• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, September 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90

“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990
“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90
“Hyrja në ambasada, kishte filluar që më 20 qershor, kur autobusi ‘fizarmonikë’, me targë TR 00301, i drejtuar nga Bujar Alikaj, ndaloi te muret e ambasadës greke dhe…”! / Historia e panjohur e korrikut ’90-të
“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90
“Shefi i Komisariatit të Policisë në Emance, tha se; ata refuzojnë pastrojnë dhomat e tyre, sepse në Shqipëri, këto punë i bëjnë gratë…”! / Si u prish imazhi i refugjatëve shqiptarë për një muaj në Paris
“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90
“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990
“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90
“Për mos të dëgjuar të qarat e djalit te qelia përballë, merrja bishta cigaresh, i vendosja te gropëzat e veshëve, por ato s’më shpëtonin nga ai zëth…”/ Dëshmitë tronditëse të inxhinierit të naftës
“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90
“Drejtori i Parkut Automobilistik të Fushë-Arrëzit, Arif Halili, bëri të pamundurën të më rregullonte, por përgjigjja e kreut të RTSH-së, Marash Hajati, ishte denoncuese …”! / Dëshmia e rrallë e Agron Aranitasit
“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90
“Në Tiranë kemi 15 mijë kërkesa për strehim, 6 mijë janë në rrezik shembjeje, janë liruar edhe nga burgjet, më erdhi Liri Belishova me Halim Ramohiton…”/ Fjala e Llambi Gegpriftit në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dymbëdhjetë

Memorie.al / Kur nuk kishte kaluar as një javë nga data 2 korrik e vitit 1990, ku me mijëra shtetas shqiptarë kapërcyen kangjellat e muret e ambasadave të huaja në Tiranë dhe u futën brenda ambienteve të tyre me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria, udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye sekretarin e Përgjithshëm Ramiz Alia, mbajti plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, i cili zhvilloi punimet në datat 6 dhe 7 korrik. Edhe pse rendi i ditës ishte paracaktuar në tre pika kryesore, ku predominonte ajo për zhvillimin e arsimit në Shqipëri, pothuaj gjatë gjithë punimeve të atij plenumi (sidomos te pika 4, “Të ndryshme”), u diskutua dhe u debatua ngjarja e atyre ditëve, e njohur ndryshe si “2 korriku i ambasadave”. Në atë plenum ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretarët e parë të komiteteve të partisë të rretheve, ministra, kuadro kryesorë të sektorit të arsimit, kulturës, shkencës, ekonomisë, drejtues të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, nga aparati i Komitetit Qendror të PPSH-së, Radio-Televizioni, ATSH-ja etj., mungonin Nimet Cani, Ali Vukatana, Reiz Malile, Shpëtim Çaushi, Zylyftar Ramizi, Qemal Lame, Zef Loka, Pirro Kondi dhe Hekuran Isai, të cilët prej disa ditësh ishin “në terren”, duke “menaxhuar”, ngjarjen e ambasadave.

Pas hapjes së mbledhjes nga Ramiz Alia, fjala iu dha ministrit të Arsimit, Skënder Gjinushit, i cili mbajti dhe raportin përkatës, (“Për përsosjen e sistemit arsimor dhe forcimin e mëtejshëm cilësor të shkollës”), kryefjala e atij plenumi ishte “ngjarja e ambasadave”, duke diskutuar dhe analizuar me detaje se si dhe pse ndodhi ajo, (“roli i agjenturave të huaja”), e deri tek detyrat që dilnin për menaxhimin e asaj situate në ato ditë të nxehta korriku, ku mbi pesë mijë shtetas shqiptarë nga të gjithë rrethet e vendit, ndodheshin në ambientet e brendshme të disa prej ambasadave kryesore në Tiranë, në pritje të largimit nga Shqipëria.

Gjithashtu mund të lexoni

“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Kafe – Pastiçeri ‘Tirana’, ishte një oaz perëndimor që frekuentohej nga elita e artistëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, si; Shuteriqi, Paskali, Petro Marko etj.,…”/ Historia e panjohur lokalit të famshëm

Përveç kësaj, gjatë gjithë asaj mbledhje, por kryesisht në pikën nr. 4 të rendit të ditës, (që u diskutua në seancën e fundit), u morën në analizë edhe disa prej ngjarjeve kryesore që kishin ndodhur në rrethe të ndryshme të vendit gjatë atij viti, si; protestat në Shkodër në muajin janar për heqjen e bustit të Stalinit; ngjarjet në qytetin e Kavajës ku populli i atij qyteti u përlesh me forcat e policisë; arratisjet masive nga kufijtë shtetërorë me Jugosllavinë e Greqinë, grumbullimet masive në vende të shenjta fetare, si Kisha e Shën-Ndout në Laç të Kurbinit; lejimi me ligj i besimeve fetare dhe hapja e objekteve të kultit; apo probleme të tjera që shtroheshin për zgjidhje, si; bisedimet e faktorin ndërkombëtar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-ës, Bashkimin Sovjetik, (bisedimet e zhvilluar me zv. ministrin e Jashtëm sovjetik në Sofie nga Sofokli Lazri); problemi i Kosovës; presioni ndërkombëtar për hapjen e Shqipërisë me botën dhe aderimi i saj në disa konventa ndërkombëtare; privilegjet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së e familjeve të tyre që jetonin kryesisht në “Bllok”; fjalët që qarkullonin në popull për familjen e Enver Hoxhës dhe raportet e Ramizit me Nexhmijen; ndryshimi i legjislacionit dhe kodit penal; lirimi i të burgosurve politikë; pisja me pasaporta e shtetasve që kërkonin të dilnin si vizitorë tek të afërmit e tyre jashtë vendit; mekanizmi i ri ekonomik; strehimi dhe zënia me punë e shumë shtesave në të gjitha rrethet e vendit; dhënia e tokës dhe bagëtive fshatarësisë kooperativiste; e deri të furnizimi i popullsisë së qyteteve me produktet bazike ushqimore e mallrave të ndryshme industriale.

Siç do të shohim dhe nga dokument arkivore që i përkasin plenumit të 11-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, të cilat theksojmë se publikohen për herë të parë, përveç udhëheqjes dhe disa prej funksionarëve të lartë të asaj kohe, në atë mbledhje kanë diskutuar apo janë përmendur edhe disa figura të tjera të larta që vazhduan karrierën e tyre politike edhe pas viteve ’90-të, si p.sh.; Skënder Gjinushi, Fatos Nano, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Gramoz Pashko, Spiro Dede, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Mehmet Elezi, Lisen Bashkurti, Koço Kokëdhima, Ylli Popa, Aleks Luarasi etj.

Po kështu në dosjen voluminoze të këtij plenumi, me mjaft interes janë edhe ato dokumente që i përkasin sekretarëve të Komiteteve të Partisë së rretheve apo “Grupit të informacionit” të cilët kanë shkuar në të gjitha rrethet e vendit dhe kanë evidentuar të gjitha problematikat kryesore që kanë dalë në mbledhjet e organizatave bazë të partisë, ku është diskutuar “Mbi letrën e Komitetit Qendror”, dokumente që përbëjnë dhe pjesën më të madhe dhe gjithashtu më të rëndësishme të dosjes në fjalë. Madje mund të thuhet nga më të rëndësishmet të gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, pasi ajo periudhë kohe me ngjarjet që u zhvilluan, shënoi dhe prologun e rënies së atij regjimi.

Po kështu me mjaft interes janë dhe dokumentet që i përkasin seancës së fundit të asaj mbledhje me pikën nr. 4 të rendit të ditës “Të ndryshme”, e cila përbën edhe pikën më të nxehtë të gjithë plenumit, ku u diskutua, madje me debate të ashpra, edhe lirimi nga detyrat dhe nxjerrën në pension të tre anëtarëve të Byrosë Politike (Rita Marko, Manush Myftiu dhe Prokop Murra), apo lirimi nga detyrat ministrore apo funksionet e tjera të larta që mbanin prej vitesh të disa “udhëheqësve” të tjerë, si Simon Stefani, Pali Miska, Muho Asllani, Lenka Çuko, Vito Kapo, Pirro Kondi, Jovan Bardhi, etj., dhe emërimin e “shokëve të rinj” në udhëheqjen e forumet e larta të Partisë dhe Shtetit, si; Xhelil Gjoni, Abdyl Backa, Niko Gjyzari, Kiço Mustaqi, etj. Lidhur me këto etj., na njohin dokumente në fjalë të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

                                                                  Vijon nga numri i kaluar

PROCES-VERBALI I MBLEDHJES SË PLENUMIT TË 11 TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË, I MBAJTUR NË DATAT 6 DHE 7 KORRIK 1990

  1. TË NDRYSHME
  2. Disa çështje të situatave të sotme dhe problemet politike që rrjedhin prej tyre.

SHOKU ARANIT ÇELA: Më falni, shoku Ramiz. Kisha një mendim në lidhje me dekretin që ka dalë. Pika e parë është plotësisht e sqaruar, ndërsa e dyta, më duket, ngatërrohet duke thënë se do të pajisen me pasaportë në bazë të rregullave etj. Mund të thuhej shkurt se këtyre qytetarëve do t’u jepen pasaportat për jashtë shtetit.

SHOKU RAMIZ ALIA: Është formuluar ashtu që të mos bëhet dallim vetëm për këtë kategori. Ata mund të pajisen me pasaporta për jashtë, si çdo shtetas shqiptar në bazë dispozitave të parashikuara në dekretin përkatës. Nuk besoj se ka ndonjë shqetësim për këtë çështje. Dekreti parashikon dhënien e pasaportës deri brenda një muaji. Por, duke përcaktuar këtë kufi, nuk përjashtohet mundësia për ta marrë pasaportën edhe brenda një ose dy ditëve etj. Por duket qartë se ambasadat kanë qëllim t’i mbajnë këtu, në oborret e tyre këta njerëz, e t’i përdorin kundër nesh në rast nevoje.

SHOKU ARANIT ÇELA: Unë mendoj se ne duhet ta ekspozojmë para popullit qëndrimin e ambasadave. Popullit duhet t’i themi që ambasadat po e ndalojnë largimin me pasaporta të këtyre qytetarëve.

SHOKU RAMIZ ALIA: Pikërisht këtë çështje duhet ta bëjmë publike. ATSH-ja e transmetoi lajmin për dekretin, tani atë duhet ta botojmë edhe në shtyp. Pra, ky lajm duhet të bëhet i njohur, si brenda vendit dhe në botën e jashtme. Në të njëjtën kohë në Presidiumin e Kuvendit Popullor diskutuam që ministri i Jashtëm, Reis Malile, ose zëvendësministri, Muhamet Kapllani, të dalin në televizion e ta sqarojnë këtë çështje. Gjithashtu për të sqaruar këto aspekte që u përmendën këtu edhe gazeta mund të japë ndonjë shënim, kur të botojë lajmin për dekretin.

SHOKU ARANIT ÇELA: Nga agjencitë e ndryshme po jepen lajme se në Shqipëri po dërgohen aeroplanë me veshmbathje e ushqime për refugjatët. Përse të mos e japim edhe ne lajmin që këta aeroplanë nuk i pranojmë dhe nuk i lejojmë të ulen në tokën tonë? Mendoj që nuk ka përse ta mbajmë sekret këtë çështje.

SHOKU RAMIZ ALIA: Kështu vendosëm për këto çështje? (Shokët miratojnë). Mirë, Aranit.

SHOKU KOSTANDIN HOXHA: Kisha edhe një çështje tjetër. Pas Plenumit të Komitetit të Partisë të Tiranës, shumë shokë kanë shkuar e janë takuar me punëtorët nëpër ndërmarrje. Edhe unë kam qenë në disa ndërmarrje dhe reagimi i njerëzve atje ishte mjaft pozitiv. Vetëm mendoj se duhet punuar me më shumë nerv e tendosje, duhen nxitur njerëzit që të bëjnë telegrame, të dalin nëpër mitingje, ndoshta jo në sheshin “Skënderbej”, po atje nëpër ndërmarrje, ata duhet ta shfaqin sensin patriotik, mbrojtjen e vijës së Partisë.

SHOKU RAMIZ ALIA: Për këtë duhet më shumë nerv, më shumë impulse…!

SHOKU KOSTANDIN HOXHA: Kam përshtypjen sikur këto probleme po kalojnë pak butë, shoku Ramiz. Po spostohet vëmendja në disa çështje të tjera, si ajo e pagës, e vendit të punës etj.

SHOKU ARANIT ÇELA: Sot, duke dalë nga shtëpia, u takova me njerëz. Dhjetëra gra qanin e ulërinin për djemtë që u kanë hyrë nëpër ambasada. Baballarë e të afërm të tjerë gjithashtu qanin e kërkonin ndonjë rrugëzgjidhje për t’i nxjerrë njerëzit e tyre nga ambasadat.

SHOKU RAMIZ ALIA: Shokët e Televizionit kanë filmuar pamje të tilla, të cilat mund të jepen edhe në televizion.

SHOKU ARANIT ÇELA: Këtë doja të thosha, ne në propagandën tonë mund ta shfrytëzojmë këtë moment.

SHOKU RAMIZ ALIA: Qartë. Ka ndonjë shok tjetër që do të flasë?

SHOKU XHELIL GJONI: Kisha edhe unë nja dy çështje, shoku Ramiz. Më duket se gjendja, veçanërisht në Tiranë është serioze.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ashtu është.

SHOKU XHELIL GJONI: Nga informacionet që kam parë këto dy-tre ditë, kam përshtypjen se Komiteti i Partisë e ka në dorë situatën, por nuk operon për zgjidhjen e problemeve. Veçanërisht tani furnizimi i tregut nuk duhet të na mbetet jashtë vëmendjes. Mungojnë shumë gjëra në treg, edhe zarzavatet. Nuk duhet lejuar që këto mangësi të ndikojnë edhe më keq në këtë situatë. Po kështu ka mjaft probleme edhe në shërbimet. Është e qartë se të gjitha këto veprime të dëmshme po nxiten nga armiku, po përse lejohen? Po na bëhen dëme të mëdha edhe në ekonomi. Në fabrikën e miellit nuk punohet për të prodhuar miell. Për këto mund te aktivizohen më mirë edhe dy-tre shokë ministra. Në këtë drejtim në rrethin e Tiranës duhet të merren disa masa.

Kemi marrë gjithë atë aksion për strehimin dhe për sistemin e njerëzve në punë. Duhet t’u hyjmë konkretisht këtyre problemeve që janë bërë të mprehta. Veçanërisht në Tiranë duhet punuar me precedencë që të hyjnë në rrugën e zgjidhjes disa probleme të tilla, se mbetemi vetëm në konstatime. Nuk është më ko ha për të pritur, duhen marrë disa masa operative dhe të ngacmohen këto punë. Një çështje tjetër që desha të theksoj është se Komitetit të Partisë të Tiranës më duket se i ka “ikur nga dora” inteligjencia. Foli këtu edhe shoku Dritëro. Unë e shoh të arsyeshme dhe mendoj që jo vetëm shokët e Byrosë Politike, siç e gjykuam bashkërisht, duhet të fillojnë të bëjnë takime e të bisedojnë me masat në mbrojtje të vijës së Partisë, por edhe intelektualët e njohur, si Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Nasi Lera, Spiro Dedja, Mehmet Elezi etj.

Kjo punë duhet filluar sa më parë, sepse po flitet shumë për ndikime e dukuri krejt liberale dhe po na bëhet shtypi tribunë e disa njerëzve të çoroditur e keqdashës. Në disa artikuj tirren vetëm fjalë nga pozita antisocialiste, madje edhe antikombëtare. Nuk kam ndonjë mendim konkret në se duhet ta largojmë ose jo Marashin nga detyra e kryeredaktorit, por jam dakord me mendimin e Sofos. Marashi është aq i mençur, sa të frenojë botimin në gazetë të këtyre lloj shkrimeve të çoroditura. Ai duhet të kontrollojë më me përgjegjësi gazetën “Zëri i popullit”. Po kështu edhe Dritëroi e Nasi Lera duhet dhe t’i shikojnë më me kujdes disa botime të gazetës “Drita”. Liseni bashkë me shokët e tij në Komitetin Qendror të BRPSH, ta shohin gazetën “Zëri i Rinisë” dhe të propagandojnë vijën e Partisë me kulturë, bindje e argumente të shëndosha. Për këtë i kemi të gjitha mundësitë që shtypi të flasë për demokracinë, por në shtyp duhet të vijnë mendimet e masave dhe jo vetëm të disa individëve që flasin për demokracinë.

SHOKU DRITËRO AGOLLI: Mendoj se Televizioni veproi mirë për ngjarjet e tanishme që intervistoi njerëz nga klasa punëtore. Por ndërmjet të intervistuarve duhej të kishte patjetër edhe intelektualë, se duket sikur intelektualët qëndrojnë indiferentë ose në opozitë. Ne, në Lidhjen e Shkrimtarëve, kemi bërë mbledhje dhe kemi shprehur mendimin tonë për ngjarjet në ambasadat, por në këto mbledhje nuk ka ardhur askush nga radiotelevizioni. Nuk është e drejtë që edhe shtypi të pasqyrojë vetëm mendimin e punëtorëve. Në propagandë duhet të bashkohen zërat e punëtorëve, të fshatarëve dhe të intelektualëve dhe jo të jepen ato veç e veç e me faza, në fazën e parë punëtorët, pastaj fshatarët, pastaj intelektualët. Ky është një primitivizëm. Sot, në orën 5 ne kemi përsëri një mbledhje në Lidhjen e Shkrimtarëve. Shokët e shtypit e të propagandës, po të duan, le të vijnë atje.

SHOKU RAMIZ ALIA: Vërejtja është e drejtë.

SHOKU DRITËRO AGOLLI: Vërtet në shtyp ka pasur ndonjë shkrim që lë për të diskutuar, po unë mendoj që në përgjithësi shtypi nuk ka qenë në opozitë me vijën e Partisë. Në vazhdën e procesit të demokratizimit do të duhen edhe shkrime të tilla. Ndonjëherë kanë kaluar gabime edhe në shkrime të tjera që nuk janë të kësaj natyre.

SHOKU RAMIZ ALIA: Në shtyp do të ketë dhe shkrime të tilla, nuk prishin punë ato.

SHOKU DRITËRO AGOLLI: Mendoj se ne kemi një tjetër shqetësim. Shpesh, kur nxjerrim vendime, ligje etj., duhet të mendojmë mirë të gjitha anët pozitive e negative dhe rrjedhojat që do të kenë ato. Ligjet si ky i dhënies së pasaportave për jashtë duhet t’i shihen në vazhdimësi, si një përrua të cilin duhet ta studiosh ku e ka bregun më të dobët e mund të pëlcasë. Po të mos studiohet mirë që kur del një ligj mund të ndodhë pastaj që shoqëria të jetë e papërgatitur për të papriturat që vijnë nga ky shkak.

SHOKU RAMIZ ALIA: Po nuk është ligji i dhënies së pasaportave për jashtë që e shkaktoi hyrjen e njerëzve nëpër ambasada. Duhet ta kuptojmë mirë situatën. Në parim jam dakord me atë që thua ti, Dritëro, se për çdo ligj që del duhen parë me kujdes edhe konsekuencat që mund të vijnë. Por duhet të kuptohet mirë nga të gjithë se nuk ishte ligji ose moszbatimi i tij që e shkaktoi këtë gjendje. Pikërisht ky mendim qarkullon edhe në Tiranë, përdoret si justifikim edhe nëpër raportet e komitetit të Partisë, ku thuhet se njerëzit hynë nëpër ambasada nga që u vonuan pasaportat për jashtë. Shkaku i këtyre ngjarjeve që na ndodhën duhet kërkuar më thellë.

SHOKU DRITËRO AGOLLI: Edhe masat e Sigurimit ishin të dobëta.

SHOKU RAMIZ ALIA: E theksoj dhe një herë se vërejtja juaj për një studim të kujdesshëm të ligjeve që nxjerrim qëndron. Për shembull, biseduam tani për çështjen e shërbimeve. Në qoftë se për këtë çështje nuk dalin sa më parë ligjet e rregulloret përkatëse, edhe ajo mund të marrë rrugë të gabuar. Përcaktimi i këtyre rregulloreve ndihmon në zgjidhjen e problemit. Në qoftë se në shërbimet do të vihet taksë e madhe, këtë çështje, pa dashur, e sabotove.

SHOKU SOFOKLI LAZRI: Aktualisht duhet të luftojmë me kujdes në dy frontet, në frontin e jashtëm dhe në atë të brendshëm. Mendoj se në këtë situatë një rol të madh luajnë konferencat, por sidomos shtypi. Në shtyp do të vazhdojnë edhe diskutimet. Por më duket se ka një kuptim të keq të kësaj çështjeje, deri edhe tek disa shokë të aparatit të Komitetit Qendror të Partisë dhe, tek ata që drejtojnë shtypin. Në shtypin tonë duhet patjetër të shkruhen edhe kritika. Por, po ta shohësh shtypin e kohëve të fundit, është mbushur plot me kritika dhe më e keqja është se kritikohen gjëra që nuk janë për t’u kritikuar në gazetën “Zëri i popullit”. Nikollë Spathari, në shkrimin e tij me titull “Paaftësia nën ‘vellon’ e sektarizmit”, thotë se kishte shkuar për të mbledhur folklor në Pukë, ndërsa kur u kthye në Tiranë, i kishte ardhur një letër nga sekretari i Partisë i fshatit, i cili i thoshte të mos e përmendin emrin e një rapsodi të vjetër, se një stërnip i tij kishte diçka në biografi.

Kujt do t’i interesonin këto fakte të pa adresuara dhe për cilin fshat apo për cilin njeri bëhet fjalë në to? Në qoftë se faktet në shkrim vihen kështu, atëherë ato përgjithësohen dhe nga ky artikull del ideja sikur ne persekutojmë ata që kanë luftuar kundër Turqisë, domethënë Ded Gjolulin. Kjo nuk është aspak reale. As Partia, as populli ynë nuk mbajnë qëndrime të tilla ekstreme. Kanë kaluar kaq vjet nga koha e luftës dhe njerëzit tanë nuk mbajnë qëndrime të tilla as ndaj fëmijëve të ballistëve, të cilët tani ndoshta mund t’i kemi bërë edhe dhëndurë. Dhe, mbi të gjitha nuk ka pse të ngrihet ky problem në “Zërin e popullit”. Ndërkohë që ne na ndodhin këto ngjarje nëpër ambasada, a duhet të merret shtypi me çështje të tilla? Mos kërkon autori i këtij shkrimi të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar se ata ende persekutohen dhe duhet t’i mbrojë pikërisht gazeta “Zëri i popullit” apo Nikolla Spathari!?

Ky problem nuk qëndron aspak. Mirëpo nëpërmjet shkrimeve transmetohen mesazhe dhe këto mesazhe vijnë pikërisht me radhë, njëri pas tjetrit në disa shkrime të “Zërit të popullit”. Ne në shtypin tonë nuk kemi hapur diskutim që të shkruajë kush të dojë dhe çfarë të mundë. Mirëpo po të lexosh kohët e fundit gazetat tona, duket sikur ne kemi hapur një diskutim se si të përcaktojmë vijën politike. Këto janë gazeta të Partisë dhe shtypi ka për qëllim të mbrojë vijën e Partisë. Këtë qëllim ka edhe komunisti, ai duhet t’u shpjegojë masave çështjet ku kanë paqartësi. Këtë çështje mendoj duhet të kemi kujdes. Kisha edhe një çështje tjetër. Në takimet e në konferencat që bëhen me masat duhet të shkojnë njerëz që kanë autoritet. Jam dakord me mendimet që u thanë këtu për këtë çështje. Mendoj se nuk shtrohet problemi që të shkojë patjetër drejtori, kryeinxhinieri, apo një drejtues i repartit, por të shkojë një njeri që ka autoritet, qoftë intelektual, sekretar partie, veteran etj., mjafton që të jetë me autoritet si person.

SHOKU RAMIZ ALIA: Duhet të shkojë ai që dëgjohet nga masat./ Memorie.al

                                                                       Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 27, 2026
“Kafe – Pastiçeri ‘Tirana’, ishte një oaz perëndimor që frekuentohej nga elita e artistëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, si; Shuteriqi, Paskali, Petro Marko etj.,…”/ Historia e panjohur lokalit të famshëm
Dossier

“Kafe – Pastiçeri ‘Tirana’, ishte një oaz perëndimor që frekuentohej nga elita e artistëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, si; Shuteriqi, Paskali, Petro Marko etj.,…”/ Historia e panjohur lokalit të famshëm

September 26, 2026
“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990
Dossier

“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990

September 26, 2026
“Anija ‘Petrovski’ e regjistruar në BRSS, gjatë lundrimit ndaloi në Durrës mes datave 10 dhe 15 janar 1952, ku shkarkoi 12 tanke të një tipi të ri, që ngjanin me modelin T-34…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Anija ‘Petrovski’ e regjistruar në BRSS, gjatë lundrimit ndaloi në Durrës mes datave 10 dhe 15 janar 1952, ku shkarkoi 12 tanke të një tipi të ri, që ngjanin me modelin T-34…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 26, 2026
“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90

September 26, 2026
“Hrushovi mund të përdorë vizitën në Shqipëri edhe për sulmet e tij ndaj NATO-s, atij mund t’i bashkohet dhe kryeministri gjermano-lindor Otto Grotewohl, i cili erdhi në Tiranë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Hrushovi mund të përdorë vizitën në Shqipëri edhe për sulmet e tij ndaj NATO-s, atij mund t’i bashkohet dhe kryeministri gjermano-lindor Otto Grotewohl, i cili erdhi në Tiranë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 26, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme