• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, June 1, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ndonëse Serbia na i mori 20.000 km / katror, Enver Hoxha, i nisur thjeshtë nga egoizmi i tij i skajshëm, jo që ai fakt nuk ia lëkundi drejtimin, por…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

“Në dimrin e vitit 1945, mora nji letër nga Padër Antoni Harapi, me anë të zotit të shtëpisë që e mbante të mshehun, ku më thoshte;…”/ Dëshmia në gjyq e Padër Mark Harapit, 12 dhjetor, 1946
“Mërgim Korçës iu akordua titulli i lartë; ‘Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës’, me urdhër të vetë Enver Hoxhës, i cili në këtë rast…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës
“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
“Atë Josif Papamihali, pasi u dënua nga gjykata ushtarake e Korçës në gushtin e ’47-ës, u dërgua në kampin e kënetës së Maliqit, ku mbeti në llucë…”/ Historia e panjohur e priftit katolik të ritit unit
“Shihni në ksulat e çetnikvet, të këtyne idealistëve palaço, shqipen dy krenare me nji hyll të kuq në mest. E kanë bâ gati edhe flamurin e asaj republike të kuqe…”! / Fjalimi i kryeministrit Merlika, në 1942-in
“Ja ku dhe për çfarë do kërkoni për Enver Hoxhën në Francë e Belgjikë” / Letra sekrete e Ministrit Malile në ’87-ën, për ambasadën në Paris…

Nga Mërgim Korça

Pjesa e pestë

Memorie.al / Shtysa që na bën t’a kundrojmë periudhën historike përfshirë mes viteve 1939 – 1945 me një pamje të gjerë, të themeltë, përgjithësuese edhe tërësisht shkencore, kërkon që të ndriçohen e pastaj edhe të mbështetemi edhe në fakte historike jo vetëm lënë në harresë por edhe shtrembëruar qëllimisht nga historianët e periudhës së diktaturës. Prandaj detyrohemi t’a fillojmë analizën duke përcaktuar fillimisht kriteret bazë të mirëfillta shkencore lidhur me përdorim caqesh gjuhësore pa u a shfytyruar kuptimin atyre, pa le në vazhdim edhe të lejojnë interpretime të gabuara, (prirur nga shtysa karakteri ideologjie politike), të cilat nga ana e tyre në vazhdim çojnë pashmangshëm në përfundime krejtësisht të gabuara. 

                                                  Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“I torturuar tmerrësisht, regjisori Vsevolod Meyerholdi deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Pasternaku…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Në këtë pikë të trajtimit problemit mendoj se i erdhi çasti edhe një pohimi madhor të mendimtarit të madh dhe njërit prej personaliteteve nga më të shquarit e Kombit Shqiptar, i cili gjithashtu nga propaganda e kuqe qé cilësuar tradhtar dhe kriminel, Baba Rexheb-it, i cili thoshte edhe përsëriste: “  …Krimet e përbindshme të dhjetëvjeçarëve të parë, lufta e pa princip ndaj besimeve fetare, si edhe ngritja në kulte bindjes së verbër ndaj udhëheqjes personale të diktatorit, janë tre faktorët shkatërrues të moralit të kombit tonë. Po humbi ndjenja e moralit, u hapet rruga gjithë të këqijave të kësaj bote!”

Përgjatë vazhdës së fakteve të paraqitura deri më tashti, mendojmë t’i hedhim dritë njërës prej figurave nga më kundërthënëset e viteve ‘40-të të shekullit të kaluar. Personalisht Enver Hoxha si dhe Partia Komuniste Shqiptare e akuzonin si kolaboracionist e tradhtar të Atdheut të nderuarin Patër Anton Harapi. Ndën peshën e këtyre akuzave, ai u torturua çnjerëzisht dhe im vëlla Genci, (dëshmitar i gjallë i asaj kohe në burgun e Tiranës), pohon se me torturën e shkarkesave elektrike, i a kishin shpuar njërin nga timpanet e veshëve Patër Anton Harapit, duke i a humbur thuajse tërësisht dëgjimin në tortur’e sipër!E në fund Patër Anton Harapin e dënuan me vdekje dhe e pushkatuan!

Për t’u ardhur në ndihmë lexuesve të këtyre radhëve në vazhdim, që në bazë faktesh e vetëm faktesh fatkeqësisht të fshehur nga historianët e periudhës diktaturës, duke e patur ata mundësinë t’i qëmtojnë edhe t’i lexojnë vetë në dokumenta arkivi të dhënat  që sot po u përcjellim, u hapet një dritare e gjerë të gjykojnë me mendjet e tyre dhe të krijojnë bindje të themelta rreth shtrembërimeve që i janë bërë historisë sonë kombëtare e, që vazhdojnë t’u trashëgohen brezave të rinj, nëpërmjet të historisë sot e kësaj dite.

Po i radhisim një varg faktesh

a – Patër Anton Harapit i propozohet të pranojë të jetë kandidat për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës. Patër Antoni nuk pranon duke e kushtëzuar mospranimin me qenien e Tij klerik.

b – I drejtohet atëbotë kërkesë, nga ana e Parlamentit Shqiptar nëpërmjet Shtetit të Vatikanit, Papës atëhershëm Piut të XII-të, (Papa Gjiovanni Pacelli). Ai e miratoi kërkesën duke lejuar që Patër Anton Harapi, t’a zinte postin shtetëror.

c – I bëhet e ditur Patër Anton Harapit, leja e dhënë nga udhëheqësi i Vatikanit dhe Ai, (Patër Antoni – shënim M.K.) parashtron kushtin e Tij: “Edhe bâ me pranue un me kênë njêni misash të Këshillit Naltë të Regjencës, duhet t’a dini se un nuk pranoj me miratue asnji vêndim Gjykate të Naltë, lidhun me vêndime dënimi me vdekje. Pra t’a dini se un nuk e vêndoj nênshkrimin t’êm, ndër aso rasa!”

d – Patër Anton Harapi, mbas pranimit të postit të lartë, nuk ka marrë asnjë rrogë që i takonte për të gjithë periudhën e qenies së Tij anëtar i atij Këshilli, dhe nga ana tjetër vazhdoi të banojë në qelën e tij tek kisha ku banonte edhe për-parandej!

Vazhdojmë tashti me disa pjesë nxjerrë nga fjala e mbajtur nga Patër Anton Harapi para Parlamentit Shqiptar dhe Qeverisë Shqiptare, me 13 janar 1944.

Parimisht Patër Antoni shtron pyetjen: “… A me anarkistë për të bâ gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombëtare. Dhe mbasi shpirti nuk m’a tha të bâj as njênën, as tjetrën, qeshë i shtrënguem të zgjedhi njênën dysh: a të bâj nji marrí tue e pranue këtë zyrë, ase të tregoj nji dobësí tue u largue. Vendova mâ mirë të bâj nji marrí: ase – sikurse thonë ata shqiptarë që duan gjoja të ruhen të pastër – desha të koprometohem. Ja arsyeja për të cilën pranova të marr pjesë n’auktoritetin shqiptar: pse nuk mujta t’a shoh Shqipnin n’anarki”!

Ose në vazhdim Patër Antonin, veç kush nuk do t’a ndigjojë  e doemos edhe nuk do t’a kuptojë sepse pohimi i tij nuk lé mëdyshje kur thotë: “…Pse, vall, komunistët veshën e ngjeshën me zellin atdhetar, kurse atyne mbi të gjitha u intereson doktrina dhe jo atdheu? Masat terroristike, mandej, vllavrasja, lidhnija e ngushtë deri në dependancë të plotë prej dorës së huej, dhe përdorimi i çdo mjeti për qëllim personal, nuk i lânë vênd dyshimit. More me kobure në gjoks nuk bâhet kush as vllá, as shoq por ja skllav, ja mizuer apo hipokrit. Gjithmonë tue rrenue, nuk ndërtohet”

Dhe Patër Antoni e mbylli fjalimin e Tij me pohimin madhor: “Sod që jemi më kufí të përmbysemi me t’egër e me të butë, në këtë përmbytje të fundit, për ne nuk do të ketë germanofila, anglofila, italofila; s’ka njerëz të djeshëm e të nesërm, sot do të jemi shqiptarë e vetëm shqiptarë, të zot të çveshemi e të harrojmë gjithshkafen, vetëm e vetëm për të shpëtue komb, shtet e popull. Urrah të bashkohemi, se mbaruem: Të prâjnë fjalët e arsyetimet. T’a  bâjmë monumentin kombëtar: bashkimin e shqiptarve”!

DISA KONSIDERATA RRETH FAKTEVE TË TRAJTUARA

– Nga që thelbi i trajtimit është caku gjuhësor “KOLABORACION” si edhe cilësori “KOLABORACIONIST”; të përdorur mbas Luftës së II-të Botërore, me nënkuptim gjithmonë fyes dhe asgjësues personaliteti ndaj personit q’e ushtroi bashkëpunimin, duhet të vendosim një emërues të përbashkët që vetë veprimet si edhe personazhet të mund të gjykohen nga konsiderata të bashkë dhe drejtë-peshuara. Me që jemi në fushën e historisë, pa hyrë fare konsiderata të mirëfillta ligjesh fizike karakteri relativistik të Einsteinit e as në ato hapësinore të Minkowskit, por duke nxjerrë mësimet e duhura nga ato ligje nuk kemi se si mos t’a marrim fillimisht parasysh konsideratën e parë dhe themelore së cilës, nuk i shmangen dot as shkenca historike sipas së cilës:

LIDHUR ME ҪDO  NGJARJE, KOORDINATAT HAPËSINORE EDHE ATO KOHORE, JANË TË LIDHURA MES TYRE NË VARTËSI TË ҪVENDOSJES SË VROJTUESIT.

Prandaj si pasojë, për të qenë né sa më objektivë në gjykimin e ngjarjeve, duhet të zhvendosemi në kohë dhe t’i shikojmë e doemos edhe t’i gjykojmë zhvillimet historike nga shkalla e njohjes e atëhershme kur zhvilloheshin ngjarjet që marrim në kundrim. Kjo nënkupton të shmanget pikërisht faktori OPORTUNIZËM POLITIK, (i trajtuar për-parandej tek u trajtuan “përkufizimet”) Kjo e para si edhe më e rëndësishmja.

Kusht i dytë i pakontestueshëm është nevoja e të gjykuarit të fakteve, mbasi të jenë mbledhur sa më shumë dokumenta kohore si edhe dëshmi rreth ngjarjeve që merren në kundrim. Pikërisht nisur nga këto parakushte, mbështetur në të gjitha faktet si edhe dokumentet e parashtruar deri më tashti, ku ne u munduam të sjellim fakte që përgjatë periudhës diktaturës, ose kanë qenë fshehur krejtësisht, ose shpërfytyruar dukshëm sipas orientimeve ideologjike komuniste, do të mundohemi të nxjerrim përfundime sa më të drejtpeshuara, që të vërtetat historike të thuhen e pastaj t’u trashëgohen brezave pasues ashtu si kanë qenë.

Të gjitha faktet e paraqitura deri më tashti, për vetë mundësinë praktike me morën’ e mundësive që arkivat e hapura paraqesin sot duke mos i a penguar qëmtimin e dokumenteve asnjë studiuesi, janë thjeshtë orientuese në kuadrin e kësaj analize. Kjo ësht’ e qartë. Nga ana tjetër duhet patur parasysh se pikësynimi është t’i bëhet e qartë publikut të gjerë se si kolaboracioni i kryer dhe ushtruar nga atdhetarët, intelektualë paçin qenë ose jo, të emërtuar Nacionalistë Shqiptarë, me Italinë Fashiste ose Gjermaninë Naziste, në kushtet e pranísë së këmbës ushtarit të huaj në tokën tonë, KA QENË KOLABORACION PËRGJITHËSISHT NË TË MIRË TË SHQIPËRISË.

Kurse kolaboracioni komunist fillimisht me Jugosllavinë, në vazhdim me Bashkimin Sovjetik e së fundi me Kinën, pa qenë Shqipëria e shkelur nga këmba e ushtarit të huaj, kanë qenë kolaboracione me NËNSHTRIM TOTAL INTERESASH SHQIPTARE NDAJ TË HUAJVE dhe fatkeqësisht me përfitim interesash egoistike thjeshtë PERSONALE të Enver Hoxhës!  Kjo e përgjithshmja. Vazhdojmë më tutje. Një tregues tejet kuptimplotë objektiv për lexuesin e këtyre radhëve mendoj, se e përbën paraqitja krahasuese e dy fakteve kohore me të dhëna statistikore:

Qeveritë Shqiptare mbas 7 prillit 1939 deri ditën e vendosjes së diktaturës komuniste, kanë qenë shtatë pra, me një kohëzgjatje mesatare në pushtet prej më pak se një vit. Kurse Enver Hoxha qëndroi kryetar i Këshillit të Ministrave përgjatë dhjetë viteve në vazhdim, (23 tetor 1944, deri më 19 korrik 1954, duke patur edhe postin e Sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të P.P.Sh.-së), e pastaj edhe për tridhjetë vite të tjera ka vazhduar si Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të P.P.Sh.-së, pra udhëheqës absolut i vendit. Natyrshëm vjen në mëndje përfundimi logjik, se sado vetëqendërzues të kenë qenë shtatë kryeministrat e periudhës pushtimit dhe sado etje për pushtet të kenë patur ata, vetë kohëzgjatja e tyre në krye të shtetit, nuk u a lejonte zbatimin e planeve sado egoistike të kenë qenë ata.

Kurse për Enver Hoxhën, i cili qëndroi në krye të shtetit për pothuajse plot 40 vite, asnjë studiues, sado mirëdashës të dojë të jetë ndaj tij, nuk mundet t’a mjegullojë atë etje të tijën të pashembulltë për pushtet! Të ishte me kaq, do të kishte qenë mirë. Mirëpo egoizmi i tij i skajshëm, nuk kishte se si t’ia hapte rrugën atij, mos të ishte i mbështetur edhe nga paranoja e tij, e cila e bëri që veç kundërshtarëve politikë, i mbështetur edhe nga shpirti i tij gjakësor, të zhdukte në masën mbi 50% edhe bashkëpunëtorët më t’afërt si dhe mbështetësit e tij verbërisht besnikë ndaj tij!

Këto qenë edhe arsyet që i a blatuan nderin të zinte vendin e merituar në mesin e “NJËQIND’E NJË PËRBINDËSHAVE TË HISTORISË BOTËRORE” (Vepër e historianit britanik, Simon Sebag Montefiore), ku 101 figurat e përzgjedhura nga historia botërore janë qëmtuar e përzgjedhur përgjatë një laku kohor 3.000 vjeçar!

Si kohëzgjatje të qëni pushtet – mbajtës absolut, Enver Hoxha ndaj tiranëve të tjerë, trajtuar nga autori në librin e lartpërmendur, pa u larguar nga rrethi i më të njohurve nga ana e lexuesit, radhitet si vijon:

Enver Hoxha …..39 vite udhëheqës absolut.

Josif Stalini ………………………29

Mao Ce Duni……………………….. 26

Adolf Hitleri ………………………12          

Benito Mussolini ………………….. 12

Vladimir Lenini ……………………..7

Sa për t’i a sqaruar lexuesit kuadrin e të përzgjedhurve në librin e sipër përmendur, po ju kujtojmë se në listën e këtyre personazheve që autori trajton, e fillon që nga Attila i Hunëve dhe vazhdon me Adolf Hitlerin, ç’prej Lucrezia Borgia-s e tek Ivani i Tmerrshëm, nga Josif Stalini tek Saddam Husejni, nga perandori i par’i Kinës e tek Mao Ce Duni dhe cilësorët me të cilët i shquan këta udhëheqës kriminalë janë: TIRANË DHE DIKTATORË, KANIBALË DHE VRASËS SERIALË, TORTURUES DHE PSIKOPATË, UDHËHEQËS USHTARAKË DHE PUSHTUES, TË PËRDALA DHE TRADHTARË!

Pa dalë nga tema, nuk mundem të mos e zë në gojë edhe një fakt. Kur Nikita Hrushovi në fjalën e tij drejtuar Kongresit të XXII-të të Bashkimit Sovjetik, në tetorin e vitit 1961, duke theksuar se tashmë udhëheqësit e Shqipërisë Enver Hoxha me shokë duhet t’u a linin vendet drejtuesve të rinj të partisë dhe shtetit, as e përfytyronte dot se synimet egoiste madhore të Enver Hoxhës do t’a mbanin atë në krye të Shqipërisë edhe për 19 vite të ardhshme! E atij gjithashtu as i shkonte dot ndërmend se si vetë do të shkarkohej në vitin 1964 si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste (bolshevike) të Bashkimit Sovjetik!

E KALUARA HISTORIKE, KURRË NË HARRESË

Sa herë drejtues vendesh të ndryshëm nuk e kanë përfillur të kaluarën historike, vendet e tyre i kanë paguar shtrenjtë këto mospërfillje nga ana e udhëheqësve të tyre. Po kujtojmë disa momente kyçe nga historia e popullit tonë. Pa shkuar më thellë në kohë, u rikthehemi 20 viteve të fundit të shekullit XIX-të. Kombi i ynë ose më saktë, popullata shqiptare, vazhdonte të ishte e shpërndarë në gjithë gadishullin Ballkanik doemos inkuadruar brenda Perandorisë Osmane.

Më 1875 – 76 shpërthyen kryengritjet sllave për pavarësi. Turqia ishte gati të ndërhynte. Kurse Anglia provokoi Protokollin e Londrës. Kush përfitoi më shumë? Bullgaria, së cilës i u dhanë me përparësi toka turke (por banuar kryesisht nga popullsi shqiptare dhe jo turke). Të pakënaqur, Sërbia, Mali i Zi, si edhe Rusia që i ndihmonte këta, i ranë Turqisë dhe rrufeshëm e thyen. Ҫ’lindi nga ato rrethana? Traktati i emërtuar i Shën Stefanit (3 mars 1878) që fituesve u dha edhe më toka turke, (të gjitha populluar nga shqiptarë)! Ҫ’i thonë kësaj? Zemërgjerësi sllave me nëpërkëmbje totale të interesave të drejta shqiptare!

I vinte ndokujt keq se nëpërkëmbeshin kaq egër dhe padrejtësisht interesat e kombit tonë? Aspak. Po pse atëbotë  e shfuqizuan traktatin e Shën Stefanit dhe Bismarku organizoi më 13 qershor 1878 thirrjen e Kongresit të Berlinit? Sepse donin  të ulej pa një e pa dy ndikimi i Rusisë në Ballkan! Kjo e gjitha. Përfundimi i pakëndshëm qé se shqiptarët sërishmi u ngushtuan territorialisht duke mbetur prap pré e Turqisë së zvogëluar për vete.

Përgjatë atyre dhjetëvjeçarëve, Fuqit’e Mëdha bënin sehir duarkryq shitjen e interesave shqiptare, për hir të barazpeshës ndërkombëtare, në viset ballkanike! Për t’a ndriçuar këtë fakt, mbas shpalljes së pavarësisë Shqipërisë, Konferenca e Londrës e ambasadorëve, (21 dhjetor 1912 – 23 mars 1913)  periudha më kuptimzez’e asaj konference për shqiptarët), qé ajo që u dha  sllavëve troje të banuar vetëm nga shqiptarë!

E sa për t’a nënvizuar këtë SKANDAL, t’a mësojë lexuesi se vetëm Serbia mori 20.000 km/katror troje shqiptare, (kur e gjithë Shqipëria sot numëron 28.748 km/katror!? Edhe me Greqinë po i njëjti kuadër. Në territorin e Ҫamërisë u masakruan, u vranë, u dhunuan dhe u depërtuan nga 55,000 banorë 400.000 prej tyre (shqiptarë autoktonë) vetëm e vetëm për hir të 80.000 grekëve!

Ministri i Jashtëm i Anglisë, Sir Edward Grey në ato rrethana pohonte: “…Objektivi kryesor i konferencës, ruajtja e marrëveshjes dhe mirëkuptimit mes Fuqive të Mëdha, u arrit …”! Ndërsa historia provoi se ajo, me gjithë nëpërkëmbjen që u bëri interesave shqiptare, nuk i a arriti fare baraspeshës që gjoja kishte si pikësynim. Ҫ’e provon këtë pohim? Vetë shpërthimi i Luftës së I-rë Botërore!

Pra, Konferenca e Londrës vetëm se ballafaqoi e kundërvuri projektet kolonialiste serbo – greke ndaj projektit etnik shqiptar. Veç Austro – Hungarisë, interesa kundra-ruse të së cilës bënë që ajo t’i mbështeste interesat shqiptare, askush tjetër nuk i mbronte sepse interesat e fqinjëve tonë territorialë mbështeteshin nga Rusia!

Me pak fjalë, historikisht asnjë prej shteteve të mëdha nuk i ka mbrojtur interesat e të vegjëlve po të mos u përputheshin ato interesave të tyre, Kjo edhe përgjatë shekullit të shkuar. Përfundimi? Mbas Luftës II-të Botërore Bashkimi Sovjetik as që e kishte në llogari Shqipërinë dhe marrëdhëniet me ne, deri në 28 qershorin e 1948, kalonin nëpërmjet Jugosllavisë, (deri para rezolutës Informbyrosë).

Këtu edhe filli i lëmshit të asaj nyje gordiane ku, krahas aleancave ndërthuren edhe kolaboracionet. Ndonëse Serbia na i mori 20.000 km/katror, Enver Hoxha, i nisur thjeshtë nga egoizmi i tij i skajshëm, jo që ai fakt nuk i a lëkundi drejtimin shtegut të tij kolaboracionist me Jugosllavinë por, mbasi i a dhuroi asaj Kosovën, në vazhdim, (i’a rikujtoj lexuesit), më 15 dhjetor të vitit 1947, në mbledhjen e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të P.K.Sh.-së, në pranin’ e të dërguarit të Mareshallit Tito, Sava Zllatiçit, Enver Hoxha deklaroi, (proçes – verbali i asaj mbledhjeje ruhet në Arkivin e Shtetit-shënim i M.K.)

“…Tani që e likuiduam këtë pengesë,(Nako Spirun – shënim M.K.) duhet t’a fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin DE Facto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.) se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur dhe aq më pak të ndërtojë Socializmin, PA U BASHKUAR ME JUGOSLLAVINË….”!

Në vazhdim tashti, ndjekim fillin e lëmshit nyjës gordiane, duke analizuar gjithë faktet e sjella për-parandej fakt mbas fakti lidhur me pikësynimet q’e udhëhoqën Enver Hoxhën në vazhdim, lidhur me marrëdhëniet që krijoi me Bashkimin Sovjetik, pastaj me Kinën e së fundi, përgjatë  vet’izolimit total q’i bëri vendit, kohë në të cilën egërsia e tij në akuzimin dhe zhdukjen e bashkëpunëtorëve nga më të ngushtit qenë vazhdim i përpiktë i vijës së tij kriminale ndjekur që nga koha e ilegalitetit të tij e deri ditën që vdiq edhe vetë!

Këtu tashti sërishmi i drejtohemi për ndihmë konsideratës së dytë themelore të shkencave fizike relative që, lidhur me shkencat historike, konkretizon: LIDHUR ME ҪDO NGJARJE, KOORDINATAT HAPËSINORE SI EDHE ATO KOHORE, JANË TË LIDHURA MES TYRE NË VARTËSI TË ҪVENDOSJES SË VROJTUESIT SË PARI, DHE NË VAZHDIM, GJYKIMET E DHËNA NGA VROJTUESI JANË NË VARTËSI TË VETË POZICIONIMIT AS HAPËSINOR DHE AS KOHOR POR INTERESASH TË VETË VROJTUESIT.

Së dyti: Mbështetur në këtë postulat shkencor bëjmë një hap përpara lidhur me dhënie gjykimi historik, nisur nga premisa krejtësisht të pa anshme si edhe mbështetur në faktet e dokumentuar të paraqitur, drejtë hedhjes dritë dhe interpretimit të konceptit kolaboracionizëm, koncept ky i keqpërdorur që nga mbarimi i Luftës së II-të Botërore. Si pikë krahasimi historike, pa patur asnjë nevojë stërhollimi, shtrojmë pyetjen aspak retorike:

Si e konsideroi Rusia, nga njëra anë, dhe si e konsideroi Austro – Hungaria, nga ana e saj, vendimin e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës (21 Dhjetor 1912 – 23 mars 1914) si mbas të cilit i u dhanë Serbisë 20.000 km/katror, toka populluar nga popullsi mbi 90% shqiptare? Mbas pyetjes doemos duhet shtuar edhe një fakt i pakontestueshëm: Rusia nisej nga premisa pro-sllave, kurse Austro – Hungaria nga interesat e saja kundra-ruse! / Memorie.al

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 01 Qershor 2026

Next Post

“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 31, 2026
“I torturuar tmerrësisht, regjisori Vsevolod Meyerholdi deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Pasternaku…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“I torturuar tmerrësisht, regjisori Vsevolod Meyerholdi deklaroi se ishte rekrutuar nga shkrimtari Ilia Erenburg, në një organizatë trockiste në të cilën Pasternaku…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 30, 2026
“Gjatë takimit me Molotovin, më 24 qershor ‘48, ai i tha Enverit; ju shokët shqiptarë, duhet t’a shqyrtoni vetëvrasjen e Nako Spirut, pasi ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës
Dossier

“Gjatë takimit me Molotovin, më 24 qershor ‘48, ai i tha Enverit; ju shokët shqiptarë, duhet t’a shqyrtoni vetëvrasjen e Nako Spirut, pasi ai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

May 30, 2026
“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Në vitin 1954 në Bashkimin Sovjetik nisi një fushatë që pati si pasojë rritjen e pakënaqësisë së publikut sovjetik për teatrin dhe ministri i ri i Kulturës…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 29, 2026
“Në 1927-ën, me rastin e nënshkrimit të ‘Traktatit të Aleancës’ ndërmjet Shqipnisë dhe Italisë, Mustafa Kruja ishte i vetmi qi i telegrafoi Mussolinit, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga Italia
Dossier

“Atentati i poshtër që armiku i egër i popullit tonë dhe i Bashkimit Sovjetik, na bëri kundër Legatës Sovjetike në Tiranë, është…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja, mbi “kolaboracionizmin”

May 31, 2026
“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja
Dossier

“Më 22 nëntor ‘42, Mustafa Kruja u shpreh publikisht në Teatrin ‘Savoia’, se; duke e respektuar pavarësin e plotë të Shqipërisë, Italia do të gjente tek shqiptarët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

May 30, 2026
Next Post
“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Piktori Ferdinand Stageri, e tregon Hitlerin dhe marshimet e SS-ve, të rrethuar nga thirrjet admiruese të turmave, por gjatë Rajhut III-të...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme