• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, November 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit

“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit
“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit
“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit
“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit
“Ramazani me Ali Kelmendin, e shoqëruan Llavrenti Berian për në Shëngjergj, ku ia dorëzuan Islam Shtëpanit, i cili çoi në…”/ Historia e rrallë e aventurës shqiptare të ish-ministrit të Brendshëm të Stalinit
“15 faktet me argumente historike dhe dokumente arkivore, që vërtetojnë se Enver Hoxha është një kriminel lufte…”/ Refleksionet e dy drejtuesve të Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit

Nga Luan Shtëpani

Memorie.al / Aktiviteti i kësaj familje rezulton i dokumentuar që në Shtetin e Arbrit. Ata shfaqen shumë aktivë dhe në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pjesëmarrës në kryengritjen e madhe kundër pushtuesit turk. Xhaferr Shtëpani, me niciativë dhe kontribut financiar, i ndihmuar dhe nga miqtë e familjes patriotët Murat e Abdi Toptani, bëri të mundur që në shtëpinë e tij në Shëngjergj të hapej e para shkollë shqipe në rrethin e Tiranës, e cila e pati fillesën para shpalljes së pavarësisë, dhe që u bë legale në vitin 1913. Ndërsa në vitin 1917 ai do të burgosej dhe do të internohej nga Esat Pashë Toptani, në Itali. Besnikëria e familjes Shtëpani ndaj Qeverisë së Vlorës, përkrahja për Nolin dhe rezistenca ndaj Zogut.

Pushkatimi i Xhelal Shtëpanit në vitin 1937 si pjesëmarrës i kryengritjes antizogiste të Delvinës. Gjatë luftës antifashiste nacionalçlirimtare shtëpia e tyre u kthye në një kështjellë të lirisë dhe të shtabit të përgjithshëm. Deklaratat e misioni anglez për këtë familje. Pas çlirimit, së bashku me grupin e deputetëve, më 1947 burgoset Ali Shtëpani, i cili ishte i zgjedhur anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar në Kongresin e Përmetit. Gjyqi ndaj tij, bllofi me akuzat, dënimi dhe pafajësia. Ja çfarë shkruan për këtë familje shkrimtari i madh Dritëro Agolli: “Të flasësh për Shtëpanët e Shëngjergjit do të thotë që të flasësh për një pjesë të rëndësishme të historisë dhe qëndresës shqiptare. Familja Shtëpani nëpër dekadat e stuhishme të shekujve la mjaft kujtime dhe faqe të lavdishme nëpër breza dhe u shqua për mjaft veti të bukura humane shqiptare”.

Po vetia kryesore që shkëlqen si brilant mes brilanteve është atdhedashuria. Kjo veti ka qenë atribut i lindur i familjes Shtëpani dhe i forcuar nëpër gjenerata. Shtëpanët forcën dhe vitalitetin e tyre nuk e kanë pasur te pushteti i radhës, por te drejtësia dhe liria, te vullneti i zemrave të tyre mbushur plot dashuri dhe mirënjohjen për vendlindjen. Aktiviteti i Shtëpanëve rezulton i dokumentuar që në Shtetin e Arbrit, ku Andrea Shtëpani ka një pozicion dhe një kontribut të rëndësishëm në atë periudhë. Shtëpanët shfaqen shumë aktiv dhe në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Xhaferr Shtëpani pinjoll i kësaj familje përshkruhet në luftë kundër turqve në Shëngjergj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90

Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!

Atdhetarizmi i tij, i familjes dhe popullsisë së Shëngjergjit, kishte bërë përshtypje dhe në qarqet diplomatike. Në një nga letrat e vitit 1902, që konsulli austro-hungarez i dërgonte nga Tirana Ministrisë së Jashtme në Vjenë mbi kryengritjen e popullit shëngjergjas shkruan: “Shumë i nderuar Kont. Për shkak të qëndrimit të pavendosur të qeverisë, situata në Shëngjergj dhe në malsi, për të cilën pata nderin të njoftoj më 20 korrik, në dokumentin nr. 14, ka qysh më 19 të këtij muaj që është keqësuar tepër. Kurt Begu nuk e zbatoi urdhrin për t’i kthyer matjanët, por malësorët janë të vendosur t’i largojnë me forcat e veta. Deri tani, gjak nuk është derdhur, por nga ana tjetër, forcave kryengritëse, vazhdojnë t’u vijnë në ndihmë nga krahinat fqinje”.

Shtëpanët e Shëngjergjit realizuan dëshirën e tyre të kahershme për të shkruar dhe lexuar gjuhën shqipe. Xhaferr Shtëpani, me iniciativë dhe kontribut financiar, i ndihmuar dhe nga miqtë e familjes, patriotët Murat e Abdi Toptani ( me libra) bëri të mundur që në shtëpinë e tij në Shëngjergj të hapej e para shkollë shqipe në rrethin e Tiranës, e cila e pati fillesën para shpalljes së pavarësisë, dhe që u bë legale në vitin 1913. Në vitin 1917 Xhaferr Shtëpani do të burgosej dhe do të internohej nga Esat Pashë Toptani në Itali, ku dhe vdiq. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës në vitin 1920 me kryeministër Sulejman Delvinën, do të emëronte Islam Shtëpanin komandant të xhandarmërisë së Shëngjergjit dhe komandant të batalionit të vullnetarëve të krahinës prej 24 fshatrash, i cili realizoi besëlidhjen e popullit të krahinës së Shëngjergjit, pro qeverisë së Lushnjës.

Forcat vullnetare të krahinës të udhëhequra nga Islam Shtëpani, së bashku me forcat qeveritare luftuan kundër forcave serbe në Bizë duke i thyer ato. Po ashtu këto forcat vullnetare iu bashkuan forcave të udhëhequra nga Bajram Curri.

Shtëpanët e Shëngjergjit përkrahën Nolin, kundërshtuan mbretërinë e Zogut, duke kulmuar me pushkatimin e toger Xhelal Shtëpanit në vitin 1937. Gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, shtëpia e Shtëpanëve u kthye në një kështjellë të lirisë dhe të shtabit drejtues të ushtrisë nacionalçlirimtare. Nga kjo familje dolën shtatë partizanë. Ali Shtëpani, u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, Ramiz Ali Shtëpani u emërua komandant i çetës së Shëngjergjit, Reshit Ali Shtëpani, Ibrahim Islam Shtëpani, Petrit Ramazan Shtëpani, Eshref Ali Shtëpani dhe Isen Islam Shtëpani, ishin partizanë të çetës së Shëngjergjit. Në atë kohë britanikët e shquajnë familjen Shtëpani ndër familjet më të rëndësishme të Shqipërisë së Mesme.

Pjesëtari i misionit anglez në Shqipëri, David Smajli, shkruan: “… Janë tre familje, moskutjere të lirisë që përbëjnë një trekëndësh të madh të shpirtit antifashist e liridashës shqiptar: E këto janë familja Peza, familja Xhani nga Luzi i Madh i Kavajës, por që morën me të drejtë mbiemrin Martaneshi, dhe familja Shtëpani nga Shëngjergji…”. Ndërsa “Dritëro Agolli për Shtëpanët te libri “Shtëpanët e Shëngjergit në rrjedhën e shekujve”, teksa ndalet tek “Shtëpia, krahina, Shqipëria”, ka shkruar: “… Këto tre kurora përbëjnë atë që e quajmë patriotizëm ose më mirë shqiptarizëm, që është kurora më e madhe dhe më e shenjtë, të cilën Shtëpanët e kanë mbajtur në shekuj të papluhurosur, e kanë sjellë të tillë në fund të shekullit të njëzetë dhe po e mbartin edhe në shekullin e njëzetë e një”.

