “Sa thjesht e qartë flet me ne nxënësit, – tha shoku im – dhe këtë e bën me qëllim që ne nxënësit ta ndjekim e ta kuptojmë sa më mirë ligjërimin e tij”. – “Një intelektual i vërtet që i ka të gjitha kredencialet e intelektualit të madh”, – më thotë shoku pranë meje. – “Nuk ka pse t’i kemi zili intelektualët që na vijnë nga bota e na flasin këtu dhe ne i dëgjojmë, sikur ata të kenë zbritur nga qielli!”

Unë e dëgjoja shokun dhe më pëlqente që ai e çmonte kaq lart shkrimtarin tonë poliedrik ndaj dhe e dëgjoja me shumë vëmendje. Po kur prof. Dhimitër Shuteriqi filloi të flasë për vizatimet e tij dhe për piktorët gjenialë, Leonardo da Vinçin, Mikelanxhelon, Ticianin, Tintoreton, Rjepinin, Surikovin, Shishkinin, Klimashinin, veprat e të cilëve, ai i kishte parë në origjinal në Luvër, në ‘Tretjakovskaja Galeria’, unë mbeta gojëhapur e nuk po e dëgjoja më shokun. Doja të mos më shpëtonte asgjë pa dëgjuar nga fjala e shkrimtarit dhe intelektualit të shquar poliedrik.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mirush Kabashi ishte korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar dhe…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për aktorin e famshëm të skenës dhe kinematografisë

“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës

Më vonë në vitin 1972, unë do të takohesha me kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Dhimiter Shuteriqin, në zyrën e tij. Na kishte thirrur për një bisedë për poezinë. Ishim një grup i vogël nga qytete të ndryshme të vendit. Pasi secili foli për gjendjen e poezisë në rrethet letrare ku bënte pjesë, mes të tjerash Shuteriqi tha: “Poezia do lexuar me vëmendje dhe jo sikur lexon gazetën, sepse ajo është sintezë e jetës, e mendimit, filozofisë e historisë botërore. Poezia nuk duhet të lexohet sikur po lexon gazetën e ditës”. –

“Pse gazeta nuk do lexuar me vëmendje, por shkele shko”, – tha me njëherë një shoku ynë, poet ushtarak. – “Edhe gazeta, shoku kryetar si poezia duhet lexuar, mbase edh më me vëmendje mbase se ajo”! Kryetari nuk e zgjati. U tregua prudent. E pa që u keqkuptua. Ishte politizuar. Pas një heshtje të shkurtër vazhdoi një bisedë. Në të vërtetë poeti ushtarak e politizoi bisedën, ndaj dhe profesori zgjodhi heshtjen. Të them të drejtën e mora zët poetin ushtarak.

Desh të hiqej i partishëm, zellmadh para kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe si komandant mes kolegëve poetë, sikur donte t’i vinte në rresht e t’i shndërronte ata në një strofë poetike. M’u shtua admirimi për profesorin, shkrimtarin, urtanin e madh. E vlerësova më shumë si krijues, intelektual, por edhe si njeri. Duke perifrazuar fjalët e Gorkit, thashë me vete: “Po, Dhimitër Shuteriqi, është njeriu më njeri i botës”.

Unë, s’jam njeriu dhe krijuesi që kam pasur shumë takime me Dhimitër Shuteriqin, përkundrazi, por ato takime që kam pasur me të më kanë mbetur në kokë. Aty nga viti 1965 ose ’67, Dhimitër Shuteriqi rastisi të ndalej në Lushnjë, pasi gjetkë do të shkonte. U ndal për të pirë një kafe bashkë me të shoqen, Myneverin. Ndërkaq, ai kërkoi të më takonte, pasi e kishte zakon që kudo që shkonte i takonte krijuesit që i binin në sy.

Dhe unë e takova i emocionuar në kafe “Myzeqeja”. Si u përshëndetëm, ai më tha se i kishte pëlqyer një cikël imi i botuar dy të diela më parë në gazetën “Drita”, për fushën e Myzeqesë dhe zuri të më thoshte fjalë inkurajuese për ciklin në përgjithësi dhe sidomos për poezinë për fushën.

Pasta u zhyt në prejardhjen e fjalës Myzeqe nga Muzakët…! I gëzuar i fola dhe unë me entuziazëm kryetarit tonë për një cikël poetik të tij, botuar në gazetën “Drita”. I fola se cikli m’u duk dinamik e rinor, gati si cikli i një të riu. “Po Dhimitri i ri është”, – tha si me habi, Myneveri, pa të cilën nuk mund të imagjinoje dot Dhimitrin.

U skuqa. E kisha thënë një budallallëk, e kisha qullosur fare, por më nxori nga sikleti vetë Dhimitri, i cili ndërhyri në çast: “Mynever, lere se kështu e kanë këta këtej nga Myzeqeja. Duke të thënë plak, të nderojnë. Mos u çudit mund të ndodh që ndojë mund të të thotë ty, si je moj plakë e Dhimitrit?!”

Si e mbrojti Shuteriqi Kadarenë, nga akuzat e Sekretarit të Parë të Lushnjes…?!

Më kujtohet një ndodhi tjetër, kur Dhimitër Shuteriqi erdhi për një takim me ne shkrimtarët dhe poetët e rinj që na kishin mbledhur për një kurs për poezinë, diku tek kampet e pushimit, buzë detit, afër Shkëmbit të Kavajës. Pas atij takimi, makina “Fiat” e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, ku ndodhej Shuteriqi e dy shkrimtarë të tjerë që e shoqëronin, la prapa Plepat e Durrësit dhe u nis për të ikur për në Tiranë. Pasi eci 10-15 minuta, dikush në skaj të rrugës i ngriti dorën.

Shoferi e ndali makinën. – “Për ku” – e pyeti njeriun që i nxori dorën. – “Për në Tiranë” – tha ai. – “Ta marr”, – pyeti dy shkrimtarët, shoferi? Kadareja që ishte në sediljen e parë, i tha shoferit: merre, e kemi një vend bosh.

– “Nga jeni ju”, – e pyeti Ismaili? – “Nga Lushnja”, – tha tjetri. – “Nga Lushnja, ç’kërkoje ti te Plepat”? – “Jam në kursin e poetëve të rinj”, – tha ai. – “Pse poet i ri je ti”!? – “Në moshë nuk jam i ri, jam mesoburrë, por në poezi jam i ri, si gjithë të tjerët që ndjekin kursin këtu te plepat. Kursin e ndjekin edhe disa që kanë marrë nisiativën për t’u bërë korrespondentë vullnetarë, të cilët do të shkruajnë nëpër gazeta, pa kërkuar të paguhen apo, siç i thonë ndryshe, pa pranuar të marrin honorarin që jep iu shteti”, – tha hazërxhevap, “poeti i ri”. – “Meqë qenke ‘poet i ri’ nga Lushnja, dua të të pyes, a e njeh poetin e ri Faslli Haliti”?

– “E njoh. Po nuk e kam shok, sepse nuk më pëlqen poezia e tij gjithë sopa e gropa”. – “Po ai sekretari i Komitetit të Partisë, pse i sulmon letrarët e rinj, ç’mutin ka ai që i lufton krijuesit dhe poetët e rinj të talentuar?! – “Shofer, ndale makinën, – tha kursanti, Spiro D., – ndryshe u hodha nga makina. Nuk rri në një makinë me këtë që shan sekretarin e partisë…”?! – “Sekretari i Komitetit të Partisë na kritikon, nuk na lufton ne poetëve të rinj…”! Shoferi e ndali në vend makinën, poeti i ri që ndiqte kursin e poezisë te plepat, zbriti me vrull duke e anuluar vajtjen në Tiranë.

Ai ndali buzë xhadesë dhe i nxori dorën një “Skode”, e cila frenoi në vend dhe ai hipi e u nis për në Lushnjë. Sa arriti te ura e qytetit, zbriti nga “Skoda” dhe ia mbathi me një frymë drejt e në Komitet të Partisë, drejt e në zyrën e sekretarit që mbulonte ideologjinë e kulturën, ku u fut pa trokitur fare në zyrën e sekretarit dhe ia numëroi të gjitha me një frymë ato që tha Kadareja, në lidhje me sjelljen dekurajuese të sekretarit ndaj krijuesve të rinj të talentuar…!

Sekretari nuk priti, por kapi me rrëmbim receptorin e telefonit dhe i ra numrit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Doli sekretarja. – “Më jepni urgjent kryetarin, shokun Dhimitër Shuteriqi”, – i bërtiti ai sekretares dhe pasi ai i doli në telefon, i tha kryetarit të Lidhjes, fjalë për fjalë, ç’kishte thënë për të Kadareja. – “Kadarenë ne e kemi njeriun më serioz, poetin e shkrimtarin më të shquar, që nderon vendin në botë, shoku sekretar dhe nuk thotë kurrë fjalë të tilla banale për një sekretar partie.

Mos ju ka keqinformuar ai kursanti, Spiro D.”?! – “Shoku Spiro D., nuk shpif kurrë”, – i tha sekretari ideologjik i Komitetit të Partisë. – “Dhe Kadare nuk thotë kurrë banalitete, të tilla, jo vetëm për ju, por për askënd. Po jua them unë. Jini i qetë!” Dhe pas këtij debati të shkurtër, kryetari i Lidhjes, uli receptorin e telefonit.

Takimi i Shuteriqit me ne shkrimtarët e artistët e Lushnjës

Në tetor të vitit 1966, gjithë krijuesit lushnjarë u mblodhëm në Shtëpinë e Kulturës në një takim me kryetarin e Lidhjes, Shuteriqin, me rastin e festave të Nëntorit, për të biseduar në lidhje me krijimtarinë e krijuesve të letërsisë dhe artit, me rastin e konkursit të madh të shpallur për “Jubileun e Çlirimit të atdheut nga pushtuesit italianë e gjermanë”. Dhimitër Shuteriqi na pyeti me radhë për t’u prezantuar me secilin krijues dhe për t’u informuar se me se do të paraqitej secili në konkursin e madh kombëtar të 30 -vjetorit të Çlirimit të atdheut nga nazifashistët. Disa nga krijuesit që kryetari i njihte, nuk i pyeti, kurse të tjerët i pyeti si quheshin e ç’po shkruanin, ç’po pikturonin e muzikonin për konkursin e Jubileut.

Kur pyeti Hekuran Zhitin, kush jeni e ç’po shkruani, Hekurani i tha me humor: “Unë jam poet lagjeje dhe nuk njihem si të tjerët që botojnë në shtypin qendror”. Të gjithë qeshën. Qeshi dhe kryetari i Lidhjes, Dhimitër Shuteriqi. U kuptua se ai ishte aktori, poeti dhe autori i disa komedive dhe skeçeve, parodive të panumërta të luajtura nga ai vetë në Estradën e Lushnjës. – “Më fal Hekuran” – tha kryetar Shuteriqi.

Shakaja e aktorit të madh të humorit, ndjesa e Shuteriqit ndaj Hekuranit dhe fjala e tij e gjatë, plot erudicion për prejardhjen e fjalës Myzeqe nga Muzakët, mbeti gjatë në kujtesën time. Erudicioni i Shuteriqit të habiste, por edhe të hapte sytë, të shihje më shumë, më qartë, më gjatë, më larg, më thellë dhe t’i kuptoje qartë se bota kishte më shumë ngjyra, më shumë tinguj, më shumë dritë…!

Unë me Skënder Kamberin, vizitë tek shtëpia e Shuteriqit

Më qëlloi të shkoja në shtëpinë e Dhimitër Shuteriqit me piktorin Skënder Kamberi, të cilin ai e çmonte shumë si një piktor tepër të talentuar. Pamë së bashku bibliotekën me muret e apartamentit të madh, veshur gjithë libra. Ne pamë gjithashtu edhe një mori skica e kroki të punuara me rapidograf e me laps nga kryetari, poeti, tregimtari, studiuesi, poliedriku, “Diogjeni shqiptar”, Dhimitër Shuteriqit. Gjithmonë më kanë pëlqyer krokitë e tij të botuara në gazeta dhe revista, por skica për Lasgushin më ka shtangur.

Para se të largoheshim nga shtëpia, unë kapa një libër mes librave të bibliotekës. Ishte libri i poetit hermetik, nobelisit, Salvatore Quasimodo dhe lexova me zë të ulët poezinë: “Ognuno sta solo sul cuor della terra/ trafitto da un raggio di sole: ed è subito sera”. Dhimitri, për të cilin thuhej se s’i jepte kujt libra, për çudi për mua zgjati dorën dhe mori nga biblioteka librin poetik “La terra impareggiabile” dhe ma dha ta lexoja, me të drejtë kthimi. S’kisha si ta lija pa e përmendur në kujtimet e mia këtë gjest të madh të një njeriu të madh, “Diogjeni shqiptar”.

Vizita e papritur e Shuteriqit me Koreshin, Laçon e Kamberin, në shtëpinë time në Lushnje, ku sapo ishim futur…!

Më 16 dhjetor të vitit 1972, unë hyra në apartamentin e ri, pasi shtëpinë time të vjetër karakatinë e zuri plani i rregullimit të qytetit dhe u prish. Por pikërisht më 16 dhjetor u botua edhe poema ime “Dielli dhe rrëkerat”, në faqen letrare të gazetës “Zëri i Rinisë”. Po pikërisht paraditen e asaj të shtune, trokasin në derën e apartamentit tim që ndodhej në katin e dytë. Hapa derën. Ç’të shihja, në derën e shtëpisë sime të re, po trokiste Dhimitër Shuteriqi. Ai vinte të më uronte për shtëpinë e re, por nuk ishte vetëm. Me të ishin edhe shkrimtarët Teodor Laço, Vath Koreshi, Kiço Blushi dhe piktori Skënder Kamberi, i cili mbante në dorë gazetën “Zëri i Rinisë”, ku ishte botuar poema ime “Dielli dhe rrëkerat”.

Skënder Kamberi, impulsiv siç ishte, nuk priti të përshëndeteshim me të ardhurit për të uruar, por i zgjati kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, shokut Dhimitër, gazetën “Zëri i Rinisë”, duke i thënë se aty ishte botuar poema e Faslli Halitit, “Dielli dhe rrëkerat”, që i kushtohej të pastrehëve dhe që i jepte grushte të forta burokracisë.

Profesor Dhimitri i thotë piktorit që e donte dhe vlerësonte shumë: “Lëre gazetën mënjanë, Skënder, të pastrehët po strehohen, ja ne sot kemi ardhur te Faslliu që ta urojmë që hyri në shtëpinë e re. Ta gëzojë e iu shtoftë frymëzimi e shkroftë poezi e poema të reja edhe më të bukura.”

Pastaj u bisedua për letërsinë, pikturën, muzikën dhe për Vitin e Ri 1973, që po na trokiste në prag të derës. Sa na gëzoi vizita e atij burri në prag të Vitit të Ri, e atij shkrimtari, intelektuali me kredenciale të larta si dhe të kolegëve të tij: Teodor Laço, Vath Korreshi, Kiço Blushi e Skënder Kamberi, këtij miku të vjetër të shtëpisë sonë.

– “Ishte burrë ai që na erdhi i shoqëruar po nga burra si vetja ai burrë”, – tha nëna ime 80 vjeçare. – “Na erdhi edhe çuni i Haxhi Korreshit për të na uruar që hymë në shtëpinë e re. Bëmë baba të të ngjaj – tha nëna, – Haxhiu nuk u merrte ujem të varfërve që vinin e bluanin në mullirin e tij”.

Pas vit të Ri 1973, u takova me Dhimitër Shuteriqin në kafe “Tirana”. Sapo isha kritikuar egër për poemën “Dielli dhe rrëkerat”, në gazetën “Shkëndija”, dhe në të gjitha gazetat e revistat e asaj kohe. Isha i deprimuar shumë. Dhimitri në kafe ishte me Petro Markon dhe Kiço Blushin, shkrimtarin dhe dhëndrin e tij. Ata bisedonin edhe për hallin e Petros, pasi dhe ai nuk i kishte mirë punët.

Ata bisedonin, unë dëgjoja. Pas bisedës me Petron për problemet e tij, Dhimitri u kthye nga unë e më pyeti: “A u gëzove për lejen krijuese që të dha Lidhja e Shkrimtarëve? – “U gëzova shumë shoku kryetar dhe ju falënderoj shumë e ju jam mirënjohës të gjithëve, veçanërisht juve shoku kryetar, po kam frikë se s’do ta gëzoj atë leje, si po vinë punët”, – iu përgjigja unë.

– “Pse, si po venë punët”, – pyeti disi i habitur Shuteriqi? -“Mua më demaskuan keq në një mbledhje autodafe të tipit që organizoheshin në Spanjën mesjetare, kundër artistëve e shkrimtarëve. shoku Kryetar i Lidhjes”, – i thashë unë me një farë ndrojtjeje. – “Lejen krijuese, më thanë, nuk do ta bësh në Metalurgji, ku të ka caktuar Lidhja e Shkrimtarëve, por atje ku themi ne të Partisë: në Kooperativën Bujqësore të Fier Sheganit. Të shohim nëse do ta bëj dhe atje apo jo”, – i tregova unë…! –

“Ç’kanë ata të Lushnjës me ty kështu, ç’u ke bërë ti atyre?!” – “Është e kuptueshme”… – tha Kiço Blushi pa pritur të përgjigjesha unë, kryetari të Lidhjes. U përgjigj ai për mua: “Mjafton që ju të Kryesisë së Lidhjes i dhatë 6 muaj leje krijuese, që ata të bëhen xhelozë e ta urrejnë e të përpiqen ta hanë të gjallë me gjithë lecka Faslli Halitin tuaj”. – “Por, po i lamë ne ama ta hanë”, – tha kryetari me një qetësi olimpike e me besim absolut në vetvete.- “Ta shohim”, – tha Kiço…!

Letra që më dërgoi Shuteriqi me rastin e Vitit të Ri 1999

I dashuri Faslli

Të them “i dashuri“, – në të shquarën, se je i dashur shumë dhe për shumë, si poet e si njeri, dhe në mes tyre jam dhe vetë. Të tre librat, me të cilët më nderove, i kam lexuar, – kënduar me kohë, -këngë gazi, po dhe pelini, vreri, kopaçeje, lindur nga përgjërime të shquara, – idealet humane. Dhe të shoh nga herë të buzëqeshur! Kjo kohë është e zonja të vrasë çdo buzëqeshje. Ruaje fort tënden, se është pjesë jotja si njeri dhe e poetit që je. Të falem nderit për ato libra. I kam pranë në raft, se rilexoj. Vij për të të uruar këtë Vit të Ri ‘999, që ngarend të përmbyllë një njëmijëvjeçar, për t’i thënë mirë se vjen tjetrit.

Ti që ruan buzëqeshjen mos e humb, se, pa të, njeriu ka humbur fare. Edhe iluzion të jetë shpresa, ajo prapë e bukur është dhe ngushëlluese; edhe e zhgënjyer, pa të s’rrohet. Pra ky Tjetri, i Treti, qoftë i vërteti!- që s’i besoj, por që i buzëqesh dhe unë, sado buzëplasur. Rrofsh e qofsh, këndofsh e qëllofsh! Dhe, për të dashurit gjithë, urimet e mija të zëmrës! Dhe poezisë,-vëth në vesh jo! / Memorie.al

                      Me shumë dashuri, tëndi

                           Dhimitër S. Shuteriqi

Tiranë 22.XII.1998

Ky shkrim është marrë nga libri “Dhimitër S. Shuteriqi, rilindësi i fundit dhe regjimi komunist”, i autorit Dashnor Kaloçi, Shtëpia Botuese ‘Mediaprint’, Tiranë, qershor 2026

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Anija ‘Petrovski’ e regjistruar në BRSS, gjatë lundrimit ndaloi në Durrës mes datave 10 dhe 15 janar 1952, ku shkarkoi 12 tanke të një tipi të ri, që ngjanin me modelin T-34...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Next Post

“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund...”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990

Artikuj të ngjashëm

“Mirush Kabashi ishte korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar dhe…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për aktorin e famshëm të skenës dhe kinematografisë
Art & Kulture

“Mirush Kabashi ishte korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar dhe…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për aktorin e famshëm të skenës dhe kinematografisë

September 17, 2026
“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës
Art & Kulture

“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës

September 13, 2026
“Kur binte shi dhe njerëzit mbylleshin në shtëpi, nga lagjja e ‘Tiranës së Re’, ai dilte për dore me nusen e re 17 vjeçare duke bredhur rrugëve dhe nën errësirën e pishave të Teatrit…”/ Historia e trishtë e aktorit të famshëm
Art & Kulture

“Kur binte shi dhe njerëzit mbylleshin në shtëpi, nga lagjja e ‘Tiranës së Re’, ai dilte për dore me nusen e re 17 vjeçare duke bredhur rrugëve dhe nën errësirën e pishave të Teatrit…”/ Historia e trishtë e aktorit të famshëm

September 7, 2026
“Shuteriqi na krijonte mundësi që të takoheshim dhe të bisedonim e, në vitin 1974, ndërsa unë dhe grupi im i Pilurit ishim në Tiranë me këngën ‘Nga kjo baltë e kësaj toke’, ai…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”
Art & Kulture

“Shuteriqi na krijonte mundësi që të takoheshim dhe të bisedonim e, në vitin 1974, ndërsa unë dhe grupi im i Pilurit ishim në Tiranë me këngën ‘Nga kjo baltë e kësaj toke’, ai…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

September 4, 2026
“Profesor Shuteriqi ishte një personalitet i talentuar, ai mbartte një univers të pashterueshëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë kombëtare dhe europiane…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”
Art & Kulture

“Profesor Shuteriqi ishte një personalitet i talentuar, ai mbartte një univers të pashterueshëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë kombëtare dhe europiane…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

September 5, 2026
“Ndërkohë që Qamili hynte dhe dilte nga studio e tij me piktura në duar, policia do ta akuzonte si matrapaz që merrej me punë të fshehta kundër partisë dhe…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm
Art & Kulture

“Ndërkohë që Qamili hynte dhe dilte nga studio e tij me piktura në duar, policia do ta akuzonte si matrapaz që merrej me punë të fshehta kundër partisë dhe…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm

August 27, 2026
Next Post
“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990

“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund...”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme