• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në një udhëtim të posaçëm në SHBA-ës në vitin 1927, ajo krijoi dhe solli në Shqipëri ‘Fondacionin Rockfeller’ si dhe Shoqatën bamirëse…”/ Historia e panjohur e amerikanes së famshme, Lady Caravon

“Në një udhëtim të posaçëm në SHBA-ës në vitin 1927, ajo krijoi dhe solli në Shqipëri ‘Fondacionin Rockfeller’ si dhe Shoqatën bamirëse…”/ Historia e panjohur e amerikanes së famshme, Lady Caravon
“Kryeministri, s’lë vend pa shkelur, por s’gjeti një herë kohë, të shkojë në atë djep të kulturës dhe historisë shqiptare, në shtëpinë muze të Vëllezërve Frashëri…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
“Në një udhëtim të posaçëm në SHBA-ës në vitin 1927, ajo krijoi dhe solli në Shqipëri ‘Fondacionin Rockfeller’ si dhe Shoqatën bamirëse…”/ Historia e panjohur e amerikanes së famshme, Lady Caravon
“Në një udhëtim të posaçëm në SHBA-ës në vitin 1927, ajo krijoi dhe solli në Shqipëri ‘Fondacionin Rockfeller’ si dhe Shoqatën bamirëse…”/ Historia e panjohur e amerikanes së famshme, Lady Caravon
“Si mund të mendojë mbreti Nikollë i Malit të Zi, të imponojë me armë dhe me dhunë konvertimin fetar të myslimanëve shqiptarë…”/ Intervista e panjohur e Ismail Qemalit për gazetarin italian, prill 1913
Zbulohet letra e Dr. Krasniqit kundër Mit’hat Frashërit: “Kontributi i juej i çmuem, për sa i përket idesë së nji Shqipnie etnike…”/ Kontraditat e mërgatës politike shqiptare
Koha e artë e Monarkisë së Zogut, kur fermerët dhe artizanët shqiptarë, konkurronin me sukses prodhimet e tyre në Panairin e Barit

Nga Zylyftar Hoxha

Memorie.al / Lady Elisabeth Carnarvon, bashkëshortja e lordit Henry Howard Herbert-Carnarvon erdhi në Shqipëri në fund të vitit 1923, fill mbas vdekjes së të birit Habry Erbert. Ndryshe nga udhëtaret e tjera të huaja, asaj nuk i ra në sy ekzotika dhe bota kurioze shqiptare, por skamja dhe mjerimi i një populli të tërë. Domosdo që pasi njohu këtë realitet të hidhur, i vinte keq, ndaj vendosi që sipas mundësive që kishte të lehtësonte sadopak dhimbjet e plagëve të kësaj varfërie të papërshkrueshme. Një vit më vonë, kur erdhi për herët të dytë në Shqipëri, solli dy infermiere të specializuara angleze, miss Harrison e miss Hald Houghton, për Spitalin Psikiatrik të Vlorës, të cilat në fillim i paguante me buxhetin e saj familjar e më vonë nga Fondacioni Herbert.

Ky qe fillimi, por më pas ajo intensifikoi punën jo vetëm thjesht në mbledhjen e ndihmave, por më shumë për sensibilizimin e opinionit publik. Shfrytëzoi çdo lidhje dhe mundësi. Mes të tjerave edhe lidhjet familjare. I vëllai i saj ishte ambasadori britanik në Washington. Në një udhëtim të posaçëm në SHBA-ës në vitin 1927, ajo krijoi dhe solli në Shqipëri “Fondacionin Rockfeller” si dhe Shoqatën bamirëse “Near East Foundation”. Këto organizata e shoqata për vite me radhë lozën një rol shumë të rëndësishëm për emancipimin, arsimimin, kulturimin dhe shëndetësimin e popullit shqiptar. Krahas kësaj u institucionalizua lufta kundër malaries me ngritjen qendrave mjekësore për mjekimin e mijëra shqiptarëve, por edhe eliminimin e vatrave të infeksionit.

Për gjashtë vjet me radhë ajo nuk e ndërpreu punën duke mbledhur fonde dhe sensibilizuar qarqe dhe shoqata bamirësie në Angli dhe në Amerikë, krahas të tjerave edhe për refugjatët e shumtë kosovarë dhe boshnjakë, të cilët të përzënë nga serbët u dyndën në Shqipëri. Me ndihmat e mbledhura, por edhe me fondet e saja personale sistemoi qindra familje kosovare në Myzeqe dhe Kavajë. Madje në Kavajë ngriti një fshat me 50 shtëpi të reja ku u strehuan 50 familje kosovare, të cilave jo vetëm ua mobiloi shtëpitë, por u dha edhe nga një lopë të racës Xhersej për çdo shtëpi. Në këtë fshat ajo ndërtoi edhe shkollën dhe objekte të tjera social kulturore. Fshatit i vuri emrin e djalit të saj, Herbert, por ky emër nuk rezistoi gjatë dhe u kthye në Qerret.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kërkesa për ndihmë nga ambasada e Iranit në Tiranë nuk dha fryte dhe ndoshta lutja për përkthimin e një dokumenti nga persishtja, mund të…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur

“Përball gjermanit erdhi një nga burrat e fshatit, emigrant që sapo ishte kthyer nga SHBA-ës, të cilin nazisti e pyeti; a ka partizan këtu…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Borovës, korrik ‘43

Në kuadër të ndihmave ajo i dhuroi Shkollës Teknike Amerikane pajisje, orendi e deri punishte të vogla industriale dhe mbajti me rrogë një pjesë të personelit të atij institucioni.

Në atë periudhë Lady Carnarvon, ndonëse e sëmurë, filloi të ndërtojë bibliotekën “Djelmëria Shqiptare”, por që nuk e pa dot të ndërtuar dhe në funksion. Me të u morën pjesëtarë të tjerë të familjes. Në atë gjendje të rëndë shëndetësore, për fatin e keq të shqiptarëve më 3 shkurt të vitit 1929 Lady Carnarvon në moshën 72 vjeçare vdes në Porto Fino të Italisë, duke lënë në mes shumë plane dhe projekte.

Biblioteka “Carnarvon”, një dhuratë angleze për të rinjtë shqiptarë

Aty ku dikur ka qenë kinema “Ali Demi” dhe ku një ndërtesë nga ato të të sotmet, të mëdhatë, nuk kanë lënë asnjë gjurmë të vjetër ka qenë “Biblioteka Carnarvon”, e ndërtuar në vitin 1928 dhe e përuruar më 1929, si dhuratë e familjes së lordëve (Earls) anglezë Herbert dhe personalisht e bamirëses së madhe filoshqiptare konteshës Carnarvon, e quajtur nga vetë shqiptarët “Nëna e shqiptarëve” dhe e dekoruar me Urdhrin Skënderbe më 1929. Kontesha Carnarvon e kishte zgjedhur këtë vend nën kurorën e dendur të ullinjve si kult në kujtim të të birit, por fatkeqësisht, ndërroi jetë pak ditë para inaugurimit.

Kjo bibliotekë i përkushtohej të birit, mikut të madh të Shqipërisë, avokatit dhe mbrojtësit të të drejtave të shqiptarëve Sir Aubrey Herbert (1880-1923). Edhe pse ka patur një rrugë me emrin “Carnarvon”, asaj i është ndërruar emri dy herë dhe tani ka emër tjetër. Po kështu edhe emri i rrugës “Habry Herbert” është hequr! Biblioteka në atë kohë arriti në një  koleksion prej 5.000 librash në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, gjuhë klasike etj., u shndërrua për Tiranën në bibliotekën e dytë të rëndësishme pas asaj Kombëtare. Biblioteka kishte një sallë të madhe leximi, 26 sergjenë për libra me 7 dollapë secili. Ajo asokohe ishte bërë një qendër e rëndësishme kulturore, argëtimi, zbavitjeje, ishte bërë një mjedis në kuptimin e gjerë të fjalës mjedis i jetës së kulturuar dhe emancipuar.

Veç fushës së tenisit dhe të pingpongut, në sallat e saj çdo javë organizoheshin konferenca të ndryshme me tematikë kombëtare, shkencore, shfaqje filmash kinematografike me artistë të mëdhenj, ekspozita me punime artistike etj. Në ceremoninë përurimit të bibliotekës Lady Carnarvon i dha pas vdekjes dekorata më të lartë e kohës ”Oficere e Madhe e Urdhrit të Skënderbeut”, dekoratë e cila i u dorëzua djalit të saj Mervyn Herbertit. Për fatin e keq të shqiptarëve Mervyn Herberti dy javë mbas largimit nga Shqipëria, më 30 maj 1929 vdes papritmas në Romë dhe amanetin e familjes e ndoqi dhe e zbatoi me shumë dinjitet Marry Herbert, bashkëshortja e nderuar e kolonel Aubrey Herbertit.

Pushtimi i vendit nga italianët solli edhe fundin tragjik të këtij institucioni. Fashistët vodhën 12 arka të mëdha të mbushura me librat e vyera të asaj biblioteke, ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes Herbert u larguan nga ky vend që e deshën dhe i deshi aq shumë.

Ja veprat e dy fisnikëve anglezë

Në vitin 1926 Mit’hat Frashëri shkruante për këtë kontribut të familjes aristokrate angleze: “Mirënjohja nuk është vetëm një cilësi që i ushqen, i shton virtytin njeriut, po është edhe një detyrë. Janë do njerëz, vepra dhe ndihma e të cilëve vlen një ushtri të tërë. Kështu qe për neve i ndjeri Aubrey Herbert.”

Me buxhetin e saj familjar që në vitin 1923 pajisi me mjete, ilaçe dhe dy infermiere të specializuara Spitalin Psikiatrik të Vlorës. Solli nga Anglia miss dr. Ruth Penningtonin, një personalitet të fuqishëm që për 14 vjet rresht bëri një revolucion të vërtetë për emancipimin e gruas dhe të familjes shqiptare, punoi si mjeke, infermiere, mësuese dhe amvisë e kujdesshme. Nëpërmjet fondacionit “Herbert” krijoi dhe solli në Shqipëri “Fondacionin Rockfeller” dhe shoqatën bamirëse “Near East Foundation”, të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën kundër varfërisë

Institucionalizoi luftën kundra malaries duke ngritur qendra shëndetësore për mjekimin e rregullt të mijëra shqiptarëve që vuanin prej vitesh nga kjo sëmundje. Krahas kësaj u luftua për eliminim të vatrave të infeksionit me mjete të luftës kimike dhe biologjike. Ndihmoi në përgjithësi në sistemimin e muhaxhirëve kosovarë, por kontributi i saj më i madh ka qenë krijimi i fshatit Qerret të Kavajës, ku u bëri shtëpitë, shkollën dhe u dha nga një lopë të racës Xhers 50 familjeve kosovare që u sistemuan aty

I dhuroi Shkollës Teknike Amerikane pajisje, orendi, punishte të vogla industriale si dhe mbajti me rrogë për disa vjet një pjesë të stafit drejtues të kësaj shkolle. Veçanërisht i një vlere të jashtëzakonshme ishte kontributi i kësaj familjeje në ndërtimin e funksionimin e “Bibliotekës për Djelmërinë Shqiptare” me një fond prej 5.000 librash në gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, gjuhë klasike etj.

Nxitës i pasionuar i pavarësisë së Shqipërisë, pasi vizitoi vendin për herë të parë në vitin 1907. Kur delegatët shqiptarë shkuan në Konferencën e Londrës 1912-1913 ata gjetën ndihmën e Herbertit si këshilltar dhe shoqërues. Herbert ka qenë një nga miqtë më të afërt dhe më të sinqertë të shqiptarëve dhe veçanërisht i figurave të shquara të kombit tonë si Ismail Qemali, Mithat Frashëri, Dhimitër Berati, Pandeli Vangjeli, Mbreti Zog, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Mehmet Konica, Faik Konica, Çarles Telford Erikson etj.

Për ditët që delegacioni shqiptar ishte në Londër, ka mbajtur në shtëpinë e vetë Isa Boletinin, miqësia me të cilin vazhdoi deri sa ai vdiq. Që në vitin 1912 Herbert kishte ngritur një shoqëri filo-shqiptare me parlamentarë, dijetarë dhe gazetarë. Pas vdekjes së tij kjo shoqëri u kthye në institut dhe misionin në Shqipëri e vazhdoi e ëma e tij, kontesha Carnarvon

Aubrey Herbert ishte edhe poet. Parlamenti Anglez ka botuar librin “Miku më i madh i Shqiptarëve Sir Aubrey Herbert” (Albania’s Greatest Friend) që përmban shënime, ditare, artikuj të Herbert me shumë vlerë për diplomacinë dhe ata që duan të njohin Shqipërinë. Denoncoi fuqishëm krimet e shëmtuara të serbëve në vjeshtë të vitit 1913. Duke qëndruar në prapaskenë, por shumë aktiv, ndihmoi në përgatitjen e Kongresit të Lushnjes dhe të Luftës së Vlorës në vitin 1920./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në ’66-ën, një vit pas grushtit të shtetit që solli Mobutu në pushtet, 15 fëmijë kongolezë dhe një nga Uganda mbërritën në Shqipëri, për...”/ Historia e panjohur e afrikanëve në regjimin e Enver Hoxhës

Next Post

Letrat e George Ticknor, të cilat i botova nën titullin ‘Një Amerikan në Oborrin e Ali Pasha Tepelenës’, sillnin për herë të parë një tablo interesante, pasi...”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur

Artikuj të ngjashëm

“Kërkesa për ndihmë nga ambasada e Iranit në Tiranë nuk dha fryte dhe ndoshta lutja për përkthimin e një dokumenti nga persishtja, mund të…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur
Dossier

“Kërkesa për ndihmë nga ambasada e Iranit në Tiranë nuk dha fryte dhe ndoshta lutja për përkthimin e një dokumenti nga persishtja, mund të…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur

July 14, 2026
“Përball gjermanit erdhi një nga burrat e fshatit, emigrant që sapo ishte kthyer nga SHBA-ës, të cilin nazisti e pyeti; a ka partizan këtu…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Borovës, korrik ‘43
Dossier

“Përball gjermanit erdhi një nga burrat e fshatit, emigrant që sapo ishte kthyer nga SHBA-ës, të cilin nazisti e pyeti; a ka partizan këtu…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Borovës, korrik ‘43

July 13, 2026
“Për Shqipërinë u ngrit pranë ministrisë së Jashtme italiane një departament, besuar Zenone Beninit, mik fëmijërie i Cianos; më pas u dërgua në Tiranë Piero Parini, i cili…”/ Ana e panjohur e pushtimit italian

July 12, 2026
“Brenda një ore, nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, asnjë nuk mbeti në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Tivarit, prill ‘41

“Në Tivar u gjetëm në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45

“U quajt ‘Ura e Vezirit’, për nder të Mehmet Pashë Bushatit, vezir i Shkodrës, që paria e Spasit, Pistës, Trunit, Lajthizës dhe Sakatit…”/ Historia e panjohur e urës së famshme që komunistët i vunë minat në ‘78-ën

July 11, 2026
Next Post
Letrat e George Ticknor, të cilat i botova nën titullin ‘Një Amerikan në Oborrin e Ali Pasha Tepelenës’, sillnin për herë të parë një tablo interesante, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur

Letrat e George Ticknor, të cilat i botova nën titullin ‘Një Amerikan në Oborrin e Ali Pasha Tepelenës’, sillnin për herë të parë një tablo interesante, pasi...”/ Refleksionet e studiuesit dhe publicistit të njohur

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme