• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, June 20, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Italia i bënte thirrje Shqipërisë, me qëllim që kontrabanda e cigareve në Adriatik të mos përkrahej, por, Enver Hoxha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës shtetërore të cigareve

Kur Enveri dhe Ramizi, bënin kontrabandë me mafien italiane!
“Nuk ishte vetëm Shqipëria me atë pozitë gjeografike për transitimin e cigareve në bregdetin Adriatik, bisedime u bënë edhe me Malin e Zi e Kroacinë, por…”/ Dëshmia e ish-kreut të kontrabandës së shtetit komunist
“Njeriu i Sigurimit, ‘Sinjor Antonio’ drejtonte kontrabandën e cigareve me mafien italiane, e cila kryhej nga reparti që komandoja unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të Ministrisë Brendshme
“Vetë Enver Hoxha dha pëlqimin për kontratën midis Agro-Eksportit dhe grupit ‘Vanaëer Ltd’, ku bosi i saj ishte konsulent i ‘Philip Morris’ për Europën…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës së cigareve
“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre …”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës
“Zoti Kadare, jam i lumtur t’ju kem pranë në festimet e 200-vjetorit të Francës” / Letra e ’89-ës e Presidentit Mitterand, që kishte ftuar 35 kryetar shtetesh dhe “harruar” Ramiz Alinë

Pjesa e tretë

Memorie.al / Shqipëria ishte zhytur në borxhe dhe metoda e “kleringut” që përdorej asokohe mes vendeve socialiste, nuk mjaftonte për të nxjerrë një vend nga kriza. Shqipëria nuk prodhonte asgjë për të shkëmbyer. Do të ishte vetë Enver Hoxha, që, në kundërshtim me çdo slogan socialist, kishte firmosur një kontratë të dyshimtë me një tregtar hebre, që konsistonte në hapjen e një korridori për kontrabandën e cigareve. Të gjitha prapaskenat e kësaj marrëveshjeje, si u krijua, si funksionoi “Albtrans”, ndërmarrja tregtare në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, na i rrëfen ish-drejtori i saj, në vitet ’80, Lorenc Nenshati, në librin “Albtrans, Top Secret”.

                                                  Vijon nga numri kaluar

Maunet me cigare kontrabandë filluan të kalonin përmes Shqipërisë. Kjo e fundit filloi të fitonte disa dhjetëra mijëra dollarë që derdheshin në Bankën e Shtetit, por se çfarë bëhej më tej me to nuk dihej. Albtrans-i, ndërmarrja tregtare nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, ishte kthyer në një sekret shtetëror, me urdhër të vetë Enver Hoxhës, që firmosi lejimin e saj. “Albtars, Top Secret”, titullohet libri i shtëpisë botuese “Botart”, që ka për autor një prej ish-drejtorëve të Albtrans-it.

Gjithashtu mund të lexoni

“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën

“Nuk ishte vetëm Shqipëria me atë pozitë gjeografike për transitimin e cigareve në bregdetin Adriatik, bisedime u bënë edhe me Malin e Zi e Kroacinë, por…”/ Dëshmia e ish-kreut të kontrabandës së shtetit komunist

Përmes këtij libri, Lorenc Nenshati zbardh marrëveshjen e fshehtë për ta kthyer Shqipërinë në një vend tranzit për kontrabandën e cigareve amerikane. Si u mbajt i fshehtë aktiviteti i Albtrans-it, si zgjidheshin punonjësit e tij, përplasjet me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe përpjekja për të eksportuar cigare shqiptare që italianët i hodhën në det.

Libri i Lorenc Nenshatit

Njerëzve të thjeshtë të indoktrinuar u dukej se industria e cigareve në Shqipëri është nga të rrallat në botë. Në njëfarë mënyre, ata e shuanin kuriozitetin duke i imagjinuar e stërholluar gjërat ndryshe nga ç’ishin në të vërtetë. Ata thoshin se Albtrans-i çon cigare “Made in Albania” kontrabandë në Itali. Hë pra, ndërkohë që dy-tri maune TIR që transportonin cigare si në karvan përshkonin autostradat europiane dhe pastaj rrugën nacionale nga Hani i Hotit–Shkodër–Lezhë–Vorë–Rrushbull gati çdo ditë.

Megjithatë, kjo anekdotë edhe mund ta kishte një bazë reale, por jo aq sa të jetonte gjatë. Në kohën kur Albtrans-i ishte nën juridiksionin e Agro-Eksportit gjendej dikush, që i dukej e besueshme se Agro-Eksporti kishte specialistë duhani, kështu që edhe Shqipëria mund të prodhonte “cigare amerikane”. Prandaj u mendua që brenda ngarkesave të përziheshin edhe disa arka me cigare “Made in Albania” që do t’i prodhonte fabrika e Durrësit “Telat Noga”.

Për këtë u punua gjatë, duke shfrytëzuar gjithë teknologjinë e dijet shqiptare dhe, më në fund, u prodhua një lloj cigareje që nuk u pëlqye në mjediset e Albtrans-it. Ishte i njëjti variant i cigareve në shitje, me duhan të hidhur oriental, por që mbante një emër tjetër (disa arka kishin mbetur akoma, si kujtim i së kaluarës, në një qoshe të njërës prej magazinave). Ndodhi që, për herën e parë dhe të fundit u ngarkua një sasi e vogël, të cilën e konfrontuan me tregun italian, dhe pati reagime negative.

Në kthim, anija i hodhi në det arkat e provës, ia pagoi paratë palës shqiptare, bashkë me fitimin që kishte parashikuar të nxirrte, dhe thanë: “Nuk mund ta prishim tregun tonë me cigaren tuaj të patregueshme në Itali! Duhani juaj është njëfarë produkti bastard oriental, që nuk përdoret atje”.

Edhe personeli i Albtrans-it duhej të ishte sekret. Ne të gjithë ishim punonjës të shtetit, si gjithë të tjerët. Këtë punë nuk e kishim zgjedhur vetë, por ishim transferuar aty nga shteti. Edhe ne ishim nëpunës transit që, si gjithë të tjerët, na përfshinte qarkullimi i kuadrit në çdo kohë. Zgjedhjen e vendit të punës, gjithsecilit prej nesh na e bënte shteti, për interesat shtetërore.

Lëvizjet e kuadrit në brendësi kishin qëllimin politik dhe ideologjik me kritere të hapura dhe sekrete, ndaj nuk e kuptoje se nga të vinte e keqja. Kriteri proporcional krahinor ishte i legalizuar, megjithëse, si çdo gjë atëherë, as ky princip nuk mund të bëhej me perfeksion.

Kishte shumë krahina që kishin precedencë më të madhe, sidomos Jugu dhe juglindja e Shqipërisë. Brenda kriterit proporcional krahinor mund të ishte edhe kriteri fetar, i cili vepronte në heshtje. Shumë pak besimtarë katolikë kishin detyra me përgjegjësi në Tiranë, madje, kjo vihej re e pëshpëritej edhe në Shkodër.

Ndoshta, po të mos isha shkodran dhe të mos e kisha emrin Lorenc, nuk do ta kisha pasur këtë zgjedhje në jetë… (!) Pra, për të ruajtur sekretimin e ndërmarrjes Albtrans-it, të gjithë punonjësit duhet ta kishin në kokë një alibi se ku punojnë. Më thjesht e kishin dy punonjësit me detyra të dyfishta.

Ata nuk ndiheshin në vështirësi të identifikoheshin pa problem se ku punonin. Sipas bashkëbiseduesit, përdornin strehën: Punoj në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ), në MPB ose në Drejtorinë e Tretë. Kështu ishin të justifikuar para çdokujt, sepse vërtet ata që drejtonin Albtrans-in dhe që bënin punë të dyfishta e kishin origjinën e profesionit nga ato tri mjedise.

Një anë e mirë që e mbulonte stafin në këto vogëlsira ishte se ata nuk qenë shumë të shpërndarë në shoqëri, kufizim ky, për shkak të vendit të punës dhe të kohës së pakët në dispozicion. Shpesh ishin të zënë orë e pa orë me Albtrans-in dhe nuk kishin kohë për shoqëri të zgjeruar.

Disave u pëlqente t’i bënin të tjerët të mendonin se ata kanë sekrete nëpër duar. Njerëzit atëherë, përgjithësisht shtireshin sikur merreshin apo njihnin sekrete. Zyrat ishin të mbyllura me çelës, disa edhe me dyllë të kuq, që vulosej me një sigël personale. Kasafortat dhe dylli i kuq identifikonin rëndësinë e nëpunësit, prandaj kasafortat dhe dylli i kuq ishin futur kudo, edhe atje ku nuk ishte fare e nevojshme. Por stafi i Albtrans-it nuk i vuante këto komplekse.

Ai ishte i zgjedhur dhe i organizuar që të pranonte edhe sakrifica të vështirësisë në punë. Mund të thoshe se sa ishte në gjendje Enver Hoxha të drejtonte partinë e shtetin, puna dukej dhe ishte e thjeshtë. Kurrkush nuk guxonte ta vinte në diskutim sekretin e Albtrans-it. As ministri i Jashtëm nuk ishte në gjendje të ngrinte zërin dhe të zgjatej për pengesat që i sillte Albtrans-i “politikës së fqinjësisë së mirë me Italinë”.

Ndoshta, edhe ai nën zë fliste me një mik të fortë atje lart, liderin numër tre apo katër, por ai ishte i zgjuar, nuk prononcohej, bënte sikur nuk e dinte se ekzistonte ndonjë ndërmarrje si ajo. Sekreti i vetëm i Albtrans-it, edhe për ne drejtuesit e saj, ishin paratë që fitoheshin dhe depozitoheshin në Bankën e Shtetit Shqiptar.

Deri atje ishte detyra jonë. Më pas, ne nuk e dinim fatin e tyre: si ndaheshin dhe përse përdoreshin. Një gjë e kishim të qartë në këtë mes se, në administrimin e atyre parave kishte të bënte edhe drejtoria Ekonomike e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ministri i Jashtëm thuhej se ishte armiku numër një i Albtrans-it. Ai i bënte problem të madh politik rastet kur Ministria e Jashtme italiane ia kujtonte me notë apo verbalisht se “… e dinte që Shqipëria kishte një punto franko që i vinte në ndihmë tregut të zi të cigareve në Itali”.

Deri nga fundi i viteve ‘70 të shekullit të kaluar, ministri i Jashtëm e ngrinte me gjysmë zëri fjalën se Albtrans-i bëhet pengesë për marrëdhëniet me Italinë, teksa “Komandanti” (Enver Hoxha) nuk donte ta bënte problem të një opinioni të gjerë këtë ndërmarrje, që prekte parime të cilat, ai vetë i kishte promovuar “Me forcat tona”. Herë pas here, Italia i bënte thirrje Shqipërisë për bashkëpunim, me qëllim që kontrabanda e cigareve në detin Adriatik të mos përkrahej, por, përkundrazi, të pengohej.

Më vonë, pas vitit 1984, kur në drejtimin e Albtrans-it erdhi stafi ynë dhe u bë fakt i kryer që kjo ndërmarrje ishte e domosdoshme për ekonominë shqiptare, MPJ-ja filloi ta luftojë nga poshtë. Thënë më shkurt, me mundësitë që kishte, i përshtatej shprehja “Nuk kishte çfarë t’i bënte gomarit dhe i binte samarit!”. MPJ-ja kishte mjaft detyra dhe mundësi konkrete ta ndihmonte ekonominë e vendit gjatë ushtrimit të detyrave të saj. Ajo kishte marrëdhënie të përditshme me jashtë, me Trupin Diplomatik dhe me miqtë e Shqipërisë në katër kontinente.

Në fakt, ato instruksione kalonin dorë më dorë, nga lart-poshtë, e askush nuk ishte në gjendje t’i interpretonte dot. Nga njëra anë bëhej pengesë legjislacioni, ndërsa nga ana tjetër pengesa më e madhe ishte frika prej gabimeve eventuale. Në fakt, MPJ-ja nuk e kishte kuptuar kurrë se, pikësëpari, diplomacia ishte ekonomi. Ajo e luftonte Albtrans-in, pra donte t’ia hiqte Shqipërisë së varfër edhe ato dhjetëra milionë dollarë që ajo fuste në Bankën e Shtetit. Unë udhëtoja gjithnjë me pasaportë diplomatike, po ashtu edhe Naimi. Nga viti 1987 kur shkova të marr pasaportën (pasaportat dorëzoheshin çdo herë, kur ktheheshe nga shërbimi jashtë shtetit) më thanë se ministri kishte urdhëruar që të merrja një pasaportë shërbimi.

Takova ministrin, me të cilin nga ana formale kishim marrëdhënie të mira, dhe ia shpjegova problemin se përse e kisha të domosdoshme të udhëtoja me pasaportë diplomatike. E ndjeva të arsyeshme t’i shpjegoj në detaje, edhe nga ana ime, se cili është Albtrans-i dhe rëndësia e tij për sjelljen e valutës së huaj në Shqipëri.

I thashë se ajo ishte ndërmarrja më rentabël për valutë të huaj në tërë Shqipërinë, pasi vetëm atë vit, bilanci vjetor financiar neto arrinte në 16 milionë dollarë. I shpjegova, gjithashtu, se këto pará vinin kur të gjitha ndërmarrjet e tregtisë së jashtme punonin nën ritmin e tyre, pasi prodhimet që tregton Shqipëria po konkurrohen nga prodhimet e tregut ndërkombëtar, si në volum, si në çmime, në standardizim dhe, po ashtu, në cilësi.

Midis të tjerash, i theksova se Ministria e Jashtme italiane nuk e ka të domosdoshëm bashkëpunimin me Shqipërinë për zhdukjen e kontrabandës së cigareve në territorin e tyre, pasi ata janë në gjendje ta zhdukin vetë brenda 24 orëve. “Rojet e Financës italiane janë të organizuara në disa brigada dhe mund ta rrethojnë bregdetin e tyre në çdo kohë, t’i sekuestrojnë të gjitha mjetet detare, përfshirë edhe skafet, që kanë rolin kryesor në futjen e mallit pa doganë në Itali. Por qeveria italiane nuk guxon ta marrë këtë iniciativë. Italianët duan t’i nxjerrin “gështenjat nga zjarri me mashën e tjetrit”.

Më konkretisht, ata duan që ne ta mbyllim këtë aktivitet në mënyrë të njëanshme, kështu që do të arsyetoheshin përpara popullit të tyre se është Shqipëria ajo që e mbylli aktivitetin për problemet e saj politiko-ideologjike. Ata e dinë mirë se po të mbyllet ky aktivitet, të nesërmen ngelin pa të ardhura mijëra e mijëra familje në Jugun e Italisë, sidomos në krahinën e Pulias dhe të Kampanjës. Në një rast të tillë, përveç rritjes që do të pësojë papunësia dhe varfëria, do të rritet kriminaliteti dhe terrorizmi,” i thashë ministrit në sqarimin e rastit.

Qysh atëherë nuk na u penguan më pasaportat diplomatike, derisa vazhdoi të ishte zëvendësministër i Jashtëm Reiz Malile. Më pas, zëvendësministër i Jashtëm u emërua Muhamet Kapllani. Ne e përgëzuam, pasi njiheshim me Muhametin, sepse patëm punuar në një territor të Ministrisë së Punëve të Jashtme për disa kohë, kur ai ishte zëvendësdrejtor i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare (drejtor ishte Sofokli Lazri). Ato ditë, me Naimin do të shkonim jashtë shtetit, por MPJ-ja nuk na i dha pasaportat diplomatike.

Na priti ministri në zyrë, si mik i vjetër. Por ai nuk u bind se na takonte pasaporta diplomatike, ndaj ngulte këmbë të na e mbushte mendjen se na mjaftonin pasaportat e shërbimit, duke thënë se kohët e fundit MPJja kishte marrë masa për ta ngushtuar rrethin e atyre që përfitonin pasaportë diplomatike dhe ato të shërbimit. Në përgjigje e falënderova për pasaportën e shërbimit, por nuk i morëm, duke i thënë: “Meqenëse jeni ngushtë në këtë periudhë, jepjani ndonjë tjetri “që i duhet më shumë”, kurse unë do të rregullohem me pasaportë të thjeshtë të MPB-së./ Memorie.al

                                                            Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 20 Qershor 2026

Next Post

“Regjimi monarkist e dënoi Ali Shefqetin me vdekje, si iniciatori dhe kryetari i ‘Organizatës së fshehtë’ për rrëzimin e Zogut me kryengritje, por…”/ Historia e panjohur e shokut të Ataturkut

Artikuj të ngjashëm

“Na, arsimtarët e Kurveleshit, të mbledhur në Kuç, shfaqim urrejtjen më të madhe dhe kërkojmë ndëshkimin gjer në vdekje, të këtyre spiunëve të poshtër…”/ Zbulohen letrat për “Gjyqin e deputetëve, tetor 1947
Dossier

“Tre letra kundra Qeverisë, Partisë dhe ‘Komandantit’, i dërgohen De Gasperit, Ynonu, Titos etj., me firmën e sekretarit të përgjithshëm…”/ Zbulohet dokumenti sekret i Sigurimit, si u formua Partia Popullore në ‘50-ën

June 20, 2026
“Në vjeshtën e 1988-ës, në Durrës pati një reprezalje policore në port dhe jashtë tij, ku gjatë natës, shumë persona përfunduan në Degën e Brendshme, pasi…”/ Historia e panjohur e kontrabandës me marinarët e huaj
Dossier

“Nuk ishte vetëm Shqipëria me atë pozitë gjeografike për transitimin e cigareve në bregdetin Adriatik, bisedime u bënë edhe me Malin e Zi e Kroacinë, por…”/ Dëshmia e ish-kreut të kontrabandës së shtetit komunist

June 20, 2026
Dossier

“Enver Hoxha, në kujtimet e tij, pohon se unazën e togerit, nipit të Gerngut, e kërkoi gruaja e Omer Nishanit, por nuk thotë të vërtetën, pasi…”/ Libri “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” i Paskal Milos

June 18, 2026
“Kur motoskafi i kontrabandistëve italianë nuk zbatonte urdhrat për të ndaluar, por tentonte të largohej, komandanti i anijes, Aleko K., qëlloi në drejtim të tyre …”/ Dëshmia e rrallë e ish-ushtarakut të Marinës
Dossier

“Vetë Enver Hoxha dha pëlqimin për kontratën midis Agro-Eksportit dhe grupit ‘Vanaëer Ltd’, ku bosi i saj ishte konsulent i ‘Philip Morris’ për Europën…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kreut të kontrabandës së cigareve

June 20, 2026
“Aq shumë vëzhgohej rrethi i grave të huaja nga Sigurimi i Shtetit, saqë edhe gruaja e Omer Nishanit, kryetarit të shtetit shqiptar, që ishte austriake…”/ Libri “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” i Paskal Milos
Dossier

“Aq shumë vëzhgohej rrethi i grave të huaja nga Sigurimi i Shtetit, saqë edhe gruaja e Omer Nishanit, kryetarit të shtetit shqiptar, që ishte austriake…”/ Libri “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” i Paskal Milos

June 18, 2026
“Vllazën Çoka, 14.990.000 franga ari, Murat Begeja dhe vëllezërit 5.774.000, Hysen e Reshit Alimehmeti, 3.902.000, Osman Vaqarri…”/ Dokumenti sekret me arin e sekuestruar pasanikëve të Tiranës në ’45-ën
Dossier

“Vllazën Çoka, 14.990.000 franga ari, Murat Begeja dhe vëllezërit 5.774.000, Hysen e Reshit Alimehmeti, 3.902.000, Osman Vaqarri…”/ Dokumenti sekret me arin e sekuestruar pasanikëve të Tiranës në ’45-ën

June 16, 2026
Next Post
“Dy vëllezërit i kisha “Dëshmor të atdheut”, ndërsa babai dhe vëllai tjetër, u burgosën si “armiq të popullit” pasi…”/ Dëshmia e regjisorit të Estradës së Lushnjes

“Regjimi monarkist e dënoi Ali Shefqetin me vdekje, si iniciatori dhe kryetari i ‘Organizatës së fshehtë’ për rrëzimin e Zogut me kryengritje, por…”/ Historia e panjohur e shokut të Ataturkut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme