• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, June 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Në letërsinë gjermane naziste, Hitleri portretizohet si Mesia i ri, si shpëtimtar, si Krishti i shekullit tonë, të cilit të gjithë duhet t’i binden verbërisht…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Nga Bashkim Trenova

Pjesa e njëzetenëntë

                                      -NAZIBOLSHEVIZMI – LETËRSIA DHE ARTET –

                                                        PARATHËNIE

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndonëse Serbia na i mori 20.000 km / katror, Enver Hoxha, i nisur thjeshtë nga egoizmi i tij i skajshëm, jo që ai fakt nuk ia lëkundi drejtimin, por…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

“I torturuar tmerrësisht, regjisori Vsevolod Meyerholdi deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Pasternaku…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Memorie.al / Historianë, filozofë politikë, intelektualë të shkollave apo dhe të pozicionimeve të ndryshme, i kanë kushtuar mijëra e mijëra faqe, vëllime të tëra, studime dhe artikuj krahasimit midis nazizmit dhe komunizmit. Përgjithësisht, në botimet dhe studimet e tyre, qëndrohet në kontrollin policor të shoqërisë nga këta diktatura, në rolin e hierarkisë shtetërore diktatoriale, të kreut të shtetit, si mbytës të mendimit të lirë, në vendin e gjithë-pranishëm të propagandës zyrtare në shoqëri, në masakrat masive dhe në rrjetin e kampeve të përqendrimit, në veprimtarinë e policisë, NKVD në BRSS (më pas KGB) dhe të Gestapos në Rajhun e Tretë. Në librin e tij “Le Passé d’une illusion” (E kaluara e një iluzioni) François Furet vëren se nazizmi dhe komunizmi kanë të njëjtën kundërshtim ndaj demokracisë liberale dhe asaj që ata e quajnë “borgjezia kapitaliste”. Të dyja ideologjitë pretendojnë se janë socialiste dhe përdorin imazhin e socializmit. Vendet komuniste janë vetëquajtur “socialiste”. “Nazizëm” është një shkurtim i nacional-socializmit.                

                                                 Vijon nga numri kaluar

PIKTURA DHE SKULPTURA

Në Gjermaninë hitleriane, e njëjta politikë shtypjeje, përndjekjeje dhe censurimi të rreptë, njëlloj si në të gjitha artet, u praktikua, që në ditët e para të ardhjes së nazistëve në pushtet, edhe ndaj pikturës dhe piktorëve, skulpturës dhe skulptorëve, që nuk u pajtuan me “idealin” nazist, që iu kundërvunë në një mënyrë apo një tjetër atij, që nuk propaganduan “cilësitë” e racës ariane, etj. Më 1 mars 1933 Oskar Shlemmeri hapi ekspozitën e tij në Galerinë Bashkiake të Stuttgartit. Me 5 mars nazistët erdhën në pushtet.

Me 12 mars 1933 ekspozita u ndalua. Një ditë më parë, ‘National-Socialistisches Kurier’ kishte shkruar: “Kjo ekspozitë është, pa asnjë dyshim, hera e fundit që publiku mund të ketë rastin të shohë Kunstbolschevismus në pikturë, madje, në shkallë të madhe. Kush dëshiron t’i marrë këta piktura me seriozitet? Kush i respekton? Kush ka dëshirë t’i mbrojë si vepra arti? Ato janë të paarrira në të gjitha pamjet. Duke parë anën e tyre shpirtërore dekadente, mund të thuhet se ato shumë shpejt mund të braktisen në një grumbull plehrash ku do të dekompozoheshin pa u shqetësuar”.

Gjatë Rajhut të III-të, në total, në 101 institucione, u konfiskuan midis 16.000 dhe 20.000 piktura, skulptura, vizatime dhe stampa, të cilat u shkatërruan apo u shitën jashtë vendit. Në përfundim të fushatës së “pastrimit etnik” të objekteve të artit, u tërhoqën nga muzetë e vendit 15.997 tablo, prej të cilave 51 tablo të Schlemmerit, më se 260 të Otto Dixit, më se 400 të Kokoschkas dhe 639 të Ernst Ludwig Kirchnerit. Në mars të vitit 1939 u dogjën në zjarr 1.004 tablo dhe 3.825 vizatime e gravura. Fresket murale, që kishte pikturuar Oskar Schemmeri, në muzeun e Weimarit, u lyen me bojë të bardhë.

U vendos edhe një lloj modeli krahasues për të dalluar nëse një vepër është apo jo e natyrës, që shqetëson rendin shoqëror e politik apo që synon ta përmbysë atë. Midis piktorëve, veprat e të cilëve u ndaluan, mund të përmenden edhe Edvard Munchi, Die Brucke, Marc Chagalli, Chaim Soutine, George Groszi, Van Goghu, Pablo Picasso, Gauguini, Cezane, Modiliani, Schmidt-Rottlufi, Pechsteini, Hoferi Matisse, Braque, Klee, etj.

Mjaft piktorë gjermanë të kohës, si Erich Heckeli, Nolde, etj., të përndjekur vazhdimisht nga Gestapo, u detyruan të fshihen e të jetojnë në klandestinitet. Të tjerë u detyruan të emigrojnë. Në vitin 1933, Kandinsky, Groszi, Schlemmeri dhe Jankel Adleri largohen nga Gjermania. Në vitin 1934 Kokoschka vendoset në Londër. Në vitin 1936, Paul Klee largohet për në Zvicër. Në vitin 1937 Feiningeri largohet dhe vendoset në Nju York. Otto Dixi, i akuzuar për “fyerje të ndjenjës gjermane”, largohet edhe ai në vitin 1938 dhe vendoset në Zvicër. Po kështu u detyrua të emigrojë edhe Beckmanni, etj.

Për disa artistë gjendja është edhe më tragjike. Kirchneri, i tramatizuar nga holokausti, u vetëvra në vitin 1938. Të tjerë si Mathias Barzi, u arrestuan. Julo Levini u deportua në Auschwitz ku vdiq në vitin 1943. Gjatë Luftës II-të Botërore, Leo Haasi u mbyll në Geton e Theresienstadtit. Më pas, i torturuar, u dërgua edhe ai në Auschwitz. Pikturat e tij të kësaj periudhe, të realizuara në fshehtësi, pasqyrojnë jetën në kamp. Ato janë dëshmi e tmerreve dhe dhunës së diktaturës hitleriane si edhe e kurajës së artistit për të pasqyruar atë që ka jetuar dhe ka ndier.

Nazizmi kërkoi edhe nga piktorët që të rreshtohen në shërbim të rendit të ri, të bëhen propagandistë të tij. Në fjalimin e mbajtur me 23 qershor 1935 në Hamburg, Gëbelsi shprehet hapur: “Çdo të ishte lëvizja jonë pa propagandë? Dhe ku do të kishte rënë shteti ynë nëse edhe sot një propagandë me të vërtetë krijuese, nuk do t’i jepte atij pamjen e tij shpirtërore? A nuk është arti, gjithashtu, një formë e mundshme modelimi? A mos degradohet arti nëse vendoset në të njëjtin plan me atë shkencë nobel, sikurse është psikologjia popullore, ajo që e para e nxori Raihun nga humnera? Nuk mund të ndihmohet populli, në një epokë të mjerë si kjo e sotmja, vetëm me teorema. I duhen, dhënë atij mundësi praktike që të fillojë një jetë të re. Këtë kemi bërë ne”.

Nazistët favorizuan dhe mobilizuan për qëllimet e tyre një sërë piktorësh dhe ilustratorësh. Midis tyre njihen Claus Bergeni, Ludwig Dettmanni, Hermann Gradli, Arthur Kampfi, Willy Kriegeli, Fritz Mackenseni, Alfred Mahlau, Werner Peineri, Philipp Rupprechti, etj. Në mbështetje të tyre, nazistët organizuan në Munih një ekspozitë të madhe të artit zyrtar – Grosse Deutsche Kunstausstellung (Ekspozita e madhe e Artit Gjerman). Kjo ekspozitë u përurua nga Hitleri më 18 korrik 1937. Në të u ekspozuan 900 punime të 580 piktorëve dhe skulptorëve të përkushtuar ndaj regjimit.

Në kuadrin e artit zyrtar gjerman piktura kufizohet në qindra portretet e Hitlerit, në imitimin e antikitetit, në adhurimin e trupit të zhveshur, në delikatesën e femrës dhe forcën e mashkullit. Të tjera fusha të saj janë lufta, betejat, atdheu, shoqëria burrërore apo miqësia ushtarake, figurat heroike, simbolet, himnizimi i fshatit dhe fshatarëve, i punës në fshat dhe i punës në uzina, i familjes në përgjithësi, kryesisht roli i hierarkisë në familje dhe lindshmëria. Shumë më tepër se një mjet i thjeshtë në duart e pushtetit, artet pamore, midis të cilave piktura, mund t’i shohim edhe si simbole të dëshirës naziste për t’i qëndruar kohës, për ta vendosur kombin gjerman në një hapësirë-kohe të përjetshme.

Ky dimension, që pagëzohet Erlebnis, sipas krerëve nazistë, përfaqësohet në mënyrën më të plotë në artin e pikturës. Historiani dhe konferencieri kanadez Eric Michaud, duke folur për pikturën e kësaj periudhe, shprehet kështu: “Në aparatin nazist të riprodhimit të imazheve, roli i mos cënimit të jetës i takonte së pari pikturës … piktura kishte për detyrë të përditësonte vazhdimisht Erlebnisin dhe t’i besonte vlerën e përjetësisë që mbart në vetvete”.

Sikurse përmendet më sipër, një nga temat qendrore të artit, në këtë rast të pikturës naziste, është kulti i shefit. Fillimisht mund të thuhet se tablotë ku figuron Hitleri nuk mund të numërohen. Një artist në Gjermaninë naziste mund të hynte gjithnjë në rangun e të mirë-trajtuarve, të mirë-shikuarve të regjimit, nëse ai realizonte së paku një tablo kushtuar diktatorit.

Në përgatitjet e hapura e të papërmbajtura të nazistëve për një Luftë të re Botërore, janë të domosdoshme bindja dhe besnikëria e verbër, e pakushtëzuar, absolute, ushtarake ndaj Fuhrerit. Një numër jo i vogël piktorësh të kohës janë përqendruar në paraqitjen e Hitlerit me përmasa mesianike, të Hitlerit si udhëheqës luftarak, karizmatik, që tërheq turmat. Në pikturë, edhe kur mungon, ai është i pranishëm, gjithnjë në qendër, p.sh. nëpërmjet një portreti të tij të vendosur në mur, apo nëpërmjet temës së zgjedhur dhe të ideologjisë zyrtare, që përshkon çdo tablo.

Organi i Partisë Naziste ‘Volkischer Beobachter’ në vitin 1934 shkruan: “Ata (artistët) të gjithë e dinë: midis miliona gjermanëve, është shoqëria e artistëve të vërtetë ajo, që nuk pushon së paraqituri Fuhrerin. Artisti gjerman ekziston në sajë të Fuhrerit, të interesit dhe zemrës së tij të madhe. Autoriteti i Fuhrerit dhe artistët, sot dhe në të ardhmen, janë të bashkuar në një. Në Raihun e Adolf Hitlerit nuk ka edhe një artist të vetëm, që nuk i përgjigjet pozitivisht, me bindjen më të thellë, mendimit dhe idesë së Hitlerit në politikë dhe në art”. Artisti, kuptohet, duhet të shkrihet në një me Fuhrerin e tij, me ideologjinë dhe estetikën naziste. Në fakt, që me uzurpimin e pushtetit, në vitin 1933, nazistët i diktuan edhe artit një stil “hitlerian”.

Në kuadrin e një “diktature kulturore”, të nënshtrimit të artit ndaj Shtetit, edhe pikturës iu imponua integrimi në sistemin totalitar. Boshllëku i origjinalitetit karakterizon varfërinë e të gjithë veprimtarisë artistike, veçanërisht fushën e pikturës. Hermann Hoyeri është një nga të parët që zgjedh t’i japë përmasa mesianike diktatorit nazist.Tabloja e tij Am Anfang war das Wort (Në fillim ishte fjala) e vitit 1937, tregon Hitlerin në fillimet e karrierës së tij politike, në vitet 1920. Është koha kur Partia Naziste ishte kufizuar në kryeqytetin e saj historik, në Munih të Bavarisë.

Titulli i pikturës është mjaft domethënës, Fjala i adresohet teologjisë kristiane dhe Jezu Krishtit, që në këtë rast mishërohet nga Adolf Hitleri, i cili predikon Fjalën… Ai paraqitet në këmbë, përpara një grumbulli të vogël njerëzish mjaft të vëmendshëm, që duken të jenë dishepujt e parë të Partisë Naziste. Ai hedh shikimin larg sikur salla të ishte më e madhe nga ç’ishte në të vërtetë.

Miti i Hitlerit si udhëheqës betejash luftarake arrin kulmin në pikturën me përmasa të mëdha të Hubert Lanzingerit të titulluar Der Bannerträger (Flamur-mbajtësi). Hitleri paraqitet këtu me plagë në fytyrë, duke mbajtur lart një flamur me kryqin e thyer nazist. Ai merr formën e një kalorësi tetonik të Mesjetës, hipur mbi kalë. Vepra të tjera kushtuar udhëheqësit nazist u përgjigjen të njëjtave kritere stilistike dhe ikonografike. E tillë është piktura e vitit 1939 Der Führer Spricht (Fuhreri flet) e Paul Paduas. Piktori paraqet portretin e diktatorit varur në mur, një radio të vendosur në një qoshe të dhomës, të gjithë brezat e një familje, që dëgjojnë me vëmendje fjalën e Hitlerit.

Një tjetër piktor, Ferdinand Stageri, tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave. Gjatë Rajhut III-të, piktura nuk trajton tema me dimensione individualiste. Ajo ka si bosht ngjarjet që prekin popullin në tërësi. Arti, piktura si pjesë e tij, duhet të përçojë në popull idenë e madhështisë dhe ta udhëheqë atë drejt kësaj madhështie. Raca dhe gjaku bëhen dy burimet kryesore të frymëzimit të të gjithë jetës artistike në vend.

Mos harrojmë se uniteti politik i Gjermanisë daton në vitin 1871, pra jo shumë kohë më parë. Kështu që nazizmi shihte si detyrë të menjëhershme dhe të domosdoshme forcimin e ndjenjës së përkatësisë së një populli, zhdukjen e veçantive rajonale dhe individualizmit. Në fitore, si dhe në disfatë, të gjithë gjermanët duhet të jenë të bashkuar. Vetëm kështu do të garantohej mbijetesa e tyre në përjetësi.

Janë të panumërta pikturat kushtuar marinarëve, aviatorëve, këmbësorëve, që ekzaltojnë guximin, heroizmin, disiplinën në front. Ato paraqesin, p.sh., dy ushtarë duke mbajtur një të tretë të plagosur. Nazizmi në art dhe në jetë e ngre vdekjen në kult. Kjo shprehet nëpërmjet një lloj nostalgjie për epokën “e lavdishme” të luftërave, ku ushtarët formonin një shoqëri të vetme dhe të pandarë. Piktorët nazistë kanë himnizuar mitin e “solidaritetit shoqëror” duke synuar të përçojnë në popull idenë se atij i takon të mbështesë, me të gjitha mundësitë dhe forcat, luftëtarët në front.

Këtë ilustron Das größere Opfer (Sakrifica më e madhe) e Adolf Reichit, e fillimit të vitit 1943, koha kur arrijnë lajmet mbi katastrofën e ushtrisë gjermane në Stalingrad. Tabloja paraqet një grup të vogël qytetarësh, përbri dy aktivistëve të Rinisë Hitleriane. Ajo i bën thirrje Bashkësisë Kombëtare, vullnetit të saj, që të solidarizohet, të sakrifikojë për të grumbulluar ndihma për ushtarët gjermanë, që luftojnë në Rusi, për të vazhduar luftën deri në fitore!

Personazhi kryesor në këtë tablo është një invalid i Luftës, i veshur me uniformën e tij ushtarake edhe pse nuk është më në front. Ai nuk shpreh ndonjë vuajtje për fatin e tij. Ky invalid ka sakrifikuar trupin e tij, një sakrificë kjo shumë më e madhe se disa monedha, që mund të hidhen nga qytetarët në kanaçet e të rinjve hitlerianë. Tabloja është jehonë e mendimit të shprehur nga Adolf Hitler: “Nëse ndonjëri dyshon mbi dobishmërinë për të dhënë sërish, le të vështrojë rreth tij. Ai do të shohë se dikush ka bërë një sakrificë shumë më të madhe”. Kjo tablo e Adolf Reichit është duartrokitur nxehtësisht nga vetë Hitleri.

Piktura Die letzte Handgranate (Granata e fundit), e vitit 1937, e Elk Eberit i kushtohet ushtarit gjerman, por në këtë rast ai vendoset në zjarrin e aksionit të Luftës I-rë Botërore. Nëpërmjet saj synohet t’i përcillet një tjetër brezi të ushtarëve gjermanë mesazhi i trimërisë dhe sakrificës në luftë. Këtyre u kërkohet që, në shembullin e etërve të tyre, të derdhin gjakun në luftën, të cilën nazistët do ta provokojnë së shpejti. Në vitin 1939 ai do të ekspozojë një tjetër tablo – So war die SA (Ja si ishte SA), që është në vazhdimësi kronologjike, tematike dhe mendimi me Die letzte Handgranate.

Kjo tablo tregon marshimin e një trupe të SA nën flamurin nazist me kryqin e thyer. Në qendër, në plan të parë, është një burrë me kokë të fashuar dhe anash tij qëndrojnë disa kureshtarë, midis të cilëve një i ri që admiron trupën. Piktura e kohës, si propaganduese aktive në shërbim të luftës, nuk mund të mënjanonte, trajtimin e bukurisë së racës ariane, fizikun e përsosur të anëtarëve të saj, superioritetin dhe gjeninë e kësaj race të përjetshme! Në pikturën naziste, të gjitha këto shpreheshin nëpërmjet lakuriqësisë.

Këtë na jep piktori më i madh zyrtar i Raihut III, Ziegleri, në Das Urteil des Paris (Gjykimi i Parisit) të vitit 1937. Ziegleri ekspozon në këtë tablo një grua krejtësisht të zhveshur nën vështrimin e një mashkulli të veshur me ngjyrat e S.A., d.m.th. të organizatës paraushtarake naziste, pararendëse e S.S. nazistë. Hitleri e vendosi këtë tablo në rezidencën e tij në Munih. Të njëjtën gjë do të bëjë ai edhe me tablonë tjetër të Adolf Zieglerit, Die vier Elemente (Katër elementet).

Ziegleri është ndër artistët e parapëlqyer të Hitlerit. Die vier Elemente ekspozon një subjekt klasik, që i referohet mitit bazë të çdo qytetërimi, që nga krijimi i botës. Në qendër janë katër gra, secila prej tyre përfaqëson një element të natyrës (zjarri, uji, toka, ajri). Këto gra janë si simbol i formimit në një të vetëm të popullit gjerman, të racës ariane, që nuk le vend për të huajën, të ndryshmin apo të ndryshmen. Këto katër gra kanë trupin e nënave të formuara për të lindur fëmijë bardhoshë e të fortë për kombin gjerman./ Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ndonëse Serbia na i mori 20.000 km / katror, Enver Hoxha, i nisur thjeshtë nga egoizmi i tij i skajshëm, jo që ai fakt nuk ia lëkundi drejtimin, por...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

Next Post

“Kur trupi gjykues e akuzoi për arratisje e tradhti ndaj atdheut, Mustafa u tha; unë e kuptoj akuzën, por...”/ Historia e trishtë e djaloshit nga dera e bajraktarit të Shipshanit, që vdiq në burgun e Burrelit në maj 1976

Artikuj të ngjashëm

“Ndonëse Serbia na i mori 20.000 km / katror, Enver Hoxha, i nisur thjeshtë nga egoizmi i tij i skajshëm, jo që ai fakt nuk ia lëkundi drejtimin, por…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës
Dossier

“Ndonëse Serbia na i mori 20.000 km / katror, Enver Hoxha, i nisur thjeshtë nga egoizmi i tij i skajshëm, jo që ai fakt nuk ia lëkundi drejtimin, por…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

June 1, 2026
“I torturuar tmerrësisht, regjisori Vsevolod Meyerholdi deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Pasternaku…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“I torturuar tmerrësisht, regjisori Vsevolod Meyerholdi deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Pasternaku…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 30, 2026
“Gjatë takimit me Molotovin, më 24 qershor ‘48, ai i tha Enverit; ju shokët shqiptarë, duhet t’a shqyrtoni vetëvrasjen e Nako Spirut, pasi ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës
Dossier

“Gjatë takimit me Molotovin, më 24 qershor ‘48, ai i tha Enverit; ju shokët shqiptarë, duhet t’a shqyrtoni vetëvrasjen e Nako Spirut, pasi ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

May 30, 2026
“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 29, 2026
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Dossier

“Atentati i poshtër që armiku i egër i popullit tonë dhe i Bashkimit Sovjetik, na bëri kundër Legatës Sovjetike në Tiranë, është…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja, mbi “kolaboracionizmin”

May 31, 2026
“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja
Dossier

“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

May 30, 2026
Next Post
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   

“Kur trupi gjykues e akuzoi për arratisje e tradhti ndaj atdheut, Mustafa u tha; unë e kuptoj akuzën, por...”/ Historia e trishtë e djaloshit nga dera e bajraktarit të Shipshanit, që vdiq në burgun e Burrelit në maj 1976

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme