• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, November 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

“Nga rrethi ynë vetëm 26 veta u futën në ambasada, 60 të tjerë shkuan në Tiranë, por komunistë e kuadro në lagjet e Vlorës, në Nartë, Selenicë e…”/ Raporti sekret i Halil Haskos për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.
“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.
“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90
“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90   
“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90
“Në një bisedë me Zhoa Amazonas, i fola edhe për problemet e naftës në vendin tonë dhe kompanitë e huaja që janë ofruar, por ai…”/ Zbulohet dokumenti me fjalën e Ramiz Alisë në Byro, 6 qershor ‘89
“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90
“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90
“Në aeroportin e Bostonit, shokun Ramiz e presin veprimtarë të organizatës patriotike ‘Shqipëria e lirë’, sipas listës nr.6., kurse te varri i Fan Nolit…”/ Vizita e Ramiz Alisë në SHBA, tetor ‘90

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e pestë

Memorie.al / Plot 36 vite më parë, në javën e fundit të shtatorit 1990, kreu i Shqipërisë komuniste të asaj kohe, Ramiz Alia, i cili mbante funksionet e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSh-së e gjithashtu të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, në krye të një delegacioni të madh, u nis për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Pjesëmarrja e Ramiz Alisë në sesionin e 45 të OKB-së, pati një jehonë të madhe asokohe, jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare, pasi ishte hera e parë që një nga udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, merrte pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së, gjë e cila nuk kishte ndodhur që nga viti 1961, kur Tirana zyrtare u përfaqësua në atë forum të lartë të politikës dhe diplomacisë botërore, me kryeministrin e asaj kohe Mehmet Shehu.

Edhe pse kanë kaluar 36 vite nga ajo kohe, ende dhe sot vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, pasi me përjashtim të ndonjë dëshmie të pjesëtarëve të atij delegacioni (kujtimet e Reiz Mailes, apo Lisen Bashkurtit), si dhe fare pak dokumenteve arkivore të publikuara në shtyp, asgjë tjetër nuk dihet rreth vizitës së kreut të shtetit shqiptar të asaj kohe, Ramiz Alia, në sesionin e 45 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, i cili i zhvilloi punimet për rreth tre javë rresht, deri në mesin e muajit tetor 1990.

Gjithashtu mund të lexoni

“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959

“Revanshi që kishte marrë kryeministri Metaksai, i njohur për idetë e tij fashiste kundër minoritetit shqiptar çam, ishin me pasoja tragjike, pasi ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Kosova

Si p.sh.; Kur filloi përgatitja dhe përpilimi i protokollit përkatës për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në atë forum të lartë të politikë botërore, kush ishin pjesëtarët e tjerë të delegacionit që shoqëruan Ramiz Alinë në atë udhëtim të gjatë përtej Atlantikut dhe çfarë funksionesh mbanin ata; prej sa personash përbëhej stafi ndihmës që shoqëroi delegacionin shqiptar dhe cilët ishin ata?! Kur filloi përgatitja dhe çfarë përmbante programi i vizitave dhe takimeve të Ramiz Alisë gjatë gjithë periudhës që ata do të qëndronin në SHBA-ës? A u realizua i gjithë ai program sipas protokollit përkatës dhe cilët ishin krerët e delegacioneve të huaja që takoi Ramiz Alia gjatë gjithë ditëve të qëndrimit në SHBA-ës e, çfarë bisedoi ai me ta? Kush ishin shqiptarët e “mërgatës së vjetër”, me të cilët u takua kreu i Shqipërisë komuniste gjatë asaj vizite, çfarë u bisedua në ato takime dhe a pati incidente me “mërgatën reaksionare shqiptare”, të arratisur nga Shqipëria pas vitit 1945? Kush e organizoi pritjen që dha Ramiz Alia për bashkatdhetarët në Boston, cilët ishin disa nga eksponentët e mërgatës shqiptare që asistuan aty dhe si shkoi ai takim?

Cili ishte itinerari i udhëtimit të delegacionit shqiptar nga Tirana drejt SHBA-ës, përse u ndanë ata në disa grupe dhe arsyet e qëndrimit një natë në Zvicër? Përse ishte pjesë e delegacionit shqiptar, edhe Arben Alia, i biri i kreut të shtetit, Ramiz Alia dhe si u “justifikua” pjesëmarrja e tij në përbërje të delegacionit në fjalë? Sa dhe cilat ishin dhuratat që mori me vete delegacioni shqiptar me në krye Ramiz Alinë dhe kujt iu dhuruan ato në Zvicër e SHBA-ës? Përse u caktua Hotel “Plaza” (hoteli në pronësi të presidentit të sotëm të SHBA-ës, Donald Trump), për akomodimin e Ramiz Alisë dhe disa pjesëtarëve të tjerë të atij delegacioni? Sa kushtoi nga ana financiare e gjithë ajo vizitë, përse u shtuan fonde të tjera gjatë periudhës që delegacioni ndodhej në SHBA-ës dhe si u justifikuan ato shpenzime?

Përse stafi i diplomatëve shqiptarë që shërbenin në Misionin e OKB-së, u kujdesën që t’i jepnin Ramiz Alisë dhe një planimetri të saktë të sallës ku do mbahej sesioni i 45 i OKB-së, duke i përcaktuar edhe vendin ku do ulej përfaqësuesi kryesor i delegacionit të Republikës Federative të Jugosllavisë?! Kush ishin dy truprojat (mjeku dhe shoferi) që shoqëruan Ramiz Alinë gjatë gjithë asaj vizite dhe si u bë e mundur që ata të udhëtonin në avion me armatim dhe municion me vete? Cilët ishin pjesëtarët e grupit të xhirimit të Radio-Televizionit Shqiptar që shoqëruan delegacionin dhe çfarë detyrash iu dhanë atyre? Lidhur me këto etj., na njohin dokumentet arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al.

                                                              Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROTOKOLLIN E HARTUAR NGA MISIONI SHQIPTAR NË ORGANIZATËN E KOMBEVE TË BASHKUARA, LIDHUR ME VIZITAT DHE AXHENDËN E TAKIMEVE TË KREUT TË SHTETIT SHQIPTAR, RAMIZ ALIA, NË SHBA, SHTATOR TETOR 1990

MISIONI I PËRHERSHËM I REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TE SHQIPËRISË PRANË ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA

320 EAST 79TH STREET

NEW YORK, N.Y. 10021

PROGRAMI I TAKIMEVE TE SHOKUT RAMIZ ALIA

E MARTE 25 SHTATOR 1990

Ora 15.00 – Pritja në aeroportin ndërkombëtar të Nju Jorkut “Xh. F. Kenedi”. Dalin për ta pritur në aeroport shokët sipas listës Nr.1 dhe të ftuarit nga Komiteti shqiptaro-amerikan sipas listës Nr.2.

– Në sallonin e pritjes për personalitetet, shokun Ramiz dhe delegacionin që e shoqëron e takojnë personat që kanë dalë për ta pritur. Tre fëmijë të komunitetit u dhurojnë lule.

– Në aeroport del gjithashtu për ta pritur Zëvendës-sekretari i Përgjithshëm dhe Shef i Protokollit i OKB-së, ose ndonjë funksionar tjetër i lartë i Sekretariatit të OKB-së.

Ora 15.30 – Nisja për në rezidencën e shokut Ramiz Alia, në hotelin “The Plaza”. Shoqërojnë shokët sipas listës Nr.3.

Hipja në makina sipas renditjes në listën Nr.4.

– Vendosja në rezidencë. Pritet nga administratorja e Hotelit dhe shefi i shërbimit diplomatik të hotelit.

Darka në Hotel.

E MËRKURË 26 SHTATOR 1990

Ora – Vizitë në Metropolitan Museum dhe shëtitje me makinë në qytetin e Nju Jorkut.

Ora – Takime të mundshme me kryetarë shtetesh ose qeverish. 

E ENJTE 27 SHTATOR 1990

Ora 15.30 – Takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Sovjetik. Vendi i takimit: Hoteli “The Plaza”, ne sallonin e takimeve të hotelit.

Ora 18.00 – Takimi me Presidentin e Turqisë.

Vendi i takimit: Në rezidencën e Presidentit të Turqisë, në hotelin “Penninsula” (Adresa: 5th Ave., 55 St.). 

E PREMTE 28 SHTATOR 1990

Ora 9.55 – Pa sallën e kryetarit

Ora 12.30 – Takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së. (Pas fjalimit të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kinës).
Vendi i takimit: Salloni i pritjes i Sekretarit të Përgjithshëm, pranë sallës së Asamblesë së Përgjithshme, (GA – 200).

Ora 9.55 – Takimi me Kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme.
Vendi i takimit: salloni i Kryetarit, pranë sallës së Asamblesë së Përgjithshme.

Ora 16.00 – Takimi me Presidentin e Rumanisë.
Vendi i takimit: ne hotelin “The Plaza”. Konfirmuar.

E SHTUNE 29 SHTATOR 1990

Ora 10.00 – Takimi me Kryeministrin e Finlandës.

Vendi i takimit: në hotelin “The Plaza”.

Ora 11.30 – Takimi me Presidentin e Tanzanisë.
Vendi i takimit: në rezidencën e Presidentit të Tanzanisë, në hotelin “Intercontinental” (Adresa: 111 East, 48 St.).

SHËNIM:

  1. Takimi me Presidentin e Zimbabves është propozuar nga ne të të zhvillohet me 1 tetor 1990, në orën 10.00. Presim konfirmimin e palës tjetër.
  2. Për takimet me presidentët e Argjentinës dhe të Bullgarisë, është rënë dakord që të bëhen përpjekje që të organizohen takime të shkurtra, në ambientet e çlodhjes, gjatë pushimeve midis seancave të Mbledhjes së Nivelit të Lartë për Fëmijët, me 29 dhe 30 shtator 1990. Në të njëjtën mënyrë do të procedohet edhe për organizimin e takimeve me Presidentin e Argjentinës, me Kryeministrin e Italisë, me Kryeministrin e Japonisë dhe me Zëvendës-kryeministrin dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
  3. Për takimin me Presidentin e Brazilit është rënë dakord me palën braziliane të gjendet një kohë e përshtatshme për ta organizuar atë brenda datave 26 deri 29 shtator me hotelin “The Plaza”, i cili është gjithashtu rezidencë e Presidentit të Brazilit.
  4. Për takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, i kemi propozuar palës kineze datën 26 ose 27 shtator 1990. Presim përgjigjen e saj. Italiani Kryeministri (prisni konfirmim, kërkesës tonë) e të tjerë kryetarë shtetesh ose qeverish.

Ora 11.30 – Shoku Ramiz Alia i shoqëruar nga Shefi i protokollit

të OKB-së do të hyje në sallën e Asamblesë së Përgjithshme dhe mbasi t’i jepet fjala nga Kryetari i AP, mban fjalimin para

Asamblesë. Mbasi mban fjalimin ulet përsëri në kolltukun e vendosur në podiumin e AP, deri sa falënderohet nga Kryetari i AP. Pastaj i shoqëruar nga Kryetari i Asamblesë, Sekretari i Përgjithshëm dhe Shefi i Protokollit, del nga salla dhe përcillet deri te dera e zyrave të Asamblesë së Përgjithshme. Shefi i Protokollit e shoqëron shokun Ramiz Alia për në sallonin e rezervuar për të takuar përfaqësuesit e vendeve anëtare. Bëhet radhitja në sallonin “Indonesian Lounge”. U jepet dora përfaqësuesve të përhershëm të shteteve anëtare ose kryetarëve të delegacioneve që vijnë për ta përshëndetur. Ata prezantohen nga Shefi i Protokollit. Bëhet një pushim i shkurtër në sallonin e pritjes (“Indonesian Lounge”).

Ora 12.30 – Bëhet takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, në sallonin e tij të pritjes, pranë sallës së Asamblesë së Përgjithshme.

Ora 13.00 – Shoku Ramiz Alia largohet nga selia e OKB-së i shoqëruar nga Shefi i Protokollit i OKB-së. Nisja për ne hotel.

Ora 18.30 – Një vizitë e shkurtër e shokut Ramiz Alia në misionin e RPS të Shqipërisë pranë OKB-së.

Ora 19.45 – Nisja për në selinë e OKB-së për të marrë pjesë në darkën e Sekretarit të Përgjithshëm për kryetaret e shteteve.

Ora 20.15 – Mbërritja në selinë e OKB-së. Në hyrjen kryesore shokun Ramiz Alia e pret Shefi i protokollit të OKB-së, ose zëvendësi i tij, i cili e përcjell për në sallonin e pritjes (“Indonesian Lounge”).

Ora 20.30 – Fillon darka e Sekretarit te Përgjithshëm.

Ora 21.50 – Përfundimi i darkës dhe nisja për në hotel.

E DIELË 30 SHTATOR 1990

Ora 7.00 – Nisja për në selinë e OKB-së për të marrë pjesë në Mbledhjen e Nivelit të Lartë për Fëmijët.

Ora 7.30 – 18.30 – Veprimtaritë ne kuadrin e Mbledhjes se Nivelit të Lartë për Fëmijët.

Ora 18.30 – Largimi nga OKB-ja për në hotel.

E HËNË 1 TETOR 1990

Ora 9.30 – Nisja për në rezidencën e presidentit të Zimbabves.

Ora 10.00 – Takimi me presidentin e Zimbabves. (Pritet konfirmimi i misionit te Zimbabves.)

Ora 10.45 – Kthimi në hotel.

Ora 12.45 – Nisja nga hoteli për në aeroportin “La Guardia”.

Ora 13.45 – Mbërritja në aeroportin “La Guardia” dhe përcjellja e shokut Ramiz Alia dhe delegacionit për në Boston.

(Bashkë me shokun Ramiz Alia, udhëtojnë për në Boston shokët në listën Nr.5.)

Ora 14.00 – Nisja për në Boston.

Ora 15.00 – Mbërritja në aeroportin ndërkombëtar të Bostonit.

Në aeroportin e Bostonit dalin për ta pritur drejtues e veprimtarë të organizatës patriotike “Shqipëria e lirë”, sipas listës Nr.6. Në sallonin e nderit bëhet një takim i shkurtër e shërbehet një pije freskuese.

Ora 15.30 – Nisja për në qytetin e Bostonit. Vizitohen varrezat e shqiptareve dhe vihen kurora në varrin e Fan S. Nolit.

Ora 16.15 – Nisja për në restorantin “Antony’s Pier 4” në aeroportin e Bostonit, ku do të jepet pritja për shqiptarët.

Ora 17.15 – Në sallonin e vogël bëhet një takim i shkurtër me disa drejtues e veprimtarë te emigracionit ekonomik shqiptar dhe shërbehet një pije. Shoku Ramiz Alia kalon në kabinetin e A. Athanasit për një pushim të shkurtër.

Ora 17.30 – Takimi i shokut Ramiz Alia me një grup drejtuesish dhe veprimtarësh patriotë të kolonisë dhe shoqatave shqiptare në sallonin e vogël të koktejeve. Shërbehen pije, etj.

Ora 18.00 – Pritja me të ftuarit nga Komuniteti shqiptar në SHBA.

Ora 18.30 – Mbyllja e pritjes.

Ora 19.00 – Darka. Gjatë darkës mbahen fjalime dhe jepet një koncert i shkurtër artistik.

Ora 20.30 – Përfundimi i darkës. Shokun Ramiz Alia dhe shokët që e shoqërojnë, kalojnë në ambientet e çlodhjes dhe përgatiten për nisjen për në aeroport.

Ora 21.15 – Nisja për në aeroportin ndërkombëtar të Bostonit.

Ora 22.00 – Përcjellja e shokut Ramiz dhe e delegacionit për në atdhe. Në aeroport dalin për ta përcjellë veprimtarët e Komitetit Shqiptar që kishin dalë për ta pritur, si dhe shokët e Misionit.

Ora 22.20 – Nisja e shokut Ramiz Alia dhe e delegacionit që e shoqëron për në atdhe.

Ora 22.20 – Nisja për me Zyrih.

Shënim:

Ky është një program paraprak i përgjithshëm për qëndrimin dhe veprimtaritë e shokut Ramiz Alia ne Nju Jork dhe ne Boston.

S h ë n i m:

Në hyrje të sallës së restorantit ku do të behet pritja me shqiptarët, do të radhiten disa veprimtare e drejtues të kolonisë dhe shoqatave patriotike shqiptare për t’i dhënë dorën shokut Ramiz Alia.

Në të dy anët e tryezës kryesore të pritjes vendosen flamurët kombëtarë të RPS të Shqipërisë dhe SHBA. Në tryeza do të vendosen flamuj të vegjël kombëtarë të të dy vendeve. Para fjalës së hapjes së pritjes do të luhen e këndohen himnet kombëtare të RPS të Shqipërisë dhe SHBA. Pas fjalës së shokut Ramiz Alia, Antoni Athanas do të mbajë fjalën e përshëndetjes në emër të komitetit shqiptaro-amerikan në SHBA.

Gjatë pritjes një grup i vogël këngëtarësh e rapsodësh popullorë të emigracionit shqiptar në SHBA, do të japë një koncert shumë të shkurtër me këngë patriotike e popullore shqiptare. Pak para mbarimit të pritjes, shoku Ramiz Alia kalon nëpër tryezat për të takuar të ftuarit, i shoqëruar nga shokët Reis Malile, Sofokli Lazri, Muhamet Kapllani dhe Arben Alia.

Nju Jork. me 22 shtator 1990

Dreka

Ora 13.30-15.00

Kryeministri Mulroney fton Krerët e Shteteve/Qeverive (HS/G) të vazhdojnë drejt Sallës Veriore për drekën.

HS/GS: Vazhdoni përmes dyerve veriore të Dhomës ECOSOC në Sallën Veriore; të udhëhequr drejt vendeve në 6-7 tavolina.

Delegatët Zyrtarë: Pasi HS/G të kenë dalë nga Dhoma ECOSOC, Delegatët dhe Vëzhguesit e Shteteve në ndryshme dhe në Galeri dalin përmes dyerve të katit të 3-të dhe vazhdojnë në Sallën e Ngrënies së Delegatëve në katin e 4-t përmes shkallëve/escalator/elevator.

Ulëset: Një pjatë dreke e ftohtë do të presë HS/G në Sallën Veriore. Bufeja do të jetë në dispozicion në Sallën e Ngrënies për Delegatët.

Media: Asnjë media nuk do të jetë e pranishme gjatë drekës.

Seanca e Punës Pasdite

Ora 15.00-16.00

Drejtues: Presidenti Traore

Tema e Katërt: Zbatimi dhe Ndjekja

Prezantim 5-minutash nga Presidenti Diouf (Senegal)

Prezantim 5-minutash nga Kryeministri Andreotti (Itali)

Komente 4-minutëshe nga Kryeministri Mage (Zimbabve)

Komente 4-minutëshe nga Mbreti Birendra (Nepal)

Komente 4-minutëshe nga Presidenti Borja-Cevallos (Ekuador)

Komente 4-minutëshe nga Presidenti Gayoom (Maldive)

Presidenti Traore udhëheq diskutimin e përgjithshëm dhe fton ndërhyrjet.

Media: Mbulim nga grupi i UNTV. Media me bileta e ulur në seksionin e galerisë ECOSOC. Fotografët e palëvizshëm të grupit me bazë rrotulluese në urë/kabina vizuale.

Transferimi në Sallën e Asamblesë së Përgjithshme (GA)

Ora 16.00

HS/G ndalojnë në korridorin e Ndërtesës së Dhomave të Konferencave për disa ushqime të lehta. Iniciatorët udhëheqin HS/G nga korridori i Ndërtesës së Dhomave të Konferencave në hyrjen lindore të Sallës së Asamblesë së Përgjithshme të shoqëruar nga Delegatët, të ndihmuar nga Protokolli; hyjnë në dyshemenë kryesore përmes kalimit kryesor; udhëzohen drejt vendeve. Bashkëkryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe folësit zënë vendet pranë/në skenë. / Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore...”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959

Artikuj të ngjashëm

“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959
Dossier

“Për tre vjet më radhë, imperialistët si SHBA-ës, Britania, Franca e, madje dhe turqit që janë fqinjët tanë, kanë sulmuar Korenë Popullore…”/ Takimi i Enver Hoxhës me miqtë koreano-verior në 1959

November 8, 2026
“Revanshi që kishte marrë kryeministri Metaksai, i njohur për idetë e tij fashiste kundër minoritetit shqiptar çam, ishin me pasoja tragjike, pasi ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Kosova
Dossier

“Revanshi që kishte marrë kryeministri Metaksai, i njohur për idetë e tij fashiste kundër minoritetit shqiptar çam, ishin me pasoja tragjike, pasi ai…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Kosova

November 8, 2026
“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90   
Dossier

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90  

November 9, 2026
“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993
Dossier

“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993

November 8, 2026
“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

November 8, 2026
“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90
Dossier

“Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar nga Byroja Politike…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 8, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme