• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, August 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62

“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62
“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970
“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62
“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62
“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62
“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62
Memorie.al
“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e tretë

Memorie.al / Bazuar në dokumentin e kaluar, kujtojmë që prof. Zihni Sako ishte në përbërjen e delegacionit kulturor që vizitoi Francën, nga data 14 shkurt deri më 7 mars të vitit 1962, delegacion ky (quhej i tillë dhe kur përbëhej nga vetëm dy persona), që kryesohej nga prof. Dhimitër Shuteriqi. Kujtojmë, gjithashtu, se raportet e tyre nisur sektorit përkatës të Komitetit Qendror të PPSH-së janë hartuar e dërguar ndarazi (bazuar rregullave të përcaktuara për vizitat jashtë Shqipërisë), për të mos u fshehur asgjë nga sa ishte parë apo takuar gjatë asaj vizite. Në raport-informacionin e prof. Sakos, do të haset takimi i Shuteriqit me të birin e Kostandin Kristoforidhit në Francë, fakt që Shuteriqi as që e përmend fare.

Kjo shmangie, me gjasë, ka ndodhur dhe për faktin se Filip Kristoforidhi u ka bërë me dije për një letër që ai donte t’ia dërgonte Harry Fultz-it (ish-drejtori i Shkollës Teknike Amerikane në Tiranë nga fillimi i viteve ’20 e, gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut), i cili menjëherë pas mbarimit të Luftës ishte kthyer në Shqipëri, tanimë si anëtar i misionit amerikan të UNRRA-s. Por, me urdhër të prerë të Enver Hoxhës, Fultz-i u detyrua të largohej nga Shqipëria më 23 nëntor të vitit 1946, duke u cilësuar fillimisht “non grata” dhe më pas duke u akuzuar si “agjent i Zbulimit Amerikan”(CIA) që kishte vepruar i kamufluar si Drejtor i Shkollës Teknike në Tiranë që nga viti 1923.

Gjithashtu mund të lexoni

“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970

“Kur Esat Pasha i dërgoi fjalë që të vihet në krye të lumjanëve e, të luftojë për të, pasi shpërblimi do të ishte mjaft i madh, Islam Spahia i tha; or pizeveng, s’blihet shqiptari …“/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm

Mund të ketë qenë pikërisht kjo arsyeja që Shuteriqi nuk e përmend fare në raport-informacionin e tij takimin me të birin e Kristoforidhit (të cilin e kishte dajën e gjyshes), pasi letra që ai kishte përgatitur për Harry Fultz-in, mund ta ndërlikonte dhe më tej situatën, për të mos thënë se mund ta fuste atë (Shuteriqin) në ndonjë “grup agjenturor”, apo në rastin më të keq, organet e Sigurimit të Shtetit mund ta ruanin dhe ta ndiqnin si të tillë! Gjithashtu, ka të ngjarë që Shuteriqi, lidhur me këtë takim, të ketë biseduar gojarisht me Ramiz Alinë (gjë që bëhet e ditur edhe nga raport-informacioni në fjalë i prof. Sakos), por ky bie si version po të kemi parasysh staturën e Alisë (apo thënë më qartë, karakterin e tij), i cili vështirë të merrte përsipër barra të kësaj natyre.

Sidoqoftë, këto janë dhe mbeten hipoteza që lindin nga deduksione logjike, sipas disa ngjarjeve konkrete, bazuar në raport-informacionin e prof. Zihni Sakos, që publikohet i plotë dhe pa asnjë shkurtim. Këtu vlen të theksohet se, me përjashtim të rastit “Filip Kristoforidhi”, për të cilin ai “nuk ka pasur nga t’ja mbante”, në përgjithësi është treguar korrekt, duke vënë theksin në profesionalizmin e tij si studiues i folklorit. Ashtu si prof. Shuteriqi, edhe ai nuk ka folur si “punëtor partie”, por si një studiues dhe njeri i kulturës e letrave shqipe.

RELACION

Siç dihet edhe unë isha anëtar i delegacionit që shkoi në Francë, nga 12 Shkurt deri në 9 Mars. Në bazë të programit, edhe unë mora pjesë si anëtar i delegacionit për bashkëbisedimet kulturore, me që Prof. Dh. S. Shuteriqi do të japë relacion përkatës, si kryetar i palës shqiptare, dhe unë nuk po bëj fjalë në relacionin tim, mbasi përshtypjet e rrjedhjes së bisedimeve ne i kemi shkoqitur dhe bashkëbiseduar së bashku, edhe me të ngarkuarin me punë, sh. M. Sinojmeri. Përshtypja ime e përgjithshme, është se bashkëbisedimet u zhvilluan në mënyrë normale dhe korrekte.

Pala franceze nuk insistoi shumë për çështjet e saj dhe në përgjithësi u pranua projekti ynë. Me këtë rast, dua të vë në dukje, se gjatë bisedimit të parë, kryetari i palës franceze tha midis të tjerave, se ishte i kënaqur nga realizimi i planit të vitit të kaluar, se dhe këtej e tutje, duke qenë se konditat janë më të favorshme, do të realizohen mirë planet tona të përbashkëta kulturore. Gjithashtu ai shpresonte të vinte në Shqipëri. Këtë gjë e tha edhe natën që legata jonë dha një koktej. Mbi punën time, unë kam pasur në planin e punës si konferenca, takime, dhe kërkime arkivale.

1) – Konferenca: a) Me datën 21.2.1962, në “Musse de l homme” mbajta konferencën “Gjendja në kërkimet folkloristike në Republikën Popullore të Shqipërisë”. Konferenca u zhvillua në një nga sallat e konferencave të Muzeumit. Merrnin pjesë rreth 20-25 vetë, të gjithë njerëz të interesuar për folkloristikën. Konferencën e çeli Drejtori i Muzeut, Millot, i cili bëri prezantimin dhe shprehu kënaqësinë për një konferencë dhe takim të tillë shkencor.

Konferenca u ndoq me vëmendje dhe interesim. Për ilustrimin e konferencës rreth tematikës së folklorit tonë u recituan dhe shtatë përkthime, të cilat patën mjaft sukses. Pas konferencës e cila zgjati rreth 50 minuta u bënë pyetje. Pyetjet, të cilat kishin kryesisht karakter shkencor ishin; – Cila është natyra e vargjeve dhe strofave popullore shqiptare.

A kanë lidhje vargjet popullore tetë rrokëse shqiptare me ato rumune? – Mbi metodën e kërkimeve në terren. – A ka tregimtarë përrallash dhe a tregohen përralla akoma? Pasi u sqaruan pyetjet drejtori përsëri falenderoi dhe shprehu kënaqësinë për konferencën si shumë interesante, e të qartë, ashtu siç përgëzoi për punën që është bërë në këtë fushë pak të njohur nga ata. b) Me datën 22.2.1962, në sallën e konferencave dhe të projektimit të “Musee des Artes et traditions” u mbajt konferenca “Disa trajta karakteristike të muzikës popullore shqiptare” shoqëruar me regjistrim në magnetofon (12 inçizime).

Konferencën e çeli drejtori i Muzeumit, George Henri Riviere. Asistuan rreth 30-40 vetë, mbasi konferenca ishte popullarizuar edhe në shtyp (në gazetën ‘Figaro’). Këtu konferenca u ndoq me shumë vëmendje. Polifonia e jonë, motivet muzikore me çifteli u pritën me interes të madh. Si në rastin e konferencës së parë edhe në këtë u bënë pyetje me tepër diskutime. Borata, përkthyes i përrallave turke në frëngjisht, turk me nacionalitet, diskutoi mbi mundësitë e influencës turke, në rastin e këngës elbasanase “Ke selvitë e namazgjasë”, ndërsa zonjusha Marcel Dubois, shefe e sektorit të etnomuzikologjisë, diskutoi mbi këngët: “Maje krahi”, si të pellgut mesdhetar, si dhe për prezencën në polifoni edhe të heptatonikut.

2) Më 28-2-1962, përsëri në sallën e projektimeve të Muzeumit të Njeriut, u dha shfaqja e filmit “Vallja e Shqipeve”. Këtu asistuan fare pak, rreth 10 12 vetë. U bënë pyetje rreth kërcimtarëve dhe këngëtarëve profesionistë, si dhe rreth kostumeve dhe dekoreve të tyre, mbasi filmi ka një paraqitje mjaft artistike. Në të dy këto institucione u bënë dhurata me libra të botuara pas çlirimit me materiale folkloristike gojore dhe muzikore, si dhe tre broshura me këngë, në të cilat u shënua e drejta e pronësisë së Institutit të Folklorit. Me gjithë interesimin që u shfaq edhe pyetjet që u bënë në konferencat, patën karakter mjaft zyrtar.

3) Takime, me datën 14-2-1962, u bë një takim me Drejtorin e “Musee des Artes est traditions” George Henri Riviere, si dhe shefen e repartit të Etnomuzikologjisë, Zonj. M. Dubois, u bë me 2 mars një takim me Zonj. Teneze, shefe e repartit të Prozës Popullore, me z. Gilbert, koreograf i Repartit të Koreografisë. Në këto takime u bisedua për metodën arkivale të teksteve muzikore dhe teksteve të prozës për katalogizimin e tyre. Në muzeumin e njeriut u bë një takim me zonjën Fontanes, e cila ka qenë edhe në Shqipëri.

Kjo na dha një studim të vogël deskriptiv të kostumeve arbëreshe, si dhe 29 copë fotografi nga ekspedita e bërë në vitin 1961 në Kalabri. Na dha tre pllaka me muzikë arbëreshe dhe dy harta lithografike të Shkodrës dhe të Raguzës. b) Me rastin e konferencave u takova me zonjën Fanjen, e cila ka vizituar Shqipërinë. Na dha për bibliotekën e Universitetit një album “Lesmerville de France”. Në mbrëmjen e koktejit u takova me Andre Mazon. Një njeri shumë interesant, që u interesua mjaft për Shqipërinë dhe shfaqi dëshirën për ta vizituar njëheri. Njihte S. Kuneshkën, S. Spassen dhe A. Xhuvanin.

Shfaqi kënaqësinë që në Shqipëri janë bërë mjaft punime për shkencat humanitare, po që i vinte keq që i njihte fare pak e aspak. – Ditët e para u takuam me autorin e librit “Etruskët fillojnë të flasin”. Z. Manjani është izraelit i ikur nga Rusia. Na u duk një njeri i thjeshtë dhe i varfër. Studimit të çështjeve shtruar në librin e tij, i është vënë me ngulm. Unë mendoj se studimi i tij është me interes. Në artikuj të ndryshëm flet me simpati për Shqipërinë. Kundërshtarë të rreptë ka gjetur arkeologun Palotini, italian dhe francezin Blok. Po Manjani me gjithë kritikat e rrepta, ai nuk topitet as tërhiqet.

Dobësia e tij unë mendoj se është te çështja se ai gjuhën shqipe e njeh fare pak, nuk njeh problemet etimologjike dhe sematikës së shqipes. Për këtë unë mendoj se ai duhet të ndihmohet nga Universiteti me materiale të kësaj natyre, në mënyrë që në ripunimin e tij mund të shtjerë në përdorim materiale gjuhësore më të sakta dhe më shkencore. Duke qenë akoma mëso burrë, me një ndihmë të tillë ai, mund t’i ripunojë shumë herë studimet epigrafike të tij dhe të sjellë një kontribut të ndiçëm në lëmin e etruskologjisë dhe të shtojë në botën shkencore, interesin për Shqipërinë, dhe gjuhën shqipe. – Kërkuam edhe të birin e Mario Rokut, i bëmë edhe letër, po nuk u përgjigj!

1) Gjatë kohës që ndejtëm në Paris, na mori për drekë zonja Fontana dhe zonja Fanjen. Gjithashtu u takuam edhe me të birin e Konstandin Kristoforidhit, Filipin, i cili na dha edhe një mikrofilm të librit të Frang Bardhit, “Georgius Castionthus”, një kopje të të cilit më 1951, i ka pas dërguar edhe Bibliotekës Kombëtare. Ky është shumë plak, 75 vjeç dhe rron në fshatin Zharzho të Orleanit, në një shtet ku i ka me qera disa oficerë amerikanë. Na foli edhe për një letër që i pat dërguar H. Fultzi, të cilin mbasi i treguam kush është Fultzi, e grisi letrën dhe ia dorëzuam sh. M. Sinojmeri, po me që letra ishte anglisht, se lexuam, që të themi gjë për përmbajtjen.

Meqë mungon prej shumë kohësh nga Shqipëria, ka disa pikëpamje të gabuara për situatën e tanishme, për të cilat mund të ketë folur sh. Dhimitër në relacionin e tij, me gjithë këtë ai duhet mbajtur afër, ka nostalgji të madhe për Shqipërinë, është shumë i gëzuar për përparimet që janë bërë tek ne dhe është shumë i prekur për trajtimin e figurës së të atit në këtë mënyrë kaq të nderuar. – Në të gjitha takimet dhe konferencat, qëndrimi i tyre ka qenë korrekt, nuk na u bë asnjë pyetje provokuese, sa drejt për drejt, as në mënyrë të tërthortë. Përsa i takon bisedimit me Vurmserin, shoku Dhimitër Shuteriqi do të flasë në relacionin e tij, për këtë bisedim u vu në dijeni edhe shoku R. Alia, në takimin që patëm me të javën e kaluar, si dhe me sh. Misto Treska.

2) Kërkime arkivale u bënë fare të pakta. Për Dozonin nuk ka ndonjë gjë, vetëm u mësua se midis viteve 1885-1890, ka qenë profesor në “Ecole des langue s orientale”. Për Hecquard duket se ka në arkivin e Ministrisë së Jashtme, në materialet e konsujve francezë të shek XIX. U përpoqëm mos gjenim gjë në bibliotekën “Mazarin”, por atje veç ekzemplarëve të Bogdanit e Bardhit nuk ka gjë, veçanërisht nga të kohës së re. Kishte vetëm “Albaninë” e Konicës dhe disa autorë francezë pa rëndësi.

3) Bashkëngjitur me këtë relacion po ju dërgoj edhe një listë të atyre materialeve që solla me shënimet ku i kam dorëzuar. Muzeu i Arteve dhe Traditave si shkëmbim librash mori përsipër që të na dërgojë për Institutin e Folklorit një numër librash, si pas një zgjedhjeje që bëra në bibliotekën e tyre.

4) Disa kërkesa të atyreve dhe tonat. Ata kërkuan që t’u dërgojmë botimet tona folkloristike në shkëmbim. Muzeumi i Njeriut, kërkoi për pasurimin e fondit shqiptar materiale etnografike me shkëmbim ose me blerje. Në këtë muzeum reparti shqiptar, ishte fare i varfër. Kishte vetëm dy kostume, një nga Malësia e Madhe (grash) dhe një të Tiranës (burrash). Ndërsa si mora vesh, kanë në fondet e tyre një material etnografik të pasur nga Kosova. Gjithashtu nga ekspeditat që bëjnë në Kalabri, kanë materiale fotografike.

Mendoj që me shkëmbim të bëhet një punë e frytshme për materiale faktike me anë fotografish, si për kostumet e zonave të ndryshme, të arkitekturës së banesave, të mjeteve të punës dhe të shtëpisë, të punimit të drurit, të veglave muzikore e të tjera. Mendoj që mund të hyhet në korrespondencë zyrtare dhe jo në mënyrë private, siç është vepruar deri më sot me anën e Rrok Zojzit dhe Kolë Lukës. Nga Muzeumi i Njeriut, dhanë edhe një letër për Institutin e Historisë dhe Gjuhësisë.

Gjithashtu mendoj që Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë, të shkruajë Z. Manjani dhe t’i dërgojë materiale dhe një opinion sado të ngurtë po paraprak, për një shqyrtim më të gjerë të ndihmës për punën e tij. Për punë kërkimore në arkivat e Parisit, mund të ndihmojë edhe zonja Farjen, e cila shfaqi gatishmërinë për të ndihmuar. Kjo kërkoi që Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë mundësisht të ndihmojë me materiale etnografike (fotografi) nga jeta e arumunëve, stabilizuar në kooperativa, mbasi po punon për një studim etnografik. Zihni Sako Arkivi Qendror i Shtetit, Tiranë./ Memorie.al

Po aty, fondi 14. Ap. Komitetit Qendror të PPSH së, (Struktura) Dosja 715. Viti 1962

 (Marrë nga libri “Dhimitër S. Shuteriqi, rilindasi i fundit dhe regjimi komunist, i autorit Dashnor Kaloçi, Shtëpia Botuese “Mediaprint”, Tiranë, qershor 2026)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Tirana po zhvillohet më shumë nga jugë-perëndimi, d.m.th. drejt fushës dhe shumë pak drejt kodrave të bukura të lindjes, rrëzë Dajtit, pasi...”/ Diskutimi i arkitektit të njohur, Sokrat Moskë, në vitin 1971

Next Post

“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse...”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”

Artikuj të ngjashëm

“Shuteriqi mishëronte humanizmin e dashurinë njerëzore dhe pa atë, Lidhja e Shkrimtarëve do të shndërrohej në një Degë e Brendshme, me Agollin e Buzën në krye…”/ Dëshmia e rrallë e Maks Velos
Personazh

“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970

August 11, 2026
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Kur Esat Pasha i dërgoi fjalë që të vihet në krye të lumjanëve e, të luftojë për të, pasi shpërblimi do të ishte mjaft i madh, Islam Spahia i tha; or pizeveng, s’blihet shqiptari …“/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm

August 11, 2026
“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”
Personazh

“Porosia kryesore që iu dha para nisjes për në Kosovë, ishte; që s’duhej të takohej me Fadil Hoxhën, por Dhimitri e takoi dhe kur u kthye, e thirri Enveri në shtëpinë e tij dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Mynever Shuteriqit

August 12, 2026
“Në janar 1945, ndërsa po jepte mësim në Medresenë e Tiranës, Hafiz Sherif Langu arrestohet dhe akuza ndaj tij ishte; bashkëpunëtor i Lef Nosit e…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm nga Dibra
Personazh

“Në janar 1945, ndërsa po jepte mësim në Medresenë e Tiranës, Hafiz Sherif Langu arrestohet dhe akuza ndaj tij ishte; bashkëpunëtor i Lef Nosit e…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm nga Dibra

August 10, 2026
“Në Kongresin e dytë të ‘Rinisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe Lindore’, që u mbajt në Paris më 1 qershor 1956, nga Rinia Shqiptare, ishte Kostë Xhajanka, i cili…”/ Historia e panjohur e mërgatës politike shqiptare
Personazh

“Figura e Abaz Kupit, s’duhet të shërbejë si një flamur për të ndarë shqiptarët e sotëm në kampe të vjetra, por si një arsye për t’i bashkuar ata rreth së vërtetës…”/ Refleksione për patriotin e famshëm

August 9, 2026
“Kur ministri Balluku, e thirri në zyrën e tij dhe i komunikoj urdhrin e Enver Hoxhës, për projektimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, Koço i tha…”/ Historia e panjohur e arkitektit të famshëm
Personazh

“Kur ministri Balluku, e thirri në zyrën e tij dhe i komunikoj urdhrin e Enver Hoxhës, për projektimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, Koço i tha…”/ Historia e panjohur e arkitektit të famshëm

August 9, 2026
Next Post
“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse…”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”

“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse...”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme