• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, June 17, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ai ishte ndër të parët që kuptoi qartë qëndrimin e SHBA-së, Anglisë dhe Italisë e, porsa u emërua në detyrën e re si Delegat i Vatikanit, kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha…”/ Historia e panjohur e Imzot Frano Gjinit

Imzot Frano Gjinin
Imzot Luigj Bumçin
Historia e panjohur e Kurbinit / Nga periudha e Arbërit, në ditët e sotme, me doket, zakonet, traditat, kultura etj., dhe harmonia ndërfetare e popullsisë heterogjene të saj
“Imzot Vinçens Prenushi, me ka rrfye qysh Enver Hoxha e kishte thirrë, gjoja të këshillohej me të për punët e Kishës Katolike Shqiptare, por në në të vërtetë, për…”/ Kujtimet e panjohura të Arshi Pipës
“Ai ishte ndër të parët që kuptoi qartë qëndrimin e SHBA-së, Anglisë dhe Italisë e, porsa u emërua në detyrën e re si Delegat i Vatikanit, kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha…”/ Historia e panjohur e Imzot Frano Gjinit
“Në vitin 1975, e parandjeva arrestimin dhe groposa në kopsht pranë shtëpisë të gjitha dokument fetare, por Sigurimi…”/ Dëshmia e rrallë e Ipeshkvit Zef Simoni
“Kur e takuam në Spitalin Psikiatrik, ai i tha nanës; mirë që më futën në burg kot, po pse m’i kanë dërrmu gjunjët, duke më qëllue me hekura…”/ Dëshmia rrëqethëse e nipit të Imzot, Prof. Jul Bonatti
“Kur ishte në Sanatorium në Itali, një murgeshë që e pa se ai po vdiste, i tha; po lutem për ty, por Migjeni, me arrogancë e mospërfillje, i’u përgjigj…”! / Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit

Nga Fritz Radovani

Memorie.al / Imzot Frano Gjini. Asht lé në Shkodër në vitin 1886 nga prindët Pjetër (Tuke) e Drande Gjini. Ishte nga një familje e vjetër qytetare. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ka përfundue ndër Etnit Jezuitë të vendlindjes, ndërsa ato të naltat teologjike i ka krye në Propaganda Fide, në Romë, ku u shugurue Meshtar në vitin 1908. Vjen në atdhe dhe emnohet sekretar i Argjipeshkvit të Durrësit, tue krye edhe shërbimet fetare në fshatin e Delbnishtit n’Kurbin. Shkon për 18 muej në qytetin e Durrësit dhe rikthehet prap në Delbnisht deri në vitin 1914. Emnohët famullitar i Dërvenit në Fushë-Krujë, për dy vjet dhe më 14 nandor 1919, emnohët prap në Durrës deri në vitin 1924. Prej Durrësit shkon në Kurbin, deri në vitin 1928. Prej Kurbinit shkon në Perlat të Kthellës së Mirditës. Në vitin 1930 Shugurohet Ipeshkëv i Durrësit, kohë në të cilën administronte edhe Vlonën. Në vitin 1932 asht Abat i Mirditës, me seli në Orosh.

Në vitin 1944 asht edhe administrues i Lezhës. Me 25 Maji 1945, mbas dëbimit nga Shqipnia të Delegatit Apostolik Imzot Leone G. B. Nigris, prej qeverisë komuniste të Tiranës, Selia Shenjtë e emnon: IMZOT FRANO GJININ, REGJENT’I DELEGACIONIT APOSTOLIK NË SHQIPNI. Asht i pari Klerik Katolik Shqiptar që emnohet në këtë detyrë të naltë në shtetin Shqiptar, ç’prej themelimit të tij. Me datën 20 nandor 1945, Imz. Gjinit i vjen zyrtarisht emnimi nga Vatikani.

Dokumenti i ardhun nëpërmjet të Ambasadës Italiane i dorëzohet nga At Giovani Fausti S.J., që atëherë ishte me detyrë në Tiranë. Qeveria komuniste e Tiranës nuk e njeh asnjëherë këtë detyrë dhe as Regjentin e porsa emnuem. Që në moshën e re tek Imzot Gjini bije në sy përvujtnia dhe matunia e tij gja që, e miqëson shumë me Ipeshkvijt Bumçi, Vinçenc Prennushi, Jul Bonatti, dhe At Meshkallën, At Giadrin, Dom Shtjefën Kurtin etj.

Gjithashtu mund të lexoni

“Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat, duruan duke parë gjakun e…”/ Letra e panjohur e znj. Lejla Dino, drejtuar Presidentit amerikan Woodroë Wilson, në 1913-ën

“Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos

Imz. Frano Gjini, vërtetë konsultohej me ta, por asht edhe bashkëpunëtor besnik për të gjitha problemet fetare të krahinave që administron. Mbas emnimit si Regjent kërkon nga Vatikani zëvendësimin e tij, mbasi sheh vështirësitë e mëdha që i dalin nga qeveria komuniste e Tiranës, vasale besnike e qeverisë Titos. Ishte nandori i 1945, kur e kërkon këtë gja nga Vatikani, por Vatikani nuk miratoi kërkesën e Imzot Gjinit. Në janar të 1946 përsëritë kërkesën gojarisht me anë të At Filipe Kjeja, italian, që niset për Itali, njëkohësisht njofton Vatikanin për reformat komuniste që po zbatoheshin këtu, si mbyllja e shkollave fetare, shtetëzimet e pronave të Kishës, reprezaljet dhe arrestimet, pushkatimet e klerikëve të pafaj, etj.

Në muajn shkurt 1946 i poston një letër Nuncit Apostolik të Vatikanit në Francë, (mbasi Shqipnia nuk kishte atëherë lidhje postare me Italinë) ku, kërkonte skjarime për çështje të ndërpreme fetare. Në maji të 1946 flitej nga Radio-Vatikani se në Shqipni do të vinte një amerikan i deleguem i Vatikanit për me asistue këtu, por kjo nuk ngjau, gja që dha me kuptue se komunistëve shqiptarë po u lejohej “dorë e lirë” me veprue edhe ndaj Fesë, ashtu si ndër të gjitha çështjet tjera. Imzot Gjini asht ndër të parët që kuptoi kjartë qëndrimin e Amerikës, Anglisë dhe Italisë.

Ai porsa u emnue në detyrën re si Delegat i Vatikanit, kërkoi të paraqitej tek Enver Hoxha, aso kohe kryetar i qeverisë së Tiranës, por kërkesa e tij nuk u pranue. Kishe me thanë se Imzot Gjinin nuk e kishte marrë malli me pa surratin e Enver Hoxhës, por si dukët donte me matë pulsin e tij për të ardhmen. Ai kishte qëllim me këtë kërkesë që të bisedonte për mbylljen e shkollave, për lirinë e fjalës dhe të shtypit, si dhe për disa nga masat ekonomike që qeveria kishte ndërmarrë kundrejt Kishës Katolike. Gjithmonë masat ekonomike në sistemin komunist, paralajmërojnë masat politike.

Kryesisht takimi u kërkue nga Imzot Gjini, se Ai nuk mund të qëndronte indiferent ndaj veprimeve zyrtare që po kryente qeveria komuniste kundër Klerit, inteligjencës dhe katolikëve në veçanti. Në këtë takim Imzot Gjini kërkonte edhe praninë e Imzot Vinçenc Prennushit, si Argjipeshkëv i Durrësit dhe i Tiranës, Imzot Gjergj Volaj, At Mati Prennushit, si Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë. Ishte muaji dhjetor 1945, kur u ba kërkesa zyrtare për takim, por nuk u realizue se gjoja sa kishin përfundue zgjedhjet e dhjetorit. Në mars të 1946, në qelën e Tiranës që administronte Don Shtjefën Kurti, u mblodhën prap të gjithë personat e sipërpërmendur ku, përveç tyne ishte edhe At Pjeter Meshkalla.

Aty u vendos që t’i shkruhet një letër qeverisë dhe t’i dorëzohej nga Don Shtjefen Kurti. Letra u përpilue nga At Meshkalla me sugjerimet dhe pëlqimin e të gjithëve që ndodheshin aty, mbasi ata përfaqësonin vullnetin e Klerit në përgjithësi. Një kopje u vendos t’i jepet Misionit Anglez ose Amerikan në Tiranë, me vue në dijeni Vatikanin, mbasi përfundimisht ishin ndërpre lidhjet dhe korrespondencat nga Shqipnia. Dërgimi i kësaj letre në Vatikan, kishte për qëllim që të vihej në dijeni Selia Shenjte, se Kleri Katolik Shqiptar nuk i ndërpret lidhjet me té, dhe se kjo çështje asht vetëm një kërkesë këmbëngulëse e qeverisë komuniste të Tiranës, e kryesueme nga Enver Hoxha.

Letra nuk u dërgue me dorë mbasi një jezuit italian që shkonte ato ditë atje kishte frikë me e marrë letrën, se mos e kontrollojnë dhe i pezullojnë nisjen për Itali. Ai mori përsipër me i shpjegue Vatikanit gojarisht përmbajtjen e letrës si dhe kërkesën e Imzot Frano Gjinit për zëvendësimin e tij, mbasi Ai nuk njihet nga qeveria diktatoriale e Tiranës. Flitet, se letrat deri vonë i ka pasë të ruajtuna Don Lec Sahatçija, që kryente edhe punën e sekretarit të Imzot Gjinit, por e vërteta nuk dihet se ku kanë përfundue ato letra. Asht edhe një mendim tjetër, se mund të jenë zhdukë me vdekjen e Don Mark Xhanit në hetuesi, tue mos pasë ma mundësi me u ditë, se ku mund të jenë mëshehë prej Tij.

Letra asht shkrue mbasi e pranon edhe At Meshkalla, por fatin e saj nuk e di as ai. Takimin me Misionet e huaje e mori përsipër Imzot Vinçenc Prennushi, i cili u takue me z. Hudgson në Misionin Anglez dhe i paraqiti me gojë gjithë përmbajtjen e letrës me prezencën e Don Shtjefën Kurtit, i cili fliste shumë mirë frëngjishten. Ai u tregue shumë pesimist mbasi si duket ishte koha kur marrëdhëniet e qeverisë së Tiranës me anglezët ishin në ftohje, të paktën në dukje. Kam përshtypjen se, klerikët komunikonin me të huajt vetëm gojarisht mbasi nuk duhet t’i kenë besue as atyne me dhanë e me marrë letra, gjithmonë një punë me rrezik. Në vitin 1946 Imzot Gjini, bante edhe ndonjë rrugë nga Mirdita, mbasi nuk kishte mundësi zëvendësimi me Ipeshkëv tjetër atë zonë. Sigurisht, ai atje kishte kalue kohë të gjatë ndër ata male dhe respektohej shumë. Koha ishte e vështirë në të gjitha anët.

Malët ishin mbushë me të arratisun që nuk e pushonin përpjekjen për liri nga komunistët nën drejtimin e Mark Gjomarkut. I vëllai i Markut, Lleshi (edhe ky, oficer akademist ishte në mal), dhe thirrej Lleshi i zi. Lleshi i ban një kërkesë Imzot Gjinit, tue i krijue mundësinë me u largue nga Shqipnia me anën e një avioni anglez që sillte ndihma për çetat e maleve, mbasi ishte hapë fjala se Imz. Gjini mund të arrestohej shpejt.

Imzot Frano Gjini, ju përgjigj: “Unë edhe po iku, po kujt t’ua la besimtarët e Shen’ Lleshdrit? – Kjo punë nuk bahet kurrë prej meje!”. Sigurisht, kjo temë nuk u hap ma prej tyne. Përgjigja e shkurtë, e shpejt dhe e saktë tregon shpirtin e klerikut të vërtetë që asht gati me u flijua, por jo, me lanë popullin e vet pa drejtues të fesë në atë kohë aq të mnerëshme. Kështu vepruen edhe shumë priftën të tjerë që edhe ata nuk u arratisën por pranuan kalvarin e pafund. Shumë prej tyne sot janë martirë të Fesë dhe Atdheut.

Imz. Gjini, jo vetëm, qëndroi në Atdhe por punoi me përkushtim dhe i vendosun në detyrën e naltë dhe të rëndë që ju ngarkue. Përgjegjësia e madhe e tij vrehet në veprimet e matuna dhe të pagabueshme që kryen deri në fund. Sa merr detyrën, ai asht i vetëdijshëm se asht para një lufte të përgjakshme të shpallun nga komunistët.

Kërkesat e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe të Koci Xoxes për klerikët e Shkodrës dhe të Tiranës, që në ditët e para të janarit 1945, për bashkëpunim dhe shkëputje nga Vatikani, loja e Sejfulla Maleshovës, gjoja për formimin e një partie demokristiane për zgjedhjet e dhjetorit të 1945, nxjerrja jashtë e Delegatit Apostolik Nigris, më 5 maj 1945, mos njohja e Regjentit të ri nga qeveria e Hoxhës, tue mos pranue takimin e kërkuam nga Imzot Gjini, eliminimi i deputetëve të dhjetorit me pikëpamje jo komuniste, formimi i qeverisë me filosllav dhe rus, miqësia e madhe me “druzhe” Titon, formimet e grupeve e organizatave me njerëz të pafajshëm, pushkatimet e njëpasnjëshmesh me porosi të Titos e Stalinit, etj., e detyrojnë Imzot Gjinin, me ndërmarrë hapin ma të rëndësishëm që i pret mundësinë qeverisë me akuzue Klerin Katolik, me urdhën të vet:

“Mos implikimi i çdo kleriku, kushdo kjoftë me asnjë çështje politike pra, ndalimin e plotë të marrjes me politikë të klerit. Urdhni asht i padiskutueshëm dhe i pakundërshtueshëm”. Promemoria e lëshueme për këtë qëllim me datën 25 nandor 1944 nga Imzot Frano Gjini, mbasi Delegati Nigris ndodhej në Itali, asht dokumenti ma i saktë që tregon mendjen e hollë dhe largpamësinë e tij për kohën që po vinte. Këto cilësi të Imzot Gjinit të forcueme me karakterin burrnor e trim, ndoshta, ishin arsyet që Vatikani e zgjodhi atë për Regjent, në atë grup Ipeshkvijsh që kishte atëherë Shqipnia, një vend i vogël me njerëz me të vërtetë të mëdhenj. Për fat letrat e Tyne ruhen nder Arkivat e Shqipërisë.

Qëndrimi i haptë dhe burrnor i Imzot Gjinit tashti nuk i përkiste vetëm Mirditës, por ishte qëndrimi i mbarë Katolikëve Shqiptarë, tue fillue nga Shkodra, në Vlonë e Korçë, e ku kishte kjoftë edhe vetëm një besimtar katolik. Ai tashti ishte edhe burri ma trim në radhët Klerit, mbasi e dinte mirë se me çfarë komunistësh anadollakë kishte punë, por edhe  e njihte mirë mënyrën e sjelljes së tyne të pashpirtë e barbare me Klerin Shqiptar.

Ai ishte i vetëdijshëm për rrugën e rrezikshme por edhe të pakthyeshme në të cilën për fat të mirë, e solli historia. Ai i ruhet dhanjes shkak, por nuk i frigohet kërcënimit. Ai njeh mirë mënyrat komuniste të dredhisë dhe pabesisë prandej, edhe punoi me mendje të freskët dhe të mprehtë për ruajtjen e pastër të Fesë, ndër kushtet ma të vështira të krejt Lindjes, ku komunizmi, ishte thjeshtë një grup njerëzish të paditun e kriminelë. Ai ishte përballë atyne bishave komuniste të mnershëm, fanatikë dhe vegla të shovenistëve sllavë e aziatikë, që historia do ti cilësojnë historikisht si kafshët ma të egra të komunizmit ndërkombëtar të mbarë globit…një ditë jo fort larg!

Ai dinte dhe njihte mirë fillimisht praktikën që po ndiqej me liritë themelore të qytetarëve, tue përfshi të drejtën me jetue dhe me shprehë lirisht mendimet individuale ose të përgjithshme, madje, dhe të drejtat kryesore: Jeta dhe paprekshmëria e saj… që po shkeleshin çdo çast tue torture dhe vra çdo besimtar i thirrun “kundërshtar”, vetëm pse BESONTE NË ZOTIN, pikërisht ata, që hypën në pushtet tue mashtrue popullin “pa dallim feje, krahine dhe ideje” dhe që, do të mbetën në histori si regjimi ma përdhunues, gjakatar, imoral dhe tiran i shekullit.

Imzot Frano Gjini asht pa asnjë mëdyshje një nga klerikët katolikë që deri në çastet e fundit vetëm kryen detyrën. E kam shkrue edhe në librin “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare”, sesi, kur ndodhej i lidhun ndër degët e ullinjve të hetuesisë (tek shtëpia e  Çurçisë), gjeti rasën dhe i bani me shenj një të lidhunit tjetër, që po jepte shpirt dhe, ashtu si ishte i varun, luajti kokën në shenj të Kryqit, për me e zgjidhë nga fajet e kësaj jetë atë Martir që mbas pak minutash u gjet para Gjyqit të mbrëmë… por, që me siguri ka pa edhe Ai fytyrën e Zotit.

Imzot Frano Gjini asht ai klerik që me pranga ndër duer thërret në bankën e të akuzuemve kur po i jepej vendimi “me vdekje”: “Jeni të zgjidhun vëllazën, të gjithë shka jeni dënue këtu me vdekje, qëndroni si burrat se, asht lavd me vdekë për Fé të Jezu Krishtit!…”, dhe bishat e tërhoqën zvarrë nga mensa e Fretenve ku po bëhej gjyqi…! Asht e vërtetë që Imzot Frano Gjinin nuk e pau kush përveç shokëve të tij, që shkuen të lidhun bashkë këmbësh e duersh në Zallin e Kirit, më 11 mars 1948, po sot, dokumentet vazhdojnë dhe flasin për këtë burrë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Aq shumë vëzhgohej rrethi i grave të huaja nga Sigurimi i Shtetit, saqë edhe gruaja e Omer Nishanit, kryetarit të shtetit shqiptar, që ishte austriake...”/ Libri “Udhëkryqe shqiptaro-gjermane” i Paskal Milos

Artikuj të ngjashëm

“Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat, duruan duke parë gjakun e…”/ Letra e panjohur e znj. Lejla Dino, drejtuar Presidentit amerikan Woodroë Wilson, në 1913-ën
Personazh

“Hidhërimet e tmerrshme dhe mizoria që nënat shqiptare, gratë dhe bijat, duruan duke parë gjakun e…”/ Letra e panjohur e znj. Lejla Dino, drejtuar Presidentit amerikan Woodroë Wilson, në 1913-ën

June 16, 2026
“Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos
Personazh

“Pasi profesor Xhemal Broja më pyeti nëse unë isha i kënaqur me notën nëntë që më kishte vënë në provim dhe unë i thashë; po, ai shtoj; dhjeta i takon…”/ Dëshmia e rrallë e Timo Fllokos

June 14, 2026
“Skënder Daja, që do të pushkatohej pak ditë më pas, ditën e parë të revoltës, bisedoi fshehtas me një ushtar të vend-rojeve, me të cilin…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit për Revoltën e Spaçit
Personazh

“Ndër torturat më shtazarake që pësojmë në burgun e Burrelit, s’parit është tymi i druve ose i qymyrgurit që ndezet në mangall dhe…”/ Letra e panjohur e Simon Jubanit për Komitetin Qendror, dhjetor ‘71

June 14, 2026
“Mbas revolucionit ushtarak në Egjipt në vitin 1959, duke qenë edhe në lidhje familjare dhe miqësore me Mbretin Faruk, u detyrua të largohet dhe…”/ Historia e panjohur Arslan bej Libohovës
Personazh

“Mbas revolucionit ushtarak në Egjipt në vitin 1959, duke qenë edhe në lidhje familjare dhe miqësore me Mbretin Faruk, u detyrua të largohet dhe…”/ Historia e panjohur Arslan bej Libohovës

June 14, 2026
“Enver Hoxha, na jepte lëndën e ‘Moralit’ dhe ai nuk ulej kurrë në tavolinën e mësuesit, por në bankat e para, me djemtë dhe vajzat, pasi ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-liceisit të Korçës
Personazh

“Nga Lushnja shkonim në Burrel për të parë babanë e burgosur, një udhëtim raskapitës, pasi i binim nga Bulqiza, por rojet na i merrnin ushqimet, i hapnin ato …”/ Dëshmia e rrallë e Bujar Nepravishtës

June 7, 2026
“Për ish-oficerin e Marinës, xha Dauti tha; Larg spiunit, është hafije i Sigurimit, mos e afro, se sa ka ardhur ai në burg, veç birucë më birucë ka bredhur! Turpi i Beratit dhe…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik   
Personazh

“Oficeri i Postës i rrëmbeu automatikun ushtarit dhe zbrazi gjithë fishekët mbi trupin e Haxhiut, Haxhi Llëçi, kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Bilisht, i hoqi viktimës..”/ Historia tragjike e familjes Barolli

June 7, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme