• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, June 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Piktori rus Gustav Klutsis, u arrestua me 16 janar 1938 dhe u dënua me vdekje nga një komision i NKVD-së (Policia politike), i akuzuar për…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Nga Bashkim Trenova

Pjesa e tridhjetedy

                                      -NAZIBOLSHEVIZMI – LETËRSIA DHE ARTET –

                                                         PARATHËNIE

Gjithashtu mund të lexoni

“Deri në 1938-ën në Shqipëri kishte 404 makina personale, 124 autobuzë dhe 442 kamionë, atë vit kishin hyrë në vend 205 automjete, 64 vetura…”/ Kur specialistët e “FIAT”- eksploruan Shqipërinë në 1938-ën

“Si shembull i përkryer i Realizmit Socialist të viteve 1930, në pikturë, merret tabloja e Juri Pimenovit ‘Moska e re’, ku autori pikturon kryeqytetin sovjetik me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Memorie.al / Historianë, filozofë politikë, intelektualë të shkollave apo dhe të pozicionimeve të ndryshme, i kanë kushtuar mijëra e mijëra faqe, vëllime të tëra, studime dhe artikuj krahasimit midis nazizmit dhe komunizmit. Përgjithësisht, në botimet dhe studimet e tyre, qëndrohet në kontrollin policor të shoqërisë nga këta diktatura, në rolin e hierarkisë shtetërore diktatoriale, të kreut të shtetit, si mbytës të mendimit të lirë, në vendin e gjithë-pranishëm të propagandës zyrtare në shoqëri, në masakrat masive dhe në rrjetin e kampeve të përqendrimit, në veprimtarinë e policisë, NKVD në BRSS (më pas KGB) dhe të Gestapos në Rajhun e Tretë. Në librin e tij “Le Passé d’une illusion” (E kaluara e një iluzioni) François Furet vëren se nazizmi dhe komunizmi kanë të njëjtën kundërshtim ndaj demokracisë liberale dhe asaj që ata e quajnë “borgjezia kapitaliste”. Të dyja ideologjitë pretendojnë se janë socialiste dhe përdorin imazhin e socializmit. Vendet komuniste janë vetëquajtur “socialiste”. “Nazizëm” është një shkurtim i nacional-socializmit.    

                                                    Vijon nga numri kaluar

PIKTURA DHE SKULPTURA

Pikura sovjetike u nënshtrohet urdhrave të pushtetit. Një piktor, për të jetuar, duhet ta pranojë këtë zgjedhë, t’u bindet urdhrave të Partisë dhe pushtetarëve të saj. Kontrolli dhe mbikëqyrja e punimeve të piktorëve bëhej edhe nëpërmjet Glaviskutsvo (Drejtoria e përgjithshme e çështjeve letrare dhe artistike), si edhe nga Komiteti i Arteve pranë Sovnarkomit.

Komunizmi nuk i toleron armiqtë. Ata që cilësohen si të tillë ndëshkohen, asgjësohen. Çdo formë arti jo në përputhje me Realizmin Socialist, është shtypur rreptësisht. Një numër i madh piktorësh, për t’i shpëtuar kësaj gjendjeje, u larguan nga Rusia. Kandinski u largua në vitin 1921 dhe u vendos në Gjermani, ku qëndroi deri në ardhjen në pushtet të Hitlerit. Më pas shkon në Francë.

Chagalli braktis Rusinë në vitin 1922, fillimisht shkon në Berlin dhe më pas në Paris. Robert Falku shkon në Bruksel me familjen. Antuan Fevsneri, që nga 1923 jeton në Paris. Osip Zadkini u largua fillimisht për në Paris, ku jetoi për një kohë të gjatë, dhe më pas për në SHBA-ës. Piktorja futuriste Aleksandra Eksteri do të emigrojë në Francë, në vitin 1924. Dobuzhinski me familjen, e braktis Rusinë në vitin 1924, duke u endur në vende te ndryshme.

Largimi i piktorëve nga Bashkimi Sovjetik do të vazhdojë në vite. Në fundin e vitit 1969, Kuzkovski emigron në Izrael dhe përjashtohet nga Lidhja e Artistëve. Në vitin 1978 Oscar Rabinit iu hoq nënshtetësia sovjetike nga Sovjeti Suprem. Ai u dënua me mërgim familjarisht, një mërgim i detyruar, një dëbim. Edhe në vitet pasardhëse një numër artistësh jo-konformistë, do të jenë të detyruar të braktisin vendin e lindjes dhe të vendosen në Europë ose në SHBA-ës. Në fundin e viteve 1980 piktorët Ilia Kabakovi, Erik Bulatovi, Oskar Rabini dhe Vladimir Jankilevski, emigrojnë dhe vendosen në Nju Jork ose në Paris.

Piktorët rusë ose sovjetikë, që nuk mundën të largohen nga vendi pas revolucionit dhe që në një mënyrë a një tjetër nuk pranuan zgjedhën e Realizmit Socialist, që respektuan personalitetin e vet në krijimtari, përfunduan burgjeve, gulagëve ose përpara skuadrave të pushkatimit. Piktori Mikhail Vassilievç Nesterovi, u arrestua në vitin 1938 dhe u mbyll në burgun e Buturkës. Ülo Soosteri, student në arte, u burgos në një nga kampet e Siberisë.

Piktori Mihal Sokolovi, një nga më të njohurit pas revolucionit, u degdis në vitin 1938 në një kamp të rajonit të Kemerovës, ku vazhdoi të pikturonte tablo në miniaturë, në të cilat trajtohen tajga dhe portrete të shokëve të tij në fatkeqësi. Një piktor tjetër, Gustav Klutsis, u arrestua me 16 janar të vitit 1938. Me 11 shkurt 1938 u dënua me vdekje nga një komision i NKVD-së (Policia politike) për “pjesëmarrje në një organizatë terroriste nacionaliste kundërrevolucionare”. Ai u ekzekutua me 26 shkurt të të njëjtit vit në poligonin Butovo, pranë Moskës, së bashku me intelektualë dhe artistë të tjerë.

Grigori Ivanoviç Gurkini, piktor peizazhist rus, u arrestua dhe me 11 tetor 1937 u pushkatua. Në Rusinë sovjetike zhvillohet një propagandë figurative e fuqishme, që zë vend në rrugë, në udhëkryqe, në parqe, në ndërmarrje dhe kudo gjetkë. Pjesë e kësaj propagande, përveç pikturës, banderolave me parulla, portreteve të krerëve komunistë, afisheve tematike, etj., është edhe skulptura. Është domethënës kujdesi që ka treguar vetë udhëheqësi i revolucionit bolshevik, Vladimir Iliç Lenini, ndaj rolit të skulpturës në vendin e sovjetëve.

Në kujtimet e tij, Lunaçarski, komisar i popullit për edukimin, shkruan: “Që më 1918 Vladimir Iliçi më tha se duhej nxitur arti të shkonte përpara si mjet agjitacioni. Për këtë ai paraqiti dy projekte…! Projekti i dytë ishte për ngritjen në shkallë të gjerë të përmendoreve të revolucionarëve të mëdhenj, të përmendoreve të përkohshme prej gipsi, si në Petrograd, ashtu edhe në Moskë…! Vladimir Iliçi e quajti këtë; ‘propagandë monumentale’”.

Lenini jo vetëm jep porosi, orientime, jo vetëm harton dhe paraqet projekte, por kërkon edhe llogari, bën presion, urdhëron që porositë e tij të mos zvarriten, të zbatohen menjëherë. Në korrikun e vitit 1918 ai u dërgon këtë letër Komisariatit të Popullit për Arsimin dhe Komisariatit të Popullit për Pasuritë e republikës:

“Kërkojmë të na paraqisni menjëherë informata se çfarë është bërë konkretisht për zbatimin e dekreteve të 13.V.1918, sidomos për 1 – heqjen e përmendoreve të vjetra ; 2 – zëvendësimin e tyre me përmendore të reja, qoftë edhe të përkohshme…! Zvarritja që po vazhdon prej dy muajsh ne lidhje me zbatimin e këtij dekreti… është e pafalshme”.

Me 18.IX.1918 ai i drejton këtë telegram kërcënues Lunaçarskit: “Sot dëgjova raportin e Vinogradovit në lidhje me bustet dhe monumentet, jam thellësisht i revoltuar, me muaj nuk po bëhet asnjë bust, zhdukja e bustit të Radishevit është komedi. Nuk ka një bust të Marksit për ta vënë në rrugë, për propagandën me mbishkrime në rrugë nuk është bërë asgjë. Ju heq vërejtjen për qëndrimin kriminal dhe të plogësht që keni treguar, kërkoj të më dërgohen emrat e të gjithë personave përgjegjës për t’u hedhur në gjyq. Turp për sabotuesit dhe për syleshët”.

Edhe kur ndonjë monument do të realizohet, sipas kërkesës së tij, do të jetë gjithnjë ai që do të thotë fjalën e fundit, që do të bëjë vërejtje mbi veprën e paarrirë sipas tij. Kur i paraqitet për miratim një model i monumentit të Marksit, Lenini do të shprehet: “…i thoni skulptorit që flokët të shëmbëllejnë më shumë në mënyrë që të krijohet përshtypja e Karl Marksit, ashtu si në portretet e mira të tij, sepse sikur nuk i ngjajnë aq shumë”.

Si të gjithë artistët e kësaj kohe, skulptorët rusë u detyruan të krijojnë vepra arti që shprehin ide revolucionare apo, më saktë, idetë e krerëve të Partisë Komuniste të BRSS-së. Bolshevikët kanë në kontroll të plotë krijimtarinë e skulptorëve rusë. Ndër projektet e para të skulpturës sovjetike është ai i vitit 1919, për ngritjen në qytetin e Petrogradit të një kulle të lartë 400 metër kushtuar Internacionales III-të, e njohur me emrin “Kulla e Tatlinit”.

Artistët duhet të krijojnë vepra monumentale jo vetëm sipas kërkesave të krerëve bolshevikë, por edhe kushtuar kultit të tyre. Objekt i krijimtarisë së tyre janë gjithashtu heronjtë e revolucionit, të Luftës II Botërore, punëtorët me pamje heroike, me muskuj të fuqishëm, me grushtin lart dhe vështrim kërcënues, gati për beteja, kolkozianët e qeshur dhe të lumtur. Punimet e tyre, shpesh, janë me përmasa masive, për të përçuar kështu idenë e madhështisë së shtetit sovjetik.

Skulpturat më të famshme të kësaj epoke janë pa dyshim ato kushtuar Leninit, themeluesit të BRSS-së, dhe pasuesit të tij, Stalinit, të ngritura në sheshet qendrore të çdo qyteti dhe fshati, në shkolla dhe në kampet e pionierëve, në spitale, kazerma, përpara uzinave dhe stadiumeve, në universitete dhe, sigurisht, në Kremlin, shkurt; anembanë hapësirës sovjetike.

Lenini ishte fillimisht figura kryesore e artit monumental sovjetik. Kulti i Leninit lulëzon sidomos pas vdekjes së tij. Kështu u hartua projekti për një monument gjigant të udhëheqësit bolshevik në pikën më të lartë të Pallatit të Sovjetëve. Vetëm shtatorja e Leninit arrinte lartësinë e 100 metrave. Në Bashkimin Sovjetik u ngritën rreth 14.000 shtatore kushtuar Leninit.

Duke nisur nga viti 1930, gradualisht, vendin qendror në punimet e skulptorëve sovjetikë e zë figura e Stalinit. Mijëra monumente iu kushtuan atij në të gjithë vendin. Fillimisht ai qëndron anash Leninit. Këtë e shohim në monumentin ‘Ленин и Сталин в Горьком’ (‘Lenini dhe Stalini në Gorki’), që paraqet dy udhëheqësit komunistë të ulur në një stol duke diskutuar. Stalini vetë e vlerësonte shumë këtë monument.

Monumenti i parë i kushtuar Stalinit me rastin e 50-vjetorit të tij, është realizuar nga skulptori Matvei Kharlamovi në vitin 1929 dhe u vendos në Leningrad. Monumenti më i madh kushtuar lavdisë së Stalinit – ‘Памятник Сталину в Сталинграде’, u ngrit në Stalingrad. Me lartësinë prej 24 metrash, ai zotëronte hyrjen e kanalit Vollga-Don.

Ky monument u hoq në vitin 1962 dhe u zëvendësua me një statujë të Leninit 27 metra të lartë, që në ditët tona përfaqëson një nga monumentet më të lartë në botë. Të tjerë monumente iu ngritën Stalinit në Minsk, në Erevan, në Tbilisi, në Leningrad dhe gjetkë. Punime këto të skulptorit Vladimir Ingalla.

Monumenti më i njohur i Stalinit është ai i ngritur në brigjet e kanalit Moska, që lidh këtë kanal me Vollgën. Ai u bë model për shumë të tjera që e pasuan , në të gjithë vendin. Autor i tij është skulptori Sergei Merkurovi. Tjetër vepër e tij është edhe monumenti ‘И. В. Сталина на Всесоюо зная сельскохозяо йственная выо ставкe’ (ВСХВ), monument gjigant 25 metra i lartë, që paraqet Stalinin në sheshin qendror të Ekspozitës bujqësore mbarë-ruse të Moskës.

Përveç Bashkimit Sovjetik, monumente kushtuar Stalinit u ngritën pas Luftës II Botërore edhe në vendet e Europës Lindore, satelite të Bashkimit Sovjetik, përfshirë këtu edhe Shqipërinë e vogël dhe Mongolinë e largët. Në Gjermaninë Lindore, në pjesën sovjetike të Berlinit u ngrit ‘Stalindenkmal’, monumenti i Stalinit, në bronz, i lartë 4.8 metra, vepër e autorit sovjetik Nikolai Tomski. Ai u hoq pothuajse në fshehtësi natën e 13 nëntorit të vitit 1961, si pasojë e fushatës së destalinizimit, të nisur me Kongresin XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pasi na dështoi tentativa e arratisjes nga kampi i Spaçit, më akuzuan mua për tradhëti dhe u detyrova të vrisja shokun tim me sqepar...”/ Dëshmia e trishtë e ish-të burgosurit politik që e ktheu UDB-ja

Next Post

“Herën e dytë që erdha në Shqipëri në '89, atmosfera kishte ndryshuar pak, por vazhdonim të ndiqnim...”/ Dëshmia e rrallë e përkthyeses gjermane, si survejohej nga Sigurimi Shtetit

Artikuj të ngjashëm

“Deri në 1938-ën në Shqipëri kishte 404 makina personale, 124 autobuzë dhe 442 kamionë, atë vit kishin hyrë në vend 205 automjete, 64 vetura…”/ Kur specialistët e “FIAT”- eksploruan Shqipërinë në 1938-ën
Dossier

June 2, 2026
“Si shembull i përkryer i Realizmit Socialist të viteve 1930, në pikturë, merret tabloja e Juri Pimenovit ‘Moska e re’, ku autori pikturon kryeqytetin sovjetik me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Si shembull i përkryer i Realizmit Socialist të viteve 1930, në pikturë, merret tabloja e Juri Pimenovit ‘Moska e re’, ku autori pikturon kryeqytetin sovjetik me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

June 2, 2026
“Pas ardhjes së nazistëve në pushtet, Von Graevenitzi realizoi bustin e Hitlerit në bronz dhe në vitin 1935 ai mori pjesë në Kongresin e Partisë Naziste, i ulur pranë Hitlerit…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

June 3, 2026
“Krerët e ‘Bashkimit Demokrat’ me në krye Gjergj Kokoshin, u zhgënjyen nga mosndërhyrja e aleatëve te Enver Hoxha, për shtyrjen e zgjedhjeve, e për këtë, në 1972-in, Musine Kokalari…|/ Refleksionet e historianes së njohur
Dossier

“Historianët komunistë, edhe pse nuk i pret më arrestimi e tortura, siç bënte dje pushteti i tyre, vazhdojnë t’a mbajnë të shtrembëruar historinë si dikur, sepse…” / Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

June 2, 2026
“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Ndonëse Serbia na i mori 20.000 km / katror, Enver Hoxha, i nisur thjeshtë nga egoizmi i tij i skajshëm, jo që ai fakt nuk ia lëkundi drejtimin, por…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

“Herën e dytë që erdha në Shqipëri në ’89, atmosfera kishte ndryshuar pak, por vazhdonim të ndiqnim…”/ Dëshmia e rrallë e përkthyeses gjermane, si survejohej nga Sigurimi Shtetit

“Herën e dytë që erdha në Shqipëri në '89, atmosfera kishte ndryshuar pak, por vazhdonim të ndiqnim...”/ Dëshmia e rrallë e përkthyeses gjermane, si survejohej nga Sigurimi Shtetit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme