• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, August 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ndryshe nga Bajram Kosumi dhe Hydajet Hyseni, pjesëmarrës dhe organizatorë të demonstratave të 1981-it, M. Bakalli dhe A. Vllasi, pasi ’91-it, pretendonin se…”/ Ana e panjohur e ngjarjeve që tronditën Beogradin

“Ndryshe nga Bajram Kosumi dhe Hydajet Hyseni, pjesëmarrës dhe organizatorë të demonstratave të 1981-it, M. Bakalli dhe A. Vllasi, pasi ’91-it, pretendonin se…”/ Ana e panjohur e ngjarjeve që tronditën Beogradin
“Ndryshe nga Bajram Kosumi dhe Hydajet Hyseni, pjesëmarrës dhe organizatorë të demonstratave të 1981-it, M. Bakalli dhe A. Vllasi, pasi ’91-it, pretendonin se…”/ Ana e panjohur e ngjarjeve që tronditën Beogradin
“Ndryshe nga Bajram Kosumi dhe Hydajet Hyseni, pjesëmarrës dhe organizatorë të demonstratave të 1981-it, M. Bakalli dhe A. Vllasi, pasi ’91-it, pretendonin se…”/ Ana e panjohur e ngjarjeve që tronditën Beogradin
“Ndryshe nga Bajram Kosumi dhe Hydajet Hyseni, pjesëmarrës dhe organizatorë të demonstratave të 1981-it, M. Bakalli dhe A. Vllasi, pasi ’91-it, pretendonin se…”/ Ana e panjohur e ngjarjeve që tronditën Beogradin
“Ndryshe nga Bajram Kosumi dhe Hydajet Hyseni, pjesëmarrës dhe organizatorë të demonstratave të 1981-it, M. Bakalli dhe A. Vllasi, pasi ’91-it, pretendonin se…”/ Ana e panjohur e ngjarjeve që tronditën Beogradin
“Profesor Bujar Hoxha, është autor i shkrimeve dhe punës armiqësore, kundër Jugosllavisë, të mos i jepen dokumenta nga…”/ Kur gazeta “Borba” e Beogradit akuzonte
“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
“Profesor Bujar Hoxha, është autor i shkrimeve dhe punës armiqësore, kundër Jugosllavisë, të mos i jepen dokumenta nga…”/ Kur gazeta “Borba” e Beogradit akuzonte

Nga Shkëlzen Gashi

Memorie.al / Gjatë viteve ’70-të, Kosova përjetoi transformim të gjithëmbarshëm politik, ekonomik, social e kulturor. Në fakt, ky transformim nisi në fund të viteve ’60, por kulmoi në vitin 1974 me miratimin e Kushtetutës së Jugosllavisë, ku Kosova fitoi statusin e autonomisë në kuadër të Serbisë e të Jugosllavisë. Ky status nuk ishte në përputhje as me kërkesat e shqiptarëve, as me të serbëve. Kryetari i Jugosllavisë, Josip Broz Tito, krahas përgjegjësive për gjendjen e rëndë të shqiptarëve të Kosovës në periudhën 1944-1966 (të njohur ndryshe si “Koha e Ranković-it”), ka edhe merita për avancimin e të drejtave të tyre në periudhën 1966-1980.

Madje, Tito ishte i mendimit se Kosova duhet të ishte republika e shtatë në Jugosllavi, mirëpo kjo qe e pamundshme për shkak të kundërshtimeve të forcave shoviniste serbe. Në njërën prej intervistave të fundit, dhënë më 1978 për profesorin amerikan me origjinë austriake, George W. Hoffman, i pyetur cila kishte qenë detyra e tij më e vështirë në politikën e brendshme, Tito ishte përgjigjur: “T’i bindja serbët që ta pranonin autonominë e Kosovës”.

Dhjetë muaj pas vdekjes së Tito-s, situata politike, ekonomike e sociale ishte e rëndë dhe njëfarë ndjenje e pasigurisë dhe pa perspektivës ishte e gjithë pranishme. Papunësia në Kosovë ishte dy herë më e lartë sesa në republikat përreth: 4-5 herë më e lartë sesa në Kroaci, e plot 17 herë më e lartë sesa në Slloveni. Më 11 mars 1981, pak pas ndeshjes futbollistike “Prishtina”-“Partizani” (ku “Partizani” fitoi me golin e shënuar nga Xhevat Prekazi), qindra studentë të Universitetit të Prishtinës protestuan për shkak të cilësisë së ushqimit dhe kushteve të dobëta në Mensën e Studentëve.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

Ç’është e drejta, një grup studentësh kishte protestuar edhe më 12 dhjetor 1980 për kushtet e rënda aty. Në shikim të parë, këto demonstrata duket se ishin spontane dhe të karakterit social e ekonomik, por thyerja e kornizës së fotografisë së Josip Brozit brenda mensës, brohoritjet pro Enver Hoxhës, si dhe thyerjet e panove të reklamave për filma porno në qendër të qytetit, japin një tablo krejt tjetër.

Më 26 mars 1981, ditën kur Prishtina ishte mbushur me spektatorë për manifestimin ‘Stafeta e Rinisë’, të organizuar në nderim të Titos për të nxitur ndjenjën e ‘vëllazërim-bashkimit’ mijëra studentë e qytetarë protestuan në Prishtinë, kësaj radhe me kërkesa eksplicite politike. Dominonin parullat: ‘Kosova Republikë’, ‘Për kë punon Trepça?’, ‘Ne jemi shqiptarë, jo jugosllavë’, ‘Bashkim me Shqipërinë’, e me radhë. Në organizimin e kësaj demonstrate ishin përfshirë edhe grupet dhe organizatat ilegale të shqiptarëve që vepronin gjatë pothuajse gjithë viteve ’70.

Kësaj radhe policia ndërhyri edhe më brutalisht se herën e parë. Serbia e mobilizoi policinë përreth kufirit me Kosovën, mirëpo në bazë të Kushtetutës së Kosovës, nuk kishte të drejtën ta fuste në Kosovë. Prandaj, Kryesia e Jugosllavisë vendosi që me aeroplanë t’i dërgonte në Kosovë njësitë speciale të Sekretariatit Federativ për Punë të Brendshme. Këto njësi mbërritën në Prishtinë më 25 mars 1981 dhe të nesërmen ndërhynë brutalisht duke rrahur këdo që u dilte përpara, sidomos studentë në konvikte. Pas ndërhyrjes u përhapën fjalë se ishin vrarë qindra shqiptarë dhe se policia kishte hyrë edhe në konviktet e vajzave, duke ua futur kërbaçët mes këmbëve dhe duke i goditur me ta në gjinj.

Kjo ndërhyrje brutale pezmatoi rënde shqiptarët. Prandaj, më 1 dhe 2 prill 1981, demonstruan dhjetëra mijëra qytetarë, gati në të gjitha qytetet e Kosovës, duke u dhënë kësisoj demonstratave karakter gjithë-popullor. Në to u vranë dy policë dhe nëntë demonstrues që, për fat të keq, nuk përkujtohen pothuajse kurrë: Afrim Abazi, Asllan Pireva, Ibrahim Krasniqi, Naser Hajrizi, Riza Matoshi, Ruzhdi Hyseni, Salih Abazi, Sherif Frangu dhe Xhelal Maliqi. Ndërkaq, u arrestuan mijëra e, nga prokurorë e gjyqtarë shqiptarë, u hetuan dhe u dënuan qindra pjesëmarrës, si dhe u inicua procesi i diferencimit ideo-politik në të gjitha strukturat politike e shoqërore të Kosovës.

Zyrtarët e lartë politikë shqiptarë të Kosovës i cilësuan demonstratat si armiqësore, destruktive, nacionaliste, irredentiste madje. Organet e atëhershme krahinore, republikane e federative, i quajtën ‘kundër-revolucionare’, çka në legjislaturën komuniste nënkuptonte të drejtën që pushtetmbajtësi t’i përdorte të gjitha mjetet për ta shtypur. Për më keq, edhe Kryesia e Jugosllavisë mori mandej vendim të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë dhe të urdhëronte ndërhyrjen e Armatës Popullore Jugosllave (APJ).

Marrëdhëniet mes shqiptarëve e serbëve u acaruan edhe më kur Serbia ndërmori fushatën që ta suprimonte autonominë e Kosovës përmes propagandës për “presione, përdhunime, shkatërrime pasurish, vrasje e shpërngulje të serbëve” prej Kosovës. Më 23 mars 1989, me miratim madje nga Kuvendi i Kosovës me shumicë shqiptare, Serbia e përmbylli përfundimisht procesin e suprimimit të autonomisë. Sido që të jetë, gjatë gati gjithë viteve ’80, në hapësirën publike mbizotëroi një diskurs negativ për këto demonstrata, kurse pas shembjes së sistemit komunist, në gjithë dekadën pasuese, e veçmas pas luftës 1998-1999, mbizotëroi diskursi pozitiv. Në thelb, në qasjen ndaj këtyre demonstratave ekzistojnë dy rryma: lojale dhe jolojale.

Bajram Kosumi dhe Hydajet Hyseni janë përfaqësuesit më të spikatur të rrymës politike jolojale ndaj Jugosllavisë, pjesëmarrës e organizatorë të demonstratave të vitit 1981, rrjedhimisht të burgosur politikë për një dekadë. Sipas Kosumit, para demonstratave të vitit 1981 ishte hetuar një prirje relativisht e theksuar e ndikimit të kulturës sllave dhe asimilimit të shqiptarëve (“Kosova e vitit 1981”, “Zëri”, mars ’96).

Ndër të arriturat kryesore të këtyre demonstratave, sipas tij, ishte ndërprerja e kësaj prirjeje dhe kthimi i plotë kah trungu i kulturës së mirëfilltë shqiptare. Njëlloj, sipas Hysenit, asokohe përgatitej regjistrimi i popullsisë dhe kishte trysni të fuqishme në favor të jugosllavizimit, prandaj lëvizja ilegale kishte shpërndarë një trakt me moton; “Jemi shqiptarë, nuk jemi jugosllavë”, të kthyer edhe në parullë të këtyre demonstratave (“1981: faqe e re në historinë e Kosovës…”, “Zëri”, mars 2001).

Pra, sipas të dyve, me demonstratat e vitit 1981 u ndal procesi i jugosllavizimit të rinisë shqiptare. Nga ana tjetër, përfaqësuesit më të denjë të rrymës politike lojale ndaj Jugosllavisë, Mahmut Bakalli dhe Azem Vllasi, të paktën që prej rënies së regjimit komunist në Kosovë, janë shprehur të bindur se ngjarjet e vitit 1981 ishin inskenuar me qëllim që të destabilizohej Jugosllavia dhe të suspendohej autonomia e Kosovës.

Ata këmbëngulnin se demonstratat e vitit 1981 ia humbën Kosovës autonominë, ndonëse, ç’është e vërteta, autonomia e Kosovës do të suprimohej nga Serbia edhe pa demonstratat e vitit 1981. Për më shumë, Bakalli e Vllasi pretendonin se në këto ngjarje ishin përfshirë shërbime brenda dhe jashtë Jugosllavisë, në mënyrë që pas Titos, Serbia të kishte rol dominant në Jugosllavi dhe në Ballkan.

Sipas tyre, forcat që synonin jo stabilitet në Jugosllavi e koncentruan veprimtarinë në Kosovë, hallkën më të dobët të zinxhirit jugosllav, duke kalkuluar me kundërthëniet dhe pakënaqësitë e shumta sociale, ekonomike, historike, nacionale etj., që në Kosovë t’i tregonin dhëmbët dhe të verifikonin fuqinë për hapa të mëvonshëm në mbarë hapësirën jugosllave.

Ndonëse politika në Shqipëri atëherë i mbështeti këto demonstrata dhe kërkesat e tyre, një dekadë më vonë, në shtator të vitit 1992, Presidenti i Shqipërisë, Ramiz Alia, në një intervistë të gjatë të realizuar nga Blerim Shala e Llukman Halili, e të botuar si libër me titullin “Unë Ramiz Alia dëshmoj për historinë”, thoshte: “Mund të them se demonstratat e vitit 1981 për ne kanë qenë krejtësisht të papritura dhe shpeshherë vrisnim mendjen se kujt i interesonin ato, sepse zhvillimi i marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kosovës ishte aq i favorshëm, sa këto ngjarje më shumë i shkuan për shtat tjetërkujt sesa shqiptarëve. Personalisht kam menduar disa herë se nga ato ngjarje nxorën përfitime më shumë serbët”.

Nuk ka dilemë se pozita e shqiptarëve të Kosovës pas demonstratave të vitit 1981 u përkeqësua rëndshëm, por për fat të keq, sot e kësaj dite nuk ka një studim të mirëfilltë për to. Do të ishte mirë që këto demonstrata të hulumtoheshin rrënjësisht, të analizoheshin e të studioheshin mëtimet e të dyja rrymave, pastaj ndikimi i Shqipërisë, i Serbisë, e i shteteve të tjera, në mënyrë që të krijohet një ide më e qartë se çka fitoi e çka humbi Kosova prej tyre./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në 1958-ën, Fan S. Noli i dërgoi një letër senatorit John F. Kennedy, ku e uronte dhe e mbështetëset për kandidaturën e tij presidenciale, duke e cilësuar atë si...”/ Historia e panjohur e Peshkopit shqiptar

Next Post

Kalendari 01 Gusht 2026

Artikuj të ngjashëm

Relacioni i Sigurimit, se si u përgjuan bisedat e familjes së Kadri Hazbiut, në banesën e tyre në qytetin e Kurbneshit, më 11 prill 1985, ditën e vdekjes së Enver Hoxhës?!/ Dokumente sekrete
Dossier

“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”

August 11, 2026
“Para operacionit, Alizoti i tha Dr. Paparistos; mora vesh se do më hidhni gjak, por të lutem, ma zgjidhni atë, se jemi racë trimash ne…”/ Historia e panjohur e librarit të famshëm të Gjirokastrës
Dossier

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

August 9, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Një nga të shkarkuarit është Bedri Spahiu, i cili ka drejtuar komisionin që gjykoi dhe dënoi Koçi Xoxen, krye-titoistin shqiptar në maj 1949, pasi…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1955  

August 10, 2026
“Kur Qerim Panariti, botoi librin e Konicës ‘Shqipëria, Kopështi Shkëmbor i Europës Juglindore’, Nelo Drizari reagoi me shqetësim, pasi… “/ Historia e gazetarit që intervistoi edhe Aleksandër Moisiun
Dossier

“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950

August 10, 2026
“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe…”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi
Dossier

“Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar kohët e fundit nga qeveria gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se po fshihet në rajonin e Çermenikës…”/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950

August 10, 2026
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991
Dossier

“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991

August 5, 2026
Next Post
Kalendari 01 Gusht 2026

Kalendari 01 Gusht 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme