• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, September 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

In memoriam / Teodor Laço, rrëfimtari e protagonisti i letrave dhe politikës shqiptare

Diskutimi i Dritëro Agollit: “Dramat e Ruzhdi Pulahës, të Teodor Laços dhe të autorëve të tjerë po ashtu, janë…”/ Mbledhja me Enver Hoxhën në Komitetin Qendror, maj 1978
In memoriam / Teodor Laço, rrëfimtari e protagonisti i letrave dhe politikës shqiptare
In memoriam / Teodor Laço, rrëfimtari e protagonisti i letrave dhe politikës shqiptare
In memoriam / Teodor Laço, rrëfimtari e protagonisti i letrave dhe politikës shqiptare
In memoriam / Teodor Laço, rrëfimtari e protagonisti i letrave dhe politikës shqiptare

Nga Kristaq Balli

                            – Me rastin e 90-vjetorit të lindjes dhe 10-vjetorit të ndarjes nga jeta…-

Memorie.al / Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shquara intelektuale e krijuese shqiptare do të mbushte 90 vjeç. Ai u nda nga jeta më 15 tetor 2016, pra 10 vjet më parë. Dy përvjetorë që ne i përjetojmë nëpërmjet angazhimit të tij të gjerë e të ngjeshur poliedrik në disa skena të rëndësishme të jetës kulturore, artistike, shoqërore, politike në kontekst me shoqërinë dhe kohën ku dhe kur ai jetoi, por edhe me një rreze largpamësie, vizioni e reflektimi që e bënë atë një vegimtar e protagonist të pararojës së shndërrimeve e progresit të jetës e shoqërisë shqiptare.

Ai mbetet, së pari, një lëvrues i suksesshëm, ndofta nga më elokuentët e letërsisë shqiptare në disa gjini, që për më se 50 vjet i dhuroi asaj, më shumë se 50 vepra, njëra më e bukur se tjetra dhe shumica e të cilave mbeten në fondin e letrave dhe historisë së artit shqiptar si shembuj pozitivë të një talenti gjeniun dhe të një nivelit të veçantë artistik e mjeshtëror.

Gjithashtu mund të lexoni

“Zemra nuk plaket nga mosha, por nga mungesa e lëvizjes dhe…”/ Refleksione mbi estetikën e ligjërimit të Prof. Dr. Spiro Qirko

DISA MENDIME TË FILOZOFIT, PROF. ISUF LUZAJ

Prodhimtaria e lartë, mjeshtëria dhe niveli vetjak origjinal artistik mbeten tiparet kryesore të krijimtarisë së tij artistike. Ai mbetet një talent autentik qysh me tregimet e tij të hershme të sprovës që do ta impenjonin më tej në një prej gjinive më “konkurruese” të asaj periudhe, por edhe gjatë gjithë jetës së tij.

Tregimi e novela e shkurtër, kryesisht klasike, apo neorealiste shpërfaqin intuitën dhe finesën e rikrijimit të situatës apo ngjarjes spontane e të zakonshme në një zgjidhje letrare befasuese, të gdhendjes së personazheve e sidomos të momentit të tyre psikologjik, të lakonizmit, lirizmit e stilit të admirueshëm narrativ. Midis tyre vëllimet me prozë të shkurtër si “Rruga e Bardhë”, “Një natë shiu”, “Ajri i Ftohtë i Mesnatës”, “Portat e Dashurisë”, “Pylli në Vjeshtë”, “Vdekja e Nëpunësit X”, etj., mbeten modele krahasuese e referuese në prozën e shkurtër shqiptare.

Romanet, si një prej impenjimeve dhe prurjeve të shumta në krijimtarinë e tij letrare mbeten pjesa më përfaqësuese e prozatorit të kultivuar tashmë me kulturë e veti të thella artistike e estetike. Janë tablo të mëdha e të rëndësishme të jetës shqiptare në periudha e sfonde specifike historike, ekonomike e sociale me një konotacion të spikatur rikrijues, të një mesazheri artistik me vetëdije, qartësi, thellësi analize, fantazie e meditimi profesional, si dhe i stilit elokuent narrativ e gjuhës së bukur letrare.

“Tokë e Ashpër”(1971), “Përballimi”(1975), “Lëndina e Lotëve”, “Të gjithë lumenjtë rrjedhin” (1985), “Pushimet e Kolonelit” (1990), “Një vit i hidhur” (1995), “Gropas 67”, “Mjegull” (2009), etj. pasqyrojnë jo vetëm “rendimentin” dhe rrëshqitjen e shfrenuar të penës së tij në prozë, por po ashtu edhe popullaritetin e tyre artistik tek audienca intelektuale dhe lexuesit.

Pjesë integrale e krijimtarisë letrare të tij kanë qenë dramat dhe komeditë e shumta dhe po aq të suksesshme. Krahas të tjerash, veçori e tyre mbetet krijimi artistik i intrigës dramatike, progresive e kulmore, i situatave së zhdërvjellëta të mizanskenës, i zgjidhjeve artistike jo artificiale dhe larmisë së pafundme të karaktereve e personazheve të këndshëm, disa prej të cilëve kanë ngelur emblematikë. Të tilla drama e komedi si “Shtëpia në rrugicë”, “Një nuse për Stasin”, “Gjëmimi i atij dimri”, “Qyteti i akuzuar”, “Shi në plazh”, “etj. kanë lënë gjurmët e tyre në repertorin klasik të spektakleve dramaturgjike shqiptare.

Në lëmin e kinematografisë, Teodor Laço cilësohet si një prurës autoritar i disa prej skenarëve artistikë, mbi të cilët u realizuan një sërë filma me prirje të reja regjisoriale e artistike. Ato i dallon imagjinata, aksioni i rrjedhshëm dhe intensiteti dramaturgjik, aftësia e përzgjedhjes dhe origjinalitetit e shumëllojshmërisë së personazheve, psikoanaliza e tyre, gjuha e shkathët dhe e larme e, si rrjedhim, uniteti i tyre artistik me preferencat e suksesshme regjisoriale. Duke veçuar filmat “Përballimi”, “Dhe vjen një ditë”, “Flutura në kabinën time”, “Vitet e pritjes” mund të konstatosh se suksesi i tyre në publik u garantua së pari nga skenarët e tyre me vlera potenciale.

Nuk mund ta konsiderosh të ezauruar veprimtarinë krijuese të Teodor Laços pa përmendur edhe publicistikën e tij kulturore, politike e sociale. Përveç dhjetra e dhjetra artikujve të këtyre gjinive, disa libra voluminozë me publicistikë reflektive social-politike e diplomatike cilësojnë atë si një vëzhgues, përjetues dhe analizues të kthjellët të realiteteve historike kombëtare e ndërkombëtare. Midis tyre libri “Një dritare në Kremlin” është pa dyshim pasqyrë e angazhimit të tij serioz në realitete të reja të zhvillimeve politike të Shqipërisë postkomuniste.

Shumë prej veprave të tij kanë fituar çmime e vlerësime të rëndësishme kombëtare letrare, ndërkohë që një pjesë e tyre janë përkthyer e botuar në antologji në Francë, Britani, Itali, Rusi, SHBA, Turqi, Greqi, Bullgari, Rumani, Kosovë, etj. Një kapitull të rëndësishëm të veprimtarisë intelektuale të Laços përbën angazhimi i tij në politikë e shtetari në kuadrin e shpërbërjes të sistemit politik të Shqipërisë gjatë dhe pas viteve ’90 të shekullit të kaluar.

Si një prej intelektualëve antikonformistë, që paraprinë me krijimtarinë e tyre vizionin për nevojën e ndryshimeve politike e shoqërore kah demokratizimit të vendit, ai u përfshi në proceset e krijimit të pluripartitizmit në krahun liberal demokrat, fillimisht si një prej themeluesve e drejtuesve të partisë Social-Demokrate dhe më pas si krijues e drejtues për 10 vjet i partisë Bashkimi Liberal Demokrat.

Gjatë kësaj kohe (1997-2005) ai zgjidhet deputet i parlamentit shqiptar. Midis viteve 1994-1997 emërohet ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe më pas, 2006-2008 e gjejmë si ambasador të Shqipërisë në Federatën Ruse. Si politikan, ministër dhe diplomat, Laço dallohet për pjekurinë, kapacitetin, përvojën e pasur jetësore, përkushtimin, konsekuencën, përfaqësimin, pasionin dhe punën e përpjekjet e palodhura për kontribut ndaj shoqërisë shqiptare, urtësinë dhe përqasjen progresive ndaj fenomeneve shqiptare.

Ai u largua nga politika me vullnet dhe i suksesshëm, kontribuues dhe sidomos i vetëdijshëm se qarkullimi i brezave dhe elitave intelektuale e politike është e vetmja mendësi e mundësi për të shpejtuar ritmin e zhvillimit dhe progresit të vendit drejt integrimit evropian.

Teodor Laço ka lindur 90 vjet më parë në fshatin e bukur Dardhë të Korçës, të cilën ai e ka cilësuar si margaritar të natyrës dhe humanizmit. Ajo mbetej për të ende vendbanimi i tij i preferuar, jo vetëm sepse e lidhte me origjinën dhe përkatësinë e tij familjare, por edhe sepse ai ka qenë vendi i inspirimit shpirtëror, punës dhe realizimit të një numri të madh të veprave të tij, ku vetë ajo, pra Dardha ndjehet shumë herë si skenografi apo arenë e zhvillimit të tyre. Për kontributin e tij intelektual, krijues e veprimtar Teodor Laço mban “Urdhrin Naim Frashëri të Klasit të Parë”, “Çmimin e Republikës” si dhe emblemën “Qytetar Nderi” i Qarkut të Korçës.

Së fundmi, në rrafshin human, natyra dhe jeta ishte treguar tepër dorëlëshuar. Ai mbetet njeriu me veti të rralla shpirtërore; mençuria, dashuria, zemërmirësia, thjeshtësia, humori, dëlirësia, çiltërsia, mbështetja, solidariteti, toleranca, bujaria e mbi të gjitha fisnikëria e tij pasqyrojnë atribute të një vetëdijeje e kapaciteti të rrallë njerëzor e intelektual të rrahur me përvojat më ekstreme të jetës personale, familjare e shoqërore. Është rasti që në këtë përvjetor ta kujtojmë dhe nderojmë atë për kontributet e tij prej një personaliteti të shquar shqiptar!/ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar...”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90

Artikuj të ngjashëm

“Zemra nuk plaket nga mosha, por nga mungesa e lëvizjes dhe…”/ Refleksione mbi estetikën e ligjërimit të Prof. Dr. Spiro Qirko
Personazh

“Zemra nuk plaket nga mosha, por nga mungesa e lëvizjes dhe…”/ Refleksione mbi estetikën e ligjërimit të Prof. Dr. Spiro Qirko

September 23, 2026
DISA MENDIME TË FILOZOFIT, PROF. ISUF LUZAJ
Personazh

DISA MENDIME TË FILOZOFIT, PROF. ISUF LUZAJ

September 23, 2026
“Gjergj Kokoshi, kishte besim tek misionet anglo-amerikane në Shqipëri dhe influenca e tyre mbi qeverinë e Enver Hoxhës, për t’i bërë presion, për shtyrjen e zgjedhjeve…”/ Libri i studiueses dhe historianes së njohur
Personazh

“Tashti që po të shkruaj kam vuajtë shumë, tre ditë pa bukë e ujë, 20 ditë në çimento, pa shtrojë e mbulojë dhe…”/ Zbulohet letra e ish-deputetit të Shkodrës, Riza Dani, para pushkatimit

September 21, 2026
“Në pranverën e 1929-ës, Gabriel Meksi na mbledh ne nxënësit ortodoksë të Gjimnazit, që të organizojmë një kor të vogël për të psalur shqip…”/ Kujtimet e Jakov Milaj, për “shkjetë” e Shkodrës
Personazh

“Në pranverën e 1929-ës, Gabriel Meksi na mbledh ne nxënësit ortodoksë të Gjimnazit, që të organizojmë një kor të vogël për të psalur shqip…”/ Kujtimet e Jakov Milaj, për “shkjetë” e Shkodrës

September 19, 2026
ARRESTIMI I FRANC NOPÇËS NË PUKË DHE TALLJA E TIJ ME KAJMEKAMIN
Personazh

ARRESTIMI I FRANC NOPÇËS NË PUKË DHE TALLJA E TIJ ME KAJMEKAMIN

September 18, 2026
“Pjerin Kçira, ish-hetues i pushkatuem për shpërndarje traktesh kundra pushtetit, tha në gjyq: ‘armët në Kishë i ka fut Sigurimi…”/ Dëshmia e Padër Leon Kabashit
Personazh

Në mars 1945, Enver Hoxha thërriti Delegatin Apostolik Nigris, duke i kërkuar qe të shkojë në Romë dhe t’i paraqesë Papës Pio XII, dëshirën e…”/ Historia e panjohur e ish-ambasadorit të Vatikanit

September 11, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme