• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, September 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Na vinte turp të kërkonim takim njohjeje me nivelin tonë në Trupin Diplomatik, sepse zakonisht grada që merrej me politikë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

“Nuk ishte vetëm Shqipëria me atë pozitë gjeografike për transitimin e cigareve në bregdetin Adriatik, bisedime u bënë edhe me Malin e Zi e Kroacinë, por…”/ Dëshmia e ish-kreut të kontrabandës së shtetit komunist
“Na vinte turp të kërkonim takim njohjeje me nivelin tonë në Trupin Diplomatik, sepse zakonisht grada që merrej me politikë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve
“Vetë Enver Hoxha dha pëlqimin për kontratën midis Agro-Eksportit dhe grupit ‘Vanaëer Ltd’, ku bosi i saj ishte konsulent i ‘Philip Morris’ për Europën…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës së cigareve
Kur Enveri dhe Ramizi, bënin kontrabandë me mafien italiane!
“Italia i bënte thirrje Shqipërisë, me qëllim që kontrabanda e cigareve në Adriatik të mos përkrahej, por, Enver Hoxha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve
“Ja ku dhe për çfarë do kërkoni për Enver Hoxhën në Francë e Belgjikë” / Letra sekrete e Ministrit Malile në ’87-ën, për ambasadën në Paris…

Pjesa e katërt

Memorie.al / Shqipëria ishte zhytur në borxhe dhe metoda e “kleringut” që përdorej asokohe mes vendeve socialiste, nuk mjaftonte për të nxjerrë një vend nga kriza. Shqipëria nuk prodhonte asgjë për të shkëmbyer. Do të ishte vetë Enver Hoxha, që, në kundërshtim me çdo slogan socialist, kishte firmosur një kontratë të dyshimtë me një tregtar hebre, që konsistonte në hapjen e një korridori për kontrabandën e cigareve. Të gjitha prapaskenat e kësaj marrëveshjeje, si u krijua, si funksionoi “Albtrans”, ndërmarrja tregtare në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, na i rrëfen ish-drejtori i saj, në vitet ’80, Lorenc Nenshati, në librin “Albtrans, Top Secret”.

                                                       Vijon nga numri kaluar

Ministria e Jashtme kurrë nuk e ka pasur personalitetin që i përkiste të kishte, si ministria e parë në çdo qeveri kudo në botë. Gjatë gjithë periudhës së sistemit komunist, Ministria e Jashtme ka luajtur një rol të dorës së dytë, pasi e eklipsonte Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990

“Sovjetikët po vendosin aty instalime ushtarake dhe rraketat e lëshuara nga Sazani, godasin lehtësisht Otranton, baza më e madhe e Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Për sa i përket personelit, në ambasadat kryesore të Europës, në Romë, Paris, Vjenë, Athinë, Beograd, Sofje, Bukuresht, Pragë, Stamboll (konsullata) dominonin diplomatët e dyfishtë, si në sasi edhe në cilësinë e punës. Në Nju Jork ndryshonte puna. Misioni kishte nevojë për diplomatë me ngarkesë të plotë, për të ndjekur punimet e përditshme të OKB-së dhe proporcioni ndryshonte.

Në Itali, në vitin 1975 personeli përbëhej nga ambasadori dhe tre diplomatë me detyra të dyfishta dhe së bashku me mua u bëmë katër. Një vit më parë ishte transferuar këshilltari i ambasadës dhe u zëvendësua pas dy vitesh me një tjetër të pastudiuar mirë, i cili u transferua pas një vit qëndrimi.

Po në Romë, atëherë u caktua një sekretar i tretë, diplomat nga ana e MPJ-së, por nuk kaloi shumë kohë edhe ky u kthye nga kishte ardhur, me motivin se nuk ishte i përshtatshëm apo i pa studiuar mirë.

Këto raste e të tjera tregojnë për nënvleftësim në zgjedhje të kuadrit diplomat të MPJ-së. Jo shumë vite përpara se unë të hyja në diplomaci, personeli me detyra të dyfishta mbulonte punët e personelit teknik: si shoferë, kafazë etj.

Shumë pak shkonin të emëruar diplomatë. Këto raste bënin fjalë vetëm për shefat e grupit të personelit me detyra të dyfishta (rezidentë), persona me merita lufte apo me “shpatulla të ngrohta”. As MPB-ja nuk interesohej në këtë drejtim.

Mbase, drejtorët e kuadrit atëherë nuk e dinin mirë as vetë se çfarë nënkuptonte qenia i emëruar diplomat dhe niveli i gradës diplomatike për personalitetin e një diplomati jashtë shtetit.

Jo nga diferenca e rrogave që ishin aq të vogla dhe të papërfillshme, por nuk e kishin bërë akoma metodë pune diskutimin me Ministrinë e Punëve të Jashtme për problemet e emërimeve si diplomatë dhe të nivelit të gradave diplomatike të punonjësve me detyra të dyfishta, që të kishin mundësi për të bërë jetë diplomatike më intensive.

Pasi dikasteri i mbrojtjes u privua nga detyrat direkt të dyfishta në ambasada, MPJ-ja filloi të aktivizojë më shumë diplomatë të rangjeve të ulëta, sepse mbetën mjaft vende vakante.

Kur problemi i caktimit si diplomat të personelit me detyra të dyfishta dukej se u zgjidh, pra që të gjithë emëroheshin diplomatë, ende vazhdonte diskriminimi me grada të ulëta. Çfarë jete diplomatike mund të bëhej me gradën Atashe? Unë dhe një shok tjetër, i cili u caktua në Athinë, morëm gradën më të ulët në rang.

Na vinte turp të kërkonim takim njohjeje me nivelin tonë në Trupin Diplomatik, sepse zakonisht grada që merrej me politikë, fillonte nga sekretar i dytë. Sa për t’u dukur, kur e kalova fazën e parë të misionit rreth gjashtë muaj, një vit, ishim të detyruar, mësuam marifete; bënim hile me kartëvizitat personale.

Në fillim mbuloja sektorin e kulturës dhe paraqitesha si “atashe kulturor”. Ky emërtim nënkuptonte se mund të kisha çdo gradë diplomatike, nga atashe deri në këshilltar. Fjala vjen “Atashe Kulture” apo “Atashe Shtypi” etj. Pas një viti u caktova në zyrën konsullore dhe kartëvizita u bë “Kryetar i Zyrës Konsullore”.

Pozita ndërroi nga atashe, në konsull. Kishim dëgjuar të tregonin se në vitin 1938 u bënë Lojërat Ballkanike në Athinë, ku morën pjesë edhe dy sportistë shkodranë me mbiemër Dizdari: njëri në vrapim 400 m. dhe tjetri në kërcim me shkop.

Vrapuesi doli i treti dhe u nderua me Medalje Bronzi. Kur e pyetën se sa vrapues kishte lënë prapa, ai u përgjigj: Ishim vetëm tre. Edhe unë isha kryetar zyre, pa asnjë vartës. Pas dy vitesh, MPJ-ja u kujtua dhe më gradoi sekretar të dytë, që ishte rang i kënaqshëm.

MPB-ja dominonte në të gjitha anët, në shumicën e personelit dhe në cilësinë e zgjedhjes. Përveç ambasadorit, që ishte i zgjedhuri i Komitetit Qendror, si volum e cilësi informacioni, bënin dhe diplomatët e dyfishtë.

Ata e kishin në profesion informacionin, dinin të zgjidhnin miqtë dhe dinin mirë t’i shfrytëzonin ata për informacion. Një plus tjetër i madh për ta, ishte sepse kishin në dispozicion edhe burime të tjera të fshehta, që ua hapnin diapazonin e informacionit.

Një rol tepër të rëndësishëm për evitimin e rolit primar të MPJ-së dhe nxjerrjen në pah të MPB-së dhe MM-së, lozte fakti se këto dy dikastere patën gjithnjë si ministra, ana formale që stimulonte personalitetin në shtetin komunist, me ofiqe të larta, anëtarë të Byrosë Politike.

Ndërkohë, në Ministrinë e Jashtme nuk e kam të sigurt, nëse ndonjëri prej tyre ka qenë anëtar i Komitetit Qendror. Prandaj, ministrat e Jashtëm karakterizoheshin vetëm nga maturia, duke pritur çdo gjë nga lart; fjala “nga lart” nënkuptonte vendin ku bënin pjesë edhe ministrat e Punëve të Brendshme e të Mbrojtjes.

Është fakt që shumë furtuna kaloi nga lart vendi ynë, por Ministria e Punëve të Jashtme nuk u prek ndjeshëm, përveç ministrit të Jashtëm, Nesti Nase, i cili kaloi një periudhë arresti dhe doli i pafajshëm. Kjo tregon se MPJ-ja ka qenë gjithnjë pasive, gjithnjë në pritje, nuk merrte iniciativa as ekonomike dhe as politike që të rrezikonte.

Për ironi të fatit, më pas, rreth viteve ‘90, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohën Shqipërinë, ndodhi që fëmijëve të personelit teknik, të cilët kishin lindur në Amerikë, iu njoh e drejta e shtetësisë amerikane, ndërsa fëmijëve të atyre që punuan si diplomatë në mision, nuk iu njoh shtetësia. Ja që, pas çdo të keqeje, vjen gjithmonë një e mirë.

Ministria e Jashtme kurrë nuk e ka pasur personalitetin që i përkiste të kishte, si ministria e parë në çdo qeveri kudo në botë. Gjatë gjithë periudhës së sistemit komunist, Ministria e Jashtme ka luajtur një rol të dorës së dytë, pasi e eklipsonte Ministria e Punëve të Brendshme.

Për sa i përket personelit, në ambasadat kryesore të Europës, në Romë, Paris, Vjenë, Athinë, Beograd, Sofje, Bukuresht, Pragë, Stamboll (konsullata) dominonin diplomatët e dyfishtë, si në sasi edhe në cilësinë e punës. Në Nju Jork ndryshonte puna. Misioni kishte nevojë për diplomatë me ngarkesë të plotë, për të ndjekur punimet e përditshme të OKB-së dhe proporcioni ndryshonte./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 21 Qershor 2026

Next Post

“Një apo dy ditë pas vdekjes, kur isha në zyrën e Enverit, ai më bëri një pyetje: i ke parë ti ato dokumenta që na kanë ardhur në 1964-ën për Mehmetin, ku thuhet...”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

Artikuj të ngjashëm

“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990
Dossier

September 21, 2026
“Sovjetikët po vendosin aty instalime ushtarake dhe rraketat e lëshuara nga Sazani, godasin lehtësisht Otranton, baza më e madhe e Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Sovjetikët po vendosin aty instalime ushtarake dhe rraketat e lëshuara nga Sazani, godasin lehtësisht Otranton, baza më e madhe e Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 21, 2026
“Nga rrethi ynë vetëm 26 veta u futën në ambasada, 60 të tjerë shkuan në Tiranë, por komunistë e kuadro në lagjet e Vlorës, në Nartë, Selenicë e…”/ Raporti sekret i Halil Haskos për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

September 22, 2026
“Eni me Elbasanin, kabina 7; Eni me Elbasanin kabina 7; Daku me Lushnjën të mos presë, personi nuk është paraqitur…”/ Historia e Post-Telegrafës Shqiptare, nga periudha e Monarkisë, deri në vitet ’90-të

September 20, 2026
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
Dossier

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 22, 2026
Next Post
“Një apo dy ditë pas vdekjes, kur isha në zyrën e Enverit, ai më bëri një pyetje: i ke parë ti ato dokumenta që na kanë ardhur në 1964-ën për Mehmetin, ku thuhet…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

“Një apo dy ditë pas vdekjes, kur isha në zyrën e Enverit, ai më bëri një pyetje: i ke parë ti ato dokumenta që na kanë ardhur në 1964-ën për Mehmetin, ku thuhet...”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme