• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, October 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“I gjithë projekti për përmbysjen e regjimit të Hoxhës duhet të rihartohet, në mos të braktiset krejtësisht, nëse sovjetikët me një grusht shteti në Jugosllavi, do të…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

“I gjithë projekti për përmbysjen e regjimit të Hoxhës duhet të rihartohet, në mos të braktiset krejtësisht, nëse sovjetikët me një grusht shteti në Jugosllavi, do të…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
“Hrushovi mund të përdorë vizitën në Shqipëri edhe për sulmet e tij ndaj NATO-s, atij mund t’i bashkohet dhe kryeministri gjermano-lindor Otto Grotewohl, i cili erdhi në Tiranë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
“Pala italiane refuzon të mos botojë biografinë e Fadil Paçramit në Enciklopedinë ‘De Agostini’, se mund të ketë lidhje me Koliqin…”/ Relacioni i ambasadorit Piro Koçi nga Roma, në ’73-in
“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
“Në shtator 1944, Abaz Ermenji u takua me tre oficerët britanikë, Maclein, Smajli e Amery dhe u ra dakord që të formohej një grup i përbashkët, për të luftuar…”/ Ana e panjohur e ish-kreut të Ballit Kombëtar

Pjesa e tetëmbëdhjetë

Memorie.al / Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tentuar ta shfrytëzojnë Shqipërinë për interesat e tyre. Edhe pse ka pasur me qindra operacione gjatë regjimit komunist për rrëzimin e Enver Hoxhës, duket se qëllimi ka qenë diçka tjetër. Amerikanët kishin frikë nga përhapja influencës së Bashkimit Sovjetik dhe të gjithë operacionet kishin të bënin me interesin e tyre për të dëmtuar Kremlinin dhe nuk është se u ka interesuar shumë për Shqipërinë. Në një dokument të deklasifikuar nga CIA, thuhet se për amerikanët edhe në rast lufte, Shqipëria nuk do kishte asnjë vlerë. Për këtë arsye aty thuhet se u angazhuan vetëm 3-4 agjentë, të cilët shfrytëzuan shqiptarët në emigracion për qëllimet e tyre.

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Viti 1952

Gjithashtu mund të lexoni

“Drama ku Enveri luante rolin e Zylyftar Podës, u dha në sallën e liceut në korrik 1928 dhe të ardhurat nga biletat shkuan për statujën e Çerçiz Topullit…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e 1969

“Në dhjetor 1924, nxënësit e liceut të Gjirokastrës, me djaloshin 16 vjeçar Enver Hoxha në krye, kërkonin armë për të luftuar kundër kthimit të Zogut…”/ Biografia e vitit 1969, nga fondi personal i Enverit

Rëndësia e Shqipërisë

Rëndësia e Shqipërisë në përgjithësi është minimale, po në rast konflikti, ajo mund të ketë nevojë për vëmendje të konsiderueshme, për të përcaktuar qëllimet e armikut në lidhje me të. Por duke pasur parasysh kërkesa më të urgjente në vende të tjera, nuk ka shumë justifikime për harxhimin e burimeve të vlefshme në kohë lufte. Ne mund të përdorim dy ose tre persona që kemi aktualisht, të cilët kanë pasur eksperienca operacionale në Shqipëri, duke u dhënë atyre dhe personave të tjerë me ose pa eksperienca me Shqipërinë, trajnimet e nevojshme.

Mbështetja për misionin ushtarak në kohë lufte

Çdo diskutim i kësaj pike është i vështirë, deri sa të njihet lloji i misionit ushtarak në lidhje me Shqipërinë. Por gjithsesi mund të parashikojmë, se funksioni ynë do të kufizohet nga natyra e përgjithshme e qëllimeve të armikut në lidhje me Shqipërinë, në vazhdim të të cilit edhe aktiviteti ynë do të intensifikohet.

Pas një periudhe të mundshme 24 mujore, aktivitetet do të reduktohen, pasi edhe qëllimet e armikut me shumë gjasa nuk do të kenë më lidhje me Shqipërinë, siç ndodhi në Luftën e Dytë Botërore, ku asnjëra palë nuk kishte çka të fitonte, por vetëm mundësi humbjeje të forcës njerëzore ushtarake, prandaj nuk duhen bërë përpjekje për të krijuar baza të mëdha ushtarake apo për të pushtuar e kontrolluar vendin.

Misioni ynë me shumë gjasa do të jetë, të paktën fillimisht, përcaktimi i vërtetësisë së hipotezës. Për këtë do të përdoren elementë të inteligjencës së fituar në operacionet e infiltrimit, ato nga ajri apo rrugë të tjera. Meqenëse se kjo është bërë edhe në të kaluarën, përpjekjet tona nuk kanë nevojë për orientime të reja.

Mundësitë e Inteligjencës

Aktualisht nuk ka arsye për të besuar se në kohë lufte Shqipëria do të ishte ndryshe nga ajo me të cilën përballemi tani. Për arsye të pozitës së saj gjeografike, vendi do të luante rol shumë të vogël në një konflikt të ri. Ajo është larg rrugëve kryesore të avancimit të forcave tokësore dhe nuk ka avantazhe të bazave ajrore.

Me shumë gjasa do të kontrollohet nga sovjetikët në kohë lufte, por edhe nga ana logjistike është pak e vlefshme, pasi nuk ka lidhje madhore rrugore apo hekurudhore me vendet fqinje dhe së fundmi, nuk do të ishte logjike që vendet evropiane të tentonin një zbarkim në një vend armiqësor dhe mbrojtës të fuqishëm.

Për këto arsye, “konfuzioni dhe kaosi” që sjell lufta në Shqipëri do të mungonte, vetëm në rast të ndjelljes së tij nga faktorë të jashtëm. Detyra për nxitjen e kushteve të tilla do të jetë shumë interesante, por ky dokument nuk ka si qëllim diskutimin e organizimit të rezistencës, pasi kjo është kompetencë e degës OPC dhe jo OSO.

Nevoja e përfitimit nga nxitja e kaosit në kohë lufte mendohet si e njohur, por në këtë rast ka shumë faktorë të panjohur, që e bëjnë një organizim të tillë jo-praktik për momentin. Në lidhje me këtë duhet të theksohet se Shqipëria mund të konsiderohet si e rëndësishme për rezistencën në kohë lufte, prandaj do të ishte e mundur të suplementonim misionet tona të inteligjencës, për të kuptuar qëllimet e Bashkimit Sovjetik për rajonin.

Detyrat Operacionale

Sipas kuadrit të përcaktuar, urdhërohet që operacionet e CIA-s në Shqipëri të kryhen sipas instruktimeve të mëposhtme. Këto detyra operacionale do të reflektojnë kërkesat e vëna mbi CIA-n nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Departamenti i Mbrojtjes. Këto do të marrin në konsideratë kapacitetet e CIAs, të interpretuara sipas disa parimeve bazë:

  1. prioritetet shtetërore tregojnë sesi duhet të vihet theksi i veprimeve. Të mos neglizhohen detyrat e prioritetit të ulët gjatë kryerjes së detyrave me prioritet të lartë.
  2. Gjatë mbledhjes së inteligjencës, duke përfshirë vëzhgimet dhe lëvizjet e tipit veprues, veprimet duhet të ndahen nga njëri-tjetri gjatë gjithë kohës, dhe burimet të përdoren sipas radhës së përcaktuar të prioriteteve në politikën kombëtare.

Potencialet për agjentë

Ekzistojnë kontakte mes disa oficerëve dhe dy anëtarëve të legatës shqiptare në Romë. Disa takime nuk kanë dhënë shumë shpresa për një dezertim të mundshëm, edhe pse njëri ka treguar mundësi të konvertimit. Ekzistojnë mjetet për përgjime audio por infiltrimi i fshehtë në ambasadat e Romës apo Parisit, nuk është i mundur aktualisht. Në Paris mund të kryejmë përgjime, por personel amerikan nuk ka të gatshëm.

Zakonisht në operacione të tilla nevojitet një pikë ndërlidhjeje, dhe jemi të informuar se mund të ketë komplikime. Ndërsa në Romë kemi pajisjet dhe personalin, por për arsye të prioritetit të ulët të caktuar për Shqipërinë, në krahasim me zona të tjera, ka pak shanse të shfrytëzimit të tyre. Zakonisht kërkimi i agjentëve kushtëzohet nga mungesa apo lindja e mundësive të rastit. Ne do të vazhdojmë të kërkojnë dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi që do të lindë.

Maskimet e CIA-s

Si rezultat i situatës operacionale, operacionet në Shqipëri kanë qenë kryesisht të mbështetura në përdorimin e mjeteve të vendeve të tjera. Ato janë ekzaminuar me kujdes dhe janë përdorur në maksimum. Këto mjete të së kaluarës dhe që mund të përdoren në të ardhmen listohen si më poshtë: Grupe të emigruarish me qendër në Itali dhe Greqi, kanë dhënë njerëz për operacionet dhe për misionet e ndërlidhjes në Shqipëri në të kaluarën.

Mundësia e shfrytëzimit të këtyre grupeve është zvogëluar me kalimin e kohës për disa arsye, përfshi edhe emigrimin e një numri të madh refugjatësh, rekrutimet nga shërbime të tjera të OPC, si dhe nga vdekja e disa liderëve që u dërguan fillimisht në Shqipëri.

Bazat e CIA në Gjermani, Greqi e Itali

CIA ka ende një numër të gjerë personeli, siç është një kompani me 250 njerëz në Gjermani. Shpresohet që në rast lufte, ata të shërbejnë si një grup për agjentë të mundshëm nga OPC. Në kohë paqeje nuk ka shumë gjasa që të përdorim njerëz të këtij grupi. Në Greqi, baza ka një infrastrukturë të përshtatshme për të stërvitur agjentë të komunikimeve, parashutave apo aspekteve të tjera të operacioneve.

Në Itali, ne mund të përdorim asetet e vëna në dispozicion nga shërbimet italiane, por për arsye të gjeografisë së Italisë, ato janë më pak të rëndësishme sesa Greqia. Operacionet e Italisë në Shqipëri, deri tani kanë përfshirë lëshime pakosh nga ajri, kurse misionet greke në jug dhe në qendër të Shqipërisë, kanë përfshirë infiltrime tokësore e nganjëherë edhe detare.

Planet për ndihmë ekonomike

Kjo do të vijë në formë e artikujve bazë ushqimorë, pajisje për rrugët e hekurudhat, me synim sigurimin e qeverisë anti-komuniste. Një parakusht madhor i këtij dokumenti është, që gjatë kësaj kohe Shqipëria të mbetet jashtë çdo kontakti direkt me vendet e orbitës sovjetike.

Nëse ky kusht ndryshohet prej një grushti shteti sovjetik në Jugosllavi, duke larguar Titon dhe duke vendosur regjimi e kuq në Adriatik, apo me kthimin e Maqedonisë në vend sovjetik, duke përfshirë pjesë territoresh në Bullgari, Greqi apo Jugosllavinë jugore, i gjithë projekti për përmbysjen e regjimit Hoxha duhet të ri hartohet, në mos të braktiset krejtësisht.

3 kategoritë e shqiptarëve në emigracion

  1. 90 për qind e shqiptarëve që fitojnë jetesën e tyre ndershmërisht në kontinente të ndryshme duke punuar fabrika miniera, restorante pa përmendur profesione që kanë pasur apo poste që kanë mbajtur më parë, për të cilët shqiptarët me të vërtetë duhet të jenë krenarë.
  2. Një grup tjetër i atyre që e quajnë veten liderë, politikanë dhe satelitët e tyre, të cilët me vetëdije apo jo e infektojnë emigracionin me makinacionet e tyre partizane, duke kontribuar në këtë mënyrë në ngritjen e Enver Hoxhës e Mehmet Shehu në Shqipëri.
  3. Grupi i tretë përbëhet nga ata që për arsye të moshës së vjetër nuk emigrojnë dot apo nuk fitojnë dot jetesën dhe e gjejnë veten ndjekës së doktrinave politike.

Ja planet për kalimin e kufirit

Nevojat tona aktuale për mbështetje inteligjence dhe ato për të ardhmen e afërt, janë shumë të kufizuara. Ne i kemi kushtuar në të kaluarën dhe do të vazhdojmë t’i kushtojmë rëndësi inteligjencës nga Shqipëria. Por kjo është bërë më shumë në mbështetje për degën e OPC (Zyra e Koordinimit të Politikave) dhe jo për operacionet tona, pasi për OSO është në përgjithësi e padobishme dokumentimi i agjentëve të jashtëligjshëm për udhëtim në një shtet ku popullsia është krejtësisht statike dhe ku çdo i huaj tërheq shumë vëmendje.

Më e rëndësishme për OSO është gjetja e valutës shqiptare për misionet tona të kalimit të kufirit. Kjo sepse leku shqiptar nuk përdoret për këmbim në vendet jo-komuniste dhe gjetja e tij ka qenë një problem i vazhdueshëm edhe në të kaluarën. Por besohet se së shpejti do të gjejmë një zgjidhje, pasi UDB na ka premtuar një sasi të kufizuar që supozohet se do të vijë nga operacionet e tyre apo nga refugjatët që kalojnë kufirin.

Si do përdoreshin bazat e CIA në Itali e Greqi?

Në rast lufte, disa agjentë të zgjedhur shqiptarë në Greqi, Trieste, e Itali, do të evakuohen sipas planeve respektive me këto zona, drejt një baze në Afrikën e Veriut. Planet për akomodimin e agjentëve do të hartohen me njerëzit kompetentë dhe ne i kemi mundësitë të bëjmë plane reale. Masa dhe intensiteti i operacioneve për Shqipërinë nuk mund të parashikohen, prandaj mund të supozojmë se gjatë kësaj periudhe duhet të merren sa më shumë informacione mbi veprimet e armikut dhe qëllimet e tij.

Ne duhet të bëjmë gjithashtu shpërndarje të rreth dhjetë grupeve me nga katër njerëz me furnizime normale armësh municionesh dhe radio, prandaj të merren masat për furnizimin e tyre. Në 12 muajt e parë të luftës ne duhet të marrin parasysh se pesë grupe me nga katër njerëz, do të shpërndahen në intervale gjashtë mujore. Gjatë fazave finale të luftës akumulimi i materialeve do të bazohet në kërkesat e operacioneve për Shqipërinë, të cilat për momentin janë të papërcaktueshme.

Plani i mbështetjes logjistike

  1. Nevojat e personelit, rekrutimi e trajnimi,
  2. Një plan për personelin është dorëzuar tashmë për një individ kompetent, që pas trajnimit adekuat të marrë drejtimin e degës për Shqipërinë.
  3. Dy nga katër oficerët e rinj të stafit do të rekrutohen deri në dhjetor 1956.
  4. Nga personat e përmendur më sipër, individët e përshtatshëm duhet të zëvendësojnë oficerët në Romë e Athinë.
  5. Përveç trajnimit të mundshëm në gjuhën shqipe, nuk nevojiten trajnime të veçanta. Trajnimi i gjuhës do të kryhet nga ish-agjentë terreni.
  6. Selia, struktura dhe organizmi

Struktura aktuale dhe organizmi duhet se janë të përshtatshme për nevojat e operacioneve për Shqipërinë.

  1. Strukturat operacionale në SHBA dhe jashtë

Nuk nevojiten struktura dhe ambiente të veçanta, pasi pika e Athinës mjafton që nevojat e operacioneve.

  1. Furnizimet aktuale dhe akumulimet

Në kohën kur baza afrikano-veriore të bëhet e gatshme, do të përgatitet dhe lista e kërkesave të materialeve për 20 grupet tona prej katër personash. Nevojat aktuale janë të vogla dhe plotësohen nga furnizimet.

  1. Baza në Afrikë

Çështja e bazës së Afrikës së Veriut besohet se po merr të gjithë kujdesen e mundshme nga autoritetet kompetente.

  1. Kërkesat e komunikimeve

Kërkesa e vetme operacionale është valuta shqiptare, e cila besohet të arrihet me anë të blerjes nga UDB.

Metodat për infiltrimin e agjentëve

– Përdorim i agjentëve të aftë e të trajnuar me kontakte brenda vendit.

– Përdorimi i guidave që njohin kufirin dhe rrugën drejt zonës së operimit.

– Infiltrimi i agjentëve në vendet e tyre të lindjes.

– Kontakte direkte të bëhen vetëm me persona me besueshmëri të provuar.

– Dokumentacion i plotë.

– Kufizim i misioneve të kalimit të kufirit vetëm për objektivin e rekrutimit të një numri të kufizuar agjentësh të rëndësishëm dhe jo i grupeve të lëna në pritje për periudha të gjata.

– Kufizim i masës së grupeve. Normalisht misione të tilla duhet të përmbahen në grupe me dy veta apo vetëm një person.

– Misionet të kryhen të shpejta dhe të shpeshta, jo të gjata dhe me raste.

– Në varësi të mundësive, mbi të cilat nuk kemi kontroll, ekzistojnë mundësi të ardhshme për udhëtim të rregullt në vend, nëse ndodh që udhëtimet në Shqipëri të bëhen më të shpeshta, aktivitet me agjentë të dyfishtë, të dezertorëve shqiptarë.

– Rekrutime në zonë.

Statistikat e arratisjeve në kufi

Të dhëna operacionale

  1. Kalime dhe infiltrime të kryera me sukses.

1952- 5 grupe 26 individë; 2 grupe 4 individë

1953- 3 grupe 15 individë; 1 grup 2 individë

Humbje gjatë kalimeve kufitare

1952: 2 të kapur të gjallë, 1 i supozuar i vdekur

1953: 4 të kapur të gjallë, 3 të vdekur, 1 i supozuar i vdekur

Agjentë të trajnuar për infiltrim: 18 (7 prej të cilëve të trajnuar si telegrafistë). Memorie.al

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Unë u takova me dy Frashërit, Mehdiun dhe Mit’hatin, isha dakord me ta, të dy luajtën pjesën e duhur, mbajtën shtetin në këmbë...”/ Dëshmia e rrallë e ish-kapitenit të shërbimit të fshehtë amerikan, Hudson

Next Post

“Drama ku Enveri luante rolin e Zylyftar Podës, u dha në sallën e liceut në korrik 1928 dhe të ardhurat nga biletat shkuan për statujën e Çerçiz Topullit...”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e 1969

Artikuj të ngjashëm

“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
Dossier

“Drama ku Enveri luante rolin e Zylyftar Podës, u dha në sallën e liceut në korrik 1928 dhe të ardhurat nga biletat shkuan për statujën e Çerçiz Topullit…”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e 1969

October 27, 2026
E arrestuan se kur vdiq Enveri u lye me buzëkuq dhe bënte xhiro…./ Historia e rrallë e Nora Prosit, që i tha Sigurimit: Zinë le t’ja mbaj Nexhmija…
Dossier

“Në dhjetor 1924, nxënësit e liceut të Gjirokastrës, me djaloshin 16 vjeçar Enver Hoxha në krye, kërkonin armë për të luftuar kundër kthimit të Zogut…”/ Biografia e vitit 1969, nga fondi personal i Enverit

October 26, 2026
“Më 27 shkurt 1950, ministri i Brendshëm Mehmet Shehu, u largua urgjent nga një mbledhje, dhe kur u kthye pas një ore, tha se ministri i Transporteve, kishte vrarë veten…”/ Dokumentet e deklasifikuara të CIA-s
Dossier

“Një rivalitet mes Enver Hoxhës dhe ministrit të Brendshëm Mehmet Shehu, duket se është i parëndësishëm, pasi të dy kontrollohen nga Kremlini dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 27, 2026
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
Dossier

“Në 1920-ën, në përcjelljen e vullnetarëve gjirokastritë për në luftën e Vlorës dhe në hedhjen në det të italianëve, ishte edhe djaloshi 12 vjeçar Enver Hoxha…”/ Zbulohet biografia e panjohur e vitit 1969

October 26, 2026
“Kur Ali Këlcyra i kërkoi qeverisë greke t’i mbështeste për të hyrë në Shqipëria, ata i thanë; më mirë për ne që aty të jenë komunistët, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së ish-kreut të “Ballit Kombëtar”
Dossier

“Në lidhje me luftën psikologjike, grupet tona në Romë kanë raportuar se gjatë shtatorit, janë mbajtur bisedime me Ali Këlcyrën dhe Koço Mukën, pasi…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

October 26, 2026
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!
Dossier

“Hysen Hoxha e pinte rakinë sheshit, në pazar, në gostira, në dasma, pa u ndrojtur nga asnjeri, por ai kishte një veti të mirë që…”/ Zbulohet biografia e panjohur e Enver Hoxhës, nga fondi i tij personal

October 25, 2026
Next Post
“Nga pema gjenealogjike me të parin e fisit Hoxha, Kol Gjonin, deri te dy djemtë, Iliri me Sokolin…”/ Zbulohen 3 biografitë e Enver Hoxhës në fondin e tij personal, të shkruara deri në 1969-ën, që s’u publikuan kurrë…!

“Drama ku Enveri luante rolin e Zylyftar Podës, u dha në sallën e liceut në korrik 1928 dhe të ardhurat nga biletat shkuan për statujën e Çerçiz Topullit...”/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e 1969

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme