• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, August 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve

“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
“Liria më kushtoi rininë, por nuk pendohem: Dëshmia e Xhavit Gjanës për terrorin, torturat dhe kurthet seksuale të Sigurimit”
“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve
“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve
“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve
“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve

Nga Dashnor Kaloçi

Memorie.al / Juristi dhe avokati i njohur Skënder Haluca, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës dhe më pas në institucionin e Avokatit të Popullit në Tiranë, i cili u nda papritur nga jeta paraditen e djeshme (13 gusht 2026) teksa ndodhej me familjen me pushime në vendlindjen e tij në rrethin e Tropojës, ka qenë dhe një ish-i burgosur politik në kampet dhe burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij, Ramiz Alia. Madje ka qenë i dënuar fillimisht me vdekje, pasi ishte arrestuar në vitin 1983, me akuzën për atentat ndaj Ramiz Alisë, gjatë vizitës që ish-Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor të asaj kohe, kishte bërë në veri-lindje të vendit, si Kukës, Has, Tropojë etj. Lidhur me këtë fakt, si dhe periudhën e vuajtjes së dënimit në kampet dhe burgjet politike të regjimit komunist, vetëm para pak ditësh, në kuadrin e realizimit të dokumentarit televiziv “Raif Elezi, legjenda e burgut të Burrelit”, ne i morëm një intervistë Skënder Halucës, të cilën në shenjë homazhi po e publikojmë më poshtë në këtë shkrim (me disa shkurtime) dhe përfitojmë nga rasti, për t’i shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij.

Zoti Haluca, kur jeni arrestuar ju?

Unë jam arrestuar më 24 nëntor të vitit 1983, në moshën 22 vjeç dhe mbas dy vjet e më shumë hetuesi, në Hetuesinë Speciale në Tiranë, jam dënuar nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, se akuzoheshim për akuza shumë të rënda, dhe u gjykuam në Gjykatën e Lartë, në juridiksion fillestar, në të njëjtën juridiksion, që u gjykuan Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e kompani, këto funksionarët e lartë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mamaja ime ishte kushërira e Enverit dhe kur babanë e dënuan me vdekje, ajo mundi të takonte vetëm motrën e Enverit e cila i tha…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

“Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

Dhe fillimisht, bashkë me çunin e xhajës, Isuf Haluca, u dënuam me vdekje me pushkatim, por ligji i asaj kohe ishte që asnjë i dënuar me vdekje, nuk ekzekutohej, pa kaluar nëpër Presidiumin e Kuvendit Popullor, dhe në atë kohë ai drejtohej nga Ramiz Alia. Pavarsisht se në atë kohë ne nuk bëmë ankim kundra vendimit, sepse nuk donim të rrinim të lidhur me muaj këmbësh e duarsh, siç kishim ndejt deri atëherë.

Dhe Ramiz Alia, kryetari i Presidiumit, me dekret, e shndërroi dënimin tonë, nga me vdekje, me pushkatim, në 25 vjet heqje lirie. Në fund të vitit 1985, mbas një muaj e ca, na kanë shpërndarë nëpër burgje. Mua më dërguan për të vuajtur dënimin në burgun e Spaçit dhe kushëririn tim, Isufin, e çuan në burgun e Qafës së Barit, se nuk dëshironin që të na lënin të dyve në një burg.

U bë amnistia e 1986-ës, e kampet e punës ku punojshin të burgosurit ordiner dhe politik, mbetën pa krahë punë dhe me këtë rast, në janar të vitit 1986, na morën n, 50 – 60 të dënuar politik, nga burgu i Spaçit dhe na çuan në Burgun e Batërr – Martaneshit, një burg ordiner dhe aty na bënë një miniburg, në mënyrë që të na shfrytëzonin në galeritë e kromit.

Pas një muaj, më 18 shkurt, për arsye që as sot nuk i kam të qarta dhe as i kam shkruar, më morën nga aty dhe më çuan në burgun e Burrelit. Domethënë më 18 shkurt 1986, unë kam vazhdua dënimin në Burgun e Burrelit. Në atë kohë isha i burgosuri më i ri i burgut të Burrelit, në atë burg kishte vuajt edhe baba im, kishte humbur jetën në burgun e Burrelit, në vitin 1975.

Në burgun e Burrelit kanë qenë ata që quheshin nga regjimi i asaj kohe, si armiqtë e betuar të sistemit, dhe në burg ka qenë një tabelë ku shkruhej: “Kush hyn në Burrel, nuk del”. Diçka e tillë se nuk e mbaj mënd fjalë për fjalë këtë parullë që ka qenë në muret e burgut.

Në këtë burg kam njoft shumë personalitete dhe personalitetet më të mëdha të këtij burgu, kanë qenë priftërinjtë katolik, të cilët ishin kundërshtarët kryesorë dhe më të egër të regjimit. Veçoj nga këta priftërinjtë, të madhin Dom Simon Jubanin, i cili mbajti edhe meshën e parë në Shkodër në nëntor 1990, pas rifillimit të besimit fetar në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë.

Është i pari prift, kanë qenë dhe priftërinj të tjerë, edhe më të shkolluar edhe më të njohur, por nuk mori kurrkush guximin të shkonte të mbante meshën e parë në Varrezat e Shkodrës. Aty ka pasur nga këta që quheshin revizionistë, ish-bashkëpunëtorë të Enver Hoxhës, të cilët nuk i pushkatoi, por i mbylli në burgun e Burrelit, si Kiço Ngjela, Fadil Paçrami, Sadik Bekteshi, etj.

Kanë qenë dhe të bijtë e tyre, Spartak Ngjela, Fatos Lubonja, Spartak Spahiu, Vladimir Balluku, ose Lad Balluku, siç i thoshim ne, djali i Beqir Ballukut, etj. Por në këtë burg vuanin dënimin edhe bijtë e familjeve më të njohura të Shqipërisë, sidomos të Veriut të Shqipërisë. Dhe vlen të përmend këtu, një kuksian, lumjan, që quhej Raif Elezi.

I madhi Raif Elezi ishte një pinjoll nga një familje shumë e njohur, nacionaliste patriotike shqiptare, në krahinën e Lumës, kundërshtarë të regjimit të Enver Hoxhës, që gjatë Luftës, pas Luftës dhe gjatë gjithë kohës së regjimit komunist, pra deri në përmbysjen e regjimit komunist në ‘91-in, kishin pas probleme me atë regjim.

Elezët e Kukësit, historikisht kishin luftuar për të mbrojtur trojet e atdheut dhe për çlirimin e atdheut nga të gjithë pushtuesit, nga Turqia e deri tek pushtuesit e fundit që ishin komunistët. Raifi kishte një temperament të jashtëzakonshëm, trimëria e tij ishte e paimagjinueshme. Raifi ishte burim frymëzimi për ne të burgosurit e rinj.

Unë pata fatin se e fillova dënimin në burgun e Burrelit, në moshën 22 – 23 vjeçare. Dhe Raifi na mbante me kurajo, se thoshte se; “janë vitet e fundit, janë muajt e fundit, se nuk zgjat më shumë ky regjimi i Enver Hoxhës” dhe faktikisht ato fjalët e Raifit u bënë realitet, se mbas katër pesë vjetësh që ndenja unë në burgun e Burrelit, regjimi Stalinist i Enver Hoxhës u shpërbë.

Me kë shoqërohesh më shumë Raifi në burg?

Raifi ka pasur disa njerëz dhe bashkëvuajtës që është shoqëruar më shumë, kanë qenë nga familjet e persekutuara antikomuniste, kishte nga Shkodra, nga Mirdita etj. Mbante një qëndrim pak më të distancuar nga këta që nëpër burgje quheshin “revizionistë”, dhe thoshte; “ne jemi viktima të politikës suaj, të luftës tuaj që sollët në pushtet komunizmin dhe përfunduam të gjithë burgjeve dhe internimeve”.

Mbaj mënd se shoqërohesh më shumë me një shkodran që quhesh Muho Bala. Bënte muhabet shumë dhe diskutime të vazhdueshme me Dom Simon Jubanin, edhe me priftërinj të tjerë që ishin aty në atë burg.

Ishte një gjë e bukur, se nuk kishte dallime në mes besimeve, katolikëve apo myslimanëve, aty çdo njani quhesh një bashkëvuajtës, quhesh vëlla, quhesh mik dhe ndanin kafshatën e bukës me njëri tjetrin, pa pas paragjykime. Bile ka pas familje që janë masakruar nga Mehmet Shehu, dhe aty ishin fëmijët e Mehmet Shehut dhe të burgosurit politik, armiqtë e Mehmet Shehut, i kanë dasht dhe i kanë respektua, sikur të ishin të familjeve të tyre.

A fliste Raifi në burg kundër regjimit?

Raifi nuk pushonte së foluri kundër regjimit, fliste po fliste me teza të qarta, qoftë për politikën, qoftë dhe për ekonominë. Dhe si pasojë, se mbasi kam shkuar unë në burg, Raifi nuk është ri-dënuar më, se në ’86-ën e mbrapa, ra një çik dhe nuk kishte më ri-dënime brenda burgut. Dhe mesa di unë, Raifi u ri-dënua disa herë për agjitacion e propaganda, brenda në burg.

Domethënë Aranit Çela me kolegët e tij, kishin shpik një një gjë të re juridike, duke thënë se; Raifi me shokë, nuk lanë riedukimin e armiqve të tjerë, prandaj duhet të ri-dënohet dhe janë ri-dënuar disa here. Kampion për ri-dënime në burg, ka qenë Dom Simon Jubani, që është ri-dënuar nëntë herë. Se fillimisht ishte dënuar 12 vjet, por atij i rrinte gjithmonë 25 vjet burgimi, se ishte ridënu disa herë, duke u shtua nga dhjetë vjet e, nga dhjetë vjet.

Mbaj mënd njëherë për Dom Simon Jubanin, se erdhi një përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, me mbiemër Tutulani ka qenë, po, Thoma Tutulani, dhe pas një debati politik, ju drejtua Dom Simon Jubanit, e i tha; “Ulu aty armik”. I tha Dom Simoni, se i merrej pak goja; “po të lutem – i tha – hajde diskutojmë pak kush është armiku këtu? Unë që kam qenë prift, kam qenë futbollist, unë që kam mbush fushat e sportit me tifozë, kam mbushtë kishat me besimtarë, apo ti që keni vrarë kaq shqiptarë, keni katandis Shqipërinë në këtë gjendje”?

Dhe urdhëruan arrestimin e tij, të arrestohet. Drejtori i burgut, që ishte një matjan aty, tha; “Ore ku ta çojmë më?! Para katër pesë ditësh i kemi dhënë 25 vjet”?! Pra kishte 25 vjet pa katër ditë burg. Ky kishte katër ditë që kishte ardh nga Dega e Brendshme, që e kishin ridënuar dhe e kishte dënimin 25 vjet burg.

E kujtoni akt-akuzën që i kishin bërë Raif Elezit?

Po, Raifi fillimisht, mesa e mbaj mënd unë, akuzën, se ka qenë i dënuar për “agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor”, që quhej atëhere, “biseda për arratisje, tradhti të lartë ndaj atdheut në formën e tentativës së arratisjes”, se ka qenë një vepër shumë e rëndë arratisja nga atdheu dhe jepej dënim kapital.

Si e kujton ndarjen me Raif Elezin?

Në burg, se ka qenë i organizuar burgu mbas viteve ‘80-të, kanë qenë mbi 20 persona në një dhomë, se kur kam shkuar unë, kam qenë disa herë në një dhomë me Raifin. Kjo e fundit që kam qenë nda nga Raifi, ka qenë se e kishin heq nga dhoma jonë dhe e kanë kalua në një dhomë tjetër. Këto bëheshin në mënyrë që mos t’i lënë të burgosurit që të familjarizoheshin me njëri tjetrin, se llogarisnin se familjarizimi do çonte në revoltë, apo ndonjë kundërshtim. Dhe jemi ndarë kur ka kaluar Raifi, se ai është liruar përpara nesh.

A mendon se Raifi duhet të vlerësohet, p.sh., me ndonjë titull?

Unë mendoj që Qarku i Kukësit, Bashkia e Kukësit, ose qytetaria e Kukësit, duhet ta vlerësojnë me ndonjë titull Raif Elezin. Domethënë jam shumë i bindur se populli i Kukësit, qytetarët kuksianë meritojnë, se i ka bë krenarë dhe duhet të jenë krenarë që kan pas një pinjoll, një burrë siç ishte Raif Elezi nga Kukësi. Dhe duhet të ketë patjetër një vend ku të përkujtohet dhe të mos harrohet emri i tij.

Ju vetë, kur u liruat nga burgu i Burrelit?

Unë jam liruar në marsin e vitit 1991, me të fundit të dënuar politikë, por nga Burreli na hoqën në vitin 1990 kur e mbyllën atë burg dhe na dërguan në burgun e Kosovës së Lushnjes./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Unë dua të shtoj, se s’ka ekzagjeruar shumë ai që ka thënë se; mund ta vrasësh një njeri me pamjen e një ndërtese, siç mund ta vrasësh me sëpatë...”/ Diskutimi i arkitektit Petraq Kolevica, në 1971-in

Artikuj të ngjashëm

“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
Intervista

“Mamaja ime ishte kushërira e Enverit dhe kur babanë e dënuan me vdekje, ajo mundi të takonte vetëm motrën e Enverit e cila i tha…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 2, 2026
“Kur Haxhi Gora, na komunikoi; ‘Kryesia e Kuvendit, s’ua fali jetën, sot në mesnatë, toga e pushkatarëve, do ekzekutojë vendimin për katër shokët tuaj’, ne…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Intervista

“Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 3, 2026
“Unë markoja Messin dhe flisja në italisht me të, i kërkova që në fund të ndeshjes të shkëmbenim fanellat, por ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-mbrojtësit kuqezi, që luajti kundër legjendës së Argjentinës
Intervista

“Unë markoja Messin dhe flisja në italisht me të, i kërkova që në fund të ndeshjes të shkëmbenim fanellat, por ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-mbrojtësit kuqezi, që luajti kundër legjendës së Argjentinës

July 26, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Qirjako Mihali, si drejtor i Thesarit, s’ pranonte të akordonte disa gr, flori për një dhëmb të Vaçe Zelës, e mbështetën edhe Mehmeti me Manushin, por u ngrita unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-anëtarit të Byrosë Politike

July 16, 2026
“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit
Intervista

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

July 12, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin, i torturonin, por edhe për t’i…”/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike

July 8, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme