Nga DASHNOR KALOÇI
Pjesa e dytë
Memorie.al / Ishulli i Sazanit i rrethuar kryesisht me bregdetin shkëmbor e ujin e pastër ngjyrë blu, si dhe Zvërneci me manastirin në ishullin e vogël, plazhin me dunat e rërës, pyllin me pisha të larta dhe florën e faunën mjaft e pasur, të cilat përbëjnë një bukuri të rrallë natyrore, prej disa muajsh janë bërë kryefjala e ditës e medias dhe politikës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare, (për shkak të një projekti turistik gjigant me një kompleks vilash e resortesh që parashikohet të ndërtohen nga një kompani e huaj nga SHBA-ës), duket se nuk kanë qenë vende tepër të njohura vetëm për peizazhin turistik piktoresk që ofronin, por edhe për pasuri nëntokësore! Siç është gazi dhe nafta, e konsideruar ndryshe si “ari i zi”. Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga një dokument arkivor i vitit 1989, ku ndodhet proces-verbali i mbledhjes së sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, të drejtuar nga Ramiz Alia, ku merrnin pjesë edhe Lenka Çuko, anëtarë e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror, si dhe Besnik Bekteshi, anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës.
Siç do të shohim nga dokumenti në fjalë, gjatë mbledhjes së sekretariatit të Komitetit Qendror të PPSH-së (të cilat në fakt ishin kafe pune që zhvillonte Ramiz Alia në Shtëpinë e Partisë me vartësit e tij, anëtarë të Byrosë dhe sekretarët e Komitetit Qendror, të cilat incizoheshin e zbardheshin), ministri i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës, Besnik Bekteshi, (i konsideruar si një nga më të përgatiturit dhe më profesionistët që kishte qeveria shqiptare e asaj kohe), pasi ka bërë një rezyme të gjatë për vizitën e tij në rrethin e Tropojës, duke folur kryesisht për pasuritë minerare që kishte ajo zonë në veri-lindje të vendit, është ndalur dhe ka folur edhe për të gjithë problematikën e sektorëve që mbulonte dikasteri që ai drejtonte, si; nafta, gazi, kromi, bakri, qymyret, hekuri, energjetika etj., në të gjitha rrethet e vendit, nga veriu në jug.
Po kështu gjatë asaj bisede, ministri Bekteshi (i cili paradoksalisht ndiqej dhe survejohej prej kohësh nga Sigurimi i Shtetit, si agjent i mundshëm i Shërbimeve Sekrete të Bullgarisë, ku ai ishte diplomuar), është ndalur gjatë edhe tek kompanitë e huaja si ato gjermano-perëndimore, rumune etj., që ishin ofruar për kërkimin e naftës dhe gazit në vendin tonë, kryesisht në bregdetin e Zvërnecit dhe ishullin e Sazanit, ku ishin hapur puset e para për kërkimin e naftës që mendohej se ishte në thellësi të detit.
Përveç ekspozesë së ministrit Bekteshi, gjatë asaj mbledhje pune, Ramiz Alia u ka bërë me dije atyre (Bekteshit dhe Lenka Çukos, e cila çuditërisht flet me mjaft kompetencë edhe për problemet minerare), lidhur me takimin e bisedat që ai kishte pasur ato ditë në Tiranë me Zhoa Amazonas, (kryetarin e partisë marksiste-leniniste të Brazilit), me të cilin ishte këshilluar për problemet e kompanive të huaja që ishin ofruar për kërkimin e naftës dhe pasurive të tjera minerare në vendin tonë. Lidhur me këtë etj., na njeh dokumenti në fjalë që është nxjerrë së fundmi nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), i cili publikohet për herë të parë nga Memorie.al.
PROCES-VERBALI I MBLEDHJES SË SEKRETARIATIT TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË DT. 6.VI.1989, E DREJTUAR NGA RAMIZ ALIA, KU MERRNIN PJESË EDHE LENKA ÇUKO E BESNIK BEKTESHI
M B L E D H J E
E SHOKËVE SEKRETARË TË KOMITETIT QENDROR TË PARTISË
Më 6 qershor 1989
Në këtë mbledhje u diskutua për zbulimet e reja në krom; për zhvillimin e konferencës së Frontit Demokratik të rrethit të Tropojës; për militantizmin komunist; për konkretizimin më të mirë të detyrave dhe për problemin e mekanizmit të punës e të shpërblimit; për ecurinë e punëve në sektorin e naftës e të mineraleve të tjera; për çështjen e firmave me risk; për shkathtësimin e metodës së punës në Ministrinë e Tregtisë së Jashtme, për disa probleme që nxjerr vetë zhvillimi i vendit tonë dhe për probleme të ndryshme.
Mbledhjen e drejton shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë. Në këtë mbledhje marrin pjesë shoqja Lenka Çuko, anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror; dhe shoku Besnik Bekteshi, anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Industrisë, Minierave dhe Energjetikës.
Them se ka ardhur koha të studiohet, pasi përfshin një numër të madh kuadrosh që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me prodhimin në sistemin e tërë ekonomisë së vendit. Mbajtja e 10 përqindshit nga rroga u bë me qëllim që të nxiste prodhimin, ishte një formë emulative, mirëpo njerëzit sikur u mësuan me mbajtjen e 10 përqindshit të pagës. Tani them se kjo është kthyer në indiferentizëm.
Mendoj se kjo çështje duhet parë jo vetëm nga Partia, por dhe nga hallkat e tjera shtetërore, duhet studiuar me bazë dhe jo shkarazi, sepse edhe furnizimi materialo-teknik, pa e fetishizuar se ka plot raste që me emrin e furnizimit materialo-teknik kamuflojnë defektet e tjera, mangësitë e tjera, është problem më vete, është bazë e rritjes së prodhimit.
Gjatë studimit të kësaj çështjeje do të dalin dhe forma të tjera për të nxitur e me stimuluar prodhimin, dhe ka mundësi të gjenden të tilla forma, pa u vënë si tregues që po nuk realizuan prodhimin, pa marrë parasysh arsyet e mosrealizimit, do të paguhen me 90 për qind të pagës.
Nga kjo formë shpërblimi më parë ishte përjashtuar vetëm ndërmarrja gjeologjike, sepse ky sektor është i lidhur tërësisht me bazën materialo-teknike të importit. Mirëpo tashmë edhe ky sektor është përfshirë në këtë formë shpërblimi. Në naftë, më tha Napolon Mërtiraj, punonjësit kanë kohën që paguhen me 10 për qind më pak.
SHOKU RAMIZ ALIA: Jam dakord që të studiohet forma e shpërblimit për kuadrot që punojnë në ndërmarrjet ekonomike, të cilave u mbahet 10 përqindshi, por kjo të bëhet e thelluar, jo shkel e shko duke u kënaqur me një apo dy variante. Të gjenden format më me efektive që stimulojnë kuadrin për rritjen e prodhimit. Unë nuk jam specialist, por mendoj se një formë shpërblimi mund të jetë kjo: Kur ndërmarrja e realizon planin 101 për qind, drejtuesit të marrin 10 për qind të pagës më tepër.
Kjo mund të jetë e përshtatshme për ndërmarrjet që punojnë me lëndë të parë e materiale vendi, jo për ato që e presin nga importi. Si do që të jetë, duhet vrarë mendja për të gjetur forma shpërblimi të përshtatshme, për ta stimuluar prodhimin. Në marrëdhëniet në prodhim nuk ka asgjë të pandryshueshme; ndryshojnë kushtet, ndryshojnë edhe marrëdhëniet.
Në me stadin e sotëm të zhvillimit, për shembull, me me me me me me problemi i punës dhe i shpërblimit, është një mekanizëm që duhet ta me preocupojë Partinë. Në vendet kapitaliste me borgjezia me sistemin e vet ka vendosur disiplinën e urisë dhe të dajakut për të nxjerrë fitimin maksimal ashtu dhe për të ruajtur ekzistencën e saj. Në këto vende pronari e flak në rrugë të madhe punëtorin po nuk ia bëri punën, punëtori vdes urie.
Sistemi ynë është antitezë e sistemit kapitalist. Te ne, me sigurisht, nuk ekziston disiplina e kërbaçit, por socializmit i duhet një disiplinë e lartë dhe e ndërgjegjshme. Nisur nga ky parim njerëzit tanë, organizmat e Partisë, ekonomike e shtetërore duhet të bëjnë përpjekje për të gjetur ato mekanizma të tjera ekonomike që do të përdoren për të vendosur atë. Rregulli dhe disiplina në punë të rritin rendimentin shoqëror që për ekonominë tonë përbën një problem kolosal.
Lenini ka thënë se në fund të fundit rendimenti shoqëror është matësi i superioritetit të një me rendi ekonomiko-shoqëror mbi një tjetër. Këtë nuk duhet ta harrojmë. Disiplina me proletare, një disiplinë e çeliktë, por e ndërgjegjshme duhet të karakterizojë njerëzit tanë.
Po bëj një abstragim me filozofik. Bazë e ideve (e ndërgjegjes) është zhvillimi material (qenia shoqërore). Idetë siç ka thënë Marksi, janë forcë materiale kur bëjnë për vete masat, ato janë të forta e shndërrohen në realitet kur kanë bazën materiale.
Në socializëm jo të tërë njerëzit punojnë në sferën prodhuese, por edhe intelektualët që nuk punojnë në këtë sferë i japin shoqërisë po aq sa edhe ata të sferës prodhuese. Mirëpo edhe intelektuali që është larg prodhimit në ndërgjegjen e tij pasqyron shndërrimin material të shoqërisë, ka mendime e ndërgjegje me proletare.
Po të mendonin se dhe klasa punëtore e fshatarësia punonjëse nuk do të merreshin me punë proletare do të ishte një gjë me me me me me me me me me me absurde. Pra nuk shtrohet çështja të vendosim disiplinë proletare dhe të ndërgjegjshme vetëm në parim, të mbetet ide. Ajo mund të vlejë për një pakicë, por jo për të tërë masën. Disiplinën e ndërgjegjshme proletare nuk e kemi lënë mbi bazën e ideve, e kemi vënë mbi një bazë materiale.
Por, me këto kushte që kemi krijuar në vendin tonë, me këto mundësira materiale që disponojmë, me këto mekanizma që kemi vënë në veprim, a e krijojmë ne me të vërtetë atë disiplinë të fortë e të hekurt, atë disiplinë të ndërgjegjshme proletare që duam? Këtu ka probleme dhe ne kurrsesi s’duhet të mendojmë se këto gjëra janë zgjidhur njëherë e përgjithmonë dhe se nuk ka vend për me me me perfektionim.
Çështja e rakordimit të interesave të individit apo të grupit me shoqërinë, të kooperativës me shtetin, të anëtarit me kooperativën, të punëtorit me shtetin, që përkojnë me një aspekt të veçantë të marrëdhënieve në prodhim, janë shumë delikate, të lidhura në mënyrë dialektike dhe të ndryshueshme. Me zhvillimin e shoqërisë nevojat e njerëzve bëhen më të mëdha si pasojë e shtimit të të me me ardhurave, kjo sjell edhe rritjen e kërkesave. Nëse 10 vjet më parë televizori ishte send luksi, sot është bërë një nevojë.
Ose, pasëse 10 vjet më parë në fshat qoftë burrat, qoftë gratë visheshin ndryshe, ndërsa tani duan të vishen si në qytet. Gjendja e re e ekonomisë së fuqizuar shtron para organizmave tona detyrën për rritjen e prodhimit, ndryshe nuk përballohen. Prandaj organet e Partisë, të pushtetit e të ekonomisë duhet t’i kenë parasysh këto çështje, sepse po nuk u plotësohen kërkesat krijohen probleme ekonomike dhe politike.
Për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë Plenumi i 7-të i Komitetit Qendror të Partisë mori vendim që brigadave që tejkalojnë detyrat e prodhimit, duke zbritur akumulimin, t’u jepet një shpërblim suplementar. Forma e re e shpërblimit do t’i nxitë fshatarët për punë, për të rritur prodhimin. Një formë e tillë shpërblimi pse të mos futet edhe në industrinë nxjerrëse për t’i nxitur minatorët në krom, sektor ku ne kemi interes?
Natyrisht forma e re e shpërblimit nuk mund të shtrihet për të tërë sektorët e ekonomisë sonë, ajo duhet parë sipas kategorive, por ajo mund të përdoret në ndërtim-montimin e veprave të mëdha industriale. Brigadave që punojnë për ndërtimin e uzinës së ferrokromit, mund t’u me caktohet afati i përfundimit të detyrave dhe kur e plotësojnë planin t’u jepet shpërblimi.Forma e re e shpërblimit rrit efektivitetin ekonomik, por nxit punëtorin për punë.
Kjo formë shpërblimi ka ekzistuar më parë, por është hequr. Kjo është e ligjshme. Në sistemin e punës në tërësi shumë procese e me metoda pune kanë ndryshuar, janë zëvendësuar me më të përparuara, janë bërë shumë eksperimentime dhe të tilla do të bëhen dhe paskëtaj, mirëpo të tëra këto duhet të jenë të me me studiuara dhe t’u japin argumentimin dhe përgjigjen e duhur.
SHOKU BESNIK BEKTESHI: Në bazë të vendimit për krijimin e organizmave të eksport-importit brenda një ministrie ne tani po punojmë ta ngremë këtë organizëm dhe në dikasterin tonë, madje hartuam dhe një rregullore. Ky organizëm do të hyjë në marrëveshje me një firmë të huaj për eksport-importin e mallrave dhe pajisjeve që i nevojiten me me sistemit që mbulon ky dikaster, pa ndërhyrë në marrëveshjet apo traktativat që ka lidhur e do të lidhë Ministria e Tregtisë së Jashtme në kuadrin e tërë ekonomisë kombëtare.
Një seri mallrash, që tregtia e jashtme nuk çante dot në tregjet e huaja për t’i shitur, tani janë marrë në dorë nga ky organizëm, i cili do të fillojë aktivitetin e vet për të gjetur treg shitjeje. Shokët që merren me këto probleme janë optimistë dhe kanë besim se do të realizohet detyra e caktuar. Sivjet, siç porositët dhe Ju, shoku Ramiz, ndonjë aktivitet të madh nuk mund të presim në këtë drejtim, por do të ketë një përmirësim.
SHOKU RAMIZ ALIA: Degët, ndërmarrjet apo zyrat të ngritura pranë ministrive për t’u marrë me probleme të eksport-importit duhet të bëjnë përpjekje të gjejnë tregje afër vendit tonë. Tregjet në vende të largëta dhe firma të mëdha, nuk me me me japin efektivitet. Po në sektorin e naftës si po venë punët?
SHOKU BESNIK BEKTESHI: Shpimet për të gjetur vendburime të reja nafte e gazi po bëhen. Në Delvinë në thellësinë 40-47 metra sonda ka kapur shtresën gëlqerore. Shpimi po ecën normalisht. Në Panaja shpimi ka me arritur në thellësinë 2000 metra. Është spostuar shpimi rreth 200 metra në trungun e ri. Gjatë shpimit në thellësinë 100 metra ndeshën me tubin e vjetër dhe tani kanë filluar të largohen.
Specialistët kanë bërë disa matje të reja me neutron dhe kanë kapuj tinguj, që tregojnë se ka metal, pra tubi i vjetër. Ata janë larguar prej tij dhe shpimi po vazhdon në një trung të ri. Gjatë kësaj kohe nuk ka ndodhur asnjë me fenomen as në grykën e pusit. Në drejtim të kërkim-zbulimit treguesit janë të mirë.
Në këto zona që përmenda tani fillon gazifikimi. Këto ditët e fundit gjatë shpimit të një pusi pati gaz, si dhe në dy puse në zonën e Divjakës. Këto puse janë të pliocentit pra të natyrës 8 mijë, 10 mijë, 12 mijë metra thellësi. Furnizimi me gaz si për uzinën e uresë dhe për konsumatorët e tjerë të industrisë që punojnë me të, ka qenë i rregullt.
Pusi i Zvërnecit u mbyll. Tani po bëjnë disa profile sizmike se kanë mendimin që në një pus tjetër me rreth 2000-2200 metra thellësi fillon ngritja, ai është spostuar, shkëputur nga Sazani. Këto janë kërkimet në naftë, që zakonisht atakohemi në thellësinë 3200 metra kryesisht në Sheqishte dhe Marinzë.
SHOKU RAMIZ ALIA: Po në krom si vete puna?
SHOKU BESNIK BEKTESHI: Si fillim muaji, shoku Ramiz, megjithëse janë bërë përpjekje dhe nga ana jonë, vërehet një rënie. Kjo rënie vjen si pasojë e largimit të punëtorëve në familjet e tyre. Çojnë dhe rrogat në shtëpi. Pas këtyre ditëve fillon puna me intensitet si në punimet minerare, ashtu dhe në shfrytëzim. Ky është një problem që e kemi shtruar vazhdimisht, por ende s’kemi gjetur një rrugëzgjidhje.
Në miniera kemi vënë autobuzë në dispozicion të minatorëve, por jo në të gjitha. Janë rreth 100 autobuzë të tillë. Mirëpo kërkesat për mjete me transporti janë të mëdha dhe për këtë arsye kemi rekomanduar dhe një plan me Ministrinë e Tregtisë së Jashtme. Gjendje me krom të pasur kemi rreth 40 mijë tonë. Kromet e cilësive të tjera janë me tejkalim. Kontratën e lidhur me disa vende për me kromin e pasur dhe për me koncentratin ne nuk e realizojmë dot.
SHOKU RAMIZ ALIA: Gjendja e kromit të pasur dhe e koncentratit duhet ndjekur e duhet rakorduar me Ministrinë e Tregtisë së Jashtme që të bëjnë ndryshime në planifikim për vitin tjetër.
SHOKU BESNIK BEKTESHI: Këto ne do t’i shikojmë konkretisht mbi bazën e me fronteve, mirëpo pikërisht aty në front është minerali me përmbajtje të pasur. Përpjekjet tona të drejtuesve të minierave dhe veçanërisht të minatorëve janë tepër të mëdha, mirëpo fakti që me vështirësi kapen të tilla shtresa sjell mosrealizimin e planit. Në minierat e reja të kromit si punimet në rrugë, punimet minerare dhe shfrytëzimi kanë filluar pjesërisht.
Minatorët kanë nxjerrë dhe mineral, por ai nuk mund të me transportohet për mungesë rrugësh. Punimet për hapjen e rrugëve kanë filluar. Për këtë qëllim fill pas porosive që dhatë ju në një mbledhje të Sekretariatit për disa aksione në ndihmë të ekonomisë, kemi çuar disa brigada për të intensifikuar punën, sidomos me organizimin e aksioneve janë marrë vetë rrethet.
Pas kësaj mbledhjeje të Sekretariatit kemi shtruar rreth 11 milionë investime për këto aksione. Por mendojmë që çdo gjë ka dhe kohën e vet se hasim dhe në vështirësi. Në sektorin e kromit është marrë “zotimi” që me aksion të nxirren 15 mijë tonë krom gjatë muajve qershor, gusht dhe shtator, duke shtruar përpjekjet dhe duke e ndihmuar këtë sektor me mjete transporti.
Gjithashtu kemi shtruar detyrën për të ulur në maksimum koeficientin e varfërimit, domethënë të mos nxjerrim gurë për të rritur ferrokromin. Në këtë drejtim po punohet. Në kombinatin metalurgjik puna po ecën mirë në drejtim të rritjes së nivelit të me me koncentratit dhe të karbonatit bazik. Niveli ka rënë si vleftë, por tani duke shtuar përpjekjet do të vejë në 13-14 mijë dollarë për ton. / Memorie.al
Vijon numrin e ardhshëm


















