• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, May 31, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“I torturuar tmerrësisht, regjisori Vsevolod Meyerholdi deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Pasternaku…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Në letërsinë gjermane naziste, Hitleri portretizohet si Mesia i ri, si shpëtimtar, si Krishti i shekullit tonë, të cilit të gjithë duhet t’i binden verbërisht…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Në kuadrin e Lojërave Olimpike, u vu në skenë pjesa ‘Loja me zare në Frankenburg’, e Eberhard Wolfgang Möllerit, porositur nga Gëbelsi, e cila ishte…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Kompozitori i famshëm Shostakoviçi vdiq në 1975-ën dhe në funeralin madhështor që u organizua nga Partia Komuniste, merrnin pjesë ata që e persekutuan…”/ “Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“I torturuar tmerrësisht, regjisori Vsevolod Meyerholdi deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Pasternaku…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“I torturuar tmerrësisht, regjisori Vsevolod Meyerholdi deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Pasternaku…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Nga Bashkim Trenova

Pjesa e njëzetetetë

                                   – NAZIBOLSHEVIZMI – LETËRSIA DHE ARTET –

                                                        PARATHËNIE

Gjithashtu mund të lexoni

“Gjatë takimit me Molotovin, më 24 qershor ‘48, ai i tha Enverit; ju shokët shqiptarë, duhet t’a shqyrtoni vetëvrasjen e Nako Spirut, pasi ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Memorie.al / Historianë, filozofë politikë, intelektualë të shkollave apo dhe të pozicionimeve të ndryshme, i kanë kushtuar mijëra e mijëra faqe, vëllime të tëra, studime dhe artikuj krahasimit midis nazizmit dhe komunizmit. Përgjithësisht, në botimet dhe studimet e tyre, qëndrohet në kontrollin policor të shoqërisë nga këta diktatura, në rolin e hierarkisë shtetërore diktatoriale, të kreut të shtetit, si mbytës të mendimit të lirë, në vendin e gjithë-pranishëm të propagandës zyrtare në shoqëri, në masakrat masive dhe në rrjetin e kampeve të përqendrimit, në veprimtarinë e policisë, NKVD në BRSS (më pas KGB) dhe të Gestapos në Rajhun e Tretë. Në librin e tij “Le Passé d’une illusion” (E kaluara e një iluzioni) François Furet vëren se nazizmi dhe komunizmi kanë të njëjtën kundërshtim ndaj demokracisë liberale dhe asaj që ata e quajnë “borgjezia kapitaliste”. Të dyja ideologjitë pretendojnë se janë socialiste dhe përdorin imazhin e socializmit. Vendet komuniste janë vetëquajtur “socialiste”. “Nazizëm” është një shkurtim i nacional-socializmit.

                                                     Vijon nga numri kaluar

TEATRI

Më parë, në vitin 1936, u ndaluan edhe veprat e dramaturgut Mihail Afanasieviç Bulgakov, pasi kritikohen personalisht shumë rëndë nga Stalini. Pjesa ‘Кабала святош’ (‘Kabala e shenjtorëve’) e Bulgakovit u dha më 16 shkurt 1936 dhe pati shumë sukses. Por më 9 mars, një artikull në ‘Pravda’, që i kushtohej këtij spektakli, e cilësonte dramën si “tërheqëse në sipërfaqe, mashtruese në thellësi”. Në tetor të atij viti Bulgakovi u largua nga Teatri i Artit në Moskë, duke e quajtur atë në ditarin e tij: “varri i pjesëve të mia”. Në listën e veprave të ndaluara shtohen gjatë këtyre viteve edhe dramat e Evgeni Lvoviç Schwartzit. Viti 1939 është mbushur me procese dhe dënime të shkrimtarëve, poetëve dhe dramaturgëve sovietikë. Më 15 maj 1939, arrestohet edhe poeti dhe dramaturgu Isak Babel.

Nën tortura, ai denoncoi Erenburgun, Konstantin Fedinin, Leonid Leonovin dhe të tjerë. Më pas i hodhi poshtë këto rrëfime të rrëmbyera me dhunë. Isak Babeli, 45 vjeç, u pushkatua më 27 janar 1940. Edhe ai nuk ka varr. Në vitet 1937-1939 bolshevikët vazhdojnë arrestimet dhe vrasjet. Ata arrestuan regjisorin Aleksei Diki një nga autorët fanatikë komunistë. Në tetor të vitit 1937 arrestohet edhe dramaturgu Ivan Kondratieviç Mikitenko, i akuzuar si “armik i popullit”. Dy javë pas arrestimit ai u gjend i vdekur nga të shtënat me armë. Sipas autoriteteve, Mikitenko kishte kryer vetëvrasje. Gjatë vitit 1939, pikërisht më 20 qershor 1939, u arrestua Vsevolod Meyerholdi, regjisor teatri. Meierholdi u dërgua drejtpërdrejt në burgun Lubianka në Moskë.

“Më bënë të shtrihesha me fytyrë përtokë. Më goditën në shputat e këmbëve dhe në shtyllën kurrizore me një rrip gome. Më ulën në një karrige dhe më goditën këmbët nga lart”, shkruan ai në letrën e tij drejtuar Viaçeslav Molotovit, Kryetar i Këshillit të Komisarëve të Popullit. I torturuar tmerrësisht, ai deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Leonovi, Pasternaku, kompozitori Shostakovich dhe regjisori Eisenstein kishin marrë pjesë. Organizata, sipas pohimeve të Meyerholdit, u kishte dhënë informacione shërbimeve sekrete britanike dhe japoneze. Më pas ai i hodhi poshtë këto “rrëfime” dhe nënshkroi vetëm ato që e përkisnin atij./

Regjimi totalitar nuk do të kënaqej me kaq. Tri javë pas arrestimit të tij, njerëz të “panjohur” hynë në banesën e dramaturgut dhe goditën brutalisht me thikë gruan e tij, Zinaida, e cila vdiq nga plagët. Meierholdi, ndërkohë, u gjykua më 1 shkurt 1940, menjëherë pas Mikhail Koltsovit (shkrimtar), i akuzuar për spiunazh. Të dy, Meyerholdi dhe Koltsovi, u pushkatuan më 2 shkurt 1940. Puna e tij u deklarua “e huaj për popullin sovjetik”. Trupi i tij i djegur u hodh në një varr masiv në varrezat Donskoi në Moskë.

Përpara se të arrestonin Meierholdin bolshevikët mbyllën teatrin e tij. Më parë ata kishin mbyllur edhe studion e dytë të M.H.A.T-it të drejtuar nga M.Çehovi, si dhe T.R.A.M.-in e Leningradit. Njeriu që refuzoi të braktiste besimin e tij në komunizëm u lirua, pas vdekjes, nga të gjitha akuzat në vitin 1955. Regjisorë, dramaturgë dhe aktorë të tjerë të teatrit u arrestuan dhe përfunduan në gulagët stalinianë.

Mund të përmendet, midis tyre, Leondi Varpakovski, i cili mbijetoi në sajë të teatrit. “Është pranuar të thuhet se në Gulag, gjithçka është e mundur”, shkruan Solzhenicini në kapitullin e tetëmbëdhjetë të Arqipelagut Gulag…! Në fakt, në dy faqe shkrimtari flet për teatrot e gulagëve, të përbërë nga trupa aktorësh profesionistë të arrestuar (ata ishin me mijëra). Më i famëmshi, në shikimin e tij, ishte ai i Mavrinos, i drejtuar nga koloneli i MVD-së, Mamulov”.

Trupa teatrosh amatore u ngritën në mjaft kampe të Rusisë sovjetike, si në kampet e Pektoras, drejtues i të cilit u bë Juri Kogevini. Salla e këtij teatri kishte 420 vende, përveç katër lozhave të vendosura në një nivel më të lartë dhe që i ishin rezervuar drejtorisë së gulagut lokal. Trupa nuk luante pjesë të repertorit rus por, sidomos, pjesë të shkruara nga Juri Kogevini, në të cilat asnjë personazh nuk kishte një emër rus. Fëmijë të gulagut, Juri dhe motra e tij, ishin shpallur; “armiq të popullit”.

Politika shtypëse dhe diskriminuese e bolshevikëve ndaj teatrit, ndaj dramaturgëve, aktorëve dhe drejtuesve të tyre, vazhdon edhe pas Luftës II-të Botërore. Në vitin 1946, dramaturgu Mihal Zoshçenko, përjashtohet nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe ndalohet të botojë. Gjatë këtij viti “u zbulua” nga Partia njëfarë “grupi teatral antipatriotik”. Viti nis, gjithashtu, me një fushatë të ashpër antisemite kundër të ashtuquajturit “kozmopolitizëm pa rrënjë”. Asaj nuk i shpëtoi as Solomon Mihoëlsi, aktor dhe drejtor i teatrit hebre të Moskës, – G.O.S.E.T ., gjatë 20 vjetëve. Ai u ekzekutua në vitin 1948.

Në vitin 1953, shihet se autoritetet qendrore të ngarkuara me kontrollin e repertorit të teatrove, nuk lejuan botimin apo vënien në skenë të 1.200 pjesëve teatrale. Në vitet që pasojnë, vazhdon dënimi i dramaturgëve, teatrove dhe veprave dramatike. Në vitin 1956, dënohet pjesa ‘Фабричная Джевочка’ (‘Vajza e fabrikës’) e shkruar nga Aleksandër Moiseviç Volodin. Ajo tregon historinë prekëse të katër vajzave ruse, Zhenias, Lelas, Nadias dhe Iras, të cilat i besojnë dashurisë dhe mbrojnë të drejtën e jetës private. Akuzat janë të njëjta, stampë, si edhe në vitet e mëparshme: “shpifje kundër shoqërisë së pastër dhe të shëndoshë sovjetike”.

Një tjetër shembull i censurës sovjetike mbetet padyshim ‘Живойn’ (‘I gjallë’), shkruar nga Boris Mozhaevi. Aksioni në pjesë zhvillohet në fillim të viteve 1950, në një fshat rus afër Nizhni Novgorodit. Në të bëhet fjalë për të ardhurat e mjerueshme dhe të parregullta të fshatarëve, mungesën e pensionit, paaftësinë dhe pakujdesinë e stafit administrativ. Personazhi qendror, një njeri inteligjent dhe kompetent, i porsa-kthyer nga fronti, duhet të luftojë kundër shtrembërimeve burokratike.

Shfaqja u ndalua nga ministrja e kulturës në atë kohë, Ekaterina Furtceva. Furtceva, e shoqëruar nga një suitë prej tridhjetë e katër vetash, ndoqi një provë të aktit I-rë. Pas këtij akti, ajo e shpall shfaqjen si antisovjetike, që sulmon pushtetin politik, deformon jetën në fshat. Ajo dënon gjithashtu, rolin “subversiv” të teatrit ‘Taganka’, që kish marrë përsipër realizimin e pjesës. Në në sytë e censurës, ‘Живойn’, diskrediton sistemin socialist. Më 12 mars 1969, nëpërmjet një dekreti, spektakli shpallet i dyshimtë ideologjikisht. Pjesa hiqet nga repertori.

Në vitet e mëpastajmë vihet re ndjekja e së njëjtës politikë, po ajo censurë, po ajo përndjekje e ushtruar nga autoritetet sovjetike ndaj teatrit. Në vitin 1973, varianti skenik ‘Деревянные кони’ (‘Kuajt e drurit’) u bllokua nga censuruesit, që kërkuan të hiqet episodi i dekulakizimit. “Partia dhe pushteti sovjetik, – theksojnë censuruesit, – duke ndjekur me vendosmëri politikën klasore në fshat dhe duke u mbështetur në përkrahjen e masave, thyen rezistencën e kulakëve, duke marrë masa ekstreme kundër tyre. Ky është material për një shfaqje mbi historinë e Revolucionit.

Këtë proces të madh politik të viteve 1928-1929, nuk duhet ta evokojmë në pak replika që, për më tepër, përmendin vetëm anët negative, teprimet e bëra në atë kohë. (…) Mund të tregojmë absolutisht, nëpërmjet personazhit të Pelagies, se çfarë është e re dhe progresive në jetën e fshatit sovjetik. (…) Ju kërkojmë të merrni parasysh dëshirat tona në veprën përfundimtare të përshtatur”.

Kërkohen shkurtime, gjithashtu, në lidhje me represionet e pasluftës, të supozuara “të pakuptueshme për të rinjtë”. Censura e shpall të panevojshme edhe skenën e banketit ku të ftuarit dehen, si edhe monologun e Pelagies mbi varfërinë e kolkozianëve. Sipas censuruesve bolshevikë, gratë e moshuara fshatare të shëmtuara, të veshura keq, nuk duhet të lejohen për të qenë pjesë në një shfaqje, që i kushtohet fshatit sovjetik.

Nëse flitet për censurën dhe përndjekjet në teatrin sovjetik, nuk mund të mos përmendet këtu edhe roli i policisë politike – KGB-së, por edhe i paraardhësve të saj, Tchéka, ‘GPU dhe NKVD, si armë besnike në duart e Partisë për të shpartalluar agjenturat dhe armiqtë e saj të shumëngjyrshëm dhe të kudondodhur! Policia politike sovjetike, ka kërkuar dhe rekrutuar agjentë dhe informatorë në të gjitha mjediset, në të gjitha sferat e jetës shoqërore.

Mihail Kozakovi, një aktor i famshëm, mjaft i devotshëm, i teatrit Sovremenik, ka shkruar në vitin 1995 kujtimet, nëpërmjet të cilave tregon edhe se si është rekrutuar nga KGB në vitin 1956 dhe si ka bashkëpunuar me të deri në vitin 1983. Për ta bindur atë, KGB i premtoi aktorit se nuk do ta përdorte kurrë kundër sovjetikëve dhe se kishte nevojë për ndihmën e tij për të “luftuar kundër armikut të jashtëm, imperializmit amerikan”. Ata që morën përsipër ta bindin aktorin e siguruan atë, për më tepër, se nëse do t’i ndihmonte, ai do të ishte “më i lirë se të tjerët”.

Në të vërtetë, nga fundi i viteve 1950, KGB-ja u dha atyre që pranuan të bashkëpunonin me të, mundësinë për të udhëtuar në Perëndim, domethënë për të pasur qasje në atë që mbetej e ndaluar për shumicën dërrmuese të bashkatdhetarëve të tyre. Si shpërblim për bashkëpunimin, që në vitin 1957, Mikhail Kozakovi mori pjesë në një festival në Kanada dhe, më pas, ai do të udhëtojë edhe në vende të tjera. Nga ana e tij Kozakovi i kërkoi KGB-së vetëm një gjë: që djali i tij të bënte shërbimin në teatrin e Ushtrisë sovjetike, në vend që të dërgohej në Afganistan. Në kujtimet e tij ai pranon: “KGB-ja më ka ndihmuar shumë për këtë”.

Aktori mori një detyrë konkrete në vitin 1958: ai duhet të joshte një gazetare amerikane. Për këtë KGB-ja e dërgoi në Krime për dy javë, të gjitha shpenzimet e paguara, por nën vëzhgim. Megjithatë Kozakovi nuk e përmbushi misionin e tij. “Më pas KGB-ja nuk i besoi më ndonjë detyrë të caktuar për një kohë të gjatë por, ndonjëherë, “ne” i telefononin dhe “ne” e takonin në ndonjë hotel, në një apartament apo në rrugë.

“Ne”, më pas e pyesnin se çfarë mendon për amerikanët që takon gjatë mbrëmjeve në ambasadë. Dhe nëse KGB-ja nuk i bën pyetje për sovjetikët e pranishëm në këto mbrëmje, kjo ndodh, do të theksojë Kozakovi, sepse tashmë ajo din gjithçka, përfshirë edhe mënyrën se si është sjellë vetë aktori”.

Kozakovi tregon se si nga fundi i vitit 1960, të gjitha personalitetet e teatrit Sovremenik, u ftuan nga KGB-ja në një hotel të veçantë në rrugën “Tchekov”. Pasi luajtën përpara 100-150 bashkëpunëtorëve të policisë politike, të ftuarit u thirrën në një banket. Në kujtimet e tij, ndërmjet të tjerave, Kozakovi shkruan: “Ndërsa ne hanim e pinim vodka (por edhe konjak), personazhi i lartë në vendin e nderit (ai ishte veshur civil), nisi të flasë me ne për teatrin, për kulturën dhe letërsinë. Duke qenë nën ndikimin e avujve të alkoolit, të shtyrë edhe nga toni miqësor i bisedës, ne i treguam atij sinqerisht gjithçka mbi veten tonë”.

Sipas Kozakovit, takime të kësaj natyre janë bërë edhe me teatro të tjerë të Moskës. Në vitin 1983 Mikhail Kozakovi shkoi në Austri. KGB-ja e kuptoi që aktori do të përfitonte nga rasti për t’i telefonuar mikut të tij, shkrimtarit Victor Nekrassov, i cili kishte emigruar në Paris, dhe i kërkoi që ta këshillonte Nekrasovin të kthehej në BRSS, duke i premtuar se do të pritej mirë atje. Kozakovi nuk e këshillon Nekrasovin që të kthehej në BRSS. Në Moskë, ai thirret nga KGB-ja dhe kupton se atje dinë gjithçka që aktori bëri dhe tha në Austri.

Pas vdekjes së Stalinit, KGB-ja nuk ndjek më disa praktika të së kaluarës. Megjithatë thelbi nuk ka ndryshuar. Pas fundit të BRSS-së, vajza e Aleksandër Galiçit, një dramaturg i talentuar, lejohet të konsultojë në KGB dosjen e babait të saj, që emigroi në vitin 1974. Sikurse pranon edhe vetë, ajo do të ndjejë “një tronditje të tmerrshme”.

Në të vërtetë, denoncimet e grumbulluara atje, të firmosura me pseudonime, disa prej të cilëve do të deshifrohen, dëshmojnë se autorët ishin pjesë e të njëjtave ambiente, e të njëjtave rrethe si Aleksandër Galichi dhe padyshim KGB-ja u kishte ofruar disa privilegje në këmbim të raporteve të tyre. “Agjentët” dhe “denoncuesit” ishin të shumtë.

Asnjë studim i marrëdhënieve mes artit dhe politikës në BRSS, apo për çdo problem tjetër të shoqërisë staliniste apo pas-staliniste, nuk mund të jetë i plotë nëse nuk përmendet edhe roli i KGB-së në formimin, kontrollin dhe verifikimin e normave, praktikave, veprave dhe individëve. Por ky nuk është objekt i këtij botimi, që vetëm jep një ide të përgjithshme të këtij roli, përfshirë edhe në fushën e teatrit./ Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Gjatë takimit me Molotovin, më 24 qershor ‘48, ai i tha Enverit; ju shokët shqiptarë, duhet t’a shqyrtoni vetëvrasjen e Nako Spirut, pasi ai...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

Next Post

Në mars 1913, kur Rusia po luante rol denigrues ndaj kombit shqiptar, me ndikim mbi Konferencën e Londrës, Moisiu shkoi në Petërburg për...”/ Historia e panjohur e aktorit shqiptar me famë botërore

Artikuj të ngjashëm

“Gjatë takimit me Molotovin, më 24 qershor ‘48, ai i tha Enverit; ju shokët shqiptarë, duhet t’a shqyrtoni vetëvrasjen e Nako Spirut, pasi ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës
Dossier

“Gjatë takimit me Molotovin, më 24 qershor ‘48, ai i tha Enverit; ju shokët shqiptarë, duhet t’a shqyrtoni vetëvrasjen e Nako Spirut, pasi ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

May 30, 2026
“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 29, 2026
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Dossier

“Atentati i poshtër që armiku i egër i popullit tonë dhe i Bashkimit Sovjetik, na bëri kundër Legatës Sovjetike në Tiranë, është…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja, mbi “kolaboracionizmin”

May 31, 2026
“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja
Dossier

“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

May 30, 2026
“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Menjëherë pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në 1918-ën, Vladimir Majakovski shkruan një nga veprat bazë të teatrit të agjit-propit, pjesën ‘Misteri Buf’…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 30, 2026
“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 29, 2026
Next Post
Në mars 1913, kur Rusia po luante rol denigrues ndaj kombit shqiptar, me ndikim mbi Konferencën e Londrës, Moisiu shkoi në Petërburg për…”/ Historia e panjohur e aktorit shqiptar me famë botërore

Në mars 1913, kur Rusia po luante rol denigrues ndaj kombit shqiptar, me ndikim mbi Konferencën e Londrës, Moisiu shkoi në Petërburg për...”/ Historia e panjohur e aktorit shqiptar me famë botërore

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme