• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, September 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Mirush Kabashi ishte korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar dhe…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për aktorin e famshëm të skenës dhe kinematografisë

Nga Albert Vataj

Memorie.al / Në ditëlindjen e tij, Mirush Kabashi nuk kujtohet si një i munguar, por si një prani që vazhdon të jetojë në zërin, në skenën dhe në kujtesën e një publiku që e deshi; një publiku që përjetoi me të çdo moment dhe iu drithërua shpirti nga vibratot e thella, plot ndijim dhe shkulmim thirrjeje për zgjim. Sepse zëri i tij nuk fliste, por kushtonte, nuk kumtonte, po kumbonte. Sepse ai kishte ardhur jo me misionin e aktorit, por me atë të predikuesit të fesë së shqiptarisë, dhe do ta bënte këtë me devocionin e një apostulli e do ta mbronte me atë të një martiri. Sepse atë që ai e mëkonte me fjalë e kishte ndezur në zemër, e kishte ndritur në mendim dhe e kishte lartësuar në më të hyjshmin premtim për të bërë në skenë, dhe kudo ku ai ligjëronte si një korifenj përpara njerëzve, misionarin e skenës së artit, sepse ai besonte se edhe artisti e kishte fjalën mjaftueshëm për të bërë shërbimin e tij ndaj atdheut, kombit dhe çështjes së shenjtë të lirisë.

Sot, në ditëlindjen e Mirush Kabashi, ai nuk është këtu për ta dëgjuar duartrokitjen. Nuk do të ngjitet në skenë, nuk do të recitojë një varg, nuk do ta mbushë hapësirën me atë zë të veçantë që dinte t’i jepte peshë edhe fjalës më të thjeshtë. Por arti ka një ligj më të madh se vdekja, artistin e madh mund ta marrë jeta, por nuk mund ta marrë nga kujtesa e njerëzve.

Mirush Kabashi lindi më 17 prill 1948 në Shkodër dhe u rrit në Durrës. Në vitin 1970 u diplomua për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe nisi një udhëtim artistik që do të zgjaste më shumë se gjysmë shekulli. Teatri “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, Radio-Televizioni Shqiptar, Teatri Kombëtar, skenat shqiptare dhe ato ndërkombëtare do të bëheshin stacione të një karriere në të cilën ai la rreth njëqind personazhe.

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës

“Kur binte shi dhe njerëzit mbylleshin në shtëpi, nga lagjja e ‘Tiranës së Re’, ai dilte për dore me nusen e re 17 vjeçare duke bredhur rrugëve dhe nën errësirën e pishave të Teatrit…”/ Historia e trishtë e aktorit të famshëm

Por numri i roleve nuk e tregon madhështinë e një aktori. Një aktor nuk matet me sa herë është shfaqur në skenë, por me sa herë ka arritur ta bëjë publikun të harrojë se përballë ka një aktor. Dhe Mirush Kabashi e kishte këtë dhunti.

Ai nuk e interpretonte vetëm personazhin. Ai hynte brenda tij, e kërkonte në thellësitë e psikologjisë njerëzore dhe pastaj e sillte para nesh me një të vërtetë që shpesh ishte më e madhe se teksti. Kishte në lojën e tij humorin dhe tragjiken, ironinë dhe dhimbjen, revoltën dhe butësinë. Kishte mbi të gjitha njeriun.

Prandaj Mirush Kabashi nuk ishte vetëm aktor, ai ishte një zë. Një zë që recitonte poezi dhe i kthente vargjet në përjetim. Një zë që mund të mbushte një sallë pa pasur nevojë për asnjë dekor tjetër. Një zë që dinte të qeshte, të qante, të zemërohej, të ironizonte, të pyeste dhe, mbi të gjitha, të shqetësonte ndërgjegjen.

Në këtë kuptim, ai ishte një nga ata artistë që e kuptuan se skena nuk është vetëm vendi ku shfaqet arti. Skena është vendi ku njeriu gjykohet përballë vetvetes. Dhe askund tjetër kjo nuk u bë më e fuqishme se te “Sokrati” i tij. “Apologjia e vërtetë e Sokratit” nuk ishte thjesht një shfaqje që Mirush Kabashi interpretoi. Me kalimin e viteve, ajo u shndërrua në një lloj identiteti të tij artistik dhe moral.

Në vitin 1997, në një Shqipëri të tronditur nga kriza, pasiguritë dhe rrëzimi i shumë iluzioneve, Kabashi shkoi në Festivalin Eksperimental të Teatrit në Kajro dhe u vlerësua me “Sfinksin e Artë” si interpretuesi më i suksesshëm, mes aktorëve nga 46 vende të botës.

Ishte një prej atyre momenteve kur një aktor shqiptar nuk doli përpara botës vetëm për të treguar talentin e tij. Ai doli për të dëshmuar se një gjuhë e vogël mund të mbajë një të vërtetë të madhe. Sokrati i Mirushit nuk ishte një figurë e largët e Greqisë së lashtë. Ishte Sokrati i kohës sonë. Ishte njeriu që pyeste kur të tjerët bindeshin.

Ishte qytetari që nuk pranonte ta shiste ndërgjegjen për sigurinë. Ishte artisti që e dinte se liria nuk fillon në shesh, por në mendjen e njeriut. Dhe pikërisht këtu qëndron madhështia e atij interpretimi. Kabashi nuk na sillte vetëm filozofin që mbrohej përpara gjykatës së Athinës. Ai na sillte gjyqin e përhershëm të ndërgjegjes njerëzore.

Sokrati i tij pyeste edhe Shqipërinë, pushtetin, politikën, qytetarin, intelektualin, artistin, dhe mbi të gjitha na pyeste ne: Çfarë vlere ka të shpëtosh jetën, nëse për ta shpëtuar atë ke humbur shpirtin?

Prandaj “Sokrati” i Mirush Kabashit nuk vdes bashkë me aktorin. Ai mbetet si një zë i ngritur mbi kohën. Një zë që do të vazhdojë të na akuzojë sa herë që drejtësinë e zëvendësojmë me interesin, të vërtetën me konformizmin dhe dinjitetin me frikën. Mirush Kabashi i përkiste një brezi artistësh që kaluan nëpër një nga periudhat më të vështira të historisë shqiptare, diktaturën, tranzicionin, rrëzimin e një sistemi dhe përpjekjen e gjatë për të gjetur një vend të ri për artin dhe njeriun.

Por ai nuk mbeti peng i kohës, ai e kaloi kohën përmes artit. Edhe në periudha kur skena shqiptare ishte e rrethuar nga kufizimet ideologjike, ai ruajti atë që është më e vështirë për një artist, individualitetin e zërit dhe integritetit të një dishepulli shpirti që besonte te mishërimi i personazheve dhe karaktereve, personave dhe identiteteve.

Në vitet e tranzicionit, kur shumëçka u kthye në tregti, spektakël, protagonizëm të shpejtë dhe zhurmë, ai vazhdoi të besonte te profesioni, te puna, te skena, te publiku, jo pak herë edhe si prezantues, si imazhi i përçimit të dritës në të gjithë ngjyrat e prizmit.

Kjo është ndoshta një nga arsyet pse Mirush Kabashi mbeti i dashur për njerëzit, sinonim i një mirësie që mëtonte njerëzoren, nga thjeshtësia e personazheve kontradiktore te lartësia e jetësimit të jetëve që drituan diellshëm në eterin e vetëdijes dhe përkatësisë.

Sepse përtej aktorit ishte njeriu. Dhe publiku e dallon gjithmonë këtë ndryshim. Mund të mashtrohet nga fama, nga reklama, nga zhurma, por përballë një artisti të vërtetë, herët a vonë, ai e kupton se kush është duke interpretuar dhe kush është duke jetuar atë që thotë.

Mirush Kabashi ishte prej atyre që nuk kishin nevojë të shtirnin madhështinë. Ajo ishte në punën e tij. Zëri që i dha mall mërgimit. Ka edhe një Mirush tjetër që ndoshta nuk është përmendur sa duhet, Mirushi i poezisë, i fjalës së shqiptuar, i takimeve me shqiptarët jashtë atdheut. Zëri i tij kishte një veçori të rrallë, ai nuk e lexonte poezinë, e jetonte.

Dhe kur fjala shqipe udhëtonte me të drejt diasporës, ajo merrte me vete diçka më shumë se artin. Merrte aromën e vendlindjes, kujtesën e fëmijërisë, rrugët e harruara, fytyrat e njerëzve të lënë pas.

Për shumë shqiptarë larg atdheut, një zë i tillë nuk ishte thjesht zë aktori, ishte një copë Shqipëri, ishte një copë shtëpi, ishte një kujtim, patjetër ishte dhe mbeti një mall që për pak çaste bëhej i prekshëm, i jetueshëm dhe inspirues. Prandaj mungesa e tij nuk është vetëm mungesa e një aktori. Është edhe mungesa e njërit prej atyre zërave që dinin ta shqiptonin Shqipërinë me emocion.

Mirush Kabashi la pas rreth njëqind role në teatër e film dhe u konsiderua ndër interpretuesit më të rëndësishëm shqiptarë të poezisë. Ai ishte gjithashtu pedagog i mjeshtërisë së aktorit dhe kontribuoi në edukimin e brezave të rinj. Por paradoksi i madh i aktorit është ky, ai jeton duke u bërë shumë njerëz, ndërsa në fund duhet të mbetet vetvetja.

Ai mund të ishte komik, tragjik, grotesk, i butë, i ashpër, i dëshpëruar apo i hareshëm. Mund të hynte në lëkurën e dhjetëra personazheve. Por pas të gjithave mbetej Mirushi. Ai njeri me buzëqeshjen e tij, me zërin e tij, me energjinë e tij, me atë mënyrë të veçantë të të qenët mes njerëzve.

Me atë bindjen se trupi është i përkohshëm, ndërsa shpirti është ajo që mbetet. Ai e kishte thënë vetë në një nga ato fjali që marrin një kuptim tjetër pas vdekjes: “Trupin ç’e do, shpirti ka vlerë”. Sot kjo fjali tingëllon si një testament. Sepse trupi i aktorit u kthye në tokë, por shpirti i tij vazhdon të udhëtojë nëpër skenat ku ka luajtur, në filmat ku ka lënë gjurmë, në poezitë që ka recituar dhe në kujtesën e atyre që e kanë parë.

Mirush Kabashi u nda nga jeta më 5 dhjetor 2023, në moshën 75-vjeçare. Shqipëria humbi një prej figurave të saj më të rëndësishme të skenës. Në vitin 2014 ai ishte nderuar me titullin “Nderi i Kombit”, pas vlerësimeve si “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”.

Por sot, në ditëlindjen e tij, ndoshta nuk duhet të themi vetëm, na mungon, Mirush, na mbeti ajo që ai i blatori misionit të artistit, ajo që bëri ai, që e bëre skenën një vend ku Shqiptari mund të shihte veten, fjalën shqipe të tingëllonte me dinjitet. Po, ai që i dhe trup personazheve, por shpirt artit. Ai që përmes Sokratit, mëtoi si pakush, se një njeri mund të humbasë gjithçka dhe përsëri të mos humbasë veten./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Një ish-i burgosur i kampit të Vloçishtit thotë se në vitin 1948 aty kanë vdekur më shumë se 130 njerëz dhe komandanti i kampit ishte Tasi Marko, një mjeshtër i torturave...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Next Post

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë...”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

Artikuj të ngjashëm

“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës
Art & Kulture

“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës

September 13, 2026
“Kur binte shi dhe njerëzit mbylleshin në shtëpi, nga lagjja e ‘Tiranës së Re’, ai dilte për dore me nusen e re 17 vjeçare duke bredhur rrugëve dhe nën errësirën e pishave të Teatrit…”/ Historia e trishtë e aktorit të famshëm
Art & Kulture

“Kur binte shi dhe njerëzit mbylleshin në shtëpi, nga lagjja e ‘Tiranës së Re’, ai dilte për dore me nusen e re 17 vjeçare duke bredhur rrugëve dhe nën errësirën e pishave të Teatrit…”/ Historia e trishtë e aktorit të famshëm

September 7, 2026
“Shuteriqi na krijonte mundësi që të takoheshim dhe të bisedonim e, në vitin 1974, ndërsa unë dhe grupi im i Pilurit ishim në Tiranë me këngën ‘Nga kjo baltë e kësaj toke’, ai…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

September 4, 2026
“Profesor Shuteriqi ishte një personalitet i talentuar, ai mbartte një univers të pashterueshëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë kombëtare dhe europiane…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

September 5, 2026
“Ndërkohë që Qamili hynte dhe dilte nga studio e tij me piktura në duar, policia do ta akuzonte si matrapaz që merrej me punë të fshehta kundër partisë dhe…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm

August 27, 2026
“Duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e gjenocidin etnik serb ndaj Kosovës, poezia e tij shpreh shpirtin e lënduar…”/ Refleksionet e publicists së njohur nga SHBA-ja, për poetin Agim Gjakova

“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të

“Në Japoni, që në klasën e parë u thonë fëmijëve: ‘vendi ynë është i varfër, prandaj duhet të mësojmë e të punojmë’, kurse në shkollën tonë...”/ Diskutimi Gramoz Rucit në plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, korrik ‘90

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme