• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, July 23, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Gjatë kthimit nga Mali i Zi nënkontesha erdhi në Shkodër dhe thotë se emrin qyteti e ka marrë nga kodra e kështjellës, pasi…” / Libri i panjohur “Brigjet lindore të Adriatikut”, që u botua në Londër

“Gjatë kthimit nga Mali i Zi nënkontesha erdhi në Shkodër dhe thotë se emrin qyteti e ka marrë nga kodra e kështjellës, pasi…” / Libri i panjohur “Brigjet lindore të Adriatikut”, që u botua në Londër
“Naim Frashëri i shkruan ndër të tjera Vasil Tërpos: ‘Mos epni të holla për fjaloret’ të Kristoforidhit, se nuk ësht’ i vërtetë, e pamë ne dhe…”!/Ana e panjohur e rilindasit dhe gjuhëtarit të famshëm
“Gjatë kthimit nga Mali i Zi nënkontesha erdhi në Shkodër dhe thotë se emrin qyteti e ka marrë nga kodra e kështjellës, pasi…” / Libri i panjohur “Brigjet lindore të Adriatikut”, që u botua në Londër
“Gjatë kthimit nga Mali i Zi nënkontesha erdhi në Shkodër dhe thotë se emrin qyteti e ka marrë nga kodra e kështjellës, pasi…” / Libri i panjohur “Brigjet lindore të Adriatikut”, që u botua në Londër
“Gjatë kthimit nga Mali i Zi nënkontesha erdhi në Shkodër dhe thotë se emrin qyteti e ka marrë nga kodra e kështjellës, pasi…” / Libri i panjohur “Brigjet lindore të Adriatikut”, që u botua në Londër
“Gjatë kthimit nga Mali i Zi nënkontesha erdhi në Shkodër dhe thotë se emrin qyteti e ka marrë nga kodra e kështjellës, pasi…” / Libri i panjohur “Brigjet lindore të Adriatikut”, që u botua në Londër
“Gjatë kthimit nga Mali i Zi nënkontesha erdhi në Shkodër dhe thotë se emrin qyteti e ka marrë nga kodra e kështjellës, pasi…” / Libri i panjohur “Brigjet lindore të Adriatikut”, që u botua në Londër
“Gjatë kthimit nga Mali i Zi nënkontesha erdhi në Shkodër dhe thotë se emrin qyteti e ka marrë nga kodra e kështjellës, pasi…” / Libri i panjohur “Brigjet lindore të Adriatikut”, që u botua në Londër
“Gjatë kthimit nga Mali i Zi nënkontesha erdhi në Shkodër dhe thotë se emrin qyteti e ka marrë nga kodra e kështjellës, pasi…” / Libri i panjohur “Brigjet lindore të Adriatikut”, që u botua në Londër

Nga XHEVAT LLOSHI

Memorie.al / Nga një njoftim i studiuesit David Hosaflook, përkthyesit të “Rrethimit të Shkodrës” anglisht, mora vesh se më 1864 është botuar në Londër një libër me titullin Brigjet lindore të Adriatikut më 1863 (The Eastern Shores of the Adriatic in 1863). Për shkak të këtij titulli, në të cilin nuk del emri i Shqipërisë, kjo vepër nuk është përmendur deri më sot nga albanologët dhe as nga bibliografitë për shqiptarët. Zanafilla e librit është te një ndodhi tipike angleze. Zonjusha Emili Anne Beaufort Smythe botoi më 1862 dy vëllime me përshkrimin e vendvarrimeve të Egjiptit dhe të faltoreve siriane gjatë kohës së Perandorisë Osmane, shoqëruar edhe me skica të vetat.

Zoti Percy ishte nën-konti i tetë Strangford (1826-1861), filolog dhe etnolog, që njihte disa gjuhë të Orientit, i caktuar atashe në Stamboll që më 1845. Më pas ai do të bëhej kryetar i Shoqërisë Aziatike Mbretërore të Anglisë. E lexoi librin e Emilisë dhe bëri një recension në shtypin e Londrës, në të cilin me humorin karakteristik anglez e kritikonte jo pak librin.

Pas kësaj ata u takuan dhe vendosën…të martoheshin. Strangfordi dëshironte të paraqitej një përshkrim i anës jug-perëndimore të Ballkanit dhe i tha Emilisë që vetëm tek ajo kishte besim, se do të jepej një paraqitje e drejtë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Stef Kaçulini në revistën ‘Vegim Drite’ shkruan: në fillim të shërbimit meshtarak, Dom Nikollë Kaçorri kreu detyrën e mësuesit të shkollës austro-hungareze në Durrës…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm

“Disa ditë më vonë, kur ajo hyri në ambientin e tij të punës për ta takuar sërish, Mbreti Zog i la të gjitha dhe u ngrit ta…”/ Libri i panjohur i gazetares franceze, për Mbretëreshën Geraldinë Appony

Kështu tashmë nën-kontesha Strangford ndërmori më 1863 një udhëtim në brigjet lindore të Adriatikut dhe me ndihmën e me plotësimet e të shoqit e përfundoi librin, që u botua një vit më pas. Edhe vetë nën-konti bëri një udhëtim më 1863 në Shqipëri, prandaj shkroi tre kapitujt e fundit të veprës së të shoqes. Libri ka 386 faqe.

Në fillim të majit 1863, Emilia mbërriti në Korfuz dhe më 1 qershor, një grup prej tre burrash e tri grash angleze, bashkë me një gjellëbërës dhe dy shërbëtorë u nis për Janinë, të cilin gjatë librit e quan kryeqytetin e Shqipërisë jugore. Në Sarandë nga kështjella e dikurshme veneciane kishin mbetur vetëm disa gërmadha.

Në Delvinë bujtën te shtëpia e mydirit, pastaj morën rrugën për Janinë, duke kujtuar vargjet e Bajronit dhe manastirin e Zicës, i cili as nuk mund të krahasohej me bukuritë e rrethinave të Delvinës e të Romanatit.

Janina iu shfaq nga larg si një qytet i bardhë prej mermeri. Aty vizituan kështjellën, varrin e trupit të Ali Pashës dhe rrëzë kodrës së Shën Gjergjit kujtuan Bohemundin, i cili aty më 1082 kishte thyer perandorin Aleks Komneni.

Në pazar e tërhoqën qëndismat me ar më të mirat se kudo gjetkë, por qyteti ishte varfëruar aq sa fshatarët tashti shkonin deri në Vlorë për të blerë veshjet. Edhe punimet prej argjendi ishin të cilësisë së mirë, saqë të kujtojnë dyqanet që janë edhe sot në Janinë.

Në ishullin e Janinës gjetën 7 manastire, por pa asnjë murg. Hynë në manastirin e Pandelejmonit dhe u ngjitën te dhoma plot me vrima plumbash në dysheme, ku e vranë Ali Pashën dhe rrëmbyen Vasiliqinë, që ishte në dhomën ngjitur. Ajo ndenji dy vjet në Stamboll, e lejuan të shkonte në Patras dhe atje vdiq në mjerim më 1855.

“Shqiptarët janë një popull i veçantë, jo thjesht një fis, por një komb më vete, – shkruan ajo. – Me emrin e përgjithshëm shqiptarë ata ndahen në veri gegët dhe në jug toskët. Shumica e tyre u bënë myslimanë në shekullin XV.”

Autorja citon fjalët e historianit Finlay (Finlej), se morali i tyre nuk ishte i tillë, saqë të ktheheshin në gjynahqarë më të mëdhenj duke u bërë myslimanë dhe janë më pak fanatikë se turqit po dhe me më pak paragjykime se grekët. Por Emilia i quan fshatarët dembelë e të paditur, ndërsa te qytetarët ka shquar edhe fytyra të çelura inteligjente.

Nga Janina grupi u nis drejt maleve të Sulit, për të cilat ajo ka dhënë një pikturë romantike plot dritë. Shënon veçan majën e Tripës, nga e cila u hodhën suljotët për të mos u kapur robinja; maja tjetër quhej Mali i Vetëtimave dhe në qendër ishte Qafa, maja në të cilën Ali Pasha kishte ndërtuar një kështjellë të madhe.

Suljotët nën-kontesha i quan një fis toskësh, “fara”, që u shndërruan në një kastë ushtarake, e cila merrej edhe me grabitje. Më 1792 ishin bërë një farë republike e vogël, që nxirrte 1500 luftëtarë.

Autorja ngulmon se suljotët qenë thjesht shqiptarë e jo grekë dhe me ta bashkoheshin çamët ortodoksë. Ali Pasha i shkatërroi me dredhi, me përçarje dhe me sulme herë pas here, ngjarje të cilat ajo i ka dhënë përmbledhtazi sipas Martin-Likut dhe Finlejit.

Në Pargë ajo ka parë veshjet më të bukura, me ngjyra të çelëta të gëzuara. Këtë pjesë e përfundon me 9 këshilla për ata që duan të shkojnë si turistë në viset shqiptare të jugut e ndër këto e shtata kërkon: “Më mirë të keni me vete një shërbëtor që flet shqipen.”

(Do të ishte me interes që këto këshilla të riprodhoheshin sot në udhëzuesit turistikë si një kureshti!) Më tej ka shënuar kafshët e gjahut që mund të gjuhen në Vlorë, Sarandë, Butrint etj., një listë kjo ndoshta nga të parat për faunën e Shqipërisë.

Kreu i dytë i librit u kushtohet ndërlikimeve politike për zotërimin e Korfuzit dhe të ishujve jonianë. Në kreun e tretë me titullin “Raguza” përshkruhet udhëtimi në Dalmaci. Më 23 qershor grupi zbarkoi në Vlorë dhe të nesërmen prej andej ndali në Durrës sa për një shëtitje. Por qytetin e gjetën një qendër të mjerë, me shumë asqerë turq me pamje të tmerrshme.

Të nesërmen arritën në Tivar. Ky ishte një qytet vetëm me 250 shtëpi, me rreth 4000 banorë shqiptarë, nga të cilët dy të tretat myslimanë. Këtu shtrihej vija e ndarjes ndërmjet Turqisë e Austrisë dhe grupi më tej vijoi drejt Dalmacisë. Kreu i katërt i kushtohet Malit të Zi.

Gjatë kthimit për t’u larguar nga Mali i Zi nën-kontesha erdhi në Shkodër. E quan se emrin qyteti e ka marrë nga kodra e kështjellës, domethënë është “mbi [sh]kodër” dhe shton: “Nëse kjo prejardhje është e drejtë, atëherë është kureshtare dhe e vlefshme, sepse tregon që shqipja e sotme është në gjendje të interpretojë një emër, i cil daton herët që nga ditët e Republikës së Romës.”

Kjo i kujton një interpretim të historianit gjerman J. Falmerajer, sipas të cilit epiteti për Akilin këmbëshpejtë, në gjuhën e Epirit ishte “aspete”, domethënë “shpejt”. Qyteti kishte 4500 shtëpi, por të rrethuara me mure, saqë pothuaj nuk shihje një dritare. Vapa në verë ishte përvëluese, prandaj shumë shkodranë kanë nga një shtëpi fshati në Drisht. Banorët katolikë, rreth 12.000, nuk kishin asnjë kishë, ndërsa ortodoksët e kishin një kishë të vogël e një shkollë.

Urën mbi Kir ajo e quan të jashtëzakonshme, “si një merimangë nga njëri breg te tjetri”, të ndërtuar më 1768. Ka përmendur edhe Ulqinin, të banuar tërësisht nga myslimanë shqiptarë, me një flotë mbi 200 anijesh, ndërsa dikur këta detarë piratë ishin tmerri i Italisë dhe i Adriatikut.

Për gjuhën vëren: “Në Shkodër flitet shqipja. Ajo ndryshon prej gjuhës që flitet në jug të Shqipërisë. Në krahinat malore flitet shqipja prej katolikëve dhe serbishtja nga ortodoksët, ndërsa nga myslimanët shumë pak veta e flasin turqishten. Italishtja flitet mjaft nëpër qytete, por aspak nëpër fshatra.”

Qytetarët myslimanë mbanin fustanella ashtu si dhe shqiptarët e jugut. Krimbi i mëndafshit rritej vetëm në Shqipërinë e veriut, ndërsa vëren se në Shqipëri nuk rritej patatja. Nga vapa ajo nuk qe në gjendje gjatë atij qëndrimi të shkurtër të bënte ndonjë vizatim. Pas gjithsej dy javëve ajo u largua përfundimisht nga brigjet lindore të Adriatikut.

Përshkrimit të nën-konteshës i mungonte Shqipëria e veriut. Prandaj këtë e plotësoi nën-konti Strangford me tre kapitujt vijues. Sipas tij, vetëm dy anglezë deri atëherë e kishin vizituar veriun e vendit tonë. Njëri ishte i biri i Th. S. Hughes-it (ky kishte qenë në Shqipëri përpara vitit 1814) dhe tjetri Dunn Gardneri, por ata nuk kishin botuar shënime udhëtimi.

Autori njihte edhe veprën e albanologut J. G. von Hahn, por mendonte se libri i tij duhej pastruar si hauret e Augjiasit. Banorët e Shkrelit i paraqet si myslimanë, që e paskan marrë emrin nga Shën Kerli dhe vijonin të merrnin pjesë në festat e kishës.

Nuk ka dyshim, nënvizon nën-konti, se shqiptarët kanë një natyrë të dalluar fizike e mendore, që shprehet fort dhe që është e përbashkët për të gjithë në një shkallë më të madhe ose më të vogël. Ata e mendojnë veten dhe e madhërojnë së bashku si shqiptarë, në kontrast me fqinjët e tyre; të gjithë flasin një gjuhë ose më mirë një grup dialektesh të pashkruara, plot me huazime. Ata kanë mësuar nga përvoja se sundimi i huaj është e keqja më e madhe.

Nën sundimin kryengritës ose gjysmë të pavarur të bashkatdhetarëve të tyre kanë qenë në gjendje të ruanin të paprekur individualitetin e tyre shqiptar. Gjithë këto fise praktikisht janë të pavarura nga Turqia dhe privilegjet e veta i ruajnë me armë në dorë. Por mungesa e një gjuhe të lëvruar e letërsisë, si dhe e një feje të vetme e pengonte ndërgjegjen e unitetit politik dhe arritjen e një ndërtimi politik.

Kundërshtia e shqiptarit ndaj Portës ishte e vjetër, por tashti burokracia e babëzitur dhe e korruptuar e Stambollit e bënte armik për vdekje të saj. Për nën-kontin, fakti më i shënuar në Turqi është zgjimi i kombeve të nënshtruara dhe  lëvrimi në rritje i gjuhëve të tyre. Në shënimet në fund të librit ai ka dhënë me hollësi luftën e suljotëve sipas Finlejit. Vitin e vdekjes së të shoqit nën-kontesha botoi në dy vëllime shkrimet e nën-kontit për çështje politike, gjeografike e shoqërore.

Ajo u mor me shëndetësinë dhe iu kushtua ndihmave për viktimat e luftërave, madje themeloi disa spitale e qendra të ndihmës në vende të ndryshme. Viti i saj i lindjes nuk dihet, por vdiq më 1887. David Hosaflook-u ka premtuar të përpilojë një libër me pjesët e Strangfordëve për shqiptarët, duke dhënë shpjegime plotësuese dhe shënime të nevojshme. Kur të bëhet gati libri anglisht, do të jetë detyra ime ta përkthej shqip. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Stef Kaçulini në revistën ‘Vegim Drite’ shkruan: në fillim të shërbimit meshtarak, Dom Nikollë Kaçorri kreu detyrën e mësuesit të shkollës austro-hungareze në Durrës...”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm

Next Post

“Ne e dimë që Xhavit Nimani është i përlyer me Rankoviçin dhe ka qenë njeri i UDB-së, por ne duhet të punojmë me të, pasi...”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

Artikuj të ngjashëm

“Ky bashkim i abeceve, kjo ndarje nga një çështje bizantine, që na nxinte faqen gjer më sot, është pema …”/ Shkrimi i Mid’hat Abdyl Frashërit për Kongresin e Manastirit, 22 nëntor 1908
Personazh

“Stef Kaçulini në revistën ‘Vegim Drite’ shkruan: në fillim të shërbimit meshtarak, Dom Nikollë Kaçorri kreu detyrën e mësuesit të shkollës austro-hungareze në Durrës…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm

July 23, 2026
“Disa ditë më vonë, kur ajo hyri në ambientin e tij të punës për ta takuar sërish, Mbreti Zog i la të gjitha dhe u ngrit ta…”/ Libri i panjohur i gazetares franceze, për Mbretëreshën Geraldinë Appony
Personazh

“Disa ditë më vonë, kur ajo hyri në ambientin e tij të punës për ta takuar sërish, Mbreti Zog i la të gjitha dhe u ngrit ta…”/ Libri i panjohur i gazetares franceze, për Mbretëreshën Geraldinë Appony

July 17, 2026
“Mbreti Zog po punon për kapitujt e fundit të kujtimeve të tij, të cilat do publikohen së shpejti dhe do të hedhin dritë mbi…”/ Intervista e panjohur e Mbretëreshës Gerlandinë, shtator 1960
Personazh

“Mbreti Zog po punon për kapitujt e fundit të kujtimeve të tij, të cilat do publikohen së shpejti dhe do të hedhin dritë mbi…”/ Intervista e panjohur e Mbretëreshës Gerlandinë, shtator 1960

July 14, 2026
“Mbreti Zog dëshiron të ndërtojë një autostradë që lidh Durrësin me Tiranën e cila do të mbajë emrin e Duçes, më pas do të ngrihet një katedrale dhe…”/ Intervista e panjohur e Geraldinës, shtator 1960

July 15, 2026
“Pas ’90-ës, kur isha shef personeli në komisariatin e Beratit, kolegu I.S., më tregoi se si më kishin përgjuar dikur te kroi Malinatit, ku kisha thënë për Enverin …”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
Personazh

“Kur isha në qeli me Raimond Sejkon, djalin e ish-Kundëradmiralit të Flotës dhe e pyeta se përse Enver Hoxha u shkaktoi gjithë atë tragjedi familjes së tyre, ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik

July 12, 2026
“Burgun e kalasë së Gjirokastrës, ku Ali Pashë Tepelena, mbante armiqtë e tij, komunistët e rikthyen në origjinë dhe në pesë metër katror, të dënuar politikë, minj, gjarpërinj…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Personazh

“Mbasi prokurori Nevzat Haznedari, kërkoi dënimin e tij me vdekje, kryetari i gjykatës Niko Çeta, e pyeti për fjalën e fundit, ai i tha…”/ Historia e panjohur e Hasan Reçit, i dënuar me vdekje nga tre regjimet

July 5, 2026
Next Post
“Ne e dimë që Xhavit Nimani është i përlyer me Rankoviçin dhe ka qenë njeri i UDB-së, por ne duhet të punojmë me të, pasi…”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

“Ne e dimë që Xhavit Nimani është i përlyer me Rankoviçin dhe ka qenë njeri i UDB-së, por ne duhet të punojmë me të, pasi...”/ Zbulohet letra “Tepër sekret” e Enverit për Fadil Hoxhën shtator 1970

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme