Dashnor Kaloçi
Memorie.al/publikon historinë e panjohur të zbulimit dhe goditjes së të ashtuquajturit grupi “Bashkimi i çlirimit shqiptar anti-komunist”, i kryesuar nga toger Koço Kondili, me origjinë nga fshati Vithkuq, ku në përbërje të tij ishin edhe Gjergj Simoni, Llesh Koleci, Prel Syku, Pjetër Toma, Ndue Shyti, dhe Ndrek Syku, nga Bregu i Matës, të cilët akuzoheshin se “kanë bërë pjesë në një grup armik, me funksione spiunazhi, të quajtur “Bashkimi i çlirimit shqiptar anti-komunist” të krijuar sipas udhëzimeve të UDB-së, titiste jugosllave, për interes të saj dhe me detyra të drejtuara kundër pavarësisë së Republikës Popullore të Shqipërisë”. Cilat ishin akuzat për secilin nga të akuzuarit e atij “grupi” çfarë qëndrimi mbajtën ata gjatë seancave gjyqësore dhe përse Kolegji i Gjykatës së Lartë i përbërë nga kryetari, Shuaip Panariti dhe anëtarët, Mustafa Qilimi dhe Loni Dimoshi dhanë dënimin kapital për toger, Koço Kondilin, i cili u ekzekutua sipas udhëzimeve të gjeneral-major, Mihallaq Ziçishtit…?!
“Nga studimi i materialeve të çështjes, rezulton plotësisht e provuar që të shtatë të pandehurit, Koço Kondili, Gjergj Simoni, Llesh Koleci, Prel Syku, Pjetër Toma, Ndue Shyti, dhe Ndrek Syku, kanë bërë pjesë në një grup armik, me funksione spiunazhi, të quajtur “Bashkimi i çlirimit shqiptar anti-komunist” të krijuar sipas udhëzimeve të UDB-së, titiste jugosllave, për interes të saj, dhe me detyra të drejtuara kundër pavarësisë së Republikës Popullore të Shqipërisë. Nga të pandehurit në udhëheqje ka qenë, Koço Kondili, Gjergj Simoni, dhe Ndue Shyti. Si përgjegjës, i të treve, rezulton që të ketë qenë Koço Kondili. Në grup, të tre të pandehurit e mësipërm, mbasi janë betuar që do t’i qëndrojnë besnik çështjes dhe veprës, kanë filluar që të bisedojnë mbi formën organizative të rrjetit të tyre, dhe mbi detyrat konkrete që do të kryenin”. Kështu thuhet në mes të tjerash në një vendim gjyqësor i përpiluar nga Kolegji i Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, që mban datën 2.II.1953, lidhur me gjykimin e një grupi prej shtatë të pandehurish, i akuzuar si organizata “Bashkimi i çlirimit shqiptar anti-komunist”, i kryesuar nga toger Koço Kondili, me origjinë nga fshati Vithkuq.
Lidhur me këtë, Memorie.al po publikon një pjesë nga dosja gjyqësore që gjendet në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, me vendimin e Kolegjit të Gjykatës së Lartë Ushtarake, të kryesuar nga kryetari Shuaip Panariti, dhe anëtarëve, major Mustafa Qilimi dhe major Loni Dimoshi, të cilët në përfundim, e dënuan me vdekje, me pushkatim toger Koço Kondilin, ndërsa pjesëtarët e tjerë të këtij “grupi” që ishin nga Bregu i Matës në rrethin e Lezhës, me burgime të gjata.
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË V.F.L.P
GJYKATA E LARTË
Kolegji Ushtarak
Nr. 22 Regj. Them.
Nr. 53 i vendimit
NË EMËR TË POPULLIT
Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë i përbërë prej Shuaip Panaritit, kryetar, major Mustafa Qilimi, dhe major Loni Dimoshi, anëtarë. Në mbledhjen e datës 2.2.1953, kanë dhënë këtë
VENDIM:
- Për shqyrtim kryesisht, i kanë ardhur kësaj gjykate, aktet gjyqësore e të dënuarit me vdekje, KOÇO KONDILIT: përveç të dënuarve të tjerë, Gjergj Simoni, Llesh Koleci, Prel Syku, Pjetër Toma, Ndue Shyti, dhe Ndrek Syku, me vendimin nr 4. Datë 9.1.1953. të Gjykatës Ushtarake të Tiranës, dhe nga shqyrtimi i akteve, rezultojnë me këtë përmbajtje:
- E deklaron fajtor të pandehurin GJERGJ SIMONI, për krimin e tradhtisë ndaj atdheut, të parashikuar nga neni 64 i K.P. dhe në bazë të nenit 4 të paragrafit të I-rë,të neneve 4 dhe 10 të ligjit Nr. 372, dt 12.12.1946. dhe e dënon me 15 vjet burg, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, e deklaron fajtor për krimin e agjitacionit dhe propagandës, dhe në bazë të nenit 72 të K.P. e dënon me 8 vjet burg. Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P. që bën bashkimin e krimeve, dhe e dënon me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
- E deklaron fajtor, të pandehurin NDUE LEKË SHYTIN, për krimin e tradhtisë ndaj atdheut, të parashikuar nga neni 64 i K.P. dhe në bazë të nenit 4 të paragrafit të I-rë,të neneve 4 dhe 10 të ligjit Nr. 372, dt 12.12.1946. dhe e dënon me 15 vjet burg, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, e deklaron fajtor për krimin e agjitacionit dhe propagandës, dhe në bazë të nenit 72 të K.P. e dënon me 8 vjet burg. Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P. që bën bashkimin e krimeve, dhe e dënon me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
- E deklaron fajtor, të pandehurin PREL KOL SYKUN, për krimin e tradhtisë ndaj atdheut, të parashikuar nga neni 64 i K.P. dhe në bazë të nenit 4 të paragrafit të I-rë,të neneve 4 dhe 10 të ligjit Nr. 372, dt 12.12.1946. dhe e dënon me 15 vjet burg, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, e deklaron fajtor për krimin e agjitacionit dhe propagandës, dhe në bazë të nenit 72 të K.P. e dënon me 8 vjet burg. Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P. që bën bashkimin e krimeve, dhe e dënon me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
- E deklaron fajtor, të pandehurin LLESH NDUE KOLECIN, për krimin e tradhtisë ndaj atdheut, të parashikuar nga neni 64 i K.P. dhe në bazë të nenit 4 të paragrafit të I-rë,të neneve 4 dhe 10 të ligjit Nr. 372, dt 12.12.1946. dhe e dënon me 12 vjet burg, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, e deklaron fajtor për krimin e agjitacionit dhe propagandës, dhe në bazë të nenit 72 të K.P. e dënon me 6 vjet burg. Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P. që bën bashkimin e krimeve, dhe e dënon me 15 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
- E deklaron fajtor, të pandehurin PJETËR KOLEC TOMËN, për krimin e tradhtisë ndaj atdheut, të parashikuar nga neni 64 i K.P. dhe në bazë të nenit 4 të paragrafit të I-rë, të neneve 4 dhe 10 të ligjit Nr. 372, dt 12.12.1946. dhe e dënon me 8 vjet burg, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, e deklaron fajtor për krimin e agjitacionit dhe propagandës, dhe në bazë të nenit 72 të K.P. e dënon me 3 vjet burg. Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P. që bën bashkimin e krimeve, dhe e dënon me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
- E deklaron fajtor, të pandehurin NDREK KOL SYKUN, për krimin e pranimit të bërjes pjesë, në një organizatë, por meqenëse mbas pak ditëve, ai refuzon që të bëjë pjesë në këtë organizatë, dhe në të njëjtën kohë refuzon që të kryejë veprimet armiqësore që i ngarkoheshin nga Prel Kol Syku, dhe në bazë të nenit 6 të ligjit Nr. 372, dt 12.12.1946. i akordon shkaqe lehtësuese duke e dënuar me dy vjet burg.
Vuajtja e dënimi, u fillon me datat që vijojnë: 1 – Gjergj Simonit me dt 11.3.1952. 2 – Llesh Ndue Koleci, me dt 31.5.1952. 3 – Pjetër Kolec Toma me dt 202.1952 4 – Prel Kol Syku me dt 24.5.1952. 5 – Ndue Lek Shyti me dt 31.5.1952. dhe 6 – Ndrek Kol Syku me dt 1.9.1952.
Ky vendim është i formës së prerë.
Tiranë më 2.2.1953.
Kryetari i Gjykatës së Lartë
Shuaip Panariti
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË
GJYKATA USHTARAKE TERRITORIALE
TIRANË
Nr. 23 i aktit Datë 9.1.1953
VENDIM
NË EMËR TË POPULLIT
Gjykata Ushtarake e Tiranës për gjykim të formës së prerë. Kryetar, Kapiten i I-rë, Theofan Naçi, anëtar, Toger Vaskë Stefa, dhe anëtar, Toger Gaqo Ilia, me pjesëmarrjen e Nd/Prokurorit Ushtarak të Tiranës, Kapiten i II-të, Rako Caci, dhe Kr. Sekretari i Gjykatës, Halil Mane, sot me datë 9.1.1953. jep këtë vendim:
Në padinë penale të regjistruar nr 23, të regjistrit themeltare të vitit 1953, kundër të pandehurve të poshtëshënuar,
- Koço Kondili, i biri i Thanasit dt 1920, në katundin Vithkuq, me arsim 7 klasë unike, përpara se të arrestohej nëpunës, i martuar me një fëmije, me origjinë shoqërore, fshatar i varfër, i dënuar me 10 vjet burg, në gjyqet e fashizmit, anëtar Partie, i arrestuar me dt 22.2.1952. dhe i përfaqësuar nga avokatët P. Kosturi dhe K. Dilo.
- Gjergj Simoni, i biri i Gjergjit, vjeç 45, nga katundi Kryezi i Rrëshenit, dhe banues në katundin Ishull të Lezhës, ish përgjegjës i Librarisë Popullore në Lezhë, i martuar, me 5 fëmijë, fshatar i mesëm, i pa dënuar, pa parti, i arrestuar në datën 31.5.1952. dhe i përfaqsur nga av Dh. Evangjeli.
- Llesh Koleci, i biri i Ndues, vjeç 26, banues në katundin Rrilë të Lezhës, me arsim fillor, bujk, fshatar i mesëm, i martuar, me dy fëmijë, i pa dënuar, i përjashtuar nga Partia, i arrestuar në datën 31.5.1952. dhe i përfaqësuar nga av F. Dishnica.
- Pjetër Kola, i biri i Tomit, vjeç 24, banues në katundin Tale të Lezhës, me tre klasë fillore, bujk, i martuar, me tre fëmijë, fshatar i mesëm, i pa dënuar, pa parti, arrestuar në datën 20.2.1952. dhe i përfaqësuar nga av T. Qirko.
- Prel Syku, i biri i Kolës, vjeç 21, nga katundi Breg i Lumit, të Lezhës, me 5 klasë fillore, ushtar pranë Repartit Ushtarak Nr. 7710. Hyrë në radhët e Ushtrisë Popullore, në Nëntor 1951, beqar, fshatar i pasur, i pa dënuar, pa parti, i arrestuar në datën 24.5.1952. dhe i përfaqësuar nga av K. Dilo.
- Ndue Shyti, i biri i Lekës, vjeç 39, banues në katundin Rrilë të Lezhës, analfabet, bujk, i martuar, me 5 fëmijë, fshatar i varfër, i pa dënuar, pa parti, i arrestuar 31.5.1952. dhe i përfaqësuar nga av T. Biba.
- Ndrek Syku, i biri i Markut, vjeç 33, lindur dhe banues në katundin Grykë të lumit të Lezhës, me tre klasë fillore, shofer, i martuar, me një fëmijë, fshatar i mesëm, i pa dënuar, pa parti, i arrestuar në datën 1.9.1952. dhe i përfaqësuar nga av P. Martiniani.
Të akuzuar me akt-akuzën e Prokurorisë Ushtarake të Tiranës nr 232, dt 22.11.1952. për krimet se kanë bërë pjesë në një organizatë tradhtare, që kishte për qëllim rrëzimin me dhunë të Pushtetit Popullor, e cila mbante emrin “Organizata Anti-komuniste”, dhe kanë dhënë informata me karakter sekret, agjentëve të UDB-së, kanë bërë agjitacion dhe propagandë kundër Pushtetit Popullor, në favor të imperializmit, kanë ndihmuar diversantët e ardhur në vendin tonë, që të luftonin kundër Republikës Popullore. Në përfundim të gjykimit të zhvilluar, me dyer të mbyllura për të pandehurit. Nga materialet, që radhiten në dosje, nga apologjia e tyre, si dhe nga fjalët e mbrojtësve, që mbrojnë të pandehurit, përveç fajeve dhe krimeve që kanë bërë, nji pjesë e të pandehurve, kanë marrë pjesë në radhët e partizanëve për çlirimin e vendit, dhe kanë bërë burg në kohën e fashizmit, kanë marrë pjesë në aksione të ndryshme për ndërtimin e vendit. Por të gjitha këto, përpara aktit të tradhtisë ndaj atdheut, përpara dëshirës dhe veprimtarisë së tyre armiqësore, për të rrëzuar Pushtetin Popullor, përpara akteve, për të restauruar, shfrytëzimin, skëterrën, varfërinë, dhe turpin, janë aq minimale dhe me rezerva, sa mund të vihet kufi nga ana e drejtësisë për rreptësinë e goditjes kundrejt tyre. Fajësia e të pandehurit, provohet në proçes-verbalet e hetuesisë, nga atributet që i bëjnë të pandehurit njëri tjetrit, nga provat material siç janë, fotografitë e të pandehurve Prel Kol Syku e Llesh Koleci, letrat që ju drejtoheshin Komitetit Shqipëria e Lirë, si dhe pjesërisht nga deponimet e tyre gjatë hetimit gjyqësor. Krimet e të pandehurve, parashikohen dhe ndëshkohen, ai i formës së bashkëpunimit nga neni 75 i K.P., ai i tradhtisë ndaj atdheut që parashikohet nga neni 64 i K.P., por meqenëse gjatë kohës së kryerjes së krimit, kanë qenë dispozita të tjera të cilat, zbusin dënimin, dhe në bazë të nenit 62 të K.P. aplikon si dispozitë dënimin, nenit 4 të paragrafit të I-rë, dhe nenin 10 të ligjit nr. 372, dt 12.12.1946., ai i agjitacionit dhe propagandës, parashikohet dhe ndëshkohet nga neni 72 K.P. Por sa më sipër gjykata, pasi shqyrtoi, bisedoi, dhe analizoi çështjen, mori parasysh kërkesat e palëve, dhe pasi dëgjoi fjalën e fundit të të pandehurve.
VENDOSI:
- E deklaron fajtor të pandehurin KOÇO KONDILI, për krimin e tradhtisë ndaj atdheut, të parashikuar nga neni 64 i K.P. dhe në bazë të nenit 4 të paragrafit të I-rë, dhe të nenit të 10 të ligjit Nr. 372, dt 12.12.1946., e dënon me VDEKJE me pushkatim, e deklaron fajtor për krimin e agjitacionit dhe propagandës, dhe në bazë të nenit 72 të K.P. e dënon me 10 vjet burg. Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P. që bën bashkimin e krimeve, dhe e dënon me VDEKJE, PUSHKATIM, humbjen e të drejtave elektorale përjetë, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
- E deklaron fajtor të pandehurin GJERGJ SIMONI, për krimin e tradhtisë ndaj atdheut, të parashikuar nga neni 64 i K.P. dhe në bazë të nenit 4 të paragrafit të I-rë,të neneve 4 dhe 10 të ligjit Nr. 372, dt 12.12.1946. dhe e dënon me 15 vjet burg, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, e deklaron fajtor për krimin e agjitacionit dhe propagandës, dhe në bazë të nenit 72 të K.P. e dënon me 8 vjet burg. Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P. që bën bashkimin e krimeve, dhe e dënon me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
- E deklaron fajtor, të pandehurin NDUE LEKË SHYTIN, për krimin e tradhtisë ndaj atdheut, të parashikuar nga neni 64 i K.P. dhe në bazë të nenit 4 të paragrafit të I-rë,të neneve 4 dhe 10 të ligjit Nr. 372, dt 12.12.1946. dhe e dënon me 15 vjet burg, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, e deklaron fajtor për krimin e agjitacionit dhe propagandës, dhe në bazë të nenit 72 të K.P. e dënon me 8 vjet burg. Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P. që bën bashkimin e krimeve, dhe e dënon me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
- E deklaron fajtor, të pandehurin PREL KOL SYKUN, për krimin e tradhtisë ndaj atdheut, të parashikuar nga neni 64 i K.P. dhe në bazë të nenit 4 të paragrafit të I-rë,të neneve 4 dhe 10 të ligjit Nr. 372, dt 12.12.1946. dhe e dënon me 15 vjet burg, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, e deklaron fajtor për krimin e agjitacionit dhe propagandës, dhe në bazë të nenit 72 të K.P. e dënon me 8 vjet burg. Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P. që bën bashkimin e krimeve, dhe e dënon me 20 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
- E deklaron fajtor, të pandehurin LLESH NDUE KOLECIN, për krimin e tradhtisë ndaj atdheut, të parashikuar nga neni 64 i K.P. dhe në bazë të nenit 4 të paragrafit të I-rë,të neneve 4 dhe 10 të ligjit Nr. 372, dt 12.12.1946. dhe e dënon me 12 vjet burg, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, e deklaron fajtor për krimin e agjitacionit dhe propagandës, dhe në bazë të nenit 72 të K.P. e dënon me 6 vjet burg. Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P. që bën bashkimin e krimeve, dhe e dënon me 15 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
- E deklaron fajtor, të pandehurin PJETËR KOLEC TOMËN, për krimin e tradhtisë ndaj atdheut, të parashikuar nga neni 64 i K.P. dhe në bazë të nenit 4 të paragrafit të I-rë,të neneve 4 dhe 10 të ligjit Nr. 372, dt 12.12.1946. dhe e dënon me 8 vjet burg, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, e deklaron fajtor për krimin e agjitacionit dhe propagandës, dhe në bazë të nenit 72 të K.P. e dënon me 3 vjet burg. Përfundimisht në bazë të nenit 48 të K.P. që bën bashkimin e krimeve, dhe e dënon me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë, dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme.
- E deklaron fajtor, të pandehurin NDREK KOL SYKUN, për krimin e pranimit të bërjes pjesë, në një organizatë, por meqenëse mbas pak ditëve, ai refuzon që të bëjë pjesë në këtë organizatë, dhe në të njëjtën kohë refuzon që të kryejë veprimet armiqësore që i ngarkoheshin nga Prel Kol Syku, dhe në bazë të nenit 6 të ligjit Nr. 372, dt 12.12.1946. i akordon shkaqe lehtësuese duke e dënuar me dy vjet burg.
Për të pandehurin KOÇO KONDILI, në bazë të neneve 34 dhe 27, gërma (b) i K.P. heqjen e gradës, dhe heqjen e dekoratave.
Vuajtja e dënimit për të pandehurit, fillon si më poshtë:
1 – Gjergj Simonit me dt. 11.3.1952. 2 – Llesh Ndue Koleci, me dt. 31.5.1952. 3 – Pjetër Kolec Toma me dt. 202.1952 4 – Prel Kol Syku me dt 24.5.1952. 5 – Ndue Lek Shyti me dt. 31.5.1952. dhe 6 – Ndrek Kol Syku me dt. 1.9.1952
Kundër këtij vendimi, lejohet e drejta e rekursit ankimor, pranë Gjykatës së Lartë në Republikën Popullore të Shqipërisë, “Kolegjit Ushtarak” brenda 15 ditëve, afat ligjor. Për të Pandehurin Koço Kondili, i shkon kryesisht nga ana e kësaj Gjykate, Gjykatës së Lartë për shqyrtim. U shpall sot me dt 9.1.1953.
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHMEN TIRANË
Nr. 315 Prot
V.F.L.P.
Tiranë më 11.4.1953
Lënda: MBI EKZEKUTIMIN ME PUSHKATIM TË TË
PANDEHURIT KOCO THANAS KONDILI
DEGËS SË PUNËVE TË BRENDSHME
Armës së Sigurimit
Tiranë
E për njoftim
Gjykatës së Lartë Tiranë
Në bazë të akt vendimit Nr. 4 të datës 9.1.1953. të Gjykatës Ushtarake Tiranë, i pandehuri i poshtë shënuar, është dënuar me vdekje (pushkatim). 1 – Koço Kondili, i biri i Thanasit dhe i Folitas, i datëlindjes 1920, lindur në katundin Vithkuq dhe banues në Tiranë. Fshatar i varfër, dhe ish oficer me gradën toger në Ushtrinë Popullore, dhe i nxjerrë në lirim, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, me arsim tre unike, dhe i organizuar A.P. I dënuar se: Është vënë në shërbim të UDB-së jugosllave, është takuar me diversantin Kol Preçi, të cilit, i ka dhënë informata të ndryshme kundër vendit tonë, dhe se ka dashur që të arratiset në Jugosllavi.
PRANDAJ URDHËROJ:
Që i pandehuri të ekzekutohet me pushkatim, në vendin e caktuar si gjithmonë, në datën 14.10.1953. Para se të ekzekutohet, t’i njoftohet të dënuarit, se kërkesa e tij për falje, ju refuzua nga Presidiumi i Kuvendit Popullor. Pas ekzekutimit, i ngarkuari me këtë punë, duhet që të bëjë proçes-verbalin e ekzekutimit, të dënimit, që mban dhe fjalën e fundit, të të dënuarit, dhe bashkë me një relacion ti përcillet, Drejtorit të Sigurimit të Shtetit (Dega VII)./Memorie.al
Me urdhër të MINISTRIT TË PUNËVE TË BRËNDSHME
GJENERAL – MAJOR
Mihallaq Ziçishti
Copyright©“Memorie.al”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016