• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, March 25, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Zemrat tona janë në ankth dhe vuajnë, pse vuan ati ynë i shtrenjtë, shpëtimtari i njerëzimit,…”/ Fotot e panjohura të ceremonive në Tiranë për vdekjen e Stalinit

9
Shares
1.7k
VIEWS

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon telegramet që i dërgoi udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, më 5 dhe 7 mars të vitit 1953, Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Këshillit të Ministrave, me rastin e sëmundjes dhe vdekjes së Josif Visarianoviç, Stalinit. Si dhe disa foto të panjohura të cilat na paraqesin disa imazhe të rralla se si u përjetua në Shqipërinë komuniste të asaj kohe vdekja e Stalinit, me ceremonitë e shumta që u zhvilluan me atë rast në Tiranë apo në përvjetorë të ndryshëm të tij.

67 vite më parë, më 5 mars të vitit 1953, pasi u mësua “lajmi i hidhur” se kreu i Bashkimit Sovjetik, “udhëheqësi i lavdishëm”, Josif Visarionoviç Stalin, ishte i sëmurë dhe në gjendje tepër të rëndë shëndetësore, udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, i dërgoi një telegram Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ku pasi i bënte me dije se: “Lajmi i papritur i sëmundjes së rëndë te shokut tonë te shtrenjtë, te mësuesit tonë të lavdishëm, Josif Visarionoviç Stalin, ka tronditur thellësisht dhe ka hidhëruar pa masë gjithë popullin shqiptar, Partinë e Punës së Shqipërisë dhe Komitetin Qendror të saj”, në fund të atij telegrami, i uronte “ju bëftë dita njëmijë dhe u shëroftë sa me shpejt”!

Por vetëm dy ditë më pas, më 7 mars 1953, kur Komiteti Qendror i PPSH-së dhe të gjithë komunistët shqiptarë “mësuan lajmin shumë të hidhur të humbjes se shokut tonë të shtrenjtë, mësuesit tonë të lavdishëm, shokut të madh Josif Visarionoviç Stalin”, Enver Hoxha i nisi një telegram të dytë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Këshillit të Ministrave, ku midis të tjerash i shkruante: “Me pikëllimin tonë të thelle, populli shqiptar, Partia jonë e Punës, Komiteti i saj Qendror dhe Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, mësuan lajmin shumë të hidhur të humbjes se shokut tonë të shtrenjtë, mësuesit tonë të lavdishëm, shokut të madh Josif Visarionoviç Stalin”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

Vdekja e Josif Visarianoviçit në Shqipërinë komuniste, të asaj kohe u përjetua më keq se në çdo vend tjetër të Lindjes komuniste, pasi Enver Hoxha ishte një nga “nxënësit më besnik” dhe një nga vasalët më të bindur të “Baba Stalinit”, gjë të cilën ai e tregoi jo vetëm me ceremonitë e shumta, që u zhvilluan ato ditë në kryeqytetin shqiptar dhe në të gjithë vendin, (ku u mbajtën disa ditë zie), por edhe me vepra konkrete deri sa ishte gjallë, duke e imituar atë në të gjitha drejtimet dhe duke ndjekur verbërisht rrugën e tij.

Por ajo që ka mbetur një enigmë  dhe që nuk është thënë publikisht në versionin zyrtar, është mos vajtja e Enver Hoxhës në Moskë në varrimin e Josif Stalinit, ku asokohe shkuan të gjithë udhëheqësit komunistë nga e gjithë bota, madje edhe ata kryetarë partish komuniste, që nuk ishin në pushtet. Në atë kohë nga Shqipëria komuniste shkoi në Moskë një delegacion zyrtar i kryesuar nga Spiro Koleka, (anëtar i Byrosë Politike dhe zv/kryetar i Këshillit të Ministrave), i shoqëruar nga Liri Belishova, (anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qendror të PPSH-së) dhe gjeneral-major Beqir Balluku (anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Mbrojtjes Popullore).

Në këtë shkrim bashkë me dy telegramet e Enver Hoxhës, Memorie.al po publikon dhe disa foto të panjohura nga ceremonitë e shumta që u zhvilluan asokohe në Tiranë me rastin e vdekjes së Stalinit, apo në përvjetorë të ndryshëm të tij.

              TELEGRAM DËRGUAR KQ TE PK TE BS ME RASTIN E SËMUNDJES SE J. V. STALINIT

                                                                                                                               5 mars 1953 KOMITETIT QENDROR TE PARTISË KOMUNISTE

Moskë

Të dashur shokë

Lajmi i papritur i sëmundjes së rëndë të shokut tonë të shtrenjtë, të mësuesit tonë të lavdishëm, Josif Visarionoviç Stalin, ka tronditur thellësisht dhe ka hidhëruar pa masë gjithë popullin shqiptar, Partinë e Punës së Shqipërisë dhe Komitetin Qendror të saj. Zemrat tona janë në ankth dhe vuajnë, pse vuan ati ynë i shtrenjtë, shpëtimtari i njerëzimit dhe i popujve, pse vuan shoku i lavdishëm i Leninit të madh, udhëheqësi i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe i gjithë njerëzimit përparimtar.

Në emër të gjithë popullit shqiptar, zemra e të cilit rreh me dashuri, me besnikëri të pafund për shokun Stalin, në emër të Partisë së Punës të Shqipërisë; në emër të Komitetit Qendror të Partisë dhe timin personal, i urojmë me gjithë forcën e shpirtit tonë jetë të gjatë shokut Stalin, i urojmë shërim të shpejt mësuesit tonë të shtrenjtë.

Në këto momente kaq të rënda për popujt sovjetikë dhe për gjithë popujt e botës, populli ynë duke shtrënguar radhët rreth Partisë së Punës të Shqipërisë dhe Komitetit Qendror të saj, do ta çelnikosë në kulm dashurinë dhe miqësinë e pakufishme që ka për shokun Stalin, për Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, për popujt vëllezër sovjetikë. Të gjithë komunistët e Shqipërisë, klasa janë punëtore, fshatarësia jonë, të gjithë patriotët e Shqipërisë janë afër jush dhe zemra e mendja e tyre është në Moskë, është në Kremlin, afër shokut të madh Stalin, të cilit ju bëftë dita njëmijë dhe u shëroftë sa më shpejt!

Për Komitetin Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë

            Sekretari i Përgjithshëm

                Enver Hoxha

………………………………………………………………………………………………………………

TELEGRAM NGUSHËLLIMI DËRGUAR KQ TE PK TE BS DHE KËSHILLIT TE MINISTRAVE TE BASHKIMIT SOVJETIK ME RASTIN E VDEKJES SE J. V. STALINIT

                                                                                                                                          7 Mars 1953

KOMITETIT QENDROR PARTISË KOMUNISTE TE BASHKIMIT SOVJETIK KËSHILLIT TE MINISTRAVE TE BASHKIMIT SOVJETIK

    Moskë

Të dashur shokë,

Me pikëllimin tonë të thelle, populli shqiptar, Partia jonë e Punës, Komiteti i saj Qendror dhe Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, mësuan lajmin shumë të hidhur të humbjes së shokut tonë të shtrenjtë, mësuesit tonë të lavdishëm, shokut të madh Josif Visarionovic Stalin.

Sot Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, popujt vëlla sovjetikë, të gjitha partitë komuniste e punëtore, gjithë popujt përparimtarë dhe paqedashës të botës, si dhe populli dhe Partia jonë, kanë humbur njeriun më të dashur, mësuesin e tyre të shtrenjtë, shokun dhe vazhduesin besnik të kauzës së Leninit të madh, udhëheqësin që drejtoi me mendjen e tij largpamëse dorën e çelniktë në rrugën e paqes, të socializmit dhe të komunizmit.

Humbja e shokut dhe mësuesit tonë të lavdishëm është një goditje e rëndë që ka helmuar thellë zemrat e çdo komunisti shqiptar, zemrat e punëtoreve, fshatarëve, intelektualeve, grave dhe të rinjve të vendit tonë, sepse me emrin e shokut Stalin, është i lidhur çlirimi i popullit shqiptar nga zgjedha e armiqve të jashtëm dhe të brendshëm, sepse me emrin e shokut Stalin, është i lidhur ndërtimi i jetës së re e të lumtur në vendin tonë.

Në këto raste kaq të rënda, Partia jonë dhe i gjithë populli shqiptar betohen përpara shokut të madh Stalin, se do ta ruajnë dhe do ta forcojnë akoma më shumë miqësinë, dashurinë ndaj Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe popujve vëllezër sovjetikë. Me emrin dhe kujtimin e Stalinit në zemër, populli shqiptar, nën udhëheqjen e Partisë së Punës do të ecë me vendosmëri drejt fitoresh të reja, në rrugën e caktuar nga mësuesi ynë i paharruar.

Populli shqiptar do të shtrëngojë radhët rreth Partisë së Punës, Komitetit të saj Qendror dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë, do ta çelnikosë unitetin e tij moral dhe politik, do të shtojë vigjilencën revolucionare dhe gatishmërinë për të dërmuar çdo intrigë të armiqve imperialistë dhe të shërbëtoreve të tyre kundër lirisë, pavarësisë, paqes dhe së ardhshmes së tij.

Në emër të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të Komitetit të saj Qendror, në emër të Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë dhe të gjithë popullit shqiptar, si dhe në emrin tim personal, i shfaqim Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Qeverisë së Bashkimit Sovjetik dhe popujve sovjetikë, ngushëllimet më të thella dhe më të përzemërta.

Gjithë punonjësit e Shqipërisë, sot më shumë se kurrë, e ndjejnë veten të bashkuar vëllazërisht me gjithë punonjësit sovjetikë dhe ndajnë me ta këtë hidhërim e dhembje të madhe.

Shoku Stalin do të rrojë në shekuj, do të rrojë në zemrat tona, në zemrat e brezave të ardhshëm. Lufta e tij vigane, karakteri i tij prej bolsheviku, do të jenë shkollë udhëheqjeje, durimi dhe fortë të pamposhtur përpara çdo rreziku, do të jenë shembull fitoreje. Të rrojë në shekuj lavdia e shokut të madh Stalin! Të rrojnë popujt e Bashkimit Sovjetik e Partia e lavdishme Komuniste e Lenin-Stalinit!

Për Komitetin Qendror të PPSH dhe Këshillin e Ministrave të RPSH

Sekretari i Përgjithshëm i PPSH dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të RPSH

                        Enver Hoxha

Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share9TweetPinSendShareSend

Previous Post

“Urdhëroj që i pandehuri të ekzekutohet me pushkatim, në vëndin e caktuar si gjithmonë dhe i ngarkuari me këtë punë, duhet që…”/ Dokumenti sekret i gjeneral-major, Mihallaq Ziçishtit

Next Post

“Babanë e shpëtoi Myslym Peza se do e pushkatonin si vëllai i Qazim Mulletit, por në Spital i bënë…”/ Dëshmia e nipit të prefektit të Tiranës

Artikuj të ngjashëm

“Mehdiu i arrestuar me akuza absurde të Sigurimit, vdes në hetuesi; e shoqja, nënë e 6 fëmijëve, nga metodat djallëzore të hetuesisë, detyrohet të….”/ Historia rrëqethëse e familjes së internuar në Grabjan
Dossier

“Përsa kohë historiografia shqiptare, do të vazhdojë ta fsheh të vërtetën, për krimet që u bënë mbi mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, atëhere…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 24, 2023
“Nga ushqimi, fjetja, takimet me familjen dhe masat ndëshkimore, te shpërndarja e të dënuarëve në burgjet e kampet e fshehta për…”/ Historia e panjohur e të burgosurve politik e ordiner, në vitet 1945-‘90
Dossier

“Ditën ju punonit në kanale me ujë deri në brez dhe natën, nën dritën e qiriut, lexonit Kafkën, Volterin, Platonin, Shopenhaurin, dhe të nesërmen…”/ Refleksionet e ish-të përndjekurit politik

March 23, 2023
“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Next Post
“Babanë e shpëtoi Myslym Peza se do e pushkatonin si vëllai i Qazim Mulletit, por në Spital i bënë…”/ Dëshmia e nipit të prefektit të Tiranës

“Babanë e shpëtoi Myslym Peza se do e pushkatonin si vëllai i Qazim Mulletit, por në Spital i bënë…”/ Dëshmia e nipit të prefektit të Tiranës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!