• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, September 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse…”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”

“Nga çështja çame, ‘provokacionet e gushtit ’49-të, e ligji absurd i luftës, te junta e kolonelëve dhe…”/ Refleksionet e studiuesit dhe diplomatit të njohur, për Greqinë që duam!
“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse…”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”
“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”
“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse…”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”
“Një avion grek që fluturonte në katundet Hoxhaj e Markat,  u rrëzua nga forcat shqiptare në fushën e Finiqit dhe piloti…”/ Si i përcolli shtypi i Tiranës, “Provokacionet e gushtit ‘49”?
“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse…”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”
“Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në teritorin shqiptar këta refugjatë grekë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por sepse…”/ Ana e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit 1949”

Nga Petro Mejdi

Memorie.al / Që kur isha nxënës në shkollën e Poliçanit kisha dëgjuar për herë të parë për provokacionet e 2 Gushtit të vitit 1949. Ra fjala tek provokacionet, pasi Vatra e Kulturës e Poliçanit mori emrin “Nikolla Naçi”, që siç na thanë mësuesit, kishte rënë dëshmor në këto provokacione. Më vonë me ra në dorë një libër me titull “Vidohovë, kuota ….”! As titullin e plotë tani nuk e kujtoj dot! Më duket se ishte shkruar nga Xhafer Matuka dhe ishte shkruar bukur! Tanët, ushtarët shqiptarë, që luftojnë me trimëri dhe përballë ushtarët monarko-fashisteë grekë, të cilët duan të hyjnë në territorin shqiptar për të shkëputur toka shqiptare dhe t’ia bashkangjisin Greqisë! Pra një betejë për të marrë Vorio Epirin!

Natyrisht pala greke asnjëherë nuk e ka fshehur; ‘se në territorin shqiptar ka popullsi greke, e cila rron në trojet e veta në shekuj! Dhe fuqitë e mëdha të kohës së ndarjes së kufijve ia arritën qëllimit, që, me ndarjen abuzive të kufijve t’i vënë këta popuj dhe këto shtete në një grindje të përjetshme! Kjo grindje ra më keq për minoritarë , të cilët u izoluan dhe u shkëputën edhe shpirtërisht nga atdheu amë!

Për provokacionet e Gushtit ka shkruar një tregim të gjatë e dhe Kadare me titullin “Provokacioni”, tregim që, në variantin e parë nuk u botua kurrë, as pas vitit 1990, pasi ka humbur! Por e dhe varianti i botuar është shumë i bukur! Dhe subjekti i tij, si zakonisht në prozën e Kadaresë për luftën, nuk merret me heroizma, por autori rrëfen gjera më njerëzore dhe më të thjeshta të një beteje!

Gjithashtu mund të lexoni

“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90

“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Por a ishin këto luftime të 2 gushtit 1949, një përpjekje e ushtrisë greke për të shkëputur toka shqiptare!? Që ta kuptojmë ketë, duhet bërë analiza e situatës politike të kohës, e marrëdhënieve të ndera midis Shqipërisë dhe Greqisë, jo për problemin e njohur të Vorio Epirit, ai problem për grekët në ato situata të luftës civile, kishte dalë në plan të dytë!

Objektivi i parë për Greqinë, për pjesën jo komuniste të politikës greke, ishte mbarimi sa më shpejt i luftës civile! Fitimtari tashme dihej, ishin forcat qeveritare, të cilat të ndihmuara tani jo vetëm nga anglezët, por dhe amerikanët, kur “forcat demokratike” pasi u lanë në baltë, që me 1948 nga Tito dhe më vonë dhe nga vetë inspiruesi dhe nxitësi i kësaj lufte për komunistët grekë, Stalini.

Fundi i luftës, llogorja e fundit për “demokratët” ishin Gramozi dhe Vici! Të gjitha mbeturinat e “Ushtrisë Demokratike” (“Dhimokratikos Stratos”) ishin rreshtuar për betejën e fundit, me shumë një betejë dëshpëruese për komunistët, në kufi me Shqipërinë! Në muajt e fundit me mijra grekë, fëmijë, popull i pa armatosur, luftëtarë të sëmurë e të plagosur, ishin futur në Shqipëri.

Shtabi i Ushtrisë qeveritare greke, duke parë që këto dy pozicione të fundit të “demokratëve” u jepnin epërsi taktike dhe strategjike, vendosën që të futen me reparte të tyre në tokën shqiptare dhe t’u marrin krahët! Natyrisht ushtria shqiptare reagoi dhe kështu nisën këto luftime, të cilat pala shqiptare i cilësoi si provokacione! Fati i mëtejshëm i këtyre luftëtareve komuniste dihet! Ata që shpëtuan nga plumbat, bombat dhe sidomos nga napalmi i hedhur në pllajat e Gramozit nga aeroplanët amerikanë, hynë në Shqipëri!

Janë tronditëse sekuencat e filmit “Psihi vathja” (“Shpirt i thellë”) i regjisorit të njohur grek, Pandelis Vulgaris! Aeroplanët amerikanë ulen aq shumë, sa që ndjekin dhe turmën e fundit të njerëzve që përpiqen t’i shpëtojnë zjarrit që u hedhin nga qielli! Të ngjan kjo me zemërimin e Zeusit ndaj Prometeut! Ringjallja e tragjedisë së lashtë! Këta luftëtarë që shpëtuan dhe të tjerë, të cilët kishin hyrë më parë në Shqipëri, përfunduan në kampe përqendrimi të ngritura sidomos larg kufirit jugor!

Në librin interesant të një luftëtari komunist, i cili jetoi në këto kampe, me titullin “Nga Rubiku në Bulkez”, Bulkez është një qytet në Vojvodinë, ku Tito kishte ngritur një kamp për luftëtarët e majtë grekë. Në këtë libër rrëfehen vuajtjet e panumërta të refugjatëve grekë në ditët e qëndrimit në këto kampe.

Sipas bibliografisë, Enver Hoxha nuk donte që t’i kishte në territorin shqiptar këta refugjatë komunistë, jo vetëm se shumë prej tyre ishin shumë problematikë, por dhe se, ai, nuk donte që të prishte edhe më shumë marrëdhëniet me Greqinë, edhe ashtu të ndera, pasi do t’i duhej të luftonte dhe mbrohej në dy fronte: në Veri me Titon dhe në Jug me grekët! Por rronte ende Stalini dhe ai ishte i detyruar të zbatonte vijën që vinte nga Moska!

Pak nga pak këta njerëz të dëshpëruar u larguan për në vendet e “Demokracive Popullore”. Një pjesë e tyre u riatdhesuan më vonë dhe dokumentarët e kohës dhe kujtimet e njerëzve, kanë fiksuar skena të dhimbshme! Lufta civile greke dhe qëndrimi i Qeverisë shqiptare me ndihmën e dhënë komunistëve, ka qenë një shkak që marrëdhëniet ndërshtetërore të ishin për shumë vjet të ndera!

Këto marrëdhënie tregohen në mënyre të qartë, të thellë dhe të argumentuara me objektivitet në studimin më të mirë për këtë temë; “50 vjet marrëdhënie mosbesimi” (“50 hronia dhispistias”) i historianit të njohur Stavri Dajo. Në mënyrë të detajuar për luftën civile dhe rolin e Shqipërisë në këtë luftë,  Dajo është marrë në librin “Divergjencat Tito -Hoxha dhe lufta civile grekë”.

Por a ka ndihmuar Enver Hoxha pa shkëmbime demokratët grekë?! Në prodhimin ballkaniko -francez me 12 seri; “O telefteos arhondas ton Vallkanion”, (“Arhondi i fundit i Ballkanit”) flitet veç të tjerash dhe për këtë periudhë të politikës së jashtme të Enver Hoxhës. Në këtë film tregohet se si Shqipëria u jepte armatime komunistëve grekë, jo drejtpërdrejt, por nëpërmjet tregtarëve kontrabandistë armësh, të paguara me flori!

Një shërbim tjetër që i bënë komunistët grekë Enver Hoxhës, në shkëmbim të ndihmës që do të vinte nga Shqipëria, ishte fakti se ata gjetën dhe u dorëzuan shqiptarëve Koço Kotën, i cili kishte qenë disa herë kryeministër i Zogut dhe kishte zgjedhur Greqinë për t’u fshehur, nga që njihte gjuhën greke, pasi si kolonjar, kishte mbaruar studimet për Mjekësi në Athinë, fakt ky që u përmend nga Noli në poezinë e tij “Sulltani dhe kabineti”.

Për Koço Kotën Noli, thotë: “Koço Kota, mjek hanxhari, nis një valle palikari! / Se me një ferman zuzari, sadrazem u bë firari”! Por, filogreqizmi, për të cilin e ironizon Kotën Noli, nuk i shpëtoi kokën!

Provokacionet e Gushtit të vitit të largët 1949, me aq sa e njoh historikun e marrëdhënieve shqiptaro –greke, është përballja e fundit frontale midis Shqipërisë dhe Greqisë. Natyrisht, ka patur më pas incidente kufitare sidomos deri në vitin 1967. Më ka rastisur që të takoj një ish-komunist grek të mbetur në Shqipëri dhe si për ironi të fatit, kishte bërë burg në Shqipëri, në vendin që, kur ishte në atdheun e vet, ia propagandonin si modelin e Demokracisë Popullore dhe lirisë së fjalës!

Interesant është dhe një dokumentar francez për jetën dhe luftën diplomatike që është zhvilluar midis dy vendeve me kujdestari të palës franceze për riatdhesimin e një grupi të madh oficerësh grekë të ushtrisë qeveritare, të cilët kaluan në Shqipëri në ditën e fundit të luftimeve në Gramoz dhe, me sa duket, u vunë përpara nga mbeturinat e “Ushtrisë Demokratike”, ndoshta për qëllime presioni ndaj qeverisë greke që të sillej më mirë ndaj pjesës së humbësve, të cilët mbetën në Greqi.

Është një dokumentar tejet propagandistik! Me anë të të cilit, pala shqiptare donte të largonte mjegullën që kishin lenë në prestigjin e Shqipërisë komuniste, përçapjet e Greqisë kundër këtij vendi deri në instancat më të larta politike diplomatike të kohës. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se...!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62

Next Post

Kalendari 14 Gusht 2026

Artikuj të ngjashëm

“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91
Dossier

“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90

September 27, 2026
“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 27, 2026
“Kafe – Pastiçeri ‘Tirana’, ishte një oaz perëndimor që frekuentohej nga elita e artistëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, si; Shuteriqi, Paskali, Petro Marko etj.,…”/ Historia e panjohur lokalit të famshëm

September 26, 2026
“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990

“Anija ‘Petrovski’ e regjistruar në BRSS, gjatë lundrimit ndaloi në Durrës mes datave 10 dhe 15 janar 1952, ku shkarkoi 12 tanke të një tipi të ri, që ngjanin me modelin T-34…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90

Kalendari 01 Gusht 2026

Kalendari 14 Gusht 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme