• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, September 22, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Sovjetikët po vendosin aty instalime ushtarake dhe rraketat e lëshuara nga Sazani, godasin lehtësisht Otranton, baza më e madhe e Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Me Beqir Ballukun, kishim miqësi të ngushtë familjare dhe kur babai e mësoi për vrasjen e tij, na tha për Enverin…”/ Dëshmia e rrallë e vajzës së gjeneralit rus, dy herë “Hero i Bashkimit Sovjetik”
“Kur lundronim në thellësi në perëndim të Sazanit në thellësinë 40 metra, nëndetësja filloi të zhytej, por komandanti na tha se…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Bazës së Pashalimanit, Mëhill Marku
Si u ndërtuan veprat e mëdha hidro-energjtike në Shqipëri, me ndihmën e jugosllavëve, rusëve dhe kinezëve, të cilat eksportonin edhe 25 % të prodhimit të tyre…!
“Kur bëheshin studimet për Bazën e Pasha-Limanit në vitin 1956, specialistët rusë i treguan Zhukovit, se ku mund të ishte dislokimi për forcat e Traktatit të Varshavës …”/ Historia e panjohur e Orikumit
Memorie.al
“Një vizitor në Shqipëri, gjen pamje në disa rrugë, që të kujtojnë fillimin e këtij shekulli, burra dhe gra me lopata, sfurqe e shata, tufa delesh, dhish e lopësh…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, maj 1990-të
“Pusi i Zvërnecit u mbyll, tani po bëjnë profile sizmike, se në një pus tjetër me 2000 m. thellësi fillon ngritja, është spostuar nga Sazani…”/ Zbulohet dokumenti i mbledhjes së Byrosë, 6 qershor ‘89
“Ajo mund të bllokonte daljen në det të mjeteve luftarake në raste alarmi, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e dy specialistëve, mbi misterin e gazit nënujor në Bazën Ushtarake të Bisht Pallës, në vitet ’80-të

Pjesa e njëzetekatër

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të de klasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka de-klasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigrantët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtrënguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                      Vijon nga numri i kaluar

Shkurt 1951

Gjithashtu mund të lexoni

“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990

“Nga rrethi ynë vetëm 26 veta u futën në ambasada, 60 të tjerë shkuan në Tiranë, por komunistë e kuadro në lagjet e Vlorës, në Nartë, Selenicë e…”/ Raporti sekret i Halil Haskos për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

Fortifikime ushtarake, gazeta turke “Cumhuriyet”

Në 1948, një grup oficerësh dhe inxhinierësh sovjetikë erdhën në qytetin e Vlorës, të shoqëruar nga asistentë civilë dhe specialistë të ushtrisë gjermane. Grupi sovjetik urdhëroi zbrazjen e menjëhershme të shtëpive më të mira në Vlorë që ata të vendoseshin në to. Specialistët kishin si qëllim marrjen e kontrollit nga sovjetikët të ngushticës së Vlorës dhe më vonë me fortifikimin e ishullit të Sazanit, në hyrje të gjirit të Vlorës. Ishulli i Sazanit ka një sipërfaqe shkëmbore prej 2.5 km. katrorë. Ai është kryesisht granit si Gjibraltari dhe është i mbushur me tunele e shpella të hapura nga njeriu.

Ishulli është vetëm 55 milje larg portit italian të Otrantos dhe një vendndodhje e përkryer për një bazë nëndetësesh. Me pozitën e tij ishulli mund të bllokojë hyrjen në Adriatik, ashtu si Gjibraltari që mund të bllokojë hyrjen në Mesdhe nga oqeani Atlantik. Raketat e lëshuara nga Sazani mund të godasin lehtësisht Otranton, e cila ka qenë baza më e madhe ushtarake e Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Galeritë e ishullit janë mirëmbajtur për të akomoduar mijëra ushtarë. Nëse pretendimet sovjetike mund të besohen, atëherë ata mund të kenë fortifikuar Sazanin edhe me mbrojtje kundra sulmeve me bombë atomike, teksa specialistët e tyre thonë se radiacioni atomik nuk e prek ishullin.

Sipas informacioneve të organizatave perëndimore të spiunazhit, sovjetikët kanë instaluar artileri antiajrore në ishull. Gjiri i Vlorës është i mbrojtur gjithashtu nga lartësitë prej rreth 1000 metra të Karaburunit, ndërsa në veri Vlora ka këneta rreth 6-7 milje të gjera. Sipas refugjatëve të larguar nga Shqipëria drejt Italisë dhe Jugosllavisë, ekspertët gjermanë dhe sovjetikë po e kthejnë ishullin e Sazanit në një pikë të rëndësishme raketore dhe vetë Vlorën në një bazë gjigante ushtarake detare.

Populli i Vlorës nuk është komunist dhe kur delegacioni i rëndësishëm sovjetik arriti në port, kryebashkiaku protestoi dhe në emër të banorëve kundërshtoi prezencën e gjermanëve mes sovjetikëve, prej mërive të kohës së luftës. Por Enver Hoxha i ndaloi këto akuza, duke thënë se çdo protestë e mëtejshme ndaj sovjetikëve do të konsiderohej tradhti.

Pas kësaj erdhën skuadrat e Ministrisë së Brendshme dhe e vunë të gjithë qytetin nën mbikëqyrje. Të gjithë banorët e Vlorës që nuk merrnin kuponët sovjetike u përjashtuan nga qyteti, ndërsa ata që mbetën në qytet nuk lejoheshin largoheshin pa leje të veçantë. Pas largimeve të personave të padëshiruar, anijet sovjetike nisën sjelljen e njerëzve, materialeve dhe pajisjeve. Mes punëtorëve të ardhur kishte dhe të dënuar nga kampe të largëta sovjetike. Popullata e Vlorës dhe e rrethinave të saj në një rreze prej 25 km., u urdhërua të regjistrohej për punë në projektet e ndërtimit, në të cilat u përfshinë dhe djem e vajza 12 apo 13 vjeçarë.

Para Luftës së Dytë Botërore, ekspertë ushtarakë gjermanë kishin vizituar bazën e Sazanit dhe kishin vendosur se instalimet ushtarake aty ishin të papërshtatshme, përveç galerive dhe hapësirave të brendshme të ndërtuara nga italianët që ishin në gjendje të përkryer. Sot të gjitha instilacionet janë përmirësuar dhe armatimet e vjetra janë zëvendësuar me modelet e fundit sovjetike. Janë ndërtuar sisteme raketore dhe kanale të fshehta lidhëse të tuneleve me detin. Në malet e Karaburunit janë instaluar gjithashtu njësi raketore ndërsa punime të tjera misterioze po kryhen me anë të të burgosurve në majë të malit të Kaninës. Këto të fundit besohet se do të jenë radarë.

Instilacioni më i rëndësishëm i zonës është baza sovjetike e nëndetëseve. Brigjet e thepisura të Gjirit të Vlorës kanë zgavra të shumta natyrale, të cilat janë shndërruar në vendpushime nëndetësesh. Disa nëndetëse sovjetike janë vendosur tashmë në pikat e Pasha Limanit, të cilat besohet të jenë të tipit gjerman “Ualther”, të cilat u prodhuan nga fundi i luftës. Këto nëndetëse janë superiore ndaj “Shnorkels” dhe kanë një shpejtësi prej 26 milje në orë.

Nuk dihet se sa nëndetëse gjermane “Uelther” zotërojnë sovjetikët, por numri i tyre llogaritet në rreth 200 dhe të tjera janë në ndërtim. Sipas specialistëve, në Vlorë mund të mbahen deri në 60 nëndetëse “Ualther”. Megjithëse prishja me Jugosllavinë e Titos ka ndërprerë komunikimin direkt me Shqipërinë, sovjetikët tashmë ruajnë komunikimet me rrugë ajrore. Avionët sovjetik të transportit TU-2 me katër motorë, bëjnë fluturime të përditshme nga Budapesti, Sofia dhe Tirana.

Gusht 1953

Energjia hidrike, nafta portet

Puna ka vazhduar për përfitimin e energjisë hidrike nga lumi Mat. Ky është një lum i shpejtë malor i cili në kulmin e sezonit del nga shtrati i tij dhe përmbyt tokat dhe prodhimet e fshatarëve të zonave. Në kuadër të planit pesë-vjeçar në verën e vitit 1952, nisi puna planifikuese për ndërtimin e digës së hidrocentralit të Matit në fshatin e Ulzës, që do të quhet “Enver Hoxha”. Diga do të jetë 60 metra  e lartë dhe 200 meta e gjatë dhe do të formojë një rezervuar artificial me sipërfaqe rreth 20 kilometra katrorë.

Mijëra vullnetarë të rinj kanë nisur punën e ndërtimit, fillimisht të rrugës prej 40 km. në terrenin e vështirë malor. Lumi Mat buron mes dy shkëmbinjve të thepisur rreth 130 metra të lartë, ndërsa rruga kalon në një terren rreth 70 metra mbi nivelin e detit. Rruga po hapet me anë të shpërthimeve dhe punës së vështirë të vullnetarëve.

Rafineria e Cërrikut

Rafineria e naftës në Cërrik është në nga projektet e mëdha të planit pesëvjeçar. Puna ka nisur për ndërtimin e ambienteve të banimit të punëtorëve e specialistëve. Fshati i ri do të ketë 1000 apartamente banimi, shkolla, qendra mjekësore dhe një stadium sportesh. Me gjithë rafinerinë territori do të përfshijë 120 hektarë. Qendra industriale do të jetë e lidhur me Durrësin e Tiranën me një hekurudhë prej 7 kilometrash. Metodat sovjetike Kulikov dhe Levchenko-Mukanov janë planifikuar me sukses dhe shumë nga punonjësit tashmë janë bërë specialistë.

Durrësi kthehet në një port madhor të Adriatikut

Porti shqiptar i Durrësit është kthyer kohët e fundit në një pikë të rëndësishme transiti teksa anije polake e sovjetike sjellin lokomotiva, motorë, kamionë dhe vetura pasagjerësh nga Çekosllovakia dhe Gjermania Lindore Demokratike. Ndërsa anijet bullgare e rumune sjellin çimento, letër, vinça, produkte nafte dhe pajisje elektrike. Anijet sovjetike Chiaturi, Kuban, Kotovski dhe Voroshilov sjellin traktorë, pajisje industriale, tekstile dhe prodhime ushqimore.

Edhe sot Jugosllavia e Titos vazhdon ta grabisë Shqipërinë. Ajo ka vjedhur nga porti i Durrësit një vinç detar pluskues me fuqi ngritëse 70 ton, si dhe anijen shqiptare Borova. Jugosllavët gjithmonë kanë përpjekur ta shkatërrojnë Durrësin. Me ndihmën e BRSS-së, qeveria shqiptare e ka rinovuar portin me vinça të rinj dhe ambiente ankorimi. Hidrocentrali i ri “Lenin”, furnizon Durrësin me energji elektrike, duke shtuar masën e punës.

Mars 1953

Ekonomi, të dhëna mbi industrinë tekstile

Sipas të përditshmes gjermano-lindore “Aussenhandels Nachrishten”, më 25 tetor 1952, industria tekstile shqiptare plotësoi planin e prodhimit parë nëntë muajt e parë të vitit. Në krahasim me të njëjtën periudhë të viti 1951, industria prodhoi shtatë herë më shumë copa të tipave të ndryshme. Dyqanet shtetërore dhe kooperativat i kanë ofruar blerësve në 1952  28 tipe copash lisho dhe me motive të printuara, shumica e të cilave të prodhuara nga kombinati tekstil Stalin, thuhet në gazetë. Ndërsa punonjësit e industrisë u kanë dhënë klientëve 5 për qind më shumë mallra të thurura dhe çorape, që më parë vinin nga importi.

Gazeta thotë se industria tekstile ka pasur zhvillim të mëdha që prej viteve të çlirimit, me ndërtimin e fabrikave të reja dhe rritjen e kapacitetit të atyre ekzistuese. Prodhimi tekstil në 1951 ishte 15 herë më i madh se ai në vitin 1938. Në një edicion të mëparshëm “Aussenhandels Nachrishten” ka raportuar se gjatë planit pesë-vjeçar 1951-1955 prodhimi tekstil shqiptar do të rritej me 19 herë në krahasim me atë të para-luftës. Kombinati modern tekstil në Tiranë është i pajisur me makineri të fjalës së fundit sovjetike dhe ka hedhur themelet e prodhimit tekstil të shkallës së gjerë.

Gazeta raporton se kapaciteti i prodhimit të saj është 20 milionë metra copë pambuku në vit, duke plotësuar kështu të gjitha nevojat e brendshme të Shqipërisë. Më 27 maj “Zëri i Popullit” raportoi se përmirësimet teknike të kombinatit kishin shtuar ndjeshëm prodhimin dhe makineritë që më parë operoheshin nga tre ose katër persona tashmë mund të funksionojnë vetëm me një. Gazeta thoshte se tre detyrat kryesore të komunistëve drejtues të kombinatit ishin realizimi i planti pesë-vjeçar, mbajtja e makinerive në funksion dhe përvetësimi i teknikave të reja.

Gazeta shtonte se në një takim të organizatës së partisë ishin kritikuar disa funksionarë të kombinatit që kishin lejuar dëmtimin e makinerive dhe rrjedhimisht reduktimin e prodhimit. Në një nga shembujt e cituar, një nga inxhinierët Nazir Shkurti, i cili kishte neglizhuar inspektimet e makinerive, kishte lejuar konsumin e një teli të makinerisë.

Organizata e partisë kritikoi sindikatën dhe vendosi shtimin e frymës së punës dhe rivalitetin socialist mes sektorëve të kombinatit. Edhe në kombinatin tekstil të Shkodrës me 92 punëtorë, aplikimi i metodave të fundit sovjetike ka dhënë rezultate të kënaqshme.

Metodat e prodhimit si “Levchenko-Mukanov” dhe “Afganova-Zhandarova” kanë bërë që plani të realizohet e madje duke kursyer rreth 237.000 lekë në një periudhë 11-mujore. “Zëri i Popullit” citonte shembullin e Lirie Kallogjerit, që kishte nisur punë në kombinatin e Shkodrës kur ishte 15 vjeçe, dhe tani ishte një nga përdoruesit e para të metodës “Levchenko-Mukanov” dhe katër metodave të tjera sovjetike të thurjes për lidhjen e fijeve dhe parandalimit të firove.

Krimbat e mëndafshit

“Zëri i Popullit” raportonte më 30 maj se rritja e krimbave të mëndafshit është një aktivitet tradicional për gratë të zonës së Krujës, të cilat në 1951 kanë prodhuar 800 gramë vezë krimbash, dhe në 1952, 1245 gramë. Gazeta shkruante se punonjësit e zyrës veterinare të partisë deh organizatat e grave i kishin kushtuar vëmendje të veçantë kësaj fushe.

Kolektivat e grave nisën prodhimin e mëndafshit në maj 1952 me rezultate pozitive në lokalitetet, si Gashë Qese, Xunia Pistole dhe Hani Dema. Sipas “Zërit të Popullit”, në vitin 1951 një gramë vezë krimbash prodhonte 2 kg. mëndafsh. Tana Veseli, e cila kishte përftuar 2 kg. mëndafsh nga çdo gramë vezë, i ka shitur kooperativës 17 kg. mëndafsh dhe ka përfituar si shpërblim 31 metra copë, 6 kg. sheqer, 6 kg. sapun dhe 6 litra vajguri.

Gusht 1953

Situate ekonomike në tremujorin e parë 1953

Fushata e kohëve të fundit por huat e detyrueshme ka bërë që popullsia të futet në borxh rreth 470 milionë lekë. Huat kanë shkaktuar vështirësi të shumta dhe kanë shtuar detyrimet mbi rrogat qesharake që qeveria ka caktuar. Kjo vjen në një kohë kur kostot e jetesës po shtohen, prandaj situata ekonomike mbetet shumë serioze për të mos thënë tragjike.

Mungesat e artikujve ushqimorë janë të dukshme dhe gjendja e ushqimit është aq e vështirë sa dhe preshët janë futur në regjimin e racioneve. Buka është e cilësisë më të dobët dhe e vështirë për t’u ngrënë. Mishi është zhdukur nga tregu, ndërsa çmimi i mollëve ka arritur në 150 lekë për kg.

Për të përballuar situatën e vështirë të ushqimit Këshilli i Ministrave ka miratuar sistemin e ri për klasifikimin e tokës. Kjo do të thotë se çdo fermer duhet t’i dorëzojë shtetit një masë të prodhimeve të ti sipas asaj që caktohet nga komisioni. Ndër masa të tjera përfshihen disa projekte tharjeje tokash, siç është këneta e Tërbufit në Korçë dhe kanalizime për ujiten e tokave si kanali Vjosë-Fier.

Shumë projekte kanë nisur tashmë në fushën industriale. Fabrika e përpunimit të bitumit është ndërtuar në Selenicë, ashtu si dhe rafineria e naftës në Patos. Ndër projektet e qeverisë përfshihen modernizim i minierave, instalimi i pajisjeve të reja, ndërtimi i linjave elektrike, dhe vendosja e turbinave në hidrocentrale. Fillimisht materialet industriale janë sjellë në Shqipëri pa pagesë, por situata aktuale industriale ka ndryshuar dhe përkushtimet industriale të vendeve komuniste kanë bërë që të kërkohet të paktën pagesë e pjesshme. / Memorie.al

                                                                        Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 22 Shtator 2026

Next Post

“Kur i thashë Macolës, se gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, ishin dënuar me burg njerëz, vetëm pse ishin adhurues të tij, ai...”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur për takimin me legjendën e futbollit italian

Artikuj të ngjashëm

“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990
Dossier

“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990

September 21, 2026
“Nga rrethi ynë vetëm 26 veta u futën në ambasada, 60 të tjerë shkuan në Tiranë, por komunistë e kuadro në lagjet e Vlorës, në Nartë, Selenicë e…”/ Raporti sekret i Halil Haskos për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
Dossier

“Nga rrethi ynë vetëm 26 veta u futën në ambasada, 60 të tjerë shkuan në Tiranë, por komunistë e kuadro në lagjet e Vlorës, në Nartë, Selenicë e…”/ Raporti sekret i Halil Haskos për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

September 22, 2026
“Eni me Elbasanin, kabina 7; Eni me Elbasanin kabina 7; Daku me Lushnjën të mos presë, personi nuk është paraqitur…”/ Historia e Post-Telegrafës Shqiptare, nga periudha e Monarkisë, deri në vitet ’90-të
Dossier

“Eni me Elbasanin, kabina 7; Eni me Elbasanin kabina 7; Daku me Lushnjën të mos presë, personi nuk është paraqitur…”/ Historia e Post-Telegrafës Shqiptare, nga periudha e Monarkisë, deri në vitet ’90-të

September 20, 2026
“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990
Dossier

“Bëhen rite fetare në Dhërmi e në Himarë, vendosen kryqe, turistët që vijnë janë të asfalisë greke, por shoku Dhimitër Çili nuk…”/ Raporti sekret i Halil Haskos nga Vlora për Ramiz Alinë, 20 shtator 1990

September 21, 2026
Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
Dossier

“Rezistenca aktuale sporadike në Shqipëri nuk mund të përmbysë regjimin e Enver Hoxhës pa ndihmë nga jashtë dhe nuk ka alternativë tjetër përveç tij, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 22, 2026
“Ai, iu kundërvu shkollës së mesme ‘Naim Frashëri’, hodhi në oborrin e saj fletushka me përmbajtje kundër-revolucionare, si…”/ Historia e tragjike e njeriut që kundërshtoi prishjen e kishave e xhamive në 1967-ën
Dossier

“Pas koncertit, një grup prej 50 vetash afër Pallatit të Kulturës hodhi parulla armiqësore si: ‘Poshtë qeveria e Enver Hoxhës’, ‘Liri-demokraci’, ‘Rroftë Ismail Kadareja’…”/ Raporti për Ramiz Alinë, 4 dhjetor ‘90

September 19, 2026
Next Post
“Kur i thashë Macolës, se gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, ishin dënuar me burg njerëz, vetëm pse ishin adhurues të tij, ai…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur për takimin me legjendën e futbollit italian

“Kur i thashë Macolës, se gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, ishin dënuar me burg njerëz, vetëm pse ishin adhurues të tij, ai...”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit të njohur për takimin me legjendën e futbollit italian

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme