• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, July 7, 2022
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

Raporti i zv/ministrit të Brendshëm: “Sipas një të dhëne të Sigurimit, komandanti i Korpusit të Shkodrës, është në shërbim të UDB-së…”! / Letra për Komitetin Qendror, tetor ‘82

Raporti i zv/ministrit të Brendshëm: “Sipas një të dhëne të Sigurimit, komandanti i Korpusit të Shkodrës, është në shërbim të UDB-së…”! / Letra për Komitetin Qendror, tetor ‘82
Raporti i zv/ministrit të Brendshëm: “Sipas një të dhëne të Sigurimit, komandanti i Korpusit të Shkodrës, është në shërbim të UDB-së…”! / Letra për Komitetin Qendror, tetor ‘82
Raporti i zv/ministrit të Brendshëm: “Sipas një të dhëne të Sigurimit, komandanti i Korpusit të Shkodrës, është në shërbim të UDB-së…”! / Letra për Komitetin Qendror, tetor ‘82
Raporti i zv/ministrit të Brendshëm: “Sipas një të dhëne të Sigurimit, komandanti i Korpusit të Shkodrës, është në shërbim të UDB-së…”! / Letra për Komitetin Qendror, tetor ‘82
Raporti i zv/ministrit të Brendshëm: “Sipas një të dhëne të Sigurimit, komandanti i Korpusit të Shkodrës, është në shërbim të UDB-së…”! / Letra për Komitetin Qendror, tetor ‘82
Raporti i zv/ministrit të Brendshëm: “Sipas një të dhëne të Sigurimit, komandanti i Korpusit të Shkodrës, është në shërbim të UDB-së…”! / Letra për Komitetin Qendror, tetor ‘82
Raporti i zv/ministrit të Brendshëm: “Sipas një të dhëne të Sigurimit, komandanti i Korpusit të Shkodrës, është në shërbim të UDB-së…”! / Letra për Komitetin Qendror, tetor ‘82
Raporti i zv/ministrit të Brendshëm: “Sipas një të dhëne të Sigurimit, komandanti i Korpusit të Shkodrës, është në shërbim të UDB-së…”! / Letra për Komitetin Qendror, tetor ‘82
Raporti i zv/ministrit të Brendshëm: “Sipas një të dhëne të Sigurimit, komandanti i Korpusit të Shkodrës, është në shërbim të UDB-së…”! / Letra për Komitetin Qendror, tetor ‘82
Raporti i zv/ministrit të Brendshëm: “Sipas një të dhëne të Sigurimit, komandanti i Korpusit të Shkodrës, është në shërbim të UDB-së…”! / Letra për Komitetin Qendror, tetor ‘82
0
Shares
2.5k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një dosje voluminoze me siglën “Tepër Sekret” e cila i përket vitit 1982, ku Grupi i Instruktorëve të Ushtrisë pranë aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, Dega e Sigurimit të Ushtrisë, zv/ministri i Punëve të Brendshme Zylyftar Ramizi dhe ministri Hekuran Isai, informojnë Komitetin Qendror dhe personalisht Ramiz Alinë, apo sekretarin e Komitetit Qendror, Simon Stefani (që mbulonte organet e Diktaturës së Proletariatit, pas vdekjes së Hysni Kapos), lidhur me: “veprimtari të ndryshme armiqësore dhe spiunazhi” si dhe ngjarje të jashtëzakonshme të ndodhura gjatë atij viti në disa rrethe të vendit, kryesisht ato që ishin nën vartësinë e Degëve të Punëve të Brendshme të Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Pogradecit, Kolonjës etj.

Të gjitha dokumentet e plota me raport-informacionet e përpiluara nga ministri i Punëve të Brendshme, Hekuran Isai, dërguar Komitetit Qendror dhe personalisht Ramiz Alisë e Simon Stefanit, duke filluar nga:  Dokumenti me informacionin për ngjarjen e Shkodrës, ku nënoficeri i Regjimentit të Artilerisë Kundërajrore, Hasan Sulejman Hyseni, pasi qëlloi katër herë me pistoletë ndaj komandantit të Prapavijës, oficer Hilmi Gavoçit, u nis në drejtim të fshatit Zogaj, ku i veshur si çoban me dele, kaloi klonin, por mbeti i vrarë në përpjekje me forcat e Kufirit, pasi më parë kishte plagosur nënoficerin e Kufirit, Misto Osmani.

Dokumenti me raport-informacionin e Degës së Sigurimit të Ushtrisë, për muajin tetor 1982, ku 37 persona, (oficerë, nënoficerë, ushtarë dhe punonjës civilë), “implikohen në ngjarjet armiqësore dhe veprimtari spiunazhi”, etj., si: ish-Komandanti i Korpusit të Shkodrës, Tefik Ruçi me detyrën e Komandantit të Forcave Vullnetare të rrethit, i akuzuar si “agjent i UDB-së”, oficer Nasi Bakuli, efektiv i Grupimit të 8-të të Elbasanit, për “agjitacion e propagandë”, etj., oficer Sami Sokoli, pedagog i Shkollës së Aviacionit në Vlorë, ndiqet në përpunim aktiv 2/A, për “veprimtari spiunazhi”, etj.,  Xhelal Stojku, me origjinë nga Dibra dhe banues në Tiranë, punonjës në Ndërmarrjen e Riparimeve të Ushtrisë, akuzohet se: “është tallur me fjalimet e udhëheqësit kryesorë të Partisë”, “oficeri Beqir Xhaxho, efektiv i Shkollës së Lirë, Demës – Fier…,thotë se këta e vranë vetë Mehmet Shehun dhe e trajtojnë popullin si bagëti, oficer Petro Mile, në Brigadën e Këmbësorisë në Himarë, “ka humbur një dokument sekret me planëzimin e shërbimit të Kufirit”, oficer Riza Cara, i Shkollë së Lirë Ushtarake në Melan të Peshkopisë, “ka humbur Buletinin nr. 1 të Komitetit Qendror të PPSH-së”, oficer Petrit Jarnexhi, ish-sekretar i organizatës bazë të Partisë së Shkollës “Skënderbej”, “mbante të fshehura materialet e armikut Mehmet Shehu”, oficer Spiro Adhami, Komandanti i Akademisë Ushtarake, “mbante në kasafortë dokumente të armikut Kadri Hazbiu”, etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Vrasja e Nako Spiros është prapaskenë, pasi pak ditë para saj, Nesti Kerenxhi, më dërgoi në bankë që të tërhiqja 1000 dollarë amerikanë dhe t’i…”/ Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49

“Djalin, nga një familje ‘armike e popullit’, e arrestuan, kurse të dashurën e tij, Leonorën, donin ta bënin agjente të Sigurimit…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik, për librin e Zef Pashuk Mirakaj

Dokumenti me raport-informacionin ku për periudhën janar-nëntor 1982, forcat e Kufirit të Degës së Punëve të Brendshme të Durrësit dhe Sarandës, kanë kapur 16 mjete detare të huaja me 49 persona në bord, (italianë, grekë, australianë, gjermano-perëndimorë, etj.), që ishin futur në ujërat tona territoriale, “gjoja për shëtitje turistike”, vrasja nga forcat e kufirit të dy shtetasve italianë afër pikës ushtarake të Kakomesë dhe Gjirin e Karaburunit,  për: “shkelje të kufirit, veprimtari spiunazhi, kontrabandë”, etj., kapja e një numri të madh shkelësish brenda territorit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, “pas zbulimit të veprimtarisë armiqësore të Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Feçor Shehut, etj., me qëllim zbarkimi siç ndodhi me bandën Xhevdet Mustafa”, etj.,

Raport-informacioni për katër sportistët: Ali Kastrati, Arjan Bimo, Halim Durimi dhe Petro Ruci, të cilët i përkasin ekipeve të futbollit: “Partizani”-, “Shkëndija”, “17 Nëntori”, dhe “Flamurtari”-, ku gjatë aktiviteve sportive të zhvilluara jashtë shtetit, “kanë marrë me vete sasi të mëdha valute, duke blerë mallra të ndryshme dhe gjatë kthimit, janë kapur nga organet tona doganore, i pasi i kanë futur ato kontrabandë”, etj.

Raport-informacioni për ngjarjen e jashtëzakonshme të ndodhur në mesin e muajt tetor të vitit 1982, kur në afërsi të Bazës së Ushtarake të Pashalimanit, “u diktua një nëndetëse e huaj dhe megjithëse Flota Luftarake Detare, mori urdhër ta detyronte atë ta dilte në sipërfaqe dhe më pas ta qëllonte, ajo nuk e kreu këtë detyrë luftarake, për shkak të…”!

Raport-informacioni për oficerin Nasi Bakuli me origjinë nga fshatrat e Gjirokastrës dhe me detyrën e komandantit të Grupit 155 m/m. në Peqin, efektiv i Brigadës së 3-të të Artilerisë në Elbasan i cili “zhvillon agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor dhe flet me fjalë fyese kundër fëmijëve të udhëheqjes…”, etj.

Raport-informacioni për “veprimin e lëshimit të 70 km. sipërfaqe ujore palës jugosllave në afërsi të Lumit Buna, nga ana e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut dhe Nesti Nases, gjë e cila erdhi pas kontakteve të vazhdueshme disa vjeçare ndërmjet komisioneve përkatëse, lidhur me ngjarjen e vitit 1975, kur një anije jugosllave qëlloi anijen tonë “Ismal Mustafa” dhe vrau kapitenin Fran Ivanaj”, etj.

                                                                   Vijon nga numri i kaluar

Fondi:  KOMITETIT QENDROR TË PARTISË PUNËS SHQIPËRISË

          (GRUPI I INSTRUKTORËVE TË USHTRISË)

                                                                  Titulli dhe përmbajtja

INFORMACIONE TË MINISTRISË SË PUNËVE TË BRENDSHME, DREJTUAR KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS SË SHQIPËRISË DHE GRUPIT TË INSTRUKTORËVE TË KOMITETIT QENDROR,PËR VEPRIMTARI ARMIQËSORE DHE NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME

Dokumenti “sekret” me Buletinin Informativ të Degës së Sigurimit të Ushtrisë, i firmosur nga zv/ministri i Punëve të Brendshme, Zylyftar Ramizi, dërguar Komitetit Qendror të PPSh-së, lidhur me “veprimtarinë armiqësore dhe të spiunazhit në radhët e Ushtrisë”!

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË                                                    SEKRET

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME                                                                  Ekzemplar Nr.2

DREJTORIA E PARË

DEGA E SIGURIMIT TË USHTRISË                                                                        Tiranë, më 22.11.1982

Nr. 256/10 Prot.

                                                              BULETINI – INFORMATIV

I DEGËS SË SIGURIMIT TË USHTRISË PËR MUAJIN TETOR 1982

Në Ushtri për muajin tetor 1982, kanë dalë të dhëna që flasin si për veprimtari armiqësore, ashtu dhe për keqbërës, si:

        I. Mbi veprimtarinë armiqësore

Për këtë lloj veprimtarie janë grumbulluar të dhëna, ku implikohen 37 persona (14 oficerë, 2 nënoficerë, 13 ushtarë dhe 7 punonjës civilë), nga 31 persona që implikoheshin muajin e kaluar.

Numrin më të madh e zënë personat e implikuar në agjitacion e propagandë, por të dhënat janë marrë edhe për tendencë spiunazhi e konkretisht:

  1. Mbi spiunazhin

Për këtë tendencë, janë marrë të dhëna për 5 persona, prej të cilëve, 3 kuadro, 1 ushtarë e 1 punonjës civil.

Sipas një të dhëne, të Drejtorisë së Tretë, rezulton se në vitin 1964, një burim ka dëgjuar se një oficer nga Shkodra, i quajtur Tefik Rusi, (Ruçi), është në shërbim të Zbulimit Jugosllav. Nga verifikimet që u bënë, del se Tefik Ruçi, ka qenë komandant i Korpusit në Shkodër, është shkarkuar në vitin 1974 dhe sot është Komandant i Forcave Vullnetare Shkodër. Në ngarkim të tij nuk kemi materiale të tjera.

Oficeri Nasi Bakuli, efektiv i Grupimit 8-të Operativ, Elbasan, i cili ndiqet në përpunim 2/A për agjitacion e propagandë, duke biseduar me një burimin tonë, i tregon, se: gjatë pushimeve verore, duke u larë në det, në thellësi, janë takuar me një bullgar të quajtur Dimitër Verçev, i cili në bisedë më tha: “Përse na shani ne për marrëdhëniet me sovjetikët, ne ata i kemi vëllezër. Edhe këtu do të ndryshojë situata, kur të vdesë udhëheqësi juaj…”! Me të është takuar edhe herë të tjera.

Oficer Sami Sokoli, pedagog në Shkollën e Aviacionit të Vlorës, i cili ndiqet në përpunim 2/A për spiunazh, thotë: “…Kur kam qenë në Bashkimin Sovjetik, Petrit Dumja më kishte emëruar përgjegjës të grupit të studentëve shqiptarë. Në kohën e prishjes me sovjetikët, mua më thirri në zyrë Popovi, që ishte pedagog i lëndëve shoqërore, i cili më tha: “Vendi juaj është i lidhur me imperialistët, ne i’u bëjmë thirrje të qëndroni në Bashkimin Sovjetik, po unë nuk pranova…! Pas meje, Popovi, thirri Dhori Simakun, të cilit unë e porosita që të kishte shumë kujdes”.

Më datën 18.7.1982, një punonjëse e Repartit 7306 Tiranë, është takuar në plazh me një punonjëse të ambasadës polake dhe pas ndarjes me të, i ka thënë të emës, “në rregull”.

Përveç sa sipër, ka dalë që një ushtar i Repartit 2930 Tiranë, duke shkuar me leje, ka hipur në një makinë të ambasadës turke, nga Ura e Milotit deri në Balldre të Lezhës.

Duke e parë këtë lloj veprimtarie, në krahasim me muajt e kaluar, të dhënat janë në rritje, veçanërisht në radhët e kuadrove, çka tregon se Zbulimet e huaja kapitalisto-revizioniste, vazhdojnë të punojnë në drejtim të Ushtrisë.

Nga organet e Sigurimit të Ushtrisë, në koordinim edhe me ato të terrenit, janë marrë masa për sqarimin e verifikimin e tyre.

II. Agjitacion e propagandë

Numrin me të madh të personave të implikuar, e zënë ata që zhvillojnë agjitacion e propagandë, për çka kanë dalë të dhëna për 29 persona (13 kuadro, 11 ushtarë dhe 5 civilë), nga 20, që implikoheshin një muaj më parë.

Drejtimet e propagandës armiqësore kanë qenë:

a. Kundër vijës politike të Partisë dhe udhëheqësit të saj, për çka thonë: “…Udhëheqësi kryesorë me këto që po bënë, po e merr popullin më qafë, këtu punëtori punon shumë, e shpërblehet pak, ndërsa ai bën jetë luksoze”, “…tek udhëheqësit e tjerë, nuk është për të pasur shumë besim, mbasi edhe këta mund të jenë armiq”, “…mulliri është prishur nga koka, këto gjëra janë me pasoja për popullin, i cili është çorientuar e udhëheqja ka mbetur vetëm”! Në këtë drejtim, mjaft komente bëhen edhe nga persona që dëgjojnë radio-stacionet e huaj, e veçanërisht ato jugosllave, të cilat thonë se: “…Në Shqipëri bëhet luftë për pushtet”, “…se kjo që po ndodh tek ne, mund të quhet krizë qeveritare…”, etj.

Për të përmendur është këtu civili, Xhelal Stojku, punëtor në Riparim-Shërbimet e Ushtrisë, nga Peshkopia dhe me banim në Tiranë, i cili duke dëgjuar udhëheqësin kryesor në takim me zgjedhësit, thotë: “Grij ti, grij” dhe në vazhdim, ka shprehur dëshirën për t’u arratisur jashtë shtetit, për çka u muarr në përpunim paraprak.

b. Në kundërvënien ndaj masave të marra nga Partia kundër Grupit Komplotist të Mehmet Shehut me kompani, të cilët elementë të shkëputur, përpiqen t’i marrin në mbrojtje e shfaqin nostalgji për ta, duke thënë: “…Nuk duhet të harrohen meritat dhe trimëritë që ka treguar gjatë Luftës Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu”, “…Ato që thuhen për Kadri Hazbiun, nuk janë të vërteta, kjo që po ndodh tek ne, është krizë politike”, “…populli i Vlorës, mezi u bind për Mehmet Shehun dhe tani që u hoq dhe Kadri Hazbiu, ky popull, do të bëhet shumë i pakënaqur”, “…Mehmet Shehun, këta e vranë vetë, thotë oficeri Beqir Xhaxho, efektiv i Shkollës së Lirë, Demës – Fier…, këta e trajtojnë popullin si bagëti, sikur ne nuk kuptojmë gjë, tërë puna e Mehmet Shehut, hidhet poshtë, sikur nuk ishte Mehmeti ai që mendoi dhe fortifikoi vendin. Të vjen të vjellësh, kur dëgjon këto gjëra. Të gjithë oficerët, ulën kokën të mërzitur, kur u punua letra e Komitetit Qendror të PPSH-së”, “…për Mehmet Shehun, flet një luftë e tërë dhe një popull i tërë…ai ishte për popullin fukara dhe po të përmbyste pushtetin, për të mirën e popullit do ta bënte”, etj.

c. Komente janë bërë edhe për aftësinë mbrojtëse të vendit, për çka thonë se: “Ne jemi vend i vogël e po na sulmuan, na hanë të gjallë…, tani mund të na sulmojnë më lehtë…ushtria do të vuaj, mbasi drejtuesi që është vënë tani, nuk e njeh atë”, etj.

Duke parë këtë lloj veprimtarie në krahasim me një muaj më parë, del se ka rritje të numrit të implikuarve, kryesisht nga radhët e kuadrove, nga 5 në muajin e kaluar, në 13 këtë muaj, ku predominojnë rangjet e ulëta, deri në shef-arme reparti dhe moshat e reja. Ashtu si edhe më parë, pjesa më e madhe e oficerëve të implikuar, janë nga krahina e Mallakastrës.

Nisur nga kjo, kemi mendimin që në Ushtri, duhet të forcohet puna politiko-ideologjike, kryesisht me kuadrin oficer, me qëllim që tek ata të forcohet ndjenja e përgjegjësisë për kryerjen e detyrës në përshtatje me situatën që po kalon vendi ynë.

Në të njëjtën kohë nga organet e Sigurimit të Ushtrisë, po punohet për vërtetimin e të dhënave.

Formë tjetër e veprimtarisë armiqësore në Ushtri, gjatë kësaj periudhe, ka qenë dhe tendenca e arratisjes jashtë shtetit, për çka kanë dalë të dhëna për dy persona (një ushtar dhe një civil), të cilët ndiqen nga ana jonë.

  1. Mbi veprimtarinë keqbërëse

Në këtë lloj veprimtarie janë implikuar 15 persona (2 kuadro, 11 ushtarë e 2 punonjës civilë).

Tërheq vëmendjen fakti se ka pasur 5 raste vjedhje me thyerje (2 në K.7.K. Burrel, 1 në K.4.K. Tiranë, 1 në K.9.K. Shkodër e 1 në BUD-in e Durrësit. Për zbulimin e autorëve të të cilëve, janë marrë masat e nevojshme.

Për të përmendur është fakti që në Br.72 K. Himarë janë vjedhur 30 copë kapsolla detonatorë, 69 prej të cilave i janë gjetur një ushtari të fshehura.

III. Në Ushtri kanë dalë edhe disa probleme të tjera si:

a. Si rezultat i mungesave që ende vërehen në masat për ruajtjen e sigurimin e dokumenteve sekrete, ka pasur 3 raste humbje dokumentesh të tilla si: në Br.72 K. Himarë, mungon një hartë e planizimit të shërbimit Kufirit, e shkallës “sekrete”, për zëvendësimin e së cilës është bërë një hartë tjetër, që është protokolluar e ndodhet në sekretari. Po në këtë brigadë, oficer Petro Miles, i ka humbur evidenca e përgatitjes luftarake, ndërsa oficer Riza Cara, komisar i SH.L.U. Melan Peshkopi, ka humbur Buletini Nr.1 të Komitetit Qendror të vitit 1981.

Oficer Petrit Jarenxhi, ish-sekretar i Byrosë së partisë në Shkollën “Skënderbej”, tani akademist, gjatë dorëzimit të detyrës, dorëzoi edhe tre materiale të armikut Mehmet Shehu, të cilat duhet të shihni asgjësuar në shkurt të vitit në vazhdim, por në fakt u asgjësuan në tetor.

Siç jemi në dijeni, ish-oficeri Spiro Adhami, me detyrë komandant i Akademisë, mbas shkarkimit të armikut Kadri Hazbiu nga detyra, filloi spastrimin e kasafortës së tij nga materialet, disa prej të cilave i grisi, për disa të tjera urdhëroi sekretarinë që të asgjësonin pa bërë më parë dokumentacionin përkatës, konform rregullores. Ndaj tij, u qëndrua në rrugë partie, për çka u nxuarr në lirim dhe u përjashtua nga partia.

b. Mjaft probleme kanë dalë lidhur me disiplinën, si për largimet pa leje, keq sjellje etj.

– Janë evidentuar 175 raste largimi pa leje të ushtarakëve, prej të cilëve 1 ushtar është arrestuar e për 4 të tjerë, ka filluar çështja penale. Për të përmendur, është rasti i një kuadri në K.7.K. Burrel, që është larguar pa leje 6 ditë dhe rasti i një ushtari të Ishullit të Sazanit, që është larguar nga reparti për një kohë më shumë se një muaj.

– Më i theksuar ky fenomen ka qenë në Grupimin e 6 – të Operativ Tiranë, K.3.K. Korçë e K.9.K. Shkodër.

– Në 43 raste janë ngritur e rrahur ushtarakët me njëri tjetrin, nga këto në 7 raste, kuadrot kanë goditur vartësit, prej tyre, 2 në K.9.K. Shkodër, 3 në repartet autonome të M.M.P., 1 në K.1.K. Fier dhe 1 në K.3.K. Korçë. Veçanërisht për t’u përmendur është rasti i datës 24.10.1982, kur disa ushtarë të Kompanisë së Akërnisë, (Br. 5 G.K. Vlorë), në mënyrë të organizuar janë rrahur me disa ushtarë të Aviacionit në Poro, njërin prej të cilëve, e kanë plagosur dhe është shtruar në spital. Gjatë kësaj kohe, oficer Maksim Qarri, komandant i kompanisë, ka ndërhyrë për ta qetësuar gjendjen, por deri sa qëlloi me armë, nuk i ndau dot.

– Duke u nisur edhe nga fakti që në K.1.K. Fier, në një rast arrihet deri atje, sa një ushtar godet kuadrin, kemi mendimin që më shumë duhet bërë për përsosjen e marrëdhënieve kuadër-masë në Ushtri. Memorie.al

ZËVENDËSMINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME

                     ZYLYFTAR RAMIZI

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

 Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 24 Prill 2022

Next Post

Dëshmitë e rralla: “Si e mashtroi Sigurimi i Shtetit, ‘Babushin’ nga Margëlliçi i Çamërisë, i cili pasi u arratis në Greqi…”! / Rrëfimi i tiranasit që vuajti 27 vite në burgjet komuniste

Artikuj të ngjashëm

“Tuk Jakova është në dijeni se ndiqet nga organet tona, pasi në Qytetin ‘Stalin’, ai i tha bashkëpunëtorit ‘Nuredini’, se Sigurimi…”/ Raport-survejimi, Berat, 1955
Dossier

“Vrasja e Nako Spiros është prapaskenë, pasi pak ditë para saj, Nesti Kerenxhi, më dërgoi në bankë që të tërhiqja 1000 dollarë amerikanë dhe t’i…”/ Zbulohet ‘dosja e zezë’ e Sigurimit, në 1945 – ‘49

July 6, 2022
“Djalin, nga një familje ‘armike e popullit’, e arrestuan, kurse të dashurën e tij, Leonorën, donin ta bënin agjente të Sigurimit…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik, për librin e Zef Pashuk Mirakaj
Dossier

“Djalin, nga një familje ‘armike e popullit’, e arrestuan, kurse të dashurën e tij, Leonorën, donin ta bënin agjente të Sigurimit…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik, për librin e Zef Pashuk Mirakaj

July 6, 2022
“Të zhveshur pothuajse plotësisht dhe të uritur, dërgohen në kampe përqendrimi në vendet më të izoluara, ku…”/ Zbulohet letra e Shtjefën Kurtit, drejtuar Atit të Shenjtë në Vatikan në ’46-ën
Dossier

“Dom Shtjefni më tregoi që e morrën natën nga burgu me togën e pushkatimit dhe pasi e detyruan ta hapte vetë gropën, i thanë se…”/ Dëshmitë e personave që u dënuan me priftin e famshëm

July 6, 2022
“At Zef Pllumi, autor i veprës madhore, ‘Rrno vetëm për me tregue’, mbeti një famullitar i thjeshtë, nuk u ngjit në hierarkinë e krijuar rishtas, sepse…”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
Dossier

“At Zef Pllumi, autor i veprës madhore, ‘Rrno vetëm për me tregue’, mbeti një famullitar i thjeshtë, nuk u ngjit në hierarkinë e krijuar rishtas, sepse…”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik

July 6, 2022
Urdhëratë me shkrim të Enverit: “Të pushkatohen”, “të ekzekutohet”,”dakord me propozimin për dënimin me vdekje”…
Dossier

“Kur zv/prokurori i rrethit të Krujës, Piro Suli, që asistonte në pushkatimin e Dom Shtjefën Kurtin, e pyeti për fjalën e fundit, ai i’u përgjigj…”/ Proces-verbali i ekzekutimit të priftit të famshëm

July 6, 2022
“Studiuesit e rinj, duhet ta çlirojnë historiografinë nga termat ‘tradhtarë të atdheut’, e paçavure të tjera të këtij lloji, që arbitrariteti komunist, projektoi…”/ Refleksione nga ish-i burgosuri politik
Dossier

“Studiuesit e rinj, duhet ta çlirojnë historiografinë nga termat ‘tradhtarë të atdheut’, e paçavure të tjera të këtij lloji, që arbitrariteti komunist, projektoi…”/ Refleksione nga ish-i burgosuri politik

July 6, 2022
Next Post
Dëshmitë e rralla: “Si e mashtroi Sigurimi i Shtetit, ‘Babushin’ nga Margëlliçi i Çamërisë, i cili pasi u arratis në Greqi…”! / Rrëfimi i tiranasit që vuajti 27 vite në burgjet komuniste

Dëshmitë e rralla: “Si e mashtroi Sigurimi i Shtetit, ‘Babushin’ nga Margëlliçi i Çamërisë, i cili pasi u arratis në Greqi…”! / Rrëfimi i tiranasit që vuajti 27 vite në burgjet komuniste

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!