Kontributi i kësaj familje së bashku me të tjera në Shëngjergj të Tiranës i ka fillesat në vitin 1902, në kryengritjen e madhe kundër pushtuesit turk. Si rezultat i punës së madhe që bënin patriotët, të organizuar në klubet përparimtare të kohës, në drejtim të inkurajimit dhe të nxitjes së urrejtjes për pushtuesin e të dashurisë për lirinë, independencën, gjuhën, kulturën e zakonet, populli i Shëngjergjit bëhet përkrahës i flaktë duke u hedhur me armë në dorë kundër okupatorit dhe tradhtarëve të vendit.

Sipas dokumenteve të marrë nga Vjena, malësorët nën udhëheqjen e Xhafer Shtëpanit e Islam Shtëpanit, kërkonin të mos jepnin për llogari të Turqisë ushtarë e taksa, kundërshtonin sundimin otoman, kërkonin liri e autonomi. Jo rastësisht Vjena nëpërmjet ambasadorit të saj në Stamboll, disa herë i pati tërhequr vëmendje Portës së Lartë për pasojat e rrezikshme që mund të sillte vazhdimi i veprimtarive arbitrare të Kurt Çelës në malësinë e Tiranës. Kështu pas disa ditë qëndrimi në Shëngjergj, ushtria turke u largua me pushkë grykëposhtë të detyruar sipas zakonit si fuqi e mundur. Veprimtaria e Xhaferit do të ishte prezente dhe në materiale të tjera arkivore të cilësuara “rreptësishtë konfidenciale”.

Kështu në fq. 245 lënda politike nr. 37 zv/konsulli Krahus i shkruan zotit Johan markez Palavicini – Stamboll, se, “siç është bërë e ditur telegrafisht, thuhet se Xhelal Duka nga Nivica (Sanxhaku i Gjirokastrës), Vehib Aliko nga Zhulati (Gjirokastër) Mahmut bej Pavrani nga Frashëri, Sulejman Tepelena (që tashti është nëpunës në Prevezë) dhe Mihal Grameno nga Korça, që të gjithë anëtarë të komitetit ‘Besa-besë’, Elbasan u caktuan në short, çdo njëri me 120 vetë të shkojnë tek malësorët kryengritës, mbledhja e këtyre shefave të çetave bashkë me njerëzit e tyre do të bëhet mbas një lajmërimi që akoma pritet në Shëngjergj të Tiranës te Xhafer Aga Shtëpani”.

Në këtë rast shefat e çetave të përmendur, do të fillonin vetë veprimtarinë e tyre në Shqipërinë e mesme e të jugut…!
Propozimi për këtë aksion paska ardhur tërthorazi këtu nëpërmjet një komiteti kryengritës shqiptar, ndoshta nga “Shoqëria e Zezë. Ndërmjet të tjerave zv/konsulli thotë se; deputeti i këtushëm Ismail Qemal Bej Vlora, duket se s’ka qenë i pakët për këtë kthesë të papritur. Tekstin e njëjtë ia raportoj njëherë Vjenës me nr. 4, e Janinës me nr. 38. Rreptësishtë konfidencial-Nënshkrimi Vlorë.

Fillesat e shkollës së parë shqipe në rrethin e Tiranës te Shtëpanët në Shëngjergj

Jehona e Kongresit të Elbasanit më 1909, puna e patriotëve të klubeve përparimtare, krijoi kushte të favorshme për plotësimin e dëshirës shekullore të popullit të Shëngjergjit për të mësuar shkrim e këndim në gjuhën shqipe. Sipas tregimeve të bëra nga patrioti, Ali Shtëpani për të cilin do flasim më poshtë, rreth viteve 1910 një student i normales së Elbasanit strehohet në shtëpinë e Xhafer e Islam Shtëpanit në Shëngjergj, ku me të ardhur përkrahu dëshirën e Xhaferit për t’u mësuar ilegalisht të vegjëlve dhe të rriturve gjuhën shqipe.Librat u siguruan nga Murat e Abdi Toptani.

Ndërsa në vitin 1911 ilegalisht mësimi i gjuhës shqipe në Shëngjergj u vazhduan nga dibrani Ramiz Hatibi, i cili në kujtimet e tij thotë se mësimin e ka bërë në shtëpinë e Xhaferit. Në vitin 1913, mësimi i gjuhës filloi të bëhej legalisht. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë mësuesi Elmaz Shtëpani, Cen Bylyku, Ymer Distafa, Shaqir Duka, Mahmut Trimi, Shaqir Trimi, Shefki Keta etj., të cilët rrezatuan për shëngjergjasit dituri, traditë që u pasua dhe nga të tjerët që kanë qenë në drejtim. I mirënjohuri Petraq Pepo, në kujtimet e Ramiz Hatibit botuar në librin “Përpjekja kombëtare shqiptare 1878- 1911”, shkruan se;

“Xhafer Shtëpani tue pas përkrahjen e patriotëve dhe të familjeve që kishte miqësi me anë të një miku të vet, hyri më marrëveshje me mua dhe kështu u bana mësues në Shëngjergj me 800 groshë rrogë dhe me ushqim që mi ka dhënë Xhaferi. Po ashtu ai më dha një dhomë dërrase të cilën unë e përshtata për mësim. Ka patur mjaft katundarë në Shëngjergj që besonin se shkolla shqipe prishte fenë, prandaj unë e fillojsha mësimi me leximin e Kuranit. Mbas Kuranit, plot qejf fillojshim mësimin e gjuhës amtare. Librat sidomos abetaret na i jepshin pa të holla patriotët e Tiranës”.

Në kujtimet e tij Cen Bylyku thotë se mësues para tij në Shëngjergj ka qenë Ramiz Hatibi dhe se si libra për mësimin e shqipes kishte përdorur gramatikën e Naim Frashërit dhe më vonë libra të tjerë të botuara në Vjenë, që mesa i kujtohej kanë qenë të shtypura nga Simon Shuteriqi. Unë ku kam qenë mësuar në Shëngjergj kam konstatuar se atje nxënësit kishin dëshirë të mësonin dhe kishte dhe shumë persona dhe familje që luftonin për përhapjen e gjuhës shqipe si familja e Shtëpanëve ajo e Hoxhe Dukës, etj. që nuk i mbaj mend mirë.

Familja e Shtëpanëve ka qenë bazë patriotike dhe mbronte patriotët. Nënshkrim i vitit 1980. Ilinden Spasse në librin “Im atë, Sterjo” citon nga i ati; 20 III/ “Sot bëmë mbledhjen në një nga dhomat e shkollës për ndërtesën e re shkollore. Ishin 20 vetë, paria e tërë fshatit Shëngjergj… Ali Shtëpani dhe të tjerë. Pas debateve u vendos që të ngrihen shkollat duke u shitur nga një copë vend i përbashkët i katundit, çdo copë kapte gati nga 600-700 napolona.

Përfundimi më kënaqi shumë”. Duke qenë i njohur fakti që Shëngjergji ishte një krahinë me aktivitet të hapur kundër pushtueseve turq dhe veglave të tyre, Heroi i Popullit, Bajram Curri me malësorë nga Tropoja dhe Kosova në vijim të udhëtimit për në Vlorën në nëntor 1912, qëndron në Shëngjergj dy ditë. Nën kujdesin e patriotit Xhafer Shtëpani, për itinerarin e lëvizjes dhe sigurisë së tij, Bajram Curri mori me vete besën dhe sigurinë e popullit të krahinës ndaj Qeverisë së Vlorës.

Shëngjergjasit i përgjigjen qeverisë së Vlorës për të dërguar vullnetarë kundër pushtuesve grekë në jug të vendit. U formua një batalion vullnetarësh nën komandën e Xhaferr Shtëpanit, i cili rrugës për në Durrës ku dhe ishte qendra e prefekturës, së bashku me batalionin e Tiranës bien në pritën e forcave të shumta esadiste nga ku, pas 3 orë luftimesh, detyrohen të tërhiqen. Esat Pasha do të hakmerrej dhe me dredhi do të arrestohej dhe internohej Xhaferr Shtëpani në Kostanca të Italisë, ku edhe sot nuk dihet se ku është varrosur.

Për shkak të aktivitetit patriotik gjithnjë në rritje të familjes Shtëpani, Qeveria e Lushnjës në vitin 1920 e emëron me gradën n/toger Islam Shtëpanin, komandant të postës së xhandarmërisë në Shëngjergj të Tiranës, firmosur nga kryeministri Sulejman Delvina. Me kërkesën e dy prej anëtarëve të këshillit të naltë, Aqif Pashë Elbasanit dhe Abdi bej Toptanit, në gardën e Lëshillit të Naltë, thirren si besnikë të qeverisë Osman Shtëpani, Ali Shtëpani, Dervish Pasha (Shtëpani) etj., shëngjergjas, të cilët qëndronin vullnetarisht. Njihet kontributi i Shtëpanëve në Besëlidhjen e Popullit të krahinës së Shëngjergjit në mbështetje të Qeverisë dhe Shpëtimit Kombëtar. Në shtator 1920, jugosllavëve në bashkëpunim me Esat Pashë Toptanin, iu bëhet një pritje me armë duke i dëbuar jashtë zonës.

Qeveria iu drejtua në të njëjtën kohë fuqive të mëdha me një notë ku kërkohej që qeveria jugosllave të njihte tërësinë toksore të Shqipërisë. Me dëbimin e ushtrisë jugosllave dhe esadistëve, dhe çlirimit të Vlorës kompleksiteti i faktorëve bëjnë që qeveria e Sulejman Delvinës të japë dorëheqjen. Sipas dokumenteve gjatë qeverisjes së Sulejman Delvinës, në Portin e Durrësit u ankorua një vapor, nën flamurin turk. Në atë port, Ramazan Shtëpani mbante detyrën e komandantit të Molit. Para tij u paraqitën dy turistë, të cilët qëndruan dy net atje sipas porosisë së Ibrahim Gjakovës, komandant i qarkut të Durrësit e Tiranës.

Po me porosi të tij, Ramazani së bashku me Ali Kelmendin, i shoqërojnë turistët për në Tiranë dhe më pas Ramazani në Shëngjergj, ku i dorëzohen komandantit të xhandarmërisë Islam Shtëpanit, i cili i përcjell me masa të larta sigurie në Shkup. Pas disa ditësh vjen lajmi se ata ishin në Sofje të Bullgarisë shëndoshë e mirë. Lajmi u dha në gazetë, ndërsa vite më vonë Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, ka shkruar në një revistë ku ka cituar se njëri prej tyre ka qenë vetë Beria, ish- ministër i Brendshëm i Bashkimit Sovjetik. Përkrahja për Nolin, dhe rezistenca ndaj Zogut.

Pushkatimi i Xhelal Shtëpanit pjesëmarrës në kryengritjen antizogiste të Delvinës

Dalja në skenë e “Republikës së Mirditës”, do të bashkonte forcat e Shëngjergjit të kryesuar me ato qeveritare kundër saj. Shëngjergji përkrahu pa rezerva qeverinë demokratike të Fan S. Nolit, denoncoi grushtin e shtetit nga Ahmet Zogu. Po ashtu sabotoi rikthimin e tij nga Dibra nëpërmjet Shëngjergjit, ku dhe u detyrua të ndërrojë rrugë falë qëndresës së krahinës dhe të Shtëpanëve në veçanti. Hakmarrja e mbretit Zog do të shkonte shumë larg për Shtëpanët, të cilët do të largoheshin nga detyrat, po ashtu kulminacioni do të arrinte më pushkatimin e Xhelal Shtëpanit.

Fillimisht Zogu ka qenë mik i familjes së Shtëpanëve, ku dhe e ëma e tij ka qëndruar për disa ditë në shtëpinë e tyre. Pas Kongresit të Lushnjës gjithçka ndryshoi. Mosmarrëveshjet u thelluan duke arritur në papajtueshmëri të hapur. Në dokumentet zyrtare të Mbretërisë, që kanë përcjellë revoltën e Delvinës në vitin 1937, rezulton se pas Et’hem Totos, Xhelal Shtëpani është cilësuar si më rrezikshmi për regjimit në fuqi. Ditët e hetuesisë qenë të shkurtra, mbi trupin e oficerit të burgosur u provuan torturat më të rënda, e megjithatë ai deklaronte “qëllimi im ka qenë dhe mbetet rrëzimi i regjimit të Zogut.

Unë për veten time jetoja mirë, por kjo nuk më duhej ku qindra dhe mijëra të tjerë vuanin për bukën e gojës”.

Kërkesa për faljen e të birit dhe nënshtrimi i Ali Shtëpanit i duhej më shumë Zogut. Aliu burrë i rrallë në mençuri, dy gjëra i kishte krejt të veçanta në marrëdhënie me të tjerët: e peshonte tjetrin nga ato që fliste, dhe nga gjërat që ai bënte. Xhelali kishte besim se atë qëndresë burrërore ia shihnin të gjithë shokët e idealit të tij, ia shihte edhe babai dhe nëna, me gjithë pjesëtarët e familjes dhe të fisit. Më 12 korrik 1937 në burgun e kalasë së Gjirokastrës, u pushkatua së bashku me një grup shokësh.

Para togës së pushkatimit ai thirri: “Rinia do na e marrë hakun”. Lajmi i kobshëm mbi pushkatimin e Xhelalit arriti në Shëngjergj, Shtëpanëve iu kërkua të kufizonin mortin dhe ngushëllimet, por ndryshe u bë; mijëra njerëz vërshuan me ditë të tëra në derën e madhe. Të thjeshta, por me peshë gjykimi e kuptimi të lartë janë fjalët e Ali Shtëpanit në përgjigje të ngushëllimit: “Nga kjo vrasje s’u fitua asgjë…në shtëpinë tonë numri i njerëzve mbeti sa ç’ishte, duke përmendur lindjen e djalit tjetër në ato ditë.

Në një letër, Xhelali, pasi kërkonte falje se i kishte sjellë telashe familjes dhe duke porositur që të mos bashkëpunohej me Zogun, i kërkon babait, Aliut, që meqenëse bashkëshortja e tij Sheja është e re e pa fëmijë, familja Shtëpani ta martonte si bijën e saj. Aliu vazhdimisht ia komunikonte këtë amanet Shejes, e cila vazhdimisht thoshte: “Unë porositë dhe amanetin e tij do t’i ruaj, por këtë jo. Ai, atë që bëri e bëri me mend. Unë iki nga ju vetëm në qoftë se nuk më doni”. Këtu fjala u pre, ajo u bë nga nuse në motër. Ajo do të kontribuonte shumë për luftën, megjithëse e sëmurë, u bë shembull frymëzimi për të gjithë Shtëpanët.

Liria do të ishte për Shtëpanët kushtrim për t’u ngritur në këmbë pa dallim feje krahine apo ideje, në luftë kundër pushtuesve fashistë, nazistë dhe tradhtarëve. Pikërisht në prill të vitit 1942, Ramadan Çitaku me porosi të Komitetit Qarkor të Elbasanit, takohet në Shëngjergj me Ali Shtëpanin, duke i paraqitur atij platformën e luftës. Ai u vu në shërbim të lëvizjes ku, së bashku me patriotë të tjerë, i kthyen malet e Shëngjergjit në kështjella të pamposhtura.

Në këto male, me njerëz të vendosur u bë e mundur që të sabotohen planet e okupatorit për të mobilizuar ushtarë, milicë dhe për të grumbulluar drithë, bagëti, etj. Këshilli i parë Nacional-Çlirimtar u formua në dhjetor të vitit 1942 me Ali Shtëpanin, kryetar. Pesë debatikas të Tiranës nga radhët e Shtëpanëve, Petriti, Fiqriu, Esherefi, Tefta e Shefikate. Përpjekjet për të krijuar çetën partizane kishin kohë që kishin filluar, por për shkak të sabotimeve që u bënë vendimi për krijimin e çetës është marrë më 17 prill 1943, ku komandant u caktua Ramiz Shtëpani dhe zëvendëskomandant, Ali Zina.

Në verën e vitit 1943 Aliu dhe Muharrem Lorja, marrin pjesë në Konferencën e Fushë-gurrës, e cila do të qe një provë e mirë për ata që do të ishin besnikë të lëvizjes. Ndarja me Abaz Kupin bëhet në Shëngjergj. Vendimi për formimin e Brigadës së II-të doli nga Shtabi i Përgjithshëm më 8 shtator 1943, me komandant Beqir Ballukun. Inaugurimi bëhet në Shëngjergj më 28 nëntor.

Në shtëpinë e madhe të Shtëpanëve me 18 dhoma, ka punuar e drejtuar luftën kundër nazifashizmit për orë e ditë të tëra Shtabi i Përgjithshëm i UNÇL.

Aty Enver Hoxha, Spiro Moisiu, Ramadan Çitaku, Baba Faja, Haxhi Lleshi, Omer Nishani etj., kaluan net pa gjumë, prisnin lajme nga betejat e luftës, dërgonin urdhra dhe udhëzime. Në atë kohë Ali Shtëpani, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, i zgjedhur në Kongresin e Përmetit, udhëhoqi të gjithë njerëzit e familjes në luftën për liri, duke sfiduar moshën e tij. Në luftë morën pjesë burra, gra, fëmijë dhe 57 vetë nga kjo familje në Ushtrinë Nacionalçlirimtare.

Hakmarrja e pushtuesve dhe e bashkëpunëtorëve të tyre, do të arrinte kulmin me djegien e shtëpisë dykatëshe të Shtëpanëve. Burrat e këtij fisi do të ndërtonin një shtëpi të re, e cila do të ishte e hapur për të gjithë ata që mbi gjithçka kanë Shqipërinë. Në këtë familje kanë hyrë dhe kanë dalë dhe ata që më vonë do të cilësoheshin armiq të vendit. Sot pinjollët e tyre flasin me superlativa për këtë derë të madhe. Shtëpanët tashmë janë bërë me shumë shtëpi, me shumë intelektualë të fushave të ndryshme, disa me grada shkencore, si oficerë, mjekë, mësues, historian, kimistë, inxhinierë, gazetarë, arkitektë, sportistë, artistë.

Shumë meshkuj e femra me arsim të lartë. Shtëpanët nxorën dhe intelektualë të njohur, që nga Mustafa Shtëpani që kishte mbaruar arsimin e lartë në Turqi; Elmaz Shtëpanin që kishte mbaruar shkollën “Normale” të Elbasanit dhe ishte emëruar mësues në Shëngjergj; Qazim Shtëpanin dhe Xhelal Shtëpanin që kishin mbaruar shkollat ushtarake dhe dolën oficerë me gradën toger; Ibrahim Shtëpanin që kishte mbaruar semimaturën në Elbasan e qytetësen në Tiranë dhe kishte kryer detyrën e krahinarit (kryetarit të komunës).

Është më se e vërtetë se nga vatra të tilla lindin dhe rriten jo vetëm njerëz të pushkës, por dhe të dijes, e cila për këtë familje është ushqyer nga paraardhësit, të cilët kanë ditur të kultivojnë dashurinë për gjuhën dhe vendin. Por, pavarësisht kontributit madhor të dhënë ndër vite fillimet e çlirimit të vendit nuk do të shoqëroheshin mirë për Shtëpanët, të cilët përveç entuziazmit do të përjetonin një ngjarje aspak të këndshme. Më 16 maj 1947, Ali Shtëpani do të arrestohej në mënyrë të beftë dhe të bujshme. Akuza për të do të ishte shumë e rëndë.

Prokuroria Ushtarake e Garnizonit të Tiranës e akuzonte se; “në pozicionin e zv/Kryetarit të Komitetit Qarkor të deputetëve tradhtarë për Tiranën, ka punuar në rrethin e tij kundra pushtetit popullor. Ka qenë në lidhje me kriminelët e luftës të arratisur, të cilëve iu ka dhënë dhe ndihma në të holla nga ana e Komitetit”. Kjo akuzë, siç do të rezultonte më pas, ishte e pavërtetë, dhe dashakeqe. Asnjë provë, asnjë dokument që të vërtetonin fajësinë e tij. Dënohet me 10 vite heqje lirie në moshë të thyer.

Pas daljes nga burgu si pasojë e uljes së dënimit ai i kërkoi që të rishikohej edhe një herë nga gjykata çështja e tij, ose ta burgosnin përsëri. sepse i falur jashtë burgut nuk mund ta pranonte. Çështja iu dha Gjykatës së Lartë, e cila vendosi se kërkesa e Aliut për pafajësi ishte plotësisht e drejtë. Pavarësisht kësaj, Shtëpanët nuk do ta ulnin kurrë kokën, do të punonin me ndershmëri dhe përkushtim. Ata mbetën gjithnjë të nderuar dhe të respektuar si në punë dhe shoqëri, pa kërkuar në asnjë rast privilegje apo lëshime për kontributin e dhënë. Asnjëherë nuk ndalën kontributin për krahinën e tyre, pavarësisht se u përqendruan në kryeqytet. Të parët me emër të kësaj familje organizuan dhe themeluan së bashku me të tjerë shoqatën “Gavril Dara i Riu” e Shëngjergjit. Kontributi vazhdon./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 11 Nëntor 2026

Next Post

Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit: “Çfarë më tha Ramiz Alia për odisenë e filmit ‘Pas gjurmëve’ dhe arsyen e urdhrit të tij më 1986, që unë të mos jepja më ‘Rubrikën Sportive’ në RTSH”?

Artikuj të ngjashëm

“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90
Dossier

“Zv.kryeministri grek, deklaroi se me bashkimin e Gjermanisë, do ndryshohen kufijtë, Korçën dhe Gjirokastrën ta marrë greku…”/ Zbulohet biseda e Ramiz Alis me ministrin e Jashtëm sovjetik, Shevarnaze, Nju Jork ‘90

November 11, 2026
Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!
Dossier

Biseda e Ramiz Alisë në Nju Jork me presidentin turk, shtator ‘90: “T. Özal: A ka popull shqiptar në Greqi? R. Alia: Ka pasur shumë, por më 1944, grekët i nxorën jashtë, tani ka pak shqiptarë, ne kemi 50 mijë grekë..”!

November 9, 2026
“Sipas nesh, gjyqi ishte i dëmshëm dhe ekzekutimet kanë lënë një përshtypje të keqe, veçanërisht pushkatimi i një gruaje, e cila ishte…”/ Biseda e Hrushovit me Enverin, për pushkatimin e Liri Gegës
Dossier

“Sipas nesh, gjyqi ishte i dëmshëm dhe ekzekutimet kanë lënë një përshtypje të keqe, veçanërisht pushkatimi i një gruaje, e cila ishte…”/ Biseda e Hrushovit me Enverin, për pushkatimin e Liri Gegës

November 9, 2026
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

November 8, 2026
“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959
Dossier

“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959

November 8, 2026
“Revanshi që kishte marrë kryeministri Metaksai, i njohur për idetë e tij fashiste kundër minoritetit shqiptar çam, ishin me pasoja tragjike, pasi ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Kosova
Dossier

“Revanshi që kishte marrë kryeministri Metaksai, i njohur për idetë e tij fashiste kundër minoritetit shqiptar çam, ishin me pasoja tragjike, pasi ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Kosova

November 8, 2026
Next Post
Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit: “Çfarë më tha Ramiz Alia për odisenë e filmit ‘Pas gjurmëve’ dhe arsyen e urdhrit të tij më 1986, që unë të mos jepja më ‘Rubrikën Sportive’ në RTSH”?

Dëshmia e rrallë e Skifter Këlliçit: “Çfarë më tha Ramiz Alia për odisenë e filmit ‘Pas gjurmëve’ dhe arsyen e urdhrit të tij më 1986, që unë të mos jepja më ‘Rubrikën Sportive’ në RTSH”?

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme