• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, July 3, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82

Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
Letra për Komitetin Qendror: “Nënoficer Hyseni, pasi qëlloi katër herë mbi shefin e Prapavijës, Gavoçin, tentoi të arratisej në Zogaj, ku dhe u vra…”!/ Ngjarja e panjohur e 10 korrikut ‘82
0
Shares
3.8k
VIEWS

Dashnor Kaloçi                 

Memorie.al/publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një dosje voluminoze me siglën “Tepër Sekret” e cila i përket vitit 1982, ku Grupi i Instruktorëve të Ushtrisë pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Dega e Sigurimit të Ushtrisë, zv/ministri i Punëve të Brendshme Zylyftar Ramizi dhe ministri Hekuran Isai, informojnë Komitetin Qendror dhe personalisht Ramiz Alinë, apo sekretarin e Komitetit Qendror, Simon Stefani (që mbulonte organet e Diktaturës së Proletariatit, pas vdekjes së Hysni Kapos), lidhur me: “veprimtari të ndryshme armiqësore dhe spiunazhi” si dhe ngjarje të jashtëzakonshme të ndodhura gjatë atij viti në disa rrethe të vendit, kryesisht ato që ishin nën vartësinë e Degëve të Punëve të Brendshme të Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Pogradecit, Kolonjës etj.

Të gjitha dokumentet e plota me raport-informacionet e përpiluara nga ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, dërguar Komitetit Qendror dhe personalisht Ramiz Alisë e Simon Stefanit, duke filluar nga:  Dokumenti me informacionin për ngjarjen e Shkodrës, ku nënoficeri i Regjimentit të Artilerisë Kundërajrore, Hasan Sulejman Hyseni, pasi qëlloi katër herë me pistoletë ndaj komandantit të Prapavijës, oficer Hilmi Gavoçit, u nis në drejtim të fshatit Zogaj, ku i veshur si çoban me dele, kaloi klonin, por mbeti i vrarë në përpjekje me forcat e Kufirit, pasi më parë kishte plagosur nënoficerin e Kufirit, Misto Osmani.

Dokumenti me raport-informacionin e Degës së Sigurimit të Ushtrisë, për muajin tetor 1982, ku 37 persona, (oficerë, nënoficerë, ushtarë dhe punonjës civilë), “implikohen në ngjarjet armiqësore dhe veprimtari spiunazhi”, etj., si: ish-Komandanti i Korpusit të Shkodrës, Tefik Ruçi me detyrën e Komandantit të Forcave Vullnetare të rrethit, i akuzuar si “agjent i UDB-së”, oficer Nasi Bakuli, efektiv i Grupimit të 8-të të Elbasanit, për “agjitacion e propagandë”, etj., oficer Sami Sokoli, pedagog i Shkollës së Aviacionit në Vlorë, ndiqet në përpunim aktiv 2/A, për “veprimtari spiunazhi”, etj.,  Xhelal Stojku, me origjinë nga Dibra dhe banues në Tiranë, punonjës në Ndërmarrjen e Riparimeve të Ushtrisë, akuzohet se: “është tallur me fjalimet e udhëheqësit kryesorë të Partisë”, “oficeri Beqir Xhaxho, efektiv i Shkollës së Lirë, Demës – Fier…,thotë se këta e vranë vetë Mehmet Shehun dhe e trajtojnë popullin si bagëti, oficer Petro Mile, në Brigadën e Këmbësorisë në Himarë, “ka humbur një dokument sekret me planizimin e shërbimit të Kufirit”, oficer Riza Cara, i Shkollë së Lirë Ushtarake në Melan të Peshkopisë, “ka humbur Buletinin nr. 1 të Komitetit Qendror të PPSH-së”, oficer Petrit Jarnexhi, ish-sekretar i organizatës bazë të Partisë së Shkollës “Skënderbej”, “mbante të fshehura materialet e armikut Mehmet Shehu”, oficer Spiro Adhami, Komandanti i Akademisë Ushtarake, “mbante në kasafortë dokumente të armikut Kadri Hazbiu”, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Vaska ka torturuar dhe pushkatuar të pafajshëm, ka kontrolluar postën e Komandantit, (Enverit), ka survejuar Mehmetin, Kolekën etj…”/ Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49

“Duket se Europa i harroj shpjet krimet e komunizmit, pasi ish-kuadro të Sigurimit të Shtetit, gëzonin strehim dhe pension në Itali, familja Popa…”! / Refleksione rreth fjalës së Ramiz Alisë, në tetor 1989

Dokumenti me raport-informacionin ku për periudhën janar-nëntor 1982, forcat e Kufirit të Degës së Punëve të Brendshme të Durrësit dhe Sarandës, kanë kapur 16 mjete detare të huaja me 49 persona në bord, (italianë, grekë, australianë, gjermano-perëndimorë, etj.), që ishin futur në ujërat tona territoriale, “gjoja për shëtitje turistike”, vrasja nga forcat e kufirit të dy shtetasve italianë afër pikës ushtarake të Kakomesë dhe Gjirin e Karaburunit,  për: “shkelje të kufirit, veprimtari spiunazhi, kontrabandë”, etj., kapja e një numri të madh shkelësish brenda territorit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, “pas zbulimit të veprimtarisë armiqësore të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, etj., me qëllim zbarkimi siç ndodhi me bandën Xhevdet Mustafa”, etj.,

Raport-informacioni për katër sportistët: Ali Kastrati, Arjan Bimo, Halim Durimi dhe Petro Ruci, të cilët i përkasin ekipeve të futbollit: “Partizani”-, “Shkëndija”, “17 Nëntori”, dhe “Flamurtari”-, ku gjatë aktiviteteve sportive të zhvilluara jashtë shtetit, “kanë marrë me vete sasi të mëdha valute, duke blerë mallra të ndryshme dhe gjatë kthimit, janë kapur nga organet tona doganore, i pasi i kanë futur ato kontrabandë”, etj.

Raport-informacioni për ngjarjen e jashtëzakonshme të ndodhur në mesin e muajt tetor të vitit 1982, kur në afërsi të Bazës së Ushtarake të Pashalimanit, “u diktua një nëndetëse e huaj dhe megjithëse Flota Luftarake Detare, mori urdhër ta detyronte atë ta dilte në sipërfaqe dhe më pas ta qëllonte, ajo nuk e kreu këtë detyrë luftarake, për shkak të…”!

Raport-informacioni për oficerin Nasi Bakuli me origjinë nga fshatrat e Gjirokastrës dhe me detyrën e komandantit të Grupit 155 m/m. në Peqin, efektiv i Brigadës së 3-të të Artilerisë në Elbasan i cili “zhvillon agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe flet me fjalë fyese kundër fëmijëve të udhëheqjes…”, etj.

Raport-informacioni për “veprimin e lëshimit të 70 km. sipërfaqe ujore palës jugosllave në afërsi të Lumit Buna, nga ana e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut dhe Nesti Nases, gjë e cila erdhi pas kontakteve të vazhdueshme disa vjeçare ndërmjet komisioneve përkatëse, lidhur me ngjarjen e vitit 1975, kur një anije jugosllave qëlloi anijen tonë “Ismal Mustafa” dhe vrau kapitenin Fran Ivanaj”, etj.

Fondi:  KOMITETIT QENDROR TË PARTISË PUNËS SHQIPËRISË

              (GRUPI I INSTRUKTORËVE TË USHTRISË)

                                          Titulli dhe përmbajtja

INFORMACIONE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, DREJTUAR KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË DHE GRUPIT TË INSTRUKTORËVE TË KOMITETIT QENDROR,PËR VEPRIMTARI ARMIQËSORE DHE NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME

                                 

Data e dokumentit, 14.8.1982                                                                  Sekret 

 

                                                                      I N F O R M A C I O N

                            MBI NGJARJEN E JASHTËZAKONSHME TË NDODHUR NË R.9.A.KA SHKODËR

Më datën 10.8.1982, rreth orës 11.00, ish-nënoficer i R.9.A.K. Shkodër, Hasan Sulejman Hyseni, në afërsi të fshatit Beltojë, qëllon katër herë me pistoletë, kundër intendentit të Prapavijës së Regjimentit, oficer Hilmi Gavoçi.

Mbas kryerjes së krimit, Hasan Hyseni, i cili nuk mundi ta kapë oficer Hilmi Gavoçin, kthehet e merr biçikletën e niset për në Shkodër dhe tenton të arratiset në drejtim të Zogajve, ku e bëri veten si çoban, duke afruar disa dhënë deri tek kloni, prek klonin e kalon.

Në këtë rast bie në përpjekje me një nënoficer të Kufirit, Misto Osmani, të cilin e qëllon dhe e plagos. Forcat e Kufirit, të cilat ishin të informuara për këtë, e qëllojnë dhe e asgjësojnë në fshatin Zogaj.

Për verifikimin paraprak të ngjarjes, muarrëm takim me kuadrot kryesorë në Komitetin e Partisë dhe në Komandën e Korpusit, me kuadro e punonjës të R.A.K.A, (Regjimentit të Artilerisë- Kundërajrore), me disa shokë të Hasanit e të Hilmit, si dhe studiuan dosjet e tyre personale e materiale të tjera të Byrosë së Partisë, e Komandës së Regjimentit.

Nga sa verifikuam, paraprakisht, del se: Hasan Hyseni, i datëlindjes 1939, nga Bërdica e Sipërme Shkodër, me arsim shtatë-vjeçar, është veshur nënoficer në vitin 1970, nga Brigada e Vaut të Dejës. Gjatë gjithë kohës, ka manifestuar shfaqje të theksuara të psikologjisë mikroborgjeze.

Merrej me thashetheme, arrogant e brutal në marrëdhëniet me shokët, vartësit e eprorët, nevrik e gjaknxehtë, ka pasur disa raste grindjesh e rrahjesh me shokët. Përgjonte pas dyerve, ishte kurioz e kërkonte të dinte gjithçka. Të theksuar ka pasur, mbajtjen mëri dhe inat, nuk pranonte kritikën.

Në tërësi, ishte njeri me sedër të sëmurë. Veçanërisht ka shkuar keq me shefin e tij – Intendentin e Prapavijës, Hilmi Gavoçin. Ky i fundit (Hilmiu), nuk i shkonte për kontroll asnjëherë vetëm në depo, nga frika se mos e rrihte. Marrëdhëniet ndërmjet tyre, acaroheshin shumë gjatë kontrolleve të brendshme, e sidomos gjatë inventarizimit.

Hasani, insistonte me çdo kusht të dilte pa diferenca edhe pse kishte të tilla. Për këtë qëllim, përdorte si presionin, ashtu dhe komprometimin. Një punonjës i Prapavijës, tha se: “Kishim frikë të kontrollonim, kuadrimin ose të inventarizonim depot e Hasanit, sepse përdorte të gjitha mjetet, për të dalë pa diferenca”.

Nga viti 1976 e këtej, Hasani ka dalë vazhdimisht me diferenca, ndonëse këto nuk kanë qenë të mëdha. Shokët mendojnë se Hasani, duhet të ketë vjedhur, por nuk e kapim dot. Vjedhjen e ka realizuar, nëpërmjet ç’kategorizimit e seleksionimit të materialeve, falsifikimit të dokumenteve, që e ka përsëritur në dy – tre raste, si dhe duke u dhënë materiale mangët kujdestarëve të baterive.

Për mungesa në punë, është thirrur e kritikuar vazhdimisht. Në vitin 1980, është paralajmëruar për çmobilizim. Në analizën ekonomiko-financiare, të datës 5.8.1982, është kritikuar ashpër për dobësi dhe të meta. Ai nuk ka pranuar, përkundrazi, i ka quajtur si tendencioze nga Intendent i Prapavijës. Këtu, Komanda e Regjimentit, vendosi që këtë problem ta gjykojë në një mbledhje të veçantë. Sipas mendimit të tyre, në këtë mbledhje, do të vendosnin për çmobilizimin e tij.

Hilmi Riza Gavoçi, i datëlindjes 1951, nga qyteti i Shkodrës, ekonomist i lartë, ka mbaruar Shkollën “Skënderbej”, dhe kursin 6-mujor të Kualifikimit në Shkollën e Bashkuar “Enver Hoxha”. Titulluar oficer për Prapavijën, në vitin 1970. Në vitin 1974, është emëruar Intendent i R.A.K.A.

Si kuadër specialist, ishte i përgatitur, por në kryerjen e detyrës, ka pasur të meta e dobësi. Është kritikuar për mungesë takti e marrëdhënieje të këqija me vartësit, për ulje të figurës morale dhe trajtim të keq të prindërve. Ka një biografi të rënduar politikisht:

Dajua i tij, ka qenë në organizatën e “Ballit Kombëtar”, pas Hasan Isufit. Pas çlirimit, me të dy vëllezërit, është arratisur, u kap nga organet tona dhe u dënua me 101 vjet burg. Pas katër vjetëve, u lirua. Për të gjitha këto, është propozuar në vitin 1978, për lirim nga Ushtria, në vitin 1981, për ulje nga detyra, dhe në vitin 1982, për transferim nga regjimenti. Komanda dhe Komiteti i Partisë së Korpusit, nuk i ka miratuar.

Përsa sipër, mund të tërheqim këto konkluzione:

-Grindjet ndërmjet Hasan Hysenit dhe Hilmi Gavoçit, kanë qenë të hershme. Thuhet se këto janë ashpërsuar shumë në vitin 1976, kur Hilmi Gavoçi, humbi një bllok sekret, ai u gjet në rrugë nga një ushtar, i cili ia dorëzoi Hasan Hysenit dhe ky i fundit, e dorëzoi në Degën e Punëve të Brendshme. Për këtë, Hilmiu u dënua dy vjet me kusht. Ka edhe mundësi, që këto grindje ta kenë zanafillën në Kosmaç, sepse Hilmiu, kishte dajot, ndërsa Hasani, prindërit e gruas, me qëndrim politik të kundërt. Hasani vazhdimisht ngrinte problemin, se: si mund të qëndrojë në Ushtri oficeri Hilmi Gavoçi.

-Mosmarrëveshjet, grindjet, zëniet dhe në përgjithësi problemet e tyre, njiheshin nga komunistët, kuadrot dhe Komanda e Partia në Regjiment. Të dy janë ankuar vazhdimisht për njëri-tjetrin, në Komandë dhe në Byronë e Partisë. Janë diskutuar në analizat e Komandës dhe në organizatën e Byronë e Partisë, por nuk janë thelluar dhe nuk kanë qëndruar si duhet, nuk kanë nxjerrë shkaqet e burimet, për pasojë nuk kanë marrë as masat e nevojshme. Në këtë drejtim, ka pasur shfaqje të sentimentalizmit, indiferentizmit, liberalizmit, humbje të vigjilencës dhe zvarritje burokratike në Byronë e Partisë dhe në Komandën e Regjimentit.

-Dosjet e kuadrit, nuk mbahen si duhet. Në dosjen e Hasan Hysenit, nuk kishte asnjë vlerësim pune, që nga viti 1970.

-Hasan Hyseni, krimin në tentativë për vrasje dhe për arratisje, e ka kryer me paramendim e ndërgjegje të plotë. Për këtë ai morri të gjitha masat, u informua mirë se kur dhe ku do të kalonte oficeri, u armatos (ju gjetën një “Beretë”, një pistoletë “T.T.”, me 40 fishekë dhe një palë gërshërë), organizoi pritën, largimin, prerjen e klonit, kalimin e tij, plagosjen e nënoficerit të Kufirit dhe përpjekjet, etj., për kalim kufiri. Në xhep ju gjet gjithashtu edhe një listë me adresat e disa njerëzve që ka jashtë shtetit, që para çlirimit.

Më datën 11.8.1982, në orën 7.30, u muarr takim me kuadrot kryesor të njësive në Korpus, ku lidhur me ngjarjen, u dhanë porosi për forcimin e gjithanshëm të punës me njerëzit, mprehjen e vigjilencës dhe forcimin e gatishmërisë.

Një ekip i Komitetit të Partisë të Korpusit, u ngarkua të kontrollojë me hollësi punën e Partisë dhe të Komandës në Regjiment, të nxjerrë shkaqet dhe përgjegjësinë e plotë për ngjarjen dhe mbi këtë bazë, të tërhiqen konkluzionet e të nxirren detyrat nga Komiteti i Partisë së Korpusit./Memorie.al

Grupi i instruktorëve të Ushtrisë

          14.8.1982

                                                                       Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Historia e panjohur dhe karriera e gjatë profesionale, e gazetarit dhe shkrimtarit të famshëm suedez, SVEN AURÉN!

Next Post

Dëshmitë e rralla: “Pasi ja shkulën me pinca dhëmbët e floririt, nënën e shtrinë për tokë në qeli dhe …”!/ Historia e tragjike e tiranasit që vuajti 27 vite në burgjet e Enver Hoxhës

Artikuj të ngjashëm

“Sipas rezultateve të para që kemi, rreth 90 % e zgjedhësve kanë votuar dhe afro 93 % e tyre…”/ Fjala e Enver Hoxhës në konferencën e shtypit me gazetarët e huaj më 3 dhjetor ‘45
Dossier

“Vaska ka torturuar dhe pushkatuar të pafajshëm, ka kontrolluar postën e Komandantit, (Enverit), ka survejuar Mehmetin, Kolekën etj…”/ Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49

July 2, 2022
“Duket se Europa i harroj shpjet krimet e komunizmit, pasi ish-kuadro të Sigurimit të Shtetit, gëzonin strehim dhe pension në Itali, familja Popa…”! / Refleksione rreth fjalës së Ramiz Alisë, në tetor 1989
Dossier

“Duket se Europa i harroj shpjet krimet e komunizmit, pasi ish-kuadro të Sigurimit të Shtetit, gëzonin strehim dhe pension në Itali, familja Popa…”! / Refleksione rreth fjalës së Ramiz Alisë, në tetor 1989

July 3, 2022
Kujtimet e At Anton Harapit: “Në pranverën e 1916-ës, isha çdo ditë mes fshatarëve të Dukagjinit që jepnin shpirt nga epidemia e kolerës, ku vdiqën 575 vetë dhe…”/
Dossier

“I pandehuri Shtjefёn Kurti, duke qenё armik i betuar i pushtetit popullor dhe besnik e vegёl e klasave tё rrёzuara e i Vatikanit, u bё…” /Gjyqi ndaj Dom Shtjefën Kurtit, Krujë, 1971

July 3, 2022
“Vaso Dhono dhe Muharrem Shehu, grinden me njëri tjetrin, kurse Edmond Abazi, qëllon pa asnjë arsye komunistin Ramazan Çamani…”!/ Relacioni sekret i ambasadorit nga Pekini, në 1975-ën
Dossier

“Vaso Dhono dhe Muharrem Shehu, grinden me njëri tjetrin, kurse Edmond Abazi, qëllon pa asnjë arsye komunistin Ramazan Çamani…”!/ Relacioni sekret i ambasadorit nga Pekini, në 1975-ën

July 1, 2022
“Në tetor ‘89, në mbledhjen e fshehtë të Byrosë, Ramiz Alia tha; sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik, Eugjen Merlika
Dossier

“Në tetor ‘89, në mbledhjen e fshehtë të Byrosë, Ramiz Alia tha; sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij kapitalist, ndaj jemi të detyruar…”/ Refleksionet e ish-të burgosurit politik, Eugjen Merlika

July 2, 2022
“Dom Shtjefën mbante lidhje të misionet e huaja diplomatike në Tiranë e të arratisurit nëpër male dhe informonte Vatikanin…”/ Historia e panjohur e famullitarit të Tiranës
Dossier

“Shtjefën Kurti ka pёrshёndetur tё ashtuquajturёn ‘Pranvera e Pragёs’, me shpresёn se ajo qё ndodhi nё Çekosllovaki, me okupacionin sovjetik, do…” / Procesi i “Grupit të Gurëzit, Krujë, 1971

July 1, 2022
Next Post
Dëshmitë e rralla: “Pasi ja shkulën me pinca dhëmbët e floririt, nënën e shtrinë për tokë në qeli dhe …”!/ Historia e tragjike e tiranasit që vuajti 27 vite në burgjet e Enver Hoxhës

Dëshmitë e rralla: “Pasi ja shkulën me pinca dhëmbët e floririt, nënën e shtrinë për tokë në qeli dhe …”!/ Historia e tragjike e tiranasit që vuajti 27 vite në burgjet e Enver Hoxhës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!